Topi dekreton marrëveshjen për varrezat greke
Posted: Tue Apr 13, 2010 6:13 pm
Topi dekreton marrëveshjen për varrezat grekeTIRANE- Dekretohet marrëveshja për varrezat greke në Shqipëri. Presidenti Topi ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940 - 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Sipas marrëveshjes, varrezat për ushtrarët greke do të ngrihen në Gjirokastër dhe Përmet. Parlamenti miratoi marrëveshjen për varrezat greke me 67 vota pro dhe pesë kundër. Përvec deputetëve Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, votuan kundër dhe dy deputetët demokratë, Ardian Kollozi dhe Bedri Hoxha, së bashku me deputetin e LSI-së, Lefter Koka.
Në fjalën e tij deputeti i Partise për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi kërkoi shtyrjen e votimit deri kur komuniteti cam të fitoi të drejtat e tij. Idrizi tha se votimi ishte një dhuratë për Greqinë në festën e saj të pavarësisë.
Ligji u miratua në Kuvend më 25 mars, pikërisht në ditën kur në Greqi, në paradën e trupave ushtarake për ditën e pavarësisë lëshoheshin thirrje raciste antishqiptare.
(e.n/News24/BalkanWeb)