"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#61

Post by CERMENIKASI » Wed May 01, 2013 1:03 am

NEREZI I EPER:

Si mbas regjistrimit 2002:

-Shqiptar 282
-S-Maqedon 22
-Turq 6
-Serb 3
-Vlleh 1

Në ketë katund gjinden varre antike!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#62

Post by Arbëri » Mon May 06, 2013 10:30 pm

Vinica

Image

Deri tani 141 fshatra jane plotësisht te zbrazura , dhe para vdekjes jane edhe 455 fshatra ne Vinice pasi qe ne ato fshatra jetojne nga 2-3 pleq . Situata është alarmante në Vinicë ,sipas demografeve Sllav.
http://www.novamakedonija.com.mk/NewsDe ... anie=22535

Sipas regjistrimit të vitit 2002, komuna ka numëruar 19.938 banorë, prej të cileve:
18.261 (91,59%) Maqedonasit;
1230 (6.17%) romë;
272 (1.36%) turqit;
121 (0.61%) dhe Vllehët
54 (0.27%) ishin të kombësive të tjera.

Ne qytetet si VINICA ,SHTIPI,STRUMICA,PEHCEVO jane ROMET gati se teresisht te sllavizuar .
Njera nga arsyet pse Strumica nuk kishte minus ne natalitet.Mbi 20% Rome (Magjyp) regjistrohen si Sllave , sidomos ne ate pjesen lindore te Maqedonise


Arbëri wrote:Ohri

Image

Shqiptaret dikur 80% , sot me 6% shqiptarë.
Në 100 vitet e kaluara, shqiptarët përbënin rreth 80 për qind të banorëve të Ohrit, kurse sot mezi se janë 6 për qind. Askush nuk u ka dalë zot ndër vite. Janë shpërndarë gjithandej, shpërngulur dhe heshtur, aq sa që shqiptarët nga viset tjera habitur pyesin: "Paska shqiptarë në Ohër?"

Image
Image

Komuna e Ohrit ka 55.749 banorë.
Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2002 përbërja etnike e popullatës në komunë ishte ;

Gjithsej 55749
S.maqedonasit 47344 84.9%
Shqiptarët 2.962 5.3%
Turq 2268 4.1% (keta i kemi si virus )
Serbët 366 0.6%
Vllehët 323 0.5%
Të tjer 2,486 4.5%
Ohri ka sot -20.000 banore me pak se ne regjistrimin e 2002-ishit , pra 35,000 banore gjithsejt !
http://ohrid1111.megastar.com.mk/top-ve ... 00-zhiteli


Shkupi nga regjistrimi i vitit 2002 kishte 66.7%.sllav , pastaj ne vitin :
2008: 52,7%
2009: 52,3%
2010: 51,3%
2011: 50,4%

Gostivar=Sllav
2002 -19.6%
2008: 19%
2009: 19,3%
2010: 19,9% (Ketu jane shqiptaret Ortodoks te asmiliuar, edhe pse % eshte shume me e vogel se aq)
2011: 18,2% (Ortodokset shqiptare te asimiluar ne Sllav ka ne gjithe Maqedonine )
Tetovo -sllav
2002 - 23.2%
2008: 16,2%
2009: 17%
2010: 16,3%
2011: 14,3%

Kumanov-sllav
2002 - 60.4%
2008: 52,5%
2009: 54,3%
2010: 51,8%
2011: 51%
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#63

Post by Arbëri » Tue May 07, 2013 1:04 am

Ja nje foto nga Maqedonia lindore e vjeter dy jave , ne diten e votimeve ,

Image

Romet jane ndihmesit me te mdhenje te sllaveve per fryerjen e popullsise , njejte si ne Serbi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#64

Post by erix77 » Tue May 07, 2013 7:50 pm

nqs Shkupi ka sot 50% sllave pse ne zgjedhjet lokale ne raundin e dyte ishin vetem 2 kandidate sllave?

nqs do te bashkoheshin votat e shqiptareve a do te kishte shanse qe nje kandidat shqiptar te konkurante per fitore?

Nje kryebashkiak shqiptar ne Shkup do te kishte nje rendesi te jashtezakonshme per popullin Shqiptar ne Maqedoni.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#65

Post by Arbëri » Tue May 07, 2013 9:27 pm

erix77 wrote:nqs Shkupi ka sot 50% sllave pse ne zgjedhjet lokale ne raundin e dyte ishin vetem 2 kandidate sllave?

nqs do te bashkoheshin votat e shqiptareve a do te kishte shanse qe nje kandidat shqiptar te konkurante per fitore?

Nje kryebashkiak shqiptar ne Shkup do te kishte nje rendesi te jashtezakonshme per popullin Shqiptar ne Maqedoni.

Jane te ndara vendbanimet shqiptare ne Maqedoni aty ku ka shume shqiptare , qe te mos fitohen qytetet nga shqiptaret !
Per shembull , Kumanova eshte e ndare nga Likova sepse Kumanova bashke me Likoven sot ben shumicen shqiptare dhe kshu fitohet Kumanova .
Njejte eshte ne Shkup me Haracinen dhe shume fshatra tjera , njejte ishte edhe ne Kecove deria para 2 vitesh ku ka 81 fshatra dhe vetem dy jane sllave ne rrethin e Kercoves.
Pastaj , Shkupi nuk do te thote qe sot ka 50% shqiptare nese ka renje ne 50% sllave !
Jane Romet me 10% , jane torbeshet , turq,serb , boshnjak ,vlleh etj qe votat e tyre u shkojne sllaveve , eshte Pusteci dhe Prespa e Shqiperise qe votojne per Sllavet ne Shkup :
http://www.youtube.com/watch?v=lXZIh81FtBw
http://www.portalb.mk/CategoryContent/R ... a-Pusteci-
Nesa kane banore me bollek sllavet atehere nuk kane nevoje per banoret e Shqiperise , dmth kane nevoj per votues prandaj i sjellin .
Po u fitua Shkupi donjiher , ateher fitohet e tere Maqedonia sepse vet Shkupi eshte Maqedoni .

Me kete sistem siq e kane ketu sllavet , mos te shpreojme donjiher qe do i fitojme keta , po them per Shkup e Kumanove ku jane zonat e rrezikuara nga sllavet se per Maqedonine Perendimore spo flas , aty eshte bere Shqiperi per jet .. Ja arsyet pse nuk mund t'ia dalish me keta me sinqeritet :
Ohri ka zyrtarisht sipas DIK 54,437 banore ,
ndersa Ohri ka edhe 54.437 votues dhe 73 vend votime .
Realiteti eshte qe Ohri ka 30.000 banore , kete e shkruajne edhe vet gazetat e Ohrit : http://www.ohridnews.com/index.php?mod=1&kat=&id=31681 qe jane prezent per gjdo dite aty si edhe ai linku po nga Ohri me larte , e sqaron qarte me shifra ,nxenes,student , shtepi etj..
Njejte eshte me Manastirin (Bitola) , i njejti numer i banoreve atje eshte qe 30 vite i pandryshuar , derisa fshtarat andej jane me 4 nxenes ne nje klase , ose me shume kane mesues sesa nxenes dhe perseri gjithnje kane syte te shqiptaret , asnjiher nuk pyet njeri , "PO JU SA JENI " ..

Sipas votimeve te fundit , duket kshtu :

Me pak se 45 % shqiptare dolen te votojne sipas te dhenave zyrtare ,
nga keta 45% partit shqiptare fituan 240.000 vota !
(ketu i bie qe te jen diku 500.000 shqiptare vetem votues )
Nen 18 vjet jane 142.000 shqiptare
Tjera parti qe kane votuar shqiptaret ne zonat ku ka pak shqiptare , ose nuk jane shumice , ose e kane partit sllave nje kandidat shqiptare jane aty deri 30.000 , rasti si ne Dollnen , Cashka etj..
Per afersisht duket se jetojne afer 700.000 mije shqiptare ne Maqedoni sipas votave ?
Sllavet kane 75% me +60 vjet , ndersa shqiptaret 33% nen 18 vjet .
Sllaveve ju duhet per nje delegat ne Parlamentin e Maqedonis 1.500 vota , shqiptareve ne disa vende i duhen 30.000 vota per nje kandidat !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#66

Post by erix77 » Wed May 08, 2013 3:37 pm

Faleminderit per shpjegimin.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#67

Post by Arbëri » Fri May 10, 2013 6:27 pm

Velesi , postimi nga faqja e kaluar : viewtopic.php?p=37163#p37163

Sllavo.M.:
2002: 84.9%
2008: 72,3%
2009: 68,4%
2010: 68,1%
2011: 70%
Jabollqishtae eper/poshtme eshte fshat shqiptare ne Veles , dhe vitin e kaluar kishte me shume lindje se sa gjithe qyteti Veles sa kishte lindur .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#68

Post by Arbëri » Sat May 11, 2013 9:36 am

Turqit ne Maqedoni

Viti 2002
Gjithsejt 77,959 ose 3.9%
Nga keta , 32,392 qe flasin gjuhen sllave ne shtepi .
Nga keta , 27,086 shqipen e kane gjuhen e Nenes .
Gostivari eshte me i rrezikuar edhe pse numri i te ashtuquajturve Turq ne tere Maqedonine nuk eshte i madh dhe ka renje ne kohen e funditte shqiptaret , do kete edhe me shume ,sidomos ne Maqedonin Perendimore ku kane fituar shqiptaret.
Si Turq ne Maqedoni regjistrohen edhe Romet qe kane perkatesi fetare Muslimane dhe skane te bejne keta Turq me ata turqit e Turqis , bile e flasin nje turqishte tjeter nga ata .

Romet

Rom- 53.879 (2,66%)
Numri i tyre eshte me siguri max.150.000 , dhe shumica tyre regjistrohen si Sllav ne Maqedonin lindore , gje qe , nese donjiher i fitojme sllavet problemi i ardhshem per shqiptaret ne Maqedoni do jene romet ose magjupet .
Nga keta jane te paktet qe jetojne neper vendbanime shqiptare .

Boshnjaket
Boshnjak- 17.018 (0,84%)
Ne krahasim me te tjeret nacionalitete ne Maqedoni , Boshnjaket jetojne vetem neper vendbanime shqiptare dhe vazhdimisht kane perkrahur partit shqiptare deri para ketyre zgjedhjeve .

Vllehet
Vlleh - 9.596 (0,48%)
Sidomos qyteti i Krusheves dhe Manastiri (Bitola) kishte shume Vlleh qe u treten ne Sllave.

Serb
Serb 35.939 (1,78%)
Njejte si vllehet ,Kumanova ka shume Serb qe regjistrohen si sllavo-maqedonas .


----------------------------------------------------------------------------------------

Te Punësuar /papunë sipas regjistrimit ne 2002

Komunat me shumicë shqiptare

  Haraçinë: 815-1865 (69.6% papunësia)
  Bogovinë: 847-1805
  Veleshte: 433-788
  Vrapçishtë: 874-766
  Dibër: 2332-3379
  Delogozdi: 581-567
  Zhelinë: 916-3536 (79.4%)
  Zajazi: 537-1094 (67%)
  Kamjan: 691-2245 (76.5%)
  Likovë: 1313-3941 (75%)


Komunat me shumicë s.maqedonase:
  Berovo: 3891-1698 (30% papunësia)
  Bogdanci: 3142-1011 (24%)
  Vevçanit: 607-247 (29%)
  Gjevgjeli: 7806-2299 (22%)
  Demir Hisar: 2788-725 (20%)
  Kocani: 1156-218 (15.8%)

Komunat me shumicë serbe dhe s.maqedonase:
Nagoricane: 853-469 (35%)


Komunat me shumicë turke
  Plasnicë: 256-768 (75% papunësia)

Komunat me shumicë të romëve
  Orizarë: 1459-3286 (69% papunësia)

Komunat me shumicë te myslimanëve (torbeshët)
  Rostushë: 550-950 (63% papunësia)


  Kjo është forma më e lartë e aparthejdit, diskriminimi, shkatërrimi, dëbimi.
S.maqedonasit dhe serbët papunësi 20-30%, shqiptarë, turq , myslimanë, romë, papunësi 70% !

==============================================================================
Kercove
Kreu i komunës së Kërçovës, në konferencën e parë për shtyp
Fatmir Dehari: Në Kërçovë 74 % e të punësuarve s.maqedonas vetëm 24 % shqiptarë ,
“Numri i të punësuarve në komunën e Kërçovës është 167 gjithsej, 122 nga komuniteti maqedonas (73,1%), 41 shqiptarë (24,6 %) 3 turq (1,80 %) dhe 1 rom (0,6%).

(Fatmir Dehari eshte nje ish luftar i UCK-es )

Struge
Ziadin Sela ne nje duel televiziv me Vladimir Kocoski mbreme ne nje kanal lokal te Struges. Sela akuzon drejtorin e NKP Struga te kete perjashtuar nga puna disa punetore per arsye partiake, dhe ne nderkohe i premton z. Kocoski se pas kesaj te diele, do jete drejtori i asaj ndermarrje qe do "fluturoje" nga puna.
Dhe e beri , i perjashtoi nga struga dy drejtor Sllav .
(Sela eshte nje atdhetar i flaket )
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#69

Post by Arbëri » Sun May 26, 2013 11:04 pm

Manastiri në 2012, ka -438 banorë : viewtopic.php?p=37150#p37150
Shkupi ne 2012 , numri i s.maqedonasve etnikë ka rënë për 186 banorë, ndërkohë që numri i shqiptarëve është rritur për 2164.
(Manastiri me afer 70.000 sllave ka minus per 438 banore , ndersa Shkupi me diku 400.000 sllave vetem -186 banore ?! Kjo nuk eshte e mundur )

Nga gazetat sllave te sotshme :

S.maqedonasit në panik ,
ESHS sërish ka dhënë alarmin - qindra fshatra dhe vendbanime në pjesën e Pellagonisë, por edhe në Maqedoninë Lindore, kanë mbetur me nga pesë deri më dhjetë banorë, kryesisht të moshuar mbi 70 vjeç. Në Shkup, pjesëmarrja e shqiptarëve në lindjet e foshnjave ka shënuar 38 për qind, derisa maqedonasit me 46 për qind nga numri i përgjithshëm i lindjeve. Saraji ka shënuar rritjen më të madhe të banorëve në vitin 2012 - 455 banorë më shumë se sa në 2011, e pasuar nga Çairi, Tetova, Studeniçani...



Zvogëlimin e numrit të maqedonasve etnik, e quajtur ndryshe edhe si “mortaja e bardhë” s’ka kush e ndalë. Qindra fshatra dhe vendbanime në pjesën e Pellagonisë, por edhe në Maqedoninë Lindore - kanë mbetur me nga pesë deri më 10 banorë, kryesisht të moshuar. I tillë është edhe fshati Skoçivir i Manastirit, dikur me 500 banorë, që tani të mbesin vetëm pesë, edhe atë mbi 70 vjeç. Fshati, siç thonë ata pak të moshuar, ngjallet vetëm fundjavave, kur të afërmit e tyre të rinj vijnë për të vizituar dhe kujtojnë si kurrë më parë këtë fshat rrëzë malit Nixhe, kur kishte shumë më tepër njerëz. Skoçiviri, një nga 40 fshatrat e Komunë Novaci të Manastirit, është vetëm një shembull i trendit jashtëzakonisht shqetësues demografik në këtë rajon, e cila tani po bartet edhe në qytetin e Manastirit. Nëse dikur zbrazeshin zonat rurale, tani zbrazja po ndodhë edhe në zonat urbane, alarmojnë demografët maqedonas. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se Raporti midis numrit të vdekjeve dhe lindjeve në Manastir u mbyll me një rekord tjetër të radhës. Manastiri në 2012, ka 438 banorë më pak se sa kishte në 2011, trend ky që po vazhdon tatëpjetën. Madje, Enti Shtetëror i Statistikës, raportin e mbështet edhe në uljen e numrit të nxënësve maqedonas. Nëse shkollat fillore të Manastirit, tridhjetë vjet më parë kishin nga gjashtë deri në shtatë paralele për çdo vit klasor, sot ata janë dyfish më pak. Gjimnazet në atë kohë kishte 13 klasa paralele për një vit, e sot mezi kanë nga katër. Edhe spitali i Manastirit konfirmon se numri i lindjeve në këtë qytet është ulur dukshëm, madje më shumë se sa është paraparë nga demografët. “Vitin e kaluar (2012) ka pasur 1208 lindje, ndërsa një vit më parë (2011) kemi pasur 1343 foshnja, që do të thotë se vitin e kaluar ka pasur rreth 100 më pak. Por edhe në të gjitha maternitetet e tjera në qytetet e shumicë maqedonase situata është e njëjta”, është shprehur pediatrja kryesore e Manastirit, Meri Xharlieva. E njëjta situatë me Manastirin paraqitet edhe në komunat fqinje që i përkasin rajonit të Pellagonisë - Demir Hisarit, Krivogashtanit, Krushevës, Prilepit, Resnjës... Madje, “mortajës së bardhë” nuk i kanë shpëtuar as Qyteti i Shkupit, konkretisht komunat me shumicë maqedonase. Kështu, në Komunën e Karposhit të Shkupit, numri i banorëve në 2012 krahasuar me vitin paraprak ka rënë për 118 persona, në Demir Hisar për 89, Ohri ka shënuar një minus për 87 banorë, Kisella Vodë dhe Resnja për 82, Gjevgjelia minus 57 banorë. Problem me natalitetin paraqitet edhe në Berovë dhe Pehçevë. Në Berovë, në vitin 2012, janë lindur 89 fëmijë maqedonas, kurse kanë vdekur 137 banorë. Në Pehçevë, lindjet kanë shënuar 27 fëmijë, ndërsa vdekjet 70 banorë. Por, ndryshe ndodhë te komunat me shumicë shqiptare. Numrat zyrtar të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se për çdo vit, numri i lindjeve të foshnjave të etnitetit shqiptarë është shumë më i madh se sa numri i vdekjeve.

Saraji, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, ka rritjen më të lartë të numrit të banorëve në 2012 krahasuar me 2011-ën (455 banorë më shumë), Çairi ka regjistruar 437, Tetova 436, dhe Studeniçani 412 më shumë lindje se sa vdekje. Rritja në Komunën e Likovës ka regjistruar 263 banorë më shumë se 2011, Gazi Baba me 231, Kumanova 202, Zhelina 201 dhe Haraçina me 185 më shumë banorë në 2012 se sa viti paraprak.

Praktikisht, skena është një prirje e re - në qoftë se deri kohët e fundit, tek maqedonasit ka rënë popullsia në zonat rurale, tani një proces i tillë po ndodh në shumicën e qendrave urbane, në të cilat me kalimin e viteve, ka pasur valë të migrimit të njerëzve nga fshatrat për shkak të arsyeve të ndryshme, por edhe për shkak të numrit më të vogël të martesave, si dhe numrit të ulët të lindjeve në këtë etnitet. Në rajonin lindor të Maqedonisë, ESHS raporton se në 11 komuna, ka rritje negative të popullsisë, njëjtë sikur në verilindje.



Situatë shqetësuese

Donço Gerasimovski, ish-drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës, thotë se pavarësisht masave të marra, pritjet nuk janë të favorshme me “mortajën e bardhë”. “Lëvizjet që u panë vitin e kaluar, na jep një paralajmërim se kemi akoma punë për të bërë. Sepse, situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Patjetër të merren parasysh mundësitë për zhvillimin rajonal, qendrat rurale dhe pastaj të përgatiten masat”, thotë për mediat maqedonase, Gerasimovski. Edhe profesori universitar, Nikola Panov, thotë se lëvizjet demografike viteve të fundit, tregojnë se rezultatet mund të jenë edhe më shqetësuese. “Është e qartë se trendi i viteve të fundit vazhdon. Prirjet demografike nuk mund të kthehet brenda natës, por është e nevojshme kohë më e gjatë”, tha Panov. Ndryshe, Gerasimovski dhe Panov janë pjesë e ekipit të ekspertëve që po punojnë për përgatitjen e një strategjie të re për zhvillimin demografik të Maqedonisë.


Shqiptarët e Shkupit arrijnë 38 për qind të lindjeve

Të dhënat e ESHS për vitin e kaluar tregojnë se në Shkup, numri i maqedonasve etnikë ka rënë për 186 banorë, ndërkohë që numri i shqiptarëve është rritur për 2164.

Në kryeqytet, numri i të lindurve etnik maqedonas në 2012 ka arritur në 3.634, ndërsa kanë vdekur 3.820. Në ndërkohë, në të njëjtin vit, foshnje nga prindër shqiptarë në Shkup kanë lindur 2960, ndërsa 799 shqiptarë tjerë kanë vdekur. Kështu, pjesëmarrja e shqiptarëve në lindje paraqet 38 për qind nga numri i përgjithshëm i lindjeve, ndërkohë që maqedonasit me 46 për qind.

Gjatë 2012-ës u punësuan 75,2 % s.maqedonas dhe 17,8 % shqiptarë

Sipas Raportit të Avokatit të Popullit gjatë vitit 2012 janë punësuar 107 851 persona në institucionet shtetërore, prej të cilëve 81 095 ose 75,2 për qind janë maqedonas, 19 151 ose 17,8 për qind janë shqiptarë, 2 164 ose 2 për qind janë turq, 1 383 ose 1,3 për qind janë rom, 1 709 ose 1,6 për qind janë serbë, 741 ose 0,7 janë vlleh, 585 ose 0,5 janë boshnjakë dhe 1 023 ose 0,9 për qind të tjerë..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#70

Post by Arbëri » Fri May 31, 2013 6:25 pm

Bexheti: Me regjistrim real do të rritej numri i shqiptarëve

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... WKZW64bRXo

Regjistrimi i popullsisë ka dështuar për shkak të tendencave për tu ulur përqindjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Kështu ka deklaruar akademiku A.Bexheti në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejtë…”. Kjo ishte edhe arsyeja që Bexheti kishte dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të Komisionit për realizimin e regjistrimit të vitit 2011.

“Unë po ju them 2-3 çështje. Pika e parë kritike ishte rrëzimi i cenzusit në qytetin e Shkupit. Sigurisht me ato dispozita siç i kishim parashikuar me Rregulloren dhe mënyrën se si e bënim realizimin, nuk do të dilte më Shkupi 20.8%, sa është. Pra shumë lehtë, me një operacion shumë të thjeshtë ju mund të cenoni një përqindje statistikore prej 1-2% për ta rrëzuar nën 20%. Dhe rreziku i parë ishte cenzusi i Shkupit, të bie nën 20% marrëdhënia kur e dimë ne se nuk është e tillë, sepse këto shifra që i përmendi ne i kemi pasur, pra vetë Enti Shtetëror i Statistikës çdo vit ka raportuar se sa ka qenë shtimi natyror i popullsisë”, deklaroi A.Bexheti, akademik.
http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/6725- ... areve.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#71

Post by Arbëri » Mon Jul 01, 2013 6:03 pm

Çdo ditë ka nga 8 maqedonas më pak dhe 13 shqiptarë më shumë!
Nga gazetat sllave e djeshme qe i referohet entit statistikor per vitin 2012 ,

Image
Disa të dhëna demografike boton gazeta “Dnevnik”. Sipas statistikës zyrtare të Entit Shtetëror për statistikë, gazeta ditore ka llogaritur se për çdo ditë në Maqedoni ka nga 8 maqedonas më pak. Përkundër kësaj, rritet numri i shqiptarëve, çdo ditë, numri i shqiptarëve rritet për 13 njerëz.

Sipas analizës së gazetës “Dnevnik”, vitin e kaluar kanë vdekur 14823 maqedonas përkundër 11995 fëmijëve të porsalindur të etnitetit maqedonas, që do të tho të se numri i popullatës shumicë në vend ka rënë për 2828 persona.

Përkundër këtyre të dhënave, vitin e kaluar kanë lindur 8035 shqiptarë ndërsa kanë vdekur 3416 që do të thotë se numri i shqiptarëve është rritur për 4619 persona
Une mendoj qe numri i sllaveve te vdekur eshte dyfish me i madh se sa siq paraqitet zyrtarisht !
Arsyeja , per rritjen e % te sllaveve dhe manipulimeve per votimet.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Rreth numrit të popullsisë në Maqedoni dhe emrit të diskutue

#72

Post by Zeus10 » Fri Feb 07, 2014 4:13 pm

Nga Reshat Nexhipi


Në vend të hyrjes - Dervish Hima, në Kongresin e Dytë të Manastirit,1910, tha: “Mos përmendim më tepër fjalët toskë, gegë, labër, çamë etj. por vetëm shqiptar”, kurse 100 vjet më vonë, themeluesi i Universitetit të Tetovës, dr. Sulejmani, porositi: “Mos përmendim më 23 përqindëshin e sajuar nga Gligorovi, por 40 përqindëshin real të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Maqedoni”, gjë që të cilën e konfirmon edhe deklarata e ish-Kryeministrit të Maqedonisë, Gjorgjievskit, se pas 15 vjet, shqiptarët bëhen shumicë në këtë vend. Kjo deklaratë të bën të supozosh se qysh tani numri i dy popujve në fjalë është i barabartë, prandaj dhe elementet e emrit të shtetit,sipas kësaj logjike, duhet të jenë të tilla, gjë që do t’i përgjigjej plotësisht realitetit historik dhe si i tillë do konsolidonte vendin, do relaksonte raportet ndëretnike si dhe do mbronte identitetin kombëtar të maqedonëve i cili po u rrezikohet dita-ditës nga ana e tre shteteve fqinj.
Rreth deklaratës së ish-Kryeministrit dhe të disa të tjerëve - Para se ta bëjë këtë deklaratë, me siguri, ka konsultuar literaturë përkatëse,që ka të bëjë me zhvillimin e procesit të përqindjes së natalitetit dhe mortalitetit tek dy popujt më të mëdhenj të këtij shteti. Pra,nuk kemi të bëjmë me njeri sidokudo që të mos përfillim opinionin e tij. Por, nuk është vetëm ky, që ka “zbuluar Amerikën”. Ka edhe plot të tjerë që kanë pothuajse të njëjtin mendim Dr. Fadil Sulejmani, në një rast, ka thënë: “Në Maqedoni jetojnë rreth 1 milion shqiptarë (Fakti, 30 tetor, 2010), kurse Sabri Godo: 800 mijë (misioni TV. Shkupit, në shqip,11.11.2010). Nuk janë këta njërës që mund të flasin në hava,por personalitete me reputacion evropian dhe më gjerë. Të kujtoj se prof. dr. Fadil Sulejmani, për merita të veçanta në arsim, shkencë dhe kulturë, është nominuar “Personaliteti i shekullit 21” nga qendra internacionale e biografive të personaliteteve më të shquara me seli në Kembrixh. Sabri Godo njihet si një ndër historianët më të shquar të Shqipërisë dhe kombit në përgjithësi, prandaj dhe, sa e di unë, nuk ka polemizuar ndonjë me ta.
Rreth numrit real të popullsisë - Po e zëmë se historianët ose politikanët maqedonas, nuk kanë lexuar deklaratat në fjalë,prandaj dhe nuk kanë reaguar, por, kjo, nuk mund të thuhet edhe për dy deputetët e PDSH-së, dhe për kryetarin e kësaj partie, të cilët kushedi sa herë kanë theksuar se në Maqedoni jetojnë 1 milion shqiptarë dhe,për çudi, sa kam mundur të vë re, asnjë nuk ka reaguar për këtë. Nëse gaboj, kërkoj falje. Sidoqoftë, nuk është kjo me rëndësi, por numri real i popullsisë. Në favor të deklaratave të tyre, shkon edhe ndërprerja e procesit të regjistrimit të popullsisë, menjëherë posa filloi. Kjo, ndodhi,për shkak se, qysh në fillim, u pa që numri i shqiptarëve do befasonte, për shkak se perëndoi koha e regjimit komunist kur,për interesa personale, ose nga frika, shumë vlleh, romë, torbeshë etj. deklaroheshin për maqedonas, kurse një pjesë e shqiptarëve pa ndjenja kombëtare, të helmuar nga fanatizmi fetar,, për të mos e humbur fenë turke,,ose për t i shpëtuar epiteteve nacionalist, iredentist, etj. deklaroheshin për turq.
Torbeshët ndër “fajtorët” kryesorë për ndërprerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë - E them këtë sepse qysh në fillim, u pa që, pjesa më e madhe e tyre po deklaroheshin për shqiptarë për shkak se,veç tjerash, intelektualët e kësaj popullate, kanë kuptuar më, që,përveç fesë,me shqiptarët i lidh edhe historia e vjetër e tyre. Ja pse. Kur sllavët okupuan trojet ilire, një pjesë e madhe e këtyre të fundit, ilirëve pra, për të shpëtuar jetën,u larguan në vendet e sotme të Shqipërisë, por pa harruar trojet e stërgjyshërve të vet. Kujtimet nga trevat autoktone përcilleshin brez pas brezi,prandaj dhe shumë nga familjet e tilla, pas ardhjes së turqve në Ballkan, u kthyen në vendet e të parëve, por kryesisht me emra të qyteteve ose fshatrave ku kishin jetuar deri atëherë, p.sh. Mati, Korça, Klenja etj., gjë që historianët sllavë, e shfrytëzojnë për t i paraqitur si ardhacakë të shekujve 17,18 etj.,duke e anashkaluar historinë e mëparshme, pra që ata u kthyen në vendete stërgjyshërve të vet. Kjo pjesë e popullatës iliro-shqiptare, e larguar pra në Shqipërinë e sotme, e ruajti gjuhën e vet, gjë që nuk vlen për pjesën tjetër të vendasve ilirë, të cilët, për shkaqe të ndryshme, nuk u larguan dot nga sllavët dhe, si pakicë, mbetën nën kanxhat e tyre, duke humbur gradualisht edhe gjuhën iliro-shqiptare, ashtu siç ndodhi edhe me ata të Rekës etj. të cilëve, tani u dolli frika,mos them gjumi, për të treguar se ç’janë. Mos harrojmë: Flasim për historinë e torbeshëve, pra, për ata që mbetën në këtë anë të kufirit, pas ardhjes së sllavëve me të cilët, siç thashë, pa dashje, e lidhë fatin e vet.Këta, si pakicë dhe jo sllavë, ishin të pa dëshirueshëm dhe të diskriminuar nga shumica ardhacake. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që për t u diferencuar nga okupuesit, përqafuan fenë islame, por nuk e larguan dot gjuhën sllave, e cila, u mbeti si zorra qorre. Kjo është e kuptueshme, sepse feja mund të ndërrohet në çdo moment, por jo edhe gjuha.
Pse këta njerëz u quajtën torbeshë - Ja pse. Për shkak të fesë, ishin të padëshirueshëm nga sllavët, gjë që vlen edhe për sot, kurse për shkak të gjuhës, ishin të pa dëshirueshëm edhe nga turqit. Prandaj, për të siguruar kafshatën e gojës së familjes së tyre, rrugëdalje të vetme kishin torbën në kurriz, për të gjetur punë gjithandej. Pikërisht kjo bëri që të fitojnë epitetin pezhorativ “torbeshë”, njësoj si shqiptarët, të cilët, në kohën e sundimit serb dhe të regjimit sllavo komunist maqedonas, fituan llagapin sharrëxhinj, për shkak se ky mjet u kishte mbetur i vetmi për të siguruar jetën e familjes. Pra, torba dhe sharra, kanë qenë emnuesi i përbashkët i dy popujve në fjalë, me të njëjtën origjinë, por që, siç thashë, kushtet dhe rrethanat politike dhe ekonomike kishin bërë të veten. Erdhi koha që këto dy mjete, torba pra dhe sharra, t i bashkojë këta dy popuj përsëri, gjë që po shprehet përmes martesave të përziera, kërkesës për hapjen e shkollave shqipe, duke e hequr gradualisht gjuhën sllave, si mish i egër dhe i huaj,etj. Regjimet e mëparshme, serbe dhe komuniste maqedonase, i trajtonin dhe sit i trajtojnë për të vet, jo nga dashuria për ta, por për t i quajtur shqiptarët pakicë.
Përfundim - Meqenëse çështja e emrit të këtij shteti, pas përmbi 20 vjet, siç duket, është në zgjidhje e sipër, duhet ne shqiptarët mos presim 15 vjet, për t u bërë shumicë, sipas ish Kryeministrit, por ajo që kam vendosur në titull, të aktualizohet tani, sa është hekuri nxehtë, sepse atëherë, edhe sikur të hidhemi përpjetë, do jetë e pa mundur një gjë e tillë. Dhe, meqenëse emri është i lidhur ngushtë me numrin e popullsisë,duhet aktualizuar edhe çështja e regjistrimit,ose të paktën të respektojmë porosinë e lartpërmendur të dr. Sulejmanit. E them këtë, sepse, disa të ashtuquajtur analistë shqiptarë, deputetë, etj. pa pikën e turpit dhe përgjegjësisë,citojnë me gojë plot 23 përqindëshin, gjë që përcillet edhe në Evropë, e cila ka të drejtë të na qortojë kur kërkojmë avancimin e pozitës shqiptare,madje ka zëra që thonë,,Pakica shqiptare në Maqedoni ka të drejta shumë më të mëdha se ajo në Shqipëri,,!! Ne dëgjojmë dhe kërdisemi së qeshuri,asgjë tjetër. Na rroftë e qeshura.
Shkurt:Mos humbim kohën duke u marrë me çështje të pa rëndësishme, siç është aktualisht edhe zgjedhja e Kryetarit të shtetit, i cili, kush do që të jetë, me marrëveshje ose pa të, për shkak të kufizimit të ingirencave kushtetuese, edhe sikur shqiptar të jetë, nuk na sjell dot ndonjë të mirë. Pra, në fokus duhet të jenë legalizimi zyrtar i numrit real të shqiptarëve dhe definicioni objektiv i emrit të shtetit i cili është letër njoftim i një populli, kurse zgjidhja e tyre mund të sjellë edhe kryeministër shqiptar. Në të kundërtën, Marrëveshja e Ohrit do mbetet vetëm në letër,kurse gjaku i derdhur i UÇK-së dhe dëmet e shkaktuara nga lufta e v. 2001, historia do t i quajë pothuajse të kota,ose të pakuptimta.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Rreth numrit të popullsisë në Maqedoni dhe emrit të disk

#73

Post by Zeus10 » Fri Feb 07, 2014 6:18 pm

Ka shume mundesi qe numri i shqiptareve ne Maqedoni, ta kete kaluar ate te sllavo-maqedonasve. Eshte shume e trishtueshme, qe shteti shqiptar, nuk ben asnje perpjekje, per te nxjerre kete te vertete, qe do te kishte nje impakt te jashtezakonshem, per te ardhmen e shqiptareve.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Rreth numrit të popullsisë në Maqedoni dhe emrit të disk

#74

Post by ALBPelasgian » Fri Feb 07, 2014 8:21 pm

Zeus10 wrote:Ka shume mundesi qe numri i shqiptareve ne Maqedoni, ta kete kaluar ate te sllavo-maqedonasve. Eshte shume e trishtueshme, qe shteti shqiptar, nuk ben asnje perpjekje, per te nxjerre kete te vertete, qe do te kishte nje impakt te jashtezakonshem, per te ardhmen e shqiptareve.
Ndonese eshte heret te flitet per numra, nje gje e besoj fort: diferenca midis sllavo-bullgareve dhe shqiptareve ne FYROM eshte zvogeluar me shume se kurre me pare. Prandaj, kjo eshte arsyeja kryesore qe autoritetet po e zvarrisin regjistrimin e popullsise, i cili po te realizohej do te rezultonte me nje dhjetim te numrit te atyre qe deklarohen ''maqedonas''.

Ndonese trendet demografike te shqiptareve jane pozitive deri-diku, ne s'duhet t'i varim shpresat vetem aty. Mediat por edhe politika sllave qellimisht po e kercenojne opinionin e tyre se ndodhet para nje ''bombe demografike'' te shqiptareve. Duke e valevitur kete gogol, ata rrisin jo vetem mobilizimin e tyre por edhe pergatisin ne menyre shteterore kunder-masat per te sprapsur kete ''vale demografike''. Nje shok imi kujton faktin qysh ne fillim te viteve 90-ta, shtypi serb vlonte nga analiza te dyshimta demografike e paralajmerime te tjera sesi shqiptaret do te kapercenin numerikisht serbet brenda asaj qe atehere quhej ''Serbi'' (ku perfshihej Kosova dhe Mal i Zi). Madje paralajmerohej se ne vitin 2000, shqiptaret e Kosoves do te ishin rreth 5 milion. Tani ne jemi ne vitin 2014 dhe nuk eshte se numrat etnik kane pesuar ndonje ndryshim fundamental. Perkundrazi, shqiptaret gjate dy decenieve te fundit kane humbur keto qytete: Plaven, Rozhajen, Medvegjen si dhe rrezikojne te humbin edhe Bujanocin. Ketu mund te permendet edhe rasti i pjeses veriore te qytetit te Mitrovices, e cila 14 vjet para se te spastrohej nga cetniket dhe KFOR-i francez, ishin 90% shqiptare.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Rreth numrit të popullsisë në Maqedoni dhe emrit të disk

#75

Post by Zeus10 » Fri Feb 07, 2014 10:18 pm

ALBPelasgian wrote:
Zeus10 wrote:Ka shume mundesi qe numri i shqiptareve ne Maqedoni, ta kete kaluar ate te sllavo-maqedonasve. Eshte shume e trishtueshme, qe shteti shqiptar, nuk ben asnje perpjekje, per te nxjerre kete te vertete, qe do te kishte nje impakt te jashtezakonshem, per te ardhmen e shqiptareve.
Ndonese eshte heret te flitet per numra, nje gje e besoj fort: diferenca midis sllavo-bullgareve dhe shqiptareve ne FYROM eshte zvogeluar me shume se kurre me pare. Prandaj, kjo eshte arsyeja kryesore qe autoritetet po e zvarrisin regjistrimin e popullsise, i cili po te realizohej do te rezultonte me nje dhjetim te numrit te atyre qe deklarohen ''maqedonas''.

Ndonese trendet demografike te shqiptareve jane pozitive deri-diku, ne s'duhet t'i varim shpresat vetem aty. Mediat por edhe politika sllave qellimisht po e kercenojne opinionin e tyre se ndodhet para nje ''bombe demografike'' te shqiptareve. Duke e valevitur kete gogol, ata rrisin jo vetem mobilizimin e tyre por edhe pergatisin ne menyre shteterore kunder-masat per te sprapsur kete ''vale demografike''. Nje shok imi kujton faktin qysh ne fillim te viteve 90-ta, shtypi serb vlonte nga analiza te dyshimta demografike e paralajmerime te tjera sesi shqiptaret do te kapercenin numerikisht serbet brenda asaj qe atehere quhej ''Serbi'' (ku perfshihej Kosova dhe Mal i Zi). Madje paralajmerohej se ne vitin 2000, shqiptaret e Kosoves do te ishin rreth 5 milion. Tani ne jemi ne vitin 2014 dhe nuk eshte se numrat etnik kane pesuar ndonje ndryshim fundamental. Perkundrazi, shqiptaret gjate dy decenieve te fundit kane humbur keto qytete: Plaven, Rozhajen, Medvegjen si dhe rrezikojne te humbin edhe Bujanocin. Ketu mund te permendet edhe rasti i pjeses veriore te qytetit te Mitrovices, e cila 14 vjet para se te spastrohej nga cetniket dhe KFOR-i francez, ishin 90% shqiptare.
Jam dakort me arsyetimin tuaj Alb, por dua te theksoj diferencen ne mes dy rasteve. Zbrazja e Plaves, Rozhajes, Medvegjes dhe Mitrovices Veriore, apo ndonje tjeter, ka ardhur si rrjedhoje e spatrimit etnik te heshtur nga bashkepunimi serbo-europian dhe indiferences se qeverive shqiptare ne Tirane dhe Prishtine, kurse situata ne Maqedoni, ka te beje vetem me fshehjen e numrit te vertete te shqiptareve, sepse sllavo-maqedonasit e kane te pamundur ne terren te zbatojne skenaret serbe te spastrimit etnik. Por dhe keshtu ata po arrijne, te bejne te njejten gje si serbet, duke mos i faktorizuar shqiptaret atje, qe do te perbente nje ndryshim thelbesor per poziten e shqiptareve ne rajon.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”