Page 1 of 8

'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Wed Jul 29, 2009 5:38 pm
by Aulona



Njeriu i babezitur per pushtet do e coj marrezine e tij deri ne fund, edhe te perdhos komplet dinjitetin e vendit te tij. Jo se te tjeret jane me te mire, vertet, por c'do gje qe Sala ben, e ben vetem per te lepire prapanicen e te tjereve per te qendruar ne pushtet, jo se i beson vete. Nqs nje njeri nuk ka pincipet e tija, atehere ai person blihet e shitet nga te gjithe, edhe mbi vlerat me te larta te kombit, te cilat i kemi pare jane shitur kaq here keto vite te demokracise. Nqs vetem kjo pike na mungoka qe te vemi drejt Evropes, atehere nuk di c'te them me tutje.
Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një "bombë" të vërteta në një takim ndërministror për integrimin, duke deklaruar se Shqipëria do jetë një nga vendet ku do lejohen martesat gay.
Berisha tha se projektligji i përgatitur nga një organizatë joqeveritare në Tiranë ka mbështetjen e tij dhe do dërgohet nga qeveria në parlament.

Shtetet në botë të cilat lejojnë martesat gay numërohen me gishtat e dorës. Priten hollësi rreth këtij deklarimi per te kuptuar nese eshte nje nga gafat e zakonshme te kryeministrit, apo nje projekt serioz qe do perfundoje vertet ne Parlament.

"Ky ligj është i sponsorizuar nga shoqëria civile. Pavarësisht nga debatet që mund të ngjallë , diskriminimi është i papranueshëm. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese e një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane" - tha Berisha.

Ne fakt vetem nga 27 europiane, vetem Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e lanë të ligjëruar martesën homoseksuale. Italia tentoi por pati kundershtime te ashpra të Vatikanit. Bibla dhe Kurani kanë argumente të forta kundër martesave homoseksuale.

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Wed Jul 29, 2009 7:01 pm
by alfeko sukaraku
ku e shikon bomben ti Aulona....ka kaq kohe qe ilira meta eshte e fejuara e sal berishes ..edhe kryebashkiaku nuk i le te martohen...tani do votoj ligj qeverria edhe ok.

p s Fatos Nanos i ka ardhur nje propozim per fijes nga Drita Prifti....do dalin ne medja keto dite

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Wed Jul 29, 2009 7:30 pm
by Aulona
alfeko sukaraku wrote:ku e shikon bomben ti Aulona....ka kaq kohe qe ilira meta eshte e fejuara e sal berishes ..edhe kryebashkiaku nuk i le te martohen...tani do votoj ligj qeverria edhe ok.

p s Fatos Nanos i ka ardhur nje propozim per fijes nga Drita Prifti....do dalin ne medja keto dite
-lol- tani po qe e ka te ligjeruar...

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 12:50 am
by Aulona
Ja ta them une ca na ka gjet dhe pse behet kjo! Sala kur e shikon qe i ka ardhur veza kryq, ben dicka te tilla, per te hequr vemendjen nga ato qe jane te rendesishme. Si psh , sa here i pelcasin bombat, merr e pedro dashnoren e tij Bollnaon. Sidulet prapanica e Bollanos kesaj rradhe me zgjedhjet nuk i bente me pune. Keshtu qe Sala vendosi qe te bente nje tjeter grup me te madh homoseksualesh qe BE ti japi nje note te mire, ta mbaj ate pusht-et qe ai e dashurn aq shume. Shume e kane veshtire ta konceptojne, por eshte shume e thjeshte te njohesh mentalitetin e Sales. Eshte per te deshiruar, sepse vendi i luftetareve tani e tutje do te quhet vendi i homoseksualeve. Do jemi vendi i pare ne Ballkan dhe i 4-ti ne Evrope qe po kaloi ky ligj ne paralament. Kur krijuam ne kushtet me te thjeshta te vemi tek ky ligj qe as nuk duhet te kalohet ne vend, mbasi nuk vdes njeri, sic po vdesin femijet perdita plehrave, apo njerzit qe po u digjen shtepite dhe jeotjne ne meshire te zotit, per asrye te standarteve te arritura qe ka bere Sala. Ky ishte nje nga vendimet me me urgjence qe Sala duhet sesben te propozonte dhe te ligjeronte sa mori prape pusht-tein?!
Tani o Shqiptare bertisni sa te kini ne koke.

Jam krenar qe jam Shqiptare

Se edhe ate krenari qe kishim, na e hoqi Sala.
Lexoni pak komentet ketu te pakten te keni humor.

http://www.shekulli.com.al/2009/07/29/b ... t-gay.html

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 8:32 am
by ALBPelasgian
NJesoj, sikur ne Republiken e Bananeve hmmm... me falni.... Republiken e Kosoves desha te them, ku po sundojne turlifare kolonizatoresh e kane lejuar martesen e homoseksualeve sipas 'Kanunit' te Marti te Ahtisaarit e shnderron Kosoven ne nje 'Parajse' ku cifte homoseksualesh nga mbare vendet e Ballkanit ku martesat homoseksuale nuk jane te lejuara do te gjejne vend edhe per 'muaj mjalti' por nuk i dihet edhe per me gjate.

Tash edhe shteti shqiptar po shenderrohet ne nje 'ujdhese' tjeter per homoseksualizmin. Me te vertete turp. Qysh do te thoshte S.Frasheri: 'O bobo c'e keqe e madhe!'

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 2:41 pm
by Sally
Sala kur e shikon qe i ka ardhur veza kryq, ben dicka te tilla, per te hequr vemendjen nga ato qe jane te rendesishme.


Po te jeni admirus te politikes, duhet te dini qe kete gje nuk e perdor vetem S,Berisha po duke filluar nga Obama qe ka 10-tra shtete ne ngarkim deri tek Aji qe perfaqeson dhe shtetin me popullesin me te vogel ne bote. Prandaj ne deshiron qe te tregosh qe ke aftesi per te kuptuar levizjet / qellimet politike mos bej dallime te tilla, se jan ne nje kategori shume te ulet ( per nje person qe e ndjen veten te afte ne temen e politikes).

Kur krijuam ne kushtet me te thjeshta te vemi tek ky ligj qe as nuk duhet te kalohet ne vend, mbasi nuk vdes njeri,
sic po vdesin femijet perdita plehrave,
apo njerzit qe po u digjen shtepite dhe jeotjne ne meshire te zotit, per asrye te standarteve te arritura qe ka bere Sala

Fjale me shume vend, po ama mos perdor keq ardhjen e Atyre femijeve vetem per nje kundervenie politike.
Te duash te drejtat e njeriut ne radhe te pare nuk duhet te jesh me asnje Parti as te majten as te djathten, po duhet te jesh me te drejtat te njeriut e cila mbron ato te drejta pa dallim -Politik / Fetar / Krahine.
Gje qe kam ven re tek Ty nuk egsiston kjo gje, ben vetem propagand per poltiken qe te pelqen.
Do ta ngrinje kete teme per "Femijet qe vdesin perdita plehrave'' po te kishte fituar PS votimet??????????

JO, jam pplotesisht e sigurt qe nuk do kishe ngritur kete teme. E shikon...... prandaj mos perdor hallin dhe fatkeqesin e te tjereve vetem thjesht per nje propagand!

Tani o Shqiptare bertisni sa te kini ne koke.

Jam krenar qe jam Shqiptare

Se edhe ate krenari qe kishim, na e hoqi Sala.



Kur bertasim qe jemi Shqipetar, nuk perfaqesojm S. Berishen , qe te na vij turp tani, po perfaqesojm Shtetin tone me mijera e mijera vite.
S. Berisha nuk eshte asnje gje me shume se sa nje kalimtar politikan ne historin e populliti tone!


Jam Krenare qe jam Shqipetare!

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 2:45 pm
by Aulona
ALBPelasgian wrote:NJesoj, sikur ne Republiken e Bananeve hmmm... me falni.... Republiken e Kosoves desha te them, ku po sundojne turlifare kolonizatoresh e kane lejuar martesen e homoseksualeve sipas 'Kanunit' te Marti te Ahtisaarit e shnderron Kosoven ne nje 'Parajse' ku cifte homoseksualesh nga mbare vendet e Ballkanit ku martesat homoseksuale nuk jane te lejuara do te gjejne vend edhe per 'muaj mjalti' por nuk i dihet edhe per me gjate.

Tash edhe shteti shqiptar po shenderrohet ne nje 'ujdhese' tjeter per homoseksualizmin. Me te vertete turp. Qysh do te thoshte S.Frasheri: 'O bobo c'e keqe e madhe!'

Ehhh kjo do te thote qe politikanet shqiptare nuk kane principe, por as edhe njerezit ne te njeten kohe, te cilet votojne per keta lloj sharlatnesh. Ne i shikojme njerezit pa principe kudo, dhe eshte vertet per te ardhur keq.


Do benin mire disa njerez te analizonin te drejtat e nerezve atje ku u mohoen, dhe i mohojne edhe vete, para se te vene tek problemet homoseksualeve, edhe te bertasin sa krenare jane qe jane Shqiptare.

Do benin edhe mire t'ja merrnin nje kenge per Enver Hoxhen disa ketu..... -haha-

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 3:00 pm
by Aulona


Sipas Studimeve te Institutit te Shendetit Publik, vleresohet se ne Shqiperi 2% ose me shume e njerezve ne Shqiperi kane prirje homoseksuale.

Madje homoseksualet ne moshe te re kane lidhje me me shume se nje partner dhe kjo sipas eksperteve te shendetesise vleresohet si nje risk i madh i perhapjes se semundjeve seksualisht te tranmsetueshme.

Nisma ligjore per legalizimin e martesave ne gjini, mendohet se e parakohshme nga studiues dhe psikologe, te cilet i referohen per kete mentalitetiti dhe natyres konservatore te Shqiperise.

“Lejimi i martesave do te ishte nje kapercim i tepruar ne kushtet e nivelit tone. Ne radhe te pare duhet te shmangim stigmen dhe diskriminimin dhe me pas te lejojme martesat”, u shpreh psikologu Edmond Dragoti.

Studiuesit jane ende mes dilemes nese te tille njerez lindin apo behet te tille gjate jetes.

Te dhena jo zyrtare flasin per nje dukuri ne rritje tek shtresat e larta te shoqerise dhe ka nje trend ne rritje per marredheniet biseksuale.

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 3:07 pm
by Sally
Une rekomandoj keto video me mire, se sa ato te propagandave!



Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 3:12 pm
by Aulona
ALBPelasgian wrote:NJesoj, sikur ne Republiken e Bananeve hmmm... me falni.... Republiken e Kosoves desha te them, ku po sundojne turlifare kolonizatoresh e kane lejuar martesen e homoseksualeve sipas 'Kanunit' te Marti te Ahtisaarit e shnderron Kosoven ne nje 'Parajse' ku cifte homoseksualesh nga mbare vendet e Ballkanit ku martesat homoseksuale nuk jane te lejuara do te gjejne vend edhe per 'muaj mjalti' por nuk i dihet edhe per me gjate.

Tash edhe shteti shqiptar po shenderrohet ne nje 'ujdhese' tjeter per homoseksualizmin. Me te vertete turp. Qysh do te thoshte S.Frasheri: 'O bobo c'e keqe e madhe!'

Edhe nje gje tjeter se harrova, mundohu ti injorosh njerzit hipokrit, se kur i citon u shton vleren qe se meritojne, dhe u duket e kane ne rregull.

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 4:00 pm
by Aulona



Pas deklaratave të kryeministrit Berisha për legalizimin e martesave homoseksuale, reagon ashpër Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse. Nëpërmjet Mon Sinjor Gergj Frendo, Kisha Katolike ka kundërshtuar miratimin e një ligji të tillë që sipas saj cenon konceptin e martesës dhe shenjtëria e familjes shqiptare. Ndërkohë Kisha Ortodokse deklaron se kjo çështje duhet të rishikohet dhe qeveria të angazhohet me problemet sociale të shoqërisë, pasi shoqëria shqiptare ruan një moral të shëndetshëm familjar e shoqërorë.KISHA ORTODOKSE

BERISHA:OK LIGJIT PER MARTESAT HOMO
KISHA KATOLIKE Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Berisha, i cili tha se do të njohë dhe do të legalizoj martesat e homoseksualëve, ka reaguar ashpër kisha katolike në Shqipëri. Mon Sinjor Gergj Frendo, përdor Biblën si argument të fortë kundër martesës homoseksuale duke deklaruar se martesa mes dy sekseve të njëjta është mëkat dhe se ndalohet nga Bibla e shenjtë.

“Martesa është bashkim i burrit dhe i gruas. Ne nuk kemi asnjë aftësi të dënojmë ose të gjykojmë homoseksualët, megjithatë nuk mund të injorojmë faktin që sipas planit të zotit se martesa është bashkim i dy sekseve të ndryshme. Fatkeqësisht sot ligje të tilla konsiderohen si shenja përparimi, por në të vërtet nuk është ashtu, përkundrazi është detyrë e çdo shteti të mbroj martesën. Ne si të krishterë pranojmë martesën e dy sekseve të ndryshme, nuk është e pranueshme ideja që martesa të bëhet mes dy sekseve të njëjta”- u shpreh Mon Sinjor Gjergj Frendo.

Mon Sinjor Gjergj Frendo shkon edhe më tej duke deklaruar se pas legalizimit të martesave të homoseksualëve do të cenohet shenjtëria e familjes shqiptare. “Është detyrë e shtetit të mbrojë konceptimin e martesës dhe familjes. Sot martesa dhe familja janë në rrezik për arsye se janë në rritje numri i divorceve, ndaj të mos e shtojmë rrezikun duke transformuar konceptin e martesës. Pas këtij ligji, kjo gjë do të kalojë edhe tek fëmijët, fëmija ka të drejtë të rritet në një bashkësi familjare i sekseve të ndryshme”- shtoi Mon Sinjor Gjergj Frendo.

Ndërkohë për martesën mes sekseve të njëjta ka reaguar edhe Kisha Ortodokse, e cila e ka dënuar një veprim të tillë dhe ka kërkuar nga qeveria ti kushtojë më shumë vëmendje problemeve sociale të shqiptarëve dhe se vetë kjo lloj martese është një problem për shoqërinë. Vetë Peshkopi Andon Merdani, ka theksuar se kjo martesë nuk mund të aprovohet nga ana fetare.

“Për Kishën Ortodokse, ashtu edhe si për shumë Kisha të tjera veprimi dhe akti që kryhet mes dy njerëzve të së njëjtës gjini është i dënueshëm. Për këtë arsye çdo lloj veprimi aq më tepër kur ato bëhen edhe ligjore nuk shikohet me sy të mirë dhe nuk mund të aprovohet nga ana jonë si besimtarë dhe si Kishë. Mendoj se është diçka e nxituar pas në Shqipëri ka probleme të mëdha sociale”- u shpreh Peshkopi i Kishës Ortodokse Andon Merdani

Më tej Merdani shtoi se “do ishte e rëndësishme tu kushtojmë vëmendje problemeve reale se sa të ngrijmë e të krijojmë shqetësime të cilat mendojnë se nuk ekzistojnë në shoqërinë shqiptare e cila ruan një moral të shëndetshëm familjar e shoqërorë. Çështja duhet të rishikohet dhe të gjithë ne të angazhohemi për problemet që e shqetësojnë këtë shoqëri, aq më tepër që ne edhe këtë lloj martese e shikojmë si një problem”- përfundoi Merdani në një intervistë.

Shqipëria duket se do të bëhet vendi i parë në Ballkan dhe ndoshta i katërti në Evropë që do të lejoj me ligj martesat homoseksuale. Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit Ndërministror të Integrimit kreu i qeverisë Sali Berisha tha se projektligji që e lejon këtë lloj martese ka ardhur si propozim i shoqërisë civile. I gatshëm për ti thënë “Po” këtij ligji në parlamentin e ri Berisha tha se në këtë mënyrë shoqëria shqiptare zhduk diskriminimin për këtë pakicë njerëzish. Aktualisht vetëm tre vende nga 27 europiane Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e kanë të ligjëruar martesën homoseksuale, një përpjekje e njëjtë tek fshiji ynë Italia ngjalli reagimin e fortë të Vatikanit.

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 5:31 pm
by Aulona
Feja: Martesat Gay të papranueshme, kërcënohet familja


TIRANË- Martesat e homoseksualëve që ua serviri shqiptarëve Kryeministri i vendit, dënohen ashpër nga komuniteti fetar në vend. 24 orës pas deklaratës së Berishës, ka reaguar Kisha Katolike, Kisha Ortodoske dhe Xhamia.
Priftërinjtë dhe imamët argumetnojnë se martesat mes sekseve të njëjta kërcënojnë seriozisht martesën dhe nuk do të kenë kurrsesi bekimin e tyre madje iu bëjnë thirrje politikanëve që të mos bien në mëkat.
"Ne rast se sot lejohen martesat mes homoseksualeve, në të ardhmen do të kërkohet adoptimi i fëmijeve, gjë që do të çoje në shkaterrimin e familjeve. Sot duhet te luftojme kunder divorceve dhe jo te lejojme martesa te tilla", tha për median Monsinjor Gjergji Frendo.
Ndërsa imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvic Naci, thotë se ky akt shihet si nje mekat i madh, ndaj parlamentaret nuk duhet te bëhen pjesë e kësaj nisme ligjore.

Për Kishën Ortodokse, veprimi dhe akti që kryhet mes dy njerëzve të së njëjtës gjini është i dënueshëm. "Për këtë arsye çdo lloj veprimi aq më tepër kur ato bëhen edhe ligjore nuk shikohet me sy të mirë dhe nuk mund të aprovohet nga ana jonë si besimtarë dhe si Kishë. Mendoj se është diçka e nxituar pas në Shqipëri ka probleme të mëdha sociale", u shpreh Peshkopi i Kishës Ortodokse Andon Merdani.

Me legjitimimin e martesave gay ne bëhemi vend i përparuar që nuk lejojmë diskriminim. Kjo sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha. Ndërsa sipas, Mon Sinjor Frendos, shteti duhet të mbrojë konceptimin e martesës dhe familjes. Ai argumeton se "sot martesa dhe familja janë në rrezik për arsye se janë në rritje numri i divorceve, ndaj të mos e shtojmë rrezikun duke transformuar konceptin e martesës".

Lajmin se është hartuar një projektligj për martesat e personave të së njejtës gjini u dha dje nga kryeministri Sali Berisha gjatë një mbledhje ndërministrore për integrimin e vendit ne BE.
Ky ligj duhet të marrë mbështetje maksimale në Parlament - tha Berisha - pasi, zhduk diskriminimin.

Hartuesja e ligjit, Ballauri: Ka edhe politikanë gay
dt. 29 korrik

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar dje se shumë shpejt do ta kthejë Shqipërinë në një vend ku do të lejohen me ligj martesat e homoseksualëve.
Elsa Ballauri, (kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut), një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji, shpjegon pse-të e këtij ligji dhe pranon se në politikën shqiptare ka homoseksualë, por më shumë homofobë.

Deklarata e Berishës është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Ndërministror të Integrimit dhe ka shkaktuar të qeshura të forta tek vetë vartësit e tij.

Për të justifikuar këtë vendim, Berisha ka thënë se është një standard evropian. Vitet e fundit disa shtete Europiane kanë ligjëruar martesat ndërmjet homoseksualëve por vetëm në Holandë, Belgjikë, Spanjë, Norvegji dhe Suedi çiftet homoseksuale kanë të drejta të njëjta me çiftet heteroseksuale.

Shtetet e tjera kanë preferuar që ti japin të drejta pothuajse të barabarta me heteroseksualët por duke e quajtur një lloj bashkëjetese ligjore por jo martesë. Në mentalitetin shqiptar, ku ende homoseksualët nuk kanë guximin që të dalin hapur dhe të pranojnë atë që janë, pritet të ketë reagime të forta.

Momentalisht, Shqipëria nuk e ka përcaktuar qartë në Kodin e Familjes çështjen e homoseksualëve. Neni gjashtë i Kodit thotë: "Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç".

Kjo fjali e ndërtuar me 15 fjalë, është i gjithë kuadri ligjor shqiptar për këtë çështje. Kjo do të thotë se homoseksualët nuk do të dënohen nga ligji për veprimet e tyre, por nga ana tjetër, nuk u lejohet që të ligjërojnë bashkimin në një familje të tipit grua-grua ose burrë-burrë.

"Një ligj tjetër është shumë i rëndësishëm kundër diskriminimit. Ky ligj është ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara. Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile",- tha dje Kryeministri Berisha. Ai shpjegoi se me anë të këtij ligji do të shihen qartësisht qëndrimet që do të mbahen kundrejt homoseksualëve, si dhe mënyrat se si ata mund të favorizohen.

"Unë mendoj se, pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre",- tha dje Kryeministri Berisha, duke iu referuar ligjit për të drejtat e homoseksualëve.

Por, menjëherë kjo thënie është shoqëruar me të qeshurat e ministrave, të cilët ishin krejt të papërgatitur për këtë gjë. Edhe vetë ata e kishin të vështirë të besonin këtë projektligj të ri të Kryeministrit.

Për të justifikuar projektligjin, Berisha tha: "Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane. Ky ligj është në Parlament dhe duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që gjykoj se zhduk një lloj diskriminimi".

Ndërkohë, ai shpjegoi se në këtë ligj nuk ka asnjë qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. "Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë.

Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat, në të cilat aderon dhe është e detyruar t'i respektojë. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni.

Me mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin",- përfundoi Berisha.
Ndërkohë, burime nga Kuvendi dhe Kryeministria pohuan se ligji i ri për homoseksualët nuk është ende gati.

Ai është në fazën finale dhe më pas do të kalojë tek juristët, të cilët do i japin dorën e fundit. Kjo pritet që të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Nga ana tjetër, pritet që për këtë ligj të ketë reagime të forta nga tre komunitetet fetare në vend.

Të kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesit e komuniteteve fetare pohuan se ende nuk kanë marrë kontakt me projektligjin, por në parim janë kundër tij. "Ne do të shohim ligjin që po përgatitet dhe më pas do paraqesim objeksionet tona",- thanë komunitetet fetare.

Zgjidhja franceze

Shumë vende europiane kanë pasur presione të forta në lidhje me homoseksualët, martesën e tyre, por edhe kërkesën për të adoptuar një fëmijë. Një zgjidhje racionale është dhënë nga

Franca.

Në këtë shtet, dy homoseksualë paraqiten në njësinë e qeverisjes vendore, bashkia ose komuna, dhe kërkojnë që të regjistrohen si homoseksualë. Ata pajisen me një dokument "Pacte Civil de Solidarité", që do të thotë se shoqëria i pranon për atë që janë, i njeh për atë që janë dhe i lejon që të bashkëjetojnë lirisht.

Kjo zgjidhje ka lënë të kënaqur komunitetin gay dhe pjesën tjetër të personave që ishin kundër martesave të homoseksualëve. Për, në vitin 2004, çifte gay thyen rregullat dhe u martuan. Që nga ajo kohë ka nisur një debat i ashpër ligjor ku gjykatat anulojnë martesat gay.

Britania

Edhe britanikët kanë gjetur një zgjidhje interesante për martesat gay. Termi që përdoret për çiftet gay që bashkëjetojnë është "Partnership civil". Kjo i jep çifteve gay të gjitha të drejtat e martesës por jo një martesë legale. Partia Jeshile kërkoi legalizimin e martesave gay por kryeministri Gordon Braun e rrëzoi këtë kërkesë.
Kodi i Familjes

Sipas juristëve, ligji pritet që të ketë një rrugë të vështirë deri në miratim. Kjo për faktin se, një ligj që lejon martesat e homoseksualëve, bie ndesh me Kodin e Familjes. Pra, ndryshimet duhet të nisin që nga Kodi i Familjes, i cili është një ligj i rëndësishëm që kërkon 84 vota dhe kjo është e vështirë për t'u arritur.

MARTESA
KREU I
KUSHTET THELBËSORE PËR LIDHJEN E MARTESËS
Mosha e lidhjes së martesës

Neni 7
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë
mbushur moshën 18 vjeç.

Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund
të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.

Parajsa rajonale

Miratimi i një ligji të tillë do të kthente Shqipërinë në "parajsën" e homoseksualëve të rajonit, por edhe më gjerë. Ne do të bëheshim vendi i shtatë në Europë, pas Holandës, Belgjikës, Spanjës, Norvegjisë dhe Suedisë që u jep çifteve gay të njëjtat të drejta me çiftet hetero. Por, për shkak të pozicionit gjeografik, ne do të tërhiqnim numrin më të madh të homoseksualëve që ndodhen në vendet e rajonit apo edhe më gjerë.

Në disa raste, edhe gay shqiptarë kanë zgjedhur që të martohen dhe këtë gjë e kanë kryer në Holandë. Legalizimi i martesave gay në Shqipëri do të sillte një rritje të numrit të homoseksualëve që do të aplikonin për martesë në vendin tonë.

Kisha dhe gay-t


Italia është një nga vendet që ka tentuar të legalizojë martesat mes të njëjtit seks, por ka dështuar pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe të fortë të Vatikanit.

Kisha ka pranuar të bëjë lëshime në lidhje me abortin apo përdorimin e prezervativëve, por ka qenë totalisht kundra martesës gay. Në këtë pikë, Italia është detyruar që të tërhiqet.

Një situatë e ngjashme është edhe në vendet e tjera të Europës, ku pushteti i kishës ndihet ende.

Lidhja më internet

Lidhja ne interenet nuk ndodh vetem tek homoseksualet, por edhe tek heteroseksualet. Plus ne Shqiperi homoseksualet me sa di kane organizaten e tyre! Gjithe bota ka websita qe bashkon shume lloj ciftesh, dhe keto websita jane te ndertuara nga doktora psikolog, per arsye te jetes se ngarkuar qe njerezit bejne sot.

Edhe pse të fshehur e të frikësuar, grupe të ndryshme homoseksualësh shqiptarë kanë arritur të organizohen në forma të ndryshme, ku më kryesorja është interneti. Momentalisht ekziston një numër i madh faqesh, ku meshkujt homoseksualë shqiptarë mund të takohen, por pothuajse asnjë për femrat.

Në to shihet një trafik i lartë takimesh dhe shkëmbime idesh. Në shumë raste ka publikime për botën gay, ndërkohë që mbështetja është e vazhdueshme nga grupet e tjera gay. Risia me emrin "FaceBook" po i jep një tjetër dimension komunikimit mes anëtarëve të këtij komuniteti.

Hartuesja e projektligjit për të drejtat e homoseksualëve: "Nëse ligji implementohet, homofobia do humbasë forcën"

Ballauri:
"Në politikën shqiptare ka homoseksualë"

TIRANË - Ligji për të drejtat e homoseksualëve është hartuar nga shoqëria civile, e cila më pas ia ka prezantuar Kryeministrit Berisha. Një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji është Elsa Ballauri, kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Zonja Ballauri ka shpjeguar në një intervistë për "Shekulli"-n të gjitha detajet e këtij ligji, por edhe arsyen përse duhet bërë.

"Homoseksualët janë një grup njerëzish që jetojnë një jetë të vështirë, të ndrydhur nga paragjykimet e familjarëve, të shoqërisë, të shtetit, madje shpesh edhe të vetes së tyre",- thotë ajo. Por, nga ana tjetër pranon edhe ekzistencën e homoseksualëve në jetën politike shqiptare, edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Zonja Ballauri, ju keni punuar në hartimin e ligjit për homoseksualët. A mund të na shpjegoni në çfarë konsiston ky ligj?

Ne kemi punuar prej vitesh mbi përpilimin e ligjit Kundër Diskriminimit. Ky është një projekt i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut që unë drejtoj, me një grup ekspertësh shqiptarë dhe të huaj dhe donator ka qenë Komiteti Suedez i Helsinkit.

Ligji Kundër Diskriminimit ekziston tashmë në shumë vende të botës, sidomos në vendet më të përparuara, ku diskriminimi është quajtur prej kohësh një problem i madh shoqëror që duhet zhdukur.

(eshte ndryshe ligji i diskriminimit, per shume te drejta qe mbron gjithe grupet e nejrezve, dhe ndryshe ligjerimi i martesave te homoseksualeve)!

Ligji trajton kategoritë që mund të diskriminohen në Shqipëri si, p.sh., minoritetet etnike, grupet e margjinalizuara, ku mes tyre bëjnë pjesë edhe homoseksualët.

Pra, ky ligj i mbron këta njerëz nga dhuna e shtetit, e administratës së tij, apo nga veprimet jo ligjore të disa shtetasve ndaj shtetasve të tjerë. Ky ligj i mbron individët e këtyre grupimeve nga veprimet arbitrare. Mbrojtja behët duke paraqitur rastin në gjykatat e vendit.

Nëse një person largohet nga puna si homoseksual, ai mund të mbrohet nga ligji dhe të rikthehet në punë. Në fund të fundit, ligji krijon sjellje të reja shoqërore antidiskriminuese, vë në vend padrejtësitë dhe ndryshon psikologjinë diskriminuese të qytetarëve.

Përse është bërë ky ligj në këtë moment të caktuar? Kaq i madh është numri i homoseksualëve në Shqipëri, sa është i nevojshëm hartimi i një ligji?

Gjithmonë njerëzit i preokupon enigma. Realisht nuk ka një shifër, sepse shifra mund të ketë efekt në rastin e një studimi real dhe të çliruar nga paragjykimet.

Homoseksualët janë një grup njerëzish që jetojnë një jetë të vështirë, të ndrydhur nga paragjykimet e familjarëve, të shoqërisë, të shtetit, madje shpesh edhe të vetes së tyre. Si rrjedhim, ende nuk është koha e një shifre, po nuk është as koha e injorimit të tyre si një komunitet shumë i përhapur.

Ne, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, nuk na bën përshtypje sasia, por ekzistenca. Për sa kohe ata ekzistojnë, atëherë duhen mbrojtur. Sa për momentin, ai është gjithmonë oportun, natyrisht, tani më shumë se çdo herë tjetër, sepse ndodhemi në periudhën e dhënies së provimeve përpara Europës.

A nuk mendoni se është pak herët për një ligj të tillë, në një kohë kur shqiptarët njihen si një
popull homofob?


T'i vësh vetes emërtime të tilla, nuk më duket e drejtë. Shqiptarët janë aq homofobë sa ç'ka qenë dhe është çdo vend tjetër. Po të shohësh historinë e popujve të Europës, ata janë zhvilluar nëpërmjet një homofobie të egër. Shqiptarët kanë nevojë për një edukim ndryshe dhe ky ligj është një nga të parët mekanizma për t'i edukuar ata. Nëse ligji implementohet siç duhet, homofobia shqiptare do të humbasë forcën e saj.

I kane edukuar edhe per gjera te tjera shqiptaret, por kjo ishte e fundit... -haha-

Si arritët të bindni Kryeministrin Berisha për të pranuar një ligj të tillë?

Kur unë e kam takuar Berishën, ai ishte i bindur dhe plotësisht dakord me ligjin. Kjo më tregoi mua që kisha të bëja me një politikan të mençur dhe pragmatist.

Në momentin e tanishëm, me arritje të tilla dhe pikësynime të rëndësishme përpara, siç ka marrë përsipër Berisha të kryejë, miratimi nga ana e tij e një projektligji të tillë, është një sfidë interesante dhe e guximshme për realitetin kombëtar dhe një mbështetje e mirë atë ndërkombëtar.


A mendoni se ky ligj do të ketë mbështetjen e Parlamentit?

Besoj që po, ne kemi lobuar shumë për të, ndërsa Parlamenti i ri ka edhe shumë pjesëtarë mendjehapur që do të ndihmojnë aty brenda për miratimin e projekt ligjit.

A ka homoseksualë ose homofobë në politikën shqiptare?

Natyrisht që ka. Mendoj që ka shumë më tepër homofobë se sa homoseksualë.

Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një "bombë" të vërteta në një takim ndërministror për integrimin, duke deklaruar se Shqipëria do jetë një nga vendet ku do lejohen martesat gay.
Berisha tha se projektligji i përgatitur nga një organizatë joqeveritare në Tiranë ka mbështetjen e tij dhe do dërgohet nga qeveria në parlament.

Shtetet në botë të cilat lejojnë martesat gay numërohen me gishtat e dorës. Priten hollësi rreth këtij deklarimi per te kuptuar nese eshte nje nga gafat e zakonshme te kryeministrit, apo nje projekt serioz qe do perfundoje vertet ne Parlament.

"Ky ligj është i sponsorizuar nga shoqëria civile. Pavarësisht nga debatet që mund të ngjallë , diskriminimi është i papranueshëm. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese e një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane" - tha Berisha.

Ne fakt vetem nga 27 europiane, vetem Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e lanë të ligjëruar martesën homoseksuale. Italia tentoi por pati kundershtime te ashpra të Vatikanit. Bibla dhe Kurani kanë argumente të forta kundër martesave homoseksuale.

http://www.shekulli.com.al/2009/07/30/b ... t-gay.html

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 7:33 pm
by alfeko sukaraku
Andrea Papandreu...nga soj i Ndreve arvanite ...qe nuk do harrohet per poshtersin e tij me 1994-5 ne deme te shqiptarve...ka thene nje thenie te madhe edhe shume inteligjente :

PO DO TE HARROHET NJE SKANDAL I MADHE..BEJ NJE TJETER ME TE MADHE

kete po bene sal berisha.

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 8:37 pm
by Aulona
Dje ishte një ditë perfekte që Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, të tregojë se përditë e më tepër është aty për të tallur... menderen.

Ndërsa në njërën anë guvernatori i Bankës Qendrore jepte me shumë sforcime lajme të zeza për të ardhmen ekonomike të vendit, kreu i ekzekutivit merrej me një ligj, që përfaqëson interesat perverse seksuale të një grushti njerëzish, interesat financiare të një OJF-je që merr fonde pa ndërprerë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe, mbi të gjitha, interesin e tij të përhershëm: që të hedhë shashka tymuese në një vend që ka 1001 halle të tjera, për të zhvendosur vëmendjen e publikut, për të cilin ai e di se sa i ndjeshëm është në këtë debat.

Martesat me njerëzve të të njëjtit seks janë një hata e madhe në këtë botë, ku Zoti bëri burrin dhe gruan që të krijojnë familjen - këtë burim të jetës. Ato hasin shumë rezistencë nga kombe ku e ku më të civilizuar se Shqipëria. Por kryeministri na thotë që ato do të legalizohen në vendin ku deri 19 vite më parë të "martonte partia".

Eshtë shumë perverse edhe që këtë ligj për një grusht njerëzish të devijuar seksualisht, ta përdorësh si "një kusht që duhet të plotësojë Shqipëria për të qenë pjesë e familjes europiane.. (!)".

Përtej qeshjes vesh më vesh të Lulit, ministër të Jashtëm, kjo nuk është as rrugica e duhur, nëse e kanë menduar për tu dukur sa më të "civilizuar" përpara burokratëve të Brukselit. Për më tepër, këto ditë kur këta ende presin me habi se si nuk ka një rezultat të certifikuar të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura këtu e një muaj më parë.

Nuk është e papritur që deklarata e djeshme e Berishës të mbetet një shashkë tymuese vetëm për të zhytur vendin në mjegull edhe më të madhe.

Prej 14 vitesh opinioni publik në Shqipëri ka treguar se nuk e pranon këtë grusht njerëzish si pjesë të komuniteteve tona familjare. Ashtu si 99 të këqijat e tjera të shoqërisë së liberalizuar pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët kanë bërë sikur nuk e kanë parë edhe këtë kategori njerëzish.

Në verën e vitit 1994, qeveria shqiptare hodhi hapin e parë duke riparë një nen të Kodit Penal, që e konsideronte ilegal aktivitetin seksual mes partnerëve të njëjtë, por duke lënë një dënim prej tre vitesh.

Por, pas një fushate të shoqatës "Gay Albania" dhe presioneve të Shoqatës Ndërkombëtare të gejve dhe të Këshillit të Europës, edhe ky ndëshkim u hoq dhe më 20 janar 1995, Parlamenti Shqiptar legalizoi marrëdhëniet homoseksuale në vend. Neni 137 i Kodit Penal të trashëguar nga koha e socializmit, që parashikonte 10 vjet burg për atë që "ishte homoseksual", u hoq tërësisht.

Një anketim i vitit 2007, tregoi se vetëm 19 për qind e shqiptarëve i mbronin martesat mes homoseksualëve dhe vetëm 7 për qind ishin dakord për adoptimet e fëmijëve nga një çift homoseksual. Në Tiranë, apo qytete të tjera nuk ka lokale ku mblidhen homoseksualët, apo parada rrugëve etj., etj.

Pra ky është një diskutim i mbyllur për shqiptarët dhe me siguri Kuvendi i ardhshëm do t'i japë një përgjigje me kartona, fluturimit të rradhës së një kryeministri çdo ditë e më mitoman.

Keshilltaret e tij, të parët, duhet ti kujtojnë kryeministrit se e ka për detyrë të respektojë opinionin publik, i cili bashkohet me atë të dhjetëra e dhjetëra vendeve të tjerë shumë të qytetëruar, që i kanë thënë "jo" këtyre martesave. Një pakicë njerëzish të tillë, nëse duan të martohen shkojnë dhe e bëjnë këtë në Belgjikë, Holandë a Norvegji.

Problemi që shqetëson shqiptarët sot, është se çdo të ndodhë me liritë dhe të drejtat e një populli të tërë. Duke filluar nga rikthimi i dinjitetit të votuesve shqiptarë, të cilëve iu mohua vullneti i shprehur më 28 qershor, duke lënë në pushtet një Kryeministër që tall menderen.

Duke vijuar me problemet e panumërta ekonomiko-sociale, që janë shtuar frikshëm nga papërgjegjshmëria e partisë në pushtet, që shkriu buxhetin për të rrëmbyer një mandat tjetër mendertallës, me rënien drastike të dërgesave të emigrantëve, që vitin e ardhshëm të do të jenë 500 milionë euro më pak, tkurrjen e eksporteve dhe rritjen e papunësisë, alarmin e dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim se në muajt që do të vijnë, kriza do të jetë edhe më e pamëshirshme me shqiptarët, se kreditë e këqija janë shtuar frikshëm dhe se bankat po kthehen në piramida me interesa të larta, për të grumbulluar sa më shumë likuiditete.

Çdo debat tjetër jashtë këtyre halleve, do të ishte i kotë dhe artikuluesi, ende në detyrë, tregon se nuk është aty për t'u bërë ballë atyre standardeve që vërtet të afrojnë me vendet e zhvilluara të BE-së, por thjesht për tu tallur me ëndrrën tonë europiane.[/font][/COLOR][/FONT][/COLOR]http://www.shekulli.com.al/2009/07/30/te-tallesh-b.html


Eshte pak qesharake qe Evropa te vendosi kete kusht nje nga pikat integruaese, kur vete Evropa ne teresi nuk e ka zbatuar kete ligj. Ne jemi ata qe me ndihmen e 'cowln' tone PM na vihet si gjithmone vula e clowneve apo arrixhinjeve te Ballkanit. Po edhe titullin e paska vene me te drejte.


Evropa si edhe KE kerkoi keto rregulla kaq here:
Të tallësh b...
  1. Pasaportat biometrike
  2. Sigurimi i kufijeve
  3. Lufta kunder korrupsionit
Kjo pike per te drejtat e njeriut, ku ka shume per te deshiruar per te drejtat e njeriut ne Shqiperi, duke filluar nga te ngujuarit te cilet jane nje mohim i plote nga poltika e Shqiperise, qe jo vetem nuk kane bere gje por e kane perkeqesuar kete fenomen. Pse nuk vene ligje te forta per kete fenomen keta, qe eshte edhe me e rendesishme, apo i duan njerezit te rrine si shtaze akoma, dhe me frike te jetojne.


http://www.shekulli.com.al/2009/07/30/te-tallesh-b.html

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Posted: Thu Jul 30, 2009 9:39 pm
by Zemrushja
Sally wrote:
Sala kur e shikon qe i ka ardhur veza kryq, ben dicka te tilla, per te hequr vemendjen nga ato qe jane te rendesishme.


Po te jeni admirus te politikes, duhet te dini qe kete gje nuk e perdor vetem S,Berisha po duke filluar nga Obama qe ka 10-tra shtete ne ngarkim deri tek Aji qe perfaqeson dhe shtetin me popullesin me te vogel ne bote. Prandaj ne deshiron qe te tregosh qe ke aftesi per te kuptuar levizjet / qellimet politike mos bej dallime te tilla, se jan ne nje kategori shume te ulet ( per nje person qe e ndjen veten te afte ne temen e politikes).

Kur krijuam ne kushtet me te thjeshta te vemi tek ky ligj qe as nuk duhet te kalohet ne vend, mbasi nuk vdes njeri,
sic po vdesin femijet perdita plehrave,
apo njerzit qe po u digjen shtepite dhe jeotjne ne meshire te zotit, per asrye te standarteve te arritura qe ka bere Sala

Fjale me shume vend, po ama mos perdor keq ardhjen e Atyre femijeve vetem per nje kundervenie politike.
Te duash te drejtat e njeriut ne radhe te pare nuk duhet te jesh me asnje Parti as te majten as te djathten, po duhet te jesh me te drejtat te njeriut e cila mbron ato te drejta pa dallim -Politik / Fetar / Krahine.
Gje qe kam ven re tek Ty nuk egsiston kjo gje, ben vetem propagand per poltiken qe te pelqen.
Do ta ngrinje kete teme per "Femijet qe vdesin perdita plehrave'' po te kishte fituar PS votimet??????????

JO, jam pplotesisht e sigurt qe nuk do kishe ngritur kete teme. E shikon...... prandaj mos perdor hallin dhe fatkeqesin e te tjereve vetem thjesht per nje propagand!

Tani o Shqiptare bertisni sa te kini ne koke.

Jam krenar qe jam Shqiptare

Se edhe ate krenari qe kishim, na e hoqi Sala.



Kur bertasim qe jemi Shqipetar, nuk perfaqesojm S. Berishen , qe te na vij turp tani, po perfaqesojm Shtetin tone me mijera e mijera vite.
S. Berisha nuk eshte asnje gje me shume se sa nje kalimtar politikan ne historin e populliti tone!


Jam Krenare qe jam Shqipetare!
Une te garantoj qe Aulona prape do te merrej me Berishen po ta kishte pushtetin ps, sepse ajo i bashkohet qorrazi propagandes te ps.