Page 1 of 1
ETNOCID NDAJ SHQIPTAREVE NE VELES
Posted: Wed Aug 04, 2010 10:41 am
by ALBPelasgian
Maqedoni:Terror ndaj një familje shqiptare në Veles
“Ikni nga ky vend dhe shkoni në Shqipëri. Na sulmojnë shtëpinë me mjete të ndryshme, kur në një rast kanë lënduar rëndë vajzën time. Policia injoron ankesat tona”, është ky rrëfimi i kryefamiljarit Musli Ahmeti nga Velesi, i cili nga viti 2007 nga Jabollçishta kishte vendosur të bëjë jetë qyteti.Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska nuk din gjë për rastin, por thotë se bëhet fjalë për rast individual, për të cilin do të merren masa.
Familja e Musli Ahmetit nga Velesi është ndër të paktat familje që jetojnë në këtë qytet dhe që për çdo ditë janë nën kërcënime për të bërë jetën normale si qytetarë të këtij vendi.Pas shumë peripecive dhe akteve të terrorit që ka mbijetuar kjo familje nga ana e huliganëve dhe bashkëqytetarëve të tyre irredentistë, ata më në fund flasin duke ngritur zërin kundër ushtrimit të terrorit dhe rrezikimit të jetës pranë pragut të tyre të shtëpisë.“Ikni nga ky vend dhe shkoni në Shqipëri. Na sulmojnë shtëpinë me mjete të ndryshme, kur në një rast kanë lënduar rëndë vajzën time. Policia injoron ankesat tona”, është ky rrëfimi i kryefamiljarit Musli Ahmeti nga Velesi, i cili nga viti 2007 nga Jabollçishta kishte vendosur të bëjë jetë qyteti. Pas shumë paraqitjeve në stacionin policor në Veles,ndërhyrja dhe reagimi i organeve policore ka qenë injorues dhe i shurdhër. Duke qenë të vetëdijshëm për tendencën e tillë të veprimit të organeve përgjegjëse, familja detyrohet që të shpalosë rastin pranë politikës, edhe ate duke informuar partitë politike shqiptare.Siç njofton agjencia e lajmeve INA, presionet e shtuara ndaj kësaj familje më në fund kanë mbërritur edhe në institucionet shtetërore, me ç`rast deputetja e DR-së, Flora Kadriu kërkoi nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska që të ndërmerren masa urgjente për të ndërprerë terrorin ndaj kësaj familje.“Familja Ahmeti nuk gjen rehati në shtëpinë e tyre, pasi persona të ndryshëm e sulmojnë shtëpinë e tyre, duke mos kursyer edhe njerëz me mjete të ndryshme, duke i kërcënuar që të lëshojnë këtë vend se vendi i tyre është Shqipëria. I thonë se nuk kanë pse të rrinë aty. Ata edhe pse kanë lajmëruar rastin në polici, gjithnjë janë injoruar dhe nuk janë marrë masa”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA deputetja Kadriu. Ajo ka theksuar se do të ngelet deri në fund për të parë se cila do të jetë përgjigja e MPB-së.“I kam shtruar pyetje institucioneve shtetërore, se cilat do të jenë mekanizmat për mbrojtjen e kësaj familje.Ky rast tanimë ka marrë dimensione politike.Besoj se do të ketë ndonjë përgjigje dhe zgjidhje”, ka theksuar deputetja Kadriu. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka theksuar se MPB do të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe mekanizmat për këtë rast. “Ky është një rast i veçantë dhe se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe mekanizmat për të reaguar për këtë situatë. Bëhet fjalë për një rast individual apo një familje”, ka theksuar ministrja Jankullovska.Në komunën e Velesit jetojnë mbi 2.300 shqiptarë sipas statistikave zyrtare, edhe pse banorët lokal theksojnë shifra më të larta. Popullsia shqiptare kryesisht jeton në fshatrat përreth ndërsa në brendi të qytetit jetojnë vetëm rreth 20 familje./ina/
http://www.albanord.com/2010/03/maqedon ... -veles.htm
Velesi, sikurse Ohri, Manastiri e Prilepi ndan te njejtin fat te dhimbshem: c'prej 2001'es e tutje etnocidi dhe aperteidi i komanduar nga politika bullgaroide e serboide e FYROM-it eshte bere norme. Fatkeqesisht, politikanet e pandershem shqiptar te atjeshem vazhdojne te bejne sehir ose te llomiten njeri me tjetrin per disa karrika dhe dollare me shume. Nderkohe, nje nder qytetet historike shqiptare ne Maqedoni, Velesi (Bylazora e vjeter - kryeqendra e fisit te peoneve) eshte duke u zbarzur dalengadale prej elementit shqiptar.
Imperiativi i vetem shpetimtar qe e diktojne rrethanat e renduara eshte krjimi i nje komune shqiptare ne Veles me c'rast do te permblidhte fshatrat shqiptare te kesaj treve ne nje njesi te vetem komunale.
Vellezer e motra te ArberiaOnline eshte koha tani me shume se kurre qe njohurite tona dhe perkushtimin tone ta veme ne sherbim te mbrojtjes se ketyre viseve shqiptare dhe emancipimit te mbare shqiptareve per kete plage qe e rendon qenien tone kombetare.
Re: ETNOCID NDAJ SHQIPTAREVE NE VELES
Posted: Wed Aug 04, 2010 10:46 am
by ALBPelasgian
Artikulli i meposhtem ngerthen ne vetevete nje problematike tejet te mbrehte, mbase rreziku me i madh qe e kanos kompaktesine etnografike shqiptare ne Maqedoni. Ky rrezik quhet DECENTRALIZIMI. Lexojeni me kujdes te dhenat!
Decentralizimi antishqiptar maqedonas
Salih Mehmeti
Don Kishoti politik zyrtar shqiptar
Halli i vërtëtë është se kudo nëpër botën politike shqiptare frymon një fundamentalizëm i sëmurë kozmopolit, që shpik kudo miq edhe atje ku s’ka. Figurën e armikut nuk e njeh. Për dallim nga Don Kishoti i Servantesit që shpikte kudo armiq të paqenë, Don Kishoti zyrtar politik shqiptar shpik kudo miq të paqenë.
Politika shqiptare në Maqedoni nuk qe aspak e zonja ta hetojë hilen e sllavomaqedonëve. Gjoja në emër të vetëqeverisjes lokale dhe shpirtit të rremë paqedashës sllavomaqedonët ‘zemërgjerësisht’ ofruan një lloj decentralizimi për shqiptarët. Këtë e bënë jo se e çante kokën për shqiptarët, por ama se Perëndimi i bënte shpeshherë trysni. Ky farë decentralizimi në të vërtet shqiptarëve iu dha ca komuna surrogate, por pa kurrfarë fuqie vendimmarrëse. Takati i këtyre komunave të falura ishte veç sa mund të propozonin, sepse vendimet i mbesin prore ministrive përkatëse.
Arsyeja tjetër pse sllavomaqedonasit nuk ngurruan të decentralizojnë qëndron në atë se ata ishin të interesuar që numrin e shqiptarëve ta përthenin në komuna të papesha rurale. Një shembull kuptimplotë i kësaj që u tha më lart është rasti i komunës së Kërçovës shqiptarësia e se cilës është goxha e lartë në krahasim me pakicën sllave të atyshme. Ndodhi që brenda Kërçovës u formuan edhe këto komuna rurale: Zajazi, Osllomeja (shumicë shqiptare), Drugova, Vraneshtica e Plasnica, kurse qyteti i Kërçovës mbeti me statusin e komunës së plotfuqishme urbane, mirëpo në të cilin pakica sllave udhëheq pushtetin. Çdo të thotë kjo?
Nëse do të ruhej Kërçova si një e tërë, shqiptaret do te duhej ta udhëheqnin atë, sepse përbëjnë shumicën e përgjithshme. Por duke u krijuar dy komuna rurale (Zajazi e Osllomeja), qytetit të Kërçovës po i shkëputet një pjesë e thekshme shqiptarësh, e cila si pasojë po i lë shqiptarët më pak brenda qytetit. Decentralizimi në Maqedoni veçsa e depolitizon dhe ia humb kapitalin politik shqiptarëve përmes pjesëzimit komunal. Partitë shqiptare atje nuk i kemi dëgjuar ta ngrisin zërin vendosshmërisht kundër kësaj padrejtësie. Meqë siç po duket, atyre më i shijshëm po iu duket fitimi i pushtetit në këto komuna. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë të ngrihet zëri për shqiptarët e Velesit (ku 10% janë shqiptarë), Dolnenit (ku 26.65% ose 3616 janë shqiptarë), Çashkës (ku 35.23% shqiptarë), Krushevës (ku 21.32% ose 5.680 janë shqiptarë), Demir Hisarit, Resnjës, etj. Në të gjitha këto komuna meqenëse përqendrimi i shqiptarëve është më shumë nëpër fshatra, është dashur të krijohen komuna shqiptare me kufij të caktuar komunal.
Pra, komuna është dashur të themelohen në Veles, Dolnen, Çashkë, Krushevë, Demir Hisar, Resnjë, e jo në Kërçovë, Kumanovë e Shkup. Ndoshta disa do të kundërargumentonin se shqiptarët janë në numër të pamjaftueshëm për këtë. Ky pohim nuk pi ujë për shkak se
për hir të një fshati të banuar me sllavomaqedonë në Strugë u është krijuar kastile një komunë: komuna e Vevçanit (me afro 2000 banorë). Ndaj, imperativi i politikës shqiptare në Maqedoni duhet të jetë ndjeshmëria ndaj arealit etnogjuhësor shqiptar e jo pjesëmarrja brenda konjukturave të shtetit të Maqedonisë. Shqiptarët për asnjë çmim nuk duhet ta lejojnë rrudhosjen e kompaktësisë etnike-territoriale në Maqedoni.
Shqiptarëve u takojnë të drejtat shtetformuese, ndonëse ato u mohohen vazhdimisht. Tekefundit, duhet nxjerrë një mësim nga ngjarjet e vitit 2001. Atëbotë kur sllavomaqedonasit e patën pisk punën ofruan vullnetarisht përmes Akademisë së Shkencave të Maqedonisë një hartë për ndarjen e Maqedonisë sipas së cilës parshihej që zonat kryengritëse si Tetova, Gostivari, Dibra e Zajazi t’i jepeshin Shqipërisë, kurse pjesa tjetër me shqiptarë të mbetej nën Maqedoni. Sllavomaqedonasit i patën bërë dhelpërisht hesapet: ata donin që t’i hiqnin qafe Tetovën e Gostivarin, kurse pjesët e tjera shqiptare që do të mbeteshin nën Maqedoni, të bëheshin Prilepe të dyta. Për ata që nuk e dinë, Prilepi është një nga qytetet më të mëdha në Maqedoni, ku gjatë luftës të gjitha fshatrat shqiptare janë fshirë nga faqja e dheut. Çkompaktësimi i territorit etnik mbart rreziqe të mëdha. Sepse nuk e kemi fiqiruar aspak atë çfarë u bëri vaki hungarezëve të Vojvodinës. Me 11 dhjetor 2008 në një të përditshme serbe të Novi Sadit, ministrja e jashtme e Hungarisë Kinga Goncz tha se ‘
‘Nuk mendoj se është reale të flitet për mundësinë e autonomisë territoriale për hungarezët e Vojvodinës. Në njërën anë, ne e dimë se nuk janë aq shumë hungarezë në Vojvodinë dhe ata përfaqësojnë vetëm një nga pakicat etnike në këtë krahinë, dhe në anën tjetër, hungarezët nuk jetojnë në një zonë kompakte nga ku do të mundnin gjasshmërisht të krijonin ndonjë lloj autonomie territoriale’. Prandaj, shqiptarët duhet të organizohen dhe fuqizohen për ta ruajtur kompaktësinë e tyre territoriale. Siç do të thoshte një filozof: ‘‘E shkuara mund të mos na tregojë se ç’duhet të bëjmë, por ajo mund të na thotë atë çka duhet të shmangim’.
http://www.gazetaexpress.com/web//index ... 50/C4/C98/
Pak a shume ky proces vecse e lehteson kolonizimin sllavo-bullgar te Maqedonise Perendimore. Ne nje harte te konkretizuar, forumisti yne Kolivilor ka vene re se:
...sllavo-maqedonet jane te perqendruar teresisht ne anen perendimore te Maqedonise duke i uzurpuar qendrat urbane, ekonomike, minerare etj.
Re: ETNOCID NDAJ SHQIPTAREVE NE VELES
Posted: Wed Aug 04, 2010 11:04 am
by ALBPelasgian
Ipeni flet per pjesmarrjen e shqiptareve te Velesit (Kyprilise - emertimi i turkizuar i ketij qyteti) nen udheheqjen e Dervish Cares ne kryengritjen e madhe te 1844:
In 1844, an uprising broke out in Skopje, Tetovo and Prishtina against the central government, against recruitments for the standing army and against the taxes.
An Albanian army of about 10,000 men was formed between Skopje and Veles (Köprülü) under the command of Dervish Aga Zara.
http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1916.html