"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#31

Post by Mallakastrioti » Thu Mar 10, 2011 7:14 pm

http://www.shqiptari.net/grinden-shqipt ... e-autonome

---


Grinden shqiptarët, fitojnë grekët. Bollano: “Himara, prej shekujsh greke dhe autonome”
Bollano: Himara, prej shekujsh greke dhe autonome
8 MAJI/
Pasi jane siguruar se Kosta Barka do te hyje ne Parlament, qarqet nacionaliste greke kane nisur nje ofensive per te marre Himaren

Po, është e vërtetë, sa herë kanë sherre shqiptarët me njëri-tjetrin do të shfaqen në një formë a tjetër grekët me pretendimet e tyre të njohura. Për shembull, zgjedhjet vendore do të sjellin konfigurime të reja në Parlament, por edhe në qeveri. Parlamenti do të presë së shpejti deputetë të rinj në sallën e tij. Nga radhët e PD-së pritet që Kosta Barka, ish-ministri i dikurshëm në qeverinë “Berisha”, të rifutet në Kuvend, pas shpalljes së kandidaturës së Ardian Kollozit për garën e Bashkisë së Vlorës. Kjo hyrje e Barkës në parlament, mbase mund të mos vihej re, pot ë mos ndodhnin edhe gjëra të tjera. Sepse, vitet e fundit i kemi parë këto pretendime të shfaqen në formën më të egër, me varreza dhe kryqe, me hartën e Vorio-Epirit në sfond dhe me pretendime të mirëfillta gjeografike dhe politike. Dje, fjala vjen, u rishfaq sërish Bollanoja me pretendimin e njohur për “Himarën greke”. Dhe u shfaq pikërisht në momentin që fillon fushata për zgjedhjet e 8 majit, që në mendjen e Bollanos është betejë për Himarën. Duke na përrallisur për historinë e “Himarës greke” Bollano dhe ata që e yshtin atë duan të thonë as më pak dhe as më shumë se në Himarë duhet të fitojnë grekët më 8 maj. Nuk është se thotë ndonjë gjë të re Bollanoja, por kur këto përralla i deklaron edhe në faqen zyrtare të bashkisë që drejton, problemi bëhet i mprehtë. Merr trajtën e një qëndrimi zyrtar ndaj dhe meriton një përgjigje zyrtare. Mirëpo, është e çuditshme që në të gjitha ofensivat greke të kohëve të fundit, shteti shqiptar hesht në mënyrë të turpshme. Reagojnë historianët dhe politologët, por shteti dhe politika zyrtare hesht. Kjo do të thotë as më shumë e as më pak por gjunjëzim dhe inferioritet ndaj shovinizmit, që tashmë mund të identifikohet edhe me emrin dhe fytyrën e Bollanos. Ndaj me të drejtë, ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj tha dje i revoltuar se Bollano e ka vendin në burg.

Sabri Godo: “Nuk e vlen të merresh me Bollanon”

Shkrimtari dhe politikani Sabri Godo, tha dje për se, është e kotë të merresh me Bollanon, duke ditur se ai bën një lojë të pastër greke në të gjitha debatet ku ngrihen probleme të mprehta ndëretnike. “Nuk merrem me debatet e një njeriu fjalëkotë që ushqehet me përralla si Bollano”, tha Godo, duke lënë të nënkuptohet se përgjigjen këtij njeriu duhet t’ia japin instancat shtetërore. Sipas politikanit Godo, Bollanoja nuk duhet lejuar të livadhisë më tej mbi interesat tona kombëtare.

At Nikolla Marku “Bollano përfaqëson mendjen dhe duart e planit grek”

Bollano është shndërruar në një grek, në një armik të Shqipërisë. Kështu u shpreh dje për “Telegraf” kleriku i Kishës Ortodokse, At Nikolla Marku. Nuk keni se çfarë të dëgjoni fjalë të mira nga një armik si Bollano, tha At Nikolla Marku. Në venat e Bollanos nuk rrjedh gjak shqiptari dhe ai është mësuar vetëm të mbushë xhepat me para përmes deklaratave të tilla, tha ai. Si Bollano ashtu edhe Anastas Janullatosi janë sytë, duart, mendja e planeve Greke, përfundoi kleriku i shquar ortodoks nga Elbasani.

Sabit Brokaj: “Bollano e ka vendin në burg”

Ish- ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, u ndje i bezdisur të prononcohej për Kryetarin aktual të Bashkisë së Himarës. Akoma vazhdoni të merreni me Bollanon?- tha ai. Me Bollanon duhet të merret Prokuroria. Ai shkel përditë Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Nuk mund të diskutohet asgjë më për Himarën. Himara është në mes të Shqipërisë. Madje edhe në kohën e planit të Vorio-Epirit, Himara qëndroi jashtë me armë në dorë. Greku edhe atëherë nuk e mori dot. Këto janë deklarata me qëllim që Berisha të lëshojë diku. Përmes kësaj i bëhet presion që ne (grekët) kemi Himarën, ndaj lësho diku. Me Bollanon nuk duhet të merremi as ne, as historianët, por vetëm juristët dhe prokurorët të cilët duhet ta kapin për bythe edhe ta fusin në burg, përfundoi ish-ministri i Mbrojtjes, Dr. Sabit Brokaj.

Bollano: “Himara, prej shekujsh greke dhe autonome”

Jo vetëm tani, por edhe historia e Himarës sipas Vasil Bollanos, flet për një krahinë autonome greke, e cila u ka mbijetuar të gjitha luftërave si të krishterë ortodoksë grekë.

Bashkia e Himarës ka hapur së fundi një faqe on-line në internet ku fillimisht shkruhet “Republika e Shqipërisë” dhe më pas “Bashkia Himarë”, por teksa lexon historikun e Himarës të bie lehtësisht në sy se banorët e saj jo vetëm që janë ndjerë grekë, por kanë krijuar edhe një Konfederatë Autonome. “Tridhjetë e tre fshatra të Himarës me ndërgjegje kombëtare Greke krijuan Konfederatën Autonome të Akroqeravneve, të vetëqeverisur dhe të zhveshur nga çdo lloj takse, të përjashtuar nga thirrja nën armë nga ana e Turqve, me sistemin vendor të drejtësisë dhe me të drejtën e mbajtjes së armëve në të gjithë Epirin. Himara i mbajti këto privilegje me shekuj. Me gjithë këto privilegje dhe autonominë esenciale që fitoi, Himara vazhdoi të luftojë kundër turqve gjatë gjithë kohës së sundimit turk. Nuk ekziston asnjë kryengritje ose luftë në të cilën Himara të mos ketë marrë pjesë”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj bashkie kur flitet për historikun. Më poshtë po japim të plotë atë çka shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës

“Në vitet 1780, në Himarë vajti Shën Kozmai nga Etolia, që u rekomandoi banorëve të ndërtojnë shkolla dhe jo shumë kisha. Në atë kohë Himara kishte shume kisha (një ose më tepër për çdo shenjtor). Himariotët dëgjuan këshillat e Shën Kozmait dhe ndërtuan shkollën, që mori emër si shkolla Akrokeravnike e Himarës. Më vonë, afër shkollës u ndërtua dhe kisha madhështore e Gjithëshenjtorëve, ku nderohen të gjithë shenjtorët bashkërisht. Në të njëjtën kohë u ndërtuan shkollat në fshatrat Vuno, Dhërmi, Qeparo, Piqerni, Shën Vasili dhe Lëkursi. Pasanikë himarjotë vunë fonde në dispozicion për mirëmbajtjen e shkollave. Më pas, vijnë vitet e sundimit të Ali Pashait në Janinë. Kanë qenë vite të vështira. Ali Pasha përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. Duke e rrethuar, e shtrëngon gjithmonë e më shumë rrethin, zaptoi e shkatërroi fshatra të Himarës, internoi shumë banorë në Sallaora (afër Artës), ndërtoi kështjellën e Panormit mbi gërmadhat e një kështjelle të vjetër dhe ndërtesa të tjera, për të kontrolluar himariotët. Më 1821, shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himariotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin në Moldavi, Spiro Spiromilo në Valto, Mesollongji, në Faliro, të tjerë himarjotë si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan në këtë luftë. Më 5 Nëntor 1912, Majori Himariot Spiro Spiromilios zbarkoi në Himarë dhe e çliroi atë, në krye të himarjotëve vullnetarë. Pas disa ditësh, ai çliroi gjithë fshatrat. Më 9 Shkurt 1914, himarjotët kundërshtuan planet e fuqive të mëdha për t’i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1921, Himara gjendet në disa stade: autonome, me komandë greke, e zaptuar nga forcat ushtarake italiane dhe përseri autonome. Gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-‘41, në krahinën e Himarës u zhvilluan shumë beteja. Me 22 Dhjetor 1940, ushtria greke hyn në Himarë dhe banorët e priten me entuziazëm dhe në mënyrë festive. Më 1945, Himariotët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar regjimin e Enver Hoxhës. Atëherë, shumë himarjotë u arrestuan dhe kryetari i kësaj lëvizjeje Andreas Dhimas u varros i gjallë. Ky regjim mbylli shkollat greke, si shkollën e Akroqeravneve dhe u hoqi himarjotëve çdo të drejtë minoritare”.
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#32

Post by Zeus10 » Thu Mar 10, 2011 11:42 pm

erix77 wrote:
Po mir, a e di Sala se ke ka ne qeveri?
Si ka mundesi qe te kete ndryshuar kaq shume per mire mardheniet e Sales me greket?


Po cfare Sale o i uruar po ju a e dini se ai eshte me keq se greket?
a e harruat sesi ja fali detin grekut?
Po bollanon kush e beri kryetar,i mbani mend vorioepirotet kur therrisnin rofte qirie Berisha?
Po Gejxhat e sojin e tij kush i ka miq e i pret me nderime sikur te ishin kryetare shtetesh?
Po varret monumentale te ushtareve inegzistente kush i ngriti?Akoma me salen i mbani shpresat?
politikanet shqiptare punojne vetem per te vjedhur popullin e per tja shitur shqiperine grekut a serbit,askujt si behet vone per popullin shqiptar.
Kjo menyre te menduari eshte e stilit popullor dhe karakterizohet nga cektesia dhe nje percim urrejtjeje per politikanet, kaq bukur e injektuar ne psiqiken tone, nga nje pjese e politikes.
Pertej ketij kendeveshtrimi, politika e jashtme e Shqiperise, duhet pare ne nje kuader rajonal ose me sakte duhet pare me syrin e fuqive rajonale dhe atyre boterore. E verteta eshte, qe politikanet tane, sado qe te kene deshiren per nje politike te qarte ne dobi te interesit kombetar, jane te detyruar te levizin brenda disa linjave te interesave globale.
Ne lidhje me Greqine, pavaresisht politikes anakronike te saj per konsum publik, drejtuesit e shtetit grek, e kane kuptuar qe i vetmi shtet, qe nuk do dhe do te mundte te demtonte interesat e tyre, eshte Shqiperia. Ne fakt jane shtetet sllave ato, ku spikat Serbia dhe Bullgaria, interesat e te cileve shkojne katerciperisht kunder Greqise, te pakten ne lidhje me Maqedonine, qe eshte jetike per vete egzistencen e kufijve te brishte veriore te Greqise. Nuk behet publike, por ne fakt Serbia eshte shteti qe nuk bie ne asnjegje dakord me Greqine, pervec faktit qe te mbajne nje shtet shqiptar te dobet. Por tashme edhe kjo nuk i intereson me Greqise, qe e ka shume te qarte qe rrymat filoserbe brenda politikes shqiptare, jane shume me te fuqishme se ato filogreke dhe ne nje rast shperberje te Maqedonise, ata do te preferonin njeqint here qe fqinji i tyre verior, te ishte sa me pak dicka midis Serbise dhe Bullgarise. Ne kete kendeveshtrim greket, te vetedijshem qe politikat per Vorio-Epirin jane thjeshte nje alibi, per te zbehur deshiren e shqiptareve, per te hapur qofte dhe formalisht ceshtjen e Camerise, kane krijuar aleanca te fshehta me ato segmente te politikes te vendeve fqinje, qe do ti ndihmonin per interesat e tyre madhore, sic eshte Maqedonia. Serbet nga ana e tyre, te interesuar ne kulm per mosshperberjen e Maqedonise, por te dobet politikisht, kane arritur te vene ne pune veglen e tyre PSSH-ne, ne nje fushate te shfrenuar kunder Greqise, qe nen masken e patriotizmit po godet cdo forcim te lidhjeve Shqiperi-Greqi drejt nje aleance kundersllavike. Heshtja totale e qeverise shqiptare dhe deklaratat per konsum publik te qeverise greke, nuk tregojne thelle, nje marredhenie midis padronit dhe te perulurit, por ato ne fakt jane treguesi i perpjekjeve te perbashketa, per te mos bere publike aleancen e fshehte strategjike, midis dy vendeve tona.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#33

Post by erix77 » Fri Mar 11, 2011 7:32 am

Oh sa mire qe na ndricove Zeus,po si sna e ke thene me pare mor burr qe qenkemi ne aleance me grekun per tja futur serbit,dhe ne idiotet qe i shajme greket gjith diten kur ata qenkan aleati yne me i mire,prandaj ja u falem detin qe ti shperblenim per ndihmen kunder serbve,si sna ra ndermend me pare more Zeus, po kaq te trashe paskemi qene ne.

Hej cuna e goca moderatore me duket se Albogreku i ka futur hackersat dhe ka kapur llogarine e Zeusit,shiheni njehere kete pune ju lutem.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

martin3456
Member
Member
Posts: 19
Joined: Mon Feb 21, 2011 9:14 am
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#34

Post by martin3456 » Fri Mar 11, 2011 8:04 am

erix77 wrote:
Po mir, a e di Sala se ke ka ne qeveri?
Si ka mundesi qe te kete ndryshuar kaq shume per mire mardheniet e Sales me greket?


Po cfare Sale o i uruar po ju a e dini se ai eshte me keq se greket?
a e harruat sesi ja fali detin grekut?
Po bollanon kush e beri kryetar,i mbani mend vorioepirotet kur therrisnin rofte qirie Berisha?
Po Gejxhat e sojin e tij kush i ka miq e i pret me nderime sikur te ishin kryetare shtetesh?
Po varret monumentale te ushtareve inegzistente kush i ngriti?Akoma me salen i mbani shpresat?
politikanet shqiptare punojne vetem per te vjedhur popullin e per tja shitur shqiperine grekut a serbit,askujt si behet vone per popullin shqiptar.

Po me ke te meremi o Erix? me Nanon? me Edin? qe kane pas gjithmon perkrah dulet, milot e shok, qe hapi fushaten parvjet me papa-ndreun? Nuk presim gje nga keta, prandaj i qepemi Sales. Do thuash ti se te gjith nje M.. jane.. e di por Sala na duket se vjen me pak era, prandaj meremi me te. Ky eshte fati qe na ra ne shqiptareve, qe te zgjedhim midis te keqes dhe te keqes me te vogel.
Nejse une e kisha per mardheniet si shtet, dhe Sala eshte personi qe ka nje histori mardheniesh me te gjata dhe me te perfolura me greqine. Si psh me Gej-xhin, Sala e shpalli non grata, Sala na e pret sikur ska ndodh gje ne mes te Tiranes. Mund te shajme sa te duam, se kemi materjale plot, por cfar zgjidhim? Thjesht sa acarohemi nga nervat.

User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#35

Post by Trojan » Fri Mar 11, 2011 8:10 am

E po atehere kybashkpunim midis greqise e Shqiperise do behet ne kurriz te Shqiperise...
Sic kemi pare keto kohet e fundit Shqiperia sillet si shtet vasal kundrejt Greqise.
Leshimet e shtetit Shqipetar ne favor te Greqise jane te shumta , po Greqia cfare leshimi ka bere ne
te miren e ketij bashkpunimit!!! as edhe nje...



Zeus10 wrote:drejtuesit e shtetit grek, e kane kuptuar qe i vetmi shtet, qe nuk do dhe do te mundte te
demtonte interesat e tyre, eshte Shqiperia.
Interesat e shtetit Grek jane te kontrrollojne Shqiperine.
Sigurisht qeveria aktuale nuk po i demton interesat e tyre duke ju nenshtruar totalisht
oreksit te qeverise dhe qarqeve megaloideike greke.
Ja disa gjera qe favorizon interesat e grekeve ne Shqiperi

1)Shitja e Detit(duke futur Greqine midis Shqiperise dhe Italise)

2)Autonomia e Himares de juro(kur shkon ne himare i flet shqip e ta kthejne greqisht)
.............................................Kryetari i bashkise ben cti doj qejfi, duke ndryshuar emra e mbiemra
.............................................parrulla ne gjuhen greke , duke ofenduar heroin tone kombetar sikur
.............................................na qenka grek me origjine... duke festuar autonomira te kohes se qepes....

3)Ngritja e Varrezave greke ne te gjithe jugun e Shqiperise, a thua se keto varreza formojne piken kufitare
te shtetit Grek me ate Shqiptar.

4)Del ne Korce konsulli grek dhe thote cfare ti doj qejfi duke mos pyetur se eshte ne shtet tjeter,
duke i quajtur banoret shqiptar si grek ,akoma edhe vllehet i beri grek, kurse qeveria i duartroket..

5)Regjistrimi i popullsise i 2011 i bazuar ne vet deklarimin e etnicitetit dhe besimit fetar...
Ketu Sali Berisha ne 2009 i eshte pergjigjur Dules dhe eshte e incizuar , qe do te kryet ky regjistrim
ashtu sic ka premtuar..

6)Qeveria Shqiptare nuk ka ber asnje hap drejt ceshtjes came ,qe eshte ceshtje qe permbledh nje numer
te madh mijra shtetasve shqiptar

7)Shteti Shqiptar nuk jep as edhe nje copez sigurie per emigrantet shqiptar ne Greqi, jane lene ne meshire
te fatit, a thua se jane shtetas grek.Ambasadori shqiptar ne Greqi nuk e di me se merret... se sa per
te mbrojtur interesat e shqiptareve as qe ja ve veshin njeri... Shqiptaret shikohen me inferjoritet
dhe rracizem.


Zeus10 wrote:Por tashme edhe kjo nuk i intereson me Greqise, qe e ka shume te qarte qe rrymat filoserbe
brenda politikes shqiptare, jane shume me te fuqishme se ato filogreke
Mund ta argumentosh me fakte aktuale kete??!!!!!

 
Zeus10 wrote:kane arritur te vene ne pune veglen e tyre PSSH-ne, ne nje fushate te shfrenuar kunder Greqise,
qe nen masken e patriotizmit po godet cdo forcim te lidhjeve Shqiperi-Greqi drejt
nje aleance kundersllavike."
 
Zgjohu pak o Zeus...

martin3456
Member
Member
Posts: 19
Joined: Mon Feb 21, 2011 9:14 am
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#36

Post by martin3456 » Fri Mar 11, 2011 8:32 am

Zeus10 wrote:
erix77 wrote:
Po mir, a e di Sala se ke ka ne qeveri?
Si ka mundesi qe te kete ndryshuar kaq shume per mire mardheniet e Sales me greket?


Po cfare Sale o i uruar po ju a e dini se ai eshte me keq se greket?
a e harruat sesi ja fali detin grekut?
Po bollanon kush e beri kryetar,i mbani mend vorioepirotet kur therrisnin rofte qirie Berisha?
Po Gejxhat e sojin e tij kush i ka miq e i pret me nderime sikur te ishin kryetare shtetesh?
Po varret monumentale te ushtareve inegzistente kush i ngriti?Akoma me salen i mbani shpresat?
politikanet shqiptare punojne vetem per te vjedhur popullin e per tja shitur shqiperine grekut a serbit,askujt si behet vone per popullin shqiptar.
Kjo menyre te menduari eshte e stilit popullor dhe karakterizohet nga cektesia dhe nje percim urrejtjeje per politikanet, kaq bukur e injektuar ne psiqiken tone, nga nje pjese e politikes.
Pertej ketij kendeveshtrimi, politika e jashtme e Shqiperise, duhet pare ne nje kuader rajonal ose me sakte duhet pare me syrin e fuqive rajonale dhe atyre boterore. E verteta eshte, qe politikanet tane, sado qe te kene deshiren per nje politike te qarte ne dobi te interesit kombetar, jane te detyruar te levizin brenda disa linjave te interesave globale.
Ne lidhje me Greqine, pavaresisht politikes anakronike te saj per konsum publik, drejtuesit e shtetit grek, e kane kuptuar qe i vetmi shtet, qe nuk do dhe do te mundte te demtonte interesat e tyre, eshte Shqiperia. Ne fakt jane shtetet sllave ato, ku spikat Serbia dhe Bullgaria, interesat e te cileve shkojne katerciperisht kunder Greqise, te pakten ne lidhje me Maqedonine, qe eshte jetike per vete egzistencen e kufijve te brishte veriore te Greqise. Nuk behet publike, por ne fakt Serbia eshte shteti qe nuk bie ne asnjegje dakord me Greqine, pervec faktit qe te mbajne nje shtet shqiptar te dobet. Por tashme edhe kjo nuk i intereson me Greqise, qe e ka shume te qarte qe rrymat filoserbe brenda politikes shqiptare, jane shume me te fuqishme se ato filogreke dhe ne nje rast shperberje te Maqedonise, ata do te preferonin njeqint here qe fqinji i tyre verior, te ishte sa me pak dicka midis Serbise dhe Bullgarise. Ne kete kendeveshtrim greket, te vetedijshem qe politikat per Vorio-Epirin jane thjeshte nje alibi, per te zbehur deshiren e shqiptareve, per te hapur qofte dhe formalisht ceshtjen e Camerise, kane krijuar aleanca te fshehta me ato segmente te politikes te vendeve fqinje, qe do ti ndihmonin per interesat e tyre madhore, sic eshte Maqedonia. Serbet nga ana e tyre, te interesuar ne kulm per mosshperberjen e Maqedonise, por te dobet politikisht, kane arritur te vene ne pune veglen e tyre PSSH-ne, ne nje fushate te shfrenuar kunder Greqise, qe nen masken e patriotizmit po godet cdo forcim te lidhjeve Shqiperi-Greqi drejt nje aleance kundersllavike. Heshtja totale e qeverise shqiptare dhe deklaratat per konsum publik te qeverise greke, nuk tregojne thelle, nje marredhenie midis padronit dhe te perulurit, por ato ne fakt jane treguesi i perpjekjeve te perbashketa, per te mos bere publike aleancen e fshehte strategjike, midis dy vendeve tona.
Po cthua o Zeus, me gjith respektin qe kam per ty. Po kush na i ka ngulit ne mendje kete percim urrejtjeje? A nuk jane vet politikanet? Ti mendon se politikanet tane perpiqen qe ne te kemi "percim urrejtjeje" per ta?
"Pertej ketij kendeveshtrimi, politika e jashtme e Shqiperise, duhet pare ne nje kuader rajonal ose me sakte duhet pare me syrin e fuqive rajonale dhe atyre boterore. E verteta eshte, qe politikanet tane, sado qe te kene deshiren per nje politike te qarte ne dobi te interesit kombetar, jane te detyruar te levizin brenda disa linjave te interesave globale."

Aty eshte e keqa o Zeus se ne gjasme bejme gjeo politik, gjasme ndjekim nje politik te caktuar dhe nuk kemi asnje politik tonen. Thuhet qe politika e jashtme e shqiperise ruan nje stabilitet, per fqinjet dhe rajonin, por nuk mendoj se kosoja e te "rruajturit" te stabilitetit duhet te behet pa tjeter mbi kurizin tone.

Per pjesen tjeter me keqardhje po mbeshtes Erix.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#37

Post by erix77 » Fri Mar 11, 2011 12:35 pm

Thjesht sa acarohemi nga nervat.
Cdo problem e ka edhe nje zgjidhje,ky popull e ka duruar shume kete klase politike antishqiptare.
do te vije dita e do soset durimi dhe populli do i jape nje shqelm nga pas te gjithe gjeopolitikaneve te stabilitetit ne kurriz te shqiperise,ne vend qe te protestojne e te vriten per politikanet shqiptaret do te dalin e hedhin poshte te gjithe matrapazet.
Sot kemi Kreshnikun qe po mbron identitetin shqiptar por neser do te kete edhe kreshnike te tjere dhe skuthat nuk do dine nga tja mbathin.
Mos e nenvleresoni asnjehere forcen dhe patriotizmin e shqiptareve qe sot duket i heshtur e i neperkembur por shume shpejt mund te shpertheje si vullkan.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#38

Post by Zeus10 » Fri Mar 11, 2011 12:57 pm

Z. Erix, ne nje debat te tille, gjeja me e dobishme eshte te parashtrosh fakte apo ide te tuat dhe jo te perfshihesh ne nje retorike te stilit partiak.
Te jesh i sigurte, qe ne asnje rast, rrethane apo menyre une nuk do te jem ne krahun e asnje politikani qe nxjerr ne treg interesat tona, per qellime afatshkurtra,
me mendimin qe do i rikuperoje me vone dhe aq me teper, te jem me ta kur e bejne kete per qellime pushteti, nga cilido krah qe te vijne, megjithese une jam vetem nje ze.
E verteta eshte se eshte politika vete, qe na percuar mesazhin e urrejtjes per palet respektive dhe modalitetet qe na ofron per te gjykuar per punen e tyre, jane te gabuara
dhe qellimi i vetem eshte te na bej te urrejme palen kundershtare. Une me thene te verteten, nuk e di nese qeveria aktuale, po ndjek nje politike bazuar thjeshte ne interesat
kombetare, apo eshte e detyruar te ndjeke linjat globale te politikes, qe shkojne pertej retorikes per konsum publik te bera nga te gjitha palet e perfshira ne keto marredhenie.
Ajo qe di une, eshte qe tani jemi me te forte se kurre dhe pesha politike dhe diplomatike e vendit po rritet dhe ndoshta ne nje te ardhme kur Athina dhe Beogradi te jene me te dobet
se kurre, ndoshta ne do behemi nje nga qendrat e vendimarjes politike-diplomatike. Por per nje gje te siguroj, qe ajo qe ndodh vertete dhe ajo qe shfaqet per ne jane dy gjera krejt
te pangjashme, pastaj ti merru me Zeusin pse te thote dicka me shume, nga politikat e palyra partiake te dites.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#39

Post by Adriana » Tue Mar 15, 2011 6:30 pm

-eek-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#40

Post by Arbëri » Tue Mar 15, 2011 6:40 pm

Adriana wrote:
-eek-
Nuk po shkruaj me mire , se po shkruajta duhet per tiu share fare e fis e moter e vella e babe e nene ,gjyshe e babagjysh te gjithat qe i kane te gjalle e te vdekur .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#41

Post by Mallakastrioti » Tue Mar 15, 2011 8:09 pm

Kombësia, At Nikolla Marku: Të vihen para drejtësisë, armiqtë e kombit
ELBASAN- At Nilolla Marku prifti i kishës ortodokse Autoqefale Shën Mëria në Elbasan ka sulmuar ashpër konsullin grek të Korcës. Ai nuk ka hezituar të sulmojë po kaq ashpër edhe segmente të tjera antishqiptare, madje ka kërkuar që prokuroria shqiptare të fillojë një hetim të shpejtë dhe intensiv.

“Këta njerëz të rrezikshmë, armiq të hapur të identitetit dhe sovranitetit shqiptar me veprimet e tyre politike kanë plotësuar dhe konsumuar vepër penale ndaj kombit shqiptar. Ne kërkojmë nga organet akuzues të veprojnë menjëherë për t’i vënë para gjyqit dhe dënimit të merituar prej vitesh. Prokuroria e Shqipërisë”


Duke i bërë thirrje shqiptarëve të mos pranojnë regjistrimin mbi bazë të kombësisë, prifti u shpreh se ai ka në thelb shëndërrim të kombësisë, gjuhës, fesë në cdo formë. “Vëllezër e motra, bijë dhe bija shqiptare iu bëj thirrje ta injoroni këtë stuhi anti shqiptare shoviniste greke duke mos iu përgjigjur këtij regjistrimi dhe duke pështyrë në fytyrë cilindo që kërkon prej jush shëndërrim të kombësisë, gjuhës, fesë në cdo formë. Mjerë ai që merr para në dëm të atdheut të tij, sepse ai do të jetë i përbuzur kudo nëpër botë.
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#42

Post by Adriana » Mon Mar 21, 2011 8:57 am

Arbëri wrote:
Më poshtë po japim të plotë atë çka shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës

Ne vitet 1780, ne Himare vajti Shen Kozmai nga Etolia, qe u rekomadoi banoreve te ndertojne shkolla dhe jo shume kisha. Ne ate kohe Himara kishte shume kisha (nje ose me teper per çdo shenjtor). Himariotet degjuan keshillat e Shen Kozmait dhe ndertuan shkollen, qe mori emer si shkolla Akrokeravnike e Himares. Me vone, afer shkolles u ndertua dhe kisha madheshtore e Gjitheshenjtoreve, ku nderohen te gjithe shenjtoret bashkarisht. Ne te njejten kohe u ndertuan shkollat ne fshatrat Vuno, Dhermi, Qeparo, Piqerni, Shen Vasili dhe Lekursi.
Shen Kozmai "profeti" qe i sherbente djallit e jo Zotit :

Shën Kozmai, profeti antishqiptar

Sipas tij, duhej braktisur shqipja e duhej mësuar të
flitej e shkruhej vetëm
greqisht


Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779, Patrikana Ekumenike
dërgoi në vendin tonë
Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer
studimet në Malin e
Shenjtë, Athos. Klerikët grekë, para se të vinin në
vendin tonë, shpesh
mësonin se si t'i kryenin shërbesat fetare në
manastiret e atij mali.
Misioni i Kozma Etolianit ishte sa delikat, aq edhe i
rëndësishëm. Ai vinte
në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin që të
krishterët ortodoksë
shqiptarë t'i kthente në grekë. Kozma Etoliani
predikoi në Shqipërinë e
Poshtme (Epir), Thesali, Maqedoni etj. Ai kërkonte që
në Shqipërinë e Jugut
të përbuzej dhe të braktisej shqipja dhe në vend të
saj të flitej dhe të
shkruhej vetëm greqisht.

N.Tomadakis, profesor në Universitetin e Athinës,
thekson: "Misionari i
madh, Kozma Etoliani, punoi për fuqizimin e fesë së
krishterë dhe për
përparimin e arsimit në territorin e Vorio Epirit, ai
ra martir për epirotët
e veriut dhe për kombin tonë". Është për të vënë në
dukje se historiani
K.Amantos, anëtar i Akademisë së Athinës dhe profesor
i Universitetit,
pohon: "Legjendari Kozma Etoliani punoi më shumë se
kushdo për krishtërimin
dhe shkollat… Ai qe ndër dëshmorët e parë që ra për
helenizmin e të
krishterëve të Epirit të Veriut". Po ashtu, në librin
"Vendet greke në
histori, Epirus, analizë dhe histori greke", me botues
të përgjithshëm
anëtarin e Akademisë së Athinës, M.B. Sakelariou,
Athinë, 1997, fq. 317,
pohohet: "Përmes punës së tij, Kozma Etoliani dëshmoi
vetëm se ishte zëri më
autentik i kombit grek gjatë periudhës së pushtimit
osman". Këtë "shenjtor"
akademiku në fjalë e quan "martir të kauzës së kombit
të tij grek, një nga
figurat më të ndritura, i cili punoi me të gjitha
forcat e tij për
përgatitjen e rilindjes së kombit grek".

Vasil Krapsiti në "Historia e Paramithise", kapitulli
III, flet për
veprimtarinë e Shën Kozmait. Ky historian grek i
ditëve tona, në faqen 37 të
këtij libri, Shën Kozmanë e quan "shpëtimtar të etnisë
greke në hapësirën e
Thesprotisë". Ndërmjet të tjerash, ai na thotë: "Ky
apostull i krishtërimit,
kudo që shkonte në Epir vendoste kryqe dhe ishte
luftëtar i flaktë i fesë së
krishterë dhe i helenizmit". Sipas këtij autori,
merita më e madhe e tij
ishte hapja e shkollave greke. Kështu, "Shën Kozma
Etoliani 'zgjonte'
ndërgjegjen etnike të helenëve të skllavëruar, duke
ngritur shkëmbinj
rezistence për grekët".

Po e citojmë këtë autor, i cili na përmend fjalët e
Shën Kozmait të thëna në
mbledhjen e Shën Donatos (Paramithi): "Le t'i
shmangemi, vëllezërit e mi,
mendjemadhësisë, që është krijesa e parë e shejtanit
dhe rruga që të çon në
katastrofë, prandaj duhet të jeni kokulur; kokultësia
është rruga e
engjëjve, ajo të çon në parajsë".

Suliotët u tronditën kur dëgjuan këto fjalë të tij,
madje disa u egërsuan.
Atëherë Kozmai u tha: "Më vjen keq për ju, për
kryelartësinë që kini". Dhe
duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të
ashpra: "Këmba ime këtu nuk
do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që
bëni, do të shpërbëheni".

Më vonë, duke parë armët e suliotëve të varura nëpër
pemë, Kozma Etoliani u
tha atyre me mllef e cinizëm: "Kjo kokëfortësi që keni
do t'ju marrë në
qafë. Në ato degë që ju sot varni jataganët, do të
vijë një ditë që jevgjit
të varin sazet e tyre".

Autori i "Historisë së Paramithisë" shkruan edhe se
"puna e Shën Kozmait me
Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike. Ai u
përpoq që t'i bindte
suliotët të largoheshin nga çdo veprim i armatosur".
Mirëpo suliotët nuk e
dëgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisën
traditat e tyre, ndaj dhe
fituan pavdekësinë.

Suliotët ishin shqiptarë dhe nuk ishin etni greke.
Hobhausi na thotë se
suliotët i zhvillonin luftërat sipas mënyrës
shqiptare. Po kështu edhe Liku
e quante Sulin vend shqiptar, ndërsa Pukëvili ndarjen
e suliotëve në fara e
quante zakon mbarëshqiptar. "Në Sul, çështjet
gjyqësore, na thotë Liku,
rregulloheshin në atë mënyrë si në të gjithë
Shqipërinë". Suliotët ishin të
krishterë. Dihet se Foto Xhavella qe vëllam me Ismail
Pronjën e Paramithisë,
kurse Marko Boçari shkroi një fjalor me qëllim që
shqiptarët të mësonin
greqisht. Edhe Napolon Bonaparti u detyrua t'ia heqë
komandantin grek
regjimentit shqiptar në shërbim të Francës, në të
cilin pjesa dërrmuese
ishin suliotë, sepse ata nuk pranonin të kishin në
krye të tyre komandant
grek.

Lind pyetja: Cili është krishtërimi i Shën Kozmait?

Më së pari do të bëjmë të ditur kuptimin e fjalës "i
shenjtë". Shenjtor
shpallet një person që i qëndron besnik i mësimeve të
Krishtit dhe kishës së
Tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale
ose universale. I
shenjtë është besniku i kishës ortodokse, i denjë për
nderim dhe format e
kultit lejohen për atë që shpallet i shenjtë.
Shenjtorit i bënin një sërë
nderesh si për shembull: i kujtohet emri në lutjet, me
emrin e tij mund të
emërohen kisha, mund t'i ekspozohet trupi në altar.
Ai, gjithashtu, mund të
deklarohet një shenjt mbrojtës i një qyteti ose i një
vendi.

Shën Kozmai predikoi në shumë vende të Shqipërisë, që
nga Suli e gjer në
Krujë. Më poshtë po botojmë një faksimil të marrë nga
dorëshkrimet e tij dhe
të botuar nga Georges Freris, marrë nga "Pasqyrë
historike e letërsisë",
revista "Agora", Janinë, 1984, fq.20
(A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta
Balkania, Janinë 1988, fq.35).


Kështu foli Shën Kozmai:

" ...Fëmijët tuaj të mësojnë greqisht..."


"Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se
kisha jonë është
greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk
mund të kuptosh ato që
thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë
greke në vendin tënd
se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë,
burrë apo grua, që më
premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të
ngrihet në këmbë dhe
të ma thotë këtu. Unë do t'i marr atij të gjitha
mëkatet në qafën time, që
nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t'i porosit
të gjithë të
krishterët që t'i flasin dhe do t'i shlyej të gjitha
mëkatet. Ai nuk do ta
gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra".
(Predikimi 7 drejtuar
shqiptarëve të Epirit)

Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët
dhe sidomos fëmijët dhe
të rinjtë shqiptarë ortodoksë, që të mësonin greqisht,
sepse kisha
ortodokse, sipas tij, është greke dhe ajo nuk mund të
bëhej kurrë shqiptare.

Sa në kundërshtim bien këto fjalë të tij me Jezu
Krishtin, i cili i çoi
apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të
krishterë në popujt e
ndryshëm të globit, por në asnjë mënyrë që këta popuj
të ktheheshin në
grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: "Shkoni e
bëni dishepuj nga të
gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të
Birit e të Shpirtit të
Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat
që unë ju kam
urdhëruar!" (Mateus 28:19)

Krishtërimi i Shën Kozmait nuk ishte krishtërimi i
Jezu Krishtit, por një
krishtërim i sajuar nga Patrikana e Stambollit, një
krishtërim krejtësisht i
veçantë, aspak ndërkombëtar dhe qiellor, pra, larg
atij që ka predikuar
Krishti. Ky lloj antikrishtërimi, që flet në emër të
krishtërimit, ka për
Ungjill shovinizmin grek.

Shën Kozmai na thotë se "raca shqiptare është greke".
Me këto fjalë Shën
Kozmai gënjen përsëri. Ja një përgjigje shkencore që e
hedh poshtë këtë
sajesë shoviniste: antropologu me famë botërore,
Pitardi, në librin e tij
"Historia e racave njerëzore", kur flet për racën tonë
thotë: "Është e
vështirë të gjesh një popull ku tiparet antropologjike
të jenë më të qarta",
ndërkohë që për Greqinë ai pohon po në këtë libër se
"ajo është pasqyrë e
popujve të Ballkanit". Këtë gjykim të Pitardit mbi
racën shqiptare e
pranojnë shumë antropologë të tjerë, që kanë bërë
matje mbi të gjallë e mbi
të vdekur në Greqi e Shqipëri.

Ky "shenjtor" theksonte me të madhe se "atë shqiptar
që nuk do të fliste
shqip në Shqipërinë e Jugut do ta bënte të lumtur sa
të ishte zot i mijëra
parave".

Është pra Shën Kozmai ai që, megjithëse "shenjtor", na
thotë këto gjepura.
Ai i këshillon të krishterët që të mos preferojnë
pazaret e çifutëve. Shpesh
herë Kozma Etoliani na bën të qeshim me fjalët e tij.
Po japim një nga
thëniet e tij:

"Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës.
Sepse në atë raki çifutët
lajnë të vdekurit e tyre që t'ju ndotin juve. Çifutët
janë pogromet e
antikrishtit". "Mos blini te çifutët". Parulla të
tilla të çmendura
antisemite do të konkurronin edhe nazizmin e Hitlerit
të viteve '30-të, kur
në vitrinat e dyqaneve të çifutëve skuadrat e SS-ve
shkruanin "Kauft nicht
bei Juden" (Mos blini te çifutët). Por "i shenjti"
Kozma nuk u ndal këtu në
çmendurinë e tij antisemite. Ai është i vetmi prift,
që në mënyrë të hapur
ka nxitur pogromet antiçifute.

Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe
atje i këshilloi
beratasit që të bëjnë pazar të shtunën (sepse çifutët
atë ditë e kanë
pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio
Epirit, të mos bëjë
pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për
shkak të urrejtjes
ndaj çifutëve, arriti t'u ndërrojë beratasve edhe
ditën e pazarit.

Në Samarinë pjesa më e madhe e popullsisë ishte
vllahe. Ai u fliste vllehve
kundër gjuhës së tyre. Shën Kozmai u thoshte atyre se
"Perëndia e
konsideronte veten të fyer kur dëgjonte lutje ose
lavde në gjuhën vllahe. Që
Perëndia të dëgjojë lutjen e besimtarëve ortodoksë,
ata duhet t'i bëjnë ato
në greqisht", thoshte ky predikues shoven. Le të
shohim ç'thotë më tej Kozma
Etoliani për gjuhën vllahe, citojmë: "Perëndia kur
flet me engjëjt, flet në
gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit, përdor gjuhën
vllahe" (arkivi qendror
i shtetit rumun).

Absurditete të tilla njihen plot te Shën Kozmai.
Njerëzit vdesin,
eksperienca e marrë në shkollë ruhet e transmetohet
brez pas brezi. Shën
Kozmai kërkonte që të transmetoheshin brez pas brezi
vetëm mësimet e marra
në shkollat greke. Sipas tij, duhej që shqiptari i
Shqipërisë jugore ta
ndjente veten grek medoemos. Një nga historianët më me
zë të Greqisë së
sotme, Dr.Vakalopullos, në "Historinë e helenizmit të
ri" vëllimi 4, fq.442,
shprehet kështu për Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymën
e ngjarjeve dhe vulosi
me kristianizmin e tij dukuritë shoqërore dhe
kombëtare (greke - Sh. D.),
veçanërisht në Shqipërinë jugore dhe Epir". Me të
drejtë rilindësit tanë
lëshuan thirrjen patetike: "Jashtë gjuha greke nga
shkollat tona, nga kishat
tona". Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr.
9, fq .4, shkruan për
figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: "Prifti
duhet të jetë sjellës i
vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij
të dashurisë. Këtu, në
Shqipëri, në shumicën e rasteve, ai i shërben
prindvrasjes, ai është despot
dhe më tiran se vetë pushtuesi. Ai, me armën tejet të
fuqishme të fesë, në
vend që të ndriçojë masat me gjuhën e shenjtë dhe me
dashuri për atdheun,
është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe
paragjykimeve. Ai
është bërë një instrument i verbër i një politike
antipatriotike. Prifti
është një dhelpër greke, që emrin e atdheut e ka
zëvendësuar me atë të
Greqisë. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkët
vrasëse kanë zënë vend në
kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu
Krishtit". (sqarim:
artikullshkruesi në këtë artikull e ka fjalën për
priftërinjtë grekë në
Shqipërinë e Jugut - Sh. D.).

Në predikën e parë, Shën Kozmai thekson: "Të gjitha
fetë e botës janë
mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe
e shenjtë" (Predikimi
1). Të vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi
Janullatos është anëtar nderi
i shoqatës "Miqtë e Shën Kozmait" dhe se ky "shenjtor"
bën pjesë në
kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë. Vlen të mbahet mend
dhe të mos harrohet shprehja e antishqiptarit të
tërbuar Sebastianos,
ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shën
Kozmain "dishepull të
vërtetë të Krishtit" (!) Sot në Shqipëri ndërtohen
kisha dhe për fat të keq,
ndonjë kishe i vihet emri i Shën Kozmait, këtij
antishqiptari të tërbuar.
Ndërkaq Faik Konica vazhdon të thërrasë nga varri: "Ka
15 vjet që po bërtas:
Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes na bëri lodër
të grekëve".


Për Vasil Krapsitin, Shën Kozmai ishte luftëtar i
helenizmit. Po kështu dhe
për historianët e tjerë grekë, që kanë nostalgji dhe
kërkojnë të rikthejnë
Perandorinë Bizantine.

Duke studiuar veprimtarinë e gjithanshme të tij,
kushdo del me përfundimin:
nëse shenjtorët janë simbole të dashurisë e të
humanizmit, Kozma Etolianin
nuk e lidh asgjë me ta, sepse ky klerik grek ishte
thjesht një emisar
politik i shovinizmit grek dhe erdhi në Shqipëri për
të mbjellë përçarjen
dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar
totalisht ortodoksët
shqiptarë.

Për "shenjtërinë" e Shën Kozmait, me të drejtë prof.
Pëllumb Xhufi shkruan:
"Me gjithë meritat e tij të padyshimta në favor të
'helenizmit', kisha greke
u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolit,
gjë që ndodhi në fund
të viteve '20-të të shekullit XX. Pasi kishin dështuar
për ta marrë të
ashtuquajturin Vorio-Epir me luftë, apo me marifete
politike, qarqet
nacional-klerike greke vendosën të shpallin 'luftën e
shenjtë' për
Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait".

Është për të theksuar se akademiku Kristo Frashëri,
për "shenjtorin" e
lartpërmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm
një misionar i
ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë historianët
e sotëm grekë, mbi të
gjitha një flamurtar i flaktë i helenizmit". (Gazeta
"Korrieri" Nr. 292, 8
Dhjetor 2004).

Për manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, historiani
Pëllumb Xhufi është i
mendimit se manastiri i tij në Kolkondas, i një
antishqiptari të tillë, u
ndërtua nga Ali Pashë Tepelena. Po kështu, prof. Xhufi
na bën të ditur:
"Mjafton që rajatë të rrinin urtë dhe t'u paguanin
detyrimet feudalëve,
sepse Shën Kozmai nuk ua kursente ndihmën me
predikimet e tij. Nga një
logjikë e tillë dritëshkurtër nuk shpëtoi dot as Ali
Pashë Tepelena". ("Dita
informacion", gusht 1996).

Gazeta "Ngjallja", organ i Kishës Ortodokse Autoqefale
të Shqipërisë, në
numrin e saj 8 (163), të gushtit 2006, në një artikull
kushtuar Shën
Kozmait, midis të tjerash citon: "... prania e tij në
jetën e përditshme të
besimtarëve nëpërmjet lutjeve që i drejtohen shenjtit,
rrëfimit të "bëmave"
e profecive të tij e deri tek emri i bekuar Kozma, që
mbajnë qindra e qindra
vetë të të gjitha moshave". I bëjmë të ditur
artikullshkruesit se vëllezërit
tanë ortodoksë nuk kanë të pranishëm në jetën e
përditshme Shën Kozmanë,
flamurin e flaktë të helenizmit, pasi emri Kozma ka
ekzistuar qindra vjet
para të vinte Kozma Etoliani, siç është rasti i
shenjtorëve të nderuar,
vëllezërve Kozma dhe Damiani, të martirizuar në vitin
287, në kohën e
Perandorit Dioklecian në qytetin Çiri të Antiokisë.
Për nder të tyre
arbëreshët e Italisë emëruan Komunën San Cosmo
Albanese (Shën Kozma
Shqiptari). Duke rendur pas asaj logjike të zymtë,
nxjerrim si përfundim që
s'ekziston asnjë lidhje ndërmjet Josif Stalinit dhe
Shën Josifit dhe çdo
Josifi tjetër që gjendet në botë.

Shën Kozmai është pararendës i helenizmit. Kjo është
treguar qartë në letrën
që "i shenjti" i dërgoi vëllait të tij, Hrisantosit,
pak muaj para
"martirizimit të tij", ku numëronte shkollat që ai
vetë kishte ngritur dhe
thoshte: "Unë kam parë 30 provinca dhe kam ngritur
dhjetë shkolla greke e
200 të tjera për arsimin fillor, ...". Dhe pjesa më e
madhe e këtyre
shkollave ishin në "Epirin e Veriut". Ishin të gjitha
shkolla greke dhe një
fakt i tillë e bën Kozma Etolianin padyshim një
pararendës të helenizmit,
por jo aspak një promotor të arsimit tonë kombëtar,
siç është shprehur
badjava ndonjë adhurues shqiptar i tij.

E shohim të arsyeshme të shpjegojmë termin "helenizëm"
për t'ua bërë të
qartë lexuesve. Për këtë po citojmë Svoronosin:
"Helenizmi është tërësia e
grekëve të ndërgjegjësuar" (N. Svoronos "Historia e
Greqisë së Re", shtypi
Universitar i Francës, Paris 1964"). Sipas
enciklopedisë së madhe greke,
"Pirsu", vëll.11, fq.167, te zëri "Helenizëm" thuhet:
"Helenizëm është
prania kudo e grekëve, e racës dhe e jetës së tyre
gjatë gjithë epokave";
kurse G. S. Frangulis, në veprën e tij "Helenizmi
kundër Lindjes dhe
Perëndimit" pohon: "Helenizmi kishtar është po aq i
lavdishëm sa ai etnik".
Ai krijoi helenizmin modern, i cili prej më shumë se
një shekulli rivendikon
restaurimin kombëtar dhe lirinë e tij".


SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

Sun Çu, me traktatin "Arti i luftës", vepër e shkruar
dymijë e pesëqind vjet
më parë, ushtroi një ndikim të madh në politikanët dhe
ushtarakët e Lindjes
dhe më vonë të Perëndimit. Në këtë vepër, autori i
sipërpërmendur, rolin e
spiunëve në kohë lufte e paraqet kështu: "Në fakt,
spiunët janë elementi më
i rëndësishëm në luftë, sepse prej tyre varet suksesi
i veprimeve ushtarake,
shkathtësia e lëvizjeve të ushtrisë" (Sun Çu, "Arti i
luftës" nën kujdesin e
Aleksandër Kornelit, Napoli 1988, f.135).

Tomson dhe Padovek pohojnë: "Spiunazhi dhe korrupsioni
kanë luajtur në
historinë e botës një rol tejet më të rëndësishëm se
sa besohet në
përgjithësi", ndërsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e
ndryshon rrënjësisht
rrjedhën e historisë, por ndodh që ndërron thellësisht
ngjarjet". (I. P.
Alem, "Spiunazh dhe kundërspiunazh", ESI, Napoli 1984
(botime franceze,
shtypi universitar i Francës, Paris, 1980, f. 12-13).

Duhet vënë në dukje se veshja e klerikut, siç thekson
Bely, favorizon
anonimatin dhe fshin origjinën shoqërore dhe
gjeografike të tij. Citojmë dy
paragrafë të marrë nga libri "Shërbimet e fshehta të
Venedikut", ku flitet
për Kozma Etolianin:

"Xhovani Momiti, thënë ndryshe Palatino, një
ish-berber nga Napoli, pasi
kaloi pak kohë në Moskë, Petersburg dhe Vjenë, arriti
të bëhet agjent sekret
i admiralit rus, Orlov. Ai kërkon t'i bindë
nënshtetasit venedikas për
kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtëqind
familjeve venedikase për
t'u vendosur në Akuilea. Agjentë të ndryshëm sekretë
venedikas, midis të
cilëve vetë Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri më 9
qershor 1777, ditë në të
cilën proveditori i përgjithshëm i detit porosit
oficerin Franko Xonxa që
t'i shkaktojë vdekjen në atë mënyrë që ajo të duket e
rastësishme. Mendohet
se do ta gjejë në ishullin e Qefalonisë gjatë
predikimeve të misionarit grek
Kozma, që do t'i flasë si Mesia i ri një turme prej
pesëmbëdhjetëmijë
fanatikësh që e ndjekin nga fshati në fshat. Projekti
është edhe më
ambicioz: të eliminojë në një kohë dhe këtë havale,
"profet fals", që bredh
duke nxitur nënshtetasit grekë të shpërngulen në
Akuiela, por qoftë
Palatini, edhe Kozmai, dyshojnë se ndiqen nga agjentët
sekretë venedikas dhe
ndërmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpëtojnë atentateve
të ndryshme". (Paolo
Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004,
fq.341).

Vijojmë më tej: "Në marsin e vitit 1779, fanatiku
klerik Kozma predikoi si
një Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpërndau një
broshurë në greqisht mbi
privilegjet që u jepeshin nga Maria Tereza atyre që
emigronin në trojet
austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

Duhet vënë në dukje se këto shpërngulje bëheshin në
favor të Rusisë. Më 1788
na bëhet e ditur se në të njëjtin libër procedohet
arqimandriti i
Pastroviçit, Sava Xhiubisa, dhe bashkëpunëtorët e tij
për mashtrim të
nënshtetasve venedikas në favor të Rusisë.


Vlen të përmendet se Shën Kozmai, si më parë ashtu
edhe në vitin 1775, ishte
i pajisur me ferman të Sulltan Hamidit I. Po ashtu,
edhe Sinodi i Shenjtë e
kishte zgjedhur inspektor të Përgjithshëm të shkollave
greke. Ai ishte
lidhur edhe me Rusinë, armike tradicionale e vendit
tonë, e cila në atë kohë
donte të krijonte perandorinë bizantine. Po kështu,
Katerina II, careshë e
Rusisë, i mësonte nipit të saj gjuhën greke. Shën
Kozmai, së bashku me
spiunin e rusëve, Palatino, punonin për Rusinë.
Ndërkohë, atentatet e
Republikës së Shën Markut kundër jetës së tyre
vijonin. Venediku e ka
quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin,
ndërsa akademiku grek,
Sakelariu, e quan "një nga figurat më të ndritura, që
punoi për përgatitjen
e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek
history and civilisation",
Athens 1997). Shën Kozmai në të vërtetë punoi për
helenizimin e Shqipërisë
së Jugut, duke filluar që nga Kruja dhe Kavaja (e cila
për të qe greke).
Pikësynimi i Shën Kozmait përkonte me dëshirat e
Katerinës II të Rusisë
(1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i
Veriut". Te kjo perandoreshë
mbizotëronte ëndrra e saj e përhershme e pushtimit të
ish-Perandorisë
Bizantine (Perandorisë Osmane). Ajo përkrahej nga
favoriti i saj i
mëparshëm, Orlovi, dhe më pas nga Patëmkini
(1739-1791), reformues i
ushtrisë dhe krijues i flotës ruse të Detit të Zi.
Citojmë një dokument të
asaj kohe: "Më 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante
Maria Terezës që nga
Shën Petersburgu, rreth një vit pas vrasjes së Kozma
Etolianit: "Për sa u
përket turqve, është më se e sigurt që ajo (Katerina
II. - Sh. D.) do me çdo
kusht që projekti i rimëkëmbjes së Perandorisë së
Lindjes të realizohet. Ky
projekt kthehet dhe rikthehet në kokën e saj, sepse i
ka pushtuar trurin.
Këtë vendim kjo careshë e ngroh dhe e ringroh për ta
çelur përherë në
shpirtin e saj. Ajo, në çdo çast shfaq zgjidhje për
ndarjen e Turqisë"
(Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien
1869, Nr.1558, f.263).

Kozma Etoliani është i lidhur me Xhovani Momitin, i
lidhur me Rusët dhe që
të dy kanë veprim të përbashkët, siç dëshmohet në
fq.34 dhe 50 të librit
"Shërbimet sekrete të Venedikut". Ai u shërben në të
njëjtën kohë të dy
aleatëve të asaj kohe, Rusisë dhe Austrisë, që donin
t'i rimëkëmbin
republikat e vjetra greke dhe më vonë këto dy
perandori nënshkruan dhe një
traktat. Me të drejtë, studiuesi Pëllumb Xhufi, Shën
Kozmain e quan
antishqiptar. Duke qenë i tillë, këshilli bashkiak i
Tiranës, përpara se ta
zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi të Tiranës,
duhej t'i kërkonte atij
që të mohonte e të dënonte veprimtarinë e
antishqiptarit Shën Kozma, si
kusht për dhënien e titullit "qytetar nderi i
Tiranës", propozuar nga
kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte
që popullsia e Epirit
(Shqipëria e Poshtme) të kthehej nga shqiptare në
greke. Enciklopedia e
madhe greke, "Pirsos", vëll. II, fq. 915 shkruan:
"Kozma Etoliani ra dëshmor
më 24 gusht 1779", por dyshimet për vrasjen e tij bien
mbi Republikën e Shën
Markut, e cila shumë herë zhdukte dokumentet, pasi
vriste kundërshtarët e
saj".

Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të
këtij prelati të
kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në
vendin tonë i kampingjeve
të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të
helenizmit. Vlen të
përmendet se 24 gushti i vitit 1996, në të cilin u
mblodhën me joshje alla
greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga
Saranda deri në Shkodër, në
një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas,
ishin ftuar edhe të
rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë
nga kisha ortodokse
dhe At Kalevi. "Këto kampingje ortodokse, thekson
Janullatosi në fjalimin e
tij, janë punishte shpirtërore" (kupto: punishte
shpirtërore për të
shkatërruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndërkaq, gazeta
"Ngjallja" i mban iso
kur shkruan në gusht të vitit 1996, "mbi gjithçka
kumbon fuqishëm
falënderimi për Perëndinë, në Shenjtërinë Hyjlindëse
Mari dhe 'Shën'
Kozmain.

Duhen vënë në dukje fjalët e ish-Metropolitit të
Drinopolisit, Sebastianos,
për Shën Kozmanë, i cili ndërmjet të tjerash thotë:
"Kisha dhe kombi ynë po
nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse
ai ishte jo vetëm një
misionar, por edhe apostull kombëtar (i Greqisë)."


ÇFARE REKOMANDON A. JANULLATOSI PER KUSHTETUTEN E
BE-së?


Vlen të theksohet se Felipe Fernandez Armesto,
profesor i fakultetit të
historisë moderne në Universitetin e Oksfordit, në
librin e tij "Udhëzuesi i
popujve të Evropës", Londër, 1994, shkruan: "Grekët
janë veçanërisht të
ngarkuar nga pengesa e një trashëgimie kulturore që
për shekuj është parë si
kulmi i arritjes njerëzore. Progonopleksia (mania e
stërgjyshërve) dhe
arkeolatria (respekt i tepruar për lashtësinë) janë
elemente kyçe në
identitetin modern grek. Kërkimi për një identitet
specifik grek dhe
marrëdhënia e së tashmes me të kaluarën janë një temë
e përbashkët në
letërsi. Në fund të fundit, Greqia është i vetmi vend
ku greqishtja, e
vetmja gjuhë, dhe grekët, i vetmi popull, mund të
cilësohen nga mbiemri
modern".

Ne, shqiptarët, nuk duhet të harrojmë deklaratën e
ish-kryeministrit të
Greqisë, Georges Papandreu, bërë në parlamentin grek
më 12 qershor 1960:
"Atë që të gjitha qeveritë greke duhet të dinë, është
se çështja e
vorio-epirit ekziston dhe se ajo që është penguar
gjatë këtyre viteve është
vetëmohimi ynë për plotësimin e kësaj kërkese të
shenjtë. Pretendimet tona
për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura".
Nuk duhet harruar se
i biri i tij, Andrea Papandreu, nuk e hodhi poshtë
testamentin e të atit,
por mbajti gjendjen e luftës me Shqipërinë. Gjatë një
interviste për
revistën "Stern", ai pat deklaruar: "Greqia duhet të
dalë nga NATO-ja jo
vetëm ushtarakisht, por dhe politikisht... Ajo nuk
duhet të futet as në TP,
për sa kohë që Tregu i Përbashkët ose BE kontrollohet
nga shumëkombëshet
amerikane... Sa për qeverinë gjermane, ajo është
zëdhënëse e politikës së
Uashingtonit në TP dhe në Evropë". Ne do të presim,
por duhet ta dimë se
kështu do të veprojë edhe nipi i tij, që kërkon të
vijë në pushtet, sepse
patjetër nuk mund të mohojë gjyshin. Kurse K.
Micotaqis, me prejardhje
dinastike nga soji i nënës dhe i babait, ka thënë se
gjuha greke flitet në
Epirin e Veriut (Shqipëria e sotme e Jugut) që në
kohën e Homerit (Deklaratë
e Kryeministrit Micotaqis për minoritetin grek në
Shqipëri, Athinë, 11
korrik 1993). Elementi dinastik në politikën e grekëve
është tepër i
fuqishëm. Zakonisht në Greqi sundon gjenealogjia
politike. Edhe Kryeministri
i sotëm grek është nip i Konstandin Karamanlisit, i
cili ka qenë dy herë
Kryeministër dhe dy herë President i shtetit grek.
Lidhjet e ngushta
familjare janë karakteristike për shoqërinë greke.

Ish-kryeministri ynë, Fatos Nano, ka thënë që prapa
tij vjen historia, se
rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Greqia,
ndërsa më 11 shtator 1998
F. Nano që nga Lisbona, ku merrte pjesë në një
mbledhje ndërkombëtare,
deklaroi në një konferencë shtypi se kryeqyteti i
Kosovës është Beogradi
(lajm nga ATSH).

Ai, për figurën e Kryepeshkopit Janullatos pohon: "Unë
nuk mund të mendoj që
të ketë ndonjë njeri, i cili të ketë kontribuar më
shumë për rilindjen e
Shqipërisë si komb i lirë evropian". (Fq.4, 27 korrik
2003, "Parade
magazine" USA). Ndërsa, ky i fundit është deklaruar
kundër ndërhyrjes së
NATO-s në Kosovë, A. Janullatosi kërkon që Bashkimi
Evropian të jetë një
bashkim politik i krishterë, ku sigurisht të mos marrë
pjesë vendi ynë, që
shumicën e popullsisë e ka të fesë islame. Urrejtjen
për fenë islame A.
Janullatos e ka shprehur në intervistën që i ka dhënë
Fred A. Reed, të cilën
ky e ka botuar në librin e tij "Salonica Terminus"
(Talonbooks, 1996). Midis
të tjerash, A. Janullatos në këtë intervistë thotë:
"Njerëzit në Perëndim
duhet ta kuptojnë se Islamizmi është në thelb një fe
politike." (No comment!
- Sh. D.). Citojmë këtu, me këtë rast, disa "bëma të
lavdishme" të
kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë, A.
Janullatos, të cilat janë dhurata helm të Patrikanës
për Shqipërinë, por në
të vërtetë, të Greqisë. Gazeta greke "Kathimerini",
botim anglisht, njofton
se "ditën e martë të muajit maj 2003, kryepeshkopi
Janullatos, (titulli
zyrtar) kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë,
shkoi në Stamboll dhe
takoi kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Greke dhe
patrikun Vartolomeo, për
t'u rekomanduar që Kushtetuta e Bashkimit Evropian të
shpallë Bashkimin
Evropian si bashkim politik të krishterë. Gazeta e
sipërpërmendur tregoi
gjithashtu një fotografi të të tre liderëve
ortodoksë-grekë. Në fotografi të
bie në sy patriku Ekumenik Vartolomeo, që deklaroi në
fillim të viteve
nëntëdhjetë se "vuajtjet e popullit serb bëjnë thirrje
për simpati
universale mes popujve ortodoksë, pasi serbët tani po
përballojnë sulme nga
forca të errëta në shumë drejtime".

Do të ishte e drejtë që këshilli bashkiak i Tiranës,
para se t'i jepte
titullin e nderit kryepeshkopit Janullatos, duhej të
kërkonte nga ky që t'i
rekomandonte Kushtetutës së BE-së që ta shpallte BE-në
bashkim politik të
krishterë, mysliman, çifut etj.

Ky solidaritet klerikësh të lartë grekë është në
kundërshtim me traktatin e
Lozanës, ku thuhet shprehimisht: "Patrikana e
Stambollit është një
institucion i zakonshëm turk dhe subjekt i ligjeve
turke", kurse A.
Janullatosi, duke u udhëhequr nga paragjykime raciste
dhe fetare, dëshiron
që të lerë pa hyrë në BE Turqinë, Shqipërinë, Bosnjën
dhe kërkon të mbahet
qëndrim racist ndaj besimeve të tjera. Kjo kërkesë e
A. Janullatosit është
hedhur poshtë dhjetëra vjet më parë nga Lidhja e
Kombeve dhe për këtë le të
citojmë buletinin e Lidhjes së Kombeve, "Minoritetet
Kombëtare", numri 5-6,
nëntor-dhjetor 1933, ku thuhet: "Karli V kërkoi të
krijojë unitetin e
Evropës mbi bazën e krishtërimit dhe për këtë fakt ai
u bë i padrejtë dhe
mizor ndaj dy feve, islame dhe çifute". Ne besojmë se
Lidhja e Kombeve është
një manifestim në mbretërinë e institucioneve, një
unitet organik dhe i
ndërgjegjshëm i njerëzimit në tërë rruzullin
tokësor...".

Janullatosi, jo vetëm që ka uzurpuar Kishën Ortodokse
Autoqefale të
Shqipërisë, por ka lënë edhe trashëgimtarë froni. Për
këtë flasin faktet.
Kur u organizua Sinodi i KOASH-it, "kryepeshkopi ynë
dorëzoi më 19 korrik
1998 peshkop në Berat, peshkopin grek Injatios, kurse
peshkopin shqiptar,
Joanin, e dorëzoi më 20 korrik 1998. Kjo radhitje
është e qëllimshme, sepse,
sipas kanoneve të kishës ortodokse, pasardhës i
kryepeshkopit do të jetë ai
që ka marrë titullin i parë në atë vend, pra peshkopi
grek, Injatios.



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#43

Post by Mallakastrioti » Sun Apr 03, 2011 11:49 am

Image

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#44

Post by faon perrovarri » Sun Apr 03, 2011 7:12 pm

Jeni shume naive kur besoni ato qe shikoni tek aktivizimi i bollanos .BALLANO eshte pjese e nje strukture e cila perpiqet te shkakesoje shuma marramendese qe hajdutat prefesioniste ne ATHINE terheqin nga shteti grek nepermjet M.K.O-ve organizatave joqeveritare. DHe te gjitha keto pasoja ftohet ti paguaje qytetari i thjeshte grek, te cilit me te vertet si ka mbetur me as nje pike lenge.ATHINA zyrtare njeh shume mire privilegjet e minoritetit grek ne shqiperi,dhe ate qe keto akte te pseudopatrioteve te vet nuk i sjellin asgje vecse i zolimit te saj nga gjitonet dhe vecanerisht nga shqiptaret .Por sistemit te KLEPTOKRACISE qe mbizoteron ne kete vend po i vjen fundi dhe aktivizimi i bollanos ka te beje me ate qe,padronet ethnopateres ne athine po perpiqen te etiologojne pse po i pine gjakun popullit te vet? per nje enderr te madhe.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#45

Post by Arbëri » Wed Apr 27, 2011 7:31 pm

Greqi, reagime për tekstin e Gjeografisë të shkollave shqiptare

Image

ATHINE-“Propogandë, urrejtje, fanatizëm dhe njohuri të falsifikuara jepen në shkollat shqipe, në vend që të mësohet historia e vërtetë” – kështu thuhet ndër të tjera në një shkrim të botuar në dhjetëra agjenci elektronike lajmesh dhe website në Greqi.
Në këtë shkrim analizohen pjesë nga teksti i “Gjeografisë 4” së shkollave tona të mesme, ku faktet e historisë së Shqipërisë të shkruara në të, vlerësohen të falsifikuara dhe propogandistike.

Në shkrim thuhet se në vend të fakteve të vërteta në shkollat shqiptare, të rinjtë mësojnë historinë e "Shqipërisë së Madhe" dhe ndër të tjera, se "Greqia e Veriut, nga Follorina, në Prevezë është territor shqiptar, ku “grekët bënë spastrimin etnik mbi camët".

Në analizë shprehet shqetësimi se Gjeografia iu mëson nxënësve që në “trevat shqiptare jashtë Shqipërisë përfshihen tokat e shtetit të Kosovës, pjesë të Malit të Zi dhe Serbisë, gjysma e Shkupit dhe veriperëndimi i Greqisë, ku hyjnë prefekturat e Follorinës, Kosturit, Grevenasë, Janinës, Artës, Prevezës, Thesprotisë etj”.

Shkrimi nënvizon se në kapitullin ku flitet për "zonat shqiptare në Greqi" thuhet se “ato i janë aneksuar Shqipërisë padrejtësisht në vitin 1913”.

Autorët e shkrimit janë të shqetësuar edhe nga fakti që, sipas tyre, “harta e Shqipërisë së Madhe që shtrihet deri në zonat shqiptare në vendet fqinjë, vizatohet jo vetëm në librat ku mësojnë studentët, por edhe në fletoret e ushtrimeve, ku atyre iu kërkohet të pikturojnë rajonet e Greqisë në të cilat jetojnë shqiptarët dhe të japin shembuj të dëbimeve të shqiptarëve nga autoritetet greke etj”.

Në shkrim thuhet se “brezi i ri shqiptar, mëson në shkollë se ka të njëjtën AND me mbretin Pirro të Epirit dhe me nënën e Aleksandrit të Madh”.

Autorët e shkrimit theksojnë si të papranueshëm faktin që të gjitha këto janë shtypur në tekstet shkollore, pasi janë miratuar nga Ministria shqiptare e Arsimit.

Një qëndrim i tillë gjithësesi jo zyrtar, risillet në vëmendje pikërisht tani, ndoshta për koincidencë, në një kohë me diskutimin që bëhet në Shqipëri për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike, sikurse mund të jetë edhe një përpjekje për tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik grek nga cështja kryesore, që është kriza e thellë ekonomike që ka përfshirë Greqinë.

(d.b/News24/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”