"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#1

Post by Sally » Mon Dec 28, 2009 11:43 am

Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

Flet Hidër Buci, kryetar i Unionit Kombëtar të Emigrantëve




Derisa politika shqiptare nuk do të integrohet dhe emancipohet me parimet evropiane, emigrantët nuk do të kenë të drejta të garantuara, por do të trajtohen akoma si në vitin 1991, edhe pas 18 vjet që punojnë në BE. Këtë mendim e shpreh kreu i Unionit Kombëtar të Emigrantëve në Greqi, Hidër Buci. Sipas tij, qeveria e Papandreut nuk po ofron asgjë më tepër se paraardhësit për emigrantët.
Qeveria greke J.Papandreut u premtoi emigrantëve lëmoshën më të madhe politike, që emigrantët të kenë të drejtën që qarkullojnë në Atdheun e tyre në çdo kohë me “Veveosin”. Çudia e madhe është se vetë emigrantët e “mirëpritën” lëmoshën e qeverisë greke si një privilegj të madh...
-Gjithmonë emigrantët shqiptarë në Greqi lëmosha kanë marrë nga qeveritë greke. Por PASOK-u, kësaj here, i ka pasur lëmoshat politike më të lira se ishqeveria e Karamanlis. Siç duket, ngaqë edhe Jorgos Papandreu, siç ka thënë vetë, ka qenë dikur emigrant, dhe na “beson “ hallet. Unë besoj, që qeveria greke kurrë nuk do tu japë emigrantëve shqiptarë të Drejtën e Qytetarisë –shtetësinë- përderisa Ligji i Luftës që ka Greqia ndaj Shqipërisë nuk shfuqizohet nga Parlamenti grek.

Ju besoni, që BE është e interesuar për integrimin e emigrantëve në gjirin e familjes evropiane, apo e shikon emigracionin një rrezik për familjen evropiane?
Pavarësisht se qeveritë greke deri tani e bazojnë Politikën e Emigracionit në Greqi sipas interesave politike nacionale, dhe –kjo është e kuptueshme- nuk duan të zbatojnë një politikë të Emigracionit Unik me udhëzimet e BE, prapëseprapë BE interesohet që të ndihmojë integrimin e emigrantëve edhe në Greqi në familjen e madhe evropiane. Kështu , në vitin 2008 BE akordoi 16 milionë evro qeverisë greke për integrimin e emigrantëve në të gjitha hallkat. Por, kjo është habia, që nuk dihet se ku qeveria greke i përdori këto 16 milionë evro, përderisa gjendja e emigrantëve bëhet edhe më e mjeruar , sidomos edhe për shkak të krizës ekonomike e papunësisë. Janë të tilla ligjet e rinovimit të Leje Qëndrimit në Greqi, saqë edhe pse je në asistencë sociale, nuk të rinovohet leja.

Hera e fundit kur emigrantët shqiptarë manifestuan në Omonia ishte 27 janari i 2008-s , ku festuan krijimin e Republikës të Kosovës, dhe organizatori ishit ju. Pse kjo heshtje e emigrantëve për problemin e tyre.
Emigrantët shqiptarë janë të përçarë. Forcat politike, qoftë ato greke, qoftë edhe ato shqiptare- besomë kjo nuk është çudi- u intereson politikisht që emigrantët të jenë të përçarë.
Forcat politike greke i duan emigrantët shqiptarë të përçarë, se kështu e kanë kokën pa dhimbje nga kërkesat. Vetë PASOK-u ka zgjedhur si kryetar të Forumit të Emigrantëve në Greqi një emigrant nga Somalia, dhe shpërfill tërësisht emigrantët shqiptarë që janë mbi 700.000.Ndërsa politika shqiptare përpiqet të listojë emigrantët në parcelat e interesave politike partiake. Sipas meje, larg Atdheut nuk mund të ketë midis emigrantëve rivalitet e kundërvënie politike partiake, sepse kështu emigranti e shikon bashkëatdhetarin si kundërshtar politik.

Si i shikoni iniciativat e qeverisë “Papandreu” në drejtim të emigrantëve?
Çuditem shumë ( qeveria e Papandreut tek e fundit politikën e saj bën dhe mirë e ka që u bie daulleve të triumfit ) me entuziazmin politik të disa krerëve drejtues të forumeve të emigrantëve. A mund të cilësosh iniciativë politike të qeverisë greke dhënien e shtetësisë greke vetëm fëmijëve që kanë lindur në Greqi? A nuk dallon, a nuk diferencon, a nuk damkos kësisoj qeveria greke vetë familjen e emigrantit duke e ndarë atë me “Murin e Athinës”? Gjysmën e familjes me dhënien e shtetësisë greke dhe gjysmën e familjes me dokumente emigranti? Dhe , të mos harrojmë, emigrantët mbushin 18 vjet që jetojnë e punojnë në Greqi. Avash-avash krijohet brezi i tretë i emigrantëve në Greqi.
Duhet të kuptojmë të gjithë. Nuk ka tashmë pas 18 vjetëve emigrim në Greqi, integrim të plotë të emigrantëve pa dhënien pa dallim të shtetësisë greke.Është humbje kohe, edhe ti përmendim hallkat e tjera administrative të çligjësimt të emigrantëvenë Greqi. Fjalë bëhet për çligjësim, derisa akoma pas 18 vjetëve emigrim, qeveritë greke rinovojnë çdo vit Lejen e Qëndrimit.
Më thoni, ju lutem, në kë shtet të botës, cila qeveri është ajo që u ndalon me ligj, me kushtetutë gjithë fëmijëve të emigrantëve që mësojnë që nga klasa e parë fillore e deri sa diplomohen , që të mos punësohen, të mos kontribojnë për vetë shoqërinë, siç ndodh këtua me të diplomuarit në universitetet greke?
Shteti grek ka frikën e emigrantit të diplomuar dhe me Kushtetutë e ndalon emigrantin e diplomuar të kontribojë për shoqërinë greke.

Plotësohen gati 18 vjet emigracion. A gëzojnë sot, emograntët plotësisht të Drejtat e punës ?
-Jo! Dhe kjo “JO” fatkeqësisht është absolute dhe e keqja është e dyanshme. Edhe nga shteti grek, edhe nga shteti shqiptar.
Emigranti që ka punuar në Shqipëri dhe tani vazhdon në Greqi, i humb të gjitha vitet e punës në Shqipëri. Emigranti që rikthehet në Shqipëri, humb plotësisht të gjitha vitet e punës në Greqi.
Greqia vetë është interesuar dhe interesohet për emigrantët grekë që punojnë kudo në botë. Para dy vjetësh, qeveria e Kramanlis nënshkroi me Australinë marrëveshjen e dyanshme të transferimit të të drejtave të pensioneve. Shteti shqiptar deri tani nuk ka bërë asgjë për emigrantët shqiptarë.
Por me Ligjin e Emigracionit të deritanishëm, nuk është fare e qartë për emigrantët që plotësojnë moshën dhe një shumë të caktuar të kuotës të sigurimit shoqëror shtetëror për të marrë pension. Se po qe se nuk je në punë, je i paligjshëm, dhe nëse je “i paligjshëm”, nuk merr dot më pensionin, edhe pse të takon.

Kam ndjesinë që emigrantët janë akoma viktima të mikropolitikave të politikanëve shqiptarë...
E keqja më e madhe nuk është edhe aq te besimi politik që ka çdokush dhe te shprehja e fanatizmit politik të sejcilit.
Ne emigrantët shqiptarë vuajmë nga kufizimet e të Drejtave tona për shkak të mosdemokratizmit të politikës të deritanishme në Shqipëri.
E shikoni, që vetëm Shqipëria nuk ka të drejtën e liberalizimit të vizave në Evropë? Po të ishte Shqipëria në BE emigrantët shqiptarë nuk do të kishin aspak nevojën e shtetësisë greke, nuk do të humbisnin të drejtat e pensioneve, nuk do të paguanin sejcili e çdo vit nga 150 evro për të jetuar në Greqi dhe cilido emigrant i diplomuar do të kishte të drejtën e punës në të gjithë BE.
Pa këto të drejta, ndihesh i burgosur, në një burg të madh, pa tel, pa gardian burgu , por me gardian burgu vetë Ligjin e Emigracionit.
Dhe të gjitha këto kufizime të Drejtash që i mohon emigrantëve shqiptarë Politika e Emigracionit e qeverive greke, burimin e së keqes e kemi te mosdemokratizimi i politikës shqiptare, të mosintegrimi i Shqipërisë në BE.
Ndokush në Shqipëri, edhe pse nuk pajtohet, shumë-shumë mund të qeshë me bojkotin, mund të qeshë edhe me mitingjet politike, por ne emigrantët e ndjejmë dhe e shikojmë, na e thonë këtu në Greqi e kudo në BE që shqiptarët politikisht janë akoma te 1991-shi.....
Dhe prandaj mbetemi edhe ne, me të drejta të kufizuara sikurse emigrantët e 1991-shit, pavarësisht se jetojmë e punojmë 18 vjet në BE.
Last edited by Sally on Mon Dec 28, 2009 11:56 am, edited 4 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#2

Post by Sally » Mon Dec 28, 2009 11:47 am

Dhe shume cudi te mos na duket (megjithese ka 18 vjet kjo keng e grekut), po Papandreu na e beri te qarte qe kush ishin kushtet per ne Shqiptaret, dhe aji e zbaton mire shprehjen ""me jep ti mua qe te te jap une ty"" ;)



Image



Papandreu me Ramen: Nuk ekziston ceshtja came dhe rivaliteti me Meten
16:00/26.06.09

Me kerkese te Kryetarit te PS Rama, kryetari i Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu mberrin ne Shqiperi per te qene i pranishem ne mitingun e fundit zgjedhor te PS-se, pasditen e sotme.
Ne nje takim koke me koke me socialistin Rama, zyrtarisht Papandreu theksoi se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndertohet nje shoqeri e drejte mbi parimet e punes dhe ndershmerise.
Nga Tirana, Papandreu ka premtuar se nese vjen ne pushtet, atehere do te sigurohet mbeshtetje ligjore ne arsim e pune per emigrantet, ndersa femijeve shqiptare qe lindin ne Greqi do t'u jepet shtetesia.
Nga ana e tij Rama zyrtarisht theksoi se PS ka nje bashkepunim shume te mire me Internacionalen Socialiste, e cila ka dhene ndihmesen e saj per hartimin e programit qeverises.
Por burime te mireinformuara me lajme.net bene te ditura se Rama i ka premtuar Papandreut braktisjen e problemit te shqiptareve te krahines se Camerise neqoftese i vjen ne pushtet dhe i ka kerkuar ndihme per te ulur Ilir meten ne tavolinen e bisedimeve. Ne kompensim te kesaj, Papandreu i premtoi Rames se ai do te mbeshtese ate, dhe do te binde edhe kryetarin e LSI, Meten qe te pranoje te marre pjese ne nje qeveri te drejtuar nga Rama duke marre per kompensim antarsimin ne Internacionalen Socialiste.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#3

Post by Sally » Mon Dec 28, 2009 12:22 pm

Cfare jane keto ligje "qesharake" keshtu?!
Domethen ata qe kan disa vite me shume , dhe qe nuk kane bere femije duhet te vuajn akoma?!
Mos valle tani qe po afrohet Shqiperia ne BE duan te shplajn duart keta?!

Luani dhe pak luani se po ju afrohet dita, se keni qene te vetmin ne bote qe jeni tallur me te drejtat e emigranteve!



Të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi në pesë vitet e fundit do të përfitojnë nënshtetësinë. Njëkohësisht edhe prindërit e tyre do të jetojnë të ligjshëm në 5 vitet e fundit



Të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi në pesë vitet e fundit do të përfitojnë nënshtetësinë. Njëkohësisht edhe prindërit e tyre do të jetojnë të ligjshëm në 5 vitet e fundit. Nga ky vendim do të përfitojnë qindra familje shqiptare. Nënshtetësia do të jepet gjithashtu tek fëmijët që jetojnë në Greqi dhe kanë kaluar 3 klasa të shkollës fillore. Këta fëmijë në moshën 18 vjeç do të detyrohen të deklarojnë nëse duan të marrin nënshtetësinë greke. Në këtë rast, ata do të përfitojnë të drejtë vote ndërsa djemtë do të kryejnë detyrimisht shërbimin ushtarak. Nëse nuk e duan nënshtetësinë nuk do të kenë të drejtë për ta kërkuar sërish. Këto parashikon projekt-ligji i Ministrisë të Brendshme që po diskutohet tani në Këshillin e Ministrave. Në një projekt-ligj të dytë do të diskutohet për 220.000 homogjenë dhe të huaj që jetojnë të ligjshëm në Greqi për të përfituar të drejtën e votës, por vetëm në zgjedhjet lokale. Në këto 17 vite që ndodhen në Greqi, emigrantët përbëjnë një force të madhe pune, më kryesorja me kosto të ulët, që japin kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Greqisë. Ata gjithashtu përbëjnë 7.1 për qind të popullsisë së Greqisë, ndërsa në këtë shifër përfshihet edhe një brez i dytë emigrantësh, fëmijët që u linden dhe u rritën këtu, në këto 15 vite të emigracioni. Sipas INSTAT (2004), 700,000 shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë periudhës 1989-2001 dhe në vitin 2005 numri i emigrantëve u rrit në 864,485, që përbën 27.5% të popullsisë totale në vend (Banka Botërore, 2005). Po studimet e kryera deri më sot të bazuara në ritmin e zhvillimeve të fakteve të emigracionit ka sjellë një shqetësim në shoqërinë dhe politikën vendase në Greqi, kjo pasi në 40 vitet e ardhshme mendohet se do të ketë më shumë të huaj se sa grekë. Studim i fundit i Sindikatave të Përgjithshme të Greqisë (GSEE), publikuar në gazetën “TO ARTHRO” më 8 prill të këtij viti, ka dhënë alarmin se në vitet e ardhshme, numri i të huajve në Greqi do të jetë 14 milionë, ndërsa i vendasve në shifrën 11 milionë. Në qoftë se ky studim do të ketë këto përfundime, atëherë për vendasit patjetër do të jetë një fenomen i pabesueshëm, ku numri përgjithshëm i popullsisë do jetë në 25 milionë banorë. Ky studim mbështet në faktin se shumë emigrantë ekonomikë vijnë në rrugë klandestinë dhe legalizohen menjëherë, duke rritur gjithnjë numrin e popullsisë. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të legalizuar në Greqi është 598.477. Nga ky numër 369,443 janë burra dhe 229.000 gra. Studimi thekson se në këtë mënyrë çdo vit qëndrojnë në Greqi rreth 30.000-40.000 emigrantë, po dhe kaq në numër janë të tjerë ku akoma nuk është bërë regjistrimi i tyre. Po me gjithë këtë nga Instituti I Sindikatave të Greqisë mendohet se çdo vit në Greqi numri i emigrantëve të paligjshëm rritet në 60.000 - 80.000. Duke u nisur nga ky fakt mendohet se në vitin 2050 rritja e popullsisë në Greqi do shkojë në 25 milionë banorë, ku vetëm 11 milionë do të jenë vendas.


Lidhur me përbërjen e komuniteteve numri i emigrantëve të ligjshëm është:
- Shqipëria 340.000,
- Bullgaria 66.00,
- Rumania 26.000,
- Ukraina 21.000,
- Pakistani 17.000,
- Gjeorgjia 14.000,
- Egjipti 12.000,
- Rusia 11.000,
- India 10.000,
- Moldavia 10,000 etj.



Po Bullgaria dhe Rumania cfar hyne ne kete liste?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#4

Post by Adriana » Tue Jan 05, 2010 9:52 am

ATHINË - Pas marrjes së shtetësisë së të gjithë emigrantëve që kishin mbi tre vite në Greqi, ka ndryshuar rdhe ligji i pajisjes së tyre me dokumente. Kështu, është bërë e ditur se të gjithë ata që do të bëjnë dokumentet e nënshtetësisë, do të paguajnë 500 euro më pak. Projektligji i ri i publikuar disa ditë më parë u jep të drejtën shumë emigrantëve që të marrin nënshtetësi në Greqi. Deri tani tarifa ka qenë 1500 euro, ndërsa projektligji i ri,edhe pse Greqia është në gjendje kritike ekonomike, ul 500 euro dhe tarifa shkon në 1000 euro. Nëse një personi nuk i aprovohet kërkesa për bërë dokumentet e nënshtetësisë, ai duhet të dorëzojë sërish dokumentet me një gjobë prej 300 eurosh. Kjo është për personat e rritur dhe jo për fëmijët e emigrantëve, të cilët përfitojnë të gjithë ata që kanë lindur atje automatikisht dhe të gjithë fëmijët që kanë ardhur nga jashtë, por që kanë filluar shkollën fillore në Greqi dhe që kanë bërë tri klasat e para.

Akoma nuk është bërë e qartë se sa do të jetë tarifa e pagesës për të gjithë këta fëmijë dhe ende nuk është diskutuar nëse do të përfitojnë nënat e tyre që janë të paligjshme etj.

Kalimi direkt për nënshtetësinë e emigrantëve ndoshta fsheh diçka, pasi emigrantët nuk e kanë aq të nevojshme nënshtetësinë sa dokumentet e tyre. Radha fillon nga prindi e më pas vjen te fëmija. Nuk është diskutuar nëse rinovimi do të jetë dy vjet sërish apo do të ndryshojë? Sa do të jenë tarifat etj.?

Një tjetër lajm i mirë për të gjithë emigrantët që nuk janë të legalizuar ende ka ardhur edhe nga ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Andhreas Loverdhos, ka propozuar dy ditë më parë me anë të një deklarate për shtyp, se qeveria duhet të legalizojë 100 mijë qytetarët e huaj që jetojnë në Greqi. “Pronarët marrin në punë shumë të huaj dhe i sigurojnë sipas rregullave të huajt, mirëpo këta të fundit nuk kanë dokumente”, tha ministri. “Qeveria duhet të marrë masa për këtë grup njerëzish që të legalizohen”, shtoi ministri.

Me një vendim të disa ditëve më parë, qeveria greke ka miratuar ligjin për dhënien e shtetësisë për afro 220 mijë emigrantë me origjinë greke, të cilët janë të pajisur me kartën e homogjenit. Shtetësia greke do t’u jepet edhe për fëmijët e lindur në Greqi. Ndërkohë që shtetësia u mundësohet edhe fëmijët e emigrantëve, që kanë kryer të paktën tre vitet e para në shkollat greke. Kjo kategori do të vendosë vetë për nënshtetësinë, sapo të mbushë 18 vjeç. Ligji i ri jep edhe të drejtën për t’u votuar ose votuar, fillimisht për zgjedhjet lokale, të gjithë homogjenëve dhe emigrantëve që jetojnë në mënyrë të ligjshme tre vitet e fundit në Greqi. Për minoritarët grekë nga Shqipëria, përfitimet do të jenë edhe ekonomike. Ligji u jep homogjenëve nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët jetojnë nën normën e varfërisë, një pension minimal. Për bujqit për shembull, një çift do të përfitojë 430 euro në muaj.





Çfarë duhet dorëzuar

Pasaporta e paskaduar

Leja e qëndrimit që tregon se emigranti ka qenë i ligjshëm pesë vitet e fundit

Kërkesë në bashki, e cila shikohet nga vetë kryetari i bashkisë

Intervistë te kryetari i bashkisë me praninë e dy dëshmitarëve vendas

Tarifa do të jetë 1000 euro nga 1500 që ka qenë dhe nëse nuk pranohen, i interesuari do të bëjë sërish kërkesë, atëherë tarifa ulet në 300 euro

Shënim: Dokumentet do të shkojnë në Ministrinë e Brendshme dhe atje do të vendosë ministri
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#5

Post by Adriana » Tue Jan 05, 2010 10:25 am

Kalimi direkt për nënshtetësinë e emigrantëve ndoshta fsheh diçka, pasi emigrantët nuk e kanë aq të nevojshme nënshtetësinë sa dokumentet e tyre. Radha fillon nga prindi e më pas vjen te fëmija. Nuk është diskutuar nëse rinovimi do të jetë dy vjet sërish apo do të ndryshojë? Sa do të jenë tarifat etj.?


Po e njeta kenge do jet, japin kartat me afat, dhe perseri perserisin tarifen, mbase jan dhe keq ekonomisht dhe shume shpejt japin ne lajme qe kartat e dhena nga sot jan te paligjshme, te riperseriten shpejt perseri (nderrim ligji), gje qe greku i nderron si mbreti grate.
Dhe sa per cmimin qe u paska ardhur keq per emigrantet dhe kan ulur cmimin (500euro), pa merak se i fitojn tek dokumentat, duke kerkuar certifikata origjinale, dhe te perkthyera nga vet zyrat e tyre(pa diskutim qe dhe ketu kerkojn lek), pa harruar dhe ketyre qe po nuk ju aprovuan dokumentat, kan te drejte qe ti perserisin me +300 euro ( kjo shifer kthimi do jet e madhe).
Dhe kur duhet te shkojn perseri per ndonje veprim tjeter dokumentash kerkojn gjithmon origjinalen + me perkthim.
Nuk kuptoj kur nje certifikat origjinale dorezohet njeher dhe sipas atyre te dhenave leshohet nje dokument, pse kur perseriten kartat duhet te derzohen perseri keto certifikata?!

Ndersa nuk e di nese ekziston akoma aji ligji per dorezimin e IKA-ve?!
Se dhe ne kete pike greku eshte nje nga shtetet me injorante ne bote, qe me sistemin e ika-ve, deshmon qe jan 100vjet mbarapa botes, qe akoma dhe para disa kohesh shiteshin ne bank kush nuk kishte grumbulluar ika-t e nevojshme qe duheshin per fundin e vitit, si per te riperseritur kartat e qendrimit, gjithashtu dhe per te marr dhuratat e fundit vitit.
Po nese nje puntor nuk i ka plotesuar keto "ika" do te thote qe nuk ka punuar, gje qe do te thote qe ka pasuar shume pak te ardhura, atehere ku mund ti perballoj ky puntore (familjar) keto te ardhura per te blere "ika" ne banke?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Emigrantet "NENSHTETESIA"

#6

Post by Sally » Sun Feb 07, 2010 2:14 pm

Nënshtetësia, Italia vendos sistem pikësh. Greqia shton kërkesat


Dy shtetet fqinje dhe me më tepër emigrantë shqiptarë, tashmë kanë vendosur që t'i ndryshojnë rregullat për nënshtetësinë dhe lejet e qëndrimit. Pavarësisht shpresave për më shumë liri, në të dyja rastet, qeveria greke dhe ajo italiane kanë vendosur t'i shtrëngojnë kriteret për emigrantët


Greqia

Të dy prindërit emigrantë duhet të jenë banorë të ligjshëm dhe do të nevojiten gjashtë vjet shkollë. Brezi i dytë i emigrantëve të cilët shpresojnë të marrin nënshtetësinë greke, sipas ligjit të ri të propozuar nga qeveria, do të kenë ligje më të ashpra sesa u trumpetuan në fillim.
PASOK-u paraqiti projektligjin e rishikuar në parlament dhe ku shpejt u vu re se disa nga kushtet për të marrë nënshtetësinë janë shtrënguar që në kohën kur filloi konsultimi me publikun dhe kur u përfol se marrja e nënshtetësisë ishte shumë e lehtë. Sipas kritereve të reja, një fëmijë i lindur në Greqi me prindër emigrantë, duhet që prindërit e tij të kenë qëndruar ligjërisht për 5 vjet aty para se të fitojë nënshtetësinë, ndërkohë që më pare mjaftonte që të ishte i ligjshëm vetëm njëri prej prindërve. Gjithashtu, fëmija duhet të provojë se ka kryer gjashtë vjet arsimim në shkollat greke në krahasim me tre vjet që u propozua fillimisht. Një ndryshim i madh nga plani fillestar është se aplikuesit duhet të kenë dhe letra rekomandimi nga tre shtetas grekë. Ligji i propozuar gjithashtu do të lejojë brezin e dytë të emigrantëve të votojnë në zgjedhjet lokale dhe të jenë këshilltarë bashkiakë pasi të fitojnë nënshtetësinë dhe të provojnë se kanë aftësi të mira të greqishtes. Ministria e Brendshme bën të ditur se ky projektligj do të lejojë 250 000 vetë që të votojnë në zgjedhje pasi të fitojnë nënshtetësinë. Ministri i Brendshëm, Janis Ragusis, u shpreh se ligji do të zbatohet për çdo emigrant që ka qenë i ligjshëm që nga janari i vitit 2005. Pavarësisht kritereve të rrepta të projektligjit të ri, Demokracia e Re sërish kritikoi për tolerime. "Çdo kriter i propozuar nga qeveria për emigrantët është në nivelin më të ulët në Evropë për të fituar nënshtetësinë", u shpreh zëdhënësi Panos Panajotopulos. Ndërkohë, këshilli i kishës greke u shpreh se nuk besonte se projektligji do të ndikonte efektshëm për zgjidhjen e problemit të emigracionit në vend.

Italia

Brenda 24 muajve, një ekstrakomunitar duhet të mësojë italishten, të mësojë Kushtetutën, të regjistrohet në sistemin shëndetësor dhe t'i dërgojë fëmijët në shkollë. Nëse do t'ia dalë mbanë, do të fitojë 30 pikët e nevojshme. Nëse do t'i afrohet kësaj shifre, do të përfitojë edhe një vit shtesë. Nëse mbetet në zero, do të dëbohet. Kush dënohet, edhe jo në formë të prerë, me një dënim jo më pak se tre muaj do t'i hiqen të gjitha pikët dhe do të largohet nga Italia. Ky është sistemi që pas dy muajsh pritet të hyjë në fuqi në Itali për emigrantët në rastet që ata duhet të marrin lejen e qëndrimit. Një sistem i tillë pikësh është propozuar nga ministri i Brendshëm dhe ai Punëve dhe Çështjeve Sociale në Itali. Ministrat e cilësuan atë si një "marrëveshje integrimi". "Kemi diskutuar rregulloren, - u shpreh ministri i Brendshëm Maroni, duke u bazuar në një "marrëveshje integrimi" me emigrantin në momentin e dhënies së lejes së qëndrimit. Në marrëveshje përkufizohen objektiva të qartë që duhen arritur në dy vitet e vlefshmërisë së lejes. Më pas do të jetë një vlerësim prej një paneli lidhur me arritjen e këtyre objektivave. Nëse do të jenë arritur, do të bëhet rinovimi i lejes, në të kundërt, do të dëbohet". Ministri Maroni u shpreh se kjo do të kontribuojë për të arritur objektivin e njohjes së gjuhës italiane, punës dhe shtëpisë. Marrëveshja e integrimit do të zbatohet vetëm për lejet e reja të qëndrimit dhe s'do të ketë asnjë kosto për emigrantin. "Gjithçka do të jetë në ngarkim të Ministrisë së Brendshme, - tha ai. - Do të kemi kështu nën kontroll organizimin dhe do të garantojmë një standard për gjithë vendin". Marrëveshja është fryt i punës së specialistëve të Ministrisë së Brendshme dhe të Punëve Sociale dhe që së shpejti do të hyjë në fuqi. Marrëveshja nënkupton një kartë për emigrantin i cili duhet të arrijë 30 pikë në dy vjet. Pas dy vjetësh shteti do t'i japë një zgjatje prej një viti dhe nëse akoma nuk ka arritur të marrë pikët minimale, nuk do t'i jepet leja e qëndrimit. "Marrëveshja thekson përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e personit. Parashikon detyrimin për t'u nënshkruar në shërbimin shëndetësor, të mësojë gjuhën italiane dhe të sigurojë një edukim të vazhdueshëm për fëmijët e tij",- tha ministri i Brendshëm.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#7

Post by Sally » Tue Feb 09, 2010 1:18 pm

Aksi Greqi-Maqedoni, mes dilemave Lindje-Perëndim
09-02-2010


Dhënia e shtetësisë për rreth 500 mijë emigrantë është bërë molla e sherrit për politikën greke, ndërkohë që në Maqedoni po shtohet joshja për t’iu nënshtruar presionit ekonomik të Gaspromm-it rus



Per me se kater ore e gjysme parlamenti grek eshte shnderruar ne nje arene debatesh te ashpra midis udheheqesve te partive parlamentare. “Per ne pergjigjja eshte e qarte: Grek edhe lindesh edhe behesh,ashtu sic ka ndodhur vazhdimisht ne historine e helenizmit.

Edhe une kam qene emigrant, megjithese nuk perjetova keto gjendje turpi dhe trafikimi te njerezve ,ashtu sic ndodh ne kufijte tane”, u shpreh Jorgos Papandreu Kryeminister i Greqise.
Perfundojme nje problem qe shfaqet per me se 28 vjet dhe qe ka problematizuar shoqerine tone, integrojme ne kete shoqeri ata qe duan te hyjne ne te, duke shmangur izolimin e tyre, ksenofobine, idete se po rrezohet kombi- ka theksuar Papandreu.

Ne krahun e kundert ka qene edhe njehere pozicionimi i ultranacionalisteve greke, te cilet kane kerkuar perseri shpalljen e nje referendumi popullor per aprovimin e ketij projektligjit, ndersa udheheqesi i tyre Jorgos Karaxhaferri eshte shprehur perseri hapur kunder dhenies se nenshtetesise, emigranteve shqiptare.
"Po thoni pra qe t’i bejme shtetas greke".Jo z.Kryeminister.
Dhe gjithesesi ,jepuni nenshtetesine pakistanezeve dhe afganeve qe doni.
Shqiptareve dhe ballkanasve te tjere perse doni t’ua jepni?
Per 4-5 vjet ata do te jene ne Europe, do te kene pasaporte europiane, pse duhet t’i bejme greke?”, thote Karaxhaferri.

Edhe udheheqesi i Demokracise se Re eshte shprehur se dhenia e neshtetesise greke rreth 500 mijë emigranteve te huaj do te krijoje kushte te nje revolte shoqerore dhe nje ksenofobie te papare, ndersa ka premtuar se kur te vije ne pushtet partia e tij do ta anuloje ligjin.
Dhenia e nenshtetesise automatikisht zhnderrohet ne nje magnet te vertete per nje vale masive legalizimi prej mijera emigrantesh te rinj ilegale.Dhe kete teme ne nuk e duam”, thote Andonis Samaras kryetar i Demokracia e Re.
Perplasjet e udheheqesve greke ne parlament jane pasqyruar edhe ne faqet e para te gazetave te sotme. Megjithe perpjekjen pozitive te socialisteve, opinioni publik eshte i ndare persa i perket ketij projektligji ashtu sic pershkruajne edhe sondazhet e shumta, ku mbizoteron nje pasiguri per humbjen ne te ardhmen te identitetit etnik, nje teze qe e theksojne cdo dite e me shume ultranacionalistet dhe jo vetem
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#8

Post by alfeko sukaraku » Wed Feb 10, 2010 9:44 pm

me qe jemi tek jorgo papaNDREU me duhet tju kujtoj dicka te fresket para dy ditesh.

partia fashiste "alarmi ortodoks" ne te cilen ben pjese edhe mbesa e Kico Xhaveles kerkoj diskutim ndermijet grupeve parlamentare per ceshtjen e dhenies se kombsis greke per emigrantet.

i vetmi qe e mori fjalen per here te trete ishte jorgo papaNDREU i cili jo me shume jo me pak tha keto fjale:

" ne se ju mendoni se ne te gjithe kemi gjake te paster helen ateher ler te kerkojm te na behet ADN e te gjithve ketu ne menyre qe te marim vesh se sa pak nga ne kane gjak te paster helen"

kujtoj se ne partin qe drejton pushtetin ne greqi eshte edhe theodhor pangalo i cili eshte arvanit edhe njeri nga ish themeluesit e shoqates arvanite te greqis.theodhori ka rolin e zv kryeministrit.

sidoqofte "greku" "greke "mbetet...

kush do me shume te dhena per kete ceshtje ler te shoh diskutimin ne parlamentin greke dt 8/2/2100
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantët të tradhtuar e të ndarë nga “Muri i Athinës”

#9

Post by Sally » Tue Feb 08, 2011 8:45 am

Greqi: Dhënia e nënshtetësisë greke fëmijëve të imigrantëve e paligjshme

Në Greqi, 7 gjykatës të seksionit të 4-të të Këshillit të Shtetit shpallën të paligjshëm votimin e imigrantëve në zgjedhjet vendore të nëntorit të kaluar si edhe dhënien e nënshtetësisë greke fëmijëve të imigrantëve.

Emi Zaimi nga Fieri ka plot vite dhe po aq ëndërra këtu në Greqi, ku u diplomua dhe si juriste. Ka gati bile edhe dosjen e aplikimit për përftimin e nënshtetësisë greke, sipas së drejtës që i jep ligji grek (3838/2010) i marsit të vitit të kaluar fëmijëve të imigrantëve të lindur në Greqi ose me mbi 6 vjet shkollimi nëpër shkollat greke.

Një vendim ndërkohë javën që shkoi i 7 gjykatësve të seksionit të katërt të Këshillit të Shtetit, që shpalli si kontraversal dhe antikushtetues ligjin e nënshtetësisë, duke njohur si kriter të vetëm “lidhjen e gjakut”, kërkon t'i prishë ëndrrën dhe perspektivën e integrimit. “Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shtetit që u heq të drejtën e nënshtetësisë fëmijëve të imigrantëve se nuk kanë origjinë greke është anakronik dhe nuk i përshtatet një shteti që respekton qytetarët e vet, si ata që e kanë po kështu edhe ata që nuk e kanë”, thotë Emi duke shkuar nëpër mend, siç shton, “zemërimin që do të ketë ngjallur” vendimi tek juristi i shquar, profesori i saj dhe arkitekti i ligjit për nënshtetësinë Nikos Alivizatos.




Mjaft konstitucionalistë reaguan nga të parët duke cilësuar si të gabuar jo vetëm rikthimin e së “drejtës së gjakut” si i vetmi kriter për dhënien e nënshtetësisë, por edhe shfuqizimin nga ana e 7 gjykatësve të Këshillit të Shtetit të së drejtës së votës të imigrantëve, të ushtuar në zgjedhjet vendore të nëntorit të kaluar, “pa ndryshimin paraprak të kushtetutës”. “Për mendimin tim, universaliteti i votimit, të cilit i referohet vendimi i Këshillit të Shtetit, vendos një dysheme. Domethënë, ndalon të drejtën e heqjes së votës nga qytetarë grekë. Dhe jo tavan. Nuk mendoj se është antikushtetuese e drejta e votës mbi bazën e së drejtës evropiane,” thotë konstitucionalisti Konstandinos Krisigonos, kurse kreu i Institutit për të Drejtat, Barazinë dhe Diversitetin, Miltos Pavllu, thotë se Gjykata e Lartë “injoron realitetin e ri multikulturor të brezit të dytë të imigracionit, me një larmi identitetesh në Greqinë e sotme”.



Qeveria reagoi, duke i kujtuar opozitës së djathtë konsensusin e saj në votimin e ligjit. “Në qoftë se mbaj mend mirë, më përgënjeshtroni në qoftë se nuk është ashtu, veçanërisht në çështjen e fëmijëve të gjitha grupimet, edhe opozita e djathtë, jo vetëm nuk votoi kundër, por bëri edhe propozime për kushtet dhe premisat e dhënies së nënshtetësisë. Vendime me një ngarkesë aq të fortë ideologjike do të ishte mirë të mos konsumoheshin në përplasje dhe ballafaqime,” i thotë DW zëvendësministrja e Punës dhe koordinatore e politikës qeveritare për emigracionin Ana Dallara.

Vërtet, një freskim i shpejtë i kujtesës thotë se shtimi në gjashtë nga tre fillimisht i viteve të nevojshme të shkollimit nëpër shkollat greke ishte sugjerim dhe insistim i së djathtës. “Qëndrimin tim e dini, nuk besoj so do të bëhet diçka e tillë” përgjigjet zonja Dallara dhe për eventualitetin që të vihet në pikëpyetje edhe vlefshmëria e zgjedhjeve lokale. Kjo jo vetëm për numrin e kufizuar prej 12.500 votuesish imigrantë, por edhe për faktin se skadoi afati i apelimit brenda 60 ditësh që nga 7 nëntori i zgjedhjeve lokale.




Ndoshta jo “bombë”, siç ishte reagimi i së majtës, por do të jetë sigurisht me pasoja të mëdha në qoftë se vendimi definohet nga Plenumi i Këshillit të Shtetit, muajt e ardhshëm. “Në qoftë se përkundër shpresës Plenumi i Këshillit të Shtetit, që do të gjykojë përfundimisht çështjen muajt e ardhshëm, do t'i përmbahet vendimit të seksionit, atëherë do të kemi të bëjmë me një shfuqizim të një aspekti bazë të politikës së imigracionit në lidhje me integrimin social të migrantëve të brezit të dytë, që lindën dhe u rritën në Greqi,” i thotë DW publiçisti dhe analisti i njohur Kristos Zervas, i cili sanksionimin i “një lloj helenometri, që do të gjykojë se sa imigrantët janë mëkuar me vlerat e helenizmit” e vlerëson si kthimin e vendit në “nacionalizmin e viteve 50-të”.

Vendimi, mendon bashkëbiseduesi ynë, shpreh vetëm “një pakicë të shoqërisë greke dhe trupit gjykues”, që ushqehet dhe nga radikalizimi konservator që sjell kriza aktuale. “Ligjërata ultra e djathtë nuk është sigurisht dominuese në Greqi por pas krizës së madhe ekonomike por edhe vetë grevës së urisë të 237 imigrantëve afriakano-aziatikë, që është në zhvillim e sipër, ka shumë që besojnë se po rreket të bëhet hegjemoniste, me shfrytëzimin e fobive dhe ankthin për të nesërmen e shtresave të tëra shoqërore” thotë Zervas. “Do të marr pas të gjitha akuzat edhe për njerën edhe për tjetrën palë, në qoftë se plenumi do të legjitimojë të drejtën e gjakut dhe do të shpëtojë Greqinë nga imigratët klandestinë,” ishte ligjerata ndërkohë në parlament i Adonis Gjeorgjadis, deputetit të partisë nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor, kreu i sëcilës Karaxhaferis mburret hapur që pas qeverisë tani edhe gjykatësit po adoptojnë axhendën politike të partisë së tij.

Konjuktuara, me sfond gardhin e përfolur të Evropës me Turqinë për klandestinët por edhe grevën e urisë të imigrantëve në Athinë, sigurisht që nuk është këshilltar i mirë për qeverinë socialiste të Papandreut pas aspiratave të mëdha që kishte lindur tek imigrantët. “Personalisht do të ndjehesha shumë e zhgënjyer, edhe si emigrante edhe si një njeri që e respekton Greqinë si atdheun e tij të dytë, në qoftë se ky ligj do të hiqet nga fuqia” thotë Emi Zaimi me zërin e gjithë bashkëmoshatarëve të saj. Aktualisht mund të kenë marrë nënshtetësinë vetëm 278 vetë, por përllogariten të arrijnë në 50.000 vitet e ardhshme. Përspektivë me sa duket që shqetësoi gjykatësit, të cilët vendosen t'i rikthehen së “drejtës së gjakut” për nënshtetësinë në një Greqi evropiane.


http://www.dw-world.de/dw/article/0,,14 ... lb-609-xml
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”