Krimet e luftës, EULEX shtrin hetimet në Shqipëri
Posted: Tue May 18, 2010 3:37 pm
Ja se ku i kerkon Europa kriminelet e luftes:
Pas arrestimit gjatë këtij muaji të ish komandandit të UCK në Kosovë, Sabit Geci i akuzuar për krime lufte, BBC shkruan se EULEX ka nisur hetimet në qytetin e Durrësit i cili mendohet se ka shërbyer si bazë sekrete e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, që sipas BBC ka qënë e vendosur në hotelin Drenica.
Me dhjetëra mijëra kosovarë janë strehuar në këtë hotel gjatë spastrimit etnik të Milloshevicit në vitet 1998-1999. Aktualisht gjenden të gdhendura inicialet e UCK-së dhe të një ushtari në një bllok të kuq në pjesën e pasme të hotelit.
Por arrestimi i Sabit Gecit në Prishtinë ishte pikënisja e hetimeve të misionit të EULEX-it në Kosovë, pikërisht në qytetin e Durrësit. Sipas hetimeve, Geci akuzohet për torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve të burgosur në një bazë të UCK-së në qytetin e Kukësit në vitin 1999 , të cilët dyshoheshin se punonin për organet serbe.
Po sipas këtyre hetimeve, rreth 40 persona të cilët ishin keqtrajtuar në Kukës ishin mbajtur nga ushtria e UCK-së në Durrës. Avokatët thonë se ish komandanti i UCK mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se gjatë periudhës së përmendur nga EULEX, prill- qershor 1999, ishte për trajtim mjekësor në Slloveni.
http://bw.balkanweb.com/kosova/krimet-e ... 11806.html