Page 1 of 1

Përcahen të përndjekurit politikë për protestën e 30 prillit

Posted: Thu Apr 29, 2010 5:48 pm
by qiellikaltër
Ku ka arritur mishmashi politik ne Shqiperi. Nuk ka me te majte e te djathte si ne perendim, por ka te tille vetem sa per emer, se politika jone eshte vetem politike karrigesh e jo idesh.

Lajmi:

TIRANE- Përcahen të përndjekurit politikë për protestën e 30 prillit. Një fraksion i të përndjekurve politikë janë shprehur pro protestës duke dalë hapur kundër institucionit të të përndjekurve politikë.Të përndjekurit shprehen se instituti ku ata kanë aderuar nuk përfaqëson interesat e tyre dhe se qeveria është tallur me premtime boshe sikundër ishte dhe premtimi i kryeministrit Berisha për dhënien e parave ish të burgosurve politikë.