Page 1 of 1
Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 12:51 pm
by Zeus10
http://www.top-channel.tv/video.php?id=15259 -(degjoni komentin pas 1.29 min te videos)
Sipas njoftimit te Ministrise se Brendshme Maqedonase, pas vrasjes se "trafikanteve" te supozuar shqiptare, qe gjasme i jane kunderpergjigjur me arme policise, jane sekuestruar dhe armatimi qe po trafikohej, mes te cilit ishin :
.....3 raketahedhes , 6 thase me TNT......
Le ta shohim pak mjetin qe u godit prej policise maqedonase:
A eshte e mundur qe ne nje mjet ku transportohen 6 thase me TNT, pervec muncioneve te tjera, dhe te bere shosh nga plumbat, te mos ndodh asnje shperthim?
Kete mund ta besoj vetem MPBM, qe organizon prita per eliminimin fizik te shqiptareve, me pretekse qesharake.
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 1:07 pm
by Arbëri
Të përshëndes që e ke hapë këtë themë , se vërtet po ndi nevojë shpesh here ti ndëgjojë
komentet e juaja që jeni jashtë këtij vendi .
1 Deklarata e zëdhëndëses në Maqedoni Gordana Jankullovska deklaron :
Por ka edhe armatim që në kushtet e sotme është shumë i fuqishëm siç
është për shembull eksplozivi që ka fuqi shkatërruese”, deklaroi Gordana
Jankullovska
Unë pyes , gjith ata plumba që shifen , pse nuk explodoi pasi ishe automjeti mbushur me exploziv ?!
2.Deklarata tjeter :
Jankullovska tha se policia kishte paralajmëruar drejtuesin e furgonit
të ndalonte, por se ai një gjë të tillë nuk e kishte bërë. Ndërkohë ajo
tha se nga pjesa e prapme e furgonit tre persona tjerë kishin filluar të
shtinë mbi policinë, pas çka forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur
duke lënë kështu të vrarë katër persona. Në furgonin me të cilin po
udhëtonin 4 personat e vrarë është gjetur armatim dhe municion.
Pse nuk u mbyt asnjë police Sllavë , ose së paku nuk u plagos pasi zjarin e paskan hape
Shqiptaret te parët ?
Deri më tani siç e njofi mirë këtë regjion këtu , nuk ka kaluar Sllav që ka bërë vrasje nder shqiptaret e nuk jemi hakmare , pra heret a vonë i pret i njëjti fat edhe këta .
Lavdi dëshmorëve.
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 6:43 pm
by qiellikaltër
Njeri nga te vraret ka qene nje ish-komandant i UCK-se, Harun Aliu
Kush ishte Harun Aliu
Harun Aliu, për të cilin ekzistonte nje fletarresti dhe i cili në mungesë është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një polici, është njëri nga 4 të vrarët në aksionin e djeshëm policor në afërsi të fshatit Radushës. Aliu, banues në lagjen Hasanbeg të Shkupit, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Nga koha e këtij sulmi Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë. Por, Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që formimoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ku njihej me nofkën Komandant Kushtrimi.
Perpara pak javesh prane kufirit me Kosoven, policia maqedonase kishte shkembyer zjarr me nje grup tjeter shqiptaresh te cilet me pas ishin larguar drejt Kosoves. Policia kishte gjetur nje depo armesh.
Duket sikur gjendja do degjeneroje ne koflikt te dhunshem serish. I çarmatosin shqiptaret andej e kendej kufirit e pastaj fillojne e i vrasin...
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 6:51 pm
by alfeko sukaraku
qiellikaltër wrote:Njeri nga te vraret ka qene nje ish-komandant i UCK-se, Harun Aliu
Kush ishte Harun Aliu
Harun Aliu, për të cilin ekzistonte nje fletarresti dhe i cili në mungesë është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një polici, është njëri nga 4 të vrarët në aksionin e djeshëm policor në afërsi të fshatit Radushës. Aliu, banues në lagjen Hasanbeg të Shkupit, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Nga koha e këtij sulmi Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë. Por, Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që formimoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ku njihej me nofkën Komandant Kushtrimi.
Perpara pak javesh prane kufirit me Kosoven, policia maqedonase kishte shkembyer zjarr me nje grup tjeter shqiptaresh te cilet me pas ishin larguar drejt Kosoves. Policia kishte gjetur nje depo armesh.
Duket sikur gjendja do degjeneroje ne koflikt te dhunshem serish. I çarmatosin shqiptaret andej e kendej kufirit e pastaj fillojne e i vrasin...
qiello
gjuha jone nuk duhet te perdorin fjale "depo armesh" edhe fjale "kishte vrar nje polic"
ata njerez kishin e kan disa ideale per te cilat flijojn jeten.Per ne jane heronje ....ndaj me mire te mos shkojm me orekset e sllaveve me "depo armesh" e polica te vrare"
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 7:19 pm
by Arbëri
Duhet te jemi me aktiv kur ndodhin keto ngjarje , mendoj shtetet Amë , Shqipëria dhe Kosova .Duhet lëshuar zërin njëherë zyrtarishte te këta maskarenje ,sikurse bëjnë tëtjerët e jo gjdo here me duar kryq .
Sikurse tha dje Ramush Haredinaj :
Haradinaj: Tërhiquni nga armët, nuk i ndihmojnë shqiptarëve
i bën apel personave që kërcënojnë sigurinë në Maqedoni
Jo që nuk jep ngushllime fare por , edhe të akuzon pa e dit ngjarjen fare , që betohem edhe gjdo njeri betohet ketu që i vrane ne gjumë e jo si ''trafikant'' në rrugë .
Kjo është ajo që tallen me ne , se po leshuam zërin ashtu si duhet , të garanatoj që nuk i ndien njeri këta akom duke bërtit ..
Sidiqoftë , situata është e vështirë këtu , do luftojm si gjdo heret tjera ata me aeroplana e tanka , ne me kallash .
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 9:04 pm
by Arbëri
Edhe IGFM dyshon në versionin e policisë për Radushë
Shkup, 13 Maj – Një organizatë në Maqedoni për të drejtat dhe liritë e njeriut hedhë po ashtu dyshime ndaj versionit të policisë maqedonase për incidentin në Radushë, ku gjetën vdekjen katër shqiptarë.
Sipas Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (gjermanisht : IGFM) katër shqiptarët kanë qenë të arrestuar më parpara dhe janë ekzekutuar pastaj në mëngjesin e hershëm të 12 Majit.
Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut për Maqedoni, me seli në Kumanovë, tha në një komunikatë të sotme se “shpreh dyshime të hapura lidhur me mënyrën e kësaj vrasjeje, meqë në bazë të disa informacioneve, grupi ka qenë i zënë tradhtisht disa ditë më parë dhe janë ekzekutuar në bazë të një aksioni të përgatitur mirë nga ana e strukturave policore.”
IGFM më tutje shkruan në komunikatë se Harun Aliut, kryetarit të partisë Alternativa Kombëtare, i ishte montuar “një proces gjyqësor, duke u dënuar përjetësisht me burg, që më pas t’i kurdiset edhe likuidimi fizik,” në Radushë.
Dyshime për versionin e policisë maqedonase për incidentin në Radushë deri më tash kanë shfaqur edhe dy parti politike shqiptare; Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) dhe Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK).
Kjo organizatë kërkon një “ekspertizë ligjore ndërkombëtare dhe të zbardhet deri në fund ky aksion famëkeq policor ku u vranë katër veta. “
IGFM fton Bashkimin Demokratik për Integrime (BDI) “që të merr hapa urgjent në drejtim të amortizimin të pakënaqësive të shqiptarëve, të ndikojë në përmirësimin e gabimeve në proceset e montuara gjyqësore dhe të arrijë të realizojë të drejtat e garantuara qytetare me kushtetutë.
http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=212 ... 20134&sh=2
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 9:45 pm
by qiellikaltër
alfeko sukaraku wrote:
qiello
gjuha jone nuk duhet te perdorin fjale "depo armesh" edhe fjale "kishte vrar nje polic"
ata njerez kishin e kan disa ideale per te cilat flijojn jeten.Per ne jane heronje ....ndaj me mire te mos shkojm me orekset e sllaveve me "depo armesh" e polica te vrare"
Bashkohem me Alfekon qe ata jane heronj per ne, ata kane qene duke kryer veprimtari atdhetare, ndaj edhe i vrane.
S'doja te isha fyese, vetem po kerkoja me shume informacion mbi kete ngjarje dhe pasqyrova ato qe gjeta.
Flm Arberi qe solli info me shume.
Mijra vete ne varrimin e Harun Aliut
Në varrezat e fshatit Hasanbeg, mijëra vetë, i dhanë lamtumirën e fundit Harun Aliut, të cilin policia e vrau dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Radushë. Në varrimin e tij morën pjesë bashkëfshatarët e tij, bashkëluftëtarët dhe miqtë nga trojet e banuara me shqiptarë. Në varrimin e Aliut morën pjesë edhe kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri, deputetët Safet Neziri, Femi Arifi, Abedin Zymberi kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së Fazli Veliu. Gjatë ditës janë varrosur edhe personat e tjerë të vrarë në po të njëjtin aksion të policisë.
http://lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000015315
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 13, 2010 9:59 pm
by Arbëri
qiellikaltër wrote:alfeko sukaraku wrote:
Flm Arberi qe solli info me shume.
Mijra vete ne varrimin e Harun Aliut
Në varrezat e fshatit Hasanbeg, mijëra vetë, i dhanë lamtumirën e fundit Harun Aliut, të cilin policia e vrau dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Radushë. Në varrimin e tij morën pjesë bashkëfshatarët e tij, bashkëluftëtarët dhe miqtë nga trojet e banuara me shqiptarë. Në varrimin e Aliut morën pjesë edhe kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri, deputetët Safet Neziri, Femi Arifi, Abedin Zymberi kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së Fazli Veliu. Gjatë ditës janë varrosur edhe personat e tjerë të vrarë në po të njëjtin aksion të policisë.
http://lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000015315
Një aksion i gjërë i policisë sonte është zhvilluar në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës. Burime për agjencinë e lajmeve INA theksuan se janë arrestuar së paku katër persona. Jozyrtarisht bëhet e ditur se policia ka kryer bastisjet në kërkim të armëve. MPB njoftoi se nesër do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë operacion në këtë fshat. Policia gjatë këtij operacioni kishte bllokuar hyrje – daljet e këtij fshati, disa kilometra larg Tetovës.
Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA disponon me informacionet e tilla për bastisje në fshat, mirëpo ai ka shtuar se nesër do të informojë për detajet shtesë të kësaj ndërhyrje policore. Fshati Novosellë gjendet në afërsi të Merovës, fshati nga ku ishte personi i vrarë Shaban Zenuni në incidentin në Radushë. (S.S/INA)
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Wed May 19, 2010 10:18 pm
by qiellikaltër
Debati ne RTK mbi kete teme. Te ftuar Kim Mehmeti, Mufaid Limani, Bajram Rexhepi dhe nje deputet i BDI-se ne parlamentin maqedonas.
http://kmehmeti.com/video/290.html
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Wed May 19, 2010 10:37 pm
by Arbëri
qiellikaltër wrote:Debati ne RTK mbi kete teme. Te ftuar Kim Mehmeti, Mufaid Limani, Bajram Rexhepi dhe nje deputet i BDI-se ne parlamentin maqedonas.
http://kmehmeti.com/video/290.html
Sa kohe po kërkoj këtë video LOL .
FLM shum:)
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 20, 2010 12:07 am
by Arta
Kjo eshte e qarte pse u vrane, dhe kush i denoncoi! Ne jemi vertet per te ardhur keq!
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Thu May 20, 2010 1:15 am
by Valsgirl
Keta maqedonsit jane bere si serbet. Ka ardhur koha tu tregojme dhembet.
Vriten ""trafikante" te tjere?
Posted: Tue Jun 22, 2010 5:26 pm
by Zeus10
Sherbimet e fshehta sllavo-maqedonase eleminuan sot 4 shqiptare te tjere, por kesaj rradhe nuk dhane shpjegime. Dy prej tyre ish luftetare te UCK-se dhe pjesemares ne perleshjet e 2001-it midis shqiptareve dhe sllavo-maqedonasve:
Katër persona janë vrarë sot, në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin e Vitisë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se katër persona kanë humbur jetën derisa ata kanë qenë duke udhëtuar me veturën e tyre.
Policia e Kosovës bëri të ditur se nga ngjarja kanë humbur jetën Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan.
Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por duke mos dhënë detaje për vrasjen.
Re: Pse u vrane ""trafikantet"?
Posted: Tue Jun 22, 2010 8:27 pm
by alfeko sukaraku
Valsgirl wrote:Keta maqedonsit jane bere si serbet. Ka ardhur koha tu tregojme dhembet.
as me shume as me pak, e njejta politik e njejta strategji qe ndjekin 200 vjet mbi ne.