"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historikisht Klodi ?!!!

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Historikisht Klodi ?!!!

#1

Post by Phoenix »

Rastësisht lexova këtë shkrim. M'u duk shumë i çuditshëm. Më shumë se si është shkruajtur nga e ashtuquajtura gazetare, sesa nga tema që flet! Sipas saj shqiptarët na qënkan ashtu si i paska përshkruar Wikipedia! Unë nuk kam njohuri historike rreth kësaj dukurie dhe nuk di të jap një mendim. Ky shkrim më duket me prirje të theksuara antishqiptare. Ditë më para nuk e miratoja veprimin e protestuesve Lezhianë, me mënyrën e të sjellurit rreth ngjarjeve të fundit, por pasi lexoj këto shkrime mund edhe t'i kuptoj. Më duket se është mënyra e re për ti quajtur edhe "historikisht" kriminelë shqiptarët, pa bërë dallimin nga emrat e përveçëm. Të vjen keq kur lexon shkrime nga PSEUDO 1 LEKSHA TË VJETËR (gazet quhej emri i parasë veneciane me të cilën bliheshin shkrimet dhe kushtonin 1 gazet) që jo vetëm nuk kanë njohuri reth kësaj dukurie, por nuk e kanë për turp të shkruajnë se sapo e mësuan dhe tani nga një fjalë të mësuar, bëjmë një shkrim në formë studimi, më shumë fjalë. Gjithashtu mendoj se Wikipedia po bëhet një vend ku ekstremistët dhe shovinistët po vjellin vrer rreth shqiptarëve. Si përfundim me sa di unë ka ligje të shkruara dhe të pa shkruara, dhe këtë mësim ta mësojnë në vit të dytë të shkollës së mesme, lënda quhet sociologji. Dhe në demokraci vendos e shumicës dhe jo tekat e pakicës. Pakicës i respektohen të drejtat. Në këtë rast shteti duhet të përfaqësojë shumicën dhe të zbatojë të drejtat themelore të njeriut.

Brizida Gjikondi

S’gjen ndonji zok qi këndon,
Të gjithë janë e po qajnë.
I mjeri ashik sa fort
po duron,
Prej dyllberit po e dajnë.
Dilli, qi len në mëngjes
Si ti, o djal, kur më zallandise
Kur më kthen syt’ e zes’
Shpirt ment prej kres’ mi gremise.
Mund të të rastisë që të shokohesh dhe njohësh një histori dhe realitet tjetër të traditave të vendit tënd dhe thjesht duke kërkuar me naivitet në google, kjo më ndodhi mua ndërkohë që, nisur nga deklaratat e zj.Klinton mbi rastin “Klodi”, po gërmoja në internet për historinë e lashtë të homoseksualizmit dhe homofobisë botërore. Të më ndjejë dhe mirëkuptojë thellësisht lexuesi për këtë artikull, por personalisht mendoj se kurajo “e egër” dhe e vërteta “e pamëshirshme” mund të jenë dhe elektroshoku i ndërgjegjes, vetëdijes historike përballë moralizmave false, të shkëputura nga trashëgimia gjenetike. Këto vargje poetike të sipërcituara datojnë në mesin e shekullit të 19-të, dhe i takojnë Necin Frakullit nga Përmeti, si dhe pakëz vargje të tjera të një kënge, po të hershme, që më poshtë po sjell të zbardhura dhe transmetuara me korrektesë nga shume studiues-udhëtarë perëndimorë, që udhëtuan dhe studiuan doket dhe zakonet e viseve tona.
Të kalli Hasan kafeja
Të mos banish Bajram,
Se kështu qen’ka
bes’e feja.
Nuri yt, o Suleiman!
Bukurinë t’a dha Zot yn,
Mos uban makrur.
Tyj, o cun, të puthça syt’,
E t’udjeksha nur.
Mjafton të shkosh në google, dhe në sitet e historive të lashtësisë botërore të homoseksualizmit, konkretisht do ndeshesh me ikonën sinjifikative të “Wikipedia” për “albanian pederasty” ose “pedersatia albanese” (.http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=b1yBO0ZavGY),
ku përmes jo veç Johann Georg Von Hahn, Federico François Guillaume, François Pouqueville, Lord Bajronit etj, studiues dhe vizitorë të trojeve shqiptare, do të shpaloset një Shqipëri tjetër me doke dhe zakone shumë më komplekse se ato të valëvitura deri më tash. Duke mos dashur të rishkruaj çka me orë të tëra gërmova dhe lexova nëpër dijet e dynjasë virtuale, do doja të ndaja më shqiptarët e tjerë si unë, disa rreshta reflektimi përballë ndjesive që më dha “Shqipëria tjetër”, që “zbulova”. Në fakt ligjërisht dhe korrektësisht, termi pederasti është sinonim i “prostitucionit homoseksual”, por çka është pezmatues, është fakti që ky “fenomen”, ish-i shtrirë mbi mosha ligjërisht jo madhore, duke përbërë në vetvete dhe vepër të mirëfilltë penale, ndaj dhe Gjenerali i Napoleon Bonapartit Francois Pouqueville, udhëtar në trojet tona do akuzonte hapur shqiptarët si dhe grekët, për krimin që kryenin duke ushtruar këtë lloj prostitucioni, edhe mbi djemtë e mitur. Ashtu siç mund të lexohet në shumë literatura dhe faqe historike, deri në vitet ‘44, ky fenomen ish-gati legjitim në viset shqiptare, kjo shprehet qartë në këngë të ndryshme që Ashiku (i dashuri më i moshuar, ashik-nga arabishtja-dashuri pasionante) i këndonte Dylberit të tij (i dashuri më i ri, dyllber-nga turqishtja-i bukur) pa ju dridhur syri, për norma dhe opinion perëndimor. Për veç këngëve, pasqyrohen nga historianët rite fetare në veri të Shqipërisë, duke përfshirë këtu, si myslimanët ashtu edhe katolikët. Vetëvrasje tragjike (alias “Romeo e Zhuljeta”) për shkak të ndarjeve dhe shprishjesh së lidhjeve homoseksuale. Të gjitha këto dhe të tjera, pasqyrohen në shumë faqe të Historisë që të tjerët na kanë shkruajtur, por që ne, për 100 arsye, komplekse, paragjykime i kemi fshehur, për së pari nga vetvetja. Guxova ta risjell këtë kujtesë historike të pjesshme, pasi më bezdis e trishton fakti i filozofisë sonë së kahershme “që kur lind nipi duhet të vrasim gjyshin”, ne jemi shqiptarët e Skënderbeut, por edhe të Hamza Kastiotit. Ne jemi shqiptarët e Ismail Qemalit, por edhe të Ali Pashë Tepelenës. Ne jemi shqiptarët e Enver Hoxhës, por edhe të Pjetër Arbnorit. Ne jemi shqiptarët e Sali Berishës, por edhe te Adem Jasharit, Nënë Terezës, Bekim Fehmiut, Klodit nga Lezha dhe Danjelës nga Saranda. Le të heshtë pushteti i radhës, le të heshtë Historiani rrogëtar dhe i tufëzuar, por vetëdija kombëtare mbi të cilën ngrihet, jeta, kultura, historia dhe vetëdija jonë kombëtare, nuk e ka pazarin e vogël, nuk ka pazar vdektarësh, historia jonë është para dhe përtej nesh. Duke dashur që pakëz rreshta t’ia shkruaj dhe atij që më shtyu në këtë rrugëtim, do doja të thoja që Klodi për mua nuk është “askush” me kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, ai është një qenie humane, që për sa kohë flet, punon, jeton, fle, zgjohet, ushqehet, gëzon dhe qan si gjithë dynjaja sipas gustove dhe zgjedhjeve të tij tejet personale, për mua është një bashkëkohës dhe bashkëkombës dinjitoz i shekullit të XXI. Çka për mua përbën shqetësim, është mënyra anadollake, mediatike, politike e trajtimit të këtij fenomeni. Përgjegjësinë ekskluzive e ka shteti shqiptar, është absurde të mendosh se Kryeministri i radhës u shpreh në mënyrë qesharake mbi të drejtat humane të homoseksualizmit, vetëm për shkak të kritereve që ka vendosur BE-ja, ndërkohë që Ministri i linjës, zoti Barka as nuk e di për se është ministër në këtë dynja, jo më të dilte haptazi për mbrojtjen e të drejtave të këtyre minoriteteve. Nuk kam ndërmend të mbaj leksione mbi homofobinë dhe homoseksualizmin, pasi personalisht mendoj që gjithkush ka jetën e tij private, që i ka falur perëndia, ndaj duhet të ndjehet i qetë, i mbrojtur dhe i barabartë përpara ligjit, për sa kohë nuk kryen krime dhe kundërvajtje penale. Atdheu dhe Historia qenkan si Hëna, kanë faqet e tyre të ndriçuara, por edhe të errëta, mendoj edhe një herë se guximi për t’i njohur dhe vlerësuar të dyja këto faqe, do na çojnë më shumë drejt vetes, dinjitetit kombëtar dhe botës së përparuar.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=81094

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”