"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Çimentimi i mjedisit, jo vetëm natyror

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Çimentimi i mjedisit, jo vetëm natyror

#16

Post by Aulona » Sat Aug 01, 2009 9:21 pm

Abuzimi me pyjet, do të shiten për 1 euro
Qeveria, vendim "sekret". Përfitojnë fabrikat e çimentos dhe zonat industriale. Përplasja me hartën e çmimeve
Gjergj Erebara

Disa nga projektet industriale dhe energjetike, të cilat janë miratuar me shpejtësi dhe pa transparencë nga qeveria gjatë kohëve të fundit dhe që mbartin pak apo aspak interes publik, do të mund të përfitojnë tokë pyjore nga prona publike përkundrejt çmimit simbolik prej 1 euro, ndërkohë që vendime të tilla as që do të njoftohen fare publikisht, pasi do të jenë nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit. Një vendim qeverie dy javë para zgjedhjeve, sanksionon tarifa simbolike për procedurat e transferimit të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore që do të përdoren për ndërtimin e veprave industriale. Vendimi i datës 23 qershor, ose një javë para zgjedhjeve, në nenin 1, pika a, thotë: Çmimi i tokës pyjore, që do të përdoret për truall ndërtimi do të jetë 1 (një) euro. Dhe në pikën b: Tarifa e heqjes apo përdorimit/shfrytëzimit të pyllit apo fondit kullosor, kur kontrata e investimit është miratuar me ligj të veçantë, të jetë 1 (një) euro. Vendimi i miratuar më 23 qershor, nuk u publikua në faqen e Këshillit të Ministrave.


Deri në 100 hektarë me firmë ministri

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare ndryshoi pa zhurmë dhe pa publicitet ligjin për pyjet dhe kullotat. Ligji i vjetër sanksiononte që një sipërfaqe toke shtetërore më e madhe se 30 hektarë, mund të kalonte nën pronësi private vetëm me ligj të veçantë. Ndryshimi e rriti këtë kuotë deri në 100 hektarë. Edhe pesë fabrikat e çimentos morën sipërfaqe të madhe pyjore përmes këtij ndryshimi ligjor.

Pak javë pas miratimit të këtij ndryshimi ligjor, 97 hektarë tokë në gadishullin e Karaburunit iu transferuan një kompanie private nën përdorim, ndërsa me vendimin e fundit të qeverisë, kompania do të ketë të drejtë të paguajë 1 euro për atë sipërfaqe toke. Qeveria nuk ka bërë të ditur se kush janë kompanitë që do të përfitojnë dhjetëra hektarë pyje e kullota me çmim 1 euro dhe nuk ka bërë të ditur se ku gjenden këto prona.


Shitje edhe me hartën e çmimeve

Qeveria duket se ka gjetur edhe një skemë tjetër të shitjes së pronave publike me çmime që vlerësohen përgjithësisht si tepër të ulëta. Kështu, me anë të vendimeve të Këshillit të Ministrave, janë shitur parcela toke në Lundër dhe në Mëzez me çmime sipas atyre të përcaktuara në hartën e çmimeve dhe që marrin për bazë vlerën e tokës sipas produktivitetit bujqësor. Harta e çmimeve është një vendim qeverie i vitit 2006, me anë të së cilit, qeveria shpalli çmime referencë për të gjithë territorin e vendit për kompensimin e pronave të konfiskuara apo sekuestruara gjatë regjimit komunist. Sipas hartës, çmimi më i lartë është 500 lekë për metër katror, tokë bujqësore e cilësisë së parë. E njëjta hartë, tashmë po përdoret nga qeveria për të shitur toka bujqësore, por që në fakt, destinacioni i përdorimit të këtyre tokave, nuk është më bujqësia, por pallatet. Ironikisht, qeveria në vendimet e veta ka sanksionuar që ato pak para që do të përfitohen nga shitja e tokës publike me 200 apo 300 lekë metri katror, do t‘i kalojnë fondit të kompensimit të ish-pronarëve.



Qeveria nuk ka bërë të ditur se kush janë kompanitë që do të përfitojnë dhjetëra hektarë pyje e kullota me çmim 1 euro dhe nuk ka bërë të ditur se ku gjenden këto prona.


Meqe keto pyje dhe toka kullotash do te perdoren per ndertimin e ketyre fabrikash cimentosh, mendova ta vendosja ketu.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”