"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Erix TI je tuj fol kot!!! Un nuk kam inate me asnji, jam thjesht i merakosun per te ardhmen e shqiptarvet ne Maqedoni dhe ne Kosove. Un e konsideroj Islamin ner shqiptare degjenerim i nji populli me identitet komtare te smur!! Ky asht fakt!! Mos thuj qi nuk ka radikal islamik ner shqiptare se bie nesh me realitetin. Po ai djaloshi kokrisun qi vrau ushtare Amerikane ne Koln te Gjermanise tuj bartit "Allahu Ekber" çfare asht?? Po shqiptaret qi kapen ne celula teroriste te Jihadit nga Interpoli çfare jan? Propagande e "perendimit anmik" qi urrejn shqiptart? Behuna serioz i here e mire..Mase asht e vartet qi shqiptart nuk jan radikal fetare midis tyne, por kjo situat nryshon kur shqiptart vin ne kontakt me popuj te tjere..ata e perdorin Islamin radikal si nji arme ideologjike dhe identitare bashkimi kur vjen koha per me luftu anmikt dhe fqinjt, qi ne mnyre fare idiote ata e identifikojn me "krishterimin europjan". Ksaj i thon me tret fmijn ne rrug bashk me ujn e pist!! Pra problemi fetare ne Shqipni nuk eksiston mrenda zones shqipfolse, ekziston ne marrdhanje me tjetrin. Bashkimi asht gja e mire, por jo ne "emnin e Allahut", nryshe ne jemi tamam çfare thote propaganda serbe! Aleanca duhet me marr nji posicion te rrepte kunder vrasjevet me sfond fetar, si maqedonase , ashtu dhe shqiptare!!
Ti mor mik po mundohesh ti fusesh ne nje thes te gjithe muslimanet shqiptare duke i identifikuar me disa te krisur tipa si ai Arid Uka qe meqe ra fjala ishte rritur ne mes te kultures europiane qe ti trumbeton.
Ti nga urrejtja personale qe ke ndaj islamit i ben buje genjeshtrave te jankullovkes qe shkoi e terrorizoi ne mes te gjumit ca pleq e plaka dhe i deklaroi si terroriste qe kane luftuar Ameriken ne afganistan,kaq poshte re sa i besove vraseses te shqiptareve.
Duke bere nje pergjithesim per te gjithe shqiptaret muslimane ti i denove kolektivisht njesoj si i denoi milloshevici me gjithe vicet e tij.
Por gabohesh rende or mik se muslimanet shqiptare nuk jane kundra perendimit e as kundra krishterimit perkundrazi jane nder perkrahesit me te mire te tyre.
Ti ke mendimin tend por megjithate ti nuk ke asnje te drejte tju imponosh njerezeve besimin fetar.
Besimi eshte thjesht personal dhe gjithsecili ka te drejte te besoje apo mosbesoje sipas mendjes se vet.
Po kete bashkimin ne emer te Allahut nga e nxorre mor shok apo ta ka mesuar Gruevski me Tadicin?
O koke mblidhe mendjen se Shqiptaret nuk i bashkon feja por Shqiperia.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Gardhi i Ondrrave wrote: Rina nuk je tuj kuptu asi gja çfare jam tuj fol!! Fakti qi ka pat te krishtere ne ushtrin e UCK nuk domethan qi ushtria e kosovs ka luftu per vlerat e qytetnimit kristiane! Ata kan ken minorance, masandej nuk asht problemi se kush ka kry masakra ne emnin e fes, sepse tan kan kry masakra, krishtere e musulman. Mu veq sme pelqen fakti qi shqiptart luftojn ne emen te fes Islame. Mbasanej ti je tu ba diferenca midis njarzevet, perse un kekam "proserb", sepse them qi ne Shqipni ka i problem me Islamin? Sepse nuk ma pelqen kultura orientale?Nuk e di çfare e nin vedin ti, po un jam shqiptare, pasardhes i gegve skenderbejan qi kan luftu per komin dhe kulturen shqiptare qi ASHT EUROPJANE DHE JO ISLAME!!!! Un nuk pranoj shqiptare me mjeker qi i kenojn Allahut, sepse ata thjesht NUK JAN shqiptare, jan meturinat e turko-anadollakve, ne gjak e ne shpirt, qi duhet te ikin prej Shqipnis nji here e mire. Dhe jan ata qi cysin urrejtje naj krishtervet, dhe jo e kunderta!! Asht mjerim qi ka shqiptare qi i negjojn.
Ti Gardhi, perdor te njejten gjuhe dhe te njejtat teza si sllavoman dhe po perpelitesh ca si shume te besh nje ide, te cilen nuk po e arrin dot. Duhet te kesh disa gjera te qarta:
1. Ne shqiptaret jemi vertete europiane, por ne kemi identetin tone te vecante, qe eshte kunder cdo lloj radikalizmi, qofte islamik apo i krishtere.
2. Radikalizmi islam eshte i rrezikshem, por po ashtu eshte dhe ai krishtere. Impaktet e radikalizmit te krishtere, kane qene shume me te medha mbi racen njerezore gjate historise se sa ato te islamit, bile Perendimi karten e luftes kunder radikalizmit islamik, vazhdon ta perdore akoma dhe sot per interesa te tjera, sic jane ato ekonimike, hegjemonizmi dhe kontrolli.
3. Ne jemi te vendosur ti bashkohemi Perendimit, por ne do i bashkohemi atij pa kaluar ne dyert e qelbura te ortodoksise sllavo-greke, per te cilat ti indirekt po ben propagande, por me identitetin tone cilido qe ai eshte. Ne sigurisht nuk do lejojme trushplaret islamike te forcohen mes nesh, por gjithashtu nuk do kalojme ne nje trushplarje kolektive, per adhurim pa kushte te Europes, sepse kjo e fundit nuk eshte aq e dlire sac besojne disa.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
SHKUP - Fati Hasipi dhe vëllai i tij Fuat Hasipi nga lagjja Hasan beg e Shkupit u liruan të mërkurën nga policia. Ata nuk kanë qenë në mesin e të dyshuarve, por janë arrestuar prej policisë pasi kanë shkuar për të shoqëruar motrën e tyre, Suraja Hasipi. “Nuk ishim të dyshuar, por shkuam që të shoqërojmë motrën tonë, Surajën. Kur shkuam në polici na i vunë prangat, na rrahën me shqelma dhe më pas na morën në pyetje. Pyetjet ishin nga më banalet, a faleni, a shkoni në xhami, etj. Sot na lanë të lirë”, tha për “Lajm” Fuat Hasipi. Nga policia kërkohet, i fejuari i motrës së tyre, Demir Halili nga Haraçina, i cili momentalisht ka shkuar për punë në Evropë. “Dhëndri ynë është i gatshëm të vij në Maqedoni. Sa të gjej avion ai do të niset”, thotë Fuat Hasipi.
SHKUP - Familjarë të të arrestuarëve në operacionin "Monstër" të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë kanë reaguar lidhur me arrestimet e të afërmeve të tyre.
Pjesa më e madhe e familjarëve të tubuar pranë gjykatës kanë shprehur revoltën e tyre.
Ndërkohë pritet që në çdo moment të nis procedura dëgjimore e grupit të të ndaluarëve, mes të cilëve bëhet e ditur për më shumë se 20 veta dhe në mesin e tyre edhe shtatë femra, mes tyre edhe gruaja 60 vjeçare nga fshati Hotël i Likovës. Mes të ndaluarëve thuhet për INA se është edhe një i moshuar 67 vjeçar nga Haraçina.
Familjarët theksojnë për INA se duan drejtësi dhe lirimin e të ndaluarëve, por edhe theksojnë se nuk janë kundër nxjerrjes para drejtësisë të vrasësve të aktit mizor në Smilkovc.
Mersim Hasipi, familjari i vajzës 20 vjeçare me mbulesë që është paraqitur në fotografitë gjatë dorëzimit pranë gjykatës themelore Shkupi 1 thekson për agjencinë INA se është i tmerruar me aktin e arrestimit të motrës së tyre.
"Jemi të shokuar se si kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar motrën tonë. Ajo 100 për qind është e pafajshme dhe as që ka të bëjë me çmendurinat që u thanë nëpër media. Të akuzosh dikë për terrorizëm vetëm pse falet namaz, kjo është e pakuptimtë dhe nuk ndodhë askund. Por, po shofim se këto që po na ndodhin janë ofendim dhe nënçmim i madh për shqiptarët dhe sidomos familjen tonë", thekson për INA, Mersim Hasipi, i cili thekson se nuk kanë dijeni se çfarë po ndodhë dhe nuk i lejohet qasje edhe avokatit të tyre mbrojtës.
Familja Bilalli gjithashtu thekson se është e shokuar nga arrestimi dhe dërgimi në gjykatë i nënës së tyre Feride Bilalli, 60 vjeçares nga Hotla e komunës së Likovës.
Djali i saj i cili sot ka mbërritur nga Gjermani thekson se nëna e tyre jetonte e vetme në shtëpi dhe nuk kishte asnjë djalë, ndërsa ai rrëfen se fotot e nxjerrura nga MPB përmes filmimeve nga bastisjet tregojnë se bëhet fjalë për një nga vëllezërit e tij që jeton në Belgjikë.
"Ne jemi të shokuar, s`dijmë çka të themi, dhe po presim lirimin e nënës tonë. I kemi parë ato video nga shtëpia jonë dhe fotot e vëllaut tim që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së dhe nuk mohohet ajo gjë. Por lidhja me këtë rast dhe ndalimi i nënës tonë, është tmerrues për ne", thekson djali i Feride Bilallit.
Familja Mersimi apelon që sa më shpejt të lirohet vajza e tyre dhe se të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë për të parë se çfarë po ndodhë.
Familjarët si avokatë mbrojtës të këtij procesi kanë caktuar avokatët shqiptarë Naser Raufi dhe Petar Janura. Avokati Naser Raufi ka theksuar se pritet të fillojë nxjerrja para gjykatësit hetues të të ndaluarëve dhe mundësia për shqiptimin e masës së paraburgimit për disa nga të ndaluarit. Familjarët janë të habitur se si asnjë media nuk ka dalur para gjykatës dhe nuk ka qëndruar për të marrë prononcimet e tyre.
— con Jonida Dani Prizereni e altre 14 persone.
SHKUP - Policia ka ngritur padi penale për veprën terrorizëm ndaj pesë personave, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se vrasjen e pesëfishtë e kanë kryer 3 persona ndërsa dy të tjerë kanë asistuar në vrasjen e pesëfishtë. Tre prej pesë personave që dyshohet se kanë kryer veprën, Jankullovska tha se janë kapur në aksionin ‘Monstrum’ ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.
“Padi penale për terrorizëm është ngritur ndaj 5 personave. Ata 5 persona ngarkohen për veprën terrorizëm. Prej këtyre pesë personave, dy janë në arrati”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
E pyetur se cili ishte roli i femrave të arrestuara, në mesin e të cilave edhe një e moshuar 60 vjeçare, Jankullovska me përgjigje se terrorizmi nuk njeh gjini.
“Historia e kriminalistikës, historia e shkencës që merret me vepra penale nuk bën dallime mes asaj a është mashkull apo femër gjatë kryerjes së veprës penale. Statistika tregon se edhe meshkujt edhe femrat paraqiten si kryerës në të gjitha veprat penale dhe mund të paraqiten si të dyshuar për gjitha veprat penale. Do të thotë roli i të gjithë personave të arrestuar është rol i personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale”, u përgjigj Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
Jankullovska nuk dha përgjigje nëse ndonjëri nga të arrestuarit, ka pranuar se ka kryer vrasjen e pesëfishtë, ndërsa sqaroi versionin e policisë se si është kryer vrasja e pesëfishtë.
“Sipas njohurive që kemi deri tani, tre të arrestuarit më 12.04.2012 rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Smillkovcë, në vendin e quajtur ‘Liqeni I Smillkovcës’, me marrëveshje paraprake, me përdorimin e armëve të zjarrit( 2 pushkë automatike dhe një pistoletë), kanë vrarë pesë djemtë, pas çka me veturën e tipit ‘Opel Omega’ ngjyrë të errët të kuqe, e kanë lëshuar vendin e ngjarjes dhe janë larguar në afërsi të vendit të quajtur ‘Vrazhi Vir’ dhe e kanë lënë veturën”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
Pas kryerjes së veprës, ndihmësit u kanë siguruar strehim dhe u kanë ndihmuar ilegalisht ta kalojnë kufirin në drejtim të Kosovës. Ministrja tha se në shtëpinë e 60 vjeçares në fshatin Hotël policia ka sekuestruar armatim, të cilin sipas saj e kishin shfrytëzuar anëtarët e grupit kriminel.
Jankullovska njoftoi se gjatë aksionit policor, në të cilin morën pjesë 800 pjesëtarë të policisë janë sekuestruar pushkë automatike, pistoleta, municion si dhe disa embleme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Rina wrote:Nuk eshte me rendesi sa ka qene perqindja fetare se nuk kane qene shqiptaret duke bere lufte fetare aty, por lufte per ekzistence kunder okuptorit, se nuk jemi ne mesjete. Shqipetaret kane luftuar per identitetin e tyre kombetar, per gjuhen, flamurin etj. Sigurisht se Kosova ka luftuar per identitetin europain sepse sot eshte nje shtet me vlera demokratike/laike te Europes Moderne. Tashti as mua nuk me pelqejne fetaret asnjera pale, por meqe jetojme ne nje sistem demokratik mua aspak nuk me pengojne liria shpirterore e shqiptareve, perderisa ajo nuk behet nje rrezik per identitetin kombetar. Po hajde provoje ti qiti apo largoi shqiptaret !
Une jam shume e bindun qe 90% te Kosoves kane ide shume me perparmitare dhe tolerante se ti edhe ndihen me shqiptar se ti. Eshte problemi yt qe mendon se te gjithe shqiptaret po u duheshka te shkojne ne kishe, meqe ti po shkoke edhe nuk e di se cfare lidhje ka kjo me identitetin kombetar tonin apo edhe me ate Europian. Shqiptaret jane duke shkuar rruges se mbare, nuk eshte shtet fetar, por plotesisht shtet me identitet shqiptar, ku respektohen ne maksimum ata qe kane bere te mira per kombin, pavaresishte fese.
ketu perfundon edhe muhabeti me ty se une personalsht kam nje antipati te madhe ndaj ekstemeve fetare, kah cilado ane te vijne!
P.S. Edhe mos shko me sjell raste ekstreme te emigranteve qe rriten neper getot e botes perendimore me gjithfare popuj radikale, qe u mungon totalisht kultura e larte e shoqnise shqiptare. Edhe nuk vlen kjo vetem per nje grup fetar, por per te gjithe. Mandej mendoj se keta emigrantet, qofte muslimane qofte te krishtere, nese kthehen do te kene ndikim shume negativ ne frymen tolerante dhe jo urrejtese, shume pak fetare te shoqnise shqiptare, ne trojet etnike.
Problemi me ju emigrantet eshte se duke jetuar ne mungese te nje kulture kombetare ne shtete te huaja, e keni gjetur veten vetem tek feja. Dhe ka plot qe i lexon e shprehin njefare urrejtje nderfetare shqiptare. Kurgjo nuk i duhen shoqnise shqiptare njerezit e tille.
Ok, athere besojm ne t'njajten gja. Nase situata asht vartet ashtu si thu ti, qi shqiptaret nuk e perdorin Islamin si arm "neo-identitare" dhe ideologjike per me luftu "anmikun krishtere" qi i ka ba dame ne t'kalume atehere besoj ska asnji problem. Por thjesht jam i fije skeptik mi ket, dhe kam frike, qi situata mujt me degjeneru na kuader te zhvillimevet politike rajonale dhe nerkomtare. Kjo sduhet nanvlersu!!
Un e di mire qi shqiptart jan tolerant, por a jena te sigurt qi asht vartet tolerance dhe jo thjesht injorance? Me pat 10 komunitete fetare ne nji ven me 3 milion njarz asht vartet shenje kulture o asht ma drejt nji perçamje e trupit shpirtnore komtare qi i ka arsyet e veta ne historin e shtypjes e t'mjerimit shekullor? çfare avantazhesh konkrete i sjellin shqiptarvet multireligjoziteti? Sepse ne prej mergimit shohna konfuzion, mungese identiteti, dhe si rrjedh shoqni dhe ekonomi ne rrnim. E di, kjo do te duket si provokatore, por nuk asht e tille. Menohe mire!!
Zeus10 wrote:
Ti Gardhi, perdor te njejten gjuhe dhe te njejtat teza si sllavoman dhe po perpelitesh ca si shume te besh nje ide, te cilen nuk po e arrin dot. Duhet te kesh disa gjera te qarta:
1. Ne shqiptaret jemi vertete europiane, por ne kemi identetin tone te vecante, qe eshte kunder cdo lloj radikalizmi, qofte islamik apo i krishtere.
2. Radikalizmi islam eshte i rrezikshem, por po ashtu eshte dhe ai krishtere. Impaktet e radikalizmit te krishtere, kane qene shume me te medha mbi racen njerezore gjate historise se sa ato te islamit, bile Perendimi karten e luftes kunder radikalizmit islamik, vazhdon ta perdore akoma dhe sot per interesa te tjera, sic jane ato ekonimike, hegjemonizmi dhe kontrolli.
3. Ne jemi te vendosur ti bashkohemi Perendimit, por ne do i bashkohemi atij pa kaluar ne dyert e qelbura te ortodoksise sllavo-greke, per te cilat ti indirekt po ben propagande, por me identitetin tone cilido qe ai eshte. Ne sigurisht nuk do lejojme trushplaret islamike te forcohen mes nesh, por gjithashtu nuk do kalojme ne nje trushplarje kolektive, per adhurim pa kushte te Europes, sepse kjo e fundit nuk eshte aq e dlire sac besojne disa.
Zeus un jam tuj ba nji arsyetim shum linear. Ti flet per radikalizem krishtere, por nuk te duket se ai asht thjesht nji reaksion kunder atij islam ne ballkan?? Per me kuptu nji fenomen duhet patjeter me gjejt arsyet e tij!! Un nuk jam tuj mshtet ortodoksin serbo-greke, sepse me kritiku nji fe nuk domethane qi automatikisht perqafon i tjeter!! Problemi i urrejtjes shqiptare ne ballkan asht fakti qi shqiptart identifikohen me nji kulture dhe fe t'huj qi ka ba popujvet te ballkanit dame shum t'mdha (ma vjen me qesh kur ti shkrun "cilido identitet ai asht" sepse je tu mshtet indirektisht çfare un po them). Dhe arsyjn e ktij identifikimi serbo-greket e kerkojn automatikisht tek gjaku, ata menojn, kta njarz dashurojn islamin, rrjedhimisht jan turq, o me origjine jo europjane!! ky arsyetim asht instinktive dhe jo totalisht i gabum. Kjo mase neve na duket qesharake, por na nivel rajonal nuk asht e tille sepse komunikimi midis popujve nodh nepermjet lidhjeve kultnore qi jan historike, pra gjithparfshirse, jo individuale. Nase nji popull, si ai grek dhe serb, i kan vlerat dhe idealet e tyne ma t'nalta ne fen krishtere, ata skan per me gjejt kurre nji gjuh me shqiptaret, sepse thjesht nuk najn asi gja me ta, as nji vler, as nji ideal, as nji element kultnor. Do i najn veq me ata shqiptare qi perfaqsojn kto vlera tradicionale komtare, pra te krishten. Natyrisht ti mujt me than, sçaj kryt me gjejt i gjuh me sllavo-grekt, por nase flet kshu ti je ai qi don me izolu vedin prej popujve te tjere!! Ky asht menimi em.
Nase nji popull, si ai grek dhe serb, i kan vlerat dhe idealet e tyne ma t'nalta ne fen krishtere.....
Mendoj se ke shume gabime ne arsyetimin tend, por une do ndalem vetem tek citimi me siper. Serbet dhe greket, si ortodokse, jane pergjakur po aq keq me te krishteret katolike, sac me muslimanet dhe i urrejne ata po aq shume. Problemi i tyre nuk qendron tek feja, por tek shfrytezimi i saj, prej atyre fuqive te medha qe kerkojne shnderrimin e ketyre vendeve ne koloni te tyre dhe keto jane Rusia dhe Europa e Bashkuar. Liderat e tyre, nderkohe e perdorin kete per pushtet, nderkohe qe popujve ju shplahet truri me propagande fetare dhe me ndjenja superioriteti karshi fqinjeve te dobet, per ti grabitur dhe sunduar ata dhe nuk ka kurrfare: "idealesh t'nalta", qe te justifikojne gjithe kete urrejtje karshi nesh si race apo fese te cilen ne ndjekim.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Flluske e me fllusk sapuni do dale kjo histori dhe tani po e kuptojne edhe vete sllavo-maqedonasit qe iku koha kur benin terror dhe asnje nuk i merrte vesh pislleqet qe kryenin dhe me teper nuk u terhiqnin veshet (SHBA ne radhe te pare qe po monitoron kete çeshtje) . Mund te konsiderohet nje hap mbrapa qe po bene qeveria Gruevski lidhur arrestimeve pa fakte te shqiptareve...
---
SHKUP - Ekspertët për çështje të sigurisë kritikojnë ashpër aksionin ‘Monstrum’ të policisë dhe deklaratat e ministres së Brendshme Gordana Jankollvoska, e cila gjatë konferencës së djeshme për shtyp të arrestuarit i quajti vrasës apo kryerës të krimit në Smillkovcë. Sipas Biljana Vankovskës Ministria e Brendshme nuk i respektoi parimet e shtetit ligjor.
“Është e vërtetë se edhe ministrja edhe mediumet në njoftimet e para filluan të përdorin një term eksplicit kryerës apo vrasës. Sikurse edhe emri i aksionit prejudikon se nuk bëhet fjalë për njerëz të thjeshte vrasës, por për diçka monstruoze, monstrumë që sipas parimeve të një shteti ligjor nuk do duhej të ndodhte, pavarësisht se sa njerëz janë arrestuar, veçanërisht kur numri i tyre është më i madh nga ajo që e prisnim të jenë si kryerës të drejtpërdrejtë, prandaj mes tyre mund të ketë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por edhe nëse janë të përfshirë në krim i lëmë gjykata të vendos në bazë të dëshmive materiale. Personat deri në momentin e sjelljes së aktvendimit final dhe të plotfuqishëm të gjykatës konsiderohen të pafajshëm në bazë të parimit të prezumcionit të pafajësisë, pavarësisht sa i madh është i krimi duhet të trajtohet ashtu siç dikton shteti ligjor”, deklaroi Biljana Vankovska, eksperte për siguri.
Vankovksa gjithashtu hedh poshtë pretendimet se ky ‘akt terrorist’ ndërlidhet me pjesëmarrjen e ARM-së në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Ndërkaq Vankovska nuk përjashton mundësinë që personat e arrestuar të jenë të dyshuar për krime të tjera.
“Nëse kishte ndonjë lidhshmëri pjesëmarrja jonë në misionet në Afganistan atëherë do të shpallej ndonjë komunikatë. Të kujtojmë kur në Spanjë ndodhi akt terrorist ku humbën jetën udhëtarë në tren, mesazhi ishte të tërheqin forcat nga Afganistani, ndërsa ne nuk morëm një mesazh të tillë dikush frikësohet se njerëz të caktuar të cilët ndoshta ndiqen për krime të tjera në këtë moment janë arrestuar si dyshuarit e parë dhe më lehtë të kapshëm. Mirëpo kjo nuk është mënyra se si funksionin një shtet i vërtetë nëse ekzistojnë persona për të cilët supozohet se janë të aftë për akte të tilla duhet ti keni në evidencë ti keni parasysh, kështu është vështirë të vlerësojmë..Paradoksi qëndron në atë se Maqedonia me ushtarët e vet merr pjesë në Afganistan ndër të cilët ka edhe maqedonas dhe shqiptarë, që do të thotë pjesëtarë të feve të tjera dhe ata janë nga ana e aleatëve, tani përnjëherë unë për herë të parë dëgjoj për pjesëmarrjen e njerëzve tanë nga ana e talibanëve”, u shpreh Biljana Vankovska, eksperte për siguri.
Sipas Vankovskës madje Maqedonia është një shtet shumë i vogël, i parëndësishëm që të jetë cak i sulmeve nga Al kaida apo cilado organizatë tjetër terroriste, siç pretendon Ministria e Brendshme dhe kryepolicja Gordana Jankullovska.
Gardhi i Ondrrave wrote:[ Nase nji popull, si ai grek dhe serb, i kan vlerat dhe idealet e tyne ma t'nalta ne fen krishtere......
Ja keto jane vlerat e larta te kesaj feje:
Skandali: Vatikani i lidhur me mafian
02/05/2012 Vatikani është përfshirë në një skandal të ri, ndërsa burime nga Selia e Shenjtë deklarojnë për agjencinë e lajmeve Ansa, se 20 vjet më parë, Vatikani ra dakort për të varrosur mafiozin famëkeq, Enrico de Pedis në bazilikën e Shën Apolinarit.
Varrimi u krye pranë Papëve dhe kardinalëve që kanë kontribuar ndër vite për Vatikanin dhe kishën katolike, në këmbim të 1 miliard liretave, ose 60 mijë dollarë në atë kohë.
Sipas mediave italiane, kryeprifti i Romës, kardinali Hugo Polleti në fillim hezitoi, por kur u përball me shumat e mëdha të parave nga e veja e De Pedis, ofroi bekimin e tij.
Vatikani nuk ka komentuar zyrtarisht akuzat, por deklaroi zhvendosjen e eshtrave të bosit të mafies famëkeqe të Romës para viteve ’90. Presioni u shtua ndjeshëm ndaj Selisë së Shenjtë në fillim të këtij muaji, kur një prokuror i Romës, deklaroi se kardinalë të Vatikanit janë në dijeni të lidhjeve të bandës Malianna me Selinë e Shenjtë, përfshirë edhe rrëmbimin dhe vrasjen e 15-vjecares, Emanuela Orlandi, vajza e një zyrtari të Selisë së Shenjtë e cila u zhduk në vitin 1983.
Shumë mendojnë se babai i saj kishte prova për lidhjet e bandës Malianna me Vatikanin, prandaj ajo u rrëmbye në mënyrë që i ati të mos fliste.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Gardhi i Ondrrave wrote:[ Nase nji popull, si ai grek dhe serb, i kan vlerat dhe idealet e tyne ma t'nalta ne fen krishtere......
Ja keto jane vlerat e larta te kesaj feje:
Skandali: Vatikani i lidhur me mafian
02/05/2012 Vatikani është përfshirë në një skandal të ri, ndërsa burime nga Selia e Shenjtë deklarojnë për agjencinë e lajmeve Ansa, se 20 vjet më parë, Vatikani ra dakort për të varrosur mafiozin famëkeq, Enrico de Pedis në bazilikën e Shën Apolinarit.
Varrimi u krye pranë Papëve dhe kardinalëve që kanë kontribuar ndër vite për Vatikanin dhe kishën katolike, në këmbim të 1 miliard liretave, ose 60 mijë dollarë në atë kohë.
Sipas mediave italiane, kryeprifti i Romës, kardinali Hugo Polleti në fillim hezitoi, por kur u përball me shumat e mëdha të parave nga e veja e De Pedis, ofroi bekimin e tij.
Vatikani nuk ka komentuar zyrtarisht akuzat, por deklaroi zhvendosjen e eshtrave të bosit të mafies famëkeqe të Romës para viteve ’90. Presioni u shtua ndjeshëm ndaj Selisë së Shenjtë në fillim të këtij muaji, kur një prokuror i Romës, deklaroi se kardinalë të Vatikanit janë në dijeni të lidhjeve të bandës Malianna me Selinë e Shenjtë, përfshirë edhe rrëmbimin dhe vrasjen e 15-vjecares, Emanuela Orlandi, vajza e një zyrtari të Selisë së Shenjtë e cila u zhduk në vitin 1983.
Shumë mendojnë se babai i saj kishte prova për lidhjet e bandës Malianna me Vatikanin, prandaj ajo u rrëmbye në mënyrë që i ati të mos fliste.
Msa kane vlerat e enver hoxhes me ato Shqiptare njaq kane dhe ato te individeve me fene ne pyetje! Fakti qe 60 mije dollare e paskan korruptuar nje klerik tregon pafuqin financiare te shume perfolur per Vatikanin si madheshtore dhe bote udheheqese!
Mbi te gjitha tema ka dale jashte kornizave!
Gardhi hap nje teme ku mund te debatohen qeshtjet qe ti po i fillon teme n'mteme keshtu qi te mos i bastardojme temat e tjera!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Sa per korrektese Patush 1 miliard lira jane baraz me 600.000$ dhe jo 60.000$. Keto para jane marre vetem nga nje person i vetem, eksponent ne Vatikan, integriteti moral i te cileve, duhet te buroje nga besimi i thelle ne zot. Kjo me tregon mua qe keta kryeprifterinj, nuk jane aq besimtare sa hiqen.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Zeus10 wrote:Sa per korrektese Patush 1 miliard lira jane baraz me 600.000$ dhe jo 60.000$. Keto para jane marre vetem nga nje person i vetem, eksponent ne Vatikan, integriteti moral i te cileve, duhet te buroje nga besimi i thelle ne zot. Kjo me tregon mua qe keta kryeprifterinj, nuk jane aq besimtare sa hiqen.
Ne rregull gabim i jemi kerkoj ndjese, gjithsesi shuma ne krahasim me ''Vatikani sundon boten'' ashte nje pike uji ne oqeanin e parave qe nevojiten te sundojne boten!
Kto kryeprifterinjte jane njerez qe duhet te jene burimi i thelle dhe udheheqes por ja qe disa prej tyre vijne nga lozha masonike, cifute, e torli sektesh qe me deshire, vullnet apo aspirata sundimi nga mbrapa perdeve kan synuar vende te nalta ne vatikan! Sepse menyra me e mire te shkaterrosh nje institucion, komb, fe, ushtri dhe qfare do bashkimi tjeter eshte per nga brenda, demoralizim total nga menyrat me te flliqura,duke i dhan fame te keqe dhe duke larguar anetaret e bashkive ne fjale!
Une mendoj se nuk eshte e mire tja vejme fajin nje feje te tere kur ne udheheqje kan hypur njerez me aspiratat e tyre personale!
Kur mund te frymezosh nje bilion banore sigurishte qe do te jeshe ne shenjester!
Por mbi te gjitha skandale dhe veprime jashte normave te fese katolike duhen hedhur ne shesh dhe autoret mbajture pergjegjes dhe ndeshkuar rreptesishte!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Edhe une jam dakord qe nuk duhet te behemi viktim e sllavo-maqedonasve me lajme te tilla.
Po dua tju them qe nuk duhet te mohojme faktin qe ne shoqerine shqiptare ka kohe qe kane filluar disa ''krimba'' te cilet te paguar apo me deshire kete vetem ata e dine po kerkojne te ngatarrojne emrin e shqiptarit me ate te islamit. Me keto ''krimba'' ndeshemi me thirjet e tyre cdo dite online ne inetrnet dhe jane shqiptare.
Po ju sjell nje fakte:
Ne facebook eshte nje grup (ka me shume grupe te tilla ) po konkretisht po ju flas per nje grup ku une jam munduar disa here te debatoj per kete teme. Grupi quhet ''Kushtrimi Çam'', po ju sjell disa postime & komente nga ky grup, dhe me thuani nese jane levizje islame apo jo...
Fidan Sabedini
QORTIM per ata qe ende nuk kane filluar ta falin namazin ....
" E pas tyre ( te mireve ) erdhen pasardhes te keqinj, qe e lane namazin e u dhane pas kenaqesive ( trupore ) e me vone do te hidhen ne Gaja ( Xhehenem ) , me perjashtim te atij qe pendohet ... " ( Merjem 59, 60 ).
" Cka ju solli juve ne sekar ( Xhehnem ) ? Ata thone : nuk kemi qene prej atyre qe faleshin ( qe benin namaz )" ( Maun, 4 - 7)
Pejgamberi s.a ka thene; " Zotimi ne mes neve dhe atyre eshte Namazi, andaj kush e le namazin ka bere kufer. ( sahih ) Tirmidhiu,
Ahmedi , Hakimi , Ibn Maxhe , Nesaiu
" Ne mes njeriut dhe shirkut eshte lerja e namazit ". ( Muslimi , Ebu davudi , Tirmidhiu )
" Gjeja e pare per te cilen do te japin llogari njerezit ne Diten e gjykimit eshte Namazi , nese e ka ate ne rregull shpeton dhe kalon, e nese nuk e ka ne rregull, ka humbur dhe denohet". (hadith hasen- i mire ) Tirmidhiu , Ahmedi, Ebu davudi , Nesaiu , Ibn Maxhe ,Tirmidhiu, Hakimi
Pejgamberi s.a ka thene: " Kush nuk e mbron namazin , nuk do te kete nur ( drite ), as argument ( deshmitare ) e as shpetim, Ne Diten e Kijametit do te jete me Karunin , me Faraonin , me Hamanin , me Ebu Xhehlin dhe me Ubej iben Halefin ". ( Ahmedi , Daremiu, Iben Hibani )
------
Fidan Sabedini
SPECIALE: Cka është Mevludi - Hoxhë Ahmed Kalaja 2012
Krishterizmi Apo Islami cila është feja e Vertet ?
------
Islami Feja E Vërtetë
Feja Islame Dhe Kurani Libri më i Fuqishum në Botë
Biografie Dr. Zekerija Bajrami, u lind në vitin 1952 në fshatin Bojanë, rrethi i Shkupit. Mësimet fillestare (leximin e Kur’anit) i mori në vendlindje te hoxha i fshatit (i shquar dhe i përmendur në trevat tona) rahmetli h. Nevzat ef. Hasani. Ambicjet e tij nuk u ndërprenë me kaq, kështu që si i ri...
------
Burim Koçinaj
Fotografitë e murit
Umer ibnu-l-Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne jemi popull që Allahu na ka bërë krenarë me Islamin, e kur ta kërkojmë krenarinë në diçka tjetër, Allahu do të na nënçmojë”.
Ebu Halid - Burim Koçinaj
nga: Burim Koçinaj
------
Bashkim Mitrovica
salam aljekum ve rahmtullah barkatu
Falemenderit per pranimin ne kete grup.
Fjorentina Barjami: alejkum selam,mire se vini ne Kushtim Cam,uroj tia kaloni sa me mire midis nesh.
Bashkim Mitrovica:Ju falemenderoj per keto fjale te mira, Allahu ju shberleft.
A lejohet të falet namazi jashta kohës së vet ?! - Hoxhë Enis Rama http://www.youtube.com https://www.facebook.com/R.i.presheve Es-Selamu alejkum ju lutem që ta shpërndani këtë video aq sa të keni mundësi nëpër webfaqet tuaja, nëpër profilet dhe f...
------
Ismail Qemali
Ne Sherbim te Fese Islame
Ne sherbim te Fese Islame
E pëlqej · · Ndiqe postimin · Prill 25 në orën 7:43.MD afër Skopje, Karpos
------
Islami Rruga E Drejtë
"Thuaj" Une Jam Musliman\e
O Zot ! Të falënderoj që Sot Në Mëngjes Më Kë Zgjuar ! ♥
O Zot ! Të falënderoj që më ke dhënë sytë për të parë ! ♥
O Zot ! Të falënderoj që më ke dhënë veshët për të dëgjuar ! ♥
O Zot ! Të falënderoj që më ke dhënë gjuhën për të folur ! ♥
O Zot ! Të falënderoj që më ke dhënë mendjen për të menduar
E pëlqej · · Ndiqe postimin · Prill 24 në orën 9:32.PD
Një ligjeratë me emocione http://www.youtube.com
Një ligjeratë me emocione nga Muhammad Hassanm
---------
Leutrim Strellci
Takimi në ahiret
Njeriu do të jetë me ata që i do. Me një rast, një nga sahabët e shikonte Pejgamberin a.s dhe qante. Pejgamberi a.s e kishte pyetur: Pse po qan?
Sahabiu- po i përgjijgjet, po e kujtoja këtë botë duke qenë ne me Ty, e më pas e kujtoja botën tjetër kur Ti do të jesh në vendin më të lartë sa kohë që ne do të jemi në një vend tjetër.
Allahu i lartëmadhëruar për këtë zbriti ajetin kur’anor:
...Të tillë do të jenë së bashku më ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! “En-Nisa, 69”
--------
Leutrim Strellci
Jetoje këtë ditë!
Kur të zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen, se ndoshta kjo ditë e jotja është e fundit dhe s’të pret koha të mendosh për të djeshmen që kaloi, e as për të nesërmen që ende ska ardhur dhe nuk dihet a do të vie. Prandaj mos e humb këtë ditë që peshon sa jeta, bëhu i kijdesshën, planifikoje kohën, adhuroje Krijuesin, pajtohu me atë që Allahu caktoi për ty, mundohu të bësh mirë, shfrytzoje rastin e kësaj kohë para se të pytesh për kohën e kaluar, jeto i buzëqeshur, falendero Allahun..
etj.etjetj.....
Ne grupe te tilla duhet ti sulmojme edhe ti denancojme po te jet e nevojshme ne facebook.
Une personalishte luftova shume me ate grup, dikur ishte dhe Arberi GM yne, dhe nuk pushonim se luftuari, ata mblidheshin per dy minuta gjithe si grup online dhe na kunderpergjigjeshin , ne shume raste fshinin dhe postimet. Personat qe jane ne postimet dhe kometet qe une postova ketu jane dhe drejtuesit e grupit. Provoni te postoni ne kete grup dicka qe eshte kundra islamit dhe do shikoni pergjigjet,ky eshte linku:http://www.facebook.com/groups/173459519397000/
C'fare e lidh camerine me islamin?!
Ne camerine duhet ta kerkojme si shqiptare dhe jo si islam.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ka plot neper internet qe fshihen prapa emrave dhe bejen propagande te tilla fetare dhe sigurisht se duhet te luftohet kunder tyre. Dhe, ne fund te fundit nuk dihet kush fshihet prapa tyre. Nuk besoj qe camet ne realitet e kerkojne te drejten te tyre mbi Camerine permese fese, kete nuk e kuptojne disa. Dhe jo vetem propagande islamike, ka edhe propaganda tjera qe therrasin per eliminimin cdo dite te shqiptareve muslimane dhe se ata qenkan turq, politike e vjeter e serbo-grekeve dhe per helenizimin e Shqiperise, persona qe flasin shqip. Mua vete me ka rastisur ti lexoj ne forumet tjera njerez qe shkruanin shqip qe kerkon aleancen me serbet per vrasjen e shqiptareve muslimane.
Por, ne kete rast ketu po flasim per nje gje reale te prekshme, per nje gje aspak te vertete, se une i pashe sot disa nga personat e arrestuar ne TV, kishte pleq edhe vajza dhe nga pamja e atyre personave sa i pashe nuk kishte asgje radikale apo fetare ne to.
Last edited by Rina on Wed May 02, 2012 8:21 pm, edited 4 times in total.
Lajthitjet disa vjeçare te Abedin Rakipit, i cili ben nje propagande te shfrenuar islamike duke e mbuluar me çeshtjen çame. Nje njeri i cili me teper ka prishur pune çeshtjes çame ne kete aspekt, Adriana, por fatkeqesia me e madhe eshte se perdor dokumentat lidhur Camerise per nje perçarje fetare midis dy besimeve, ate ortodoks shqiptar çam kunder besimit mysylman çam shqiptar. Fatkeqesisht me kete taktike, pra duke perdorur dokumenta ku ne shumicen e rasteve i ka manipuluar, disa njerez i ka bere per vete ne ato qe publikon.
Nga vrasës profesionistë, dolën bujq e pleq! (VIDEO)
Shkup, 2 maj – Opinionit më të gjërë në Maqedoni sigurisht iu kujtohet deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski se pas hetimit paraprak të kryer është konstatuar se vrasësit janë profesionistë dhe të stërvitur mirë.
“Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë. Por, unë shpreh bindjen se ata do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë, vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët, besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quhen në momentin që i vranë”, kishte deklaruar Gruevski më 22 prill 2012.
Por nga ajo që mësohet se kush janë të arrestuarit del krejt ndryshe nga hetimet paraprake. Në familjen Aziri që banon në Shutkë kanë pohuar se janë arrestuar tre anëtarë të familjes së tyre, por çdonjeri ka profesionin e vet.
Në mesin e kësaj familje është arrestuar 64 vjeçari Qani Aziri, i cili është në pension kurse profesioni i tij i deritanishëm ka qenë zdrukthtar. Pas tij është arrestuar vëllai Fejzi Aziri (50) bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e deleve dhe Haki Aziri (32) që është vozitës i kamionëve. Konfuzioni i shkaktuar nga policia dhe prezantimi se janë kapur të dyshuar për vrasje të cilët janë të lidhur me islamin radikal bien tërësiht poshtë.
Siç njofton “Zhurnal” asnjëri prej anëtarëve të kësaj familje të arrestuar nuk ka mjekër të gjatë, siç i identifikojnë radikalët islamik, ose të paktën të ketë luftuar në Afganistan ose Irak kundër forcave të NATO-s.
Banorët e lagjes për rreth theksojnë se ata janë fqinjë të mirë dhe secili shikon punën e vet. Familjarët shkuritmisht janë shprehur se kanë qenë të trsihtuar nga intervenimi i njësive speciale të policisë maqedonase.
Deklarata e kryeministrit Gruevski e dhjetë ditëve më parë bie ndesh me arrestimet e fundit.
shikoni videon:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!