"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Aleanca Kuqezi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#46

Post by Arbëri »

AK: S’duam që policët serbë të patrullojnë ku ka shqiptarë

SHKUP- Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni kanë denoncuar një marrëveshje të firmosur nga ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, sipas të cilës policitë respektive do të patrullojnë zonën perëndimore të Maqedonisë, e cila është populluar me shqiptarë. Ky sipas AK, është provokimi i radhës, për të cilin shqiptarët do të reagojnë.

“Ngremë zërin e protestës kundër marrëveshjes së fundit mes MPB të Maqedonisë dhe asaj të Sërbisë për patrullimin e përbashkët të dy policive në rajonet Maqedonisë perëndimore të banuara me shumicë shqiptare të popullsisë. Marrëveshja e nënshkruar në mes dy ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçic është provokim i rradhës për të cilin shqiptarët do të reagojnë në kohën dhe në mënyrën e duhur”, tha përfaqësuesi i AK në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani.

AK kërkon më tej shpalljen të pavlefshme të saj, duke e cilësuar një marrëveshje që thellon paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik.
“Marrëveshjet e këtilla nuk i kontribuojnë realisht integrimit europian apo bashkëpunimit rajonal, por shtojnë akoma më shumë keqkuptimet dhe paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik”, thuhet më tej në këtë deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Aleanca Kuqezi

#47

Post by Patush »

Sally wrote:
Patush wrote:Organizate e bukur!
Patriote ne figure dhe veprime te tanishme por linde pyetja:
Kush i financaon keto njerez? Kush i perkrah?


Me sa di une jane organizata nga Shqiptaret qe banojne jasht, te interesuar per bashkimin e trojeve. Duke pare qe asnje nga ata qe kemi po e ven ujin ne zjarre populli kerkon dicka te re. Ne belgjike e kam pare vet me syte e mi ate organizate te AK. Dhe punonjesit e organizates jane pothuajse te gjithe ne sherbim-pa fitime! ( te paktemen tani per tani )

Te falem nderes per pergjigjen. Shpresoj te jete ashtu si thua ti.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#48

Post by Adriana »

Patush wrote:
Sally wrote:
Patush wrote:Organizate e bukur!
Patriote ne figure dhe veprime te tanishme por linde pyetja:
Kush i financaon keto njerez? Kush i perkrah?


Me sa di une jane organizata nga Shqiptaret qe banojne jasht, te interesuar per bashkimin e trojeve. Duke pare qe asnje nga ata qe kemi po e ven ujin ne zjarre populli kerkon dicka te re. Ne belgjike e kam pare vet me syte e mi ate organizate te AK. Dhe punonjesit e organizates jane pothuajse te gjithe ne sherbim-pa fitime! ( te paktemen tani per tani )

Te falem nderes per pergjigjen. Shpresoj te jete ashtu si thua ti.


Tani per tani vetem keto te dhena njohim, me vone do marrim vesh dhe me shume :? , une pak a shume e kam krijuar nje ide qe kush eshte , por me mire le te presim oren!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#49

Post by Arbëri »

AK: Policia maqedonase presion aktivistëve tanë, qeveria shqiptare hesht

Video:

Image

Aleanca Kuq e Zi denoncon incidentin e ka ndodhur në kufirin Maqedoni-Shqipëri, ndalimin dhe marrjen në pyetje të publicistes Mona Agrigoroaiei, aktiviste e kësaj aleance. Sipas drejtuesit Kreshnik Spahiu, inspektorë civilë të policisë së Maqedonisë ndaluan dhe mbajtën për 5 orë në pyetje, më datë 7 dhjetor në pikën kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë publicisten Agrigoroaiei, qytetare me banim në Rumani, me kombësi shqiptare. Në linjë telefonike për ALSAT M, kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu tha se Mona Agrigoroaiei është pyetur rreth çështjes shqiptare, Aleancës Kuq e Zi, duke e keqtrajtuar në mënyrë jo të ndershme, jo ligjore dhe jo qytetare.
“Në këtë kuadër Aleanca Kuq e Zi ka pasur një reagim në lidhje me këtë incident i cili fatkeqësisht është i radhës brenda pak ditëve, shikohet një mënyrë e cila duket tërësisht që është e organizuar nga autoritetet shtetërore maqedonase, tërësisht e pa justifikuar nga një shtet i cili synon të shkojë në BE, të bëhet vend anëtar i BE-së, është krejtësisht e pa tolerueshme të mos respektojë standardet e të drejtave të njeriut”, deklaroi Kreshnik Spahiu, drejtues i Aleancës Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Qeverisë së Maqedonisë të ndalë vargun e akteve të patolerueshme drejtuar shqiptarëve dhe aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi, ndërsa shpreh indinjatën e thellë për heshtjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare mbi rastet flagrante të dhunës psikologjike tek shqiptarët e Maqedonisë.
“Në Maqedoni qytetarët shqiptarë nuk mund të jenë qytetarë të dorës së dytë dhe maqedonasit qytetarë të dorës së parë. Nëse maqedonasit mendojnë se mund të bashkëjetohet me shqiptarët duhet të kenë parasysh se ata duhet të respektojnë me hir apo me pahir, nga dëshira apo nga zori, të drejtat e shqiptarëve si të barabartë në atë shtet. Nga ana tjetër, është krejtësisht e papranueshëm një qëndrim zyrtar në heshtje i Qeverisë shqiptare, i autoriteteve dhe diplomacisë shqiptare e cila fatkeqësisht është gjunjëzuar dhe ka dështuar disa herë radhazi në raport me politikën servile që ajo mban ndaj Shkupit, Beogradit apo Athinës”, tha Kreshnik Spahiu, drejtues i Aleancës Kuq e Zi.
Lidhur me ndalimin dhe marrjen në pyetje të aktivistes së Aleancës Kuq e Zi Mona Agrigoroaiei, nga Ministria e Brendshme nuk deshën të flisnin. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se informacionet për ndalimin e Agrigoroaiei do t’i shikojë pas ditës së hënë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#50

Post by Arbëri »

Image
Aleanca Kuq E Zi
Së shpejti në Maqedoni nis fushata "FOL VETEM SHQIP".
Qytetarët Shqiptar duhet të jenë të barabartë me ata Maqedonas. Ashtu si shqiptarët flasin maqedonisht duhet dhe ata te flasin shqip nëse deshirojne bashkjetesë. Përdryshe ka dy zgjidhje "FOL SHQIP OSE DIVORCOHU"
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#51

Post by Adriana »

Te le pak ne dyshim ky kombinim :roll:
Me date 14-12-2011
Crépeau: Mbrojtje për emigrantët shqiptarë por edhe për ata të huaj në Shqipëri

Raportuesi i posaçëm i OKB-së, François Crépeau pas një misioni faktmbledhës në Shqipëri iu bëri thirrje autoriteteve që të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë e emigrantëve të huaj në Shqipëri.

Reporteri special i OKB-së për të drejtat e njeriut për emigrantët, François Crépeau, në rreth 10 ditë qëndrimi në Shqipëri pati kontakte intensive me autoritetet më të larta zyrtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare që janë angazhuar me problemet e emigrantëve. Crépeau ishte vetë në pikat e kalimit kufitar me fqinjët, Greqinë dhe Malin e Zi, ku vëzhgoi nga afër kushtet e e jetesës së tyre duke dëgjuar dhe mendimet e opinionet e emigrantëve për zbatimin e procedurave.

Misioni i tij faktmbledhës do të ketë një raport të zgjeruar, por në mënyrë paraprake Crépeau ka bërë thirrje për autoritetet në Shqipëri që të sigurojnë mbrojtje të mëtejshme të të drejtave të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë apo që janë kthyer në atdhe, si edhe të emigrantëve të huaj që vijnë në Shqipëri.

Duhen të dhëna të besueshme

Gjithashtu i dërguari special i OKB-së kërkoi nga BE më shumë përqëndrim në të ardhmen tek të drejtat e njeriut, në kuadrin e përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Crépeau: “Do t'i inkurajoja autoritetet shqiptare që në partneritet me të gjithë sektorët e shoqërisë, të hartojnë dhe zbatojnë një strategji kombëtare për të drejtat e njeriut, e cila të ketë në qendër të vëmendjes të të gjitha ligjeve, politikave dhe programeve të drejtat dhe mirëqënien e të gjithëve, duke përfshirë edhe ato të migrantëve- deklaroi gjatë një takimi me gazetarët në Tiranë, François Crépeau.

Sipas tij nga autoritetet duhet të mblidhen të dhëna të besueshme për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për ata që janë kthyer, si dhe për të huajt që jetojnë në territorin e Shqipërisë. Regjistrimin e fëmijëve të emigrantëve pa dokumente Crépeau e quajti të domosdoshme për mbrojtjen e tyre sociale, gjithashtu është e nevojshme dhe rritja e numrit të stafit si edhe ekspertizën e zyrave konsullore “për t'u dhënë më mirë rrugë dhe zgjidhje nevojave të shumëfishta të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut”.

Strategji dhe negociim për shkollimin e fëmijëve emigrantë në vendet fqinje

Vëmendje sipas tij i duhet kushtuar dhe trajtimit të të kthyerve nga vendet pritëse, pavarësisht nëse kthimi ka qenë vullnetar ose me forcë.

Në lidhje me pyetjen e DW-së mbi shkollimin e fëmijëve të emigrantëve aty ku ka përqëndrim të madh të tyre si në Greqi e Itali, por dhe në shtete të tjera të BE-së, reporteri special i Kombeve të Bashkuara, François Crépeau, tha se autoritetet zyrtare “duhet të përgatisin një strategji në këtë aspekt dhe të negociojnë marrëveshje të mundshme që mund të bëhen me vendet pritëse. Dhe është në vullnetin e autoriteteve që në bashkëpunim me këto vende të gjejnë mënyrat më të përshtatshme për shkollimin e tyre, në varësi të interesave që kanë vetë emigrantët”.

Sipas Crépeau ka shumë përvoja nga vendet te tjera, psh mund të inkurajohet hapja e shkollave private shqiptare, ekzistenca e programeve për hartimin e teksteve apo gjithçka iu duhet fëmijëve në gjuhën shqipe, funksionimi i qendrave kulturore, bashkëpunimi me shkollat publike ku mësojnë fëmijë shqiptarë e ku mund të futet dhe mësimi në gjuhën amtare etj. Disa nga këto objektiva mund të bëhen në një kohë të shkurtër, por të tjera marrin më shumë kohë për t'u zbatuar, por gjithësesi, sipas të dërguarit special të OKB-së, ka mjaft rrugëzgjidhje që mund të jenë pjesë e diskutimeve.

Prof. dr. Kosta Barjaba, anëtar i asociuar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mendon se në stadin aktual kanë dalë në pah politika dhe shërbime shtetërore jo vetëm për brezin e parë të emigrantëve, por më shumë për brezin e dytë dhe të tretë. Sipas këtij arsyetimi, nëse brezi i parë është maturuar në tregun e punës dhe po shkon në moshën e pensionit, brezi i dytë është në prag të hyrjes në tregun e punës, ose në vijim të studimeve, kurse brezi i tretë i emigrantëve është plotësisht në procesin e shkollimit.

Prioritet brezi i tretë

Pikërisht ky duhet të jetë, prioriteti për brezin e tretë, si në politikat e vendit dërgues, pra qeverisë shqiptare, ashtu dhe për vendet pritëse, thotë Prof. dr Barjaba për DW. “Shkollimi i emigrantëve ka dalë si një nevojë e dorës së pare. Unë mendoj se përveç formave ekzistuese tradicionale, spontane, sporadike, dytësore të agjencive dhe institucioneve të shtetit shqiptar apo të vendeve pritëse, duhet të fillojnë të zbatohen mënyra më eficente shkollimi të plota. Me këtë kam parasysh hapjen brenda kushteve ligjore në vendet pritëse, si dhe në bazë të standarteve që rekomandojnë konventat ndërkombëtare, të shkollave ku ata të përfundojnë ciklin e plotë paralel si në gjuhën amtare ashtu dhe në gjuhën e vendit pritës. Mund të gjenden mënyra që ky cikël shkollimi të realizohet pa dëmtuar formimin e edukimit dhe të shkollimit në vendin pritës.”

Sipas prof. dr Kosta Barjaba të gjitha shërbimet e tjera shtesë si hapja e qendrave kulturore, dërgimi i librave, aktiviteti i shoqatave të emigrantëve ose organizatave të tjera të shoqërisë civile, të institucioneve nga vendi pritës do të jenë aksesorë që do t'i bashkangjiten këtij procesi formal të shkollimit të brezit të tretë të emigrantëve.


Te nesermen ( 15-12-2012 )Aleanca Kuq e Zi paraqet:







Ju si e mendoni?!
Thjeshte nje rastesi, apo dicka me shume?!
Pse pikerishte ky kombinim?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#52

Post by Sally »

Alanca Kuq e Zi, mijëra abetare për fëmijët e emigrantëve

Aleanca “Kuq e Zi” ka nisur sot fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”. Në një deklaratë për shtyp, AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.

Sipas Aleancës, fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe, ndërsa u ka kërkuar nënave t`u mësojnë atyre gjuhën kombëtare.

Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjes, aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.

“Mbroni shqipen si arbëreshët, si stërnipat e Skënderbeut,” thekson AK-ja, ndërsa u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#53

Post by Adriana »

Nuk mendoj qe femijet e emigranteve, nuk mesojne gjuhen shqipe per mungesen e nje abetareje. Cdo prind i mire mund te shnderrohet ne nje abetare per femijen e tij!

Ne ditet e sotme per abetaret prinderit ( emigrant) mund te perdorin http://www.abetare.org/ dhe ja ku gjithcka u zgjidh ky problem!

Mendoni me shume per ata qe nuk i kane keto kushte, si shume femije ne shqiperi ne zonat e thella qe akoma dhe sote eshte problematike kjo qeshtje!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#54

Post by Adriana »

-waiting- filluan trazirat dhe kendej



Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu reagoi pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike.Në një konferencë për mediat, Spahiu e cilësoi kërkesën për shkarkimin e tij si një goditje ndaj drejtësisë në një kohë kur opinioni publik pret vendime të rëndësisshme nga organet e drejtësisë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#55

Post by Sally »

Shkarkimi i Kreshnik Spahiut, “Ligjet” nisin procedurat

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për të hetuar nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu me qëllim shkarkimin e tij nga ky post. Kërkesa u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.
Nënkryetari i KLD-së u paraqit në komision, ku fillimisht u dëgjua relacioni i deputetit të PD-së, Viktor Gumi, i cili parashtroi kërkesën e maxhorancës që kërkonte shkarkimin e Spahiut.
Kërkesa e demokratëve argumenton se “Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin e drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur”.
Por, që në nisje të mbledhjes seanca u shoqërua me debate e tensione. Rusmajli nxjerr jashtë Spahiun, sapo ky i fundit fillojë të flasë. Ai deklaroi se e konsideron gjithë këtë procedurë për shkarkimin e tj si “antikushtetuese pasi nuk vendos Kuvendi për largimin e tim nga detyra…Ju nuk më shkarkoni dot,- deklaroi nënkryetari i KLD-së.
Rusmajli e akuzoi Spahiun se po përpiqet ta kthejë këtë seancë në konferencë shtypi, duke dalë kështu tërësisht nga rendi i ditës.
“Po sillesh me harbutëri, po del jashtë rendit të ditës”, tha Rusmajli, ndërsa i kujtoi Spahiut se, “Kur të ngrihet komisioni hetomor do kesh mundësi pa fund për të folur. Këtu në këtë komison vendos unë”, tha ai.

Opozita largohet nga mbledhja, Xhafaj: Nuk bëhemi pjesë e kësaj farse
Anëtari i opozitës në Komisionin e Ligjeve Fatmir Xhafaj theksoi sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve se kjo që ndodhi sot në rastin Spahiu, ishte e shëmtuar dhe se opozita nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj farse.
“Duhet te bëni komision hetimor për gjendjen e drejtësisë. Dje për ju, Spahiu ishte luftëtar i drejtësisë, sot i thoni horr e sharlatan”, tha Xhafaj.
Rusmajli debatoi me Xhafaj duke e pyetur nëse socialistët janë bërë deputetë të Spahiut, por opozita ndërkohë u largua nga salla e mbledhjes.

Propozimi per shkarkim
Shkarkimi i Spahiut u bë i njohur nga kryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë e cila u pasua me kërkesën e demokratëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.
Demokratët thonë se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#56

Post by Adriana »



Komisioni parlamentar i Ligjeve në Shqipëri vendosi t'i kërkojë parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor për të analizuar punën e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Kreshnik Spahiu.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#57

Post by Sally »

Imami në Shkup, AK: Fyerje simboleve kombëtare

Skandaloz dhe përdhosje të simboleve kombëtare e ka quajtur Aleanca “Kuq e Zi”, faktin që flamuri shqiptar nuk ishte i pranishëm gjatë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.
Reagimi ka ardhur përmes një deklaratë për shtyp të AK, e cila akuzoi ministrin dhe veprimin e vlerësoi si një “turp kombëtar”.
Sipas AK, kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.
”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë. Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”- thuhet në deklaratën e AK.


Aleanca Kuq e Zi: Shqipëria ta tërheqë përkohësisht ambasadorin nga Shkupi
Aleanca Kuq e Zi Maqedoni, përmes një reagimi me shkrim për mediat, reagon ashpër ndaj skandalit me mungesën e flamurit shqiptar në takimet që realizoi Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami gjatë qëndrimit në Maqedoni.Në rast se Maqedonia, thuhet në reagim, nuk kërkon falje zyrtare për këtë skandal, por edhe për skandalin me hendbollistët, AK kërkon nga Tirana zyrtare të shqyrtojë mundësinë për tërheqjen e përkohshme të ambasadorit shqiptar nga Shkupi, por edhe dëbimin e përkohshëm të ambasadorit maqedonas nga Tirana. "Mungesa e flamurit shqiptar në një takim të zyrtarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, aq sa ofendon shtetin shqiptar edhe më tepër ofendon shqiptarët e Maqedonisë. Për këtë arsye është e patolerueshme heshtja e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, posaçërisht atij në pushtet", thuhet në reagim. Në qoftë se nuk ndërpritet sjellja injorante e shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve, AK do të fillojë përgatitje për organizimin e protestave gjithpopullore në Shkup, Tetovë dhe qytetet tjera në Maqedoni ku jetojnë shqiptarët, shtohet më tej në reagimin e Aleancës Kuq e Zi Maqedoni.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#58

Post by Gardhi i Ondrrave »

eeeh çajne mener ata..kur ne ndeshjet e futbollit nihen te thirrnat "Dhoma gazi per Shqiptaret" dhe Qeveria maqedonase se lujn hiç as me i denu pergjegjesit, merre me mend nese ata menojne se fyen shqiptaret per patrullim policor. Sllavet skane rrespekt per ne e na urrejne boll, pranaj sna pysin as per vendime politike!! duhet reagu menjehere!!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#59

Post by Sally »

Spahiu: Kuq e Zinjtë nuk sfidohen dot. Kërkesa për shkarkimin tim, nga Athina

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi me të rinjtë e kësaj lëvizje, ka reaguar në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor nga ana e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Spahiu tha se ngritja komisionit për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.

Sipas tij votat me Athinën u bashkuan tre herë: një herë për kufirin ujor, herën e dytë për kombësinë dhe herën e tretë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.

Në mungesën e demokracisë, vijoi ai, nacionalizmi është një kërcënim dhe pa nacionalizëm demokracia është në rrezik. “Lidershipi i krokodilit nuk sfidon dot Kuq e Zinjtë”, tha Spahiu, ndërsa ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të politikanëve spiunë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#60

Post by Sally »

Spahiu: Kuq e Zinjtë nuk sfidohen dot. Kërkesa për shkarkimin tim, nga Athina

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi me të rinjtë e kësaj lëvizje, ka reaguar në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor nga ana e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Spahiu tha se ngritja komisionit për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.

Sipas tij votat me Athinën u bashkuan tre herë: një herë për kufirin ujor, herën e dytë për kombësinë dhe herën e tretë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.

Në mungesën e demokracisë, vijoi ai, nacionalizmi është një kërcënim dhe pa nacionalizëm demokracia është në rrezik. “Lidershipi i krokodilit nuk sfidon dot Kuq e Zinjtë”, tha Spahiu, ndërsa ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të politikanëve spiunë.

1- Pse mos te themi nga europa?!
Eshte ajo qe na ka ndare plote 100 vjet me pare, mund te jet ajo qe po kerkon hyrjen tone ne BE pa u bashkuar ne fillim si shqiperi etnike.
Se athina pa mbeshtetjen e europes nuk mund te bente lojrat dhe intrigat qe ka bere, atehere me mire ti drejtohemi europes them une. Ashtu qysh nuk po pushon se drejtuari ''maqedonia'' dhe ''serbia'', ndersa ne vetem gavgisim vite me rradhe!


2- Shprehja KUQ E ZINJTE eshte nje shprehje me shume pesh per ne Shqiptaret ( mbase dhe per kete mori kete emer aleanca ), qe cdo shiqptare te futet ne seder. Dhe ne ( duke filluar nga vetja ) u futem ne seder, dhe po ndjekim cdo hap tuajin. Po vetem qe ne hapet e juaja nuk kemi pare asnje program, asnje veper, pervecse ''akuzimeve'' ''perkujtimeve'' ''dhe kenge me video klip''. Shume kohe keni qe merreni me kete aleance, por asnjehre nuk shtruar nje ceshtje, nuk kerkuat nje takim-bisedim per premtimet qe na dhate.



E keni ber si mode tashme nese dikush shkon ne greqi ''na shet tek greku'', nese dikush shkon ne serbi "na shet tek serbi'', po nese neser do jeni ju ne ato karrige to refuzoni takimet zyrtare ne keto shtete?!... ( nese nuk e beni te njejten gje do thone dhe per ju neser keta qe sot po i akuzoni ).... ''duhet te punoni djema dhe jo vetem te akuzoni'' vetem keshtu mund tju ndihmojme ne qe ora ores, dita dites, po presim nje bashkim kombetare.... ( edhe pse une tashme kam krijuar nje opinion qe ''europa'' nuk do na lejoj kete bashkim ). Sic na e thane edhe ne mesazhin e tyre nga komisoni BE: do bashoheni ne BE.... pra na lane shume te kuptojme qe do bashkohemi si shtete europiane po jo si nje komb
Last edited by Sally on Sat Jan 28, 2012 5:18 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”