VENDIMI I NATO-s
"NATO, me rastin e hyrjes së Shqipërisë në Aleancë, i ka kërkuar Italisë dhe Greqisë të kontribuojë në "Air Policing" (policimi ajror) duke ndihmuar partnerin e ri. Ky aktivitet konsiston në patrullimin e avionëve të cilët kanë detyrë në kohë paqeje të mbikëqyrin dhe ruajnë integritetin e një zone të caktuar ajrore; kjo do të thotë një angazhim i plotë i mjeteve, njerëzve, procedurave dhe ndërlidhjes", thuhet në njoftimin "Aeronautikës Ushtarake" italiane. Sipas këtij lajmërimi të publikuar në ëëë.aeronautica.difesa.it patrullimi ka nisur që nga data 16 korrik e këtij viti. "Hapësira ajrore shqiptare do të ruhet nga pala italiane nga avionë të tipit Eurofighter të repartit "Stormo di Gioria del Colle" të Barit të cilët do të koordinojnë veprimet me avionët gjuajtër F-16 të Forcave Ajrore të Greqisë",
Me duket i rrezikshem per sigurine tone kombetare zvogelimi i ushtrise shqiptare dhe kontrolli i hapesires tone ajrore nga forcat italiane e greke.Bazës detare ushtarake të Bishtit të Pallës në Durrës pritet që shumë shpejt t'i rikthehet lavdia e dikurshme, duke u bërë bazë me të njëjtin funksion, tashëm në funksion të misionit të NATO-s.
Që nga dita që vendi ynë është pjesë e NATO-s, asnjë repart ushtarak sado i parëndësishëm që mund të duket, nuk mund të lëvizë apo të ndryshojë destinacion pa marrë më parë miratimin e komandës së paktit ushtarak
Nderkohe qe ushtria jone eshte cope-cope, tani neper Shqiperi do gjekemi vetem bazat e NATOs.
Ne paskeshim qene ne nivelin e duhur per t'u futur ne NATO, por jo per ne BE...kjo pune s'bie ere e mire.