"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#16

Post by Sally »

Strategjia e politikës ditore shqiptare= së bashku me kolonialistët serbë, maqedonë, malazezë dhe grekë, assesi nuk mund të cilësohet progresive, kombëtare, patriotike dhe demokratike, por në thelb është kolaboracioniste, regresive, antishqiptare, antidemokratike dhe antipaqësore. Nuk janë patriotë, as demokratë ata politikanë e shtetarë shqiptarë, të cilët qe 20 vjet për interesa të tyre meskine dhe përfituese materialiste dhe karrieriste kanë shpërfillur egërsisht dhe pamëshirë interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit të Shqipërisë Etnike. Ata mund të jenë miq të gjithë botës, por humanistë, patriotë dhe demokratë shqiptarë, JO!



Populli shqiptar dhe të gjithë ata që e mbështesin interesin e përgjithshëm të tij-të drejtln e vetëvendosjes së tij kombëtare dhe shtetërore, kanë të drejtë ta hudhin në baltë enciklopedinë antishqiptare të ASHM-së, por jo edhe, nënkryetarët, ministrat dhe funksionarët e tjerë shqiptarë, të cilët, jo vetëm se participojnë në pushtetin shtetëror të Maqedonisë, por edhe e mbrojnë atë sipas ligjeve dhe Kushtetës maqedone antishqiptare në fuqi (1990-2009).


Edhe shqiptarëve në Maqedoni “ u ka ra mini nëpër mustaqe”, së pari, po duan të pasurohen dhe, t’i ndajnë kulltukët e mëndafshtë ministrorë me sllavomaqedonët, në vend se të luftojnë për krijimin e shtetit të vet, ata copëtohen dhe luftojnë mes veti, se si ta ruajnë dhe, ta mbajnë gjallë me frymë popullin dhe shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon!?
Kësi shembulli “human” dhe “demokratik” kundër vetëvetes nuk ka askund në botë! Puno për armikun, i cili të ka zaptuar truallin dhe shtëpinë! Është bërë Zot në shtëpinë shqiptare, edhe pse struktura etnike e atij populli “maqedon” është e përbërë nga pakicat nacionale (bullgarë, serbë, grekë dhe vëllehë)!? Ndryshe nuk do të pranonin nënshtrimin dhe kapitullimin kombëtar dhe shtetëror nën tutelën e regjimit sundues kolonial sllavomaqedon, të mbështetur dhe të votuar edhe nga vetë politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009). Ky është gabimi dhe turpi më i madh dhe, më i pafalshëm i shqiptarëve të instaluar në pushtetin shtetëror sllavomaqedon, që dëshmon se shqiptarët e njohin Maqedoninë dhe kombin maqedon, që përpos në historinë dhe në politikën e Jugosllavisë së Titos (1945-2009), ky shtet artificial dhe ky popull i asimiluar nuk figuron në historinë e popujve dhe të shteteve të Ballkanit.





Vetëm shqiptarët janë komb autokton në Maqedoninë e Titos (1945-2009). Janë të vjetër sa vetë Maqedonia antike pellazge-shqiptare e Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh.


Mirëpo, sa ia vlen që shqiptarët kanë rrënjët e tyre të lashta, sa vetë lashtësia e Maqedonisë antike pellazge-ilire shqiptare, kur qe 20 vjet (1990-2009) “u ka ra mini nëpër mustaqe”. Në vend se ta kenë qeverinë dhe shtetin e vet të pavarur shqiptar, janë shndërruar në hyzmeqarë vasalë të pushtetit shtetëror sllavomaqedon. Në vend se të punojnë për vete, punojnë për sundimtarët e tyre.Kjo është arsyeja kryesore pse kanë ardhur në shprehje teorike dhe praktike, sjellja dhe veprimet negative segreguese dhe aparteide antishqiptare të politikës, të propagandës, të ligjeve, të kushtetutës dhe të kuazishkencës sllavomaqedone, duke i shndërrrua shqiptarët në qytetarë të rendit të dytë si minoritet, duke ua mohuar të drejtën kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes.




Historiografët, publicistët, politikanët dhe shtetarët sllavë të Ballkanit janë dëshmuar si specialistët më të njohur në botë për falsifikimin e së vërtetës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike!


Nuk është befasuese dhe sensacionale pse Akademia e Shkencave të Maqedonisë, e ka botuar dhe promovuar një enciklopedi të re me fakte dhe me shifra të rreme fallso kundër historisë së identitetit etnik, kombëtar dhe gjeopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kjo është një sëmundje e lashtë epidemike dhe paranoide kolektive e konglomeratit sllav në Ballkan, që me shekuj përfaqësuesit e tij, janë mësuar të shkruajnë historinë falsifikuese dhe të rreme mbi shqiptarët autoktonë në territoret pellazgo-ilire-shqiptare të Shqipërisë Etnike. Me gjithë këtë sëmundje patologjike raciste kundër shqiptarëve, përpiluesit e Enciklopedisë më të re të ASHM-së me në krye akademikun, Bllazhe Ristov, kanë “harruar” se historia e identitetit të popullit të tyre sllav, dhe e Republikës së tyre sllave, janë kontraverese dhe fallso, sepse historikisht, kjo Maqedoni me maqedonët e imagjinuar të Jugosllavisë së Titos nuk kanë asnjë lidhje me identitetin dhe me vazhdimësinë shekullore historike, etnike as shtetërore të Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh.
Si politika qeveritare, ashtu edhe hartuesit e kësaj enciklopedie të turpshme falsifkuese antishqiptare, duke “pasur mizën pas veshi” (si popull dhe si shtet kontestues artificial sllav), kanë përshpejtuar, ta nxjerrin në dritë atë enciklopedi më të re, me qëllim që të mohojnë historinë e prejardhjes autoktone të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.
Mirëpo, janë “therrur” keq në këtë rast ngase pa i shtyrë askush, përmes enciklopedisë së të tyre më të re, kanë nxjerrë në shesh argumentet dhe faktet e shumta historiko-politike se, si populli, ashtu edhe republika e Maqedonisë janë me origjinë fallso të identitetit të tyre. Pra, ky veprim antishqiptar i shovenëve maqedonë, është edhe një argument më shumë që përligjë të vërtetën e identitetit historik, se maqedonët janë një popull i asmiluar sllav (bullgarë, grekë, serbë, vëllehë etj.).
Me enciklopedi fallso nuk mund të shkruhet historia nacionale dhe shtetërore e “Maqedonisë” dhe e “maqedonëve”, sepse ajo nuk është ndërtuar në hostorinë e Ballkanit.Të gjitha të dhënat dhe shifrat e shkruara lidhur me historinë e gjenezës, të vjetërsisë së etnikumit shqiptar në Maqedoni, hartuesit e Enciklopedisë famëkeqe maqedone, i kanë falsifikuar në shkallën edhe më ekstreme sesa historiografia dhe politika shtetërore e derisotme serbomadhe.





Këtë, para së gjithash, e dëshmon ky fakt i rrejshëm dhe i trilluar nga “enciklopedistët” maqedonë, të cilët në enciklopedinë e tyre kanë pohuar se “ shqiptarët janë ngulitur në Maqedoni pas shekullit të XVI”?!


Kjo është rrena më e turpshme dhe falsifikimi më i madh i “enciklopedistëve” sllavomaqedonë deri më sot (fillimshekulli XXI, viti 2009), sepse gjeneza e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, daton që nga pellazgjia lashtë. Sipas shkencëtarit të shquar frëng Robert d’Angely, lozët e kombit shqiptar i gjejmë qysh në kohën antike të Homerit, i cili “ nuk e njeh emrin Maqedoni dhe të maqedonasëve. Për të luftëtarët që e kishin prejardhjen nga këto vise të pashkelura nga Aksiosi(Vardari) ishin paonë dhe vendi i tyre për herë të parë quhej Paoni…Gjatë periudhës parahistorike, Maqedonia gjeografikisht përfshinte një shtrirje që ndryshonte vazhdimisht, duke përfshirë rajonin, i cili kufizohej nga Aksiosi dhe Aliakmoni, ujitës nga Lundiasi dhe që kishte si kryeqytet Aegosin ose Edesën. Më vonë ky rajon u bë qendra e shtetit të madh e të fortë të Maqedonisë, dhe pa dyshim për këtë arsye u quajt Emathie ose e Madhja. Me kohë ky shtet u themelua nga fundi i shekullit IX, para Krishtit, përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos zgjeroi hapësirën që shlnonte emri. Nën mbretërimin e Filipit II, atit të Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Ndërkaq, në epokën romake Maqedonia u përfshi në Illyricum. Dhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare, ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonë, epirotë, albanë (toskë e etruskë dhe gegë), dalmatë dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: PELLAZGJISHTEN ose SHQIPEN”(Robert d’Angely, Enigma, Toena, Tiranë, 1998, f.246-247).




Enciklopedia në frymën e Kushtetutës së “R. Maqedone”, të votuar edhe nga shqiptarët!?


Publikimi i enciklopedisë së theksuar maqedone nga ASHM-së, nuk është në diskurs me Kushtetutën në fuqi të “Maqedonisë”, sepse ajo nuk ua njeh të drejtën historike, as ndërkombëtare të shqiptarëve si komb, por vetëm si pakicë. Këtë status politik, juridik dhe kushtetues e kanë shumica dërrmuese e kombit shqiptar në Maqedoni, por jo vetëm me fajin e shovenëve racistë maqedonë, por edhe me fajin e politikës kuislinge shqiptare, të instaluar në qeveri, në parlament dhe në institucioanet dhe në organet e tjera të pushtetit shtetëror sllavomaqedonë.Derisa politika kuislinge antikombëtare t’i ketë njohur maqedonët dhe Maqedoninë sllave, ata do të na shtypin, do të na terrizojnë, duke na i shkurtuar të gjitha të drejtat tona natyrore, historike, etnike, kulturore, politike, ligjore, kushtetuese dhe shtetërore demokratike, sepse, ndryshe, pa mbështetjen tonë, ata nuk mund të kenë kurrfarë shteti, as pushteti sllabomaqedon.Ky është problemi më i madh dhe, deri tani i pazgjidhur përbrenda shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Kuislingët karrieristë po donë edhe pushtet shtetëror të përbashkët me sllavomaqedonët, edhe “enciklopedi shqiptare”. Këty dy dëshira të shkreta janë të papajtueshme me njëra-tjetrën, sepse edhe hyzmeqar, edhe disident-revolucionar nuk mund të jeshë në të njëjtën kohë.Edhe ministra e ambasadorë të maqedonëve, edhe patritotë të shqiptarëve, këtë logjikë të ndryshkur politike, anikombëtare dhe antidemokratike, nuk e pranon logjika e shëndoshë humane, kombëtare dhe demokratike shqiptare, sepse, është me përmbajtje antishqiptare në favor të politikës dhe të interesave të maqedonëve dhe të Maqedonisë, jo të shqiptarëve, assesiNuk ka dilemë se enciklopedia e botuar nga ASHM-së me në krye akademikun Blazhe Ristov ka karakter antishqiptar. Mirëpo, as politika e as shkenca maqedone nuk janë fajtore pse është shkruar një enciklopedi e tillë kundër ekzistnecës dhe identitetit që qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike, por politika e tajshme shqiptare, e cila verbërazi si “krymbi” ka hyrë në shërbim të asaj “shkence” dhe të asaj politike të pushtetit shtetëror maqedon antishqiptar. Politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009) e kanë fajin kryesor, pse shqiptarëve u është mohuar e drejta natyrore, historike, kombëtare dhe shtetërore për të realizuar aspiratën dhe kërkesën e drejtë të tyre të ligjshme, që të paktën (minimumin e minimumit), ta realizojnë të drejtën e vetëvendosjes si komb shtetformues i Maqedonisë. Në vend se me çdo kusht të përligjnin të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së kombit të vet, politikanët karriestë shqiptarë, pa kurrfarë baze historike dhe, pa kurrfarë të drejte ligjore, njohën kombin maqedon, të cilin historia e derisotme nuk e njeh si të tilëë, por vetëm si element të asimiluar dhe bashkëdyzuar të substratit sllav (bullgar, serb, grek, vëlleh etj.).Në vend se, së bashku me popullin të luftonin për ndërtimin e shtetit kombëtar shqiptar, politikanët kulltukofagë shqiptarë, e njohin ngrehinën artificiale titiste sllave “FYROM”, përkatësisht Maqedoninë, e cila nuk ka kurrfarë baze historike ngase nuk ndërlidhet me asnjë “nerv” nacional, as shtetëror të Maqedonisë antike të Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh, sepse ajo Maqedoni ishte me përmbajtje pellazge-ilire-shqiptare, jo kursesi me përmbajtje bullgare, as helene, ashtu siç dëftojnë falsifikimet dhe shpërfytyrimet e historicizmit të konglomeratit sllavomaqedon




Kjo Maqedoni e sotme me moshë 50-vjeçare është produkt artificial historik, politik, juridik, kushtetues i Jugosllavisë titiste-kardeliste (1945-2009).


Edhe pse historikisht, juridikisht dhe ligjërisht është e kontestueshme Maqedonia dhe populli maqedon, politika naive shqiptare (për hir të realizimit të interesave të saj të ngushta, karrieriste politike, ekonomike, tregtare etj.), në kundërshtim me të drejtën historike, kombëtare shqiptare dhe me atë ndërkombëtare e kanë njohur kombin dhe shtetin maqedon.Në këtë mënyrë, si politikisht, ashtu edhe juridikisht, politikanët karrieristë shqiptarë kanë justifikuar një të pavërtetë të madhe historike të njohjes së ekzistnecës së popullit dhe të shtetit maqedon, të vendosur padrejtësisht në truallin etnik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.Së këndejmi, pse maqedonët, të mos na shtypin dhe, të mos shkruajnë enciklopedi dhe histori të ndryshme për të mohuar identitetin autokton të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur vetë politika shqiptare shtetërore, ua ka krijuar të gjitha kushtet dhe mundësitë ligjore dhe kushtetuese, që shqiptarët t’i trajtojnë si “ardhacakë”-minoritet pa kurrfarë lozësh historike, etnike, territoriale dhe shtetërore të tij, të vendosur në një territor të huaj, të ashtuquajtur “territor maqedon”.




Derisa shqiptarët nuk e bojkotojnë, por e njohin regjimin aktual sundues sllavomaqedon si shtet të vetin, ata do të jenë të diskriminuar dhe të zhveshur nga çdo e drejtë e tyre historike, juridike, politike, kombëtare dhe shtetërore.


Derisa të ketë ministra dhe elementë të tjerë shqiptarë në institucionet dhe në organet e pushtetit shtetëror maqedon, si qeveria, ashtu edhe politika, edhe shkenca etj., do të përfitojnë nga rasti, që të shkruajnë çfarëdo historie dhe enciklopedie falsifikuese me përmbajtje dhe karakter antishqiptar.Derisa shqiptarët të jenë të përçarë në “100” parti, dhe të jenë rrogëtarë të dëgjueshëm dhe lojalë të regjimit shtypës sllavomaqedon, aq edhe do t’ia zgjasin jetën shtetit maqedon artificial në truallin autokton të Shqipërisë Etnike. Derisa shqiptarët të votojnë kundër vetëvetës, duke pranuar shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon, është e qartë se, si politika, ashtu edhe shkenca maqedone, do të vazhdojnë me gënjeshtrat dhe me falsifikimet e tyre, duke i pasqyruar shqiptarët si pakicë, pa histori dhe pa identitet të tyre kombëtar dhe shtetëror.Derisa akademikët, profesorët, intelegjenca dhe vegjëlia e shëndoshë shqiptare, (që tanimë me angazhimin, me skarificiën dhe me kontributin e tyre janë dëshmuar se janë në funksion të mbrojtjes së qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike) ndiqen, burgosen, arrestohen, persekutohen, izolohen, diferncohen dhe vriten nga pushteti shtetëror maqedon, nuk ekzisotn asnjë aryse dhe, asnjë argument i shëndoshë, që shqiptarët të jenë pjesë e atij regjimi dhe, për më tepër ta mbrojnë atë në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve të terrorizuar dhe të kolonizuar në Maqedoni.



Nga: Mehdi Hyseini
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#17

Post by Sally »

Enciklopedi artificiale e një shtet-kombi artificial





Masmedia sllavishtfolëse e Fyromit është e mbushur ditëve të fundit me informacione optimiste për promovimin e Enciklopedisë së re maqedonase nga Akademia e shkencave dhe arteve të këtij vendi. Sipas informacioneve të këtyre mediave, enciklopedia është përgatitur nga Qendra për studime leksikografike nën drejtimin e akademik Bllazhe Ristevskit me pjesëmarjen e reth 260 bashkëpunëtorëve shkencorë, të gjithë me përkatësi etnike sllave, të ndarë në bullgarë, sërbë, sllavë që ndjehen si maqedonas etnikë, arumunë të sllavizuar, disa pak shqiptarë të sllavizuar ortodoksë e ca apatridë të tjerë shqiptarë myslimanë gjithashtu.

Këtë botim voluminoz dhe luksoz e ka financuar qeveria e Fyromit nga buxheti republikan i cili mbushet me kontributet e gjithë taksapaguesve që jetojnë në këtë shtet artificial. 35 % e këtyre taksapaguesve janë me përkatësi etnike shqiptarë, kurse edhe reth 15-20 % e taksapaguesve të tjerë të këtij vendi janë me kombësi jomaqedonase. Pjesa që mbetet, reth 40-45 % e popullsisë janë sllavishtfolës të papërcaktuar etnikisht që nën ndikimin e propagandave komuniste të Titos dhe Llazar Kolishevskit sot mbahen si ose mendojnë se janë, maqedonas etnikë. Kjo është një kombësi e re e formuar më 1945 me dekretet administrative të Presidiumit të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë për të evituar përçarjen e madhe brendasllave të komunistëve sërbë me Titon në krye dhe atyre bullgarë me Georgi Dimitrovin në lidhje me 25.000 km katrorë të Maqedonisë së Vardarit, e cila që nga viti 1912 ishte në përbërje të Sërbisë.

Kështu pra, me paratë e gjithë qytetarëve të këtij vendi është financuar një enciklopedi të cilën e kanë përpiluar vetëm punonjës shkencorë sllavë dhe disa pak shqipfolës apatridë.

Kundër falsifikimeve të kësaj pseudo-enciklopedie kanë reaguar një numër i personaliteteve të njohura shkencore shqiptare si zv. Kryetari i ASHASH z.Muzafer Korkuti, historiani dhe politikani i njohur z. Sabri Godo, historiani Pëllumb Xhufi etj. Për herë të parë në reagimet ndaj çoroditjeve tipike të “akademikëve maqedonas” janë përzier edhe ambasadat e huaja në një akt të paprecedentë diplomatik. Këto ditë ishim dëshmitarë të reagimeve të ambasadës amerikane dhe asaj britanike në lidhje me përfshirjen e tyre në politikën ballkanike dhe maqedonase të viteve 1997-2001. Enciklopedia i akuzonte këto dy shtete demokratike perëndimore për ndihmë dhënë terrorizmit ndërkombëtar!!!.Duket se kësaj specie të “akademikëve” u mbetet akoma inati i ndërhyrjeve amerikano-britanike në favor të paqes e demokracisë së pari në Kosovë më 1999 dhe më vonë në Maqedoni më 2001 e në vazhdim.

Po ç’përmban botimi në fjalë?

Sipas informacioneve të pakta që i jep shtypi i shkruar dhe mediat vizive në gjuhën shqipe kemi të bëjmë me qëndrime të rezikshme dhe tendencioze kundër të vërtetave historike. Kemi të bëjmë me shtrembërime të frikshme të fakteve historike pikërisht në pjesët që kanë të bëjnë me kulturën shqiptare këtu. Falsifikate të tilla në momente kyçe të historisë së Ballkanit kanë botuar në të kaluarën akademitë respektive të Beogradit dhe Athinës. Çuditërisht, tezave të tilla joshkencore u bën jehonë edhe botimi i fundit i Akademisë së Shkupit.
Grekët dhe sërbët thonë se shqiptarët i prunë turqit nga Kaukazi në Ballkan për ti “nënshtruar dhe mbajtur nën kontroll popullsitë autoktone të krishtera ballkanike”. Këtë e tha Vuk Drashkoviqi i Partisë çetnike sërbe në polemikën e tij të para njëzet viteve me Ismail Kadarenë në “Le Mond Diplomatique” të Parisit. Njëzet vite më vonë tezave të tilla të dalë boje të shovinizmit greko-sërb gjeti tu bëjë jehonë Bllazhe Ristevski me kompaninë e tij të “akademikëve” sërbë e bullgarë shumica dërmuese e të cilëve janë shkolluar në Beograd te Vasa Cubrilloviqi i mirënjohur. Pra, në enciklopedinë e vitit 2009 jepen falsifikatet e njëjta që tashmë dy shekuj i plasojnë në Europë qarqet e “Naçertanies” sërbe dhe “Megali-idesë” greke. Akademikët maqedonas nuk kanë bërë asnjë “gjetje të re shkencore” në këtë drejtim. Thjesht kanë kopjuar kolegët e tyre grekë e sërbë te të cilët duke pasur parasysh moshën shumica edhe kanë magjistruar e doktoruar.

“Maqedonët antikë skanë lidhje me shqiptarët e sotëm; gjuha e maqedonëve antikë nuk ka lidhje me gjuhën e sotme shqipe; ilirët janë popull pa asnjë lidhje me maqedonët antikë; Ilirët nuk kanë qenë një popullsi unike dhe nuk kanë aritur shkallën e shtetformimit d.m.th Ilirët nuk kanë pasur shtet; gjuha ilire nuk ka asnjë lidhje me shqipen e sotme; Leka i madh është etnikisht maqedonas, në kuptimin sllav modern; artefaktet ilire në Fyrom janë maqedonase sllave; shqiptarët nuk kanë ekzistuar në këto treva para ardhjes së turqve; kishat katolike dhe ortodokse në Fyromin perëndimor nuk janë shqiptare por etnike maqedonase; xhamitë janë turke nuk janë shqiptare; Skënderbeu është maqedonas etnik; Shqiptarët kanë rënë në fushat e Fyromit nga malet e Shqipërisë së veriut në shekullin e XVII; shqiptarët të sjellë nga turqit këtu; shqiptarët nuk kanë luftuar kundër turqve; vetëm 20 mjë shqiptarë në shekulllin e XIX në Maqedoninë historike; lëvizjet kaçake – plane për shpopullimin e zonave sllave nga banorët origjinalë sllavë dhe për kolonizimin e këtyre zonave me shqiptarë të egër; Shqiptarët si hajdutë, kaçakë, të egër, bashkëpunëtorë të barbarisë turke; shqiptarët nuk kanë marë pjesë në kryengritjen e shën Ilisë; Shqipëria ka okupuar një pjesë të vogël të “Maqedonisë etnike” në vitin 1912; Shqiptarët kanë ndihmuar okupatorin fashist në luftën e dytë botërore; Balli kombëtar ka qenë organizatë fashiste; Shqiptarët janë turq dhe si të tillë emigruan me dëshirën e tyre në vitet 30 dhe 50 në Turqi; Nënë Tereza është “shkupjane” jo shqiptare; UÇK ishte një organizatë terroriste e cila e prishi stabilitetin në oazën ballkanike të paqes”, etj, etj.

Siç shihet, enciklopedia në fjalë është produkt dhe rjedhojë e kompleksit të thellë të inferioritetit që mbizotëron sot te pjesë të gjera të shoqërisë sllvishfolëse në IRJM. Kjo pastaj reflektohet edhe në qarqe të caktuara vendimmarrëse në politikë, tek grupet opinionbërëse si dhe në rethet shkencore të cilët dalin me produkte të tilla fund e krye të manipuluara si kjo enciklopedi. Këto botime duhen shikuar edhe si formë presioni ndaj shqiptarëve të këtushëm dhe si mënyrë për të larguar vëmendjen nga problemet serioze identitare dhe kombformuese që i ka komuniteti sllav sot në raport me kulturat tjera sllave dhe atë greke që e rethojnë. Librat e këtillë janë katalizatorë të urrejtjes ndëretnike dhe shërbejnë dhe mund të krijojnë situata shpërthyese politike me pasoja të rezikshme për shoqëri të caktuara. Siç duket ata që botojnë pamflete të këtilla nuk e duan Fyromin në kufijtë e sotëm. Një precedent i tillë shumë i rrezikshëm është shumë i afërt në kohë dhe në hapësirë. Në shtator të vitit 1986 në gazetën beogradase “Veçernje novosti”, Akademia sërbe e shkencave dhe arteve botoi një memorandum në dy pjesë me titujt përkatës, “Kriza në shoqërinë dhe ekonominë jugosllave” dhe “Statusi i Sërbisë dhe i kombit sërb”, i cili pak vite më vonë çoi në shkatërrimin e Jugosllavisë me 22 milionë banorë. Fenomenet shoqërore kanë tendencën të përsëriten nëse nuk studiohen si duhet në mënyrë që të evitohen gabimet e njëjta.

Inteligjencia shqiptare në IRJM si avangardë e shoqërisë shqiptare këtu, ka pjesën e vet të fajit për këto falsifikate të ulta që i boton Akademia e shkencave dhe arteve të Shkupit. Inteligjencia shqiptare këtu, ose ajo pjesë vogël e shoqërisë tonë që mund të evidentohet si e tillë, nuk plotëson kushtin themelor të definicionit të një intelektuali të vërtetë, e ajo është: të qenit aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare dhe vëzhgues i përhershëm kritik i fenomeve dhe proceseve në një shoqëri të caktuar. Siç duket, shitblerja masive e diplomave dhe hiperproduksioni i kuadrove në dy Universitetet në gjuhën shqipe në vend, ka filluar të japë efektet e para serioze të krijimit të një pseudo-inteligjencie e cila nuk është në gjendje as të reagojë shkencërisht ndaj falsifikateve të tilla, e lëre më tu paraprijë edhe ajo me botime origjinale të vetat.

Së pari duhet sqaruar mirë njëherë e përgjithmonë pjesëmarja e akademikëve shqiptarë në atë Akademi shoviniste antishqiptare. Të jepen përgjegjësi nëse ka faktorë shqiptarë kompetentë aty. Llogaridhënia është parim themelor i funksionimit të shoqërive të avancuara perëndimore. Identifikimi i problemit, dhënia e zgjidhjes për atë çështje problematike, aplikimi në praktikë i metodave dhe matja e rezultatit në fund të procesit janë këto format si vepron perëndimi i përparuar. Duke mos pasur kapacitete vendore intelektuale që do të punonin në përpilimin e një enciklopedie të veçantë shqiptare në Fyrom, zgjidhje e vetme dhe më e mençur për momentin është kyçja serioze dhe e drejtpërdrejtë e atyre pak punonjësve shkencorë nga IRJM në projektet e Akademisë shqiptare të shkencave dhe arteve me seli në Tiranë. Akademia e shkencave dhe arteve të Shqipërisë e botoi tash së fundmi fjalorin e vet enciklopedik në bashkëpunim të mangët dhe joserioz me disa pak punonjës shkencorë jashtë Republikës së Shqipërisë, kryesisht nga Prishtina. Përpilimi i një enciklopedie shqiptare ose kyçje e shkencëtarëve të vërtetë shqiptarë të Kosovës dhe Fyromit në enciklopedinë tiranase është zgjidhja e vetme e mençur për çështjet në fjalë.

Është koha e fundit që Republika e Shqipërisë të fillojë të ndërhyjë fuqishëm dhe të vendosë rend në Fyrom. Jo me sllavët po tek shqiptarët e këtushëm. Organet shtetërore të Shqipërisë së pari duhet të vendosin rend dhe ligj në Universitetet shqiptare këtu. Se aty brumosen elitat shumë të dobëta shqiptare të cilat pastaj pranojnë dhe bile edhe bashkëhartojnë enciklopedi të tilla antishkencore vetëm e vetëm që të ruajnë privilegjet e tyre personale. Nga këto gjoja-universitete dalin politikanët që paradoksalisht janë pjesë e qeverisë dhe pastaj vetë reagojnë kundër qeverisë “së tyre” kur ajo financon enciklopedi të tilla, apo kryen edhe akte tjera shumë më të rënda se kjo. Organet arsimore të Republikës të Shqipërisë të ndihmojnë në shkollimin e kuadrove në fushën e historisë dhe albanologjisë sepse këto dy sfera kanë rënë në nivele katastrofale në universitetet shqiptare të Fyromit. Dhe në fund, organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë të shqyrtojnë seriozisht mundësinë e mbylljes së përkohshme të pseudo-universiteteve shqiptare në IRJM dhe të rishkollimit detyrues të kuadrit mësimdhënës nga këto shkolla në Tiranë për një periudhë të caktuar kohore.

Analistët, historianët, studiuesit, akademikët, universitetet, media, shoqëria civile shqiptare e Fyromit u bënë bashkë si rallëherë në refuzimin e këtij botimi tendencioz antishqiptar. Kjo është pozitive dhe shumë e rëndësishme pasi shërben për forcimin e kohezionit nacional të shqiptarëve këtu. Megjithatë reagimet e tilla nuk duhet të jenë fundi i këtij aksioni gjithëpopullor.


Duhet të fillojë një lëvizje e re kombëtare te shqiptarët në Fyrom e cila do ti largojë përfundimisht të gjitha ndikimet e huaja asimiluese bashkë me plasuesit dhe amplifikuesit e tyre nga gjiri i shoqërisë shqiptare këtu. Koha nuk pret.





Autori: Valon Kurtishi
Autori eshte kryetar i shoqates Ilyricumlibertas.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#18

Post by qiellikaltër »

Gati nje jave pas daljes nga shtypi te enciklopedise maqedonase dhe ende asnje reagim nga politika shqiptare:
Tirana zyrtare, për të marrë një notë të mirë tolerance a për të treguar pakëz pragmatizëm në marrëdhëniet diplomatike, hesht prej ditësh lidhur me skandalin e enciklopedisë maqedonase. Të njëjtën gjë bën edhe opozita. Asnjë fjalë për fyerjet ndaj origjinës së shqiptarëve dhe këmbënguljen maqedonase për të mos e tërhequr botimin nga tregu. Nga ana e tyre, politikanët shqiptarë, historianë apo jo, ende besojnë se kundërshtimi i një enciklopedie mund të bëhet vetëm me paraqitjen e fakteve e jo me bllokimin e një botimi fyes që përmban vetëm pretendime të pasakta për shqiptarët. Sa për strukturat përkatëse, ato me gjasë do jenë në një gjumë të qetë letargjik.
Akademikët maqedonas as që e mendojnë tërheqjen e enciklopedisë nga qarkullimi. Vetë redaktori kryesor i enciklopedisë, Blazhe Ristevski, tha gati me ironi se “kishte punuar tepër për të pranuar që puna do t’i shkonte kot” dhe se botimi as që duhej të tërhiqej nga tregu. Sa për politikanët maqedonas, ata s’pranuan të diskutojnë për mundësinë e tërheqjes së enciklopedisë. Dje në mbledhjen e komisionit e sistemit politik në parlamentin maqedonas, deputetët e hodhën poshtë kërkesën e një deputeti shqiptar të Bashkimit Demokratik për Integrim për t’u distancuar nga botimi fyes ndaj shqiptarëve.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#19

Post by Sally »

Mire te na e bejne: mjere ata qe luftuan per ate truall, dhe mjere populli qe mban shpresa tek politikante tane.
Ne si popull mundt ta mbrojm me sa kemi ne dore, po ama politikanet tane duhet te jen ata qe mbeshtesin / mbrojn interesat e truallit/historis tone. Nderkohe qe ne shtepin tone ka ren zjarri, temat ditore te politikaneve tane jane:

-Kush i votoj votimet?!
-Pse u vodhen votat?!
-Sa lek fiton ministri ne muaj?!
-Nuk paraqitemi ne parlament!
-Etj, etj!

Nuk me pelqen heshtja qeveris tone, po kalojn ditet dhe nuk kemi akoma nje komunikat te mbajtur nga kryeministri/persidenti jone per kete "enciklopedi".
Edhe pse jemi ne prag per hyrjen ne BE, nuk duhet te ngurremi te mbrojm te drejtat tona dhe prejardhjen tone, duke menduar qe po te veprojm ne keto momente do gjykohemi nga evropa qe nuk kemi mardhenje te mira me shtetet fqinje.
Po te jete qe hyrjen ne BE duhet ta pagojm me shitjen e historis/prejardhjes tone "KURR MOS U FUTSHIM" ne BE, po te duan le te na marrin dhe ne pashaportat tona qe kemi ketu dhe te kthehemi ne shtetin tone, po ama do kemi historin tone qe eshte me e shtrejnt se sa nje fet buke qe jemi duke ngrene ketu!




Ju kerkoj ndjes nese jam shprehur pak rende!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#20

Post by Adriana »

Fjala "besoj" dhe nuk na garanton asnjegje, do ishte mire te fillonit te korrigjonit gabimet (manipulimet) e enciklopedis.

Ndersa fjala "ndoshta" nuk tregon qe e paskeni kuptuar mire rreqethjen e qytetareve tane.

Akademia maqedonase tërhiqet nga Enciklopedia


Shkup - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është tërhequr nga enciklopedia e cila fyente shqiptarët dhe historinë e tyre.
“Në takimin e sotëm të redaksisë u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individëve lidhur me publikimin e Enciklopedisë maqedonase. Informohet opinioni se do të bëhen disa korrigjime të caktuara, në disa njësi dhe do të vazhdojë puna për botimin e dytë të ndryshuar dhe të plotësuar”, thuhet në komunikatën e redaksisë së Enciklopedisë.

Kryetari i Akademisë, Georgi Stardellov ka pranuar se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi. “Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet. Besoj se njësitë kontestuese nuk do të hiqen tërësisht nga Enciklopedia, por do të korrigjohen ose eliminohen disa të dhëna të panevojshme që aq shumë ndoshta me të drejtë i rrëqeth qytetarët tanë shqiptarë,” ka deklaruar Stardellov.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#21

Post by alfeko sukaraku »

Adriana wrote:Fjala "besoj" dhe nuk na garanton asnjegje, do ishte mire te fillonit te korrigjonit gabimet (manipulimet) e enciklopedis.

Ndersa fjala "ndoshta" nuk tregon qe e paskeni kuptuar mire rreqethjen e qytetareve tane.

Akademia maqedonase tërhiqet nga Enciklopedia


Shkup - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është tërhequr nga enciklopedia e cila fyente shqiptarët dhe historinë e tyre.
“Në takimin e sotëm të redaksisë u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individëve lidhur me publikimin e Enciklopedisë maqedonase. Informohet opinioni se do të bëhen disa korrigjime të caktuara, në disa njësi dhe do të vazhdojë puna për botimin e dytë të ndryshuar dhe të plotësuar”, thuhet në komunikatën e redaksisë së Enciklopedisë.

Kryetari i Akademisë, Georgi Stardellov ka pranuar se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi. “Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet. Besoj se njësitë kontestuese nuk do të hiqen tërësisht nga Enciklopedia, por do të korrigjohen ose eliminohen disa të dhëna të panevojshme që aq shumë ndoshta me të drejtë i rrëqeth qytetarët tanë shqiptarë,” ka deklaruar Stardellov.
Keni parasysh tani-do behen ndryshime edhe do thuhet-"shqiptaret kane shume male edhe rrine ne majat e tyre neper shpella edhe kokepalare,por jane shume te qytetruar.Lojra fjalesh.

Sidoqofte kjo quhet fitore,ne nje kohe qe edhe njeher dija e kombit nuk u organizua e gjitha bashke, me tiranen ta dredhin si zakonisht
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#22

Post by Aulona »

...”i Lir” , dhe pa marre fryme akoma nxitojne te na “Shkulin Perseri Rrenjet”.
Gjeopolitika gjithe kohen i ka prere dhe qepur me gjilpere dhe gershere diplomatike kufijte e Shqiperise. Dhe kaq te kollajshme e ka pasur ta beje kete saqe tani kerkon te coptoje po me te njejten menyre edhe kulturen dhe shpirtin e lire te shqiptareve kudo qe ata ndodhen.

Bota e ka me te lehte te na fshije memorjen historike kur ne nuk kemi historjane dhe akademik. Dhe nuk ka krim më të madh për një popull se sa ti fshish atij memorjen historike, ndërkohë që mendjet « e zgjuara » fajësojnë tërësisht vetëm kohën e gjatë që ka kaluar.

Po a do të mund të mjaftonte vetëm koha të shkulte rrënjët e popullit tim?

Kjo “Troja Antike” sa shume “ne mode eshte futur”. Udheton prej kohesh neper ballkan dhe tashme nji pike kalimi ne MAQEDONI, qe kush e di se cfare pakti e ka paguar koston e “Kalit prej Druri”.

Mbaj ment qe heren e fundit Kosova, e sapo dale nga lufta me ngarkoi te realizoja “Javen e Kultures se Arbrit ne Prishtine” ne vitin 2004. Asnji media shqiptare nuk e kuptoi rendesine e ketij evenimenti me vlere histrorike, nuk ishte askush aty ne diten qe ne shpallen mbas Konferences nderkombetare me studjues te gjuhesise nga e gjithe bota “Arvanitet -Arbereshet ARBERORE”. Asnji politikan shqiptar nuk ishte aty, disa perfaqesues te “lodhur” nga ministria e jashteme e Shqiperis me “lug ne brez” kritikuan cilesine e organizimit.

Minorancat shqiptare kane qene gjithmone “nji popullate e padukshme” per Shqiperine. Arvanitet-arberore te Greqise, Arbereshet-Arberor te Italise, Turqise, Kroacise, Malit te zi, Maqedonise, Ukraines…etj, kane qene gjithmone te pa egzistueshem per shtetin Shqiptare. Ata flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Ata jane “gjymtyret e coptuara” te nji kombi te madh por te shperbere.

Ka ardhur koha qe Shqiperia te kete MINISTRINE E DIASPORES, per vete faktin se Shqiperia eshte vendi me problematikat me te medha ne ballkan dhe me padrejtesite me te medha qe mund ti jene bere ndonjihere nji kombi.

Lirio Nushi – Tirane: 21.09.2009

Bravo paterjot, nuk kam c'fare te shtoj me teper nga keto qe ke thene....Image
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#23

Post by Aulona »

Me se fundmi mbas shume bertimave u bene pak burra!!!

Me pelqeu zeri i forte qe beri z. Mehmeti.



Ke te drejte shume, po kujt i flet. Na marshin te keqen qeveria lete jete inferiore se nga te tille njerez perbehet.



Genjeshtare, nuk dini ju se c'fare shkruhet ne dicka kaq shume te rendesishme!



ehhhh keshtu eshte kur fut edhe Angline e SHBA'ne ne Encikolpedine, do te hiqet veshi me teper! :D



E me ne fund na u be burri i shtetit burree foli dicka.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#24

Post by Sally »

Akademikët e Tiranës dhe Prishtinës përgjigje maqedonasve




Akademia e Shkencës e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës javën e ardhshme në Tiranë do të formojnë grupin punues të akademikëve shqiptarë, të cilët do t`i kundërpërgjigjen ashpër dhe me fakte historigrafike Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi.

“Ky grup do të krijohet gjatë javës së ardhshme në Tiranë, ku do të përfshihen studjuesit dhe shkenctarët më të njohur të historisë dhe letërsisë shqipe, të cilët do t`i kundërpërgjigjen më pas ASHAM për skandalin dhe shovenizmin e shprehur me Enciklopedinë maqedonase”, ka theksuar akademiku Besim Bokshi, duke theksuar se në grupin e punës do të ketë edhe studjues shqiptarë nga Maqedonia.

Akademiku i mirënjohur nga Prishtina ka theksuar se shtrëmbërimet e qëllimshme të së kaluarës së shqiptarëve janë shumë të rënda se u bënë nga një institucion i lartë shtetëror i Maqedonisë siç është ASHAM.

“Ata shkruajnë se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në shekullin 16 si vandal dhe njerëz të egër në këtë vend dhe kanë dëbuar maqedonasit. Këto pohime që vijnë nga një institucion siç është ASHAM është çështje që duhet të shifet me seriozitet të lartë, sepse me këtë po legalizohet urrejtja ndaj shqiptarëve dhe e bën ate të qëndrueshme, e cila do të ketë intenca të ashpërsimit të marrëdhënieve ndëretnike që do të sjellin deri tek konflikte në Maqedoni”, ka theksuar kryetari i ASHAK, Besim Bokshi, duke theksuar se gjendje e krijuar do të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndërfqinjësore.



Sipas tij, në Maqedoni fatkeqësisht shovenizmi qëndron latent apo i fshehur deri në instancat e larta akademike dhe institucionale. Kreu i ASHAK ka bërë të ditur se do të kërkojnë nga Aleanca e Akademive Evropiane që të tërhiqet plotësisht “Enciklopedia Maqedonase”, për shkak të diskreditimit të saj me gënjeshtra shkencore. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni, ato që janë në institucione duhet të ndërmarrin vendime serioze duke i tërhequr vërejtjen palës maqedonase për veprime të tilla të palejueshme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#25

Post by Sally »

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#26

Post by Aulona »



Akademia e Shkences se Shqiperise eshte e gatshme te ndihmoje koleget nga Maqedonia per pasqyrimin e te vertetes per shqiptaret gjate riformulimit te enciklopedine.

Keshtu tha gjate nje debati ne Shkup, akademiku shqiptar, Kolec Topalli. “Zerat e shqiptareve duhet te shkruhen nga vete shqiptaret. Ne Maqedoni ka njerez te pergatitur per kete. Por nese ka nevoje edhe Akademia e Tiranes eshte ne gjendje te ndihmoje me qellim qe kjo enciklopedi te pasqyroje te verteten shkencore dhe historike per shqiptaret”, theksoi Topalli.

Pjesemarresit ne debat me fakte hodhen poshte te pavertetat e akademikeve maqedonas per shqiptaret, ndersa paralajmerimet per korrigjimin e enciklopedise ne botimin e dyte u cilesuan, jo korrekte. “Pavaresisht ne c’numer tirazhi eshte tirazhi i pare, ka nje ngarkese qe eshte intolerante. Akademia duhet te gjeje fuqi te distancohet nga ky botim i pare dhe botimi i pare duhet te jete ai i permisuari”, shprehet akademiku Ali Aliu.

Nderkohe edhe historiani dhe juristi Vllado Popovski eshte pajtuar me parafolesit, duke thene se eshte e rendesishme qe te korrigjohet tirazhi i vjeter dhe te rishkruhet ne menyre profesionale pjesa ku flitet per shqiptaret. “Eshte e pashmangshme perfshirja e intelektualeve shqiptare gjate rishikimit te enciklopedise”, nenvizon Popovski.

Kunder enciklopedise maqedonase ka dale edhe Ambasada e Bullgarise ne Shkup. “Jemi te shqetesuar nga e ashtuquajtura “enciklopedi maqedonase” pasi duke pretenduar te jete shkencor, botimi i nenshtrohet dhe ndjek qellimet e nje propagande politike afat-shkurter”, thuhet ne reagimin e ambasades bullgare.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#27

Post by Aulona »

Enciklopedia e heshtjes qeveritare

Elira Canga

E çuditshme se si një skandal si ai i enciklopedise maqedonase që fyen historinë e shqiptarëve arriti të shkaktonte
kaq shumë polemika në media, por nuk e trazoi aspak politikën dhe diplomacinë. Atë shqiptare dhe atë maqedonase. Në një “pakt të përsëritur mirëkuptimi”, nxitur nga inferioriteti apo dëshira për të shfaqur sa më shumë tolerancë, politikanët në Tiranë dhe ata në Shkup u qëndruan larg debateve për fjalorin encikopedik që i konsideron shqiptarët “njerëz mali” dhe “ardhcakë të dhunshëm” në Maqedoni. Botimi i Akademisë së Shkencave në vendin fqinj, i financuar nga fondet e qeverisë maqedonase, nuk heziton të shtrembërojë origjinën e Skënderbeut, të mos sqarojë origjinën e Nënë Terezës e të japë të dhëna të pasakta për luftën e UÇK-së dhe liderët e saj. Që prej një jave, botimi ka përfshirë në një debat të ndjeshëm dhe intensiv akademikët, historianët, gjuhëtarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Reagimet nga Shqipëria ishin të matura e të limituara në dhënien e fakteve të njohura për të kundërshtuar pretendimet e akademikëve maqedonas që hartuan fjalorin enciklopedik. Akademikët maqedonas as që e mendojnë tërheqjen e enciklopedisë nga qarkullimi. Vetë redaktori kryesor i enciklopedisë, Blazhe Ristevski, tha gati me ironi se “kishte punuar tepër për të pranuar që puna do t’i shkonte kot” dhe se botimi as që duhej të tërhiqej nga tregu. Sa për politikanët maqedonas, ata s’pranuan të diskutojnë për mundësinë e tërheqjes së enciklopedisë. Dje në mbledhjen e komisionit e sistemit politik në parlamentin maqedonas, deputetët e hodhën poshtë kërkesën e një deputeti shqiptar të Bashkimit Demokratik për Integrim për t’u distancuar nga botimi fyes ndaj shqiptarëve. Punë e madhe se shqiptarët përbëjnë 30 për qind të popullsisë maqedonase, se bashkëjetojnë e bashkëqeverisin, se janë pjesë të një shteti që s’mund të mendohet pa ndonjërën prej tyre. Pjesë e një shteti që mund të destabilizohet nëse do t’i shohë ata me sy armiqësor e me përçmim. Shqiptarët, në fakt, pikërisht ata për të cilët flet enciklopedia maqedonase, as që e duan destabilizimin e kësaj republike të vogël ballkanike, me aq shumë probleme identiteti brenda saj dhe një konflikt të gjatë në kufi. Ata nuk kanë kërkuar as ndarje, as autonomi, as pavarësi e as bashkim me Shqipërinë, gjë që do ta vendoste në pozitë tejet të vështirë shtetin që kërkon me ngulm anëtarësim në BE dhe NATO. Shqiptarët e Maqedonisë janë konstruktivë dhe bashkëpunues, edhe pse zëri i tyre pak dëgjohet kur janë e kur nuk janë në qeveri. Dhe pavarësisht nga kjo, politika maqedonase nuk e sheh të arsyeshme të distancohet nga pretendimet akademike fyese për ta, që më shumë se të sqarojnë historinë synojnë të nxisin tensionet pikërisht atëherë kur këtij vendi nuk i duhen. Refuzimi i politikës maqedonase për t’u distancuar nga ky botim është pikërisht përfshirja e saj në gjithë këtë trazirë akademike. Politikanët maqedonas flasin edhe me këtë qëndrim që për herë të parë u bë i ditur dje në mbledhjen e një komisioni parlamentar, ashtu si politikanët shqiptarë po flasin tani me heshtjen e tyre. Tirana zyrtare, për të marrë një notë të mirë tolerance a për të treguar pakëz pragmatizëm në marrëdhëniet diplomatike, hesht prej ditësh lidhur me skandalin e enciklopedisë maqedonase. Të njëjtën gjë bën edhe opozita. Asnjë fjalë për fyerjet ndaj origjinës së shqiptarëve dhe këmbënguljen maqedonase për të mos e tërhequr botimin nga tregu. Nga ana e tyre, politikanët shqiptarë, historianë apo jo, ende besojnë se kundërshtimi i një enciklopedie mund të bëhet vetëm me paraqitjen e fakteve e jo me bllokimin e një botimi fyes që përmban vetëm pretendime të pasakta për shqiptarët. Sa për strukturat përkatëse, ato me gjasë do jenë në një gjumë të qetë letargjik.
Në fund, ka shumë mundësi që kryeministrit të Shqipërisë të mos i ketë shkuar aspak ndër mend një situate të tillë, kur disa muaj më parë, në prag të fushatës elektorale, plotësoi me zemërgjerësi kërkesën e minoritetit maqedonas në Pogradec për ta ndërruar emrin e fshatit të tyre nga Liqenas në Pustec. Politika është pragmatiste, natyrisht. Por, jo për të gjithë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1018
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#28

Post by Hymniarber »

Aulona lere kete muhabet tani, sepse qeveria nuk qendroi indiferente, prandaj keta artikuj jane te kote.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#29

Post by Aulona »

Hymniarber wrote:Aulona lere kete muhabet tani, sepse qeveria nuk qendroi indiferente, prandaj keta artikuj jane te kote.
Mbasi morren drurin nga ky dhe disa te tjere, ja lumsha qe as nuk ju drodh syri e ua tha ashtu sic bejne. Le te tani te rrime shtrember e te flasim drejte, boll i kemi perkedhelur.

Aulona wrote:Me se fundmi mbas shume bertimave u bene pak burra!!!

Me pelqeu zeri i forte qe beri z. Mehmeti.



Ke te drejte shume, po kujt i flet. Na marshin te keqen qeveria lete jete inferiore se nga te tille njerez perbehet.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#30

Post by alfeko sukaraku »

Sally wrote:
Akademikët e Tiranës dhe Prishtinës përgjigje maqedonasve




Akademia e Shkencës e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës javën e ardhshme në Tiranë do të formojnë grupin punues të akademikëve shqiptarë, të cilët do t`i kundërpërgjigjen ashpër dhe me fakte historigrafike Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi.

“Ky grup do të krijohet gjatë javës së ardhshme në Tiranë, ku do të përfshihen studjuesit dhe shkenctarët më të njohur të historisë dhe letërsisë shqipe, të cilët do t`i kundërpërgjigjen më pas ASHAM për skandalin dhe shovenizmin e shprehur me Enciklopedinë maqedonase”, ka theksuar akademiku Besim Bokshi, duke theksuar se në grupin e punës do të ketë edhe studjues shqiptarë nga Maqedonia.

Akademiku i mirënjohur nga Prishtina ka theksuar se shtrëmbërimet e qëllimshme të së kaluarës së shqiptarëve janë shumë të rënda se u bënë nga një institucion i lartë shtetëror i Maqedonisë siç është ASHAM.

“Ata shkruajnë se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në shekullin 16 si vandal dhe njerëz të egër në këtë vend dhe kanë dëbuar maqedonasit. Këto pohime që vijnë nga një institucion siç është ASHAM është çështje që duhet të shifet me seriozitet të lartë, sepse me këtë po legalizohet urrejtja ndaj shqiptarëve dhe e bën ate të qëndrueshme, e cila do të ketë intenca të ashpërsimit të marrëdhënieve ndëretnike që do të sjellin deri tek konflikte në Maqedoni”, ka theksuar kryetari i ASHAK, Besim Bokshi, duke theksuar se gjendje e krijuar do të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndërfqinjësore.



Sipas tij, në Maqedoni fatkeqësisht shovenizmi qëndron latent apo i fshehur deri në instancat e larta akademike dhe institucionale. Kreu i ASHAK ka bërë të ditur se do të kërkojnë nga Aleanca e Akademive Evropiane që të tërhiqet plotësisht “Enciklopedia Maqedonase”, për shkak të diskreditimit të saj me gënjeshtra shkencore. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni, ato që janë në institucione duhet të ndërmarrin vendime serioze duke i tërhequr vërejtjen palës maqedonase për veprime të tilla të palejueshme.
DO DALE DJALLI NGA FUNDI DHEUT
DO NGRIHET BUJKU TI THOTE BEUT
C BEJE ZOTROTE BEJ EFENDI
KUR UNE LUFTONJA PER SHQIPERI

PA DY TRE PUSHKE EDHE NE ARMIQVE
ADIO BELLO FRONE E CIFLIQE



Vetem keshtu munde te drejtkuptohet e turpshmja e tiranes.Si e fituan luften te tjeret ,u ngriten ata te marrin meritat.

Zotrinj: Presim shume nga ju.Presim gjithcka nga ju,por rruga juaj pro mejeriste eshte rruge e gabuar.Dorzojani brezit te ri freret edhe shkoni lozni ndonje domino tek kafeja e xha brahos-edhe po te doni "dridheni" ndonjeher nga duhani i shanikos.

Presim shume nga ju ,sepse pa ju nuk munde te kete vullnet politik per mbrojtjen e kombit..me shqip : ne se ju nuk i mesoni shqiptarit te verteten tone autoktone ,si te vetmit autokton ne ballkan,ateher sal berisha nuk ka asnje faje kur te ndertoj hartat e grekve deri ne adriatik,fajin e keni ju qe nuk e dijesoni kombin,por kur dijet tuaja jane te varfera"vaj vatani".Por kur ju beni harten e greqis deri ne gjirin e vlores, edhe pranoni per baba te etimologjis se gjuhes shqipe nje kelysh serbe(miklosicin) te shprehur me ane te G Meyer,ateher me mire tja mbathni edhe te hiqni dore nga pergjegjesia e "trurit te kombit".
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”