"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#76

Post by bardus » Thu Jan 24, 2013 6:29 pm

"Jemi në luftë me Shqipërinë"
Χρήστος Παππάς: «Το πλιάτσικο είναι η τέχνη των Αλβανών»

Christos Pappas: "plaçkitja është zanati i shqiptarëve"



“50% e krimineleve që ndodhen në burgjet greke janë shqiptarë. Ata kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi. Shqiptarët rrojnë dhe mbretërojnë! Bëjnë ç’të duan te ne. Kanë gjetur një Greqi për fat të keq, një vresht pa të zot!”, kështu shprehet deputeti i “Agimit të Artë” grek, Kristo Papas.

Kështu është ka shtuar Papas, kur nuk funksionon policia, shërbimet sekrete dhe ushtria pasi shqiptarët kanë paturpësinë që brenda Greqisë të shprehin pikëpamje për Shqipërinë e Madhe. Por sipas tij kjo nuk do të tolerohet më pasi “Agimi i Artë” tashmë është në luftë me Shqipërinë, raporton portali grek "Newsnow".

“Ata (shqiptarët) gënjejnë veten, sepse edhe nëse Greqia nuk është në gjende Lufte me Shqipërinë, “Agimi i Artë” është në gjendje lufte me Shqipërinë!”, shprehet Papas në intervistën dhënë Artur Zhejit, që ende nuk është transmetuar. Gjatë intervistat Papas ka theksuar se kur “Agimi i Artë” të jetë në qeveri do të çlirojë Epirin e Veriut me armë.

Ai fyen rëndë shqiptarët duke thënë se zanati i tyre është “plaçkitja” dhe se në Greqi kanë shkuar me përdhunime, vrasje dhe vjedhje. “Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë”, shprehet më tej eksponenti i “Agimit të Artë”.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

(Video)
http://vimeo.com/user15808425/xpappas-aftonomi-gr

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#77

Post by bardus » Tue Jan 29, 2013 10:42 am

Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur


“696 pikat e kërkimit për eshtrat, përkojnë me kufirin imagjinar të vendosur nga shteti fqinj për atë që e quajnë “Vorio Ipiros”.

Tashmë jo vetëm ekstremistët, por edhe zyrtarët e Greqisë kërkojnë të ngjallin fantazmat e “Epirit të Veriut” me anë të eshtrave të “ushtrisë së vdekur”. Gazeta “Kombëtare” prej dy ditësh ka publikuar fakte që tregojnë se Athina zyrtare, ka kërkuar nga Shqipëria lejen për të kryer kontrolle në 696 vende për eshtrat e ushtarëve të rënë grek. Sot ju sjellim një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet, kërkimet e pretenduara nga pala greke, përkojnë saktësisht me kufijtë imagjinar të “Epirit të Veriut”.
Image
Shkresa e cila i është dorëzuar pak muaj më parë qeverisë shqiptare, përmban 696 vend-kërkime, të cilat nisin që nga zonat kufitare me Greqinë, për të vijuar më pas në Korçë, qytetin e Pogradecit, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, për të zbritur më pas në fshatrat e bregdetit, deri në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Në këto zona, Greqia pretendon se ka eshtra të ushtarëve të saj të vrarë gjatë luftës italo-greke. Madje disa prej pikave të kërkimit, arrijnë deri në afërsi të qytetit të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur prej shekujsh, raporton “Kombëtare”.

Ky veprim i Athinës zyrtare, duket se kërkon që të ngjall kufijtë imagjinar të “Epirit të Veriut” duke vendosur varreza të ushtarëve grek përgjatë gjithë këtij kufiri, të pretenduar prej tyre. Kjo kërkesë, tashmë zyrtare, vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të qarqeve ekstremiste greke, për pretendime territoriale karshi Shqipërisë. Madje këto kërkesa absurde, kanë arritur deri aty sa të kërkojnë autonominë e kësaj zone, e cila më pas do t’i bashkohej “tokës mëmë”.

Deklaratat e herëpashershme të deputetëve dhe zyrtarëve grek, të bëra kryesisht nga Himara, kanë treguar se Greqia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale kundrejt Shqipërisë, edhe pse kërkesat e tyre nuk janë të bazuara askund. Deklarata më e fundit ishte ajo e gushtit të kaluar, kur deputeti neonazist i Agimit të Artë Kristos Papas, nga Himara ku ishte i pranishëm për përkujtimin e vdekjes së Aristotel Gumës, shfaqi pretendimet se toka ku ata gjendeshin, ishte tokë greke dhe se shumë shpejt ajo do t’i bashkohej Greqisë.

/Shekulli Online/E.Sh/

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#78

Post by Mallakastrioti » Wed Jan 30, 2013 6:36 pm

Image

"Vangjel Dule deklaron se shqiptareve nuk u intereson konflikti dhe tensionet ne Presheve e me gjere..."

Po si guxon ore Z. Dule te flasesh ne emrin e shqiptareve?!

Te thuash qe mbiemri "DULE" eshte grek eshte njesoj sikur emri i te parit te Z. Vangjel i cili duhet te kete qene "Abdullah" apo "Abdul" (shkurtimi i emrit DULE ka rrenjet pikerisht prej Abdulla apo Abdul) te jete grek "safi". Ndoshta eshte "grek safi" pasi grek nuk te ben fara dhe origjina etnike, por perkatesia fetare dhe Z. Vangjel (Ab)Duli ne radhe te pare duhet te dije apo te mesoje te thote te verteten, pasi ata qe ne shek. 18-19 te cilet quheshin apo thirreshin Zinzare (disa esmere qe ti çosh edhe ne Polin e Veriut dhe nuk do nderrojne kurre ngjyren e surratit dhe lekures) ishin pikerisht rracat endacake qe bridhnin lart e poshte neper Ballkan! Nuk eshte "grek" Dulja jo dhe e di mire ai siç e dime edhe ne ciles rrace i perket!
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#79

Post by Mallakastrioti » Tue Feb 12, 2013 9:26 pm

Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#80

Post by Mallakastrioti » Mon Mar 25, 2013 5:38 pm

Ec e merre vesh Labin e greqizuar (te shekullit te 18) per cilin "Vorio Epir" dhe per cilen zemer te "Vorio Epirit" ulerin.
----

Dervician, 192-vjetori i pavarësisë së Greqisë, Julekas: Të luftojmë për të drejtat e Vorio-Epirit
GJIROKASTER - Në 192 vjetorin e Pavarësisë së Greqisë, nuk kanë munguar thirrjet për Vorio Epirin, duke e cilësuar Dervcianin “zemrën” e Vorio-Epirit. Deklaratat kanë ardhur nga deputeti i Demokracia e Re Julekas, gjatë fjalës së tij në ceremoninë festive të zhvilluar në këtë fshat për festën e Pavarësisë.

Të pranishëm gjatë aktivitetit kanë qënë zyrtarë të shtetit grek, përfaqësues të minoritetit, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Konsulli grek në Gjirokastër Nikola Kotrokois si dhe përfaqësues lokale.

Ceremonia ka nisur me meshën në kishën e Dervicianit e më pas ka vijuar parakalimi tradicional i paradës festive nga nxënës të shkollave të zonës. Në pallatin e kulturës ceremonia ka vijuar me fjalimet e zyrtarëve ku thirrjet për Vorio-Epirin janë pritur me duartrokitje.

Përfaqësuesi i Demokracia e Re, Kosta Julekas, deklaroi se duhet të mbrohen të drejtat e minoritetit si në Greqi ashtu edhe në Vorio-Epirin e Shqipërisë.

“Sot Greqia përballet me krizë ekonomike, por sot më shumë së kurrë duhet të jemi të bashkua , të jemi bashkë për të luftuar, të japim jetën tonë për të mposhtur këtë situatë. Sot ndodhemi në zemër të Vorio-Epirit dhe prej këtej ju sjell edhe përshëndetjet e Samaras. Minoriteti sot duhet të jetë i bashkuar dhe sot duhet të gjejmë të drejtat e Vorio-Epirit. Të drejtat e minoritetit duhet jenë prezent dhe ai duhet të jetë shumë i bashkuar në zgjedhjet parlamentare. Këtu jemi në Vorio-Epir dhe falënderoj vogëlushët që mbajnë gjallë gjuhën greke”- deklaroi Julekas. (Balkanweb)
----

Duhet ti kujtojme ketij Labi te greqizuar se pike se pari mbiemri i tij jo vetem nuk ka ndonje lidhje me "Greqine", por mbi te gjitha ka pak lidhje edhe me vet ate qe quhet Epir apo Toskeri. Mbiemri i ketij zoterise jo vetem qe nuk eshte Tosk, por mbi te gjitha eshte nje mbiemer i perbere dhe Geg, pra sipèr Shkumbinit. Vetem shqiptaret perdornin dhe perdorin mbiemra te perbere dhe zoterija duhet ta dije qe mbiemri i tij eshte i perbere ne kete menyre: Γκιουλέκας= Γκιου-λέκα-ς, ,ku ato "As-at" nga mbrapa te cilat quhen sufiksa u vihen si kaut zgjedhen njerezve ne ate "komb-shtet" te indoktrinuar, pra njerezve si ty ore Gjoleka.
Mbiemri yt, zoti deputet i Demokracise (shterpe) te Re te Gerxhellise, eshte nje tregues i qarte prej cilave etnive perbehet ai "komb-shtet" qe mbahet me paterica, apo qe eshte mbajtur me paterica si dhe u farketua dhe u la me gjak shqiptaresh!
Mbiemri yt zoti deputet, pra Gjon-Leka, ende sot perdoret nder shqiptar dhe jo vetem ne Toskeri, por duke nisur prej Dardanie, Iliride, Toskeri e duke perfunduar deri ne Cameri!
Keshtu pra i nderuari deputet, perpara se te flasesh per etnicitete fantazma te keshtuquajtura "vorio-epirote", nderro mbiemrin tend shqiptar pike se pari e me mbas flasim per "greke" e helenizma ideologji te deshtuara!
---
Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#81

Post by Mallakastrioti » Sun Apr 07, 2013 5:14 pm

Luka Kristidi, ishte agjenti më i madh grek, i cili ndërtoi një rrejt të tërë agjentësh në Ballkan dhe në Shqipëri, por u asgjësua nga sigurimi i Enver Hoxhës.

Luka Kristidi, ishte një shqiptar tradhtar nga Dhërmiu i Himarës i cili u trajnua nga shërbimet sekrete të Greqisë dhe doli i pari ndër të trajnuarve për agjitacion dhe kështu u vendos dërgimi i tij në Shqipëri, pasi veç trajnimit dhe aftësisë së tij organizative dhe dredhuese në fushën e agjitacionit njihte shumë mirë gjuhën shqipe. Padyshim ishte shqiptar.

Christidi u betua ti shërbej agjitacionit grek dhe për këtë kaloi n ë territorin shqiptar, por shumë shpejtë skifterët e Enver Hoxhës do ta asgjësonin atë bashkë me grupin e tij dhe do te qëndronte për 30 vjet në burg.

Pas ndryshimit të sistemit komunist Luka Kristidi u lirua dhe u kthye në Greqi. Ku dhe kërkoi një trajnim më njerëzor dhe të “shpërblehej” për shërbimet e tij në agjitator por… Greqia kurrë nuk e pranoi, madje e përbuzi dhe e la në harresë, sikur desh ti thoshte që tradhtarët dënohen per tradhtinë e tyre, duke e mbyllur në një azil pleqsh dhe i dhane vetem një dhomë 2 x 2 në Gumenice.
----

Ja çfare thote ky zvarraniku qe vdiq ne harrese dhe sot i prehen eshtrat diku ne ndonje grope ne ndonje cep te varrezave te Gumenices.

(Eshte per te qeshur se kerkon ti mbushi mendjen gazetarit se ka qene nje "hero dhe guximtar i vertet" )

Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#82

Post by Mallakastrioti » Wed May 08, 2013 11:54 pm

Do ishte me te vertet interesante te na i shpjegonte ky deputeti i Parlamentit Shqiptar, pra qe paguhet prej taksa-pagueseve shqiptar, Z. Vangjel Dule , çeshte kjo "Historia e vorio-epirit" qe i pelqeka kaq teper ne faqen e tij ne FB?! Sigurisht qe do ishte e udhes te shpjegonin edhe aleatet e tij politik te cilet e priten krahehapur ne seline roze lidhur ketyre preferencave te Z. Dule. Te na shpjegojne ku ndodhet kjo zone qe e quajne "vorio epir" dhe ne se eshte nje zone qe njihet nderkombetarisht?! Te na thone kur lind si term dhe çfare paraqet?! Ne se shqiptaret nuk do reagojne sot kunder ketyre njerezve me qellime te erreta dhe antishqiptare, nuk kane per te reaguar kurre!
JO ZOTI DULE, NUK EKZISTON ASNJE VORIO-EPIR, SIKURSE NUK EGZISTOJNE AS GREK DERI NE GJIRIN E AMRAKISE-KETE KA TREGUAR SI HISTORIA E LASHTE EDHE AJO MODERNE!

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#83

Post by Mallakastrioti » Mon May 20, 2013 8:26 pm

“Rumunë, romë, grekë që jetoni në Gjirokastër, programi ynë bazohet në aspiratën tuaj. Pavarësisht nga origjina etnike, keni të përbashkët ëndrrën për Shqipërinë evropiane”,- tha Berisha.
---
Tha nje te vertet te madhe, perveç faktit qe ne tre etnite qe permendi ajo e fundit nuk ekziston etnikisht, por fiktivisht, pasi etnikisht ato dy te parat krijuan kete te fundit!
Image
Image

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#84

Post by Sally » Sat May 25, 2013 10:11 am

  "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"

Athinë, 25 maj - Shqiptarët, maqedonasit dhe turqit nuk duhet të lejohen që të jenë pjesë e ushtrisë greke. Kjo është kërkesa që shtrohet nga disa ish-ushtarakë në pension. Ata bëjnë thirrje për shfuqizimin e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, që u lejon shtetasve që kanë nënshtetësi greke të hyjnë në shkollat ushtarake.

Sipas ish-ushtarakëve në pension, ky ligj shkel nenet 4 dhe 110 të kushtetutës greke. Ata kërkojnë që në rregullin e Ministrisë së Mbrojtjes saktësohet se, shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, vende të cilat kanë pretendime territoriale ndaj Greqisë, nuk duhet të pranohen në shkollat ushtarake të Greqisë edhe pse mund të kenë nënshtetësi greke.

Ish-ushtarakët thonë se me këto vende Greqia ka gjendje lufte dhe pretendime territoriale dhe se marrja e nënshtetësisë greke nuk nënkupton fitimin e ndërgjegjes kombëtare greke.

Dhe në rast të përfshirjes së Greqisë në një konflikt të armatosur me një vend të huaj, këta oficerë dhe nënoficerë mund të dezertojnë nga ushtria greke dhe të kalojnë në anë e ushtrisë së vendit të origjinës së tyre.
 



Prona e vjedhur gjithmon mbrohet me mire per vet faktin qe mos te zbulohet qe ka qene e vjedhur?! -hahaha-

-pis- ''ushtris tuaj''
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#85

Post by Sally » Sun Sep 29, 2013 8:47 pm

bardus wrote:"Jemi në luftë me Shqipërinë"
Χρήστος Παππάς: «Το πλιάτσικο είναι η τέχνη των Αλβανών»

Christos Pappas: "plaçkitja është zanati i shqiptarëve"



“50% e krimineleve që ndodhen në burgjet greke janë shqiptarë. Ata kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi. Shqiptarët rrojnë dhe mbretërojnë! Bëjnë ç’të duan te ne. Kanë gjetur një Greqi për fat të keq, një vresht pa të zot!”, kështu shprehet deputeti i “Agimit të Artë” grek, Kristo Papas.

Kështu është ka shtuar Papas, kur nuk funksionon policia, shërbimet sekrete dhe ushtria pasi shqiptarët kanë paturpësinë që brenda Greqisë të shprehin pikëpamje për Shqipërinë e Madhe. Por sipas tij kjo nuk do të tolerohet më pasi “Agimi i Artë” tashmë është në luftë me Shqipërinë, raporton portali grek "Newsnow".

“Ata (shqiptarët) gënjejnë veten, sepse edhe nëse Greqia nuk është në gjende Lufte me Shqipërinë, “Agimi i Artë” është në gjendje lufte me Shqipërinë!”, shprehet Papas në intervistën dhënë Artur Zhejit, që ende nuk është transmetuar. Gjatë intervistat Papas ka theksuar se kur “Agimi i Artë” të jetë në qeveri do të çlirojë Epirin e Veriut me armë.

Ai fyen rëndë shqiptarët duke thënë se zanati i tyre është “plaçkitja” dhe se në Greqi kanë shkuar me përdhunime, vrasje dhe vjedhje. “Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë”, shprehet më tej eksponenti i “Agimit të Artë”.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

(Video)
http://vimeo.com/user15808425/xpappas-aftonomi-gr


U dorzua sot mbas 22 oreve te shpalljes ne kerkim, tani intervistat le ti shfrytezoj per plackitjet e tija dhe te lere shqiptaret te qet ne hallin e tyre. ( mos i pafshin syt me diell )

Image
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#86

Post by Sally » Mon Sep 30, 2013 5:03 pm

Nuk kisha degjuar me pare te flitesh per kete emer:


Greqi, arrestohet shqiptarja që drejtonte gratë e “Agimit të Artë”


Athinë, 30 shtator - Në mesin e të 21 të arrestuarve të Agimit të Artë, 3 janë gra, ndër të cilat edhe shqiptarja Nikol Beneki.

Fushata e urdhërarrestimeve në radhët e “Agimit të Artë” në Greqi ka prekur edhe shqiptaren Nikol Beneki e cila drejtonte organizatën e grave në këtë parti.

Mëngjesin e së shtunës nisën arrestimet për disa funksionarë të kësaj partisë “Agimi i Artë”, ku të parët që u arrestuan ishin kreu i partisë, z. Nikos Michaloliakos, zëdhënësi Ilias Kasidiaris dhe 3 deputetë të tjerë.

Sot pjesë e arrestimeve është bërë edhe Beneki e cila është me origjinë shqiptare. Nikol Beneki njihet si femra më e fuqishme brenda partisë dhe drejtonte seksionin e gruas në organizatën lokale të Nikeas, e cila konsiderohet dhe si pjesa më agresive e “Agimit të Artë”.

Prokuroria e Greqisë ka nxjerrë 34 urdhërarreste për anëtarë dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, por deri më tani janë ekzekutuar vetëm pesë prej tyre. Arrestimet pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#87

Post by Mallakastrioti » Sun Oct 13, 2013 9:58 pm

Progonatasi "grek i lashte" ?

Pirro Dhima, misionari i Mitropolit grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
Nga: Arben LLALLA

Pirro Dhima, ish sportist i Republikës së Shqipërisë dhe pas 1991 sportist me ngjyrat e Greqisë vjen në Tiranë si deputet i partisë PASOK për marrëdhëniet të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por në të vërtetë kush është misioni i vërtetë i Pirro Dhimës?
Sipas poetit, shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi, Pirro Dhima me rrënjë është nga Progonati, një fshat i banuar vetëm nga shqiptarë. Por familja Dhima ashtu si Bollano në fillim të viteve 1920 emigruan në Himarë. Pas viteve 1990 Pirro Dhima emigroj në Konicë të Greqisë ku ra në kontakte me Mitropolitin grek Sebastianon, një antishqiptar i tërbuar. Aktiviteti i klerikut ortodoks Sebastiano kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve ka filluar që në vitet 1960. Gjatë një fjalimi në Qershor 1967 Mitropolit Sebastiano e shpalli veten Mitropolit i Jugut të Shqipërisë dhe deklaroj se do të luftonte për që Jugu i Shqipërisë ti bashkëngjitet Greqisë. Mitropoliti Sebastiano hapi një radio me përforcues të fuqishëm me qëllim që valët e saj dëgjoheshin në Dropull, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë etj. Kjo radio bënte propagandë antishqiptare, për nxitjen e një lufte greko-shqiptare. Më 1982 Sebastiano themeloj SFEVA, Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio Epirit, ndërsa më 1987 organizatën e fshehtë Panelene PASYVA për të njëjtën çështje. E pra, në fillim të vitit 1992 Pirro Dhima pa ditur asnjë fjalë greke ra në kontakte me Mitropolit Sebastianon i cili e përpunojë ish-sportistin shqiptar të propagandojë për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Me porosi të Sebastianos Pirro Dhima lidhi shoqëri të ngushtë me një antishqiptar tjetër të tërbuar Babis Karathanos cili nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA, (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio Epirit).
Pirro Dhima me Babis Karathanon, 1996
Babis-Harallambos Karathanos disa herë ka qenë kandidat për deputet i partisë Demokracia e RE më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS dhe këto dy vitet e fundit u rikthye përsëri në Demokracinë e Re të Andoni Samaras. Karathanos është i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Deputeti i PASOK-ut Pirro Dhima i cili u diplomua më 2011 për mësues i klasave fillore gjithnjë në intervistat që jepte shante kombin shqiptar të cilët sipas tij nuk i kishin lejuar të mësonte gjuhën e nënës greqishten, këtyre britmave antishqiptare i bashkoheshin shpeshherë babai dhe vëllai i tij. Enigmë është fakti se Pirro Dhima asnjëherë nuk e zë në gojë nënën apo ta nxirrte në TV. (Thonë se ka patur probleme me nënën që kur u martua me Anastasia Sdoygkoy e cila është shumë vite më e madhe se ai dhe ka punuar gazetare në televizionin shtetëror grek ERT kur u njohën).

Pjesmarrës në çdo aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë

Në Dhjetor 2011, Shoqata e Vorio Epiriti me seli në Thesali të Greqisë i ndau Mirënjohje Pirro Dhimës për kontributin që jep.

Pirro Dhima në Mars-Prill të 2012, u nis për në SHBA me qëllim për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës e cila gjendej në vështirësi ekonomike. Atje ai zhvilloj shumë takime me figura të larta të Lobit greke, pas kthimit Pirro Dhima u propozua kandidat për deputet me partinë PASOK.

Pirro Dhima afer Mitropolitin Sebastiano, 1992

Më 17 Shkurt 2013, ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Aktivitetin qendror e organizon çdo vit Babis Karathanos kryetar i shoqatës së Vorio Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio Epiriotase të drejtuar nga ish-këshilltari i ministriti Spiro Ksera, Theofan Kaliviotis. Përçdo përvjetor të këtij aktiviteti marrin pjesë figura të njohura të minoritetit grek dhe të politikës së Greqisë. Pirro Dhima është njeri nga këta që nuk mungon për të qenë i pranishëm në përvjetorët e Autonomisë së Vorio Epirit.Me krenarin që feston çdo vit Autonominë e Vorio Epirit Pirro Dhima e ka shprehur edhe në Forumet Sociale si facebbok.

Për shërbimet ndaj kombit grek Pirro Dhima gëzon edhe një titull të lartë ushtarak.
http://shqipmedia.com/portal/pirro-dhim ... hqiperise/
Image

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#88

Post by Sally » Mon Oct 14, 2013 6:21 pm

Venizelos: s’kemi frikë nga asgjë

(Bushati: Hiqni ligjin e luftës, Venizelos: Gjendja e paqes që në ‘87, s’kemi frikë nga asgjë)


Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri grek, Evangelos Venizelos e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Pjesë e delegacionit grek është edhe deputeti i PASOK-ut, i lindur dhe rritur në Shqipëri, Pirro Dhima.

Në përfundim të takimit, dy homologët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh. Duke e falënderuar ministrin Venizelos për ndihmën që Greqia i ka dhënë vendit tonë, kryediplomati Bushati theksoi domosdoshmërinë që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohë të drejtat pronësore të mohuara, në mënyrë që siç tha ai, marrëdhëniet mes dy vendeve të njohin një hap më cilësor.

“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për në përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”- deklaroi ministri Bushati.

Ministri Bushati theksoi vullnetin e qeverisë për adresimin e çështjeve të mbartura dhe ato që kanë lindur rishtazi, “për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve që orientohet nga e ardhmja europiane.” Në lidhje me çështjen çame, ministri Bushati tha se tashmë ka ardhur koha që realiteti të shihet në sy dhe të kapërcehen pengesat e së kaluarës.

“Të tejkalohen pengesat e shkuara historike, sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit dypalësh rajonal e evropian dhe jo ti lemë terren nacionalizmit folklorik, që mungesa adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera tenton të mbajë peng marrëdhëniet dhe nuk i shërben marrëdhënieve të konsoliduara. Kemi vullnetin politik si qeveri shqiptare për të trajtuar të gjitha çështjet, asgjë nuk përbën tabu. Memorandumi i bashkëpunimit të procesit të integrimit evropian, të cilin do ta formalizojmë shumë shpejt, mendojmë se do të jetë rruga më e mirë për të instrumentalizuar bashkëpunimin dypalësh evropian.”- u shpreh ministri Bushati.

Në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, ministri Bushati tha se “Shqipëria ka pjesë të traditës së saj më të mirë respektimin e lirive të pakicave kombëtare.”




VENIZELOS: GREQIA NUK KA FRIKË NGA ASGJË
Ministri i Jashtëm grek theksoi gatishmërinë e Athinës zyrtare për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.
Kryediplomati grek iu përgjigj disa prej shqetësimeve të ngritura nga homologu i tij Bushati, lidhur me ligjin e luftës apo çështjen çame, duke theksuar se Greqia nuk ka frikë nga asgjë dhe e ka shpallur gjendjen e paqes me Shqipërinë me vendim të Këshillit të Ministrave që në vitin 1987.

“Greqia nuk ka frikë nga asgjë, e kemi kapërcyer pengesat e kaluara historike dhe futjen e marrëdhënieve të të dyjave vendeve në një periudhë bashkëpunimi. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në vitin 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë, që në vitin 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar te kuadri ligjor grek ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurt bashkëpunimi, që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës.”- tha Venizelos.
Në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për kufirin detar, kryediplomati Venizelos thekoi se Greqia pret të zbatohet e drejta ndërkombëtare e detit.

“Dimensioni detar dhe mesdhetar i BE-së ka një rëndësi shumë të madhe. Si Greqia dhe Italia që do kenë presidencën e BE-së vitin që vjen na lidh një marrëveshje detare që nga vitit ‘77. Ato parime dhe objektiva që ne zbatojmë janë të thjeshta, zbatimi i së drejtës ndërkombëtare detare në atë formë që ekziston dhe zbatohet sot. Ashtu siç i kemi realizuar marrëdhëniet tona me vendet e BE për këtë problem, ashtu duam të vazhdojmë dhe me Shqipërinë, pasi do të bëhet pas pak anëtare e BE-së”- deklaroi ministri grek.

Lidhur me çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, Venizelos tha se me ministrin Bushati kanë ranë dakord që të mblidhet një komision dypalësh për të gjetur zgjidhje.

Duke theksuar rëndësinë e gazsjellësit TAP, kryediplomati grek tha se përmes këtij projekti marrëdhëniet mes dy vendeve fitojnë një dimension të ri.



PYETJE NGA GAZETARET
Pyetjes së gazetarëve nëse do të marrë zgjidhje çështja e kufijve detarë gjatë presidencës greke, Venizelos ju përgjigj: "Baza e përbashkët e Detit Mesdhetar që përbëhet nga presidencat e një pasnjëshme të Greqisë dhe Italisë në BE është politika e integruar detare që në epiqendër ka Mesdheun. Komisioni Evropian ka dhënë në publik një studim të rëndësishëm që tregon se zbatimi i së drejtës ndërkombëtare të detit dhe demilitimit i zonëve ndërkontinentale ka shumë rëndësi për BE dhe vendet që lagen nga Mesdheu. Të gjitha vendet e BE-së pranojnë të drejtën ndërkombëtare mbi detin dhe konventën e OKB-së mbi zbatimin e të drejtës. Kjo është e qartë se kriteret e Copenhagenit vlejnë edhe për vendet kandidate në BE. Ka një praktike evropiane , shembull është Italia dhe Greqia. Gjatë vizitës sime ne Romë ramë dakord ta shtrijmë në zonat detare në zonat ekskluzive detare si dhe në Mesdhe dhe Adreatik. Nuk ka asnjë ndryshim midis delimitimit të zonës ekonomike dhe kontinentale. Ekziston një praktike dhe një shembull greko- italian dhe në të njëtin drejtim do lëvizim edhe me Shqipërinë sepse kemi pranuar të njëtjat rregullat.”

Ministri Bushati: “Pyetja nuk shtrohet si e mendon Ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ministri me të drejtë përmendi kriteret e Copenhagenit. Një nga motivet kryesore është krijimi i shtetit të së drejtës dhe respekti për rregullat që imponon shteti i së drejtës. Sot nuk shtrohet më pyetja se si e shikon qëvëria vendimin e gjykatës kushtetuese, por si do ecim ne përpara për ti dhënë një zgjidhje. E cila siç e shpjegoi ministri është e rëndësishme për Shqipërinë, Greqinë dhe Mesdheun. Përgjigjja imë është shumë e drejtëpërdrejtë. Duam ti adresojmë të gjitha çështjet me kurajo dhe me politik bazuar në legjislacionet e vendeve respektive , parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare dhe eksperiencave më të mira. Synimi ynë është BE.”

LIGJI I LUFTES
Ministri Venizelos: “Në përgjithësi dua tju them se Greqia nuk ka frikë nga asnjë gjë. Dua tju them se asaj që unë ju referova në deklaratë është një komunikatë , vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 1987, për kapërcimin e pengesave historike dhe futjen e marëdhënieve Shqipëri- Greqi në bashkëpunim. Mes dy vendeve ekziston aleancë dhe detyrime për ndihmë për çështje mbrojtje. OSBE, ku dy vendet tona janë anëtare mbështet mbi parimin e mos ndryshimit të kufijve dhe bashkëpunimit të vendeve anetare. Kushqo që mendon se ka interesa që i cënohen nga ligjet greke që nga 1986 ka mundësi ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Por jemi të gatshëm që ta çojmë më parë frymën e traktatit të miqësisë duke nënshtruar memorandumin se çfarë përpjekjesh i duhen Shqipërisë për tu antarësuar në BE.”



CESHTJA CAME
Ministri Bushati:” Pyetja është paksa e tejkaluar. Për faktin se si na duket ne çështja Çame. Sot sipas pikëpamjes sonë është momenti që realiteti të shikohet në sy. Të tejkalohen pengesat e të shkuarës sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit jo vetëm rajonal por edhe më gjerë dhe jo ti lemë terren nacionalizmit që në mungesë të adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera në përputhje me prktitkat ndërkombëtare tenton ta mbaj peng marëdhënien e dy popujve miq dhe në disa raste shkon në ekzagjerim. Kemi vullnetin politik si qeveri shqiptare për të trajtuar të gjitha çështjet. Edhe ato që shtron pala greke, si ajo e varrezave greke, nuk përbën tabu. Struktura më e mire që do shëronte plagët e së shkuarës.”



AXHENDA E MINISTRIT VENIZELOS
Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, zyrtari i lartë grek do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin, Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai do të takojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule. Venizelos do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Vizita e Venizelos në Shqipëri zhvillohet disa ditë para asaj të Presidentit grek, Karolos Papulias, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 4 dhe 5 nëntor. Vizita bëhet edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në janar të vitit 2014. Sipas medias greke, në takime do të trajtohen çështje dypalëshe si procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Ujërave detare, etj.


14/10/2013
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#89

Post by Sally » Mon Oct 14, 2013 7:43 pm

Venizelos- Nishanit: Drejtohuni në gjykatat greke, ose Strasburg për pronat

TIRANE, 14 tetor 2013-Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka kerkuar nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Evangelos Venizelos qe Parlamenti Grek të heqë ligjin e luftës dhe të njihet e drejta e mohuar e pronave në vendin fqinj. Deklarata eshte bere gjate takimit te zhvilluar mes tyre ne presidence, ku shkëmbyen mendime për nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë dhe mundësitë e zhvillimit të tyre të mëtejshëm, në fusha me interes të ndërsjellë, në planin dy dhe shumëpalësh si edhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

“Duke e falenderuar Ministrin Venizelos për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e shndërrimeve demokratike, mikpritjen e emigrantëve të shumtë dhe integrimin euroatlantik, Presidenti Nishani theksoi se, në kushtet kur dy vendet tona janë anëtare në NATO, bashkëjetojnë në fqinjësi të mirë dhe ndërmjet tyre ekziston edhe një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, është e domosdoshme që Parlamenti Grek të heqë ligjin e luftës dhe të njihet e drejta e mohuar e pronave në vendin fqinj për qytetarët shqiptarë”- njofton presidenca.
Sipas saj, kryediplomati grek Venizelos u shpreh se Greqia e ka shpallur gjendjen e paqes me Shqipërinë me vendim të Këshillit të Ministrave që në vitin 1987 dhe se qytetarët shqiptarë mund t’u drejtohen gjykatave greke, ose atyre evropiane për të drejtën e pronës,ndërsa kërkoi që të zgjidhet çështja e Paktit Detar mes Greqisë dhe Shqipërisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare të detit.Presidenti u shpreh në favor të rifillimit të bisedimeve për Paktin Detar, bazuar në frymën e mirëkuptimit dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.Kreu i Shtetit, pasi kërkoi nga bashkëbiseduesi që Greqia të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian, shtoi se Shqipëria do të vazhdojë t`i kontribuojë paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm rajonal, duke vënë në dukje gjithashtu se Kosova e pavarur ka provuar të jetë faktor stabiliteti për rajonin dhe më gjerë.Nga ana e tij, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Venizelos nënvizoi se mbështetja e zgjerimit të Bashkimit Evropian në drejtim të rajonit të Ballkanit do të jetë një nga prioritetet e Greqisë gjatë Presidencës së saj evropiane në gjysmën e parë të vitit 2014.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#90

Post by Sally » Sat Oct 19, 2013 5:56 pm

P.Xhufi: Jo vetëm ligji i luftës, por Greqia nuk na njeh as kufirin tokësor

Greqia nuk e ka njohur asnjëherë kufirin tokësor me Shqipërinë, duke refuzuar madje dhe dy marrëveshje për këtë qëllim. Këtë e konfirmon dhe historiani shqiptar, profesor Pëllumb Xhufi thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për kufinjtë tokësorë.

Shqipëria me Greqinë nuk kanë vetëm problemin e marrëveshjes për kufirin detar, por nuk ka marrëveshje as për kufirin tokësor. Dhe madje më e keqja është se Greqia nuk është dakord as me kufirin e vendosur nga ambasadorët më 1913, duke kërkuar pas dy luftrave botërore që t’i ndryshojë ato dhe duke refuzuar në vijimësi të nënshkruajë marrëveshje me palën shqiptare për ta konfiguruar këtë kufi, duke treguar qartë se lënia e ligjit të luftës në fuqi për 73 vjet nuk është rastësi. Pikërisht këtu qëndron dhe thembra e “Akilit” të pretendimeve greke, përmes të cilave shpjegohet arësyeja e ngurrimit të palës greke në lidhje me kufirin tokësor e hedhjen te kufiri detar, me rëndësi ekonomike për të.

Mungesën e njohjes së kufirit tokësor e konfirmon dhe historiani i njohur shqiptar, profesor Pëllumb Xhufi kur thotë se fqinji ynë Greqia s’ka njohur kufirin e përcaktuar në konferencën e ambasadorëve më 1913. “Nuk ka një marrëveshje me Greqinë për mirëmbajtjen e shenjave kufitare dhe për shmangien e incidenteve kufitare. Këto dy marrëveshje do të shënonin njohjen “de jure” të kufirit të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913”, tha dje Xhufi për gazetën “ Shqiptarja.com. Ai flet dhe për problemet që kanë dalë në kufi gjatë tërë këtyre viteve dhe nevojën e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, të kërkuara nga ana e palës shqiptare. “Qeveria shqiptare e ka denoncuar refuzimin grek për nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve në vitin 1994, pas agresionit ndaj një reparti ushtarak në Peshkëpi.

Pas vitit 1997 Greqia ka marrë përsipër të riparojë shënjat kufitare, por pa nënshkruar marrëveshjen përkatëse. Edhe incidentet kufitare ka zgjedhur t’i zgjidhë në kuadrin e bashkëpunimit mes policive kufitare, duke shmangur kështu nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse me palën shqiptare”, deklaroi profesor Xhufi. Për të cilin akoma më i rëndë është fakti që fqinji ynë jugor ka pretendime për kufirin e vendosur në fillim të shekullit të kaluar. “Greqia nuk e ka njohur kufirin e vitit 1913, ndaj ka kërkuar rishikimin e tij edhe pas Luftës së Parë Botërore, më 1919.

Por dhe pas luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946. Me sa duket pret luftën e Tretë Botërore për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufinjve me Shqipërinë, duke aneksuar dhe Shqipërinë e Jugut”, deklaron Xhufi. Ndërkohë mazhoranca e kaluar ka shpjeguar se se për kufirin tokësor me Greqinë, megjithëse s’ka një marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve, nisur nga protokolli i nënshkruar në vitin 1985, ka një regjim të njohjes së kufirit përmes piramidave..
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”