"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#121

Post by Adriana » Fri Apr 17, 2015 1:23 pm

Gazetari Arben Llalla ka publikuar një foto të Vangjel Dules, nënkryetarit të Kuvendit, në krah të Kryepeshkopit Janullatos në fillim të viteve ’90. Fotoja tregon Vangjel Dule me veshje Dhjaku në krahun e majtë të Janullatosit. Kjo është e vetmja foto e Vangjel Dules me këtë veshje.

“Pak njerëz e dinë se Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule, në fillim të viteve 1990, ka qenë Dhjak, titulli më i ulët fetar në kishën ortodokse, pra ndihmës prift. E gjithë karriera politike e Vangjel Dules i dedikohet vetëm një njeriut, Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos. Fotoja tregon Vangjel Dule me veshje Dhjaku në krahun e majtë të Janullatosit. Kjo është e vetmja foto e Vangjel Dules me këtë veshje,” shkruan Llalla
vangjel-dule-e1429116394238.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#122

Post by Adriana » Thu May 21, 2015 1:48 pm

Grekët provokojnë në Delvinë: Ngrenë flamurin e aneksimit të jugut – Autonomia e Vorio Epirit


Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit.

Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.

greket-provokojneAkte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.

Të nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke.

(Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.



Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.

Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë.

Nga: Arben Llalla
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#123

Post by Adriana » Tue Sep 15, 2015 3:24 pm

Të dhëna dokumentare për pullën-vulë të Komisionit Provizor të Kontrollit të vitit 1914
Nga: Jovan Basho

Para disa muajsh u shit në ebay një zarf i ditës së parë të emetimit të pullës-vulë të Komisionit Provizor të Kontrollit, dalë në Korçë më 19.03.1914 (Fig. Nr.1).

Image


Pullat janë me ngjyrë violet, me vlera 10 dhe 25 para, vulosur me vulën e Korçës me datë 19-3-1914. Si pullat ashtu edhe vula janë origjinale. Interesant është fakti që ky zarf (që ka qenë pjesë e koleksionit filatelik shqiptar të Zonjushës Edith Metcalf, nga Oberlini Ohio, SHBA), shoqërohej nga një deklaratë historike shkruar prej Kristo Dako në vitin 1928, me kërkesë të së interesuarës (Fig. Nr. 2). Në shkrimin e mëposhtëm, unë nuk do të merrem me hollësitë e këtij emisioni, pasi ato janë përshkruar tashmë (1,2,3), por me ato që shkruan Zoti Dako në deklaratën e tij.


(Fig. Nr.2) Përmbajtja e deklaratës është si më poshtë:

Deklaratë e shkurtër historike

Menjëherë pasi forcat shqiptare morën në zotërim Korçën, një komitet i formuar nga Kristo Dako, qeveritari i rajonit; majori Mustafa Aranitasi, komandant i forcave shqiptare të të njëjtit rajon; majori Snellen, officer hollandez, organizator i xhandarmërisë shqiptare dhe Themistokli Gërmenji, komandant i forcave vullnetare shqiptare; i kërkuan një gdhendësi të bëjë një stampë druri në praninë e tyre. Pastaj, i njëjti komitet shkoi në zyrën e postës dhe stampoi me këtë vulë një seri pullash mbi zarfa që u përdorën nga autoritetet ushtarake greke për shërbimin e tyre telegrafik, para se sa ata të largoheshin nga Korça. Më pas vula u shkatërrua në prani të të njëjtit komitet.

Kjo deklaratë e shkurtër historike u shkruajt nga i nënshkruari, aktualisht qytetar privat shqiptar, me kërkesën e Zonjushës Edith Metcalf, nga Oberlini Ohio.

Tiranë, Shqipëri, 18 shtator 1928.

Kristo A. Dako



Cilët ishin Kristo Dako dhe Edith Metcalf:

Kristo Dako u lind në Korçë më 1876. Shkollën e mesme dhe Universitetin për Matematikë i kreu në Bukuresht (Rumani), pastaj emigroi në SHBA ku mbaroi Fakultetin e Filozofisë. Në Shqipëri ka qënë drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit më 1910. Pastaj ai ishte botues i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra. Në vitin 1914 ai ishte në Shqipëri për një kohë të shkurtër. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe është takuar dy herë më presidentin W. Wilson për problemet kombëtare të Shqipërisë. Ka qënë ministër i Edukimit dhe themelues i Institutit të Vajzave “Qiriazi” në Korçë dhe i shkollës së Kamzës në Tiranë. Vdiq në vitin 1941 (4).

Zonjusha Edith Metcalf ishte nga Oberlini Ohio, ku kishte përfunduar studimet për Teologji më 1913. Ajo u lidh me Zonjën Dako nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan. Sipas një shkrimi në gazetën e Oberlin (5) ajo iu bashkua motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi (Sevastia ishte gruaja e Kristo Dakos) në iniciativën e tyre për përmirësimin e sistemit arsimor shqiptar. Ato, përgatitën një sërë librash shkollorë (shqip dhe anglisht) që u shtypën në Oberlin Ohio. Ajo ka qenë në Shqipëri në vitet 20të (shekulli XX), ku ka mbledhur edhe materiale filatelike të kohës, pjesë e të cilave është edhe zarfi bashkë me deklaratën që po diskutojmë.

Mendoj se deklarata e Zotit Kristo Dako është mjaft e rëndësishme sepse hedh dritë mbi faktin që stampa e pullës-vulë të Komisionit Provizor të Kontrollit ishte së pari prej druri dhe së dyti që ajo u shkatërrua pas përdorimit. Në librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe Epirit 1878 – 1945”, John S. Phipps shkruan: “Forcat greke u larguan nga Korça në 3 mars 1914. Trupat e xhandarmërisë shqiptare, nën komandën e majorit hollandez Snellen Van Vollenhoven hynë në Korçë në 5 mars 1914. Një vulë e madhe dore u bë prej bronxi (Brunel thotë prej druri) nga Hafëz Emin Cangonji nga Korça me gjerësi 47 mm. U prodhuan edhe dy vula metalike “10 PARA 10” dhe “25 PARA 25”. Kjo pullë-vulë, u përdor për herë të parë në 19.03.1914 (6).

Kritaq Jorgji, në dy shkrime të tij të hollësishme (1,2), i fundit me rastin e 100 vjetorit të emetimit të kësaj pulle-vulë, përmend se këtë stampë e realizoi në mënyrë artizanale mjeshtri Hafëz Emin Cangonji, por nuk thotë për materialin prej të cilit përbëhej vula. Në librin e tij “Historia e Filatelisë Shqiptare”, Thimi Nika ka shkruar: “Kjo vulë, e realizuar me mjete rrethanore e në rrugë artizanale nga mjeshtri Hafëz Emin Cangonji, e kreu me sukses misionin e saj. Rreth këtij fakti ka shkruar, më 18 mars 1914, gazeta “Koha”: “Posta e Korçës ka nxjerrë stampa të reja prej 25 para dhe 10 para.… ” (3). Autorë të tjerë, thonë vetëm që ato u bënë me dorë, në mënyrë artizanale, duke shtuar se autenticiteti i këtyre pullave nuk është kontestuar dhe që shumë prej tyre qarkulluan si brenda, ashtu edhe jashtë vendit (7)

Rëndësia e deklaratës së zotit Kristo Dako është e dyfishtë:

1- Mbështet faktin se stampa prej të cilës u realizuan këto pulla-vulë ishte prej druri (deklaruar edhe nga Brunel, cituar nga Phipps).
2- Vula u shkatërrua pas përdorimit. Pohimi i dytë është shumë i rëndësishëm pasi në lidhje me këtë stampë ka pasur mendime nga më të ndryshmet duke u nisur nga fakti i gjetjes së një sasie të madhe pullash me ngjyrë violet, të falsifikuara në Greqi, kryesisht pas vitit 1990. Phipps ka shkruar se në Korçë, pas mbërritjes së pullave me Skënderbe, vula e dorës doli e papërshtatshme dhe iu dorëzua administratës postare të Durrësit (këtë e përsërit edhe Poulie)” (6). Po, cilës administratë postare të Durrësit? Me siguri e ka fjalën për administratën e qeverisë së Turhan Pashës nën Princin Wied. Por deri më sot, në dokumentet e kësaj qeverie nuk është thënë një gjë e tillë, kështu që deklarimi, mendoj se nuk duhet të jetë i vërtetë. Pastaj në faqen 335, thotë se vula e dorës origjinale ra në mënyrë krejt misterioze në dorë të Federatës Filatelike Helene, rreth vitit 1985 (6). Edhe kjo, nuk mendoj të jetë e vërtetë pasi në atë vit ishte shumë e vështirë të nxirreshin materiale nga Shqipëria, edhe po të kishte të tilla. Historikisht dihet se vulosjet e para të kësaj pulle-vulë ishin me ngjyrë violet, më pas me ngjyrë të zezë. Këto të fundit rrallë janë plotësisht të qarta, gjë që është e kuptueshme nga përdorimi i vulës. Ndërkohë vulosjet fallco me ngjyrë violet janë tepër të qarta. Atëherë, si ka mundësi që ato të jenë bërë nga vula origjinale kur ajo është konsumuar gjatë përdorimit, ndërkohë që pas më se 70 vitesh, konsumimi do të ishte më i dukshëm? Pullat fallco janë tepër të qarta, natyrisht nga që janë bërë me mjete moderne të cilat mund të imitojnë çdo gjë me përsosmërinë më të madhe. Për më tepër, në librin e sipërcituar të Phipps jepen me hollësi dallimet midis pullave origjinale dhe atyre të falsifikuara, gjë që vërteton faktin se vula stampë e përdorur në Greqi, ka qenë tërësisht e falsifikuar e kurrsesi ajo origjinalja.

TO
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#124

Post by Adriana » Mon Jan 18, 2016 11:12 pm

“Shqipëria tjetër”, grekët kërkojnë Vorio Epir në Lunxhëri
Dokumentar, (18 janar 2016), nga Gazetari i njohur Marin Mema

Sot kjo zonë, që përfshin edhe shumë fshatra të tjerë, ka humbur gjallërinë e saj, edhe pse mundësitë i ka të jashtëzakonshme. E në këto kushte, askush nuk duhet të habitet, që zyrtarë grekë zbresin edhe këtej e hedhin farën e përçarjes. Tentojnë të rikthejnë Zografon, sa kohë shteti shqiptar nuk arrin të ruajë e respektojë siç duhet, Koto Hoxhin e të gjithë figurat e tjera të Lunxhërisë. Nën zë se është përhapur një fjalë, që mesa duket kërkon fillimisht të testojë reagimin e banorëve mbi vënien e bustit të Zografëve në Qestorat. Në fakt, edhe gjatë procesit të debatit për ndarjen e re territoriale, me mbështetjen edhe të pushtetit lokal të para pak kohësh, zyrtarët grekë kërkuan shpalljen edhe të Lunxhërisë si zonë minoritare, çfarë u kundërshtua fort, në radhë të parë nga banorët,siç ata na thonë... për më shumë shikoni videon:



ose lexoni materialin e dokumentarit këtu:
Përballë Gjirokastrës, krahina e Lunxhërisë qëndron e derdhur në fshatrat e saj. Shpërndarë malit të Lunxhit, ato vështirë se të japin përshtypjen e një zone që po kalon jo pak vështirësi.
“Lunxhëria është një nga ato zona, që ka pasuri të pafundme jo thjesht natyrore, por edhe kulturore e historike. Një ndërthyrje, që do të duhej ta kthente në një destinacion të rëndësishëm turistik, e që në fakt sot e gjen në një pikë ku jetojnë vetëm të moshuarit, e ku të rinjtë duan thjesht të largohen”.

Kryeqendra e Lunxhërisë, Dhoksati është vetëm 14 kilometra nga qyteti i gurtë, e megjithatë, ajo që të bën përshtypje sapo mbërrin është heshtja e qetësia jo normale, për një fshat që ngrihet imponueshëm, me shtëpitë që duken si kala të vogla.

“Kjo gjendje na godet, ndoshta na plak para kohe, sepse njeriun e mban të ri edhe gjallëria, edhe fshati, e mban edhe marrëdhënia njerëzore”, thotë Koço Vasili.

Rrugicat janë të vetmuara, pragjet pa njerëz, dyert më së shumti të fshehura pas drynëve e shtëpi të tjera, që janë gjunjëzuar nga braktisja. Kalldrëmet janë shqyer dukshëm nga mosmirëmbajtja, ndërsa hapat tona nuk kanë bashkëshoqërues.

Deri në vitin 1990, Dhokasati ka pasur rreth 615 banorë. Sot ka rreth 130. Shumë janë larguar e vazhdojnë të largohen, duke i dhënë fshatit një pamje të shkretë…

“Fushat janë kthyer në moçale me pyje. Duhet të fillosh nga e para që të zbukurosh fushën. Pastaj edhe vlera e mjeteve të punës dhe e naftës është rritur shumë. Në këtë mënyrë kostoja e prodhimit rritet shumë, kështu që njerëzit më mirë emigrojnë sesa të fitojnë shumë më pak”, thotë Koço Naci.

Shkolla 9-vjeçare, që dikur mbante mbi 150 nxënës, sot s’ka më asnjë zëth fëmije. Këtu, ata dikur hynin e dilnin, ndërsa sot rrënojat s’mundet të flasin.

“Sot këtu është shkretë. Kam tërë ditën që pres këtu, sepse mora vesh që do të vijë Marini. Pres këtu, por s’ka shkuar asnjëri nga kjo rrugë. S’ka njerëz, kush do të kalojë?”, thotë Foto Prifti.

Shtëpitë janë në masë monumente kulture të kategorisë së parë. Çdonjëra prej tyre ka historinë e saj. Fillimet i kanë që në vitet 1801, e shumë të tjera edhe në 1850 e më pas. E megjithatë, askush nuk ka ardhur t’i restaurojë, apo të ndihmojë qoftë edhe me diçka të vogël, familjet që ende jetojnë në këto shtëpi, siç është rasti i Çuçajve që thonë se u dergjën në premtime boshe pafund.

“Më ra tavani, kështu që vajta mora borxh te shokët e te miqtë që kisha për të hapur shtëpinë. Më shumë më ndihmoi vëllai im, që ishte doktor e që tani nuk rron më. Ai më ndihmoi, më dha gjysmat e lekëve, gjysmat e tjera i mora nëpër shok e nëpër miq, duke shtuar edhe ato pak që kisha vet, dhe e rregullova”, thotë Vasil Çuçi.

Këllëzi, fshat tjetër i Lunxhërisë, është vetëm pak më tej, por gjendja edhe këtu nuk ndryshon. Është e çuditshme sesi janë lënë në braktisje të plotë fshatra kaq të mbarë, me njerëz punëtorë e të njohur në histori për patriotizmin e tyre.

“Po Këllëzi, si të gjithë fshatrat e tjerë. Në emigracion kanë ikur njerëzit. Ka rreth 100 frymë, rreth 25-30 shtëpi. Pak moshë të re”, thotë Vasil Puleri.

Jo larg nga Këllëzi janë marrë edhe gurët e zinj, me të cilët janë ndërtuar shtëpitë e mëdha të zonës. Dikur, sepse sot kohët kanë ndryshuar. Të rinjtë ikin, duke lënë pas veç kujtime, asgjë tjetër.

“Më theu një lopë këmbën atje në pyll, me kë ta merrja e ta sillja? Mbeti lopa në pyll ndonjë javë. Më në fund e morën disa djem e disa pleq, me të mbledhur nga fshatrat e tjerë nga një e nga dy, sepse këtu s’kishte njeri”, thotë Thoma Kushta.

Lunxhëria dikur kishte një bujqësi të zhvilluar, duke arritur edhe të eksportonte prodhimet e saj jashtë vendit, ashtu si vreshtarinë e blegtorinë, që sot shumë të reduktuara përbëjnë të vetmet mundësi që kanë banorët e mbetur.

Stacioni i fundit do të jetë i famshmi, fshati Qestorat. Vendi ku u lind një patriot i madh si Koto Hoxhi, mësues e prijës i shumë prej figurave qendrore patriotike shqiptare, por nga ku vjen edhe Jorgo Zografi, renegati që organizoi autonominë e të ashtuquajturit nga grekët Vorio Epir në 1914.

Busti i Koto Hoxhit është aty. I thyer disa herë nga njerëz të paidentifikuar, për rregullimin e tij kanë menduar vet ata, disa banorë të fshatit, askush tjetër. Pas, shkolla e dikurshme greke e hapur nga Zografët. Sipas disa banorëve, për të kanë ardhur e janë interesuar vitet e fundit jo pak zyrtarë grekë.

“Ka ardhje të shpeshta të titullarëve të institucioneve të akredituara në Shqipëri. Vijnë e bëjnë vizitë këtu në shesh, ku ndodhet busti. Qëllimi i tyre për atë punë është…”, thotë Aleksandër Basho.

“Më shumë janë interesuar grekët, të them të drejtën, për Kristaq efendinë edhe për shkollën. Ata thoshin se këtu është Vorio Epir, politikë hesapi, kurse për Koto Hoxhin, jo mor jo, nuk interesohet njeri”, thotë Nesto Papa.

Shumë të tjerë nuk duan të flasin, por pranojnë nën zë se është përhapur një fjalë, që mesa duket kërkon fillimisht të testojë reagimin e banorëve mbi vënien e bustit të Zografëve në Qestorat. Në fakt, edhe gjatë procesit të debatit për ndarjen e re territoriale, me mbështetjen edhe të pushtetit lokal të para pak kohësh, zyrtarët grekë kërkuan shpalljen edhe të Lunxhërisë si zonë minoritare, çfarë u kundërshtua fort, në radhë të parë nga banorët,siç ata na thonë.

E megjithatë, mjafton të ecësh pak më tej, për të kuptuar sa dhimbshëm është katandisur sot shtëpia e dikurshme e Koto Hoxhit. E tillë është mënyra sesi respektohen figura të tilla…


Sot kjo zonë, që përfshin edhe shumë fshatra të tjerë, ka humbur gjallërinë e saj, edhe pse mundësitë i ka të jashtëzakonshme. E në këto kushte, askush nuk duhet të habitet, që zyrtarë grekë zbresin edhe këtej e hedhin farën e përçarjes. Tentojnë të rikthejnë Zografon, sa kohë shteti shqiptar nuk arrin të ruajë e respektojë siç duhet, Koto Hoxhin e të gjithë figurat e tjera të Lunxhërisë: Pandeli Sotiri në Selckë, Petro Poga në Erind e Urani Rumbo në Stegopul. Katër figura, që sot janë lënë krejtësisht në harresë, ashtu si Lunxhëria, që kërkon e meriton shumë më shumë./TopChannel/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#125

Post by Adriana » Mon Feb 08, 2016 9:40 am

“Guvernatori i Epirit, antishqiptar i tërbuar”
Nga: Arben Llalla
07 Shkurt 2016



Këto ditë po bënë një vizitë në Shqipëri Guvernatori i Epirit, Aleksandros Kahrimanis i cili është vlleh grekfolës. Kahrimanis njihet si antishqiptar i tërbuar i cili mbështet organizatat ekstremiste greke SFEVA dhe PASIVA të cilat promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Aleksandër Kahrimanis i përket lobit vlleh grekfolës të cilët kanë pushtuar pronat e shqiptarëve të Çamërisë.

Viteve të fundit Kahrimanis ka tjetërsuar pronat e çamëve duke ua dhënë ardhacakëve nga Azia e Vogël dhe vllehëve të Pindit. Në Nëntor 2014 Kahrimanis mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga SFEVA dhe PASIVA në Selanik me temë të Ruajmë Greqizimin e jugut të Shqipërisë dhe në veçanti në Korçë.

Ku ndër të tjerash Aleksandër Kahrimani në kumtesën e tij tha: “Ju nuk do të dëgjoni nga unë të shkojmë të marrim Korçën, por duhet të mbrojë atje helenizmit për të përballuar presionet e ushtruara mbi ta!” Fjalimi i mbajtur nga Guvernatori Kahrimanis la përshtypje të mëdha tek drejtuesit e organizatave antishqiptare të cilat e ftuan që në të ardhmen të mbajë të tilla fjalime.

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#126

Post by Si1ri » Mon Feb 08, 2016 1:10 pm

Para disa kohesh degjova se ne themelet e katedrales ortodokse ne qender te Tiranes, perbri Ministrise se Mbrojtjes, jane "hedhur" pllaka me shkrime """greke""". Nuk e di sa e vertete mund te jete ky thashethem por nuk do habitesha aspak nqs se eshte ashtu sepse nga nga kjo mas njerzish pa rrenje pritet gjithçka. Nje fakt te ngjashem e permend dhe A.Kola ne nje nga librat e tij. Marina Grake kap ne brigjet e Kretes nje peshkarexhe çifute duke hedhur "artifakte antike".

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#127

Post by Zeus10 » Mon Feb 08, 2016 7:47 pm

Si1ri wrote:Para disa kohesh degjova se ne themelet e katedrales ortodokse ne qender te Tiranes, perbri Ministrise se Mbrojtjes, jane "hedhur" pllaka me shkrime """greke""". Nuk e di sa e vertete mund te jete ky thashethem por nuk do habitesha aspak nqs se eshte ashtu sepse nga nga kjo mas njerzish pa rrenje pritet gjithçka. Nje fakt te ngjashem e permend dhe A.Kola ne nje nga librat e tij. Marina Grake kap ne brigjet e Kretes nje peshkarexhe çifute duke hedhur "artifakte antike".

"Mbjellja" e artifakteve me mbishkrime te gjuheve te fese, eshte nje praktike e njohur. Luhet me botekuptimin e kufizuar te njerezve, qe barazojne mbishkrimet fetare me ato etnike ne mendjet e tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#128

Post by Si1ri » Mon Feb 08, 2016 8:11 pm

Zeus10 wrote:
Si1ri wrote:Para disa kohesh degjova se ne themelet e katedrales ortodokse ne qender te Tiranes, perbri Ministrise se Mbrojtjes, jane "hedhur" pllaka me shkrime """greke""". Nuk e di sa e vertete mund te jete ky thashethem por nuk do habitesha aspak nqs se eshte ashtu sepse nga nga kjo mas njerzish pa rrenje pritet gjithçka. Nje fakt te ngjashem e permend dhe A.Kola ne nje nga librat e tij. Marina Grake kap ne brigjet e Kretes nje peshkarexhe çifute duke hedhur "artifakte antike".

"Mbjellja" e artifakteve me mbishkrime te gjuheve te fese, eshte nje praktike e njohur. Luhet me botekuptimin e kufizuar te njerezve, qe barazojne mbishkrimet fetare me ato etnike ne mendjet e tyre.
Fatkeqesisht perben shumice derrmuese masa e njerezve me botkuptim e kufizuar, qofshin ata me kulture te larte dhe horizont te gjere. Propaganda dhe dizinformacioni nder vite e ka kryer me sukses detyren.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#129

Post by Adriana » Sat Jun 11, 2016 6:24 pm

Athina ka reaguar mjaft ashpër pas shpalosjes së një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër...




























Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.

Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit, megjithë masat e rrepta që janë marrë për sigurinë e Euro 2016, si dhe të marrin masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më.

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

Në kërkesën e saj, Athina shpreson në dënimin shembullor të autorëve, si dhe kërkon prej autoriteteve shqiptare, të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë gjest, që sipas Athinës, dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Athinës, këto veprime provokatore bëhen prej qarqeve që kundërshtojnë qasjen e re midis Greqisë dhe Shqipërisë pas vizitës pak ditë më parë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kozias në Tiranë.
/Top Channel/


Artikullin nga mediat greke mund ta lexoni ketu: Καταγγελία για το πανό των Αλβανών
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#130

Post by Adriana » Sun Jul 10, 2016 1:17 pm

[quoteemNga Blendi Fevziu: Si guxon Greqia zyrtare të flasë me këtë gjuhë!?]03 Korrik 2016




Ka një qëndrim gjithnjë regresiv, të vjetër dhe tejet demode të politikës greke ndaj Shqipërisë. Një qëndrim që nuk ndryshon as kur klasa politike greke transformohet dhe as kur parrullat për një politikë moderne tentojnë të dominojnë në Athinë. Pak rëndësi ka nëse në pushtet është Papandreu plak apo Papandreu i ri; është Samaras apo Venizellos, apo akoma më keq, Kryeministri i ri dhe me qasje më moderne dhe mendje hapur siç është komentuar, Cipras. E përbashkëta e të gjithëve është një politikë thuajse proteksioniste dhe një qëndrim i hapur racist ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Dje (02Korrik 2016) në kongresin e PBDNJ – së, një parti gjithnjë e moderuar në Shqipëri dhe me kontribut në zhvillimin 25 vjeçar të demokracisë, ai që ka ndezur gjakrat ka qenë këshilltari i Kryeministrit Cipras dhe i dërguari special në këtë event politik. Në vend që të promovonte bashkëjetesën dhe parimet e demokracisë, këshilltari në fjalë i është turrur PDIU – së dhe komunitetit çam, duke përdorur ndaj tyre një llogjikë që do ta kishte zili Stalini dhe Hitleri bashkë. Një mendësi totalitare, refraktare, raciste dhe banale. Ai është shprehur se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve dhe si të tillë, është i çuditur që trashëgimtarët e tyre janë pjesë e koalicionit qeverisës në Shqipëri?! Nuk mund të gjesh një deklaratë më të çmendur, më idiote dhe më mediokre se sa kjo. Nuk i hyj fare debatit historik, por disa parimeve që janë të qarta dhe të aplikuara prej vitesh.

E para, fajësia kolektive ekziston vetëm në regjimet diktatoriale, madje ato më ekstremet. Hitleri bëri përgjegjës hebrejtë; Stalini bëri përgjegjës çeçenët, Sadam Hyseini kurdët. Vetëm diktatorët dhe paranojakët mund ta shndrrojnë fajësinë e disa personave në fajësi racore. Pikërisht prej kësaj filozofie kanë lindur masakrat dhe spastrimet më të mëdha etnike të globit. Dhe fajësia kolektive e pretenduar e këshilltarit grek ndaj çamëve nuk dallon fare nga këto mendësi.

E dyta, trashëgimia e fajësisë dhe shikimi me një prizëm të pandryshueshëm të gjërave është një ndër elementët më të këqinj të regjimeve totalitare të majta. Dmth, të bësh përgjegjës djalin, nipin apo stërnipin për gjyshin kjo është thjesht një mendësi e huazuar nga Stalini dhe regjimet komuniste. Të besosh se stërnipi është i keq sepse stërgjyshi i tij ka bërë një veprim që sipas këshilltarit është i dënueshëm, 70 vjet më parë, kjo është çmenduri. Me këtë logjikë Gjermania nuk duhet të ishte në BE sepse gjyshi i Merkelit mund te ketë qenë ushtar i Hitlerit dhe Italia po ashtu duhej të shihej si armike sepse stërgjyshi i Renzit mund të kete qenë një besnik i Musolinit. Me këtë vështrim, historia do ishte e pandryshueshme dhe të këqinjtë do mbeteshin të këqinj përjetë. Kjo nuk ka lidhje as me dialektikën materialiste, por veç me një mendësi ekstremiste të majtë, shartuar me racizëm, peng i së cilës është me sa duket këshilltari i Cipras.

E treta, asnjë njeri politik fqinj, nuk mund të përcaktojë dhe të tregojë se me cilën forcë politike duhet dhe nuk duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare. Ky është një lloj proteksionizmi i pashpjegueshëm dhe një megallomani e patolerueshme. Shqipëria ka vendimmarrjen e saj politike dhe Greqisë i mbetet të jetë e kënaqur ose jo me të. Dy vendet duhet të punojnë për një bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, por jo t’i diktojnë vendimmarrjen njëri-tjetrit. Do ishte po kaq e papranueshme që Shqipëria politike, t’i kujtonte Greqisë vërtitjen me brekë nëpër këmbë nëpër financat botërore, borxhet e pakthyera dhe nivelin fals te jetesës ngritur falë ndihmave të Gjermanisë dhe BE, që këshilltari i Ciprasit i quan nazistë, dhe jo falë punës së tyre.

Dhe së fundmi, është fare e papranueshme që Kryeministri i vendit dhe kryetar i PS Edi Rama dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, qëndruan në sallë pa reaguar. Minimumi ishte dalja nga salla dhe më e mira, do ishte t’i tregonin zotërisë në fjalë se me stilet politike të para Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të trazojë një politikë, që me gjithë difektet e saj, është më e hapur dhe më e emancipuar se sa ajo greke sot! Vetë Kryeministri Cipras dhe PBDNJ duhet të dëshmojnë se ky ka qenë një qëndrim dhe opinion personal dhe jo një qëndrim i strukturuar politik. Në të kundërt, ky do të përbënte një skandal real në marrëdhëniet mes dy vendeve![/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#131

Post by Adriana » Thu Jun 08, 2017 4:57 pm

Image


Sheshi ‘Skënderbej’ ndez sherrin me Greqinë për “Gurët e Filatit”

Ambasada greke në Shqipëri ka paraqitur ankesë në Bashkinë e Tiranës, pasi në Sheshin Skënderbej janë vendosur disa gurë që janë marrë nga Filati i Çamërisë.

Reagon PDIU:


Zyrtarja e lartë e PDIU-së, Vjollca Braho e ka cilësuar të turpshme ankesën e Greqisë drejtuar Bashkisë së Tiranës. Braho u shpreh se këto lëvizje e bëjnë më të fortë nismën dhe qëndresën e PDIU-së që atdheu është mbi gjithçka dhe nuk mund ta lëmë më të nëpërkëmbet fati i tij.

Ndërkohë të enjten, PDIU doli me një deklaratë për mediat.

“Ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit nga krahina shqiptare e Çamërisë në sheshin Skënderbej është jo vetëm një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë, por edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar. Në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar janë vendosur gurë nga të katërta anët e trungut etnik shqiptar dhe kuptohet që Çamëria është pjesë e pamohueshme e historisë së kombit tonë. Përpos kësaj, më habit se si gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar. Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në sheshin Sintagma të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megali Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke. Prandaj i bëj thirrje ambasadores greke, që të heqi dorë nga çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën apo për të shtrëmbëruar historinë e Çamërisë, dhe të pranojë njëherë e mirë që ai truall që është zaptuar dhunshëm nga shteti grek, ka të zotët e vetë, dhe ata janë shqiptarë,” thuhet në deklaratë.


  Braho u shpreh se këto lëvizje e bëjnë më të fortë nismën dhe qëndresën e PDIU-së që atdheu është mbi gjithçka dhe nuk mund ta lëmë më të nëpërkëmbet fati i tij.  
Te ''forte'' vetem disa jave para zgjedhjeve, se gjate 4-viteve as nuk ju degjohet zeri......
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”