"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#61

Post by Mallakastrioti » Sun Jan 15, 2012 9:54 pm

Image

Bashkia e Këlcyrës i ka vendosur rrugës kryesore, emrin e Anastas Janullatosit. Ky njoftim është bërë i ditur për gazetën “Sot”, nga njëri prej intelektualëve më të shquar të qytetit të Përmetit, Kastriot Bezadi, i cili shtoi gjithashtu, se lajmi po mbahet tepër sekret brenda zyrave të bashkisë. “Përveç faktit se bashkia i ka caktuar rrugës së Këlcyrës emrin e kryepiskopit grek, Anastas Janullatos, kjo punë po mbahet e fshehtë për opinionin publik”, është shprehur ai. Për këtë arsye, Kastriot Bezadi, njëri ndër qytetarët më të njohur të Përmetit, i nxitur nga shpirti i tij patriotik ka bërë hulumtime brenda dokumentacionit të bashkisë, ku ky lajm i ka rezultuar plotësisht i vërtetë. Përveç kësaj, Bezadi, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës “Përmeti”, ka shprehur një protestë të hapur më datën 12 nëntor, gjatë një seminari, ku ai ka demaskuar fshehtësinë e këtij organizimi, duke thënë se “Në tabela, emrat e rrugëve duhen vendosur nga pjesa e dëshmorëve e patriotëve të zonës dhe jo nga emrat e të huajve”. Por duket se zëri i Bezadit nuk është dëgjuar aq sa duhet sepse plani i bashkisë për mundësinë e ndërrimit të emrit ende nuk ka ndryshuar. Kjo i ka shqetësuar së tepërmi qytetarët e Këlcyrës dhe Përmetit, të cilët kërkojnë transparencë të plotë për këtë problem. Disa prej tyre kanë kërkuar që t’u thuhet e vërteta. “Nuk e kuptojmë se përse bashkia e mban ende të fshehtë këtë problem, kur Kastriot Bezadi e ka denoncuar skandalin qysh në 12 nëntor të vitit të kaluar”, janë shprehur disa prej tyre për gazetën “Sot”. Nga ana e tij, në iniciativën e marrë për të ndryshuar emrin e rrugës së Këlcyrës Bezadi ka gjetur mbështetjen edhe të një grupi intelektualësh nga Tirana,të cilët së shpejti do t’i dërgojnë nëj letër kryebashkiakut të Këlcyrës për të publikuar të vërtetën. “Unë e kam parë me sytë e mi shkresën përkatëse, e cila pagëzon rrugën e Këlcyrës me emrin e Janullatosit”, shprehet Bezadi, duke nënvizuar se së shpejti ai do të japë një intervistë të hollësishme për gazetën “Sot”, në lidhje me këtë problem. “Ne kemi plot heronj, dëshmorë e patriotë të spikatur të cilëve mund t’i vëmë emrat në rrugët e zonave e tona dhe nuk kemi nevojë të imporrtojmë emra të huaj nga jashtë”, shprehet Bejzade. Duket se kontradikta për emrin e rrugës së Këlcyrës, së shpejti do të kthehet në një betejë midis drejtuesve bashkiakë dhe intelektualëve të qytetit të Përmetit. Dhe kjo do të jetë ngjarja e dytë e rëndë në këtë qytet, pas transformimit të Pallatit të Kulturës së qytetit në një kishë. Për këtë ngjarje, procesi vazhdon odisenë nëpër gjykata, por duket se ende nuk ka gjetur zgjidhjen përfundimtare. Sidoqoftë, në lidhje me emrin e rrugës së Këlcyrës, ende nuk është publikuar dhe as nuk është vendosur tabela e specifikuar, por Bezadi thotë se ky ngurrim i bashkisë ndodh për shkak të rezistencës së qytetarëve. “Së shpejti do të denoncoj të gjitha mashtrimet e zyrtarëve vendorë që bashkëpunojnë me qarqet e fshehta për të realizuar manipulimin e emërtimit të rrugëve tona”, është shprehur Bezadi.
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#62

Post by Mallakastrioti » Sun May 20, 2012 3:05 pm

Qe te kuptojme minoritetin (e keshtuquajtur) grek ne Shqiperi. Ate te djeshmin, te sotmin dhe te se nesermes. Prej gjirit te ketyre njerezve do lindin "vorioepirotet" e ardhshem!

---
Komuniteti Arumun: Respektoni të drejtat tona
GJIROKASTER- Komuniteti Arumun ka festuar dje në Gjirokastër Ditën Ndërkombëtare. Në një ceremoni të organizuar nga dhjetëra minoritarë nga e gjithë Shqipëria, ata kanë kërkuar respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Përfaqësues të partisë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, pjesë e këtij komuniteti, deklaruan se, sot Arumunët të njohur vetëm si pakicë linguistike në Shqipëri kanë nevojë për shkollat e tyre, institucionet e tyre të besimit dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës arumune, një kërkesë kjo e parashtruar edhe nga BE për Shqipërinë.

Gjatë ceremonisë, komuniteti Arumun kërkoi që shteti shqiptar të respektojë të drejtat e tyre. Sot ky komunitet numëron mbi 139 mijë banorë dhe është vetëm një shkollë e celur për fëmijët e këtij komuniteti.
...
Burimi prej Balkanweb

Image
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#63

Post by Adriana » Wed Jun 20, 2012 11:06 am

C'fare kerkoni, varreza?! Pse jo, ne vend..... le vijne edhe shtetet e tjera qe kan len eshtrat ne shqiperi dhe tu ngreme te gjithve varrezave, le te behemi shteti-varrezave per europen!!
Grekët: Duam varreza greke në Pogradec
Nga : Thimi SAMARXHIU 19/06/2012


Pas varrezave të ushtarëve grek në Kosinë dhe në Bularat, duket se “oreksi” i palës greke sa vjen e shtohet. Edhe pse nuk është një kërkesë zyrtare, një prej organizatave më të njohura për mbrojtjen e “Epirit të Veriut”, SFEVA, ka kërkuar pak ditë më parë që qeveria greke të marrë seriozisht në konsideratë ndërtimin e një varreze greke në zonën e Pogradecit. Kërkesa në fjalë është bërë pak ditë më parë, kur përfaqësues të kësaj organizate kanë qenë të pranishëm fillimisht në fshatin Polenë të Korçës, ku së bashku me Konsullin Grek të Korçës kanë zhvilluar një ceremoni në ambientet e kishës së fshatit për nxënësit e shkollës greke. Pas kësaj ceremonie, ka qenë konsulli grek i cili ka shpërndarë disa certifikata për të gjithë nxënësit.
Më pas gjithë të pranishmit kanë shkuar në qytetin e Pogradecit ku kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të katër ushtarëve grek të vrarë gjatë luftës italo – greke. Në pllakën e memorialit shkruhet në gjuhën greke: “Varr i përbashkët i katër ushtarëve grek që kanë rënë gjatë luftës 1940 – 1941, në betejën e Pogradecit. Kockat i mblodhën dhe i sollën këtu, të krishterët e Pogradecit”. Ndërkaq, anëtarët e SFEVA-s kanë shfrytëzuar këtë rast për të kërkuar nga qeveria greke krijimin e një varreze zyrtare në këtë zonë. “Ne shpresojmë dhe dëshirojmë që qeveria greke të nisi punën për të krijuar varreza zyrtare në këtë zonë, e cila është e mbushur plot me eshtra heronjsh”, – thuhet në njoftimin e SFEVA-s në lidhje me këtë aktivitet.
Dy vite më parë eshte publikuar lajmi në lidhje me një prift grek, i cili kishte mbërritur në qytetin e Pogradecit për të mbledhur eshtrat e ushtarëve grek. Prifti ka kontaktuar me Siri Merkon, një dëshmitar okular i cili ka bërë zhvarrimin e 150 ushtarëve grekë dhe më pas së bashku me disa shokë të tjerë i kanë rivarrosur ata. Siri Serko ka thënë në atë kohë se një prifti grek i është prezantuar si Janis Llazaros. Ai i ka thënë pogradecarit se donte informacion të hollësishëm për vendvendosjen e ushtarëve grekë të vrarë në qytetin e Pogradecit gjatë konfliktit të armatosur në vitin 1940 midis Italisë dhe Greqisë të zhvilluar në territorin e rrethit të Pogradecit.
Tragjedia, ushtarët i vrau gabimisht artileria greke
Historiani dhe dramaturgu i njohur Mirosh Markaj (nipi i Mitrush Kutelit ) i cili e mban mend të freskët “betejën” italo – greke ka rrëfyer për gazeten,pak kohë më parë se në atë kohë një pjesë e frontit grek ishte nëpër fshatrat rreth Pogradecit ndërsa fronti i ushtarëve italianë ishte vendosur tek maja e Kalasë së qytetit. Ushtarët grekë që ishin vendosur në kodrat rreth qytetit filluan të godasin me artileri të rëndë majën e kalasë ku ndodheshin ushtarët italianë. Ndërkohë që vazhdonte goditja me artileri, një kolonel grek i cili drejtonte forcat greke ka ngatërruar sinjalet dhe ka hedhur në ajër shenjën e gjelbër për sulm. Artileria greke që ndodhej në kodrat e fshatit Rëmenj vazhdonte të qëllonte kalanë e qytetit dhe predhat greke vranë gabimisht ushtarët grekë të cilët ishin duke u ngjitur në kalanë e qytetit ku do të kryenin luftime me forcat italiane. Në këtë katrahurë u vranë rreth 150 ushtarë të cilët më pas të nesërmen u varrosën në periferi të qytetit të Pogradecit. Sipas Mirosh Markajt, të nesërmen koloneli grek që krijoi tragjedinë ka kryer vetëvrasje nga dëshpërimi. Në vitin 1967 kur do të ndërtohej fabrika e karrigeve, varrezat e ushtarëve grekë u zhvendosën tek pylli i gështenjave ku ndodhen edhe aktualisht.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#64

Post by Mallakastrioti » Sun Jul 01, 2012 9:27 am

Miltiades Hatzopoulos ne vitin 1997 publikon vepren e tij me permbajtje nacionalo-shoviniste te titulluar " Epirus: 4000 years of Greek history and civilization=Epiri: 4000 vjet te historise dhe qyteterimit Grek"
Fakti interesant eshte se "historiani" grek Hatzopoulos, sipas kerkimeve te mia nuk ka bashkpunuar vetem me epigrafistin francez Pierre Cabanes ne disa kumtesa apo publikime, por edhe me epigrafistin shqiptar Faik Drini. Ketu keni provat e pakundershtueshme lidhur ketij fakti!

Image
Image

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#65

Post by Rina » Mon Jul 02, 2012 7:28 am

Komuniteti Arumun: Respektoni të drejtat tona
Keta arumunet apo vllehet kishin qene faktor i rendesishem edhe ne kohen e Enverit si dhe ne krijimin e cetave sllavo-komuniste-orthodhokse gjate LIIB, qe vinin ne Kosove dhe se bashku me egersinat sllave vrisnin dhe masakronin shqiptaret, qe nuk donin tu bashkoheshin sllaveve komunist dhe tjereve shkije ne cfaredo menyre.

Shqiptaret e Kosoves ne menyre qe mos te benin vellavrasje i kishin dorezuar armet dhe keta mandej se bashku me sllavo-komunistet, ne pabesi, kishin hyre dhe bere masakra ne popullsine e paarmatosur, duke mos zgjedhur as moshe e as gjini.

Se nje problem qe ekziston tek shqiptaret e Kosoves eshte se mendojne qe te gjithe ata qe flasin shqip ne Shqiperi jane shqiptare, e nuk dine qe mund te jene vlleh, serve, greke etj. Eshte qesharake kur vllahu ben me shqiptar se shqiptari :evil: Ne Kosove s'i kish ba vaki mu shit ashtu, po ish cucrrav qanej diku ne qoshe. Por mire qe njerezit ne Kosove po vetedijesohen dhe pe njohin me mire Shqiperine.

Ne Kosove kjo ceshtja e perkatesise etnike eshte shume e qarte.Dihet kush eshte shqiptar, shka, magjup, turk etj, dmth shqiptaret flasin shqip, shkjet flasin shkinisht, turqit turqisht, romet gjuhen etyre dhe te gjithe deklarohen simas perkatesise etnike qe kane.

Dhe shume mire qesi arumun nuk e kemi asnje apo ndoshta jane shnderruar ne shkje. -waiting-

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#66

Post by Mallakastrioti » Fri Aug 03, 2012 1:58 pm




Keshtu nisi edhe para 100 viteve minoriteti i keshtuquajtur homogjen etnik "grek" ne Dropull apo fshatrat e Sarandes, pasi edhe ata te se njejtes etni jane me keta pleq vlleh-"grek"!
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#67

Post by Adriana » Mon Aug 20, 2012 5:21 pm

Deputeti neonazist në Himarë: Këtu, tokë greke

Himarë, 15 gusht -Skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristo tel Gumës. “Gazeta Shqiptare” zbulon videon ku deputeti i Parlamentit Grek, Kristo Papa ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara. Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një.

“Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, – u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek.

Shumëkush mund të thotë se “ai është një ekstremist” dhe këtu nuk ka ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë “ekstremist” shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një propagandë të tillë: ta zëmë të bënte tubime e të thoshte që Filati e Paramithia janë tokë shqiptare. Propaganda e deputetit grek arriti deri në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar.

“Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar”, – deklaroi Kristo Papa.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#68

Post by Mallakastrioti » Sun Sep 23, 2012 10:49 pm

Nje ngjarje qe nuk duhet harruar...

Image

User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#69

Post by arianmarku » Wed Oct 17, 2012 9:26 pm

Te dime te flasim per Greket


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#70

Post by Sally » Mon Oct 22, 2012 10:50 am

Ish- presidenti Stefanopullos: Korça është greke, ndersa une j am nga një fshat që quhet Dhrovjan, në Epirin e Veriut,gjendet mes Delvinës dhe Sarandës

Ish- presidenti i Greqisë, Kostis Stefanopullos, deklaron për herë të parë se është me origjinë nga një fshat mes Delvinës dhe Sarandës. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë punimeve të sesionit të gjashtë të Konventës Panepirote.

“Kam një krenari të madhe, të cilën nuk nguroj ta bëj publike tashmë dhe mendoj se duhet ta them që tani, kam origjinë nga Epiri i Veriut, për të cilën jam shumë krenar. Jam nga një fshat që quhet Dhrovjan, në Epirin e Veriut, një fshat që nuk e kam vizituar kurrë, gjendet mes Delvinës dhe Sarandës, dhe shpesh mendohem të shkoj atje”, ka deklaruar ai.

Ai është shprehur se për Epirin e Veriut, si grekët dhe shqiptarët kanë pretendimet e tyre kështu që: “Këto gjëra tashmë kanë mbaruar dhe nuk duhet t’i kthehemi më kohës së vjetër”, ka nënvizuar Stefanopullos në shkrimin e përkthyer nga “Shekulli”.

Ndërsa për vllehtë shqiptarë, ai është shprehur se Shqipëria duhet t’i njohë si minoritet grek nga Himara deri në Korçë.

“Vllehtë duhet të fitojnë dhe kërkojnë njohjen si minoritet grek, madje dhe me vendndodhjen gjeografike të tyre, gjeografikisht nga kufiri i Greqisë drejt krahut të Korçës. Aty ku pikërisht duhet të njihet edhe Korça si zonë minoritare, siç dihet njihen si zona minoritare në Shqipëri jo vetëm ato zona që janë njohur më herët nga qeveritë e reja dhe të vjetra, por të gjitha në bazë të ligjeve dhe konventave aktuale mbi minoritetet. Jam i sigurt se qeveria dhe shoqëria greke do të kthejë vëmendjen për përkujdesjen në drejtim të këtyre grekëve të harruar,” ka deklaruar ish- presidenti.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#71

Post by Sally » Mon Oct 22, 2012 11:05 am

Nga njera ane thote '' nuk duhet ti kthehemi kohes se vjeter'' nga ana tjeter Korca eshte greqi hahahaha, etj, etj...

hahahaha keta kane te forta, po s'kan faj keta, fajin na e kane te tjeret ne...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#72

Post by bardus » Mon Oct 22, 2012 12:33 pm

Sally wrote:Nga njera ane thote '' nuk duhet ti kthehemi kohes se vjeter'' nga ana tjeter Korca eshte greqi hahahaha, etj, etj...

hahahaha keta kane te forta, po s'kan faj keta, fajin na e kane te tjeret ne...

Pasi mbaruan pune me zhdukjen e 800 e me shume fshatrave Arvanite,Camerine etj. tani po merren seriozisht me ate pak toke qe ka mbetur ne Shqiperi.Per nje gje eshte per tua hequr kapelen sepse jane ne unison qisha orthodhokse dhe qeveritaret kane nje koshience kolektive te gjithe njesoj sulumojne.Nuk e di ku ishin paraardhesit e tyre ne kohen e Ali Pashes.
Tani i erdhi rradha per te sulmuar Kaonine legjendare me Kalin e Trojes,Himaren, mu ne zemer te Laberise.

Shkolla e pare Shqipe ne Negovan.(Marin Mema)


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#73

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 22, 2012 5:25 pm

"Me 19 gusht 2012 Marin Mema eshte shpallur non grata nen motivacionin se perben rrezik per sigurine kombetare dhe rendin ne Greqi. Vendim ky i marre pas realizimit te nje sere dokumentaresh ne vendin fqinj dhe jo vetem ne qender te te cileve kane qene te vertetat historike mes dy vendeve dhe asgje me shume. Te verteta historike qe s'mund e s'duhet te harrohen , qe qendrojne ne themel te marrdhenieve mes Shqiperise e Greqise. Ja pse u morr ky vendin ne dem te Marin Memes....."

Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#74

Post by bardus » Fri Oct 26, 2012 8:19 pm

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.


Image

Mbi librin
Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" është një libër tronditës.
Brezave të rinj që po rriten me antimitin e kufirit, ky libër mund t'u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit. Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala "barbari" në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve, por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile.
Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20 – të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar.
Përmbajtja e veprës
Propaganda e ushtrisë greke në Shqipërinë e Jugut
Deklarata e kryengritjes
Pabesia e ushtrisë greke
Masakrat e para të grekëve
Heroizma e një shqiptareje
Fati i myslimanëve nën qeverisjen autonome
Heroizma e një zonje nga Zleusha
Ofensiva e Arëzës
At' Stathi Melani
Ofensiva greke kundër Shqipërisë
Ofensiva kundër Kolonjës dhe Frashërit
Vrasja e Kostë Beçorit
Ofensiva e kurveleshasve kundër Picarit
Masakra kundër hormovitëve
Armistica
Ofensiva kundër Këlcyrës dhe Çepanit
Botimi fototipik i librit "Barbaritë greke në Shqipëri", sipas origjinalit të shtypur në SHBA
Në vend të përmbylljes: Masakra greke në Panarit, Korçë

Nje pjese nga libri:
Një grua nga Fratari që të shpëtonte jetën e saj mori foshnjën që kish dhe mori pyllë. Një grek i quajtur Karazha e pa që po ikte, u sul që ta zintej. I thiri të qëndrojë po gruaja i shtrëngoi këmbët ca më shumë. Si pa egërsira që do të dërsinte pa ta zinte e kish më kollaj që ta vrinte, i shtiri me pushkë, dhe e plagosi të mjerën grua në këmbë, gruaja, sa po u plagos ra përdhe me gjithë foshnjën. Pas pak minuta egërsira ariti. E gjora qante dhe po shtrëngonte foshnjën në krahruar, greku zuri t'i rëmbenjë foshnjën nga duart, gruaja nuk' e lëshoj, i lutej egërsirës që në ka niet të na therç, thermë mua përpara, pastaj foshnjën; aman në ke Perëndi, në beson Krisht, nuk mund ta shoh foshnjën të therur, po egërsira i zgurdulloi sytë dhe nxori kamën që kullonte gjak. Gruaja sapo pa thikën i ra zali, greku i rëmbeu foshnjën nga duart, gruaja ulëriti, ay plasi foshnjën përdhe dhe zuri pas zakonit që kanë grekërit ta çnderojë.

Shqipëtarka me gjithë që gjendej në buzën e varit, kur pa se greku donte ta çnderonjë, për të cilën shqipëtari e ka me të lartër nga çdo gjë tjatër në botë, i thotë "Aman vramë më mirë, e mos ma bëj këtë; nuk dua të rronj e çnderuar, dua të vdes me nder se kur vdes me nder, vdes e gëzuar!" E mjera shqipëtarkë, kërkove mëshirë nga të pa mëshirshmit. Greku e turpëroi me pahir dhe të plagosur!…

Si mbaroi dëshirën greku, gruaja i thotë: "E mbushe dëshirën, tani një gjë të lutem, të më japç një plumb që të vdes, nuk dua të rronj më në botë, vetëm të lutem fali jetën kësaj foshnje të pafajshime…". Po greku u jep nga një thikë gruas dhe foshnjës dhe i la në vënd
.


Libri eshte ne shitje tek shtepialibrit.com.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#75

Post by Sally » Tue Jan 22, 2013 11:53 am

Avramopullos: Nuk do të ndërpresim pensionet për minoritarët

Athinë, 22 janar - Administratori i Shkollave Greke në Shqipëri, Andrea Miço, ka takuar ministrin e Jashtëm grek Dhimitris Avramopullos ku i ka kërkuar që të mos mbyllen shkollat greke në Korçë dhe sidomos shkolla ‘Omiros’.

Administratori i shkollave greke, Miço informoi Ministrin grek të Jashtëm për çështjen e shkollës greke në Korçë, ‘Omiros’ e cila rrezikohet me mbyllje për shkak të problemeve ekonomike të mbledhura këto dy vitet e fundit e sidomos për arsye të mos pagimit të rrogave, që prej 18 muajsh, të mësuesve dhe të personelit ndihmës. Avramopullos e garantoi që do të bëjë ç`është e mundur për pagesën e menjëhershme të detyrimeve kundrejt mësuesve.

Ministri grek, tha se për këtë shkollë shteti grek do të marrë të gjitha masat që të ketë vazhdimësi dhe të jetë në shërbim të minoritetit helen në zonën e Korçës.

Avramopullos siguroi eksponentin e minoritetit grek se do të kryhen rregullimet e duhura në mënyrë që pensionet të mos ndërpriten, bëhet e ditur në median greke.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”