"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#16

Post by Socio » Sat Jun 12, 2010 7:46 pm

Image
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#17

Post by Arbëri » Mon Mar 07, 2011 8:00 pm

Bollano: Himara, prej shekujsh greke dhe autonome
-eek-


Jo vetëm tani, por edhe historia e Himarës sipas Vasil Bollanos, flet për një krahinë autonome greke, e cila u ka mbijetuar të gjitha luftërave si të krishterë ortodoksë grekë.

Bashkia e Himarës ka hapur së fundi një faqe online në internet ku fillimisht shkruhet Republika e Shqipërisë dhe më pas Bashkia Himarë, por teksa lexon historikun e Himarës të bie lehtësisht në sy se banorët e saj jo vetëm që janë ndjerë grekë, por kanë krijuar edhe një Konfederatë Autonome.

“Tridhjetë e tre fshatra të Himarës me ndërgjegje kombëtare Greke krijuan Konfederatën Autonome të Qeravneve, të vetëqeverisur dhe të zhveshur nga çdo lloj takse, të perjashtuar nga thirrja nen arme nga ana e Turqve, me sistemin vendor të drejtësisë dhe me të drejtën e mbajtjes së armëve në të gjithë Epirin. Himara i mbajti këto privilegje me shekuj. Me gjithë këto privilegje dhe autonominë esenciale që fitoi, Himara vazhdoi të luftoje kundër turqve gjatë gjithë kohës se sundimit turk. Nuk ekziston asnje kryengritje ose lufte në të cilën Himara të mos ketë marrë pjesë”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj bashkie kur flitet për historikun.

Më poshtë po japim të plotë atë çka shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës

Ne vitet 1780, ne Himare vajti Shen Kozmai nga Etolia, qe u rekomadoi banoreve te ndertojne shkolla dhe jo shume kisha. Ne ate kohe Himara kishte shume kisha (nje ose me teper per çdo shenjtor). Himariotet degjuan keshillat e Shen Kozmait dhe ndertuan shkollen, qe mori emer si shkolla Akrokeravnike e Himares. Me vone, afer shkolles u ndertua dhe kisha madheshtore e Gjitheshenjtoreve, ku nderohen te gjithe shenjtoret bashkarisht. Ne te njejten kohe u ndertuan shkollat ne fshatrat Vuno, Dhermi, Qeparo, Piqerni, Shen Vasili dhe Lekursi.
Pasanike himariote vune fonde ne dispozicion per mirembajtjen e shkollave. Me pas, vijne vitet e sundimit te Ali Pashait ne Janine. Kane qene vite te veshtira. Ali Pasha perpiqet me te gjitha menyrat te zaptoje Himaren. Duke e rrethuar, e shtrengon gjithmone e me shume rrethin, zaptoi e shkaterroi fshatra te Himares, internoi shume banore ne Sallaora (afer Artes), ndertoi keshtjellen e Panormit mbi germadhat e nje keshtjelle te vjeter dhe ndertesa te tjera, per te kontrolluar himariotet.

Me 1821, shpertheu kryengritja e madhe greke. Himariotet jane kudo ne radhet e para te kesaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin ne Moldavi, Spiro Spiromilo ne Valto, Mesollongji, ne Faliro, te tjere himariote si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan ne kete lufte.
Me 5 Nentor 1912, Majori Himariot Spiro Spiromilios zbarkoi ne Himare dhe e çliroi ate, ne krye te himarioteve vullnetare. Pas disa dites, ai çliroi gjithe fshatrat.

Me 9 Shkurt 1914, himariotet kundershtuan planet e fuqive te medha per ti perfshire brenda kufijve te shtetit Shqiptar. Deri ne vitin 1921, Himara gjendet ne disa stade: autonome, me komande greke, e zaptuar nga forcat ushtarake italiane dhe perseri autonome. Gjate luftes italo-greke te viteve 1940-41, ne krahinen e Himares u zhvilluan shume beteja. Me 22 Dhjetor 1940, ushtria greke hyn ne Himare dhe banoret e priten me entuziazem dhe ne menyre festive.

Me 1945, Himariotet nuk pranuan te marrin pjese ne zgjedhjet per te ligjeruar regjimin e Enver Hoxhes. Atehere, shume himariote u arrestuan dhe kryetari i kesaj levizjeje Andreas Dhimas u varros i gjalle. Ky regjim mbylli shkollat greke, si shkollen e Akroqeravneve dhe u hoqi himarioteve çdo te drejte minoritare. /Start/
http://www.albeu.com/kryetitull/bollano ... ome/31269/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#18

Post by Mallakastrioti » Mon Mar 07, 2011 8:45 pm

Me 1821, shpertheu kryengritja e madhe greke. Himariotet jane kudo ne radhet e para te kesaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin ne Moldavi, Spiro Spiromilo ne Valto, Mesollongji, ne Faliro, te tjere himariote si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan ne kete lufte.
Mbiemrat e disa ZAGAREVE shqiptaro-vlleh me siper tregojne sa "grek" jane ne aspektin etnik, sikurse keta te sotmit, por burrat shqiptar te asaj krahine kane treguar cilet ishin dhe nuk mund ta nderrojne historine disa ardhacake VLLEH nga Mokra dhe Vidhkuqi i Korçes (vendosur aty para 200-vjetesh):

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#19

Post by Arbëri » Mon Mar 07, 2011 9:10 pm

Më poshtë po japim të plotë atë çka shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës

Ne vitet 1780, ne Himare vajti Shen Kozmai nga Etolia, qe u rekomadoi banoreve te ndertojne shkolla dhe jo shume kisha. Ne ate kohe Himara kishte shume kisha (nje ose me teper per çdo shenjtor). Himariotet degjuan keshillat e Shen Kozmait dhe ndertuan shkollen, qe mori emer si shkolla Akrokeravnike e Himares. Me vone, afer shkolles u ndertua dhe kisha madheshtore e Gjitheshenjtoreve, ku nderohen te gjithe shenjtoret bashkarisht. Ne te njejten kohe u ndertuan shkollat ne fshatrat Vuno, Dhermi, Qeparo, Piqerni, Shen Vasili dhe Lekursi.
Shen Kozmai "profeti" qe i sherbente djallit e jo Zotit :

Shën Kozmai, profeti antishqiptar

Sipas tij, duhej braktisur shqipja e duhej mësuar të
flitej e shkruhej vetëm
greqisht


Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779, Patrikana Ekumenike
dërgoi në vendin tonë
Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer
studimet në Malin e
Shenjtë, Athos. Klerikët grekë, para se të vinin në
vendin tonë, shpesh
mësonin se si t'i kryenin shërbesat fetare në
manastiret e atij mali.
Misioni i Kozma Etolianit ishte sa delikat, aq edhe i
rëndësishëm. Ai vinte
në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin që të
krishterët ortodoksë
shqiptarë t'i kthente në grekë. Kozma Etoliani
predikoi në Shqipërinë e
Poshtme (Epir), Thesali, Maqedoni etj. Ai kërkonte që
në Shqipërinë e Jugut
të përbuzej dhe të braktisej shqipja dhe në vend të
saj të flitej dhe të
shkruhej vetëm greqisht.

N.Tomadakis, profesor në Universitetin e Athinës,
thekson: "Misionari i
madh, Kozma Etoliani, punoi për fuqizimin e fesë së
krishterë dhe për
përparimin e arsimit në territorin e Vorio Epirit, ai
ra martir për epirotët
e veriut dhe për kombin tonë". Është për të vënë në
dukje se historiani
K.Amantos, anëtar i Akademisë së Athinës dhe profesor
i Universitetit,
pohon: "Legjendari Kozma Etoliani punoi më shumë se
kushdo për krishtërimin
dhe shkollat… Ai qe ndër dëshmorët e parë që ra për
helenizmin e të
krishterëve të Epirit të Veriut". Po ashtu, në librin
"Vendet greke në
histori, Epirus, analizë dhe histori greke", me botues
të përgjithshëm
anëtarin e Akademisë së Athinës, M.B. Sakelariou,
Athinë, 1997, fq. 317,
pohohet: "Përmes punës së tij, Kozma Etoliani dëshmoi
vetëm se ishte zëri më
autentik i kombit grek gjatë periudhës së pushtimit
osman". Këtë "shenjtor"
akademiku në fjalë e quan "martir të kauzës së kombit
të tij grek, një nga
figurat më të ndritura, i cili punoi me të gjitha
forcat e tij për
përgatitjen e rilindjes së kombit grek".

Vasil Krapsiti në "Historia e Paramithise", kapitulli
III, flet për
veprimtarinë e Shën Kozmait. Ky historian grek i
ditëve tona, në faqen 37 të
këtij libri, Shën Kozmanë e quan "shpëtimtar të etnisë
greke në hapësirën e
Thesprotisë". Ndërmjet të tjerash, ai na thotë: "Ky
apostull i krishtërimit,
kudo që shkonte në Epir vendoste kryqe dhe ishte
luftëtar i flaktë i fesë së
krishterë dhe i helenizmit". Sipas këtij autori,
merita më e madhe e tij
ishte hapja e shkollave greke. Kështu, "Shën Kozma
Etoliani 'zgjonte'
ndërgjegjen etnike të helenëve të skllavëruar, duke
ngritur shkëmbinj
rezistence për grekët".

Po e citojmë këtë autor, i cili na përmend fjalët e
Shën Kozmait të thëna në
mbledhjen e Shën Donatos (Paramithi): "Le t'i
shmangemi, vëllezërit e mi,
mendjemadhësisë, që është krijesa e parë e shejtanit
dhe rruga që të çon në
katastrofë, prandaj duhet të jeni kokulur; kokultësia
është rruga e
engjëjve, ajo të çon në parajsë".

Suliotët u tronditën kur dëgjuan këto fjalë të tij,
madje disa u egërsuan.
Atëherë Kozmai u tha: "Më vjen keq për ju, për
kryelartësinë që kini". Dhe
duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të
ashpra: "Këmba ime këtu nuk
do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që
bëni, do të shpërbëheni".

Më vonë, duke parë armët e suliotëve të varura nëpër
pemë, Kozma Etoliani u
tha atyre me mllef e cinizëm: "Kjo kokëfortësi që keni
do t'ju marrë në
qafë. Në ato degë që ju sot varni jataganët, do të
vijë një ditë që jevgjit
të varin sazet e tyre".

Autori i "Historisë së Paramithisë" shkruan edhe se
"puna e Shën Kozmait me
Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike. Ai u
përpoq që t'i bindte
suliotët të largoheshin nga çdo veprim i armatosur".
Mirëpo suliotët nuk e
dëgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisën
traditat e tyre, ndaj dhe
fituan pavdekësinë.

Suliotët ishin shqiptarë dhe nuk ishin etni greke.
Hobhausi na thotë se
suliotët i zhvillonin luftërat sipas mënyrës
shqiptare. Po kështu edhe Liku
e quante Sulin vend shqiptar, ndërsa Pukëvili ndarjen
e suliotëve në fara e
quante zakon mbarëshqiptar. "Në Sul, çështjet
gjyqësore, na thotë Liku,
rregulloheshin në atë mënyrë si në të gjithë
Shqipërinë". Suliotët ishin të
krishterë. Dihet se Foto Xhavella qe vëllam me Ismail
Pronjën e Paramithisë,
kurse Marko Boçari shkroi një fjalor me qëllim që
shqiptarët të mësonin
greqisht. Edhe Napolon Bonaparti u detyrua t'ia heqë
komandantin grek
regjimentit shqiptar në shërbim të Francës, në të
cilin pjesa dërrmuese
ishin suliotë, sepse ata nuk pranonin të kishin në
krye të tyre komandant
grek.

Lind pyetja: Cili është krishtërimi i Shën Kozmait?

Më së pari do të bëjmë të ditur kuptimin e fjalës "i
shenjtë". Shenjtor
shpallet një person që i qëndron besnik i mësimeve të
Krishtit dhe kishës së
Tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale
ose universale. I
shenjtë është besniku i kishës ortodokse, i denjë për
nderim dhe format e
kultit lejohen për atë që shpallet i shenjtë.
Shenjtorit i bënin një sërë
nderesh si për shembull: i kujtohet emri në lutjet, me
emrin e tij mund të
emërohen kisha, mund t'i ekspozohet trupi në altar.
Ai, gjithashtu, mund të
deklarohet një shenjt mbrojtës i një qyteti ose i një
vendi.

Shën Kozmai predikoi në shumë vende të Shqipërisë, që
nga Suli e gjer në
Krujë. Më poshtë po botojmë një faksimil të marrë nga
dorëshkrimet e tij dhe
të botuar nga Georges Freris, marrë nga "Pasqyrë
historike e letërsisë",
revista "Agora", Janinë, 1984, fq.20
(A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta
Balkania, Janinë 1988, fq.35).


Kështu foli Shën Kozmai:

" ...Fëmijët tuaj të mësojnë greqisht..."


"Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se
kisha jonë është
greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk
mund të kuptosh ato që
thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë
greke në vendin tënd
se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë,
burrë apo grua, që më
premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të
ngrihet në këmbë dhe
të ma thotë këtu. Unë do t'i marr atij të gjitha
mëkatet në qafën time, që
nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t'i porosit
të gjithë të
krishterët që t'i flasin dhe do t'i shlyej të gjitha
mëkatet. Ai nuk do ta
gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra".
(Predikimi 7 drejtuar
shqiptarëve të Epirit)

Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët
dhe sidomos fëmijët dhe
të rinjtë shqiptarë ortodoksë, që të mësonin greqisht,
sepse kisha
ortodokse, sipas tij, është greke dhe ajo nuk mund të
bëhej kurrë shqiptare.

Sa në kundërshtim bien këto fjalë të tij me Jezu
Krishtin, i cili i çoi
apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të
krishterë në popujt e
ndryshëm të globit, por në asnjë mënyrë që këta popuj
të ktheheshin në
grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: "Shkoni e
bëni dishepuj nga të
gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të
Birit e të Shpirtit të
Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat
që unë ju kam
urdhëruar!" (Mateus 28:19)

Krishtërimi i Shën Kozmait nuk ishte krishtërimi i
Jezu Krishtit, por një
krishtërim i sajuar nga Patrikana e Stambollit, një
krishtërim krejtësisht i
veçantë, aspak ndërkombëtar dhe qiellor, pra, larg
atij që ka predikuar
Krishti. Ky lloj antikrishtërimi, që flet në emër të
krishtërimit, ka për
Ungjill shovinizmin grek.

Shën Kozmai na thotë se "raca shqiptare është greke".
Me këto fjalë Shën
Kozmai gënjen përsëri. Ja një përgjigje shkencore që e
hedh poshtë këtë
sajesë shoviniste: antropologu me famë botërore,
Pitardi, në librin e tij
"Historia e racave njerëzore", kur flet për racën tonë
thotë: "Është e
vështirë të gjesh një popull ku tiparet antropologjike
të jenë më të qarta",
ndërkohë që për Greqinë ai pohon po në këtë libër se
"ajo është pasqyrë e
popujve të Ballkanit". Këtë gjykim të Pitardit mbi
racën shqiptare e
pranojnë shumë antropologë të tjerë, që kanë bërë
matje mbi të gjallë e mbi
të vdekur në Greqi e Shqipëri.

Ky "shenjtor" theksonte me të madhe se "atë shqiptar
që nuk do të fliste
shqip në Shqipërinë e Jugut do ta bënte të lumtur sa
të ishte zot i mijëra
parave".

Është pra Shën Kozmai ai që, megjithëse "shenjtor", na
thotë këto gjepura.
Ai i këshillon të krishterët që të mos preferojnë
pazaret e çifutëve. Shpesh
herë Kozma Etoliani na bën të qeshim me fjalët e tij.
Po japim një nga
thëniet e tij:

"Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës.
Sepse në atë raki çifutët
lajnë të vdekurit e tyre që t'ju ndotin juve. Çifutët
janë pogromet e
antikrishtit". "Mos blini te çifutët". Parulla të
tilla të çmendura
antisemite do të konkurronin edhe nazizmin e Hitlerit
të viteve '30-të, kur
në vitrinat e dyqaneve të çifutëve skuadrat e SS-ve
shkruanin "Kauft nicht
bei Juden" (Mos blini te çifutët). Por "i shenjti"
Kozma nuk u ndal këtu në
çmendurinë e tij antisemite. Ai është i vetmi prift,
që në mënyrë të hapur
ka nxitur pogromet antiçifute.

Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe
atje i këshilloi
beratasit që të bëjnë pazar të shtunën (sepse çifutët
atë ditë e kanë
pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio
Epirit, të mos bëjë
pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për
shkak të urrejtjes
ndaj çifutëve, arriti t'u ndërrojë beratasve edhe
ditën e pazarit.

Në Samarinë pjesa më e madhe e popullsisë ishte
vllahe. Ai u fliste vllehve
kundër gjuhës së tyre. Shën Kozmai u thoshte atyre se
"Perëndia e
konsideronte veten të fyer kur dëgjonte lutje ose
lavde në gjuhën vllahe. Që
Perëndia të dëgjojë lutjen e besimtarëve ortodoksë,
ata duhet t'i bëjnë ato
në greqisht", thoshte ky predikues shoven. Le të
shohim ç'thotë më tej Kozma
Etoliani për gjuhën vllahe, citojmë: "Perëndia kur
flet me engjëjt, flet në
gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit, përdor gjuhën
vllahe" (arkivi qendror
i shtetit rumun).

Absurditete të tilla njihen plot te Shën Kozmai.
Njerëzit vdesin,
eksperienca e marrë në shkollë ruhet e transmetohet
brez pas brezi. Shën
Kozmai kërkonte që të transmetoheshin brez pas brezi
vetëm mësimet e marra
në shkollat greke. Sipas tij, duhej që shqiptari i
Shqipërisë jugore ta
ndjente veten grek medoemos. Një nga historianët më me
zë të Greqisë së
sotme, Dr.Vakalopullos, në "Historinë e helenizmit të
ri" vëllimi 4, fq.442,
shprehet kështu për Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymën
e ngjarjeve dhe vulosi
me kristianizmin e tij dukuritë shoqërore dhe
kombëtare (greke - Sh. D.),
veçanërisht në Shqipërinë jugore dhe Epir". Me të
drejtë rilindësit tanë
lëshuan thirrjen patetike: "Jashtë gjuha greke nga
shkollat tona, nga kishat
tona". Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr.
9, fq .4, shkruan për
figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: "Prifti
duhet të jetë sjellës i
vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij
të dashurisë. Këtu, në
Shqipëri, në shumicën e rasteve, ai i shërben
prindvrasjes, ai është despot
dhe më tiran se vetë pushtuesi. Ai, me armën tejet të
fuqishme të fesë, në
vend që të ndriçojë masat me gjuhën e shenjtë dhe me
dashuri për atdheun,
është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe
paragjykimeve. Ai
është bërë një instrument i verbër i një politike
antipatriotike. Prifti
është një dhelpër greke, që emrin e atdheut e ka
zëvendësuar me atë të
Greqisë. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkët
vrasëse kanë zënë vend në
kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu
Krishtit". (sqarim:
artikullshkruesi në këtë artikull e ka fjalën për
priftërinjtë grekë në
Shqipërinë e Jugut - Sh. D.).

Në predikën e parë, Shën Kozmai thekson: "Të gjitha
fetë e botës janë
mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe
e shenjtë" (Predikimi
1). Të vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi
Janullatos është anëtar nderi
i shoqatës "Miqtë e Shën Kozmait" dhe se ky "shenjtor"
bën pjesë në
kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë. Vlen të mbahet mend
dhe të mos harrohet shprehja e antishqiptarit të
tërbuar Sebastianos,
ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shën
Kozmain "dishepull të
vërtetë të Krishtit" (!) Sot në Shqipëri ndërtohen
kisha dhe për fat të keq,
ndonjë kishe i vihet emri i Shën Kozmait, këtij
antishqiptari të tërbuar.
Ndërkaq Faik Konica vazhdon të thërrasë nga varri: "Ka
15 vjet që po bërtas:
Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes na bëri lodër
të grekëve".


Për Vasil Krapsitin, Shën Kozmai ishte luftëtar i
helenizmit. Po kështu dhe
për historianët e tjerë grekë, që kanë nostalgji dhe
kërkojnë të rikthejnë
Perandorinë Bizantine.

Duke studiuar veprimtarinë e gjithanshme të tij,
kushdo del me përfundimin:
nëse shenjtorët janë simbole të dashurisë e të
humanizmit, Kozma Etolianin
nuk e lidh asgjë me ta, sepse ky klerik grek ishte
thjesht një emisar
politik i shovinizmit grek dhe erdhi në Shqipëri për
të mbjellë përçarjen
dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar
totalisht ortodoksët
shqiptarë.

Për "shenjtërinë" e Shën Kozmait, me të drejtë prof.
Pëllumb Xhufi shkruan:
"Me gjithë meritat e tij të padyshimta në favor të
'helenizmit', kisha greke
u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolit,
gjë që ndodhi në fund
të viteve '20-të të shekullit XX. Pasi kishin dështuar
për ta marrë të
ashtuquajturin Vorio-Epir me luftë, apo me marifete
politike, qarqet
nacional-klerike greke vendosën të shpallin 'luftën e
shenjtë' për
Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait".

Është për të theksuar se akademiku Kristo Frashëri,
për "shenjtorin" e
lartpërmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm
një misionar i
ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë historianët
e sotëm grekë, mbi të
gjitha një flamurtar i flaktë i helenizmit". (Gazeta
"Korrieri" Nr. 292, 8
Dhjetor 2004).

Për manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, historiani
Pëllumb Xhufi është i
mendimit se manastiri i tij në Kolkondas, i një
antishqiptari të tillë, u
ndërtua nga Ali Pashë Tepelena. Po kështu, prof. Xhufi
na bën të ditur:
"Mjafton që rajatë të rrinin urtë dhe t'u paguanin
detyrimet feudalëve,
sepse Shën Kozmai nuk ua kursente ndihmën me
predikimet e tij. Nga një
logjikë e tillë dritëshkurtër nuk shpëtoi dot as Ali
Pashë Tepelena". ("Dita
informacion", gusht 1996).

Gazeta "Ngjallja", organ i Kishës Ortodokse Autoqefale
të Shqipërisë, në
numrin e saj 8 (163), të gushtit 2006, në një artikull
kushtuar Shën
Kozmait, midis të tjerash citon: "... prania e tij në
jetën e përditshme të
besimtarëve nëpërmjet lutjeve që i drejtohen shenjtit,
rrëfimit të "bëmave"
e profecive të tij e deri tek emri i bekuar Kozma, që
mbajnë qindra e qindra
vetë të të gjitha moshave". I bëjmë të ditur
artikullshkruesit se vëllezërit
tanë ortodoksë nuk kanë të pranishëm në jetën e
përditshme Shën Kozmanë,
flamurin e flaktë të helenizmit, pasi emri Kozma ka
ekzistuar qindra vjet
para të vinte Kozma Etoliani, siç është rasti i
shenjtorëve të nderuar,
vëllezërve Kozma dhe Damiani, të martirizuar në vitin
287, në kohën e
Perandorit Dioklecian në qytetin Çiri të Antiokisë.
Për nder të tyre
arbëreshët e Italisë emëruan Komunën San Cosmo
Albanese (Shën Kozma
Shqiptari). Duke rendur pas asaj logjike të zymtë,
nxjerrim si përfundim që
s'ekziston asnjë lidhje ndërmjet Josif Stalinit dhe
Shën Josifit dhe çdo
Josifi tjetër që gjendet në botë.

Shën Kozmai është pararendës i helenizmit. Kjo është
treguar qartë në letrën
që "i shenjti" i dërgoi vëllait të tij, Hrisantosit,
pak muaj para
"martirizimit të tij", ku numëronte shkollat që ai
vetë kishte ngritur dhe
thoshte: "Unë kam parë 30 provinca dhe kam ngritur
dhjetë shkolla greke e
200 të tjera për arsimin fillor, ...". Dhe pjesa më e
madhe e këtyre
shkollave ishin në "Epirin e Veriut". Ishin të gjitha
shkolla greke dhe një
fakt i tillë e bën Kozma Etolianin padyshim një
pararendës të helenizmit,
por jo aspak një promotor të arsimit tonë kombëtar,
siç është shprehur
badjava ndonjë adhurues shqiptar i tij.

E shohim të arsyeshme të shpjegojmë termin "helenizëm"
për t'ua bërë të
qartë lexuesve. Për këtë po citojmë Svoronosin:
"Helenizmi është tërësia e
grekëve të ndërgjegjësuar" (N. Svoronos "Historia e
Greqisë së Re", shtypi
Universitar i Francës, Paris 1964"). Sipas
enciklopedisë së madhe greke,
"Pirsu", vëll.11, fq.167, te zëri "Helenizëm" thuhet:
"Helenizëm është
prania kudo e grekëve, e racës dhe e jetës së tyre
gjatë gjithë epokave";
kurse G. S. Frangulis, në veprën e tij "Helenizmi
kundër Lindjes dhe
Perëndimit" pohon: "Helenizmi kishtar është po aq i
lavdishëm sa ai etnik".
Ai krijoi helenizmin modern, i cili prej më shumë se
një shekulli rivendikon
restaurimin kombëtar dhe lirinë e tij".


SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

Sun Çu, me traktatin "Arti i luftës", vepër e shkruar
dymijë e pesëqind vjet
më parë, ushtroi një ndikim të madh në politikanët dhe
ushtarakët e Lindjes
dhe më vonë të Perëndimit. Në këtë vepër, autori i
sipërpërmendur, rolin e
spiunëve në kohë lufte e paraqet kështu: "Në fakt,
spiunët janë elementi më
i rëndësishëm në luftë, sepse prej tyre varet suksesi
i veprimeve ushtarake,
shkathtësia e lëvizjeve të ushtrisë" (Sun Çu, "Arti i
luftës" nën kujdesin e
Aleksandër Kornelit, Napoli 1988, f.135).

Tomson dhe Padovek pohojnë: "Spiunazhi dhe korrupsioni
kanë luajtur në
historinë e botës një rol tejet më të rëndësishëm se
sa besohet në
përgjithësi", ndërsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e
ndryshon rrënjësisht
rrjedhën e historisë, por ndodh që ndërron thellësisht
ngjarjet". (I. P.
Alem, "Spiunazh dhe kundërspiunazh", ESI, Napoli 1984
(botime franceze,
shtypi universitar i Francës, Paris, 1980, f. 12-13).

Duhet vënë në dukje se veshja e klerikut, siç thekson
Bely, favorizon
anonimatin dhe fshin origjinën shoqërore dhe
gjeografike të tij. Citojmë dy
paragrafë të marrë nga libri "Shërbimet e fshehta të
Venedikut", ku flitet
për Kozma Etolianin:

"Xhovani Momiti, thënë ndryshe Palatino, një
ish-berber nga Napoli, pasi
kaloi pak kohë në Moskë, Petersburg dhe Vjenë, arriti
të bëhet agjent sekret
i admiralit rus, Orlov. Ai kërkon t'i bindë
nënshtetasit venedikas për
kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtëqind
familjeve venedikase për
t'u vendosur në Akuilea. Agjentë të ndryshëm sekretë
venedikas, midis të
cilëve vetë Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri më 9
qershor 1777, ditë në të
cilën proveditori i përgjithshëm i detit porosit
oficerin Franko Xonxa që
t'i shkaktojë vdekjen në atë mënyrë që ajo të duket e
rastësishme. Mendohet
se do ta gjejë në ishullin e Qefalonisë gjatë
predikimeve të misionarit grek
Kozma, që do t'i flasë si Mesia i ri një turme prej
pesëmbëdhjetëmijë
fanatikësh që e ndjekin nga fshati në fshat. Projekti
është edhe më
ambicioz: të eliminojë në një kohë dhe këtë havale,
"profet fals", që bredh
duke nxitur nënshtetasit grekë të shpërngulen në
Akuiela, por qoftë
Palatini, edhe Kozmai, dyshojnë se ndiqen nga agjentët
sekretë venedikas dhe
ndërmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpëtojnë atentateve
të ndryshme". (Paolo
Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004,
fq.341).

Vijojmë më tej: "Në marsin e vitit 1779, fanatiku
klerik Kozma predikoi si
një Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpërndau një
broshurë në greqisht mbi
privilegjet që u jepeshin nga Maria Tereza atyre që
emigronin në trojet
austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

Duhet vënë në dukje se këto shpërngulje bëheshin në
favor të Rusisë. Më 1788
na bëhet e ditur se në të njëjtin libër procedohet
arqimandriti i
Pastroviçit, Sava Xhiubisa, dhe bashkëpunëtorët e tij
për mashtrim të
nënshtetasve venedikas në favor të Rusisë.


Vlen të përmendet se Shën Kozmai, si më parë ashtu
edhe në vitin 1775, ishte
i pajisur me ferman të Sulltan Hamidit I. Po ashtu,
edhe Sinodi i Shenjtë e
kishte zgjedhur inspektor të Përgjithshëm të shkollave
greke. Ai ishte
lidhur edhe me Rusinë, armike tradicionale e vendit
tonë, e cila në atë kohë
donte të krijonte perandorinë bizantine. Po kështu,
Katerina II, careshë e
Rusisë, i mësonte nipit të saj gjuhën greke. Shën
Kozmai, së bashku me
spiunin e rusëve, Palatino, punonin për Rusinë.
Ndërkohë, atentatet e
Republikës së Shën Markut kundër jetës së tyre
vijonin. Venediku e ka
quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin,
ndërsa akademiku grek,
Sakelariu, e quan "një nga figurat më të ndritura, që
punoi për përgatitjen
e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek
history and civilisation",
Athens 1997). Shën Kozmai në të vërtetë punoi për
helenizimin e Shqipërisë
së Jugut, duke filluar që nga Kruja dhe Kavaja (e cila
për të qe greke).
Pikësynimi i Shën Kozmait përkonte me dëshirat e
Katerinës II të Rusisë
(1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i
Veriut". Te kjo perandoreshë
mbizotëronte ëndrra e saj e përhershme e pushtimit të
ish-Perandorisë
Bizantine (Perandorisë Osmane). Ajo përkrahej nga
favoriti i saj i
mëparshëm, Orlovi, dhe më pas nga Patëmkini
(1739-1791), reformues i
ushtrisë dhe krijues i flotës ruse të Detit të Zi.
Citojmë një dokument të
asaj kohe: "Më 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante
Maria Terezës që nga
Shën Petersburgu, rreth një vit pas vrasjes së Kozma
Etolianit: "Për sa u
përket turqve, është më se e sigurt që ajo (Katerina
II. - Sh. D.) do me çdo
kusht që projekti i rimëkëmbjes së Perandorisë së
Lindjes të realizohet. Ky
projekt kthehet dhe rikthehet në kokën e saj, sepse i
ka pushtuar trurin.
Këtë vendim kjo careshë e ngroh dhe e ringroh për ta
çelur përherë në
shpirtin e saj. Ajo, në çdo çast shfaq zgjidhje për
ndarjen e Turqisë"
(Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien
1869, Nr.1558, f.263).

Kozma Etoliani është i lidhur me Xhovani Momitin, i
lidhur me Rusët dhe që
të dy kanë veprim të përbashkët, siç dëshmohet në
fq.34 dhe 50 të librit
"Shërbimet sekrete të Venedikut". Ai u shërben në të
njëjtën kohë të dy
aleatëve të asaj kohe, Rusisë dhe Austrisë, që donin
t'i rimëkëmbin
republikat e vjetra greke dhe më vonë këto dy
perandori nënshkruan dhe një
traktat. Me të drejtë, studiuesi Pëllumb Xhufi, Shën
Kozmain e quan
antishqiptar. Duke qenë i tillë, këshilli bashkiak i
Tiranës, përpara se ta
zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi të Tiranës,
duhej t'i kërkonte atij
që të mohonte e të dënonte veprimtarinë e
antishqiptarit Shën Kozma, si
kusht për dhënien e titullit "qytetar nderi i
Tiranës", propozuar nga
kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte
që popullsia e Epirit
(Shqipëria e Poshtme) të kthehej nga shqiptare në
greke. Enciklopedia e
madhe greke, "Pirsos", vëll. II, fq. 915 shkruan:
"Kozma Etoliani ra dëshmor
më 24 gusht 1779", por dyshimet për vrasjen e tij bien
mbi Republikën e Shën
Markut, e cila shumë herë zhdukte dokumentet, pasi
vriste kundërshtarët e
saj".

Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të
këtij prelati të
kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në
vendin tonë i kampingjeve
të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të
helenizmit. Vlen të
përmendet se 24 gushti i vitit 1996, në të cilin u
mblodhën me joshje alla
greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga
Saranda deri në Shkodër, në
një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas,
ishin ftuar edhe të
rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë
nga kisha ortodokse
dhe At Kalevi. "Këto kampingje ortodokse, thekson
Janullatosi në fjalimin e
tij, janë punishte shpirtërore" (kupto: punishte
shpirtërore për të
shkatërruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndërkaq, gazeta
"Ngjallja" i mban iso
kur shkruan në gusht të vitit 1996, "mbi gjithçka
kumbon fuqishëm
falënderimi për Perëndinë, në Shenjtërinë Hyjlindëse
Mari dhe 'Shën'
Kozmain.

Duhen vënë në dukje fjalët e ish-Metropolitit të
Drinopolisit, Sebastianos,
për Shën Kozmanë, i cili ndërmjet të tjerash thotë:
"Kisha dhe kombi ynë po
nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse
ai ishte jo vetëm një
misionar, por edhe apostull kombëtar (i Greqisë)."


ÇFARE REKOMANDON A. JANULLATOSI PER KUSHTETUTEN E
BE-së?


Vlen të theksohet se Felipe Fernandez Armesto,
profesor i fakultetit të
historisë moderne në Universitetin e Oksfordit, në
librin e tij "Udhëzuesi i
popujve të Evropës", Londër, 1994, shkruan: "Grekët
janë veçanërisht të
ngarkuar nga pengesa e një trashëgimie kulturore që
për shekuj është parë si
kulmi i arritjes njerëzore. Progonopleksia (mania e
stërgjyshërve) dhe
arkeolatria (respekt i tepruar për lashtësinë) janë
elemente kyçe në
identitetin modern grek. Kërkimi për një identitet
specifik grek dhe
marrëdhënia e së tashmes me të kaluarën janë një temë
e përbashkët në
letërsi. Në fund të fundit, Greqia është i vetmi vend
ku greqishtja, e
vetmja gjuhë, dhe grekët, i vetmi popull, mund të
cilësohen nga mbiemri
modern".

Ne, shqiptarët, nuk duhet të harrojmë deklaratën e
ish-kryeministrit të
Greqisë, Georges Papandreu, bërë në parlamentin grek
më 12 qershor 1960:
"Atë që të gjitha qeveritë greke duhet të dinë, është
se çështja e
vorio-epirit ekziston dhe se ajo që është penguar
gjatë këtyre viteve është
vetëmohimi ynë për plotësimin e kësaj kërkese të
shenjtë. Pretendimet tona
për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura".
Nuk duhet harruar se
i biri i tij, Andrea Papandreu, nuk e hodhi poshtë
testamentin e të atit,
por mbajti gjendjen e luftës me Shqipërinë. Gjatë një
interviste për
revistën "Stern", ai pat deklaruar: "Greqia duhet të
dalë nga NATO-ja jo
vetëm ushtarakisht, por dhe politikisht... Ajo nuk
duhet të futet as në TP,
për sa kohë që Tregu i Përbashkët ose BE kontrollohet
nga shumëkombëshet
amerikane... Sa për qeverinë gjermane, ajo është
zëdhënëse e politikës së
Uashingtonit në TP dhe në Evropë". Ne do të presim,
por duhet ta dimë se
kështu do të veprojë edhe nipi i tij, që kërkon të
vijë në pushtet, sepse
patjetër nuk mund të mohojë gjyshin. Kurse K.
Micotaqis, me prejardhje
dinastike nga soji i nënës dhe i babait, ka thënë se
gjuha greke flitet në
Epirin e Veriut (Shqipëria e sotme e Jugut) që në
kohën e Homerit (Deklaratë
e Kryeministrit Micotaqis për minoritetin grek në
Shqipëri, Athinë, 11
korrik 1993). Elementi dinastik në politikën e grekëve
është tepër i
fuqishëm. Zakonisht në Greqi sundon gjenealogjia
politike. Edhe Kryeministri
i sotëm grek është nip i Konstandin Karamanlisit, i
cili ka qenë dy herë
Kryeministër dhe dy herë President i shtetit grek.
Lidhjet e ngushta
familjare janë karakteristike për shoqërinë greke.

Ish-kryeministri ynë, Fatos Nano, ka thënë që prapa
tij vjen historia, se
rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Greqia,
ndërsa më 11 shtator 1998
F. Nano që nga Lisbona, ku merrte pjesë në një
mbledhje ndërkombëtare,
deklaroi në një konferencë shtypi se kryeqyteti i
Kosovës është Beogradi
(lajm nga ATSH).

Ai, për figurën e Kryepeshkopit Janullatos pohon: "Unë
nuk mund të mendoj që
të ketë ndonjë njeri, i cili të ketë kontribuar më
shumë për rilindjen e
Shqipërisë si komb i lirë evropian". (Fq.4, 27 korrik
2003, "Parade
magazine" USA). Ndërsa, ky i fundit është deklaruar
kundër ndërhyrjes së
NATO-s në Kosovë, A. Janullatosi kërkon që Bashkimi
Evropian të jetë një
bashkim politik i krishterë, ku sigurisht të mos marrë
pjesë vendi ynë, që
shumicën e popullsisë e ka të fesë islame. Urrejtjen
për fenë islame A.
Janullatos e ka shprehur në intervistën që i ka dhënë
Fred A. Reed, të cilën
ky e ka botuar në librin e tij "Salonica Terminus"
(Talonbooks, 1996). Midis
të tjerash, A. Janullatos në këtë intervistë thotë:
"Njerëzit në Perëndim
duhet ta kuptojnë se Islamizmi është në thelb një fe
politike." (No comment!
- Sh. D.). Citojmë këtu, me këtë rast, disa "bëma të
lavdishme" të
kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë, A.
Janullatos, të cilat janë dhurata helm të Patrikanës
për Shqipërinë, por në
të vërtetë, të Greqisë. Gazeta greke "Kathimerini",
botim anglisht, njofton
se "ditën e martë të muajit maj 2003, kryepeshkopi
Janullatos, (titulli
zyrtar) kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë,
shkoi në Stamboll dhe
takoi kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Greke dhe
patrikun Vartolomeo, për
t'u rekomanduar që Kushtetuta e Bashkimit Evropian të
shpallë Bashkimin
Evropian si bashkim politik të krishterë. Gazeta e
sipërpërmendur tregoi
gjithashtu një fotografi të të tre liderëve
ortodoksë-grekë. Në fotografi të
bie në sy patriku Ekumenik Vartolomeo, që deklaroi në
fillim të viteve
nëntëdhjetë se "vuajtjet e popullit serb bëjnë thirrje
për simpati
universale mes popujve ortodoksë, pasi serbët tani po
përballojnë sulme nga
forca të errëta në shumë drejtime".

Do të ishte e drejtë që këshilli bashkiak i Tiranës,
para se t'i jepte
titullin e nderit kryepeshkopit Janullatos, duhej të
kërkonte nga ky që t'i
rekomandonte Kushtetutës së BE-së që ta shpallte BE-në
bashkim politik të
krishterë, mysliman, çifut etj.

Ky solidaritet klerikësh të lartë grekë është në
kundërshtim me traktatin e
Lozanës, ku thuhet shprehimisht: "Patrikana e
Stambollit është një
institucion i zakonshëm turk dhe subjekt i ligjeve
turke", kurse A.
Janullatosi, duke u udhëhequr nga paragjykime raciste
dhe fetare, dëshiron
që të lerë pa hyrë në BE Turqinë, Shqipërinë, Bosnjën
dhe kërkon të mbahet
qëndrim racist ndaj besimeve të tjera. Kjo kërkesë e
A. Janullatosit është
hedhur poshtë dhjetëra vjet më parë nga Lidhja e
Kombeve dhe për këtë le të
citojmë buletinin e Lidhjes së Kombeve, "Minoritetet
Kombëtare", numri 5-6,
nëntor-dhjetor 1933, ku thuhet: "Karli V kërkoi të
krijojë unitetin e
Evropës mbi bazën e krishtërimit dhe për këtë fakt ai
u bë i padrejtë dhe
mizor ndaj dy feve, islame dhe çifute". Ne besojmë se
Lidhja e Kombeve është
një manifestim në mbretërinë e institucioneve, një
unitet organik dhe i
ndërgjegjshëm i njerëzimit në tërë rruzullin
tokësor...".

Janullatosi, jo vetëm që ka uzurpuar Kishën Ortodokse
Autoqefale të
Shqipërisë, por ka lënë edhe trashëgimtarë froni. Për
këtë flasin faktet.
Kur u organizua Sinodi i KOASH-it, "kryepeshkopi ynë
dorëzoi më 19 korrik
1998 peshkop në Berat, peshkopin grek Injatios, kurse
peshkopin shqiptar,
Joanin, e dorëzoi më 20 korrik 1998. Kjo radhitje
është e qëllimshme, sepse,
sipas kanoneve të kishës ortodokse, pasardhës i
kryepeshkopit do të jetë ai
që ka marrë titullin i parë në atë vend, pra peshkopi
grek, Injatios.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#20

Post by Mallakastrioti » Mon Mar 07, 2011 9:19 pm

Kur te na thone si ka mundesi qe eshte ngritur nje kishe ne nder te "Shen Premtes" (shek.17) ne Himare dhe nga ka rrenjen kjo shenjtore, atehere ndoshta do kuptojne me mire disa zanafilla gjerash disa ardhacake "grek" te Himares
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#21

Post by Zeus10 » Mon Mar 07, 2011 10:23 pm

I meposhtmi eshte nje artikull i shkeputur sot nga Top-Channel ku flitet per falsifikimin e historise se Himares:
Skandali i ri “made in” Bollano
07/03/2011 20:05

Himara është kthyer shpesh në arenë përplasjesh, ku elementë të ndryshëm, më së shumti grekofonë të viteve të fundit, janë përpjekur të krijojnë idenë e një lufte ndëretnike.
Një situatë kjo e krijuar më së shumti nga dobësia e shtetit shqiptar dhe nga hezitimet e politikës së majtë e të djathtë për të zbatuar ligjet në fuqi, gjë që ka kontribuar në krijimin e kultit të të paprekshmit Bollano, në gjendje të vendosë dhe të vulosë vetë gjithçka
”Shqipëria Tjetër“, reportazhi i zakonshëm në edicionin qëndror të lajmeve të orës 19:30, riktheu përsëri në vëmendje Himarën, qytetin ku një “plagë” po tentohet të hapet.
Pas thirrjeve antikombëtare e deklaratave me Vorio Epir, heqjes së tabelave të sinjalistikës rrugore në gjuhën shqipe, falsifikimet e guidës zyrtare turistike, mbështetjes së sulmeve histerike kundrejt komisaritit të policise, qendrave zgjedhore, e bllokimit të rrugës nacionale, kryetari i Bashkisë së Himraës rikthehet të sfidojë shtetin.
Këtë herë, në qendër të sulmit të tij përdhosen edhe simbolet e shtetit, nën të cilat, në faqen zyrtare të bashkisë, botohet një histori e falsifikuar e prejardhjes së Himarës dhe zonës përreth.
Faqja, në krye të saj mban logon zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Kjo është shenja e parë dhe e fundit kombëtare, pasi gjithçka deri në fund, i përket thuajse në mënyrë dërmuese shtetit grek.
Pika e parë, ajo e historisë që pasqyrohet në këtë faqe, është thuajse nje trakt kundër shtetit shqiptar dhe figurave simbol të tij.
Duke nisur nga djali i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, i njohur në historinë shqipëtare si Gjon Kastrioti, por i pagëzuar në faqen e Bashkisë Himare si Jani Kastrioti.
Sipas përmbledhjes historike të faqes, Jani së bashku me udhëheqësin grek, Korkodhillos Klladhas, për 10 vjet me rradhë mundën të mbanin të pavarur Himaren nga sulmet e njëpasnjëshme të ushtrisë osmane .
Skandali thellohet më tej, kur në pasazhin pasardhes shkruhet se 33 fshatra të Himarës, me ndergjegje kombëtare greke, krijuan Konfederatën autonome të qeravneve.
Në këtë pjesë të faqes zyrtare, ndergjegja greke, përveç fshatrave të sotëm të Himarës, Piqerasit, Qeparoit, Vunoit, Iliasit, Palases etj, bashkangjit me këtë vetëdije edhe fshtara të tille, pjese historike e kësaj krahine, si Dukati, Fterraj, Tërbaçi, Nivica, Lopëzi, Vranishti, Lepenica, Progonati, Tepelena, Tragjasi, Rradhima, Lukova e Kallarati.
Të gjithë këta fshatra, pjese e Labërisë së epërme, sipas asaj qe pohohet në faqe, kane qenë toka të populluara nga grekët.
”Janë rrotull 50 fshatra, të cilat kanë përberë një unitet shqiptar mbas periudhës së Skënderbeut, në shekullin e 15–16. Ato përbënin një unitet jo vetëm etnografik shqiptar të qartë, por edhe një unitet politik dhe ushtarak”, dëshmon historiani Pëllumb Xhufi.
Sipas tij, paria e këtyre fshatrave është organizuar shpesh në takime, nga ku u janë çuar letra sovranëve më të mëdhenj të Europës, qe nga Mbreti i Napolit, Mbreti i Spanjes, Perandori i Gjermanisë dhe me vonë, Careshës së Rusisë.
”Në të gjithë këto letra, thuhet qartazi se banorët e konsideronin veten si shqiptarë dhe konsideroheshin si pasardhës të Gjergj Kastriotit. Ata shprehin gatishmërinë e tyre për të marrë armët në një kryengritje të re ndaj Turqisë, për të çliruar Shqipërinë”, thekson Xhufi.
Më tej, në faqen e bashkisë, si moment mjaft i rëndesishëm i historisë së Himarës cilësohet 5 nëntori i vitit 1912, datë që përkon me zbarkimin e majorit Spiro Spiromilo në qytet, i cili siç shkruhet, çliroi të gjithë fshatrat, në krye të disa vullnetarëve.
Përtej historisë së shtrembëruar që e shndërron Spiro Spiromilon në hero, cili ka qenë ai në të vërtetë dhe çfarë përfaqëson për këtë zonë?
Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik të asaj që grekët e quajnë qeveria e Vorio Epirit, duke qenë njëkohësisht edhe komandant në zonen e Himarës.
Ajo ishte një qeveri e cila drejtohej nga Jorgji Zografi dhe që nuk u njoh as nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i cili i kërkoi largimin e menjëhershëm nga trojet shqipëtare, ndërsa qeverisë greke arrestimin e tij.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Bashkinë Himarë që t’a quajë në mënyrë flagrante këtë datë, kur e gjithë zona u pushtua nga grekët, si vlerë e shtuar në historinë e Himares dhe fshatrave të saj.
”Spiromilio ishte pikërisht një nga këta renegatë, i cili u promovua nga shteti grek, u bë gjeneral, iu dhanë pensione, iu dhanë ushtarë dhe në vitin 1912 zbarkoi me anijet greke, për të bashkuar Himarën me Greqinë”, dëshmon Xhufi.
”Spiromilo ka banuar në në një shtëpi të madhe, e cila në faqen e bashkisë konsiderohet një monument kulture mjaft i rëndësishëm, i cili duhet të vizitohet nga turistët për shkak të lidhjes që ka me historinë e Himarës”.
Historia e manipuluar me vulën e Vasil Bollanos dhe nën logon zyrtare të Republikës së Shqipërisë vazhdon më tej kur shkruhet se në 9 shkurt 1914 himariotët kundërshtuan planin e fuqive të mëdha, për t’i përfshirë brenda kufijeve të shtetit shqiptar.
Sipas faqes, Himara dhe fshatrat e saj nuk kane asnjë lidhje me Shqipërine, por janë përfshirë në menyrë të dhunshme brenda saj.
Për të vazhduar më tej me 22 dhjetorin 1940, kur Greqia sulmoi Shqipërine, duke pushtuar qytete si Gjirokastra, Korça, Saranda e deri në Pogradec.
Kjo periudhe historike, kur më shumë se 25% e vendit ra në duart e ushtrise greke, në faqen e Bashkisë Himarë paraqitet si një moment festiv, që përkon me hyrjen e trupave greke në Himare, të pritur me entuziasëm dhe lule.
Nga e shkuara në të tashmen, asgjë nuk ndryshon. Mjafton të konsultosh faqen në pjesën ku përshkruhen fshatrat që i përkasin zonës nga Himara në Sarandë dhe do të gjesh deformimin e rradhës.
Në listen e gjatë, Borshi cilësohet si i vetmi fshat ku banorët janë muslimanë, ndërsa të gjithë fshatrat e tjerë, Dhërmiu, Palasa, Piluri, Kudhesi, Qeparoja, Piqerasi, Lukova, Shën Vasili e Nivica, sipas faqes, banohen nga greko-ortodoksë në shumicë dërrmuese.
Si për të mos i dhënë këtë herë mundësi Vasil Bollanos për të mohuar gjithçka, në fund të faqeve është e shkruar se të gjitha të drejtat e ketij siti në internet janë të rezervuara nga bashkia Himarë.
Sigurisht, në krye logoja e Republikës së Shqipërisë, që këtë herë nuk mund të mbyllë njerin sy. Edhe pse kërkuam t’i japim mundësinë Vasil Bollanos të përgjigjet për këtë skandal të ri, ai nuk priti kamerat tona, pavaresisht insistimit për t’a takuar.
Vasil Bollano është kthyer thuajse në një mit pandërshkueshmërie, duke i lejuar vetes të përdhosë shpesh herë simbolet e një kombi, të shkelë kushtetutën e tij e megjithatë, t’ia hedhë pa u lagur e thuajse duke tallur organet e drejtësisë shqipëtare, të cilat janë treguar të pafuqishme për të zbatuar ato ligje që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.
Një gjë të tillë, organet e drejtësisë shqipëtare, e kanë bërë shpesh herë me Vasilin apo në shqip, “Mbretin” e vetëshpallur të jugut të Shqipërise.
Jo vetëm për tabelat ku gjykata e shkalles së parë e shpalli fajtor dhe apeli e liroi, por edhe në shume raste te tjera.
Mes tyre, raporti i Kontrollit të Lartë të shtetit, në Bashkinë Himarë, ku në 89 faqe përmendet jo pak, por 239 herë fjalet në kundërshtim me ligjin, si dëm ekonomik, përfitim i padrejtë e keqpërdorim fondesh.
KLSH e akuzon Bollanon për abuzime që kapin vlerën e 230 milionë lekëve të vjetra. Tenderat, deri tek ai i varrezave të qytetit të Himarës, kanë rezultuar me shkelje, ashtu si lejet e ndërtimit, të pasura nga shkeljet e shumta të ligjit.
E gjithë kjo vjen edhe prej faktit se Vasil Bollano është shndërruar në të përkëdhelurin e politikës shqiptare, duke mbajtur njërin krah tek Kryeministri Berisha ,e tjetrin tek opozita ku bën pjesë edhe Dulja.
Ndërkaq, numërimi mbrapsh për zgjedhjet lokale ka filluar e mbetet për t’u parë kush do t’a perkrahe këtë herë Bollanon, që numerikisht e ka të pamundur të fitojë, çka shume e kujtojnë në 2000 dhe 2001-n, kur PS e PD bashkuan votat duke lënë Bollanon me gisht në gojë.
Mbetet për t’u parë këtë herë, teksa Top Channel solli fakte të falsifikimit që i bëhet historisë, nën logon e Republikës së Shqipërise.
Faktet mbeten fakte e Vasil Bollano edhe këtë herë është kapur me “presh në duar”. Shpresojmë që këtë herë, për të parën herë, drejtësia të mos heshtë.
Kjo pjesa ketu:
Në këtë pjesë të faqes zyrtare, ndergjegja greke, përveç fshatrave të sotëm të Himarës, Piqerasit, Qeparoit, Vunoit, Iliasit, Palases etj, bashkangjit me këtë vetëdije edhe fshtara të tille, pjese historike e kësaj krahine, si Dukati, Fterraj, Tërbaçi, Nivica, Lopëzi, Vranishti, Lepenica, Progonati, Tepelena, Tragjasi, Rradhima, Lukova e Kallarati.
eshte megjithe mend te shkulesh se qeshuri.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#22

Post by land » Tue Mar 08, 2011 2:16 pm

Cudi si nuk dine gerqisht Himarjotet e piana degli albanesi?! dine vetem shqip dhe italisht.

"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#23

Post by Adriana » Tue Mar 08, 2011 5:09 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#24

Post by Arbëri » Tue Mar 08, 2011 10:27 pm

Nga kush ka frikë Kryepeshkopi?!

Image
Prej ditësh qarkullon një formular dygjuhësh, shqip dhe greqisht, i shpërndarë në mjediset religjioze e kishtare, ku kërkohet përkrahje për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Megjithëse e çuditshme dhe pa një shënjestër konkrete, kjo letër përkrahjeje, kritikon “qarqe” të cilat, sipas saj, kanë marrë përsipër ta mbrojnë kishën nga armiq imagjinarë. Megjithëse nuk thuhet hapur, aludimi për figura si studiuesi i njohur Kristo Frashëri, i cili ka debatuar shpesh me pikëpamjet religjioze e nacionaliste të elitës ortodokse, është i qartë. Nga ana tjetër, vetë kreu i kishës ortodokse Janullatos, vijon ta ndjejë kriticizmin e vazhdueshëm që e ka shoqëruar në dy dekadat që ka qëndruar në krye të kishës ortodokse shqiptare autoqefale. Më shumë se një lëvizje klerikale, kjo duket një taktikë politike për të forcuar pozitat e Janullatosit brenda komunitetit ortodoks dhe për t’i dhënë një përgjigje të tërthortë kriticizmit që e rrethon nga shumë anë figurën e tij. Por ndoshta, siç shprehet edhe historiani Pëllumb Xhufi, edhe për të testuar paraprakisht rezultatet e regjistrimit me bazë etnike të popullsisë që do të kryhet në të ardhmen. Morëm një numër opinionesh lidhur me këtë nisëm të fundit të Kryepeshkopit


Sabri Godo: “Janullatos, si një kryetar partie”
Unë s’e përfytyroj dot kreun e Kishës Ortodokse si një kryetar partie që organizon peticione nëpër qarqe e zona të vendit. S’kemi dëgjuar kurrë ndonjëherë më parë për një gjë të tillë. Veç të tjerash se kuptoj se për çfarë do të shërbejë një gjë e tillë, është e pavlerë, nuk mund të ndryshojë mendimin e atyre që e kanë tashmë të fiksuar mirë një të tillë. Unë jam i mendimit se ajo që duhet të kuptojë njëherë e mirë z. Janullatos, është që KOASH duhet të drejtohet nga shqiptarë. Këshilli i lartë drejtues i kësaj kishe, Sinodi i Shenjtë, nga katër, ose pesë vetë që ka në përbërjen e tij, unë di fort mirë që vetëm njëri prej tyre është shqiptar e të tjerët janë grekë. Ndaj kur them se KOASH duhet të drejtohet nga shqiptarë, i referohem përveç kryepeshkopit të saj edhe kryesisë së lartë të saj. Pra, Sinodi i Shenjtë praktikisht është grek. Ne jemi një shtet i pavarur e meritojmë gjithashtu të kemi një kishë të pavarur. Në vend të një korace kundër kësaj të drejte të qartë që kërkojnë shqiptarët dhe të këtij referendumi të kotë, Janullatosi vetë do të bënte mirë të shtronte një tjetër çështje për diskutim e referendum, kundrejt të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë shqiptarëve: “Kush duhet ta drejtojë Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare?”.

Vasil Bollano: “S’ka të bëjë me regjistrimin”
Besimtarët ortodoksë janë të indinjuar nga shkrimet dashakeqe të disa muajve më parë, të cilat marrin përsipër të hedhin baltë mbi një figurë të lartë dhe të respektuar. Nga pikëpamja fetare, duhet thënë se Hirësia e Tij gëzon një imunitet dhe vlerësim të padiskutueshëm. Për këtë arsye besimtarët ortodoksë në jug të vendit kanë ndërmarrë iniciativën të nënshkruajnë këtë formular të përpiluar nga vetë komuniteti i tyre, dhe jo siç thuhet nga kryepeshkopi Anastas. Duhet të theksoj se është atribut i vetë besimtarëve orthodhoksë si dhe i kryesisë së KOASH-it dhe jo i atyre që duan të hedhin baltë mbi këtë kishë dhe punën e saj, që mbi të gjitha nuk kanë as kompetencat, as pozicionin dhe as detyrën e duhur, të vendosin se kush duhet ta drejtojë kishën e tyre.
Si e komentoni ju opinionin se shpërndarja për firmosje e këtij formulari shërben veçanërisht për testimin paraprak të rezultateve që do të dalin nga regjistrimi i popullsisë edhe mbi bazën e besimit fetar dhe kombësisë?
Kjo nuk ka të bëjë fare me regjistrimin e pritshëm të popullsisë. Kjo është një lëvizje e lirë e besimtarëve, të cilët mbështesin drejtuesin e tyre shpirtëror pa pasur tendenca të tjera të paramenduara. Çdo aludim tjetër rreth kësaj çështjeje është spekulim. Vetëdeklarimi në momentin e regjistrimit të popullsisë është gjithashtu një fenomen i lirë.

Pëllumb Xhufi: “Një tjetër mëkat i Janullatosit”
Ajo çka mund të them pas kësaj nisme tjetër të Hirësisë së Tij, është që kemi të bëjmë me një tjetër veprim antikanonik e mëkatar të tij. Për të mbetur vetëm tek “skandalet” e fundit, kujtoj se vetëm ndonjë muaj më parë z. Janullatos abuzoi me vdekjen fatkeqe të të riut himarjot Apostol Guma, për të paralajmëruar ndarje e konflikte etnike aty ku nuk ekzistojnë të tilla. Tani, Hirësia e Tij e ka turbulluar përsëri opinionin publik me nismën e tij për një lloj “referendumi ortodoks” të organizuar brenda kishave tona, me qëllim të shpallur shigjetimin apo “kryqëzimin” e Akademikut Kristo Frashërit. Unë dua të kujtoj që kisha është një vend i shenjtë ku lejohet të shpërndahen dhe të lexohen vetëm librat e shkrimet e shenjta, e jo trakte apo formularë. Është absolutisht e ndaluar nga kanonet e kishës, nga vendimet e sinodeve e të koncileve ekumenike, që ajo të përdoret për qëllime laike e politike. Ç’është kjo “kryengritje” që Hirësia e Tij paska programuar të fillojë nga kishat e manastiret ortodokse? Me sa dimë, kryengritjet kanë nisur gjithmonë nga të tjera vende. Kanë nisur nga selitë e partive politike, kanë nisur edhe nga stadiumet, kanë nisur edhe nga pijetoret, por asnjëherë nuk kanë nisur nga kishat e xhamitë, të paktën jo nga këto tonat. Përse, pyesni ju, ky veprim tjetër i debatueshëm i Hirësisë së Tij dhe pikërisht tani në prag të Krishtlindjeve. Dihet, që qeveria shqiptare, nën presionin e qeverisë greke, ka shpallur regjistrimin e popullsisë me vetëdeklarim të kombësisë e besimit. Në vështrim të këtij regjistrimi, ku qarqet antishqiptare kanë mbështetur shpresa të mëdha për një “përmbysje” të raporteve etnike e fetare, Hirësia e tij duket ka shpikur edhe këtë “yner” të fundit: së pari, të mobilizojë me frymë “anti-frashëriote” të krishterët ortodoksë të Shqipërisë, e së dyti, nëpërmjet këtyre formularëve të “solidaritetit” me Kryepeshkopin, të bëjë një vlerësim paraprak të atyre që ai mendon se do të deklarohen si “grekë” gjatë regjistrimit të ardhshëm. Kujtoj, që me një këmbëngulje që të bën të dyshosh, z. Janullatos ka folur vazhdimisht e në mënyrë të papërcaktuar për “popullin ortodoks”, sikur ky të përfaqësonte në Shqipëri një entitet më vete. Dhe në të njëjtën kohë ka rezervuar fjalë përçmimi për ata që ai i quan buzëvarur, “myslimanët”, apo “ateisët”, apo “komunistët”, të cilët janë pikërisht ata që e mendojnë ndryshe nga ai. Do ta denoncoja me forcë këtë lloj “referendumi” tinëzar brenda komunitetit ortodoks shqiptar, duke kujtuar që të njëjtin referendum u mundua pa sukses t’ia imponojë që më 1919 Shqipërisë kryeministri i atëhershëm grek, E. Venizellos. Me këtë hap të fundit, z. Janullatos e mbushi kupën. Në rast se ai, në vitin 1993, i premtoi nunit të tij, zotit Berisha, se do të largohej në momentin e duhur nga posti i uzurpuar i kreut të KOASH, ky është pikërisht momenti për të mbajtur një fjalë, por edhe për të lënë një emër në këtë vend, të cilin ai nuk deshi ta kuptojë e ta respektojë.

Vangjel Dule: “Mjaft më me fantazma”
Janë disa qytete të vendit ku besimtarët orthodhoksë, me iniciativën e tyre, dëshmojnë mbështetjen për kreun e KOASH, kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për veprën e tij dhe në të njëjtën kohë shprehin keqardhjen dhe protestën e tyre për ndërhyrjet sistematike që tentohen, nëpërmjet shkrimeve të ndryshme, në aktivitetin e komunitetit orthodhoks. Ne kemi një harmoni dhe bashkëjetesë fetare të mrekullueshme, të provuar gjatë kohërave, dhe ky është një aspekt mbi të cilin duhet të investojmë si vend. Jo vetëm ta çojmë atë më tej, por edhe në betejat tona diplomatike për imazhin e vendit, duhet ta konsiderojmë si “kalë beteje”. Të gjithë këto zëra kundër aktivitetit të Kishës Orthodhokse dhe primatit të saj, vijnë nga njerëz që ose u përkasin besimeve të tjera fetare, ose klasës së ateistëve. Rrjedhimisht, ata janë nga çdo këndvështrim të pa pranueshëm dhe të dënueshëm. Kryepeshkopi Anastas nuk është një hierark i rastësishëm. Ai është ndoshta një nga figurat më të spikatura të botës së sotme orthodhokse dhe jo vetëm e saj. Është një nga njohësit më të mirë të fesë islame dhe nga kontribuuesit kryesorë të kultivimit të dialogut midis botës së krishterë dhe botës islamike.
Ka opinione që shprehin se shpërndarja e këtij formulari i paraprin një testimi të situatës dhe rezultateve që do të përftohen nga regjistrimi i popullsisë e cila do të marrë në konsideratë specifikimin edhe të besimit dhe fetar dhe kombësisë së deklaruar. Si e komentoni ju këtë opinion?
Mjaft më me fantazma. Le të kufizohen historianët në rolin e tyre të analizës së historisë. Janë vetë qytetarët, që duke nxjerrë dhe konkluzione nga historia do të përcaktojnë edhe të tashmen. Është fatkeqësi kur historianët përpiqen që me cilësinë e tyre, tejet të respektuar prej të gjithëve, të synojnë të ndikojnë me tendenciozitet për realitetin dhe të ardhmen.

Kristo Prifti: “Ai po shkel statusin e Kishës”
I vënë në pozitë të vështirë përballë kritikave të argumentuara e të mbështetura në fakte të Prof. Kristo Frashërit për mbrojtjen e KOASH, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos ka hyrë ditët e fundit në një rrugë, me të cilën vështirë të mbulojë shkeljen prej tij të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare të vitit 1929 (nenin 16), që nuk e lejon atë të jetë Kryepeshkop i Kishës Shqiptare. Prof. Kristo Frashëri nuk është një zë i vetëm nga radhët e intelektualëve shqiptarë që mbron KOASH. Shpërndarja e një formulari të tillë nga një kryepeshkop i kishës është një veprim të cilit vështirë t’i gjesh shembull në historinë e kishës së krishterë, autoriteti i së cilës dhe përkrahja e besimtarëve për peshkopët e saj, që njihen si barinjtë e tyre shpirtëror, bazohen në besimin te doktrina e krishterë dhe te pastërtia e tyre si klerikë dhe nuk mund të fitohen me nënshkrimin e formularëve për besnikëri ndaj tyre, të cilët janë më tepër mjete që përdoren nga partitë politike e organizatat shoqërore. Besimtarët ortodoksë të vendit, ndonëse e çmojnë ndihmesën që Hirësia e Tij ka dhënë për rindërtimin e kishave ortodokse, janë gjithashtu të ndërgjegjshëm se të nënshkruash këtë formular “për të mbështetur Kryepeshkopin A. Janullatos me mirënjohje dhe besim të palëkundur”, aq më tepër kundër intelektualëve ortodoksë, bashkatdhetarë të tyre, do të thotë të përkrahësh ata që po likuidojnë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe po e vënë atë nën varësinë e të huajve.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#25

Post by Zeus10 » Tue Mar 08, 2011 11:07 pm

Eshte faqe zyrtare e qeverise shqiptare:
http://himara.gov.al/article.php?art_id=5&section_id=2
dhe na menyre paradoksale thuhet qe himariotet e cliruan Himaren nga .....shqiptaret dhe kundershtuan bashkimin e saj me Shqiperine.

Image

A ka qeveri Republika e Shqiperise, qe te kontrolloje, gjithe hapesiren shteterore te saj, e te mos dalin ca te pashpine dhe te perdorin faqet zyrtare si tu teket, apo jo?
Gjate luftes mesinike ne shekullin e 7-te para Krishtit, ne Himare erdhen Spartane, gje qe shenon fillimin e nje lidhjeje farefisnore midis ketyre dy krahinave. Me kete lidhje do ndeshemi shpesh gjate rrjedhes se historise, gje qe ka krijuar nje tradite te origjines se perbashket si dhe shume karakteristika te perbashketa midis tyre. Veç kesaj popujt e ketyre dy krahinave kane origjine me te lashte te perbashket Dorike. Shume elemente te gjuhes se lashte Dorike, ruhen akoma ne dialektin vendor te Himares.

Haonia, ne shekullin e 5-te para Krishtit mori pjese ne luften e Peloponezit perkrah Spartaneve, ashtu si edhe gjithe Epiri me perjashtim te Amvrakise. Ne ate kohe Haonet, te udhehequr nga arhondet e tyre Fotios dhe Nikanoras luftuan kunder Akarnaneve.

Haonet e humben kete lufte dhe qe ne kete moment fillon renia e influences se Haonise dhe ngjitja e Molloseve si force udheheqese ne Epir. Me vone, ne kohen e mbreterise se Mbretit te Molloseve, Neoptolemit, u krijua Federata e Epirotasve. Kjo federate udhehiqej nga tre stratege, nga te cilet njeri ishte Haon.

Romaket zbarkuan dhe zaptuan Epirin dhe hakmarrja e tyre per fitoret e mbretit Pirro ishte e tmerrshme. Ata shkaterruan shumicen e qyteteve te Epirit dhe shume epirotas u shiten si skllever. Me vone, ne shkaterrimin e Epirit, ndikuan dhe sulmet barbare te Goteve, Huneve, Ostrogoteve dhe Sllaveve. Ne vitet bizantine, Justiniani rindertoi dhe perforcoi Keshtjellen e Himares. Ne kete kohe krijohet ne Himare qendra episkopale, nderkohe qe vazhdonin shkaterrimet e Saraçeneve, Bullgareve, Kryqeratet dhe Turqit.

Me 1403, Mbreti i Napolit, Karli zbarkon ne brigjet e Himares dhe shtyn shqipfolesit ne drejtim te veriut. Disa vite me vone, himariotet te udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, perpiqen te ndalojne zaptimin e Epirit nga otomanet. Pas zaptimit te Krujes nga Turqit, Himara mbetet e vetmja krahine e lire ne gjithe Epirin, e vetqeverisur nen mbrojtjen e Republikes Veneciane. Me 1473, Himariotet te udhehequr nga Vllasi, sulmuan Turqit dhe me ndihmen e Venedikasve zaptuan keshtjellen e Sopotos (Borshit te sotem) dhe çliruan zonen nga Vlora ne Sajadhe. Por, pas tradhtise se Venedikasve, ata bene armepushim te veçante (pa venedikasit) me Turqit. Me 1481, Himariotet ngriten krye kunder turqve nen udheheqjen e Korkodhillos Klladhas dhe djalit te Skenderbeut, Jani Kastrioti. Me ndihmen e mbretit te Napolit, u çliruan dhe te udhehequr nga Jani Kastrioti fituan pavaresine duke u paguar turqve (komandantit turk te Vlores) nje takse nenshtrimi. Pavaresia e Himares zgjati dhjete vjet derisa u nenshtrua nga ushtria e Sultan Bajazitit. Ne kete kohe fillon islamizmi i nje pjese te fshatrave. Njeri nga te islamizuarit nga Palasa, arriti ne ofiqin e Pashait te Vlores me emrin Liaz Pasha. Perpjekjet per islamizimin e Himarioteve u pergjithesuan, por pa sukses. Himariotet rezistojne dhe arrijne paqen me Turqit duke njohur nenshtrimin, por duke fituar privilegje te veçanta.

Tridhjete e tre fshatra te Himares me ndergjegje kombetare Greke krijuan Konfederaten Autonome te Qeravneve, te vetqeverisur dhe te zhveshur nga çdo lloj takse, te perjashtuar nga thirrja nen arme nga ana e Turqve, me sistemin vendor te drejtesise dhe me te drejten e mbajtjes se armeve ne te gjithe Epirin. Himara i mbajti keto privilegje me shekuj.

Me gjithe keto privilegje dhe autonomine esenciale qe fitoi, Himara vazhdoi te luftoje kunder turqve gjate gjithe kohes se sundimit turk. Nuk ekziston asnje kryengritje ose lufte ne te cilen Himara te mos kete marre pjese.

Ne vitet 1780, ne Himare vajti Shen Kozmai nga Etolia, qe u rekomadoi banoreve te ndertojne shkolla dhe jo shume kisha. Ne ate kohe Himara kishte shume kisha (nje ose me teper per çdo shenjtor). Himariotet degjuan keshillat e Shen Kozmait dhe ndertuan shkollen, qe mori emer si shkolla Akrokeravnike e Himares. Me vone, afer shkolles u ndertua dhe kisha madheshtore e Gjitheshenjtoreve, ku nderohen te gjithe shenjtoret bashkarisht. Ne te njejten kohe u ndertuan shkollat ne fshatrat Vuno, Dhermi, Qeparo, Piqerni, Shen Vasili dhe Lekursi. Pasanike himariote vune fonde ne dispozicion per mirembajtjen e shkollave.

Me pas, vijne vitet e sundimit te Ali Pashait ne Janine. Kane qene vite te veshtira. Ali Pasha perpiqet me te gjitha menyrat te zaptoje Himaren. Duke e rrethuar, e shtrengon gjithmone e me shume rrethin, zaptoi e shkaterroi fshatra te Himares, internoi shume banore ne Sallaora (afer Artes), ndertoi keshtjellen e Panormit mbi germadhat e nje keshtjelle te vjeter dhe ndertesa te tjera, per te kontrolluar himariotet.

Me 1821, shpertheu kryengritja e madhe greke. Himariotet jane kudo ne radhet e para te kesaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin ne Moldavi, Spiro Spiromilo ne Valto, Mesollongji, ne Faliro, te tjere himariote si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan ne kete lufte.

Me 5 Nentor 1912, Majori Himariot Spiro Spiromilios zbarkoi ne Himare dhe e çliroi ate, ne krye te himarioteve vullnetare. Pas disa dites, ai çliroi gjithe fshatrat.

Me 9 Shkurt 1914, himariotet kundershtuan planet e fuqive te medha per ti perfshire brenda kufijve te shtetit Shqiptar. Deri ne vitin 1921, Himara gjendet ne disa stade: autonome, me komande greke, e zaptuar nga forcat ushtarake italiane dhe perseri autonome. Gjate luftes italo-greke te viteve 1940-41, ne krahinen e Himares u zhvilluan shume beteja. Me 22 Dhjetor 1940, ushtria greke hyn ne Himare dhe banoret e priten me entuziazem dhe ne menyre festive.

Me 1945, Himariotet nuk pranuan te marrin pjese ne zgjedhjet per te ligjeruar regjimin e Enver Hoxhes. Atehere, shume himariote u arrestuan dhe kryetari i kesaj levizjeje Andreas Dhimas u varros i gjalle. Ky regjim mbylli shkollat greke, si shkollen e Akroqeravneve dhe u hoqi himarioteve çdo te drejte minoritare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#26

Post by Mallakastrioti » Wed Mar 09, 2011 9:02 pm

Fakte dhe dokumente ne ekskluzive (te panjohura) ku gatuhet dhe prej cileve gjithe kjo katrahure lidhur regjistrimit te popullsise dhe arsyet:

Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#27

Post by Mallakastrioti » Wed Mar 09, 2011 10:57 pm

Image

Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Thesali me anëtarët e shoqatës vorio epiriote PIRRO, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.

---

Image

Spiro KSERA, 2008, duke festuar 94 vjetorin e autonomisë së Vorioepirit
Image

martin3456
Member
Member
Posts: 19
Joined: Mon Feb 21, 2011 9:14 am
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#28

Post by martin3456 » Thu Mar 10, 2011 7:53 am

Po mir, a e di Sala se ke ka ne qeveri?
Si ka mundesi qe te kete ndryshuar kaq shume per mire mardheniet e Sales me greket?
E harroj 1994? Po ceshtjen Came?
A ka ndonje vijimesi te mardhenieve te Sales me greket apo vertet kane ndryshuar? Kush eshte mendimi i tije mbi vorio epirin? Kush jane mardheniet e tanishme te Sales me Grekomanet?
Perse shteti Shqiptar ka ren kaq posht ne mardheniet me greqine?
Jane shume pyetje qe kerkojne pergjigje, gjithmon perdoren ne situata kur i interesojne dikujt, por vazhdojne ti kalojne tangent
problemit dhe asnjehere nuk marin nje pergjigje.
Nqs shteti Shqiptar apo grek nuk zgjith ceshtjen Came nuk ka per te patur mardhenie "te shkelqyera" sic e theksojne zyrtaret tane tani.
Po ju postoj nje pasqyr te mardhenieve Shqiptaro-greke te atyre viteve sipas nje ish diplomati Shqiptar me origjin nga Cameria.
Lexim te kendshem!

DIPLOMACIA SHQIPTARO-GREKE PER ÇESHTJEN ÇAME
PER PERIUDHEN 1991 -1996
(Kumtesë historike)

http://www.cameriainstitute.org/konfere ... 0Sh-Gr.pdf

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#29

Post by faon perrovarri » Thu Mar 10, 2011 11:20 am

Qime moj breçke, se me gjete havalene(bollanon).Keshtu eshte kjo puna jone me grekun.Bytha e bollanos per grekt ka mjalte,ndersa klikat qe luajne me ta(grekt) si macja me topin ferkojne duarte se i paskan bere te shikojne endrra me sy,greket jane mesuar te ngopen me lugen bosh.Iluzioni,aftapati,psevdestisi jane tipare karakteristike te mendimit grek, dhe jane misherim i vijushmerise ne ditet e sotme te idealizmit aristotelian.Ky eshte themeli mbi te cilin u lind dhe konsolidua greqizma,sot kjo perkthehet greqizma= unitet shpirteror,ekzistence mbi besimin fetar.
Ndersa fara e tyre seshte gje tjeter vecse fara jone me nje fytyre tjeter ,ate e krishtere-ortodokse.
Çjane grekofonet?
Jane grupimet shoqerore me karakteristike fizike te dobta te cilat per te mbijetuar ndoqen nje rruge tjeter ,ate te nenshtrimit ,te durimit dhe te mendimit..Nuk ndoqen rrugen e perplasjes balleperballe me rivalin . Dhe ajo qe verejme sot eshte se mentalizmit te ketij grupimi te pamundurish iu nenshtruan arvanitet dhe vllehet.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#30

Post by erix77 » Thu Mar 10, 2011 4:11 pm

Po mir, a e di Sala se ke ka ne qeveri?
Si ka mundesi qe te kete ndryshuar kaq shume per mire mardheniet e Sales me greket?


Po cfare Sale o i uruar po ju a e dini se ai eshte me keq se greket?
a e harruat sesi ja fali detin grekut?
Po bollanon kush e beri kryetar,i mbani mend vorioepirotet kur therrisnin rofte qirie Berisha?
Po Gejxhat e sojin e tij kush i ka miq e i pret me nderime sikur te ishin kryetare shtetesh?
Po varret monumentale te ushtareve inegzistente kush i ngriti?Akoma me salen i mbani shpresat?
politikanet shqiptare punojne vetem per te vjedhur popullin e per tja shitur shqiperine grekut a serbit,askujt si behet vone per popullin shqiptar.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”