"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#106

Post by rrëqebull » Mon Jun 02, 2014 7:49 pm

Fakti që rrecka serbe (me simbol iliroshqiptar që ardhacakët e bizantinizuar kanë vjedhur nga ne) u shpalos pikërisht me ardhjen e Irenejit dëshmon, për ata që duan ta kuptojnë, se të gjitha fetë abrahamike, dhe në këtë rast ajo ortodokse, janë veçse ideologji thelbësisht politike, (nacionaliste ose, më saktë: perandoriste), të cilat nuk kanë aspak të bëjnë me "shpirtëroren", çfarëdo u nënkuptoftë me këtë fjalë nga “grigja” e hipnotizuar që pranon ta dhjamos trurin e vet me gjepurat e klerikëve abrahamikë, brenda kërpudhave helmuese bunkerore që kanë ndërtuar nëpër gjithë Trevat e Shenjta Shqiptare.

MOS të harrojmë se në Shqip "shpirtit" i themi `shkëf`, fjalë e cila tregon njëkohësisht edhe anin e fëmijës! Pra, për shqiptarin, shpirti nuk është broçkull demagogjiko-dogmatike me ngjyrime ‘paranormale’ a ‘mbinatyrore’, siç mashtrojnë ideologjitë arsye•helmuese abrahamike për të manipuluar dhe kontrolluar ata që s'e vënë në funksionim arsyen por, për ne, shpirti është Burimi i natyrshmërisë, i gjallërisë dhe jetësisë shqiptare sepse shpirti është ani, ena e Dashurisë jetëdhënëse të Nënave Shqiptare!; është Burimi i Kombit, dhe Vatra e Parë ku ngjizet dhe merr jetë çdo Shqiptar, pra dhe vetë Shqiptarësía!
Dhe diçka më të shenjtë se Jetëdhënëset e Kombit, Nënat Shqiptare, nuk mund të ketë! Pra, për shqiptarin, -shpirtërorja- dhe -kombëtarja- janë në lidhje kërthizore me njëra tjetrën, dhe të kurorëzuara me një plotëkuptimshmëri që asnjëherë nuk përfundon në vetë-mashtrim, dogëm, artificialitet, apo broçkulla të tjera të jashtëbotshme, siç ndodh për ardhacakët e pa•komb të droguar me ideologjinë çnatyruese të mbeturinës së Perandorisë Bizantine që fshihet pas emrit “kishë ortodokse”. Urrejtja sllavo-greke për Shqiptarinë, është shprehje e pashmangshme e strukturës kundra-komb të perandorisë ortodokse që fshihet pas "nacionalizmit" grek, serb, "malazez" apo "irj·maqedonas".
Ata e dinë që, me popullatën e ortodoksizuar sllavo-greke, ripushtimi i Siujdhesës Ilire do ishte diçka plotësisht e arritshme, por kjo ngelet e pamundur për aq kohë sa që në SIujdhesën Ilire do të jemi edhe ne, banorët autoktonë të saj, të pa-kontrollueshëm e të pamashtrueshëm me anë të broçkullave abrahamike.

Për aq sa mund të përdoret fjala ‘nacionalizëm’, për popullata, si ajo greke dhe sllave, që nuk kanë tipare të kombit, por që janë homogjenizime të arritura me anë të religjionit, ortodoksizmi, në këtë fazë, është "nacionalizmi" grek dhe serb, ose e thënë më saktë: është “narodnizëm”(=popullatizëm), që shfrytëzohet për të arritur synimin e vërtetë të elitave neo-bizantine, që është ripushtimi i gjithë Siujdhesës Ilire [jo më kot, planet greko-serbe janë që ta ndajnë Shqipninë mes për mes me njëri tjetrin. Por sado idiliake (lumturake, përrallore) iu duktë kjo bagëtisë ortodokse greko-serbe që përbën popullatën e këtyre kripto-teokracive, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, menjëherë do të fillonin luftën me njëri tjetrin, sepse synimi përfundimtar i elitës mbeturinë të perandorisë bizantine është përqendërsimi (“centralizimi”), i cili është njëkohësisht, synimi por edhe «thembra e Akilit» e çdo perandorie!(siç vërteton edhe vet krisja e krishterimit në më shumë se një rrymë, e në dhjetëra e dhjetëra sekte) Mosnjohja e “kishës ortodokose IRJ·maqedone” nga ana e kishës greke, dëshmon pikërisht që ndonëse të mashtruarve u duken çështje “religjoze”, këto janë thelbësisht çështje politike.]

Ajo, që në rastin e ideologjisë kundra-kombëtare bolshevike quhet ‘internacionalizëm’, në ideologjinë kundra-kombëtare abrahamike fshihet pas fjalës `universalizëm`; porsi në këtë rast, dallimet e tyre janë përgjithësisht në nivelin e emërtimeve pasi, për nga përmbajtja kundra-kombëtare, s’do-mend që këto shpifje janë përpikërisht të njëjta [prandaj dhe luftojnë egërsisht për t’i rrëmbyer ithtarë njëra tjetrës, siç dëshmon patriarkalo·fobia e "aktivistëve" neo-bolshevikë trushpëlarë që nuk arrijnë të kuptojnë se po sulmojnë një perandori për t’i shërbyer një perandorie tjetër aspak më të mirë se sa ajo që janë kurdisur të sulmojnë. Madje tru-shpëlarja e “aktivistëve” neo-bolshevikë shkon deri atje sa që nuk e kuptojnë që teorizimi ‘ortodoks’ bolshevik (na falni lojën e fjalëve) kundra-patriarkal ka qenë sulëm pikërisht kundra strukturës ierarkike perandorake klerikale, dhe vetëm më vonë është shndërruar në sulëm kundra strukturës së Familjes e cila, në një botë ku feja abrahamike ka gjithnjë e më pak pushtet, është vënë në shënjestër sepse përbën pengesën e fundit për arritjen e globalizimit të botës dhe zhdukjen e të gjitha racave, kombeve dhe kulturave. Neo-bolshevizmi nuk flet hapur për marksizëm, sepse është një fazë e re e tij, e përshtatur për të sulmuar sistemin mbrojtës të kombeve, sikurse viruset e gripit, që nga viti në vit pësojnë ndryshime për të përshtatur sulmin ndaj sistemeve mbrojtëse të njeriut, por në thelb janë e njëjta ideologji, me të njëjtat synime, madje me të njëjtat elita.
Nëse nuk arsyeton gjenealogjikisht, duke shkuar deri në rrënjë të gjërave, ka shumë gjasa që ta kesh lënë trurin në mëshirë të bolshevizmit].

Këtë të vërtetë të vetëkuptueshme: që religjioni është kripto-politikë, ideologji politike e fshehur pas petkave “hyjnore”, e kupton kushdo pastë sadopak arsye të shëndoshë. Ata që nuk po e kuptokan dot, me sa duket, janë veç politikanët (zhvatësit) “tanë” «mish-me-dy-sy», servila dhe shërbëtorë të të huajve; ajo skotë politikanësh (dhe të tjerë ende s'kemi parë), që prej vitesh ndotin Kuvendet Shqiptare me pazotësinë dhe pa•shqiptarësinë e tyre, dhe të cilët s'kanë asnjë botë-kuptim dhe asnjë thellësi mendimi, veç manísë etnomazokiste për me ndjell mërí e përçarje dhe shtysës spazmodike për t'i bërë "hyzmetin" parasë dhe pushtetit, në dëm të Kombit dhe Atdheut. Po e përdor këtë fjalën osmane “hyzmet” jo pa qëllim, ngase këto 20-e-ca vitet e fundit, në vend që të «bëjmë përpara» e të përfuqizojmë ato pak gjëra të mira e të sakta që arritën t'i mbijetonin bolshevizmit, kemi parë një degradim të politikës në nivelin e gjendjes gjatë pushtimit osman, por me nota të forta neo-bolshevizmi, ultra-liberalizmi dhe abrahamizmi, dhe përzierje më kundra-shqiptare se sa kjo, është vështirë të përfytyrohet.

Skandali i djeshëm tregon se politika “shqiptare” është aq e korkolepsur dhe e trullosur nga paaftësia dhe pa•përgatitja e vetë për me qenë shembull dhe përfaqësí e Kombit sa që, në vend që të mblidhet dhe gardhohet rreth Parimeve Kombëtare, hera herës hapet si «vaj-në-lakra» në shfaqje patetike dhe groteske, ku i serviloset njëkohësisht më shumë se një ideologjie kundra-shqiptare, ndonëse këto madje janë në shemëri (rivalitet) të hapur edhe me njëra tjetrën, duke bërë që etnomazokizmi, hipokrizia dhe qesharakësía të arrijnë njëherazi nivele kritike.

Dje nuk qe “shenjtërimi i katedrales”, siç do e përshkruante dikush me aftësi arsyetuese jo më të zhvilluara se sa një fëmijë që ende beson tek Babagjyshi i Vitit të Ri, por ishte kurorëzimi i turpit‬ dhe i dështimit të politikës “shqiptare”, dhe vërtetimi se bolshevizmo-abrahamizmi dhe Mirëqenia Kombëtare janë koncepte të kundërta dhe të papajtueshme, pasi “priftërinjtë” e bolshevizmit, priftërinjtë e abrahamizmit dhe “priftërinjtë” e çdo perandorie tjetër, ndjekin parime dhe ideologjira internacionaliste kundra-shtet, kundra-komb dhe kundra-familje të cilat janë shprehimisht kundra-shqiptare dhe përherë kanë me qenë të tilla.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

shkrim nga Kastriot Myftaraj

#107

Post by rrëqebull » Tue Jun 03, 2014 6:41 pm

Kisha Ortodokse e Shqipërisë, e vetmja në botë që është në mospajtim me politikën zyrtare të jashtme, të shtetit të cilit i përket

Thëniet e kreut të Kishës Ortodokse të Serbisë, Patriarkut Irenej, në Tiranë, në 1 qershor, mbi Kosovën janë në pajtim të plotë me politikën zyrtare shtetërore të Serbisë. Ato që tha Patriarku Irenej mbi Kosovën në fakt janë qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, i Presidentit të Serbisë, i Parlamentit të Serbisë. Madje, atje ku qëndrimi i Kishës Ortodokse të Serbisë mbi Kosovën është në mospajtim me politikën zyrtare shtetërore të Serbisë, kjo ndodh se qëndrimi i Kishës Ortodokse të Serbisë është më radikal se qëndrimi zyrtar shtetëror serb. Madje qëndrimet e Kishës Ortodokse të Serbisë, jo vetëm sa i përket Kosovës, por në përgjithësi janë në pajtueshmëri me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Serbisë. Kështu ndodh edhe në Greqi, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Greqisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Greqisë. Kështu ndodh edhe në Rusi, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Rusisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Rusisë. Kështu ndodh edhe në Bullgari, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Bullgarisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Bullgarisë. Kështu ndodh edhe në Rumani, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Rumanisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Rumanisë. Kështu ndodh edhe në Maqedoni, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Maqedonisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Maqedonisë. Kështu ndodh edhe në Ukrainë, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Ukrainës janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Ukrainës. Kështu ndodh edhe në Malin e Zi, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Malit të Zi janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Malit të Zi. Kështu ndodh edhe në Gjeorgji, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Gjeorgjisë. Kështu ndodh edhe në Qipron Jugore (greke), ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Qipros Jugore (greke) janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Qipros. Kështu ndodh edhe në Armeni, ku qëndrimet e Kishës Ortodokse të Armenisë janë në pajtim me politikën e jashtme zyrtare shtetërore të Armenisë.
Në disa nga këto vende Kisha Ortodokse, është në mospajtim me politikën zyrtare të jashtme të shtetit të cilit i përket, për shkak se Kisha vazhdon të ruajë në rrafsh religjioz pretendime mbi juridiksione territoriale të cilat i ka pasur dikur si rezultat i zotërimeve tokësore, tashmë të humbura, të shtetit përkatës. Kështu, Kisha Ortodokse e Rusisë (Patriarkati i Moskës) nuk e njeh Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës, as Patriarkatin e Kievit, se pretendon që të ketë mbi Ukrainën juridiksionin kishtar të cilin e ka pasur në kohën e Perandorisë Ruse dhe të ish-Bashkimit Sovjetik. Kisha Ortodokse e Serbisë nuk e njeh Kishën Ortodokse të Maqedonisë se pretendon që të ketë mbi Maqedoninë juridiksionin kishtar të cilin e pati siguruar kur Serbia pushtoi Maqedoninë e sotme në vitin 1912 dhe e aneksoi atë. Gjithashtu, Kisha Ortodokse e Serbisë nuk e njeh Kishën Ortodokse Autoqefale të Malit të Zi se pretendon që të ketë mbi Malin e Zi juridiksionin kishtar të cilin e siguroi pas vitit 1918 në Jugosllavinë monarkiste, pozitë të cilën e ruajti edhe në Jugosllavinë komuniste deri kur Mali i Zi shpalli pavarësinë. Bjellorusia (të krishterët ortodoksë të saj) janë në varësi kishtare të Kishës Ortodokse të Rusisë (Patriarkatit të Moskës). Nga pikëpamja kishtare Bjellorusia është një Ekzarkat (njësi kishtare) e Patriarkatit të Moskës. Gjithashtu, Kisha Ortodokse e Rusisë vazhdon ushtron juridiksionin e saj të vjetër, të fituar në kohën e Perandorisë Ruse dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, mbi Moldovën tashmë të pavarur. Kisha Ortodokse e Moldovës sot është një Mitropoli (njësi kishtare) në varësi të Patriarkatit të Moskës.
Nga të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale që ka sot bota, vetëm ajo e Shqipërisë është në mospajtim absolut me politikën e jashtme zyrtare të shtetit të cilit i përket. Madje ky mospajtim shkon deri në sfidë arrogante. Kështu ndodhi me rastin e ceremonisë solemne për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Që nga mënyra se si u bënë ftesat nga ana e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërsë për Kishat Ortodokse homologe. U ftua Kisha Ortodokse e Rusisë, por jo ajo e Ukrainës. U ftuan Kisha Ortodokse e Greqisë dhe e Serbisë, por jo ato të Maqedonisë dhe Malit të Zi. U ftua Kisha Ortodokse e Qipros, por jo ajo e Arbëreshëve të Italisë.
Edhe heshtja e kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, grekut Janullatos, pas atyre që tha për Kosovën në Tiranë Patriarku serb Irenej, i cili gjendej këtu si i ftuar nga Janullatos, ishte një sfidë arrogante politike që Kisha Ortodokse e Shqipërisë ia bëri Shtetit Shqiptar. Janullatos, në cilësinë e kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kishte detyrim që ta qortonte publikisht Patriarkun serb për thëniet publike të këtij të fundit. Se Patriarku i Serbisë këtë herë i bëri deklarimet e tij për Kosovën nga Tirana, ku erdhi me ftesë të kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, çka e bënte përgjegjës edhe këtë të fundit për thëniet e homologut serb. Reagimi i njëfarë zëdhënësi të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, i cili nuk është aspak zëdhënës zyrtar i saj, se thëniet e Patriarkut serb qenë personale është gënjeshtër tallëse. Se thëniet e Patriarkut serb janë qëndrimi zyrtar i Kishës Ortodokse të Serbisë. Janullatos nuk reagoi ndaj thënieve të Irenejt se ai pajtohet me qëndrimin e Patriarkut serb për Kosovën.
Kryeministri Rama supozohet që të ketë reaguar ndaj thënieve të Patriarkut serb në atë mënyrë që ishte dashur të reagonte kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, duke e qortuar se e shpërdori mikpritjen e shqiptarëve. Them se Kryeministri Rama supozohet që të ketë reaguar pasiqë thëniet e Patriarkut serb i përcollëm me zë dhe me figurë, në një intervistë televizive, ndërsa në rastin e reagimit të supozuar të Ramës nuk ndodhi kështu, por u dha vetëm një lajm në shtyp. Qeveria e Shqipërisë bart një pjesë të madhe të fajit për atë që bëri Patriarku i Serbisë se ai erdhi në Shqipëri me statusin e një personaliteti të lartë shtetëror, i shoqëruar madje nga një grup i madh i ushtarakëve serbë të armatosur, një grup special i Xhandarmërisë të Serbisë, të veshur civilë, por të mirë-armatosur. Njëjtë ishin të shoqëruar edhe Patriarku i Kishës Ortodokse të Greqisë, si dhe ai i Qipros Jugore greke nga grupime speciale policore të armatosura të Greqisë dhe të Qipros greke. Madje grupimi policor special grek i ardhur në Tiranë kishte marrë përsipër edhe sigurinë e Patriarkut Ekumenik të Stambollit, që grekët e quajnë Konstantinopol, i cili është një qytetar turk.
Edhe për faktin se Qeveria e Shqipërisë lejoi Patriarkun e Serbisë që të hyjë në Shqipëri i përcjellë me një eskortë të madhe policoro-ushtarake, të armatosur, Qeveria e Shqipërisë kishte detyrim që ta shpallte Patriarkun serb person të padëshirueshëm që në momentin kur u emetua intervista e tij televizive dhe të kërkohej largimi i tij i atypëratyshëm nga Shqipëria. Deri në momentin që do të mundësohej largimi, Patriarku serb duhet të kufizohej me qëndrim në mjediset e Aeroportit “Nënë Tereza”. Qeveria e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi ligjshmërinë e veprimit të këtyre forcave të huaja të armatosura në Shqipëri. Me rastin e vizitës së Presidentit amerikan Bush në Shqipëri, në 2007, u bë një ligj i posaçëm nga Kuvendi për të mundësuar praninë e një grupimi të armatosur ushtarako-policor amerikan që merrte pjesë në operacionin për sigurinë e Presidentit Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Në rastin e ardhjes në Shqipërisë të krerëve të disa Kishave Ortodokse Qeveria e Shqipërisë ka përdorur praktikën e kundërligjshme të faktit të kryer. Kjo gjë e bën edhe më të rëndë mosreagimin e Qeverisë së Shqipërisë ndaj Patriarkut të Serbisë.
Kryeministri Rama ka përgjegjësi edhe në një aspekt tjetër për atë që ndodhi me Patriarkun serb në Tiranë. Ajo që bëri në 1 qershor në Tiranë Patriarku serb nuk ishte thjesht një gjë spontane, por një gjë e mirëpërgatirur me shumë djallëzi. Duke nisur që nga mënyra si u intervistua Patriarku serb nga Top Channel, ai kanal televiziv shqiptar i cili që nga krijimi i tij në 2001 ka qenë mbështetës koherent i Edi Ramës. Televizioni Top Channel, i cili u mburr se i kishte marrë një intervistë ekskluzive Patriarkut serb, nuk na bëri me dije se çfare pyetjesh i qenë bërë atij nga gazetari i Top Channel. Ne dëgjuam Patriarkun serb që të fliste, por jo edhe zërin e gazetarit të Top Channel që e pyeste atë. Vetëm u tha me zërin e dikujt tjetër, se Patriarku Irenej kishte shprehur mendimet e tij për Kosovën. Por cilat qenë pyetjet që iu bënë atij nga Top Channel? Si qenë formuluar këto pyetje? Kjo gjë nuk na u tha. Dhe kjo flet shumë për implikimin e Top Cannel në këtë histori. Në fakt ajo që bëri Top Channel ishte se i dha mundësi Patriarkut serb që të bënte një deklaratë politike për Kosovën nga Tirana. Asnjë pyetje me qëllimin saktësimin e të vërtetave nuk i bëri Top Channel Patriarkut serb për ato që tha ai mbi Kosovën. Top Channel, thjesht i mundësoi Irenejt që të përcillte kumtin e tij. Dhe kumti i Irenejt ishte një manifest shumë sintetik për Kosovën që përfshinte versionin serb për të të vërtetat historike, politike, demografike, të së shkuarës e të së tashmes për Kosovën. Deklarata e shkurtër e Irenejt ishte një fakt fjalimi famëkeq që mbajti Slobodan Milosheviç në Fushë-Kosovë, në 28 qershor 1989, por në trajtë shumë sintetike. Nuk është rastësi që këtë mundësi ia dha Patriarkut serb televizioni më pro Edi Ramës sot. Derisa Janullatos i mundësoi Patriarkut serb që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në meshën për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse, Top Channel i mundësoi Patriarkut serb që të mbante një një predikim televiziv për Kosovën serbe. Çdo fjalë e Patriarkut serb ishte në pajtim me politikën zyrtare shtetërore të Serbisë dhe interesat kombëtarë serbë. Mundësia që iu dha atij ta bënte këtë gjë në Tiranë ishte një akt i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me politikën zyrtare shtetërore të Shqipërisë dhe me interesat kombeëtarë shqiptarë.
Mospajtimi i plotë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë me politikën zyrtare të jashtme të Shqipërisë ka ndodhur për shkak se Kisha Ortodokse e Shqipërisë ështe vetmja Kishë Ortodokse e Pavarur (Autqefale) në botë, e cila drejtohet nga një shtetas i një vendi tjetër, greku Janullatos. Pretendimi se ardhja e Janullatos ndodhi për shkak se në vitin 1991 në Shqipëri nuk kishte klerikë ortodoksë të përgatitur, nuk shpjegon aspak qëndrimin sfidues dhe mospajtues të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, ndaj politikës të jashtme zyrtare shtetërore të Shqipërisë. Kështu krijohet përshtypja në botë se brenda Shqipërisë ka dy shtete paralele, me dy politika të jashtme, shteti zyrtar dhe Kisha Ortodokse. Në të vërtetë mospajtimi i plotë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë me politikën zyrtare të jashtme të Shqipërisë, nuk do të thotë se kjo Kishë është në mospajtim me çdo politikë shtetërore të çdo vendi tjetër. Kisha Ortodokse e Shqipërisë që prej vitit 1991 është në pajtim të plotë me politikën zyrtare shtetëore të Greqisë. Kjo ka ndodhur sepse Kisha Ortodokse e Shqipërisë e Shqipërisë është në pajtim të plotë me qëndrimet politike të Kishës Ortodokse të Greqisë. Prej këtej vjen edhe pajtimi i plotë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë me qëndrimet politike të Kishës Ortodokse të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse të Rusisë. Për pasojë, Kisha Ortodokse e Shqipërisë është në pajtim të plotë me qëndrimet politike të Serbisë dhe të Rusisë.
Ky qëndrim i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, i imponuar nga greku Janullatos që gjendet në krye të saj, nuk është thjesht amoral, nga pikëpamja e moralit kombëtar, por është antikushtetues. Veç të tjerave ky qëndrim i Kishës Ortodokse të Shqipërisë është në kundërshtim edhe me parimin kushtetues të sekularizmit (laicizmit) se praktikisht Kisha Ortodokse e Shqipërisë, në kundërshtim me marrëveshjen që ka nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë, ka marrë atributet e një lloj shteti paralel në Shqipëri, që bën edhe politikën e saj të jashtme. Shteti shqiptar ka detyrimin që t’ i japë fund kësaj anomalie, ose nëse nuk është në gjendje që t’ i japë fund, atëherë të rrijë mënjanë dhe të shikojë se si veprojnë forca të tjera.
Qëndrimi dhe atributet antikushtetuese që ka marrë Kisha Ortodokse e Shqipërsë për faj të Janullatosit nuk mund të kapërcehen me slogane të llojit: “Këto janë çështje të brendshme të Kishës dhe të krishterëve ortodoksë, në të cilat të tjerët nuk duhet të përzihen”. Se çfarë janë çështje të brendshme të një komuniteti fetar kjo gjë është e përcaktuar me ligj, duke nisur që nga ligjet kushtetuese. Këtë e ka përcaktuar së pari madje vetë Krishti kur ka thënë se Zotit (Kishës) duhet t’ i jepet ajo që i takon Zotit, dhe Cezarit (shtetit) duhet t’ i jepet ajo që i takon shtetit. Fakti që shteti i ka braktisur të drejtat e veta, thjesht legjitimon pjesë të tjera të shoqërisë të veprojnë në emër të shtetit, se shteti sekularizmin e mbron në emër të shoqërisë, jo thjesht të vetvetes.
Këtë vit është 100 vjetori i rebelimit të kryer kundër shtetit shqiptar nga ana e radikalëve islamikë dhe radikalëve ortodoksë progrekë. Këto dy forca, radikalët islamikë proturq dhe radikalët ortodoksë progrekë vepruan në një aleancë të pashpallur në 1914 për të shpërbërë shtetin e porsakrijuar shqiptar. Patriarku serb nuk i tha më kot ato fjalë në Tiranë. Ai me këtë deshi ta bëjë të qartë se Serbia, jo vetëm që Kosovën e quan të vetën dhe pret rastin e favorshëm për ta rimarrë, por, në aleancë të shpallur Greqinë do të shpërbëjë edhe shtetin shqiptar, ashtu siç bëri në 1914. Në këtë aleancë antishqiptare radikalët islamikë, ashtu si në 1914, do të veprojnë në aleancë faktike, ndonëse jo të shpallur, me radikalët ortodoksë.
Shteti shqiptar mundi që të mbijetonte në periudhën pas vitit 1914 vetëm se u bë një aleancë laike mes komuniteteve dominuese të feve kryesore në vend. Në këtë aleancë laike u bashkuan popullsia shqiptare me origjinë nga paraardhës të konvertuar në Islam, në kohën otomane, pra ata të cilët quheshin muslimanë, por që nuk që nuk ishin praktikuese të riteve fetare islame, të krishterëve ortodoksë të cilët qenë ose jo ushtrues të riteve fetare por që nuk e shikonin religjionin e tyre si të identifikuar me Greqinë, si dhe katolikët, të cilët, si ushtrues ose jo të riteve fetare, asnjëherë nuk e kanë identifikuar religjionin e tyre me ndonjë përkatësi nacionale tjetër veç asaj shqiptare. Kjo aleancë laike ka përbërë boshtin ekzistencial të shtetit shqiptar gjatë një shekulli.
Mësimi i madh që na vjen nga viti 1914 është se parakushti i ekzistencës së shtetit shqiptar është që Aleanca Laike të ketë pushtetin në Shqipëri, pavarasisht se cila parti apo koalicion i partive politike do të jetë në pushtet. Aleanca laike duhet të përbëjë establishmentin, siç quhet në vendet anglo-saksone, domethënë themelin e shoqërisë shqiptare, dhe me këtë edhe të shtetit. Kjo është një çështje me rëndësi jetike në Shqipëri. Qeveria, Kuvendi, partitë politike të gjithë institucionet e rëndësishme të shtetit shqiptar, nuk legjitimohen thjesht nga vota popullore të cilën mund të arrinë që ta marrin në shumë mënyra, që nga demagogjia, duke keqpërdorur perandoritë mediale që kanë ndërtuar grupimet e interesit politikë-biznis, apo edhe nga blerja e votës. Legjitimimi vjen pikësëpari nga aftësia e tyre për të ruajtur sundimin e sekularizmit në Shqipëri. Ky është themeli i rendit kushtetues në Shqipëri. Në praktikë, ata të cilët drejtojnë institucionet shtetërore në Shqipëri kanë detyrim që të dehelenizojnë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të dearabizojnë Komunitetin Musliman të Shqipërisë. Qenia në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë e një shtetasi grek është dhunim së pari i sekularizmit, pasiqë ky individ, Janullatosi, i përket një vendi jolaik, ku Kisha nuk është e ndarë nga shteti, çka duket që nga preambula e Kushtetutës së Greqisë dhe deri te fakti se Kisha Greke është instanca para së cilës kryhet betimi zyrtar i të gjithë zyrtarëve të lartë grekë, që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët, policët, ushtarët etj. Përveç kësaj duhet të ndalohet edhe përdorimi i gjuhës greke në ritualet fetare ortodokse, përveç në zonën e minoritetit grek. Krishti është e sigurt se nuk ka folur greqisht, e aq më pak Zoti.
Gjithashtu, shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues që të ndalojë ftesën e bërë për lutje (ezani) në gjuhën arabe, aq më tepër edhe shumëfishimin e kësaj thirrjeje me megafonë nga minaret e xhamive, si dhe të ndalojë përdorimin e gjuhës arabe në ritualet fetare. Komunitetit Musliman të Shqipërisë (suni), Bashkësisë Bektashiane, si dhe sekteve të tjerë shiah të njohur në Shqipëri duhet t’ u kërkohet që përgatisin uniformën e tyre religjioze, e cila të mos ketë lidhje me veshjet etnike arabe, turke, iraniane. Pas një afati të arsyeshëm klerikëve muslimanë duhet që t’ u ndalohet përdorimi i veshjes etnike arabe dhe turke.
Të gjitha këto mund t’ i bëjë shteti shqiptar, me ligje dhe me rregulla, ose mund t’ i bëjë aleanca laike e Shqipërisë, me mënyrat e veta, madje duke përdorur edhe shtetin pasi ta ketë marrë nën kontroll atë. Por kjo gjendje nuk mund të tolerohet më gjatë. Ajo që ndodhi në 1 qershor në ceremoninë e ashtuquajtur të shenjtërimit të katedrales ortodokse, tregon se tani jemi në limitet e kohës për të vepruar. Sot në Shqipëri shteti është duke shkatërruar me dinamit shumë ndërtesa pa leje, të cilat nuk mund të shkatërrohen në ndonjë mënyrë tjetër. Dinamiti ka fituar një funksion institucional, ligjor, kështu. Në çerekshekullin e fundit, gradualisht, sipas një agjende djallëzore, është duke u uzurpuar hapësira që i përket sekularizmit në Shqipëri, dhe në të janë ndërtua, në mënyrë antikushtetuese dhe antikombëtare, dy shtete të tjerë paralele me shtetin kushtetues, që janë dy ngrehina shtetërore radikale religjioze, ortodokse dhe islamike. Sipërmarrës të këtyre dy ngrehinave shtetërore paralele me shtetin kushtetues janë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e uzurpuar nga Janullatos, dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Nën ndikime greke, arabe, turke, dhe me financime nga këto kahje. Shteti shqiptar ka detyrimin ligjor që këto dy ngrehina shtetërore paralele të mos i shohë ndryshe nga ato ngrehina prej betoni të cilat i shkatërron me dinamit. Nëse këtë detyrim kushtetues nuk e kryen shteti legjitimohet që ta kryejë Aleanca Laike e Shqipërisë, e cila pastaj legjitimohet që të marrë nën kontroll edhe shtetin./Kastriot Myftaraj

facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/707755985949875

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#108

Post by Adriana » Sun Aug 17, 2014 2:50 pm

GJIROKASTER – Më 15 Gusht 2014 me rastin e festës së Shën Mërisë në Derviçan u shpalos flamuri i Aneksimit të Jugut të Shqipërisë ose siç njihet nga grekët Autonomia e Vorio Epirit.

Një flamur gjigand u vendos në objektin e shkollës gjatë ceremonisë nga rinia e këtij fshati fill pas takimit që patën me Anastas Janullatosit dhe Mitropolitin e Gjirokastrës Dhimitri.

Ditëve të fundit me prezencën e shumë diplomatëve grek dhe të krerëve të kishës autoqefale shqiptare minoriteti grek ka shprehur një gjuhë të theksuar urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk dihet nga buron kjo urrejtje e këtyre ditëve, por një gjë është e sigurtë:MOSREAGIMI i Shtetit dhe Qeverisë shqiptare.

Image

Image

Image

''Rama sikur u tregoj vendin'', Po keta vecse po i shtojne ( egzagjirojne edhe me te hapur ) aktivitet e ketyre, le te presim 28-tetorin te shikojme se cfare do bejne....

aktivitetet vazhdojne....
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#109

Post by Adriana » Mon Aug 18, 2014 4:50 pm

1-Janullatos nderohet “Qytetar Nderi”

Me qeverinë e shkuar hynin dhe dilnin sipas dëshirës, por me këtë të tanishmen janë ulur këmbë kryq ”detyrës” së tyre. Kryepeshkopi Janullatos është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” që komuna Aliko i bëri Atij.

Në ceremoni merrte pjesë ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas,kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i MEGA, Kristaq Kiço, konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrokoi, kryetari i “Omonies” Vasil Bollano, zëvendsministri i bujqësisë, Jani Babi si dhe zëvendësministri i jashtëm, Alqi Puli.

Qytetarë të shumtë, banorë të zonës por edhe të ardhur nga Saranda e zona përreth morën pjesë në ceremoninë e organizuar në mjediset e kishës “Shën Saranda”, në qendër të Alikos.


për më shumë foto klikoni këtu: http://www.pakufije.com/2014/08/18/foto ... tar-nderi/


2- (FOTO) Igli Totozani zyrtarizon gjuhën greke në Jug

Ndarja e re territoriale po jep frytet për greqizimin e jugut të Shqipërisë. Avokati i Popullit i Shqipërisë, Igli Totozani zyrtarizon gjuhën greke në Jugun Shqiptar.

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#110

Post by Adriana » Thu Aug 21, 2014 6:32 pm



Fier- Komiteti Koordinues për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare kanë kërkuar të ndalohet vizita e kryepeshkopit Janullatos, i cili pritet që të dielën më 24 gusht, të vizitojë kishën që mban emrin e Shën Kozmait, në Kolkondë.

Komiteti reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë se duhet të nderojmë figurat e kombit shqiptar, dhe jo ato antishqiptare si Shën Kozmai.

''Çdo komb ka të drejtë të shenjtërojë heronjtë e saj. Janullatos dhe grekët të përkujtojnë Shën Kozma-në e tyre dhe jo Kozma shenjtanin për shqiptarët. Të mos abuzojnë me tolerancën fetare”, tha një nga përfaqësuesit e Komitetit.

Sipas 26 organizatave joqeveritare të përfaqësuara nga Komiteti për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare, Shën Kozmai ka qenë një person që i trumbëtonte gjuhës greke, duke anashkaluar atë shqiptare.

Sipas tyre nderimi i tij duhet të bëhet në vendin e tij të lindjes dhe jo ne Kolkondas ku sipas tyre është ekzekutuar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#111

Post by Adriana » Fri Aug 22, 2014 8:18 pm

Mbas reagimit te djeshëm në Fier nga Komiteti Koordinues për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare qe kanë kërkuar të ndalohet vizita e kryepeshkopit Janullatos, reagon KOASH:
  KOASH: Shën Kozmai unik, shembi kishë e hapi shkollë gjatë pushtimit turk

sheni-655x356Tiranë – Kisha Ortodokse Shqiptare e konsideron figurën e Shën Kozmait, i cili pritet të nderohet në 24 gusht në fshatin Kolkondas të Fierit, ku u gjend i vrarë, si “mbrojtësin e Shqipërisë” që përhapi në vendin e pushtuar nga otomanët, kulturën, ligjin dhe moralin e krishterë siç i ka edhe qytetërimi europian.

Sipas Miron Çakos nga Zyra e Katekizmit të KOASH, Shën Kozmai është i pari njeri – shenjt që futi arsimimin, kulturën në Shqipëri në vitet e padijes dhe injorancës.

“Vepra e Shën Kozmait nuk ishte vetëm thjesht kishtare, në kuptimin për të mësuar njerëzit nga ana e besimit, – shprehet Çako, – por vepra e madhe e Shën Kozmait ishte për të ringjallur vetëdijen njerëzore që kishte humbur nga injoranca e imponuar.

Shën Kozmai ka ndikuar në ndërtimin e shumë shkollave dhe njihen shumë histori nga jeta e tij, nga tradita, që kur shkonte në një qytet, gjëja e parë që thoshte ishte: “A keni shkollë?” Ka pasur raste që në ato vende ku nuk ka pasur mundësi të ndërtohej shkollë, dhe është një histori e bukur në qytetin e Himarës në atë kohë, ku ata i thanë nuk kemi shkollë, por ishte një kishë e vjetër e lënë, që nuk shkonte asnjeri, ai tha: Po ktheni kishën në shkollë! Mirëpo aty asnjeri nuk guxonte ta bënte. Atëherë Shën Kozmai ka hipur sipër në çatinë e kishës dhe ka hequr tjegullat i pari. Pse e ka bërë? Jo sepse ishte kundër kishës, por se thoshte “Shkolla hap kishën!”. Pra, ai ka futur kulturën, arsimimin e parë në këtë vend!”

Sipas Çakos, “Shën Kozmai është një nga shenjtorët në këtë”re” të madhe të shenjtorëve dhe aq më tepër, që për ne shqiptarët është një shenjt shumë i dashur dhe shumë i rëndësishëm. Mund të themi që Shën Kozmai është mbrojtësi i Shqipërisë. Pse? Ai ka ardhur në Shqipëri në vitet 1770, ku ka qendruar 6-7 vjet. Në 1779, në 24 gusht, është martiziruar në Shqipëri, në zonën e Myzeqesë, afër fshatit Kolkondas. Sot është kisha e ndërtuar për nder të Shën Kozmait nga Ali Pashë Tepelena dhe varri i tij që është vend pelegrinazhi për të gjithë ortodoksët në botë.

Mund të them se Shën Kozmai është një shenjtor shumë i veçantë, sepse nëse sot ka krishterim në Shqipëri, – dhe kur them krishterim, jo vetëm për Kishën tonë Ortodokse, por ka kulturë të krishterë, ka ligj dhe moral të krishterë, siç e ka dhe qytetërimi europian ku ne dëshirojmë të shkojmë, kjo i dedikohet Shën Kozmait, sepse ai ka ardhur në një periudhë shumë të errët, kur pushtimi otoman turk për gati 3 shekuj e gjysëm, i kishte lënë këto vende të Epirit, Shqipërisë në një injorancë të tmerrshme.

Njerëzit ishin egërsuar dhe aq më tepër kishin një kthim në masë tek islamizmi për shkak të trysnizë që bënte pushtuesi, për shkak të taksave të rënda, marrjes së fëmijëve jeniçerë. Siç e dimë, në ushtrinë pushtuese, për shkak të emigrimit që bënte popullata vendase, që nuk mund ta duronte dot këtë shtypje, në Shqipëri kanë ardhur edhe shumë kolonë, që i sillte Perandoria nga vendet më të egra për t’i pasur si kufi edhe me pjesën tjetër të Europës. Kjo kishte krijuar një situatë shumë të vështirë në popullin e krishterë që zgjidhjen e vetme kishte kthimin në fenë islame. Kjo nuk u bë as nga dëshira, as nga kultura, por nga kjo trysni.

Në këtë moment, – theksoi Çako, – shfaqet Shën Kozmai, si meteor në këtë errësirë të madhe të padijes shpirtërore dhe ka bërë një vepër unikale.”

Nga Miron Çako  


-waiting- Per cfare shkollash e ka fjalen zoteria?! Per shklollat ne gjuhen greke?! Shume mire, majat nga ka thembrat dhe ta nderoj ne greqi shen....

Me duket se edhe shqiperise i ka ardhur koha te drejtohet nga ndonje femer, mbase u tregon udhen ketyre, se burrave jua pame ''forcen'' -hahaha-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#112

Post by Mallakastrioti » Fri Aug 22, 2014 10:45 pm

Meqenese Hiresia e Tij, Kryepeshkopi i KOASH Janullatos kete te diel shkon ne Kalkondas te Fierit per te lartesuar, kujtuar dhe te mbaje nje mesh per Kozma Etolianin, po i sjellim nje dokument interesant lidhur kesaj figure jo te qarte kishtare.
Meqenese autore, historiane apo publiçiste shqiptar do shkruanin ne menyre negative lidhur Shenjtorit grek dhe, keta do cilesoheshin si kunder-ortodokse, apo nacionaliste, le te sjellim nje dokument interesant lidhur dy predikatoreve kryesore te "Romeive" dhe "Romaikishtes", Danil Voskopojari dhe Kozma Etoliani, te cilet sipas studimeve te huaja, kerkonin çrrenjosjen e gjuheve te folura prej Shqiptareve dhe Vllenjeve ne shekujt 18-19 mbas Kr., ne Ballkan.
Dokumenti (bashkangjitur) eshte shkeputur prej vepres me titull " Language and National Identity in Greece, 1766-1976", viti i publikimit 2009, ff.58-59,Universiteti i Oxford, New York. Autor: Peter Mackridge.
Autori eshte asnjanes ne kete aspekt, pra as nacionalist shqiptar dhe as anti-ortodoks dhe anti-besimtar.
Lidhur autorit:
Peter Mackridge eshte Profesor 'Emeritus' per Historine e Greqise moderne, prane Universitetit te Oxford.
Veprat e tij kryesore jane:
-The Modern Greek Language. Oxford University Press, 1985, griechische Übersetzung: Patakis, 1991
-Dionysios Solomos, Bristol Classical Press 1989
-Plaster Casts of Poetry: Solomos-Kavafis-Seferis. Hestia editions, 2008 (griechisch)
-Language and National Identity in Greece, 1766-1976. Oxford University Press, 2009,
----
Perkthim pjeseve te ngjyrosur dhe nenvizuar:
"...Libri i Danilit kishte per qellim te bindte Arumunet (Vllenjte, shenimi E. Canaj), Bullgaret, dhe Shqiptaret-popuj qe flisnin keto gjuhe ne Ballkanin jugor te braktisnin gjuhen e tyre meme ne favor te Greqishtes (Romaikishtes). Ne nje fryme te tijen te cilen Kitromilides e quajti "evangjelizmi kulturor", libri i Danilit promvonte mesimin e Greqishtes ( "Mema e mençurise") si nje pasaporte te materiales, shpirterores, dhe permiresimit intelektual; ajo niste me thirrjen vijuese:
-Shqiptare, Vllenje, Bullgare, foles te gjuheve te tjera, gezohuni, dhe pregatituni te beheni Romei.-
"...Ne mund te bashkangjisim qellimet e tij (Danili Voskopojari, shenimi E. Canaj) me punen e priftit Kozma Etoliani (1714-79) disa vjet me pare. Ne vitin 1759 Kozmai le manastirin e tij dhe, me bekimin e disa patriarkeve te pasueshem, nis nje udhetim ne skajin me lindor dhe verior te Greqise dhe Shqiperise, duke inkurajuar te Krishteret Ortodoks te themelonin shkolla. Gjate ketyre udhetimeve ai inkurajon gjithashtu Shqiptaret dhe Arumunet (Vllenjte, shenimi E. Canaj)- foles te Krishtere te braktisnin gjuhen e tyre meme dhe te ktheheshin ne Greqisht foles, 'sepse kisha jone eshte ne Helenishte' "
-(Sipas shenimit te autorit te kesaj vepre, pra Mackridge, kjo fraze , pra "helenishte" nuk u perdor as prej Voskopojarit dhe as prej Etolianit dhe eshte me teper nje falsifikim nacionalist i Michalopoulos, i cili pretendonte se e kishte nxjerre kete thirrje te Etolianit prej nje doreshkrimi te vjeter, por ky doreshkrim nuk eshte vertetuar te kete ekzistuar.Terma te tille si "Helen" dhe "Helenishte" nuk kishin lindur ende ne ate periudhe, por perdorej pikerisht "Romei" dhe "Romaika")"
---
Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#113

Post by Mallakastrioti » Sun Aug 24, 2014 10:31 am

Falsifikimet dhe manipulimet e zedhenesve te KOASH!
Me beri pershtypje te madhe titulli sensacional i nje zedhenesi se KOASH i cili shkruan (apo pohon) qe :
"Shën Kozmai unik, shembi kishë e hapi shkollë gjatë pushtimit turk"
Por. le te sjellim fjalet e z. Miron Çako nga Zyra e Katekizmit të KOASH, i cili ne nje pike ta caktuar shton:
"Shën Kozmai ka ndikuar në ndërtimin e shumë shkollave dhe njihen shumë histori nga jeta e tij, nga tradita, që kur shkonte në një qytet, gjëja e parë që thoshte ishte: “A keni shkollë?” Ka pasur raste që në ato vende ku nuk ka pasur mundësi të ndërtohej shkollë, dhe është një histori e bukur në qytetin e Himarës në atë kohë, ku ata i thanë nuk kemi shkollë, por ishte një kishë e vjetër e lënë, që nuk shkonte asnjeri, ai tha: Po ktheni kishën në shkollë! Mirëpo aty asnjeri nuk guxonte ta bënte. Atëherë Shën Kozmai ka hipur sipër në çatinë e kishës dhe ka hequr tjegullat i pari. Pse e ka bërë? Jo sepse ishte kundër kishës, por se thoshte “Shkolla hap kishën!”. Pra, ai ka futur kulturën, arsimimin e parë në këtë vend!”
---
Ne pamje te pare çka shkruan z. Çako do perbente me te vertet nje lajm me te vertet sensacional, por, personalisht dua ti kujtoj zoterise qe; jetojme ne ate qe quhet epoka e informacionit ne kohe reale, pra, keto falsifikime dhe manipulime qe ben zoteria ne fjale, ndoshta mund te jene thashetheme apo gojedhena te te vjeterve, ndoshta jane manipulime me prapaskena te erreta te tipit politik, pasidoja ti kujtoja zoterise qe: perpara se te shkruaj apo te perhapi nje dizinformim te tille duhet te na sjelli burimet e kesaj ngjarje ne Himare.
E verteta ne kete pike, si dhe burimin e kesaj ngjarje, e cila ishte keterciperisht NDRYSHE, po ia sjell une z. Çako dhe vijon si me poshte:
Prej letrave (doreshkrimeve) te Shen Kozma Etolianit (1714-1779) i cili ishte Kryemurg ne Malin e Shenjte Atos. Shkeputur prej vepres se Metropolitit Augustine Kantiotis, me titull "Saint Kosmas Aetolos." :
Ja letra (doreshkrim) i Shen Kozmait per Himariotet dhe Himaren:
"12. Për banorët e fshatit të Himares
Vëllezërit e mi më fisnike e të dashur, banorë të fshatit Himare, unë ju përshëndes dhe i lutem Perëndise se shenjtë për shëndetin tuaj shpirtëror dhe fizik. Unë, vëllezërit e mi, si një shërbëtor i padenjë i Krishtit, Perëndisë tonë,
udhëtojë përte mësuar të krishterët sipas mundësive të mia me lejen e peshkopëve vendas. Un kam ardhur këtu në fshatin tuaj, dhe duke parë se ju nuk keni një shkollë për fëmijët tuaj për të mësuar pa paguar, unë u kërkova të krishterëve dhe ata i dhanë në bazë të aftësisë dhe vullnetit të tyre për shkollën [dhe
ju gjithashtu duhet të ndihmoni per shkollën] nga burimet [tuaja] te veta apo nga ato të fshatit ose nga ato të dhurimeve fetare, në mënyrë që ju mund të paguheni nga Perëndia dhe lavdia prej njerëzve.
I jam i detyruar dhe i lutem Perëndisë se Shenjtë që bekon të gjitha gjërat, për të bekuar fshatin tuaj dhe shkollat tuaja, fëmijët tuaj, dhe të bëhen të denjë për të jetuar mirë dhe te kënaqshëm për Perëndinë këtu (në tokë), dhe për tu vënë
ju në parajsë, të gëzohemi dhe të ngazëllojmë dhe të lavdërohemi me Trininë e Shenjtë.
I emëruar, me pëlqimin e të gjithë, prifterinjve, z Mihal, administrues i besuar, dhe të gjithë fshatit si ibesuar dhe ndihmësit e tij, dhe veçanërisht z Zaho, priftit Spiro, dhe Z. ILia Dhimitri për të qeverisur Shkollat dhe si Zoti ti ndriçoj ato.
Kryemurgu Kosma
i cili lutet për ju
gusht 1779 "
----
Pra, le ti kujtojme z.Çako qe, ky quhet dokument historik dhe jo manipulime te tipit "Shën Kozmai shembi kishë e hapi shkollë gjatë pushtimit turk", pikerisht sepse nuk ekziston asnje dokument qe te vertetoje çka shkruan z..Çako!
---
E. Canaj

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#114

Post by Mallakastrioti » Mon Aug 25, 2014 8:06 am

Image

"Kisha Ortodokse Shqiptare e konsideron figurën e Shën Kozmait, i cili pritet të nderohet në 24 gusht në fshatin Kolkondas të Fierit, ku u gjend i vrarë, si “mbrojtësin e Shqipërisë” që përhapi në vendin e pushtuar nga otomanët, kulturën, ligjin dhe moralin e krishterë siç i ka edhe qytetërimi europian."
---

Sa e vertet eshte diçka e tille? Ne se çka shkruan KOASH eshte e vertet atehere kjo do binte katerciperisht ne kundershtim me mesimet e vet Shen Kozma Etolianit dhe le te hedhim nje veshtrim ne njeren prej ketyre mesimeve:
---

"Arsimi dhe Besimi
PSE, Oh priftërinjtë e Shenjtë dhe pleq të nderuar, nuk u këshilloni vëllezërve tanë të bekuar për të vendosur dhe për të ndërtuar një shkollë në çdo fshat, në mënyrë që fëmijët do të marrin një arsim për të mësuar se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe? Sepse edhe unë mësova, vëllezërit e mi, alfabetin në shkollë me ndihmën e Krishtit tonë. Unë gjithashtu kam mësuar pak greqisht të lashtë dhe shumë gjëra të tjera: ne Hebraisht, Turqisht, Frëngjisht, dhe diçka nga të gjitha kombet me hirin e Krishtit tonë. Kam lexuar shumë dhe kam gjetur të gjitha njohuritë laike të jen te rreme, të gjithë shpikje dhe fara e djallit. Në të vërtetë, vëllezërit e mi, kam studiuar me aq zell si një argjendar qe peshon argjendin dhe nuk lejon asnjë papastërti të mbetet dhe pastaj ai është i ndritur dhe i pastër dhe është blerë nga njerëzit me dëshirë. Në mënyrë të ngjashme, kam gjetur fjalët dhe urdhërimet e Krishtit të pastëra, te shenjta, te vërtetë, të ndritshme, dhe më shumë te shkëlqyeshme se dielli. Dhe kushdo që beson në Krishtin dhe e quan atë Perëndi, dhe bën gjithçka të shenjtë Ungjilli i tregon atij, qe ai do të jetë i fatit të mirë dhe tri herë-bekuar. Ai kurrë nuk do të turpërohet. Kjo është arsyeja pse ju duhet te themeloni shkolla Greke, në mënyrë që njerëzit do të lartësohen shpirtërisht, sepse duke lexuar Greqisht gjeta
se ajo ndriçon dhe ndriçon mendjen e studentit si dielli ndriçon tokën. Atëherë është e qartë dhe ne mund të shohim tani. Në këtë mënyrë të njëjtën mendje mund të shihni ne të ardhmen, të gjitha çfare është e mirë dhe e keqe dhe kjo është
mbrojtja nga çdo lloj e keqe dhe mëkatit. Shkollat hapin rrugën për në kishë. Ne mësojmë çfarë është Perëndia, çfarë është Trinita e Shenjtë ,çfare është një engjëll , çfare janë virtytet, demonët, dhe ferri . Ne mësojmë çdo gjë në
shkollë.
Shkolla ndriçon njerëzit dhe ata janë në gjendje për të hapur mendjet e tyre dhe të mësojnë të fshehtat e besimit tonë.
Vëllezërit janë në gjendje të lexojnë Biblën e shenjtë , Ungjillin, dhe ne gjejmë se profeti Elia është i gjallë dhe se ai ka qenë me Perëndinë për mijëra vjet. Dhe Perëndi do të thotë, dërgim i profetit Elia për të mësuar gjithë bota dhe pastaj Antikrishti do të vijë dhe të vrasi profetin. Pastaj e gjithë bota do të jetë
shkatërruar. Dhe duke e shqyrtuar, vëllezërit e mi, dhe të kërkoni Shkrimet dhe Ungjillin e shenjtë, ne gjejmë se profeti Elia ka ardhur dhe se Antikrishti ka ardhur dhe e ka vënë profeti Elia me vdekje, dhe tani ne as presim për profetin Elian dhe as Antikrishtin."-Prej mesimeve te Shen Kozma Etoliani (1714-1779 , Kryemurg ne Malin e Shenjte Atos.

----
Rikthehemi edhe njehere çka meson Kryemurgu Etolian:

".Unë gjithashtu kam mësuar pak greqisht të lashtë dhe shumë gjëra të tjera: ne Hebraisht, Turqisht, Frëngjisht, dhe diçka nga të gjitha kombet me hirin e Krishtit tonë. Kam lexuar shumë dhe kam gjetur të gjitha njohuritë laike të jen te rreme, të gjithë shpikje dhe fara e djallit."

(Nuk kuptoj personalisht gjithe kete ndriçim dhe perhapje kulture te qyteterimit evropian, ne theniet e Shen Kozmait, me siper (?))

...si dhe mbrojtes te Shqiperise (duke hapur shkolla ne gjuhen greke, pasi te tjerat jane shpikje dhe fara e djallit?):

" Kjo është arsyeja pse ju duhet te themeloni shkolla Greke, në mënyrë që njerëzit do të lartësohen shpirtërisht, sepse duke lexuar Greqisht gjeta
se ajo ndriçon dhe ndriçon mendjen e studentit si dielli ndriçon tokën..."

..pra, do mjaftonte kaq qe te kundershtonin thenien e KOASH:

"mbrojtësin e Shqipërisë” që përhapi në vendin e pushtuar nga otomanët, kulturën, ligjin dhe moralin e krishterë siç i ka edhe qytetërimi europian."
---------------------------------------

E. Canaj
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Mbi figurën e Kozma Etolit

#115

Post by rrëqebull » Mon Aug 25, 2014 2:06 pm

Mbi figurën e Kozma Etolit
(shkrimi i plotë me shënesa këtu)
[Organizata abrahamike] "Kisha Ortodokse" e ashtuquajtur Autoqefale po e shndërron Kozma Etolin në një figurë qendrore të ortodoksisë “shqiptare”. Rëndësia që kjo kishë i kushton këtij personazhi del në pah në atë që përfundoi si akti më i rëndë i censurës dhe i sulmit ndaj mendimit të lirë që prej rrëzimit të komunizmit, çështja e Teatrit Çajupi.

Studimi i mëposhtëm ndihmon për të zbuluar diçka më shumë mbi figurën historike të Kozma Etolit dhe të arsyeve përse kjo figurë është aq e dashur për krerët e kishës “shqiptare”.
Shën Kozmai, helenizmi dhe shqiptarët

Në 24 gusht kisha greke përkujton ditën e Shën Kozmait. Po ashtu Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Për grekët, Shën Kozmai është “ento-martiri” (martiri i kombit), “apostulli i helenizmit”, “kushtrimi i Vorio-Epirit”. Për shqiptarët ortodoksë, dhe jo vetëm për ta, Shën Kozmai është dëshmori i fesë, bariu i turmave, shëruesi i shpirtrave dhe i njerëzve, çudibërësi dhe profeti i së ardhmes. Pra, një shenjtor, dy kulte. Por, ndërsa kisha greke nderon Shën Kozmanë për atë çka bërë e çka përfaqëson, shqiptarët e nderojnë atë për atë çka ai nuk ka qenë. Fryt i keqkuptimit të vetë shqiptarëve, apo i diversionit të të tjerëve, rasti i Shën Kozmait tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk ka arritur shkallën e emancipimit që meriton, përderisa nuk ka krijuar martirologun e vet.

Shën Kozmai, ashtu siç është përcjellë nga tradita apo përpunuar në kohët e reja, shfaqet më shumë si një figurë legjendare dhe shumë pak ka të bëjë me personazhin historik e me veprimtarinë e dëshmuar të tij. Jeta e tij fillon në vitin 1714, kur u lind nga prindër me prejardhje nga Epiri, në fshatin Megalo Dentro të Etolisë. Mësimet e fesë i mori në Malin Athos, në manastirin e Filotheut, që frekuentohej kryesisht nga klerikë të ardhur nga Shqipëria dhe të destinuar për të shërbyer po në Shqipëri (Le couvent Albanais de Philothé, dont l’église es consacrée aux Quarante Martyrs; et il a là soixante dix moines). Jeta e tij, siç dihet, mbyllet me vrasjen e tij, në fshatin Kalkondas, më 24 gusht 1779. Legjenda thotë se vrasja e tij, e bërë me urdhër të Kurt Pashës, ishte pasojë e intrigave të çifutëve të Beratit, të cilët, thotë legjenda, e kallëzuan tek qeveritari i Beratit. Është e qartë, se rrëfimet mbi bëmat dhe martirizimin e Shën Kozmait, janë një variant popullor i rrëfimeve biblike mbi jetën dhe martirizimin e Jezu Krishtit. Rrëfime të tilla, që lindin në mjedise klerikale e fshatare analfabete e gjysmë analfabete, gjenin përhapje të gjerë në ato momente krize të përgjithshme shoqërore, politike e shpirtërore, siç ishte fundi i shek. XVIII. Pas atij shekulli, popullsitë e krishtera të Ballkanit, e posaçërisht ato shqiptare që kishin qenë protagoniste të tyre, u ndrydhën në një pritje plot ankth të Mesias, të shpëtimtarit çudibërës. Shën Kozmai, ashtu siç është fiksuar në fantazinë popullore, është pikërisht një krijim i kohëve të pritjes.

Thelbin real të këtij murgu nga Etolia e përbëjnë udhëtimet misionare, që ai ndërmori gjatë jetës së tij, posaçërisht ato të kryera në atë që quhej “Shqipëri e Poshtme” (Epir) në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779. Kjo periudhë e jetës së Kozmait dokumentohet nga letrat dhe predikimet e tij (διδαχίαι), si dhe nga jehona mbi të e lënë në dokumente bashkëkohëse, siç janë ato të arkivave veneciane apo shënime historike bashkohëse.

Misioni i parë në Shqipëri, ai i vetëve 1768-1774, lidhet drejtpërsëdrejti me kryengritjet e mëdha të shqiptarëve të Himarës, Labërisë, Delvinës, Sulit dhe deri poshtë në Peloponez, kryengritje të mbështetura edhe nga Rusia, Venediku, Franca e sigurisht Papati. Me kryengritësit ishte bashkuar edhe vetë Patriku Serafim II, i mbiquajtur “Ηπειρης” (ishte shqiptar nga Delvina), i cili ishte pushuar qysh në 1761 nga Porta e Lartë dhe kishte lënë Stambollin. Patriku i ri, Sofroni II, që erdhi në vend të tij, ishte një vegël e bindur e Sulltan Hamitit I. Biografi i Shën Kozmait, K. Sardelis, pohon se misioni i këtij të fundit në Shqipëri “u sponsorizua” jo vetëm nga Patriku, por dhe nga vetë Sulltani, i cili e pajisi Kozmanë me një ferman të veçantë dhe e nisi atë me mision të qetësonte krahinat që kishin ngritur krye.

Në fakt, letrat e predikat e Shën Kozmait, që lidhen me këtë mision të parë të tij, tregojnë qartë se misioni i vërtetë ishte të qetësonte dhe të sillte në bindje të Portës së Lartë kryengritësit shqiptarë, si dhe t’i largonte ata nga fuqitë antiosmane të Perëndimit dhe nga Rusia. Në një letër dërguar kadiut të Filatit, më 13 qershor 1767, të cilit i prezantohet si i dërguar i Padishahut, Kozmai shkruan ndër të tjera: “Unë, imzot, si i krishterë i padenjë dhe shërbëtor i sovranit tim, Sulltan Hamitit po bredh fshat më fshat për t’u mbushur mendjet të krishterëve të ruajnë besën e Zotit dhe t’u binden urdhrave të Sulltanit, siç kam porosi edhe nga Patriku e nga të parët e Kishës”.


Duke marrë anën e sundimit osman e duke stigmatizuar fuqitë evropiane, Kozmai shprehej si më poshtë në atë që njihet si predika e tij e tretë: “Pushteti turk është më i miri se çdo pushtet tjetër... Turqit na lanë të lirë fenë dhe vetëqeverisjen, na lanë tregtinë dhe shkollat, gjë që nuk e bënë as Frëngjit e as Venecianët... Prandaj Zoti ia hoqi pushtetin të krishterëve dhe ua dha Turqve për të mirën tonë”.

Pra gjithçka tregon se Kozma Etoli jo vetëm nuk ishte nxitës e tribun i kryengritjeve antiosmane, siç e paraqet propaganda kleriki-nacionaliste greke, por një emisar i Portës së Lartë dhe i Patriakanës greke të Stambollit për shuarjen e kryengritjeve shqiptare të atyre viteve. Gjatë pelegrinazhit të tij në vatrat e kryengritjeve shqiptare,
Kozmai u ndal edhe në Sul, ku u predikoi luftëtarëve shqiptarë të linin armët e të shtroheshin. Kur këta të zemëruar e dëbuan nga fshati, Kozmai u lëshoi profecinë ogurzezë: “Kjo kokëfortësi e kjo krenari do t’ju marrë në qafë: aty, në ato degë ku tani keni varur jataganët tuaj, do të vijë dita që evgjitërit do të varin sazet e tyre”. Njëlloj si në Sul, edhe në Pargë, Paramithi e Delvinë, kryengritësit shqiptarë e dëbuan Kozmain “sepse e konsideronin agjent të turqve”.

Siç u tha më sipër, misioni i parë i Kozma Etolit në trevat shqiptare u mbyll në vitin 1774, dhe jo rastësisht: atë vit u nënshkrua paqja e Kuçuk Kainarxhasë midis Turqisë e Rusisë e pas saj vlaga kryengritëse në Ballkan e në Shqipëri u shua. Murgu Kozma u kthye në Stamboll, pranë Patrikanës së Fanarit, në pritje të misionit të tij të ri. Veprimtaria e tij gjatë kësaj periudhe, e rreshton atë në traditën më të keqe të Patrikanës së Stambollit, e cila, qëkurse nënshkroi aktin e nënshtrimit nfa Mehmetit II më 1453, u kthye në një vegël të sulltanëve osmanë për nënshtrimin e popujve të krishterë të Ballkanit.

Misioni i dytë i Shën Kozmait në Shqipëri, me shumë rezerva do të mund të quhej një mision “kulturor”. Së pari, sepse vetë Kozmai ishte larg së qeni një njeri i kulturës (diku ai do të shkruante se “e keqja kësaj bote do t’i vinte nga njerëzit e mësuar”). Së dyti, sepse misioni i dytë i tij synonte në shtrirjen e gjuhës greke në trevat shqiptare, nëpërmjet hapjes së shkollave greke, dhe në këtë kuptim, edhe misioni i dytë mbetet po aq politik sa i pari. Pikërisht si “fjalime jashtëzakonisht politike” cilësohen predikimet e Kozmait edhe në një raport të një informatori grek të Proveditorit venedikas të Leukadës, Morozinit.

Kozmai u nis nga Stambolli në 1775, i pajisur përsëri me leje të Patrikut e me ferman të Sulltan Hamitit I, i cili ndërkohë ishte zgjedhur nga Sinodi i Shenjtë i Kishës si “Inspektor i Përgjithshëm i Shkollave Greke”. Në këtë cilësi, ai e konsideronte detyrë të tij të mbronte dhe të favorizonte ngritjen e shkollave greke në Shqipëri dhe ndalimin e Gjuhës Shqipe. Udhëtimi i dytë i gjatë e çoi murgun Kozma në shumë vende të Shqipërisë, në fshatrat e Korçës, Konicës, Paramithisë, Filatit, Delvinës, Gjirokastrës, Himarës, Vlorës, Beratit, Kavajës e deri në Krujë. Thelbi i aksionit të tij në të gjitha këto vende, përmblidhet në predikën e tij të famshme, me të cilën ai u drejtua popullsive shqiptare të Epirit: “Mësojini fëmijët tuaj të flasin gjuhën greke, pasi edhe Kisha jonë, edhe kombi ynë janë grek... Në ka burrë a grua të krishterë, që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do t’i fal atij të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes”. Dhe përfundon: “Më mirë të keni një shkollë greke në fshatin tuaj, se sa të keni përrenj a lumenj”. Një shekull më vonë, më 1879, peshkopi grek i Drinopolit (Gjirokastër), Anthimi, lëshohej kundër atyre “që shpërndanin libra për mësimin e së ashtuquajturës gjuhë shqipe” dhe përpiqeshin “të krijonin një çështje shqiptare, aty ku nuk ekzistonin shqiptarë”.

Në Himarë, Kozmai u mundua t’u mbushë mendjen banorëve se shkolla greke ishte më e rëndësishme edhe se vetë kisha. Kur ata i thanë predikatoret se nuk kishin qereste për të ndërtuar shkollën, ai urdhëroi të rrëzonin kishën e fshatit dhe me materialet e saj të ndërtonin shkollën greke.
Dhe kur pa se fshatarët e shtangur nga një sakrilegj i tillë nuk po lëviznin, rrëmbeu vetë kazmën, u ngjit në majë të kishës dhe filloi të hedhë poshtë çatinë.

Siç i shkruan vëllait të tij Hrysanthit në përfundim të misionit të vet, Kozmai arriti të ngrejë 210 shkolla në të gjithë Shqipërinë e Poshtme. Ishin të gjitha shkolla greke dhe një fakt i tillë e bën Kozma Etolin padyshim një pararendës të helenizmit, por aspak një “promotor të arsimit tonë kombëtar”, siç është shprehur pa vend e pa bazë ndonjë autor shqiptar.

Duhet shtuar gjithashtu, se njëlloj si me gjuhën shqipe, Kozmai u soll edhe me gjuhën e vllahofonëve e të sllavofonëve të Thesalisë e të Maqedonisë. Edhe aty ai predikoi braktisjen e gjuhëve kombëtare dhe kthimin e greqishtes në gjuhë shtëpie.

Siç u përmend më sipër, veprimtaria e Kozma Etolit në Shqipëri u zhvillua nën mbrojtjen e Portës së Lartë, por edhe të pashallarëve e bejlerëve vendas. Dihet se Kozmai ishte miku i sarajeve të Kurt Pashës së Beratit si dhe i bejlerëve të Filatit, Paramithisë, Delvinës etj. Këtyre kaq u bënte nëse murgu nga Etolia vendoste piketat e “helenizmit” nën hundën dhe nën mbrojtjen e tyre. Mjaftonte që rajatë e tyre të rrinin urtë e të paguanin detyrimet, gjë për të cilën Kozmai nuk ua kursente ndihmën me predikimet e tij. Nga një logjikë e tillë e shkurtër nuk shpëtoi dot as Ali Pashë Tepelena, i cili me ndërtimin e manastirit të Shën Kozmai në Kalkondas, ndihmoi jo pak në ngritjen e kultit të tij.

Me gjithë meritat e padyshimta në favor të “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolit. Kjo ndodhi në fund të viteve ’20 të shek. XX. Pasi kishin dështuar përpjekjet për ta marrë të ashtuquajturin “Vorio-Epir” me luftë apo me marifete politiko-diplomatike (përpjekja e fundit sapo ishte ezauruar në Konferencën e Paqes të Parisit, 1919), qarqet nacional-klerike greke vendosën të shpallin luftën e shenjtë për “Vorio-Epirin” nën flamurin e Shën Kozmait.

Sot nuk ka grek që t’i njohë “shenjtorit” gjysmë-analfabet nga Etolia dhe varrit të tij në Kolkondas ndonjë vlerë tjetër, veç asaj të mishëruar në veprimtarinë e tij për helenizmin e popullsive shqiptare ortodokse, dje, dhe të një hipotetike absurde në tokat e të tjerëve, sot. E megjithatë Shën Kozmai është futur e bën pjesë në kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, dhe besimtarët e Myzeqesë e nderojnë atë, pa ditur pse. Njëlloj si besimtarët myslimanë të Petrelës, të cilët nuk dijnë pse nderojnë tyrben e Ballaban Pashës, tradhtarit dhe armikut të vendit të vet
.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#116

Post by Mallakastrioti » Tue Aug 26, 2014 8:42 am

Hipokrizia e KOASH!

Ne faqen zyrtare te KOASH, publikohet nje shkrim me titull :

"Nderimi i Shën Kozmait nga shqiptarët është i hershëm"

Me beri pershtypje ne kete rast jo vetem hipokrizia dhe cinizmi e autorit, i cili shkeput disa faqe te librit te kremteve, perkthyer dhe botuar ne vitin 1947 prej Fan Nolit, por autori kapet mbas nje parathenie te Nolit i cili shkruan:
" “Përkthimin... e kemi bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”.
---
1) Zoterinje te KOASH, duhet te dini qe, Noli nuk kishte arsye perse te nderronte apo te mos fuste ne kete liber nje perkthim bere prej Kristofor Kisit ne vitin 1931. Pra, ai e mbajti te pa ndryshuar diçka te tille.
2) Meqenese ju zoterinje kerkoni te fshiheni mbas gishtit tuaj, duke kerkuar ne kete rast te perfshini ne debat nje figure erudite si ajo e Theofan Stilian Noli, po ju bejme ne disa pyetje teje te thjeshta, por qe kerkojne pergjigje:

-A qendron busti i ketij Ati te Kishes Autoqefale Shqiptare ne ambientet e ndonje Kishe Ortodokse ne territorin e Republikes se Shqiperise?
-A radhitet kjo figure nder Eterit e Kishes, duke qene kjo figure pikerisht themeluesi i saj?
-Sa imazhe, buste apo, sa mesha behen ne nder te kesaj figure erudite shqiptare?
----
Juve zoterinje, jo vetem nuk do kini aftesine te perdorni figuren e ketij Kolosi Shqiptar per punet tuaja te dyshimta ne lidhje me figura te erreta si ajo e Kozma Etolianit, por me teper, duhet te dini qe, ishte po ai Fan Noli i cili beri te mundur shkeputjen e Kishes Ortodokse Shqiptare prej kthetrave te Kishes Greke Kostandinopojane!

Juve mund te na akuzoni si t'ju pelqej , pak rendesi ka, mund te perdorni terma te tipit "antiorthodhoksë" , pak rendesi ka, por, sa here ndiheni ne siklet perpara te vertetes dhe fakteve historike kokeforte, duhet te dini se nuk mund te vazhdoni me me hipokrizi dhe manipulime historike te tilla!

Urdheroni zoterinje te nderuar edhe vepren e Nolit (perkthyer prej tij nga greqishtja ne shqip) te vitit 1911 te te Kremteve te Medha, si dhe mbi te gjitha parathenien teje te qarte te Tij ne kete liber!

Image
----

E. Canaj
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#117

Post by Adriana » Mon Sep 01, 2014 7:01 pm

  Qeveria: Toponimet në çertifikatat për jashtë të shkruhen në gjuhë të huaj


Tiranë – Qeveria shqiptare ka zgjidhur pjesërisht, çështjen e toponimeve në çertifikatat e fëmijëve të lindur jashtë vendit, duke miratuar vendimin që detyron zyrat e gjendjes civile t’i shkruajnë ato sipas katalogëve të OKB-së. Nga ana tjetër, pritet qëtë korrigjohen edhe pasaportat tashmë të lëshuara për këta fëmijë, të cilat kanë pasur një kosto prej afro 100 eurosh.

Në një vendim të datës 27 gusht, Qeveria ka vendosur që në çertifikata të përcaktohet që janë përdorim për autoritetet e huaja, qofshin këto lindjeje apo vdekjeje.

Së dyti, “në të gjitha modelet e çcertifikatave për përdorim nga autoritetet e huaja, që lëshojnë zyrat e gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, informacioni në rubrikën “vendlindja” të plotësohet, i shkruar sipas rasteve:

Për shtetet, të cilat kanë depozituar pranë OKB-së katalogët zyrtarë të emrave gjeografikë të romanizuar, toponimet, sipas listës së vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit ICAO;

Për shtetet, të cilat nuk kanë depozituar pranë OKB-së këta katalogë, sipas shkrimit në dokumentin e hartuar nga vendi i origjinës, por me simbole, germa latine/romane, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit ICAO;

Rubrikat e tjera të çertifikatave, për përdorim nga autoritetet e huaja, të plotësohen në gjuhën zyrtare shqipe.”

Ministria e Punëve të Brendshme është e ngarkuar tashmë për të nxjerrë, aktet e rregullat e plotësimit të rubrikës “vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Vendimi i Qeverisë do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.

Image  


''RILINDJE" .....TRADHËTIA E RADHËS E EDI RAMËS PRESIDENTIT TË AGJENTURËS GREKE NË SHQIPËRI I REKUMANDUAR NGA GREKU TË PUNOJË SIPAS INTERESAVE TË GREKUT.
MARVESHJA ANTISHQIPTARE E RADHËS E BANDËS QEVERITARE TRADHËTARE KRIMINALE SHQIPTARE NË FAVOR TË GREQISË.

SI KA MUNDËSI QË NË LIDHJE ME TOPONIMET shtete të tjera nuk e kërkojnë këtë gjë ndaj emigrantëve shqiptarë por e kërkon vetëm greku ?

MBAJTËSI I PASAPORTËS ËSHTË SHTETAS SHQIPTAR DHE PSE DUHET TA SHKRUAJMË SI E DO GREKU dhe mos ta shkruajmë ashtu siç siç e praktikon gjithë Europa dhe Bota . Kur është e nevojshme për të bër veprime me dokumenta e çon në ministrin e përkthimeve kryen veprimet për dokumenta në Bashki apo Prefekturë .

Shovinistat grekë nuk na pranojnë emrat që na kanë vënë prindërit tanë e ju kërkoni të pranojnë toponime Ilire. A mund të vepronin kaq hapur shovinistat grekë pa mbështetjen e plotë të ........ ???
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#118

Post by Adriana » Thu Oct 02, 2014 6:35 pm





Tiranë- Shteti helen kërkoi nga që nëpërmjet një Komisioni të përbashkët Shqipëri-Greqi, në tekstet shkollore të hiqet termi “Çamëri” si krahinë shqiptare, e cila ndodhet në Greqi.

Konkretisht ndryshimet kërkohen të bëhen në historinë e klasës së 9-të, në kapitullin “Shqipëria, Kosova dhe Viset e tjera shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore, ku në paragrafin Kosova dhe Çamëria shkruhet:

“Çamëria u përfshi në gjendje të vështirë me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore që u shoqërua me shtimin e dhunës e nënshtrimin e mëtejshëm të popullësisë çame nga Greqia”.

Në fund të paragrafit thuhet gjithashtu: “Me hyrjen e Greqisë në luftën pro bllokut të Antantës, italianët u larguan nga Çamëria, duke i lënë vendin trupave greke, të cilat e rikthyehen terrorin e mëparshëm mbi popullësinë vendase”.

Sipas autoriteteve greke ky paragraf ngjall urrjetje dhe nuk i shërben fqinjësisë së mirë.
Ndërsa në tekstin e gjeorgrafisë së Shqipërisë dhe trevave në faqen 8 shkruhet “Trevat Shqiptare në Republikën e Shqipërisë shtrihen në Veriperëndim të Greqisë. Ato janë Çamëria, Konica, Kosturi, Follorina, Grebeneja etj.

Ky tekst është parë si një propagandë nga deputetët e Greqisë, të cilët kërkuan interpelancë me Ministrin e Arsimit të Greqisë.

Ndërsa në parlamentin grek ngihen zërat për ndryshimin e teksteve tona shkollore, PDIU në një deklaratë për mediat ka regauar duke thënë se “Heqja e emërtimit Çamëri nga pasaportat apo aq më keq, nga dokumente shtetërore, tekste historike etj, është e papranueshme dhe do të gjejë përballë kundërshtinë e çdo shqiptari”.

PDIU shpreh bindjen se Qeveria shqiptare nuk mund të marrë në konsideratë pretendime absurde të palës greke, ndërsa thekson se ky është një debat i stisur nga Greqia.

Ndëkohë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se në nëntor do të vendosët nëpërmjet një grupi të përbashkët pune se çfarë mund të përmirësohet në emër të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. /oranews/




Artikuj të ngjashëm për këtë debat:

-Greqi: ”Propagandë antigreke në tekstet shqiptare”

-Ankesat e Greqisë, Nikolla: Do punojmë për tekstet duke respektuar fqinjësinë

-PDIU: Çamëria jo vetëm në tekstet shqiptare por edhe në ato greke
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#119

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 02, 2014 8:02 pm

Shqiptari nuk mund te flijoje apo harroje territoret e veta, as ne emer te "fqinjesise se mire" dhe as ne emer te keshtuquajturit "Bashkim Evropian"!
Politikanet fqinje do benin mire qe te mesonin historine ne menyre objektive, pasi Shqiperia e Poshtme si Kryqender, apo Kryeqytet, kishte Janinen!


Image
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#120

Post by Adriana » Wed Apr 15, 2015 7:15 pm

Skandali: Priftërinjtë e Janullatosit nxjerrin Fan Nolin nga Kisha Ortodokse Shqiptare

Një besimtar ortodoks, ka shkuar të kryej ritin e zakonshëm të së dielës në mjediset e kësaj kishe. Me vete kishte marrë edhe një portret të Fan Nolit, përfund të cilit, krahë një flamuri kombëtar shqiptar, ishte shkruar: “Nderim për Imzot Fan Nolin, Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, teolog, shkrimtar, atdhetar i madh, figurë e ndritur e kombit Shqiptar”.

Besimtari, me portretin e Nolit në dorë, ka hyrë qetësisht dhe pa asnjë pengesë në mjediset e kishës që ka themeluar Noli, duke iu drejtuar pjesës ballore, atje ku kishte menduar të vendoste portretin. Por në brendësi të saj, ende pa shkuar tek pjesa ballore e poltronit të lutjeve, është vënë re nga priftërinjtë që ndodheshin aty dhe mes tyre ka nisur debati. Priftërinjtë i janë vërsulur me britma besimtarit, duke tentuar t’i heqin nga duart portretin e Nolit. Por i riu besimtar ka rezistuar, ka ngritur lart në mes të Kishës portretin e Nolit, e ka puthur dhe është larguar duke e mbajtur mbi kryet e tij. Priftërinjtë, të shtuar në numër pas debatit e kanë përcjell jashtë me britma e mallkime besimtarin ortodok dhe… portretin e Nolit. Pas këtij skandali të rrëfyer dje, prej një shërbestari të kishës, po prej tij mësuam, se Janullatos ka porositur priftërinjtë dhe punonjësit e shërbimit, që “të jenë më vigjilentë”, si dhe ka urdhëruar që besimtarët që do futen në Kishë, të kontrollohen që jashtë hyrjes, me justfikimin se “janë masa sigurie prej terrorizmit”. Por fakti është, se Janullatos e ka ndaluar në mënyrë të prerë që ditën e parë të ardhjes së tij në krye të Kishës, futjen në Kishë të fotografive, librave e të gjithçkaje që ka lidhje me Nolin. Sipas shërbestarit të kishës, i cili ka hyrë në çdo skutë të kishës autoqefale, portreti i Nolit nuk ekziston askund. Edhe kur një prift korçar e vendosi fotografinë e Nolit dhe disa libra të tij, mbi tavolinë tek Kisha tek “Rruga e Kavajës”, Janullatos dha urdhër të hiqej menjëherë. Nuk është e tepërt, që priftit grek Anastasios Janullatos, t’i kujtojmë se nuk ka asnjë lidhje me këtë Kishë, por është emëruar Kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare tinëz nga qarqet antishqiptare të shtetit shqiptar (pa vullnetin e besimtarëve ortodoks shqiptarë. Gjithashtu nuk është e tepërt, që priftit grek Janullatos, t’i bëjmë thirrje të mos “nxjerr” Fan Stilian Nolin nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbasi ai është themeluesi i kësaj Kishe, të cilën ti Janullatos e ke uzurpuar në mënyrë tinzare prej 23 vjetësh dhe po e mban peng, duke e përdorur edhe për qëllime… antishqiptare!





Fan Stilian Noli është themelonjësi i Kishës Autoqefale Shqiptare, pikërisht në atë kohë të ëvshtirë për kombin, kur Shqipërinë donin ta shqyenin. Priftëria patriarqike bëri vegël të qëllimit të saj fenë, dhe me fuqinë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës i qiellit dhe i dheut e vështronte veten si përfaqësonjës pushtet plotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tund fenë si këmborë frikësonjëse kundër cilitdo shqiptar që dëshiron shkronjat e tij. Po dhe Krishti ndë na thëntë Se – “jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi: – Pa mblidh mentë Se shqiptari s’vjen pas teje”. Pas Turqisë, armik e mirmosdashës i Shqipërisë është Kisha greke. Thenie nga : PETRO NINI LUARASI
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”