"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vrasja e shqiptarit në Itali....

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4185
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Vrasja e shqiptarit në Itali....

#1

Post by Zeus10 » Wed Jul 22, 2009 10:23 pm

...... tentoi të shpëtonte një vajzë rumune nga prostitucioni.
Shqiptari Ilir Krypi, i cili u ekzekutua të dielën në darkë në mënyrë mafioze, është vrarë, pasi tentoi që të shpëtonte një vajzë rumune nga shfrytëzimi për prostitucion.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet e vendit fqinj, të cilat rrëzojnë kështu hipotezën për vrasjen e tij si pasojë e bashkëpunimit me drejtësinë italiane.
Policia italiane bëri të ditur se Krypi është ekzekutuar nga pesë shqiptarë, tutorët e vajzës rumune, dy prej të cilëve janë arrestuar. Ata janë Endri Bajra dhe Alfred Mara, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti i tre të dyshuarve të tjerë, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.
“Shqiptari Ilir Krypi u qëllua me pistoletë në kokë, sepse kërkonte që të ndihmonte një vajzë rumune për të braktisur rrugën dhe ta shpëtonte nga shfrytëzuesit e saj, të cilët e përdornin atë si prostitutë”, - bënë të ditur mediet italiane dje, të cilat i referohen policisë së vendit fqinj. Sipas këtyre të fundit, Ilir Krypi e kishte njohur pak ditë më parë vajzën rumune, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Megjithëse mes tyre nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie sentimentale, 42-vjeçari kishte pranuar që ta ndihmonte vajzën rumune, me qëllim shpëtimin e saj nga shfrytëzuesit shqiptarë.
Por, pavarësisht qëllimit të tij të mirë, Krypi nuk ka arritur dot që ta shpëtojë nga shfrytëzimi vajzën e re rumune, pasi shqiptarët që e kanë pasur nën mbikëqyrje kanë zbuluar planin e tij dhe e kanë ekzekutuar.
Sipas medieve italiane, nga hetimet e kryera rezulton që vrasja të jetë kryer nga pesë shqiptarë, ndërsa dy prej tyre tashmë janë ndaluar dhe janë Endrit Bajra, 24 vjeç dhe Alfred Mara, 48 vjeç. Ndërkohë, tre të dyshuarit e tjerë, mes të cilëve edhe personi që ka qëlluar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, janë shpallur në kërkim.
Hetuesit e çështjes kanë bërë të ditur për mediet e vendit fqinj, se themelore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje do të jetë bashkëpunimi i vajzës së re rumune, pak më shumë se 20 vjeç, si dhe e një miku të viktimës, i cili ka qenë prezent në momentin e vrasjes.
Fillimisht, policia italiane mendoi se vrasja e Krypit ndodhi për një hetim të para disa muajve, ku ky i fundit kishte bashkëpunuar me drejtësinë, çka solli arrestimin e disa shtetasve shqiptarë dhe italianë, të cilët akuzohen për trafik droge.
“Viktima mund të jetë qëlluar, pasi ishte i vetmi që dëshmoi për dosjen e kokainës dhe celularëve në burgun Marasi, që çoi edhe në arrestimin e disa funksionarëve të policisë italiane”, - bëri të ditur policia italiane pas vrasjes, version ky i hedhur poshtë tashmë.
Gjatë hetimeve të kësaj ngjarjeje, në pranga përfundoi agjenti i policisë së burgjeve, i cili i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur nga qelia, si dhe dy eksponentë të familjes mafioze Makri me origjinë kalabreze.
Ilir Krypi, 42 vjeç, u vra mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:00, në një rrugë të Milanos.
Sipas medieve italiane, Ilir Krypi kishte shkuar 14 vjet më parë nga Tirana në Itali dhe punonte si shtrues rruge. Ai ishte i martuar dhe ka dy fëmijë, 19 dhe 14 vjeç, i pari prej të cilëve studion për gjeometri. Mësohet se 42-vjeçari kishte blerë një shtëpi të vogël në rrugën Teglia 41 në Milano.
Mediet e vendit fqinj bëjnë me dije se Iliri bënte një jetë të pastër dhe ishte i përkushtuar ndaj punës dhe familjes. Në banesën e tij, sipas medieve italiane, kanë shkuar të afërmit, të cilët gjenden në Itali për të kryer ritet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”