"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Masaker ne Durres

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Masaker ne Durres

#61

Post by Aulona »

Dajti, SMS nga celulari i oficerit të policisë, 20 minuta para masakrës

TIRANË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB-ja), menjëherë pas identifikimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të pesë numrave të oficerëve të efektivëve blu që komunikonin me shumë të kërkuarin Dritan Dajti dhe kunatin e tij Ergest Xhoxhi ka nisur hetimet ndaj këtyre punonjësve.

Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, të cilët saktësuan se SHKB-ja ka nisur një verifikim të hollësishëm mbi marrëdhëniet e tyre me Dajtin dhe disa persona të tjerë rreth tij.

Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet, pas këqyrjes së emrave dhe numrave të regjistruara në aparatet celularë dhe SIM-kartat e sekuestruara që përdoreshin nga i arrestuari Dritan Dajtit dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi kanë konstatuar se ata komunikonin vazhdimisht me pesë efektivë policie që kishin në përdorim numrat zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, me 06941xxxxx.

Janë marrë në oyetje të 5 efektivët e policisë, emrat dhe numrat e të cilëve janë gjetur në aparatet celulare dhe SIM-kartat e sekuestruara të Dajtit dhe kunatit të tij Xhoxhi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, po kryen verifikimin e të gjitha hyrje daljeve të bëra nga celularët e sekuestruar këto gjashtë muajt e fundit, por të dhënat ku janë përqendruar më shumë janë telefonatat e kryera në këto tre ditët e fundit, para arrestimit të tyre më 7 gusht 2009 në zonën e plazhit të Durrësit.

Dje, pas publikimit në media të ekzistencës së 5 numrave policorë në celularët e Dajti-Xhoxhit, prokuroria ia ka servirur hetuesve të SHKB-së të dhënat që ka grumbulluar. Personat në fjalë janë efektivë të policisë së Tiranës, Durrësit e Peshkopisë, ndërsa njëri prej këtyre pesë oficerëve prej ca kohe ishte liruar nga detyra dhe ka statusin e ish-policit",- thanë burimet e nga Ministria e Brendshme.

Pranë institucionit të akuzës konfirmuan për "Shekullin" se njëri nga oficerët e Durrësit, mban detyrë të lartë në zyrën antikrim për njerën zonë të Durrësit.

Vetëm 20 minuta para se forcat e Njësisë së Operacioneve Speciale të kryeqytetit të ndërhyjnë për arrestimin e Dajtit, ky oficer antikrim i ka dërguar një SMS elektronik kunatit të të shumë kërkuarit Xhoxhit.

Përmbajtja e saj nuk bëhet e ditur. Por rrethanat e ngjarjes hedhin dyshime të forta se SMS-ja në fjalë mund ta ketë informuar Dajtin për vëzhgimin që po i bëhej nga policia e ardhur nga kryeqyteti dhe grupin e agjentëve të policisë që po e ndiqnin .

I njëjti person dy orë para dhe një natë para ndërhyrjes për arrestimin e Dajtit ka komunikuar me kunatin e të shumë kërkuarit. Në fund të njërës prej bisedave i ka thënë edhe që të mos e telefononte në nr. e punës me 06941xxxxx.

LEJE

Babai i Dajtit kërkon leje për vizitë në Spitalin e Burgut, prokuroria nuk e lejon

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, paraditen e djeshme i refuzoi kërkesën për herë të dytë familjes së Dritan Dajtit për ta vizituar djalin e tyre në Spitalin e Burgut. Babai i Dritan Dajtit, Hasan Dajti, rreth orës 10:30 minuta të ditës së djeshme, është paraqitur në recepsionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

67- vjeçari me çehre të zbehur, zë të ngjizur nga pleqëria, dhe pamje serioze i ka kërkuar punonjësit të sigurisë së institucionit të akuzës takim me dy prokurorët e çështjes Eugen Beçi e Ardian Nezha.

Efektivi i sigurisë i ndërtesës, kërkoi fillimisht nga Dajti që ta vinte në dijeni për arsyen e takimit të dy prokurorëve. Babai i Dritan Dajtit, i ka thënë se kërkonte leje hyrëse për në Spitalin e Burgut, për të vizituar djalin e plagosur.

Pas parashtrimit të kësaj kërkese, zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i kanë thënë "Jo" për kërkesën. Mësohet se argumentimi i mos dhënies së kësaj lejeje, është refuzimi i Dritan Dajtit gjatë këtyre ditëve për t'u marrë në pyetje nga prokuroria.

"Nuk mund të lejojmë takimin e familjarëve me të paraburgosurin, sipas Kodit të Procedurës Penale, kur e shohim të arsyeshme se takimi mes tyre mund të dëmtojë hetimin.

Familjarët e Dritan Dajtit nuk mund ta takojnë të paraburgosurin përderisa ai nuk është pyetur ende nga prokurorët e çështjes për ngjarjen e 7 gushtit në Durrës, - thuhet nga prokuroria.

Pak ditë më parë, me të njëjtën arsye, prokuroria refuzoi edhe kërkesën e bashkëshortes së Dritan Dajtit , duke mos e lejuar që të hynte në Spitalin e Burgut për ta vizituar të plagosurin.

Sipas akuzës, mungesa e dëshmisë së tij zyrtare për versionin e ngjarjes ka bërë që atij t'i ndalohen vizitat e familjarëve në Spitalin e Burgut. Dy ditë më parë, Dajti nuk pranoi t'iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve që shkuan në Spitalin e Burgut.

Ai ka refuzuar të japë dëshminë e tij mbi ngjarjen pa praninë e avokatit të tij të dikurshëm, Ardian Leka, i cili ndodhet me pushime jashtë Tiranës. Çështja e avokatit mbrojtës të Dajtit, po zvarritet. Avokati Leka, nuk ndodhet në Tiranë.

Familjarët e të arrestuarit Dritan Dajti dhe kunatit të tij Ergest Xhoxhi, mund të caktojnë një avokat tjetër për mbrojtjen e interesave ligjore të të arrestuarve, duke filluar nga java e ardhshme.

Ndërsa, avokatin Remzi Ponari të caktuar kryesisht nga Gjykata gjatë vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë, mësohet se i arrestuari Dajti dhe Xhoxhi si dhe familjarët e tyre e kanë refuzuar që ai t'i mbrojë interesat e tyre ligjore gjatë fazës hetimore.

Rigjenden xhupi i Duçkollarit dhe kapelja e Xhanit, ishin zhdukur ditën e masakrës

TIRANË- Vetëm pesë ditë pas ngjarjes makabre të ndodhur në Durrës, ku gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit ky i fundit vrau me gjakftohtësi katër agjentët e policisë dhe shokun e tij, uniformat blu gjejnë xhupin e agjentit Artur Duçkollari dhe kapelën e drejtuesit Fatos Xhani.

Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit të akuzës, të cilët sqaruan se që nga dita e ngjarjes nuk gjendej xhupi i Duçkollarit me mbishkrimin "policia" dhe kapela që mbante Xhani me mbishkrimin "GOS" (Grupi i Operacioneve Speciale).

Sendet e dy oficerëve ishin hequr nga trupi i viktimave në Spitalin e Durrësit, në kohën kur janë ekzaminuar trupat e tyre duke i hedhur diku anash tavolinës së punës. Këta rroba bashkë me sendet e tjera personale ishin marrë nga kolegët e tyre agjentë, të cilët i kishin shoqëruar të vrarit për në Spital.

Prokurorët e çështjes, të yshtur edhe nga pamjet filmike të regjistruar nga një pushues që po filmonte ngarkimin e trupave të agjentëve të vrarë në makinë, ka evidentuar xhupin me mbishkrimin "policia" që nuk ndodhej i administruar si provë materiale.

Menjëherë i është kërkuar Policisë së Durrësit ky informacion, të cilët pas kontaktit me agjentët e tjerë të këtij operacioni i kanë gjetur sendet personale të Duçkollarit dhe Xhanit, duke i sjellë në prokurori.

Mësohet se xhupi i Duçkollarit ka tre vrima plumbi si dhe është i mavijosur nga ngjyra e gjakut të agjentit tashmë të vrarë, që është dërguar dje në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminim.

Gjithashtu, edhe kapela që drejtuesi i operacionit Xhani e kishte të veshur me mbishkrimin "GOS", është sjellë nga kolegët e tij, ku dukej qartë vrima e hyrjes së plumbit dhe dalja e tij.

Edhe kjo kapele është dërguar për ekzaminim.
Sendet në fjalë janë të rëndësishëm për hetimin, sepse janë prova që rrëzojnë pretendimin e të shumëkërkuarit të ngritur në Gjykatë se "nuk e dija që ishin policë".
*************************************************************

TIRANË - Këqyrja e aparateve celularë dhe SIM-kartave të sekuestruara në vendin e ngjarjes, që përdoreshin nga Dritan Dajti dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi, nëse do ketë hetim serioz dhe ndëshkime reale, mund të nxjerrin përgjegjësi të rënda në piramidën e shtetit.

Nga këqyrja ka rezultuar se ata komunikonin vazhdimisht me pesë efektivë të uniformave blu me grada të ndryshme.

Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilët saktësuan se i arrestuari Dajti, që kreu vrasjen e katër agjentëve të policisë, dhe kunati i tij Xhoxhi komunikonin vazhdimisht në telefon me këta pesë efektivë policie. Madje, kanë qenë aq të sigurtë në paprekshmërinë e tyre sa disa nga bisedat janë bërë në numra telefoni të dhënë nga Ministria e Brendshme, pra që kanë dyshifrorin 41.

"Nga këqyrja e aparateve telefonike dhe SIM-kartave të sekuestruara pas arrestimit të shtetasit Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi, janë gjetur pese numra oficerësh të policisë, të cilët kanë në përdorim nr. me 41 që kanë komunikuar me dy të arrestuarit, - thanë burimet.
Nga këqyrja e celularëve del se ata komunikonin vazhdimisht, sidomos njëri prej tyre. Ky ka komunikuar me kunatin e Dajtit në telefon edhe vetëm dy orë para se të ndodhte masakra si dhe një natë para këtij operacioni.

Edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit e kanë konfirmuar këtë, duke shtuar se institucioni i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB-ja) ka filluar hetimet për të sqaruar pozicionet e oficerëve në fjalë dhe marrëdhëniet me të shumëkërkuarin Dritan Dajti.

Një oficer policie me të cilin kishte komunikim të vazhdueshëm Ergest Xhorxhi i përket policisë së Durrësit.

Është konstatuar se oficeri (i identifikuar nga prokuroria) gjatë komunikimit disa minutash me Xhoxhin një natë para masakrës, përveç të tjerave, i ka kërkuar madje këtij të fundit të mos e merrte më tek numri i punës me 41 por tek "numri tjetër".

"Edhe rreth dy orë para arrestimit të Dajtit dhe kunatit të tij Xhoxhi ka qenë ky oficer që ka pasur një bisedë të shkurtër me kunatin e të shumëkërkuarit",- thanë burimet.

Thuajse të gjithë personat, efektivë të policisë që i ka dalë emri deri më tani nga këqyrja e aparateve celulare të Dajtit dhe Xhoxhit janë marrë në pyetje, ndërsa priten zbardhjet e tjera të tabulateve telefonike për të zgjidhur enigmën nëse ka patur dekonspirim të operacionit të policisë për arrestimin e të dënuarit me 25 vjet burg për vrasje dhe arratisje.

Gjatë ditës së djeshme, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vetë dy prokurorët e çështjes Ardian Nezha e Eugen Beçi, kanë marrë në pyetje disa nga agjentët e policisë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të Dajtit dhe që i kanë shpëtuar plumbave të tij.

Gjithashtu, janë pyetur edhe disa efektivë të policisë së Durrësit të cilët menjëherë pas fillimit të krismave të armëve mes agjentëve të policisë dhe Dajtit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, poshtë një pallati gjashtë katesh në afërsi të rrugës që të dërgon tek pista "Iliria" në qytetin bregdetar të Durrësit.

Leka nuk ndodhet në Tiranë dhe thotë që nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga i pandehuri
Dajti refuzon marrjen në pyetje "Dua avokatin Ardian Leka"

TIRANË- Dritan Dajti, i shtruar në njërën nga dhomat e katit të dytë të Spitalit të Burgut ku po mjekohet për plumbat e marrë në trup, refuzoi të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke kërkuar avokatin e tij të dikurshëm Ardian Leka të jetë i pranishëm.

Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit të akuzës, të cilët shtuan se i arrestuari nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen pa praninë e avokatit.

"Menjëherë pas ngjarjes dhe pasi është stabilizuar gjendja e tij shëndetësore, hetuesit dhe prokurorët e çështjes kanë shkuar në Spitalin e Burgut ku ndodhet i shtruar i arrestuari Dritan Dajti për ta marrë në pyetje.

Por, në momentin që i është komunikuar rregulli ligjor që ka të drejtë të mos përgjigjet pa praninë e avokatit, Dajti ka shfrytëzuar më së miri këtë mundësi që ia jep ligji, duke u shprehur se "nuk dua të flas dhe as të pyetem pa praninë e avokatit Ardian Leka",-thuhet nga burimet e prokurorisë.

Pas kësaj kërkese të Dajtit, prokurorët e çështjes Ardian Nezha e Eugen Beçi, duke tentuar të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe versionin e "vrasësit" të katër agjentëve të policisë, kanë kontaktuar me avokatin Leka, i cili i ka vënë në dijeni hetuesit se ndodhet me pushime.

"Unë nuk jam ftuar apo njoftuar ende nga familjarët e ish-klientit tim Dritan Dajti në rast se do kontaktohet prej tyre do të shoh ç'mund të bëj, por, për momentin ndodhem me pushime jashtë Tiranës. Kur të kthehem do të shoh nëse kam një kërkesë nga Dajti apo familja e tij, do ta shqyrtoj dhe pastaj do të vendos që ta mbroj apo jo",-mësohet t'i ketë thënë zyrtarëve të Prokurorisë avokati Ardian Leka.

Mos pranimi i marrjes në pyetje nga vetë Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi ka bërë që prokurorët e çështjes të mbesin pa versionin zyrtar të dy të arrestuarve mbi mesditën e së premtes më 7 gusht 2009 në Durrës.

Dajti nuk pranon në takimin me prokurorët avokatin Ponari

Ndërkohë, vetë Dajti edhe pse ka pranuar që Gjykata gjatë seancës gjyqësore të vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë, t'i caktojë kryesisht avokatin Remzi Ponari si përfaqësues ligjor të interesave të tij, Dajti këtë të fundit nuk e ka pranuar që të asistojë në marrjen e tij në pyetje nga prokuroria.

Ergest Xhoxhi nuk pranon të firmosë deponimin që bëri vetë

Ndërsa, gjatë kësaj kohe, hetuesit kanë marrë shpjegimet e të arrestuarit tjetër, Ergest Xhoxhi, por pas "rrëfimit" të tij për katër orë edhe ky i arrestuar në fund të deklarimit nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e dëshmisë së tij.

Dajti, gjendja shëndetësore normale, njërin plumb e ka ende në trup
Ndërkaq, burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të kontaktuar nga "Shekulli" për gjendjen shëndetësore të të arrestuarit Dritan Dajti që ndodhet në dhomat e Spitalit të Burgut, janë shprehur se "gjendja shëndetësore e tij është normalizuar". "Shtetasi i arrestuar Dritan Dajti, është vendosur në një dhomë të vetme dhe po trajtohet me medikamentet e rekomanduara nga mjekët për plagët që ka.

Gjendja e tij është stabilizuar, pasi i është hequr sonda e ushqimit dhe aparatura e pastrimit të gjakut nga mushkëria",-thanë burimet pranë këtij institucioni, duke shtuar se "dhimbje ka vetëm në pjesën e majtë të legenit para ku ende nuk i është hequr plumbi i plagosjes".

Sipas akuzës, i dënuari me 25 vjet burg për vrasje dhe arratisje, Dajti, mesditën e së premtes ka marrë tre plumba në trup, një në parakrah në afërsi të bërrylit, një poshtë kraharorit mes brinjëve që i ka prekur mushkërinë dhe një në këmbën e majtë, konkretisht në legenin para. Plumbin në zonën e legenit e ka ende në trup.

Armët e agjentëve dhe Dajtit, ende në ekspertizë

TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ka dërguar pranë laboratorit të Institutit të Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme, armët e agjentëve të përdorura në ditën e arrestimit të Dritan Dajtit dhe dy pistoletat e këtij të fundit, nga të cilat mbetën të vrarë katër agjentët dhe "ushtari" i tij besnik, Ledion Mara.

Sipas burimeve zyrtare pranë institucionit të akuzës, konfirmohet se armët e sekuestruara në vendin e ngjarjes që janë përdorur nga i dënuari me 25 vjet burg Dritan Dajti për vrasjen e agjentëve të policisë, janë dërguar për ekzaminim balistik pranë këtij laboratori.

Ku përveç ekzaminimit të gëzhojave të gjetura dhe plumbave që ndodheshin në trupat e agjentëve të vrarë, është kërkuar edhe krahasueshmëria e gëzhojave të gjetura në ngjarje të ndryshme, ku është dyshuar se Dajti ka qenë protagonist.

"Dy pistoletat, njëra "Glock" dhe tjetra "Revolver" që janë përdorur nga Dritan Dajti ditën e 7 gushtit, janë dërguar në laborator për ekzaminim, për të bërë ndër të tjera edhe krahasueshmërinë e gëzhojave të gjetura në ngjarje të ndryshme, ku janë ekzekutuar persona të njohur të biznesit apo rivalë të tij",-thanë burimet.

Gjithashtu, prokuroria ka dërguar për ekzaminim balistik dhe për gjendjen e tyre funksionale armët personale të agjentëve që kanë marrë pjesë ditën e 7 gushtit në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit dhe shoqëruesve të tij.

Në ekspertizë edhe "kallashi që nuk shkrepi"


"Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas marrjes në pyetje të 12 agjentëve të Njësisë së Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit, ka kërkuar nga këta të fundit të dorëzojnë armët e përdorura mesditën e 7 gushtit në Durrës. 12 agjentët e policisë, ditën e ngjarjes kishin në përdorim 9 pistoleta të tipit "Bereta", dy prej agjentëve me automatik të tipit "Tomson" dhe njëri me automatik "Kallashnikov".

Të gjithë këto armët janë dërguar në laboratorin e Ministrisë së Brendshme për ekzaminim, për të nxjerrë edhe armët e cilit agjent kanë plagosur Dajtin dhe cila nga këto armë ka shfaqur problemin e bllokimit. Pasi mendohet se arma e tipit "Kallashnikov" është bllokuar duke mos shkrepur në drejtim të Dajtit që po qëllonte oficerët një nga një.

Kush është gjyqtarja Marsela BALILI

Gjyqtarja Marsela Balili, do jetë gjyqtarja që do ndjekë gjithë fazën hetimore të procesit ndaj Dritan Dajtit.

Znj.Balili e lindur në Vlorë, por me banim në Tiranë, është gjyqtare e dalë nga dyert e Shkollës së Magjistraturës që nga viti 1999. Me mbarimin e shkollës është emëruar gjyqtare.

Fillimisht, për pesë vite ka punuar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë, ku njihet për vendimin e dënimit të disa shtetasve nga Himara për thirrje e urrejtje nacionale.
Më pas, që nga ngritja e Gjykatës së Krimeve të Rënda është emëruar gjyqtare pranë kësaj gjykate.

Për 5 vitet e punës së saj si gjyqtare pranë kësaj gjykate, është përballur me procese të rëndësishme penale, si kryesuese dhe si anëtare e pesësheve gjykuese. Ndër dosjet më të bujshme ku ajo ka qenë kryesuese e trupit gjykues janë:
-Ajo e grupit të Nikolin Cakos, të njohur ndryshe si grupi i "Go Ëest"-it, që falsifikonin pasaporta dhe viza të 24 shteteve të botës;
-Vijon procesin gjyqësor të dosjes së dytë të pandehurve, të cilësuar si anëtarë të "bandës" së Lushnjës.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#62

Post by Aulona »

Tomorr wrote: Shikoni dhe njehere se si e shfrytezojne socialistet vrasjen e policave per kredo politike. Arben Dajti u arratis prej gjykates pikerisht ne kohen kur drejtonin socialistet, dhe kjo ndodhi per shkak te bashkepunimit me segmente te caktuara te pushtetit-shtetit socialist. Nderkohe qe ishte pushteti demokrat qe shfaqi vullnetin per kapjen e kriminelit qe per pasoje morri jeten e policeve ne krye te detyres.
17. 11. 2003 – Dritan Dajti arratiset nga ambientet e gjykatës së Shkallës së parë të Tiranës

Asnjehere nuk na u tha si ka mundesi qe krimineli me i rezikshem ne vend ti krijohen konita per tu arratisur prej burgut diten per diell.
Dritan Dajti, lexoji mire lajmet dhe postimet qe mos te kesh probleme kur te tjeret ti hedhin ne sy. Po kjo dihej qe qeveria e PS'se me ne krye Fatos Nanon sic e kemi theksuar 100 mije here ishte e korruptuar, ashtu si edhe e Berishes. Sa here do ta perserisim kete, dhe pikerisht Saliu kur erdhi per here te dyte ne pushtet erdhi me logon me te fuqishme qe do te hiqte karroupsionin dhe krimin, kur ato jane shutar edhe me teper po ne kete qeveri si me perpara. Gjendja e krimit ne Shqiperi eshte kthyer perseri si ne vitet 96-97 ku ligjin e benin kriminelet dhe jo policia, per arsye sespe edhe sic e theksoi sot sidikata e policise jane vete zyrtaret e policise se larte qe jane ose bashkepunojne me keta kriminele.

C'fare te shpetoi ty investigimi i nje nga burgjet qe lejonin te burgosurit kriminel jashte per nje cmim! Drejtori u hoq vetem sa per sy e faqe, vetem kur akoma pa marre mandatin perseri zyrtarisht PD'ja ministri i Drejtesise Alibeaj e vendosi perseri ate drejtor burgu po ne te njetin ven po me te njeten detyre, dhe pati edhe divergjenca te forta me Drejtorin e pergjithshem te burgjeve. A e quan qe te krahasohesh me qeverite e merparshme perparimin, apo mendon te krahasohesh me ato qe qeveria aktuale tha do ti plotesonte, dhe jo vetem nuk i ka plotesuar por i ka shtuar ato dhe i ka lejuar edhe me teper.

Standartet te cilat nuk permbushen ne arenen nderkombetare, nuk jane nga populli por jane nga "kalamaqerit qe kemi ne politike" akoma.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#63

Post by Roni »

Sally wrote:
PD: S’do të ndalemi para dritandajtëve e klaneve të tjera që bëjnë para me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës



Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj keqpërdorimeve mediatike që Edvin Rama dhe makina e tij propagandistike ka ndërmarrë ndaj forcave të rendit, duke inkurajuar ringjalljen e forcave kriminale, të cilat janë tulatur në mjedise të fshehta e larg syve të publikut. Zëdhënësja Erla Mëhilli, në reagim ndaj deklaratës së njeriut të Edvinit në PS, e cila foli për një shmangie nga qeverisja të kabinetit në detyrë, theksoi se kjo sjellje me zero tolerancë ndaj krimit do të rezervohej ndaj të gjithë botës kriminale, e cila deri më tani ka përfituar nga mekanizmat e Edvinit në dhënien e lejeve të ndërtimit.


Ja deklarata e plotë e zëdhënësit të PD-së


Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës, të 4 inspektorëve të policisë, Edi Rama me moralin e vet më të ulët, pa i prishur pushimet e tij, u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. Ky njeri e ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, ai nuk ka asnjë kod moral e nuk lë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodim më të lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes.



Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste, i cili i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jo të rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit, që nga dita e premte e deri më sot, çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur e trilluar monstruozitete që vetëm mëndja e tij mund t’i krijojë.



PD nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik në respekt të të rënëve, por nuk mundi të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbësi pa moral që u dhunon dhe përdhos shqiptarëve ditën e zisë në vend që të kryejë detyrimet më elementare që zija komëtare imponon për çdo njëri të qytëtëruar. Edi Rama, me qendrimet e tij nuk bën gjë tjëtër veçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale të Dritan Dajtit.



Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qenë dhe do mbetet zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe ne, këtë platformë ia kemi rezervuar edhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajtëve dhe ndaj cilitdo kryebandit, pavarësisht nga lidhjet që ti ke.



PD të deklaron ty se me gërshërët dhe forcën e ligjit do shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që ti ke mbështetur me lejet e tua të ndërtimit.
U lodhe Sally duke e kerkuar ket deklarat je e mire te konkuroshe per ligjin e Homove te PD apo Berishes mund te jeshe nje zedhense e mire shum Bravo -bravo- hulmuto edhe per ligjin na sjell nje deklarate te tille
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#64

Post by Roni »

Lazarati wrote:Roni meqe mu drejtve personalisht po te them s cila ishte parulla e socialisteve ne Lazarat:

Rama do na lejoje te lire mbjelljen hashashit edhe per dy vjet.

KJo ishte politika e re e Rames, pertej te majtes dhe te djathtes.
He Lazarat edhe kete e paskan bere Ps mjer ne po pse mundohesh me ja fute PS kete po jo lali se e ka bere Lazaratin Sala me bandat e vet, shume gabim je -nono-
Zemrushja
Member
Member
Posts: 22
Joined: Mon Jul 20, 2009 10:27 pm
Gender: Female

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#65

Post by Zemrushja »

Roni wrote:
Lazarati wrote:Roni meqe mu drejtve personalisht po te them s cila ishte parulla e socialisteve ne Lazarat:

Rama do na lejoje te lire mbjelljen hashashit edhe per dy vjet.

KJo ishte politika e re e Rames, pertej te majtes dhe te djathtes.
He Lazarat edhe kete e paskan bere Ps mjer ne po pse mundohesh me ja fute PS kete po jo lali se e ka bere Lazaratin Sala me bandat e vet, shume gabim je -nono-
O Rono po si ka mundesi mor vlla qe bandat dhe banditet e Edit dhe gjithe krereve te ps-it jane me emra si psh Dritan Dajti, Aldo Bare, Nehat Kulla, Zan Caushi edhe gjithfare qensh soj e sorollop, kurse <bandat> e Berishes jane vetem fjale dhe llafe pazari?? A ke nonji shpjegim ti??
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#66

Post by alfeko sukaraku »

Zemrushja wrote:
Roni wrote:
Lazarati wrote:Roni meqe mu drejtve personalisht po te them s cila ishte parulla e socialisteve ne Lazarat:

Rama do na lejoje te lire mbjelljen hashashit edhe per dy vjet.

KJo ishte politika e re e Rames, pertej te majtes dhe te djathtes.
He Lazarat edhe kete e paskan bere Ps mjer ne po pse mundohesh me ja fute PS kete po jo lali se e ka bere Lazaratin Sala me bandat e vet, shume gabim je -nono-
O Rono po si ka mundesi mor vlla qe bandat dhe banditet e Edit dhe gjithe krereve te ps-it jane me emra si psh Dritan Dajti, Aldo Bare, Nehat Kulla, Zan Caushi edhe gjithfare qensh soj e sorollop, kurse <bandat> e Berishes jane vetem fjale dhe llafe pazari?? A ke nonji shpjegim ti??
Zemerush...guxon te shash figuren me te paster te kombit tone?Pa sali ..nuk ka shqiperi.Pa sali nuk ka demokraci......mos na lente zoti pa salen ..se vallahi bilahi ..keq e kemi.

per temen ...une mendoj se

BABAI I MUSHKES ESHTE GOMARI.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#67

Post by Roni »

Zemrushja wrote:
Roni wrote:
Lazarati wrote:Roni meqe mu drejtve personalisht po te them s cila ishte parulla e socialisteve ne Lazarat:

Rama do na lejoje te lire mbjelljen hashashit edhe per dy vjet.

KJo ishte politika e re e Rames, pertej te majtes dhe te djathtes.
He Lazarat edhe kete e paskan bere Ps mjer ne po pse mundohesh me ja fute PS kete po jo lali se e ka bere Lazaratin Sala me bandat e vet, shume gabim je -nono-
O Rono po si ka mundesi mor vlla qe bandat dhe banditet e Edit dhe gjithe krereve te ps-it jane me emra si psh Dritan Dajti, Aldo Bare, Nehat Kulla, Zan Caushi edhe gjithfare qensh soj e sorollop, kurse <bandat> e Berishes jane vetem fjale dhe llafe pazari?? A ke nonji shpjegim ti??
E nderuara Zemrushe e zemruar se po duket qe jeni zemruar per Salen tuaj po ja te them nje gje une ty po fillojm nga Tropoja apo nga Himara e Bollanos dhe e Sales tani kuptoje pak se kushe kane qen banda e kriminel se ti me duket o nuk din Shqip ose lexon mbrapsht si Arabet kuranin haj me shendet Goce ishalla ben ma mire Amen -bravo-
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#68

Post by Sally »

U lodhe Sally duke e kerkuar ket deklarat je e mire te konkuroshe per ligjin e Homove te PD apo Berishes mund te jeshe nje zedhense e mire shum Bravo hulmuto edhe per ligjin na sjell nje deklarate te tille


Roni, dhe pse me ke quajtur te vogel, po te jap nje keshille, qe lexo mire postimet tek tema qe ke permendur me lart kush e ka hapur dhe kush flet per ate teme, se une nuk humbas kohen te flas per temat e tilla.
Jeni Ju nga PS qe rrini gjith diten duke gjetur materiale lart e posht per ate teme, keshtu gjej nje postim qe kam fol une per ate teme dhe sille ketu qe ta shikojm.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#69

Post by Roni »

Sally wrote:
U lodhe Sally duke e kerkuar ket deklarat je e mire te konkuroshe per ligjin e Homove te PD apo Berishes mund te jeshe nje zedhense e mire shum Bravo hulmuto edhe per ligjin na sjell nje deklarate te tille


Roni, dhe pse me ke quajtur te vogel, po te jap nje keshille, qe lexo mire postimet tek tema qe ke permendur me lart kush e ka hapur dhe kush flet per ate teme, se une nuk humbas kohen te flas per temat e tilla.
Jeni Ju nga PS qe rrini gjith diten duke gjetur materiale lart e posht per ate teme, keshtu gjej nje postim qe kam fol une per ate teme dhe sille ketu qe ta shikojm.

Kesaj here Berisha ja kaloi te gjitha parashikimeve. E ka marre me revan vrapin ne ligjin per lejimin e martesave mes homoseksualeve dhe te mendosh se jo para shume kohe akuzonte Edi Ramen dhe Blendi Gonxhen per akte te tilla qe ai e di se sa te verteta jane apo jane shpifje te radhes. Kurse tani ne kohen kur akoma Shqiperia ka probleme pa fund te natyres ekonomike, sociale, te integritetit, te mungeses se personalitetit, vule e kohes se tranzicionit, aktor kryesor i te ciles eshte vete Berisha, pra tani po nxiton drejt nje akti ekstrem qe nuk mund te justifikohet vecse me nje verberi dhe driteshkurtesi per t'u cuditur.

Me te tregu ty dhe me te ba me kuptu nuk e besoj te jete shume e lehte sepse ti nuk besoj qe e kupton mire gjuhen shqipe, me aq sa i kam lexuar une postimet e tua. Sally je e vogel lal
Nje fjale e urte dhe shume e bukur e gjuhes tone te mrekullueshme dhe me te lashtes ne bote thote:

Kurre mos debato me nje njeri te mangut! Njerezit mund te mos e bejne dallimin!

Kurse nje tjeter po aq e bukur thote se kur te shajne te sharet dhe te turperuarit nuk eshte turp po eshte nder - kupto qe je ne rruge te drejte!
Andaj ti Sally e nderuar mos u hudhe her andej e here kendej sepse e fundit jane te dyja parti Shqiptare ske pse kerkone llogari po shkruaj me doren tende jo me te gazetave dhe m mendjen tende mendo jo me te Gazetareve respekt Sally Amen ishalla e kupton kesaj radhe se zore qenka besa me hyje ne ruge te drejt ty koken si mushke e paske te forte.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#70

Post by Sally »

Roni!

Po pse Ti ne forum ke ardhur te me mbushesh koken mua?!
Nuk di gje une te kem bere kerkes te till, pastaj Ti je Aji qe flet mbi postimet e mija jo une mbi te Tuat, keshtu qe mundohu te zbutesh koken tende, se gjithsekush thot O BO BO KOKA IME ( edhe kjo fjal e urt popullore)
Dhe me se fundi: pikerisht se te dyja jan parti Shqipetare nuk mbaj as me te djathten as me te majten, kush nga temat e dy partive nuk me pelqen jap mendimin tim, po jo si Ty qe vetem me nje shkop je kapur duke harruar qe je Shqipetar ne radhe te pare pastaj poltikan ( forumesh )
Keshtu qe shko gjej ndonje peshk tjeter per ti mbushur mendjen jo mua, ( ose mbush Tenden njeher ) se dhe nje fjale tjeter popullore thot ''Kur ti kesh me thas shiti me trajse''
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#71

Post by Roni »

Sally wrote:Roni!

Po pse Ti ne forum ke ardhur te me mbushesh koken mua?!
Nuk di gje une te kem bere kerkes te till, pastaj Ti je Aji qe flet mbi postimet e mija jo une mbi te Tuat, keshtu qe mundohu te zbutesh koken tende, se gjithsekush thot O BO BO KOKA IME ( edhe kjo fjal e urt popullore)
Dhe me se fundi: pikerisht se te dyja jan parti Shqipetare nuk mbaj as me te djathten as me te majten, kush nga temat e dy partive nuk me pelqen jap mendimin tim, po jo si Ty qe vetem me nje shkop je kapur duke harruar qe je Shqipetar ne radhe te pare pastaj poltikan ( forumesh )
Keshtu qe shko gjej ndonje peshk tjeter per ti mbushur mendjen jo mua, ( ose mbush Tenden njeher ) se dhe nje fjale tjeter popullore thot ''Kur ti kesh me thas shiti me trajse''
Fatkeqesisht ende ka shum shqiptare ne Shqiperi e Kosove e gjitheandej qe nuk rezonojne dhe nuk mendojne me koken e vete si puna jote zonjushe apo zonja Sally,keshtuqe edhe mund te kete jo pak te tille te cilet voten e tyre do e japin ne baze te rekomandimeve te ndonje personaliteti publik qofte ai edhe ndonje politikan primitiv si Sali Berisha i cili popullin e Shqiperise e solli disa here ne buze te shkatrrimit vetem e vetem per te mbajtur pushtetin.
Lekunden si jo te gjithe ata te cilet nuk mund te qendrojne vertikalisht ne kembe te veta pa u mbeshtetur ne idhuj dhe zoteri qofshin shqiptare apo te huaj . Qofte tito,Fadili,Rrahmani apo Ibrahimi e pse jo edhe Sali Koburja politikani i Shpellave.
Ata qe mendojne si ti edhe pse jetojne ne shekullin XXI ende faktikisht jane ne shekullin XIX.Ti lum dashamirja Sally ma mire mendo e vepro si pas kokes dhe vetedijes sate se sa te lekundesh sa here i ndrron Salihu partneret. Mos lexo Gazeta po na sjell fakte mendimin tend jo te gazetareve
Nese eshte fjala per te njejtin person nen udheheqjen e te cilit ndodhi ne vitin 1997 ndodhi ai turpi i madh ku rane te gjitha institucionet e shtetit dhe u shkatrruan kazerma ,fabrika e duqane.Te kujtohet zotrote kur kalamajt per turpin e botes terhiqnin armet zvare rrugeve e shehsheve e ku qytetet e Shqiperise i ngjanin perendimit te eger te kohes se kaubojeve.
Ju deshte Europes te dergoje ushtri e polici dhe Gonzalesin e Spanjes si ne kohen e princ Vidit per te marre ne kontrolle gjendjen. Mos paske harruar apo tifozlleku te ka verbua e shurdhua dhe nga ajo semundeje ketu flet cfare te vjen ike shiko si ke shkruajt te duket e ndershme ato qe ke thene ti.
E bene te Enveristat do arsyetosh ti.

PO ne kontrolle te policise,ushtrise, SHIK-ut, dhe gjitha institucioneve , madje me mazhorance dhe pushtet apsolut mbi parlament dhe qeveri a nuk ishte ky Sali Berisha yt ,apo mos eshte fjala per ndonje tjeter?

Argumentet vlejne vetem per njerzit qe mendojne me koken e vete dhe nuk luhaten lehte se ti po luhatesh here me Mbret e her me pasha.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#72

Post by Aulona »

Roni wrote: Argumentet vlejne vetem per njerzit qe mendojne me koken e vete dhe nuk luhaten lehte se ti po luhatesh here me Mbret e her me pasha.
Nuk kam c'fare ti shtoj kesaj me teper, vecese ate fjalen e urte te popullit, "Per inat te sime vjerre do vete te fle me mullixhiun". -haha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#73

Post by Sally »

Roni

Ky eshte problemi Yt, qe mban anen e politikaneve dhe kur jan ne gabim, prandaj ky problem te detyron qe dhe kur ata jan ne gabim nuk mundesh te pranosh te drejten, se thon qe: E VERTETA ESHTE E HIDHUR, po ama keto deme dhe trazira qe po krijon PS ne kohet ku Shqiperia eshte ne vezhgimin e gjith Botes do te jen me te demshme per Shqiperin ( ne nje kohe qe nga ora ne ore po pritet qe shteti yne te behet anetare e BE).
Une e kam then dhe po e them qe PS kesaj radhe pati nje humbje te dyfisht jo vetem poziten po dhe emrin e saj, po sepse ky 4-vjecar eshte shume i rendesishem per shtetin tone, dhe neqoftese PD arrin te kryje veprimet e duhura atehere PS do te ket nje humbje te madhe, e kan kuptuar dhe vet politikanet e PS dhe po ngrinden me njeri tjetrin si macja me miun, keshtu qe kuptohe dhe Ti.
Nuk jam as me PD as me PS, jam me te drejtat e njeriut, po ama e kuptoj dhe problemin Tend qe nuk mund te me kuptosh se kam ven re dicka ( nga vet fakti qe nuk jam as me PS as me PD, kam pasur kundershtime nga te dyja palet) qe simpatizantet e PS kur nuk bihen dakord me nje person ( si puna ime as me te majten as me te djathten) bejn ceshte e mundur qe ti bindin, dhe kur nuk ja arrin qellimit thon si ka then dhe dhelpra per rrushin e pjekur qe nuk e arrinte ta kapte dot! ( PO E LE SE ESHTE E PAPJEKUR ) eshte nje genjeshter qe perdoret per te kenaquar vetevete!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Zemrushja
Member
Member
Posts: 22
Joined: Mon Jul 20, 2009 10:27 pm
Gender: Female

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#74

Post by Zemrushja »

Sally wrote: Nuk jam as me PD as me PS, jam me te drejtat e njeriut,
Je me Partine e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut?
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cili është babai i vrasësit: Edi Rama apo ......!

#75

Post by Sally »

Zemrushja wrote:
Sally wrote: Nuk jam as me PD as me PS, jam me te drejtat e njeriut,
Je me Partine e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut?


Nuk jetoj ne Shqiperi, keshtu qe nuk mund te jem me Partin e te Drejtave te Njeriut, po ama jam me te DREJTAT E NJERIUT, kushdo qofshin ata, PD, PS, etj etj. Se te duash shtetin Tendt nuk do te thot te mbash anen e nje Partie dhe kur shikon qe po vepron ne nje menyre pa menduar qe ne radhe te pare eshte Shqipetar dhe pastaj politikan.
E kam then dhe e perseris perseri qe Politikanet nderrohen me kalimin e kohes po emri Yne do mbetet Shqipetar, keshtu qe nuk duhet te luftojm e debatojm per emrin e nje politikani, po per nje te ardhur per shtetin tone.
Po ama me lejo te shpjegoj dhe dicka qe: keto debate ne Shqiperi percarje per politiken ( PD & PS ) po ndodhin ne keto kohere sepse vet populli eshte ne mes te kater rrugeve, dhe si gjithmon populli e vuan, po ama le te shpresojm qe Shqiperia se shpejti mund te plotesoj kushtet e hyrjes ne BE dhe do shikojm qe keto debate nuk do egzistojn me ekstreme sic egzistojn ne kohet e sotme. ( se gjithsekush do mundohet te krijoj kushtet e tij ) sic bejn dhe 90% e popullesis ku jetojm jasht shtetit, kan raste qe as nuk e din kush eshte ne pozite, sepse kan me cfar te merren.

Ja te jap dhe nje fakt i kryer nga nje politikan i PARTIS se DREJTAVE te NJERIUT.
Dhe me thuaj qe mund te lejohet nje veprim i till i ber nga nje anetar i kesaj Partije?!
Me c'te drejte nje politikan, mund te bej premtime te tilla mbi pronen e popullit / shtetit tone?!
Kur nje anetar i kesaj Partie ben veprime te tilla, ku mundt te mbeshteten te drejtat tona?!




Dule "zihet" ngushtë; kërkohet dorëheqja nga PBDNJ


Tiranë - Nënkryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Thoma Miço deklaroi sot se "Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë".
Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Miço u shpreh se "Dule doli nga koalicioni me PD-në, për shkak të një marrëveshje të fshehtë që kishte bërë me Edi Ramën 7-8 muaj para zgjedhjeve, të cilën nuk e kishte publikuar asnjëherë në organet drejtuese të partisë".

"Për të mbajtur fjalën që i kishte dhënë zotit Rama për të qenë në koalicion me të majtën, ai priti derisa Berisha të nënshkruante një marrëveshje me PDI-në që të aludonte se pikërisht përçarja ose divorci politik me Sali Berishën ka për shkak këtë marrëveshje", tha Miço.

Sipas Miços "Dule është futur në tratativa edhe me krerët e PDI-së, duke u premtuar atyre se në një të ardhme të ndryshimeve politike në Greqi, ai do të negociojë për zgjidhjen e problemit të tyre për pronat". "Kjo është një çudi që nëse do të ishte e vërtetë, do të thotë se zoti Dule ka marrë një përgjegjësi shumë të madhe", tha më tej Miço.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”