"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#91

Post by bardus » Tue Oct 22, 2013 6:20 pm

Greket i kane mjelur mire nga parate keto fuqite e medha europiane si Gjermania,Anglia,Franca qe ne

zanafille si shtet dhe vazhdojne ti mjelin edhe sot me zgjuarsi ,per kete duhet tua heqesh kapelen.

Ja ku jepet nje bilanc i borxhit prej 82.000.000 franga qe kishte Greqia ne vitin 1833 ndaj fuqive te medha,



Bilancia politica del Globo ossia quadro geografico-statistico della terra ...
By Adriano Balbi ,1833


Image


http://books.google.com/books?id=fX5exV ... 20&f=false

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#92

Post by Mallakastrioti » Sat Nov 02, 2013 9:29 pm

Image

Voshtin e zeza Voshtinë
vjen Resuli me Birbilë
O Birbil Birbil Nivica,
bëre lart nga Këndërvica
Këndërvica mal me borë
kush i ngrin këta taborë?
Birbili vetullahollë.
Birbilenj, more çapkënë,
s'latë bejlerë pa zënë.
Birbilenj more firarë
s'latë bejlerë pa vrarë,
Birbilenjtë trembëdhjetë
vanë në litarë vetë,
në grik i huadh thiletë
---
Odrije gryk’e Çajupit
jatak i Birbil hajdutit.
Lëri nënë mos i nga
se do shkoj nëpër ta
do t’i pres si lakëra
O Bilbil kur t’a rrethosnë
hidhi armet se t’u sosnë.
- Se hedh Bilbili maxharë
e kam fituar me pallë
në Voshtinë kur vura zjarrë.
Shkurti ua prishi takeme
u kish hedhur borë të rëndë.
Ngrehu Bilbil hidh litarë,
Dale bej të dredh cigarë,
Se s’jam çanaku me dhallë ,
Po jam Bilbili me pallë.
Tre- trembedhjetë Bilbilenjtë
vanë Bilbilenjtë vanë
një-një nga një të trembedhjetë
va-vanë në litarë vetë
- Ngre-ngrehu Bilbil hidh litarë
- Da-dale bej të dredh cigarë
se-se s’jam çanaku me dhalle
po-po jam Bilbili me palle.
Image

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#93

Post by Mollos » Mon Nov 04, 2013 1:21 pm

Papulias: Do gjej gjuhën me shqiptarët


Gazeta greke “To Ethnos” përshkruan takimet e ditës së diel të presidentit Papulias me kryepeshkopin Anastas dhe me kreun e PBDNJ dhe njëkohësisht zëvendëskryetarin e Parlametit Vangjel Dule si çeshtjet e pronesise qe mbeten te pazgjidhura dhe ate te edukimit shkollor.
Ne artikull shkruhet se lideri grek ka shprehur besimin se me miqte shqiptare do te bisedoje me sinqeritet dhe hapur te gjitha çeshtjet qe u perkasin marredhenieve dypaleshe.
“Do ta gjej gjuhen e perbashket me udheheqjen e sotme demokratike te Shqiperise” eshte nje prej thenieve te Papulias qe veçon gazeta ‘Proto Thema’, e cila permend midis te tjerash ne artikullin e saj deklaraten e Papulias per nevojen e ekzistences se varrezave per greket e rene ne luften kunder Italise ne vitet 40, te cilet luftuan fashizmin bashke me shqiptaret.
______________

Papulias kërkon detin në Tiranë te Nishani

http://www.ama-news.al/author/erion/
________________


Athina kërkon që varreve greke t’u jepet prioritet nga Tirana

Sekretari i pergjithshem i Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë Jorgos Sulas nga Këlcyra e Përmetit ka bërë thirrje që autoritetet shqiptaret’u japin më tepër prioritet varreve greke në Shqipëri.
“T’i jepet prioritet kësaj çështje. Dimë që në Përmet ka pasur një tjetër varr masiv.Autoritetet shqiptare t’i japinprioritet kësaj çështjeje” është shprehur ai. /albeu/

_________________

Varre nga Greqia,Plehra nga Italia,Helme nga Siria , po importojme gjera te ''mira'' per vendin tone dhe po exportojme toka,dete etj.

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#94

Post by bardus » Thu Dec 12, 2013 8:59 pm

Oficeri grek nderon si nazist e me tatuazh “Çetnik”


Image

Forcat e Armatosura të Greqisë janë detyruar të hapin një hetim urgjent pas zbulimit të një fotografi ku një toger i gradës së dytë të ushtrisë dallohet duke nderuar me dorën e zgjatur si nazistët dhe me një tatuazh në bark ku shkruhet fjala ÇETNIK, me shkronja cirilike.

Lajmi është i bujshëm sepse oficeri në fjalë është Alexander Kasidiaris, vëllai i deputetit famëkeq të Agimit të Artë, partisë neonaziste greke, Ilias Kasidiaris.

Ky i fundit është edhe zëdhënës i kësaj force politike dhe u bë emër i njohur në të gjithë Greqinë kur goditi tre herë me shpullë në kokë, gjatë një debati televiziv, një deputete të greke, Liana Kanelli të Partisë Komuniste. Siç transmeton Illyria, deputeti Kasidiaris veç të tjerash ka thënë se Holokausti është një shpikje e hebrenjve sepse nuk ka ndodhur kurrë.

Nderimi si nazist i oficerit Kasidiaris është një skandal i përmasave ndërkombëtare, duke qenë se Greqia është anëtare e NATO-s.

Trupat vullnetare greke dihet që kanë marrë pjesë në Bosnje dhe gazetari i shquar grek, Takis Michas ka hetuar pjesëmarrjen e tyre në masakrat e Srebrenicës etj në librin e tij të domosdoshëm për t’u lexuar, “Aleanca e pashenjtë”.

Po kjo fotografi dëshmon për edhe për përkrahjen për paraushtarakët kriminelë serbë edhe në radhët e ushtrisë greke. Forcat e Armatosura greke kanë njohur skandale edhe në të kaluarën si zbulimi i videos ku dalloheshin ushtarë grekë në stërvitje e marshim duke kënduar këngë fyese për shqiptarët e turqit.

Deputeti Kasidiaris është ankuar se fotografitë janë marrë nga arkivi i tij privat gjatë një hetimi që po zhvillohet kundër tij dhe se po përdoren për të shpëlarë trurin e grekëve me mashtrime. Ai tha se vëllai i tij nuk ka shkelur asnjë ligj.

Edhe vetë deputeti është nën hetim për fatin e rreth 100 emigrantëve të zhdukur për të cilët dyshohet se mund të ketë pasur gisht Agimi i Artë.
/almakos/

User avatar
Aida Taullaj
Member
Member
Posts: 20
Joined: Tue Dec 17, 2013 7:28 pm
Gender: Female
Location: Mallakastër

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#95

Post by Aida Taullaj » Thu Dec 26, 2013 6:03 pm

Trafiku ilegal apo presion kunder Shqiptarve ?
”Trafiku ilegal”, Greqia nxjerr ushtrinë në kufirin me Shqipërinë prej 1 janarit

Greqia nxjerr ushtrinë në kufirin me Shqipërinë, pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë një polic grekdhe dy vëllezër shqiptarë. Ministria e Brendshme greke deklaroi dje se prej 1 janarit, kufiri do të monitorohet nga forcat e ushtrisë. Përveç tre të vrarëve në Prespë, shkak për këtë vendim janë bërë dyshimet se grupe narkotrafikantësh apo kriminelë të tjerë e përdorin vijën kufitare për afera të ndryshme. Mediat greke raportojnë se trafiku i drogës dhe ai i armëve mbetet më problematiku mes dy vendeve, ndërkohë që vendimi është marrë në nivelet më të larta të ushtrisë greke. Pak ditë më parë, komandanti i ushtrisë greke ka inspektuar kufirin greko-shqiptar.

Fill pas kësaj vizite, shefi i Shtabit të Ushtrisë ka dhënë urdhrin për të proceduar drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe riparimin e postave kufitare në Shën Mina, në Polianemo dhe Vrondero. Sipas informacionit, në këto objekte tashmë puna po ecën me shpejtësi dhe komunat përkatëse kontribuojnë me stafin e tyre teknik. Pritet që deri në pranverën e ardhshme, postat të rihapen me staf të përhershëm, duke krijuar kështu një barrierë për elementët kriminale. Burime mediatike thanë se forcat ushtarake fillimisht do të dislokohen në zonën e Prespës, ku do të hapen së shpejti dy posta vrojtimi dhe brenda pak ditëve, pika të ngjashme do të ngrihen në të gjithë vijën kufitare prej afro 600 kilometra mes dy vendeve. Ndonëse ende nuk sqarohet mënyra e funksionimit të pikave në fjalë, bëhet me dije se roli i ushtrisë do të jetë i kufizuar. Informacionet që do të grumbullohen prej postave kufitare do t’i përcillen në kohë reale patrullave të policisë, të cilat do të veprojnë në terren për asgjësimin e bandave të narko-trafikut.

Gjithashtu, ushtarët do të monitorojnë edhe shkatërrimin e pyjeve prej atyre që presin pemët, duke përfituar në mënyrë të paligjshme lëndë drusore, si dhe do të parandalojnë gjuetinë e jashtëligjshme. Vetëm disa ditë më parë, me qëllim ruajtjen e sigurisë, në zonën e Prespës u zhvillua një stërvitje ushtarake, ku merrnin pjesë forcat e sigurisë, forcat komando, helikopterë Chinook dhe Apache si dhe sistemi i raketave anti-ajrore, S-300. Pas ngjarjes së fundit në Prespë, ku u vranë 2 shqiptarë dhe një polic grek dhe pas arratisjes së të dënuarve shqiptarë nga burgu i Drenovës në fillim të muajit, kryekomunarët e fshatrave kufitare kërkuan praninë e ushtrisë në zonat e tyre, sepse siç thanë, iu rrezikohet vazhdimisht jeta dhe prona. Ngjarja më e rëndë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë ndodhi më 7 dhjetor, kur në një përplasje u vra një polic grek dhe dy vëllezër shqiptarë nga Devolli. Melsi dhe Elvis Çollaku kishin kaluar kufirin për të gjuajtur peshk në liqenin e Prespës, ndërsa natën ishin strehuar në një kasolle, që sipas policisë greke përdoret shpesh prej trafikantëve shqiptarë.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#96

Post by Mallakastrioti » Fri Dec 27, 2013 11:51 am

Ushtria greke në kufi, Ambasadori Dervishi: Nuk cënohen relatat (?) (Interviste prej Dashnorit te Dervisheve, ambasadorit shqiptar i cili justifikon shtetin palaço quajtur Greqi!)...

"Pse është zgjedhur pikërisht kufiri me Shqipërinë?
Po, sepse ky kufi kishte radhën, sepse para tre muajsh stërvitja është bërë në kufirin me Turqinë, para një muaji bëri stërvitje në kufirin me Bullgarinë, para disa javësh bënë stërvitje në kufirin me Maqedoninë. Greqia këto kufij ka. Ushtria greke ka programin e saj të stërvitjes, ka programe për të cilat është njoftuar edhe pala shqiptare, edhe atasheu ushtarak që kemi neve. Pra, duhet theksuar se çdo shtet ka programet e saj vjetore, përfshirë këtu edhe stërvitjet ushtarake, i pëlqen apo jo vendit fqinj...
-Zoti Dashnor i Dervisheve, ne radhe te pare duhet te kuptoni se kur hapen posta ushtarake ne kufije shtetesh, do te thote me pak fjale qe ushtria merr ne dore gjithçka aty dhe policia apo forcat e rendit kane pak per te mos thene aspak rendesi strategjike apo kontroll territori. I mbyturi i Athines kerkon te tregoje muskujt dhe i ben keto manovra pasi do ti tregoje Evropes qe mund te jete ai i pari qe do hapi "sherre ballkanike", prandaj mos fol Dervishançe!
E dyta, paske marr ne dorezim mbrojtjen e kufijve verior Z. Ambasador shqiptar, pasi na thenkeni me plot gojen:"... çdo shtet ka programet e saj vjetore, përfshirë këtu edhe stërvitjet ushtarake, i pëlqen apo jo vendit fqinj...", pikerisht sepse me dukeni me teper si nje zedhenes i Ministrise se Jashtme Greke se sa pèerfaqesues i Shtetit Shqiptar!
---
Vazhdojme me tej me xhevahiret e Dashnorit te Dervisheve!
"..., pra nëse RENEA shkon në Tropojë, nuk do të thotë se Shqipëria po përgatit një sulm ndaj Jugosllavisë. "
Ju ka ngelur ora disi mbrapa Zoti Dashnor, pasi Jugosllavia ka ca dekada qe nuk ekziston me!
---

Intervista (apo xhevahiret) qe te le me goje hapur prej ketij perfaqesuesi te Republikes se Shqiperise si me poshte:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ush ... 65370.html
----keta zoterinje perfaqesojne shtetin shqiptar?!
Image

User avatar
Aida Taullaj
Member
Member
Posts: 20
Joined: Tue Dec 17, 2013 7:28 pm
Gender: Female
Location: Mallakastër

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#97

Post by Aida Taullaj » Wed Jan 15, 2014 12:25 pm

Greqia ofron integrimin, por kërkon varrezat


Greqia i ofron Shqipërisë mbështetjen e presidencës së saj europiane për procesin e integrimit, por kërkon në këmbim zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy qeverive sa i përket varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto mund të konsiderohen si dy mesazhet që kanë përcjellë zyrtarët më të lartë grekë gjatë takimeve që kanë zhvilluar dje në Athinë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila gjendet në kryeqytetin helen në kuadër të një vizite dyditore me ftesë të homologut, Dimitris Avramopulos. Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: http://www.pakufije.com/2014/01/15/greq ... -varrezat/

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#98

Post by Mollos » Wed Jan 15, 2014 4:27 pm

Aida Taullaj wrote:Greqia ofron integrimin, por kërkon varrezat


Greqia i ofron Shqipërisë mbështetjen e presidencës së saj europiane për procesin e integrimit, por kërkon në këmbim zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy qeverive sa i përket varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto mund të konsiderohen si dy mesazhet që kanë përcjellë zyrtarët më të lartë grekë gjatë takimeve që kanë zhvilluar dje në Athinë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila gjendet në kryeqytetin helen në kuadër të një vizite dyditore me ftesë të homologut, Dimitris Avramopulos. Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: http://www.pakufije.com/2014/01/15/greq ... -varrezat/
Shpresoj qe te mos paguajme ne per ngritjen e varreve, sepse qe do ti ngrejne jam i sigurte qe po.
_____________

Varrezat

Kodheli & Samaras (1)

Në takimin që ministrja Kodheli zhvilloi pasditen e djeshme me homologun e saj Avramopulos, një nga temat e bisedës ka qenë dhe çështja e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Ministri grek ka deklaruar në këtë takim, se puna e këtij komisioni ka stopuar. Dy ministrat kanë rënë dakord që ky komision të mblidhet gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kjo, pasi pala shqiptare po ndryshon përbërjen e ekspertëve, për shkak të rotacionit të pushtetit, ku në përbërje të këtij komisioni kanë qenë pjesëtarë të qeverisë së mëparshme “Berisha”.

Në vijim të vizitës së saj, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, vendosi një kurorë në monumentin e “Ushtarit të panjohur” në sheshin “Sindagma” në Athinë. Në këtë monument janë shkruar edhe emrat e disa qyteteve të Jugut të Shqipërisë, si Gjirokastra, Korça, Përmeti etj., si pjesë e “trojeve greke” për çlirimin e të cilave dhanë jetën qindra ushtarë.

_______

Ja dhe replika e nje lexuesi te revoltuar nga sjellja e Kodhelit :

Kristo
Çfare po ben kjo katundarja Mrike o njerez? Ka koshience kjo qenie e gjalle apo i ka futur prizen Edi dhe ben si kafshe?
Moj e paditur e madhe, greket kane therur ne vitet 1913-1915 ne vitet e tmerit ne shqiperine e jugut njerez te pafajshem. Burra, gra femije te gjithe civile. Dhe ti perkulesh si gomare para atyre qe therren keta njerez. Imagjinoni te gjithe viktimat nuk ishin muslimane por edhe orthodoke shqiptare.
Prandaj moj gomare Korça shpori greket ne Republike Autonome te 10 dhjetorit 1916 dhe me pas ne 1919 u bashkua me Shqiperine.
Dhe meqe si Mrike ke qene edhe deputete e qarkut te Korçes duhet te dish te mesosh te nxesh (si thote edhe ideatori i rilindjes per arsimit Pellumb Karamuti) se kete komb e deshen e mbrojte e lane me gjak si te gjithe por veçmas orthodokset e Korçes.
Turp per ke kemi votuar.


http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/1 ... -kodhelin/

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#99

Post by Mollos » Wed Jan 15, 2014 6:08 pm

Image
Image
Image

User avatar
Aida Taullaj
Member
Member
Posts: 20
Joined: Tue Dec 17, 2013 7:28 pm
Gender: Female
Location: Mallakastër

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#100

Post by Aida Taullaj » Wed Jan 15, 2014 6:40 pm

Image

Në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të kryeministrit Edi Rama sot u postua një deklaratë e shkurtër mbi vizitën e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Greqi.

Postimi mbante titullin “GREQIA ALEAT DHE NË FUSHËN E MBROJTJES”, por nuk kanë kaluar as 15 minuta nga postimi, kur deklarata u fshi nga rrjeti social. Duke qenë se Rama i shfrytëzon edhe rrjetet sociale për të shprehur qëndrimet e tij zyrtare, madje ka zhvilluar edhe konferenca online me pyetje e përgjigje nga publiku e gazetarët, edhe në këtë rast, deklarata u përthith menjëherë nga mediat, por më pas u fshi, pa sqarime zyrtare.

Deklarata që u postua në faqen e “Facebook” të kryeministrit Edi Rama:

Image

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#101

Post by Phoenix » Wed Jan 15, 2014 8:26 pm

Aida Taullaj wrote:
Image
Ndoshta nga sqepi i shqiponjës në flamurin shqiptar!
Nuk e mësuan si nuk e mësuan se nga e ka dhe si e ka kokën shqiponja në flamurin shqiptar!
E njëjta gjë vlen edhe për shumë shqiptarë.

Image

GjoNi
Junior Member
Junior Member
Posts: 4
Joined: Fri Sep 13, 2013 2:55 am
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#102

Post by GjoNi » Thu Jan 16, 2014 6:42 am

Phoenix wrote:
Aida Taullaj wrote:
Image
Ndoshta nga sqepi i shqiponjës në flamurin shqiptar!
Nuk e mësuan si nuk e mësuan se nga e ka dhe si e ka kokën shqiponja në flamurin shqiptar!
E njëjta gjë vlen edhe për shumë shqiptarë.

Image

Injorim,poshterim, degjenerim.......... dhe historia vazhdon e perseritet si me ndyrsirat e krahut te majte ashtu si dhe me qelbesirat e krahut te djathte!!!

Te na rroja sa malet "Rilindja" me ne Krye Shokun Edvin Rama & Shoqet e tija!!




Image

Image

Ministri i Mbrojtjes sot , dje Ministri Jashtem i greqis.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#103

Post by Mallakastrioti » Sat Feb 01, 2014 9:29 pm

Perpara se EAM-i dhe ELAS-i grek (te majtet) te insistonin qe te keshtuquajtur "minoritare vorio-epirot", te cilet ishin shtetas shqiptar por qe benin pjese ne organizaten (famekeqe) MAVI/ΜΑΒΗ (Μέτωπο Απελευθέρωσης Βορείου Ηπείρου/Fronti Clirimtar i Vorio Epirit), organizate kjo qe si qellim kryesor kishte shkeputjen e Jugut te Shqiperise dhe bashkimin me Greqine, te inkuadroheshin ne Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar (Pakti i Konispolit i 10 gusht 1943), kishte provuar Napoleon Zerva dhe EDES-i qe kjo organizate te ishte nen mbikqyrjen e tyre.
Nje dokument ne ekskluzive,ne te cilin sillen fakte interesante.
Ne fillim te Marsit i vitit 1943, Napoleon Zerva nis drejt Tiranes nje te derguarin e tij . Ishte ky i derguari i Zerves i cili u takua me Abaz Kupin? Nuk e dime, por dime qe ekzistonin individe te rekrutuar prej Zerves, biles qe jetonin dhe vepronin ne Tirane.
Kreret e MAVI, te cilet ishin shtetas shqiptar, te keshtuquajtur grek vorio-epirot ,vijojne si me poshte (sipas ketij dokumenti):
1) Spiro Dashi prej Laboves.
2) Jorgo Tasho prej Leskovikut (Korçe)
3) Vasil Shahini prej Gjirokastres.
4) Anastas Kokeveshi prej Himares.
5) Iljaz Kosta prej Laboves.
---

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#104

Post by Mallakastrioti » Sun Feb 23, 2014 12:43 pm

Kico Mustaqi:
Në vitin 1991 , unë urdhërova fundosjes e anijes që transportonte emigrantë të në Itali.

Zoti Mustaqi. Doja të dija në lidhje me një urdhër që ju keni dhënë në kohën e ndërrimit të sistemeve kur donit të mbysnit në det një anije me njerëz të cilët emigronin në Itali. Çfarë të vërtete ka këtu brenda kur një gjë e tillë është trumbetuar shumë nga e djathta që erdhi më mbrapa në pushtet?
-----------------------------------
Është e vërtet se unë kam dhënë një urdhër që një anije të mbytej në det. E vërtet është edhe se anija ishte me njerëz. Po ashtu sipas urdhrit tim anija duhej të mbytej kur të kalonte në ngushticën e Sazanit. Por nuk është e vërtetë ajo që është folur se ai urdhër ishte i padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me një anije të Flotës Luftarake Detare, e cila ishte blerë me gjakun e këtij populli dhe oficerët që ky popull i kishte paguar dhe i kishte ushqyer për të mirëmbajtur këto anije, jo që i grabitën, por i dërguan në shtetin fqinj që ai ti rreshtonte në krah të anijeve të veta. Kupton se çfarë do të thotë të grabisësh pronën më të shenjtë të popullit tënd për të cilën ti ke mbaruar shkollën dhe ke një jetë që paguhesh. E pra, prandaj edhe unë po ju them me gojën plot. Po unë Kiço Mustaqi kam dhënë një urdhër që të mbytet një anije në det edhe kur ajo ishte me njerëz. Këtë urdhër nuk ma zbatuan oficerët, të cilët më vonë e trumbetuan se e kishin hallin te populli që ishte në anije. S'është e vërtetë se nuk e kishin hallin te populli tjetër, por te familjet e tyre që i kishin në anije. Dhe më vonë për këtë gjë kërkonin dekorata nga e djathta që erdhi në pushtet se i kishin shërbyer demokracisë. Epo ti shërbesh demokracisë se i grabit vendit tënd anijet këtë unë atëherë e dëgjova. Dhe për këtë ata u shpërblyen.
----------------------------------------
Kur ka ndodhur?
Ajo ka ndodhur aty nga viti 1991. Ishte koha e kataklizmosë shqiptare. Situata kishte dalë nga kontrolli. Konkretisht fundi i vitit 1990 dhe fillimi i vitit 1991 ishte koha që filloi hemorragjia e madhe e emigrimit, e cila qysh atëherë vuri në lëvizje industrinë e paligjshme të trafikimit klandestin të njerëzve. Nga toka dhe deti filloi një lëvizje masive e njerëzve. Ishin situata që të rrëqethnin.
-------------------------------------
Doja të dija zoti Mustaqi arsyen se përse ju rrëqethnin?
Jo më shumë për faktin që ata njerëz iknin, sesa arsyeja që ne arrinim të kuptonim varfërinë e madhe që kishte përfshirë në ato momente familjet shqiptare, aq sa nuk donin të dinin për rreziqet që ju kanoseshin në kufi, jo vetëm nga ushtarët e të dy palëve të shtetit fqinj dhe tonit pse jo, por edhe më shumë nga bandat hajdute dhe terroriste që filluan të vepronin për here e më me shumicë në kufi. Pra siç po të sqaroj jemi në situatat që shteti ishte inekzistent. Partia nuk komandonte më. Degët e punëve të brendshme në rrethe ishin paralizuar nga ofensiva masive, madje nuk do të gabohesha të thosha ato nuk funksiononin nga gjallërimi i menjëhershëm i elementit anarkist dhe destruktiv. Po kështu edhe strukturat e tjera të shtetit, duke filluar që nga komitetet ekzekutive dhe deri te drejtoritë e nivelit të dytë në rrethe.
Ju e pranoni apo deklaroni faktin se në atë moment kishte papunësi?
Është një statistikë e vërtetë që në vitin 1990 Vlora ka pasur deri 7000 të papunë, ndërsa Tirana mbi 20 mijë.
----------------------------
Meqenëse dolët te kjo pikë zoti Mustaqi, si e mendoni mënyrën e veprimit të shtetit, në kufi të drejtë apo të padrejtë?
-------------------------------------------
Dëgjo si qëndron puna. Ramiz Alia është deklaruar se ka përdor natyrën e dorës së fortë në kufi, pra duke përdorur të gjitha mënyrat për të ndalur eksodin e paligjshëm gjë që s'është e vërtetë, sepse po të ishte përdorur do të kishim absolutisht një situatë krejt ndryshe. Por ndryshe nga këto deklarata në atë moment ishte hequr neni për kalimin e paligjshëm të kufirit. Pra kishim një parapërgatitje. Por po do të dish mendimin tim, është se ajo forcë nuk duhej përdorur dhe se nuk mund të ndalej ai eksod masiv me forcë.
-----------------------------------------------
Në këtë situatë ndodhi grabitja e anijes luftarake?
Pikërisht në këtë gjendje depresive të të gjithë shoqërisë shqiptare pjesë e të cilës ishte edhe ajo ushtarake. Në ushtri të cilën e drejtoja unë si ministër i Mbrojtjes kishin mbërritur situata të paparashikuara. Çdo gjë mund të të dilte nga dora në çast, atëherë kur ti se mendoje fare. Shthurja e ushtrisë erdhi se ajo ishte mbështetur tek rezervistët popull dhe se fuqia nga ata iku pasi ata filluan eksodin dhe nuk i përgjigjeshin më asaj. Iku fuqia e partisë që ishte në drejtim dhe gjithçka tjetër që ishte në drejtim me konceptin e kohës që flasim. Gjithsesi ajo që unë dua të theksoj për opinionin e gjerë shqiptar, duke filluar që nga ju si gazetar se megjithëse erdhën situata të tilla të pakonceptueshme në ushtri me efektivat aktivë përfshirë këtu ushtarë dhe oficerë ne arritëm të ruanim karakterin e organizuar të saj. Me gjithë ngjarjet e jashtëzakonshme që ndodhën brenda saj, ne arritëm të kryenim detyra imediate duke ruajtur repartet, armatimin, objektet, mjetet etj, tej. Me këtë dua të them se ndjehem shumë krenar që unë kam qenë ministër i Mbrojtjes me një ushtri shumë të madhe në numër nga sa është sot, të cilën unë atëherë këtë sasi numerike e konsideroja të papërfillshme dhe kam arritur ta kem situatën në kontroll të rreptë dhe s'ndodhi ajo që i ndodhi shtetit në '97-ën. Kemi parasysh se ishte një ushtri e armatosur deri në dhëmbë dhe se bindjet politike po bënin punën e vet në revoltën, e cila mund të përfshinte në çdo çast të dy kahet e ushtarakëve dhe një shpërbërje e një shpërthim i brendshëm i saj mund të ndodhte më shumë atëherë, pasi kishe të bëje me përmbysje sistemesh se sa në ;97-ën. Pra, atëherë që kishim përmbysje nuk ndodhi ajo që ndodhi në '97-ën ku mund të mbahej shumë mirë situata po të mos ishin futur interesa të mëdha brenda forcave të armatosura, pasi nuk kishim përmbysje, por vetëm ndryshim force politike.
Le të kalojmë te ngjarja në fjalë, e cila më shqetëson në këtë subjekt, pasi dua ta trajtoj imtësisht.
----------------------------------
Si ka ndodhur në të vërtetë ajo skenë kur ju keni dhënë urdhër për mbytjen e anijes me njerëz?

Situata ka qenë ekstreme. Flitet për bazën detare të Pasha Limanit në Vlorë. Aty pati ngjarje shokuese. Një pjesë e efektivit të saj rrëmbeu një anije luftarake dhe u nisën drejt Italisë. Ishte një nga situatat më të tmerrshme që mund ti ndodhte ushtrisë. Më keq nuk ka ku të shkojë. Edhe si koncept është krejt e papranueshme që ata që ti i mbaje për të siguruar mbrojtjen e vendit nga jashtë të merrnin vetë anijen dhe jua dorëzonin atyre që të paktën në konceptin tonë ishin armiqtë e mundshëm. Kjo ishte një ngjarje që për kohën konsiderohej mëse alarmante. Informacioni i dërguar në ministri nga baza ka kaluar në situatë të jashtëzakonshme të gjithë ministrinë. Të gjithë ishin të hutuar. Nuk mund ta pranonte logjikisht askush. Pra fakti që në atë moment që erdhi informacioni anija sa kishte dalë nga reparti dhe kishte marrë drejtimin e ngushticës së Sazanit e bënte më impresionues momentin. Mbaj mend se komisar i saj në atë kohë ka qenë Halil Leli, që ndërkohë ishte anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, dhe Komandant ka qenë një Kuçana. Më duket se Muharrem Kuçana nga Tropoja.
-----------------------------------
U vutë në dijeni juve?
Ngjarja ishte e tillë që unë u vura në dijeni menjëherë. Tronditja ime i kapërceu kufijtë njerëzorë. Nuk ishim mësuar me fakte të tilla që vetë efektivi të na rrëmbente anijen luftarake dhe të ikte drejt shtetit fqinj. Kishim kaluar jetën dhe gjithë aftësitë tona mendore dhe fizike ua kishim kushtuar përgatitjeve dhe stërvitjeve dhe ja tani të vinte informacioni se oficerët e tu të kishin marrë anijen dhe po arratiseshin. O zot!. Edhe sot kur e mendoj nuk e besoj dot pavarësisht se të thashë gjithë ato që të thashë për gjendjen e rëndë ekonomike dhe për gjendjen e shtetit, por gjithsesi duhej të ngelej një sens patriotik qoftë edhe minimal te këta njerëz.
-------------------------------
Çfarë bëtë ju?
Menjëherë kërkova të më lidhnin me komandën e Flotës. U lidha me komandantin e saj dhe e pyeta se ku ndodhej saktësisht ajo anije e rrëmbyer. Komandanti më tha se nuk kishte hyrë akoma në ngushticën e Sazanit. E pyeta se çfarë mund të bënim. Ishim para mundësisë ekstreme. Anija nuk duhet të mbërrinte në Itali. Nga informacioni i Komandës së Flotës dhe nga konkluzioni që arritën njerëzit e stafit tim më të afërt konkluduam se dy ishin rrugëzgjidhjet e situatës. Ose anija të asgjësohej, ose të përmbytej. Vendimi im i menjëhershëm ishte përmbytja e saj.
-------------------------------
Nuk mund të kthehej?
Nuk bëhej fjalë, pasi të gjithë mendonim se ata që arritën të marrin brenda në flotë një anije luftarake pra t'ia rrëmbenin ushtrisë dhe të niseshin si emigrantë në shtetin fqinj bashkë me anijen nuk do ti bindeshin asnjë urdhri për tu ndalur. Kuptohej që ishte marrë çdo masë dhe e kishin ndarë mendjen. Kështu që e vetmja rrugë mbetej përmbytja e saj. Dhe kjo mund të bëhej kur të hynte në Gjirin e Korfuzit.
-----------------------------
Kishte njerëz brenda saj?
---------------------------
Kishte.
-------------------------
Po si do ta godisje?
Dëgjo. Sot mund të të duket disi paradoks, por duhet të mendosh për ato momente kur ndodh një hata e tillë dhe të marrin oficerët anijen dhe ikin me të në Itali. Atëherë edhe nëse ka të vdekur situata nuk të premton të kundërtën. Ja sot që mund të të duken gjasme demokratë mund të të lënë të grabitësh anijen dhe të ikësh diku në një shtet fqinj? Pra unë nuk zgjodha si alternativë atë të goditjes apo shpërthimit si të thuash, por atë të përmbytjes së anijes me qëllim që tu jepja mundësi njerëzve që edhe mund të shpëtonin.
-----------------------------------------
Dhe ku menduat ta realizonit këtë përmbysje të anijes sipas planit tuaj?
Kur të hynte në Kanalin e Sazanit. Aty do të ndërprisnim lëvizjen e mëtejshme të saj dhe do ta përmbysnim.
---------------------------------------------
Pra, edhe mund të kishte njerëz që nuk do të shpëtonin?
Ore, por unë të flas për situatë të jashtëzakonshme kur marrin mjetet e shtetit ti më thua se mund të ketë jetë të humbura. Një ministër nga natyra personale mund të jetë shumë sentimental, por kur flet në emër të të gjithë popullit gjen rrugën që është sa më e leverdishme për interesat e atdheut. Pavarësisht se tani dënojnë çdo veprim që mund të kemi bërë ne atëherë se e konsiderojnë të tepërt, ndërkohë që kemi zbatuar ligjet dhe madje ata që nuk kanë zbatuar urdhrat tona i kanë shpërblyer më mbrapa.
-------------------------------------------
Pse e thoni këtë?
Sepse neve kritikohemi kur s'kemi vrarë në atë kohë pavarësisht se shkelej ligji përditë, ndërkohë që tashmë një protestë bëhet para Kryeministrisë dhe vriten njerëz. Si mund të mos jepja një urdhër të tillë, pavarësisht se ai nuk u zbatua.
Pse?
Komanda e Flotës kërkoi që urdhrin ta lëshoja me shkrim.
Po ju e dërguat edhe me shkrim një urdhër të tillë?
Patjetër. Madje i deklaroj publikisht ato urdhra që kam dhënë. Unë nuk ruaja bazën dhe anijen time, por djersën dhe gjakun e popullit. Pavarësisht se ata e graduan më mbrapa komandantin që nuk zbatoi urdhrin tim. Kur nuk zbatohet urdhri aq më shumë kur flitet se ka të bëjë me interesa madhore të popullit ai duhet ndëshkuar nga kushdo qeveri qoftë.
---------------------------------------------
Kush ishte komandant thatë?
Komisar të thashë se ishte një Halil Leli. Komandant ishte një Kuçana nga Tropoja. Më duket se quhej Muharrem. Pra, Muharrem Kuçana. Halil Leli ishte edhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë gjë që ta përmenda edhe më lart. Më mbrapa unë mësova se në atë anije ishte familja e komisarit Halil Leli. Por duhet të kenë qenë edhe familjarët e oficerëve të tjerë se nuk kishte si shpjegohej ajo dalje e vrullshme e anijes në atë formë.
----------------------------------------------
Por ata nuk ta zbatuan urdhrin dhe ju si vepruat?
Ta thashë një herë që më kërkuan urdhrin me shkrim. Atëherë urdhërova të më përgatisnin urdhrin dhe e firmosa menjëherë. Këtë urdhër e dërguan në çast me radiogram. Por urdhri nuk u zbatua dhe anija eci e qetë, duke u ankoruar pranë flotës detare të Italisë.
---------------------------------------
Çfarë bëtë?
Të nesërmen e kësaj ngjarje firmosa urdhrin për çmobilizimin e dy ushtarakëve të Flotës Halil Leli dhe Muharrem Kuçana. Por kjo gjë shkaktoi zemëratë të thellë në të gjithë qytetin e Vlorës, pasi ata ishin të njohur dhe me taraf të madh aty, ndërkohë që njerëzve u interesante liberalizimi i flotës detare se u duheshin anijet. Gjithsesi, duke parë ngarkesat negative që shkaktoi urdhri i çmobilizimit të tyre vendosa ta revokoj atë dhe të bëj një tjetër gjë që ata të shkarkoheshin nga detyra e komandantit dhe komisarit, por të mbeteshin në ushtri gjë që solli përplasjen tjetër me shtabin e përgjithshëm që nuk ishte dakord me tërheqjen time të dytë, duke arsyetuar se ata ishin ushtarakë dhe nuk kishin zbatuar një detyrë gjë që s'mund të rrinin në ushtri. Dhe kishin të drejtë.
--------------------------------------------
I thërritët?
I thërritëm, por shtabi i përgjithshëm nuk ishte dakord me urdhrin e dytë. Ata donin të çmobilizoheshin dhe e merrnin këtë si liberalizëm timin kështu që të ma hidhnin fajin mua. Por edhe me urdhrin e dytë nuk ishte dakord Halil Leli, i cili donte të rrinte komisar siç ishte dmth pa i hyrë gjemb në këmbë. Ndërsa Kuçana u tregua më i ashpër dhe nuk mbahej fare. Kuptova se ishte lidhur mirë me ata të PD-së se s'kishte si shpjegohej që i vinte gjithë ai frymëzim. Megjithatë kjo u vërtetua pak kohë më mbrapa në '92-shin kur PD-ja erdhi në pushtet kur ai i u emërua komandant flote. Kjo gjë më çuditi shumë se pavarësisht se kishin kontribute politike duhej parë edhe mënyra e zbatimit të detyrave kushtetuese të tyre dhe jo të mburren se s'kanë zbatuar urdhrin tim.
------------------------------------------
Çfarë bëtë me anijen që shkoi në Itali?
Atëherë nëpërmjet ministrisë së Jashtme i kërkuam Qeverisë italiane që të rikthente në Shqipëri edhe njerëzit edhe anijen. Pas shumë peripecish dhe kërkesash mundëm që shumë më vonë që mund të jetë rreth një vit më mbrapa mundëm të kthenim vetëm anijen.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ky kriminel jo-shqiptar flet ne emer te popullit? Populli mori gjakun e tij dhe kerkoi te arratisej prej ketyre krimineleve. Keshtu pra Z. Mustaqi, mos harroni se ishit pikerisht ju qe u rekrutuat prej grekeve dhe kerkonit shkeputjen e Shqiperise se Jugut, apo e harruat? Kur nuk ia arritet u katandiset si gjithe renegatet e tjere, punetore hamall ne Greqine tuaj te dashur!

Gazeta "Stohos", data 2 Mars 1997

"Oficerë vorioperiotë, i drejtojnë kryengritësit Kiço Mustaqit, ish-Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë me kërkesën që të ngrihet flamuri grek në jug të Shqipërisë dhe të shpallet autonomia në Himarë e Tepelenë. Shtabi i andartëve të Epirit të veriut, bën këtë thirrje: "Tani të shpallim autonominë në Jug të Shqipërisë, mos na tradhtoni prapë". Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, me thirrjen e autonomistëve grekë për Epirin e Veriut dhe me kërkesën: Gati ushtria jonë të ndërhyjë! Flamuri grek i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë e Tepelenë. Ngritja e flamurit çlirimtar vetëm 15 ditë pas përvjetorit të shpalljes së autonomisë (17 Shkurt 1914) u shoqërua nga thirrjet e shtabit drejtues të andartëve të Epirit të Veriut, të cilët ftojnë helenizmin, që të mbështesë veprimet e autonomistëve. Oficerët tanë vorio-epirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Oficerët tanë vorio-epirotë janë të përgatitur për këtë gjendje. Ushtria jonë ndodhet në Sarandë e Gjirokastër, janë gati planet, kjo është kërkesë e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!"
- See more at: http://www.sot.com.al/.../mediat-dhe-sh ... ek-n%C3%AB...
Image

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#105

Post by Mollos » Thu Mar 27, 2014 4:38 pm


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”