"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#46

Post by Adriana » Tue May 03, 2011 7:59 pm

Greku ne tension per votimet e 8-majit:

  Ως Έλληνες, μας ενδιαφέρει η εκλογική εκπροσώπηση των Ελλήνων της Βορείου Ηπείρου και όλης της Αλβανίας. Στις εκλογές αυτές η Εθνική Ελληνική Μειονότητα θα εκφραστεί, μέσω δύο κομμάτων, του ΚΕΑΔ (Κόμμα Ένωση για τα Ανθρώπινα Δικαιώματα) και του νεοσύστατου κόμματος MEGA (Εθνική Ελληνική Μειονότητα για το Μέλλον).  

  Στο Δήμο Χιμάρας το ΚΕΑΔ, το MEGA, το ΣΚ και το ΔΚ θα έχουν δικούς τους υποψηφίους, όλους ελληνικής καταγωγής. Υποψήφιος θα είναι και πάλι με το ΚΕΑΔ ο νυν δήμαρχος Βασίλης Μπολάνος.  
  Αυτό θα συμβεί ακόμα πιο έντονα, σε περιοχές, που ναι μεν υπάρχουν Έλληνες, αλλά τα δύο κόμματα της ελληνικής μειονότητας (ΚΕΑΔ και MEGA) δεν κατεβάζουν υποψήφιους, όπως είναι οι δήμοι Αργυροκάστρου, Δελβίνου, Αυλώνας, Κορυτσάς, Πρεμετής και άλλοι).  
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#47

Post by Adriana » Mon May 30, 2011 10:25 am

diplomohen 20 oficerët e parë


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#48

Post by erix77 » Wed Jun 01, 2011 7:04 pm

Me ne fund edhe arvanitet po e mesojne gjuhen e nenes
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#49

Post by Arbëri » Thu Jun 02, 2011 12:23 pm

Dy vjet burg për kreun e “OMONIA-s”

Gjykata e Rrethit Korçë ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për tre të akuzuarit si dhunuesit e varreve të Boboshticës. Organi i akuzës ka kërkuar dy vjet burg për kryetarin e shoqatës "Omonia", Naum Disho.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me nga një vit burg për dy punëtorët.

Avokati mbrojtës i Naum Dishos do të paraqesë qëndrimin e tij në seancën tjetër. /albeu.com/

http://www.albeu.com/shqiperi/dy-vjet-b ... -s”/38159/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#50

Post by Arbëri » Sun Jun 05, 2011 4:24 pm

Kriza rrezikon shkollat "greke"

Image
Athinë, 4 qershor - Me një shkrim kritik ndaj qeverisë “Papandreu” dhe konkretisht ndaj Ministrisë së Arsimit, gazeta greke “To Proto Thema”, vë në dukje se shkollat greke në Korçë dhe në Himarë rrezikojnë të mbyllen këtë vit për shkak të krizës ekonomike.

Sipas kësaj gazete, shkolla “Omiros” (Homeri) që funksionon për mëse një dekadë në mënyrë të sukseshme në qytetin e Korçës dhe ka në gjirin e saj, jo vetëm nxënës të minoritetit, por edhe nga ato familje që kërkojnë një cilësi të lartë mësimdhënieje, tashmë ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, për arsye se Ministria Greke e Arsimit nuk ka përmbushur detyrimet e saj financiar dhe pagesën e personelit të kësaj shkolle.

Gazeta ju referohet edhe zërave nga qyteti i Korçës që bëjnë fjalë përmbylljen e saj duke theksuar, se nëse nuk përmbushen detyrimet financiare, organet shqiptare do të ndalojnë funksionimin e saj.

Ndërsa thuhet madje se, shkolla myslimane që është hapur para dy vjetësh në këtë qytet dhe që financohet nga qeveria turke, është gati të presë gjithë nxënësit e shkollës greke, në rast mbylljeje të saj.

Ndërkohë organizatat minoritare dhe deputetë të Greqisë së Veriut i bëjnë thirrje ministres greke të Arsimit, Anna Diamantopulu, të veprojë sa më parë duke gjetur fondet përkatëse, qetë mos humbasë kjo përpjekeje shumëvjeçare në këtë qytet.

Probleme të ngjashme përballon edhe shkolla greke në Himarë, ku mësuesit janë të paguar prej fillimit të vitit, ndërsa nuk mungojnë edhe në këtë rast zërat për mbylljen e saj.

Shumë prej mësuesve, thuhet në artikull, kërkojnë vende pune në shkolla të tjera në Shqipëri apo në Greqi.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,61408
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#51

Post by Adriana » Sun Jun 05, 2011 4:41 pm

Videon e temes se mesiperme Arberi e vendosa ketu me pare: http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 595#p26595

Me beri te plas pak aty kur thote qe: Turqia eshte e gatshme ti marri femijet qe do mbeten pa shkolla nga greku, ne foncaionin e saj qe ka ne Shqiperi per shkollat muslumane!
MORTAJA QE NUK NA HA NEVE DHE TE NA FUSI 7PASHE NE DHE, kur presim arsim nga greku dhe turku bashk, TURP per ne, dhe per ata qe e quajne veten politikan te Shqiperis. Vetem ne shtetin tone ndodhin keto gjera!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#52

Post by Mallakastrioti » Sat Aug 13, 2011 1:12 pm

Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#53

Post by Mallakastrioti » Sat Aug 13, 2011 1:48 pm

Nga Vangjeli te Vangjeli...
2011-08-13
Marin Mema


Renegatët grekë u lëshuan edhe njëherë mbi Himarë, si një ushtri e gatshme të shfrytëzojë gjithçka, të shkelë, të manovrojë, të tundë në ajër si flamur, edhe vdekjen e një të riu të pafajshëm. Ngjashëm me një tufë hienash që vërshojnë sa ndiejnë erën e gjakut e më pas hungërijnë mbi kufomë duke kërkuar viktimën e radhës. Një politikë e ngritur mbi viktimizimin imagjinar, mbi shtrembërimet dhe kulisat e vogla e të mëdha që shtyhen e përkëdhelen edhe nga politika vasale e servile e Tiranës zyrtare. Në Himarë, busti nuk u ngrit për Aristotel Gumën, nuk u ngrit për jetën e tij, për familjen e tij, për dashuritë, për tragjedinë, por vetëm për kredite politike të kësaj hordhie manipulatorësh ekstremë.

Të shpërndarë majtas e djathtas, poshtë e lartë, armiq e miq me Kryeministrin a liderin e opozitës, ngatërruar si një rrjet merimange me pushtetin e majtë a të djathtë qoftë, ata janë shtrirë kudo. Renegatët sfidojnë ligjin me fjalë, me vepra, përdhosin Kushtetutën, pështyjnë e kapërcejnë mbi të e megjithatë askush nuk reagon, përveç ca zërave të mënjanuar që më pas etiketohen edhe si nacionalistë ekstremë.

Ky është realiteti shqiptar, nëse mbron detin je një ish-oficer i rrjedhur, nëse kundërshton varrezat një ateist i çmendur, nëse je kundër regjistrimit, një mjeran pa identitet. Edhe pak ditë më parë askush nuk përfilli kundërshtimin e Bashkisë së Himarës, busti edhe pse pa leje u ngrit sërish. Një sfide e hapur ndaj institucioneve shqiptare, të cilat duken të pafuqishme të zbatojnë qoftë edhe njëherë të vetme parimin: ligji është i barabartë për të gjithë, qofshin këta zyrtarë a deputetë të çdo niveli apo edhe grekë nga matanë kufirit.

Në Himarë u ngrit një bust për përvjetorin e Aristotel Gumës, ndërsa në Tiranë asnjë politikan nuk u kujtua e nuk mori pjesë në aktivitetin në memorie të Gramoz Palushit. 20 vitet e tij përfunduan pasi po festonte në Greqi fitoren e kombëtares shqiptare ndaj asaj të vendit fqinj. Përfundoi i therur mbi flamurin e vendit të tij, e megjithatë në këmbim mori vetëm heshtje, heshtje dhe frikë nga politika ligavece e Tiranës, që ndot e përlyhet me gjurmët e saj. Pak ditë më parë në sallën e muzeut historik, familjarë e miq organizuan një përkujtimore, ku nuk mori pjesë asnjë politikan, i vogël a i madh, nga mazhoranca apo opozita qoftë. Zyrtarët u drodhën duke mos iu përgjigjur ftesës në përpjekje për t’u larguar me stil nga nderimi i këtij djaloshi, nga simbolika e vërtetë e gjakut të tij. Gramozi u harrua nga politika shqiptare, ndërsa Aristoteli u martirizua nga ajo greke, ose më mirë busti i tij u përdor në mënyrë jonjerëzore si piketë për Vorio Epirin. Renegatët janë thirrur në apel në funksion të këtij plani nga i cili grekët nuk heqin dorë as kur shteti po u thërrmohet nën këmbë për shkak të krizës ekonomike.

Në shtator, deputetët e fshehur cepash mes listave të PS e PD po negociojnë bashkimin në një grup parlamentar, një lëvizje kjo që kapërceu hapësirën e thashethemeve për t’u pranuar edhe nga Vangjel Dule në një konferencë shtypi pak ditë më parë. Deri këtu çdo gjë normale nëse nuk do të ishte për faktin se Dule, Ksera, Barka e Tavo nëse do të bashkoheshin do të lëviznin jo pak balancat në Kuvendin e Shqipërisë. Mazhoranca do të tkurrej në 71 vota të sigurta, të mjaftueshme matematikisht, por të pamjaftueshme për të qeverisur në mënyrë normale dhe efikase.

Fantapolitike ose jo, llogaritë pragmatiste japin edhe një mundësi të tillë. Deputetët përfaqësues të minoritetit grek do të kishin mundësinë t’i impononin ritmin e tyre qeverisë. E që nga ai moment çdo gjë do të merrte ngjyrat e tyre, duke nisur nga regjistrimi i popullsisë te rinegocimi për kufirin detar me Greqinë, apo edhe më tej për ngritjen e një tjetër varreze ushtarësh grekë në Ersekë apo diku gjetkë. Për Dulen, kapërcimet në krahët e pushtetit janë një imazh i përsëritur, ashtu si për ish-armiqtë e tij Kosta Barka e Spiro Ksera. Këta dy të fundit ministrat më të paaftë që ka parë ndonjëherë historia e qeverive shqiptare. Gjatë drejtimit të tyre, Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta thuajse nuk ka ekzistuar, e udhëhequr nga politika tuafe e miopike, pa asnjë objektiv e aq më pak arritje.

Nga Vangjeli te Vangjeli, nga Dule te Tavo renegati që fluturoi si karkalec nga Partia Socialiste te LSI në përpjekje për të përfituar diçka nga pushteti. Ky i fundit është ai deputet që në shtator të 2008-s sfidonte Kryeministrin Berisha se do t’i nxirrte pasuritë e 5 ministrave në bankat e huaja, por që u vetëqep menjëherë sapo kaloi ylberin. Pas shantazheve në selinë rozë nisi edhe ato në selinë e LSI-së, nën formulën e shantazho-politikës e kthyer në modë mes zyrtarëve të lartë, sidomos të atyre që përpiqen ta shfrytëzojnë për përfitime personale. Me sa duket iluzionet e gabuara të tij bënë që shpata e mprehur për ndonjë post ministror t’i ndryshket dhe rruga e vetme ishte ta tregonte përmes “gafave mediatike”, në sulme te errësuara e thuajse patetike. Ish-kolegët e tij socialistë në Gjirokastër e akuzuan për grabitje pronash në jug të Shqipërisë mes të cilave hektarë të tërë në Lëkurës. Dyshime të tilla u artikuluan në 2006 edhe nga Ministria e Kulturës, e cila e quajti skandal mënyrën sesi firma AlB-Tavo kishte marrë në përdorim kalanë e Lëkurësit, me shifra përtej qesharakes. A janë apo jo të vërteta kjo mbetet në dorë të organeve kompetente për t’i verifikuar, por fakti se ndoqi turravrap pushtetin kjo s’mund të mohohet. E vështirë të thuhet nëse Vangjeli e Vangjeli do të strehohen sërish nën të njëjtën çati, megjithatë tentativat do të bëhen. Ashtu si për Kserën e Barkën, për të formësuar më në fund partinë e bashkuar të renegatëve grekë.

Skaneri jep zhveshur realitetin e pakundërshtueshëm se ky bashkim nëse do të ndodhë do të kishte vetëm një interes, rritjen e presionit ndaj Kryeministrit Berisha. Pikërisht në këtë moment kur faktori grek kërkon të imponohet për një sërë çështjesh, teksa në zgjedhje pësoi një shpartallim fatal duke lënë pas edhe Himarën e Bollanos. Përtej dyshimeve mbi vlerën politike të kuartetit e vështirë të mendosh se ajo përfaqëson edhe intelektualët e minoritetit grek në Shqipëri. Një minoritet që ka në gjirin e saj figura më të spikatura, disa edhe të distancuar nga PBDNJ, sesa ky grup i drobitur renegatësh, për të cilët ngrihen pikëpyetje të shumta nëse janë thjesht deputetë? Politikanë? Biznesmenë? Përfitues? Apo të gjitha bashkë?

E megjithatë, politika shqiptare duket e ndërvarur nga këta njerëz për të mos thënë e nënshtruar, në një profil të ulët të imponuar nga shteti grek përmes parimit: çdo kërkesë e jona duhet të realizohet, ndërsa tuajat nuk ekzistojnë. Kjo formulë ka udhëhequr marrëdhëniet dypalëshe të paktën në këto 20 vite duke dhënë si rezultat një Shqipëri të gjunjëzuar politikisht në çdo moment ndaj fqinjëve të saj. E rasti më i fundit është treguesi më rrënqethës. Gramoz Palushi u braktis nga politika në qendër të Tiranës, ndërsa Aristotel Guma u bë hero në qendër të Himarës. E të paktën për këtë s’na e kanë fajin grekët.
---

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#54

Post by Mallakastrioti » Sun Aug 21, 2011 10:51 am

Historia qe riperserit vetveten:

Foto e vitit 1914. Material historik me rendesi. Jemi ne Leskovik te Kolonjes se Korçes. Rekrutament andartesh "grek", te cilet i vune flaken Shqiperise se Jugut. Batalione te keshtuquajtura te shenjta te perbere prej jo-shqiptaresh, por nje etnie tjeter qe kish jetuar karshi shqiptareve qindra e mijra vjet se bashku, ne nje moment te caktuar nderroi kombesi duke pretenduar se kishte prejardhje "greke", dhe i ktheu pushken shqiptareve duke vrare dhe prere e djegur Shqiperine e Jugut. Keto te verteta duhet te thuhen edhe pse mund te jene te hidhura!

Image

Viti 1914. Foto historike. Po te njejtet andarte apo qujatur ndryshe "Batalione te shenjta", ngrejne flamurin e keshtuquajtur te "Vorioepirit" ne Sarande. Siç shohim jane po e nejta etni jo shqiptare qe ndermori kete nisme dhe qe u rekrutua ne Jug te Shqiperise.

Image

Kur fqinjet tane ishin duke shqyer trojet tona disa shqiptar si foto me poshte, vriteshin me njeri-tjetrin per te ndare nje plaçke. E vertet tjeter e hidhur.

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#55

Post by Mallakastrioti » Sun Aug 28, 2011 4:08 pm

Synimet grabitqare ne Parlamentin grek, viti 1915. Marrin pjese edhe njezet "deputet" te keshtuquajtur "vorioepirot" dhe te krahines se keshtuquajtur Autonome te Vorioepirit, (te cilet nuk lejohen te hyjne per arsye te çeshtjes ligjore). Perfaqesues te ketyre plangprishes ka qene Jorgji Kristaq Zografi, lindur ne Qestorat te Lunxherise.
Gazeta italiane "La Stampa" e dates 31 gusht 1915 shkruan si me poshte:

Image
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#56

Post by Arbëri » Mon Aug 29, 2011 4:01 pm

OMONIA: Vllehët e Korçës të regjistrohen me identitet grek
Image
Organizata e minoritetit grek OMONIA, ka reaguar ditën e sotme në Korçë për regjistrimin e popullsisë në vend. OMONIA kërkon që vllehët të regjistrohen me identitet grekë, pasi sipas kësaj organizate, në Korçë ka shumë vllehë me origjinë helene.Poashtu, OMONIA ka bërë thirrje që vllehët të mos mashtrohen.
Regjistrimi i popullsisë në vend, do të zgjasë 30 ditë dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë muajit tetor në mbarë vendin. Për regjistrimin do të angazhohen mijëra anketues dhe përgjigjet në formular janë detyrim ligjor.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#57

Post by Arbëri » Sat Sep 03, 2011 11:52 pm

Greqi, LAOS kërkon autonominë e Vorio Epirit


ATHINE-Grupi parlamentar i partisë greke LAOS ka dorëzuar në Parlament një kërkesë me disa pyetje drejtuar ministrisë së punëve të Jashtme, “Për detyrimet e harruara të Greqisë ndaj pakicës kombëtare në Epirin e Veriut”, ku ngrihen cështje që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në vendin tonë, pronat si dhe shpalljen e autonomisë së të ashtuquajturit Vorio Epir.

Në deklaratën e tij grupi i deputetëve të LAOS bën një krahasim mes pavarësisë së Kosovës shpallur para tre vitesh dhe autonomisë së Vorioepirit, ratifikuar nga Protokolli i Korfuzit më 17 Maj 1914 e që sipas tyre është akoma aktive.
Më tej deklarata kritikon politikat e qeverive greke, të cilat nuk kanë promovuar në masën e nevojshme cështjen e Epirit të Veriut dhe nuk kanë mbrojtur si duhet të drejtat e minoritetit grek. Në fund deklarata parashtron disa pyetje për ministrinë e jashtme:
a) Kur parashihet të zbatohet "Protokolli i Korfuzit", i cili me ligj mbron të drejtat e Vorioepirit?
b) Çfarë veprimesh do të bëjë qeveria greke për të siguruar regjistrimin e drejtë të popullsisë së Vorioepirit në Shqipëri?
c) Si e stimulon qeveria greke nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio Epirit me tokën mëmë, Greqi?
d) Cili do jetë reagimi i qeverisë greke për marrëveshjet e reja të bashkëpunimit turko-shqiptar?
Deklarata është firmosur nga 16 deputetët e partisë LAOS kryesuar nga Jorgos Karaxhaferis,
Kostandinos Aivalotis
Jorgos Anatolaqis
Vacos Apostolatos
Qiriakos Velopulos
Voridhis Mavrudhis
Spiridon Gjeorgjiadhis
Kostandinos Kiltidhis
Angjel Kolokotronis
John Korantis
Paul Markaqis
Urania Papadhaqis-Papandreu
Athanasios Plevris
Elias Polatidhis
Asterios Rontulis
Aleksander Krisanthakopulos.

(d.b/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#58

Post by Adriana » Wed Nov 02, 2011 7:29 pm



Nën ngjyrat e flamujve grek dhe me prezencën e krerëve më të lartë të minoritetit grek në Shqipëri është zhvilluar ditën e djeshme në Bularat të Gjirokastrës ceremonia në përkujtim të 71-vjetorit të "JO-së" së kryeministrit grek të asaj kohe, Metaxas ndaj ultimatumit të dhënë nga Musolini.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#59

Post by Mallakastrioti » Thu Nov 03, 2011 11:07 am

Letër Fratinit dhe Lambrinidis - Nga Joe DioGuardi - 02 Nëntor 2011

---

Unë jam duke të shkruar në cilësinë time si një ish-anëtar i Kongresit amerikan, që ka përfaqësuar zonën e Westchester-it (Westchester County), New York, në Dhomën e Përfaqësuesve nga 1985 deri më 1989. Zona ime elektorale e Kongresit përfshinte shumë votues italiano-amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë.

Unë jam gjithashtu themelues dhe president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar në SHBA, që promovon të drejtat e njeriut dhe liritë politike të shqiptarëve në Evropën juglindore.

Babai im, Giusepe DioGuardi, emigroi në Shtetet e Bashkuara me nënën dhe motrat e tij në vitin 1929 nga fshati i vogël shqiptar dhe italian-folës i Grecit, që ndodhet në provincën e Avellinos, jo larg nga Napoli. Banorët e Grecit janë pjesë e minoritetit italo-shqiptar (arbëresh) në Itali, të ardhur nga ushtria shqiptare e Gjergj Kastriotit (i njohur edhe si Skënderbeu), që i dha ndihmë ushtarake Mbretit të Napolit në 1461 për të mposhtur pushtuesit francezë.

Unë e kuptoj se Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini po viziton Tiranën në shoqërinë e Ministrit të Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, "për të inkurajuar aktorët politikë në Shqipëri të punojnë së bashku për integrimin evropian të Shqipërisë."

Ndërsa nuk është vendi im për të sfiduar politikat e jashtme dhe veprimet diplomatike të vendeve të tjera përveçse të Shteteve të Bashkuara, desha që ju dhe qeveria juaj ta dinë që unë jam i zhgënjyer në lidhje me këtë vizitë të përbashkët, për shkak se ajo duket që i përfiton agjendës nacionaliste greke në Shqipëri, se sa agjendës së integrimit në BE.

Unë mendoj se ne mund të biem dakord që, pa marrë parasysh problemet e saja aktuale ekonomike, Greqia është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe Italisë si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe mbetet një aktor i rëndësishëm rajonal ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore. Megjithatë, unë jam i shqetësuar se disa aspekte të rëndësishme të politikës së jashtme të Greqisë veprojnë kundër integrimit evropian në rajon.

Unë gjithashtu besoj se qeveria italiane është në dijeni të faktit se shumica e politikave dhe qëndrimeve të saj në rajon janë plotësisht të ndryshme nga ato të Greqisë. Për shembull, Italia e njeh Republikën e Kosovës; Greqia nuk e njeh atë. Italia ka mbështetur plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO; Greqia votoi kundër saj. Italia ushtron një politikë konstruktive dhe paqësore në Shqipëri; Greqia, në të kundërtën, strehon skema të mbuluara territoriale kundër vendit. Italia njeh plotësisht të drejtat e pakicave të popullsisë së saj italo-shqiptare; Greqia refuzon tu japë të drejta të ngjashme pakicës etnike shqiptare të Greqisë (të cilët janë të së njëjtës origjinë etnike, gjuhësore, kulturore, dhe fetare si arbëreshët e Italisë).

Unë jam i shqetësuar se, nën pretekstin e integrimit evropian, Greqia është duke ndërmarrë një fushatë diplomatike të paparë për të avancuar programin e saj nacionalist në Shqipëri, që përfshin si vijon:

Greqia sot e kësaj dite refuzon të njohë të drejtat e njeriut të pakicës shqiptare etnike "Çamët" në Greqi. (Siç mund ta dini, kjo pakicë është e përbërë nga Çamët e fesë ortodokse, të cilët jetojnë në veriperëndim të Greqisë, si dhe Çamët e besimit islam, të cilët iu nënshtruan masakrave të tmerrshme, mizorive, dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u detyruan për të gjetur strehim jetë-shpëtues në Shqipëri.)

Greqia ende ka për të shfuqizuar zyrtarisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë, që ishte krijuar në vitin 1940 kur ushtria e Musolinit pushtoi Shqipërinë.

Greqia ka ushtruar presion mbi Shqipërinë që të miratojë dy varreza në jug të Shqipërisë, të dedikuara për ushtarët grekë të cilët u zhdukën gjatë luftës italo-greke të 1940-1041, ndërkohë që Italia shumë kohë më parë ktheu dhe varrosi ushtarët e saj në territorin italian.

Ministri i Jashtëm Lambrinidis gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë përsëriti refuzimin e qeverisë së tij për të njohur Republikën e Kosovës. (Ai gjithashtu lëshoi ??një paralajmërim të mbuluar hollë ndaj qeverisë shqiptare në Tiranë për të injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi “Marrëveshjen Greko-Shqiptare për Caktimin e Kufijve të Shelfit Kontinental në Detin Jon” si një shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Konventës së OKB-së të Ligjit të Detit.)

Përkundër krizës së paparë financiare, Greqia vazhdon të financojë shkolla në gjuhën greke në Korçë dhe Himarë në jug të Shqipërisë dhe të paguajë përfitime të pensionit si dhe pensione qytetarëve shqiptarë që në mënyrë oportuniste deklarohen si "grekë." Ju gjithashtu duhet të dini se Greqia është duke bërë presion mbi Shqipërinë për të bërë regjistrimin e pakicave etnike në bazë të kritereve "subjektive", në shkelje të Konventës së Kornizës Evropiane për Pakicat Kombëtare, ndërsa Greqia ende refuzon të identifikojë minoritetet e saja kombëtare dhe të ratifikojë Konventën mbi Pakicat Kombëtare.

Në lidhje me këtë, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë në fillim të këtij viti deklaroi hapur se vllehtë shqiptarë janë në fakt grekë dhe duhet të identifikohen si të tillë. Për më tepër, Konsulli i Përgjithshëm tha se regjistrimi i popullsisë do të jetë vetëm fillimi i hapave të mëtejshëm në drejtim të zbatimit të "Agjendës së Epirit Verior" - term që nacionalistët grekë përdorin për të përshkruar qëllimet e tyre në jug të Shqipërisë.

Si përfundim, ndjej fuqishëm se vizita e përbashkët e Ministrave të Jashtëm Frattini dhe Lambrinidis në Tiranë i shërben agjendës rajonale të Greqisë (jo të Italisë) në këtë kohë të rëndësishme të integrimit të dëshiruar evropian. Greqia duhet të shqyrtojë ekzistencën dhe statusin e pakicave të saj etnike të margjinalizuara, të kthejë prapa politikat e saj anti-evropiane kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë, të njohë Republikën e Kosovës, dhe të fillojë politikat e aksionit afirmativ ndaj pakicës Çame (dhe pakicave të tjera etnike) në Greqi.

Vetëm atëherë, sipas mendimit tim, duhet që Italia t’ia bashkëngjit vullnetin e saj të mirë e të madh në çështjet e Evropës juglindore çdo iniciative diplomatike greke në Shqipëri.
---

Image
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fara e grekomaneve eshte shume aktive.

#60

Post by Adriana » Thu Nov 17, 2011 10:41 am

Prefektja dhe kryetari i Bashkisë nderojnë ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri


Më 28 tetor 2011, në Bularat, fshat që banohet nga minoriteti grek, u përkujtuan ushtarët grekë, të vrarë në luftën greko-italiane më 1940. Mesha fetare u mbajt në kishën e Shën Athanasit për të vazhduar vënia e kurorave me lule në përmendoren e të rënëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë politikanët minoritarë që i përkasin forcave të ndryshme politike në Shqipërisë, diplomatë dhe oficerë të Republikës greke. Interesante në këtë ceremoni ishte pjesëmarrja e Prefektes së Gjirokastër, Mimoza Çomo dhe kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.

Image

Është për të ardhur keq kur shikon se si drejtuesit e institucioneve shqiptare respektojnë ushtarët grek, të cilët janë vrarë në të vërtetë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Të paktën kështu njihet ende lufta greko-italiane sepse Greqia ka në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ende nëpër shkollat greke mësohet se ajo luftë u bë për çlirimin e motrës së vogël Vorioepiriote. Pjesëmarrja e Mimoza Çomos dhe Flamur Bimes në këtë ceremoni ishte një ofendim për shqiptarët dhe gjirokastritet sepse ata kujtojnë luftën dhe masakrat greke mbi këtë qytet dhe fshatrat përreth. (Prefekti i Korçës dhe kryetari i baskisë së Korçës nuk u panë të merrnin pjesë në ceremoninë e mbajtur më 28 tetor në Boboshticë dhe në ambientet e shkollës greke Homiros).

Image

Respekti midis grekëve dhe shqiptarëve duhet të jetë i ndërsjellët sepse ne jemi dëshmitarë që deputetët minoritarë në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë respektuar asnjëherë ditën zyrtare të gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria më 27 qershor.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”