"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shteti shqiptar tregon dinjitet

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Shteti shqiptar tregon dinjitet

#1

Post by Zeus10 » Sat Aug 08, 2009 11:59 pm

Me ne fund, shteti shqiptar, i ka peplasur nje shuplake te fuqishme ne fytyre serbeve dhe te paguareve te tyre perendimore, sic eshte rasti i te të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, duke mos e lejuar te beje hetime ne territorin shqiptar, dhe per me teper duke i kerkuar "provat" e pretenduara nga qeveria serbe per gjoja trafikim organesh, ne menyre qe te jete vete prokuroria shqiptare dhe asnje tjeter qe mund te filloje hetimet ne territorin e RSH.
Kërkesa serbe e pabazuar në prova
Tirana zyrtare i ka komunikuar të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty se nuk mund të hetohet në Shqipëri mbi akuzat e Carla Del Pontes dhe autoriteteve të Beogradit rreth pretendimeve se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë.
“Të drejtën për të hetuar në territorin e Shqipërisë e ka vetëm Prokuroria shqiptare”, mësohet ti ketë thënë ministri i Drejtësisë Enekeljed Alibeaj, senatorit zviceran që kryeson grupin e hetimit në emër të Këshillit të Evropës, në takimin e zhvilluar në Tiranë.
“Unë refezoj të besoj se këto janë të vërteta, por do të na pëlqente që kjo çështje të hetohej”, i ka thënë Marty, ministrit shqiptar të Drejtësisë. Por përgjigja e Alibejt ka qenë se “unë refuzoj ti përgjigjem letër porosisë së Ministrisë serbe të Drejtësisë, pasi pretendimet janë pa bazë dhe nuk ka prova mbi këto akuza”.
Argumenti ka vijuar më tej kur ministri ka shpjeguar se “në asnjë rast shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime procedurale hetimore në territorin shqiptar. Hetimet mund të kryhen nga prokuroria shqiptare vetëm me kërkesë, letër porosi që vjen nga shtetet e huaja. Në këto raste prokuroria kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e çështjes”.
E njëjta bisede është zhvilluar pak a shume edhe me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani dhe me drejtues te Prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi zyrtar i institucioneve shqiptare rreth hetimit për akuzat e Carla del Pontes është ai i shprehur në një përgjigje qe i është kthyer Prokurorisë serbe në tetor të vitit 2008. Kjo kërkesë është paraqitur në formën e një akti të quajtur "Letër porosi" ku autoritetet e Beogradit kërkonin vënien në dispozicion të provave dhe dokumenteve. /Alsat/
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#2

Post by Aulona » Mon Aug 10, 2009 8:06 pm

Jo kaq shpejt, sespe keta njerez tani po ngrihen vete dhe po bllokojne keto hetime. Keta njerez jane hedhur jashte shtepise se tyre pa asnje lloj dokumenti, pa asnje lloj informacioni nga qeveria apo mandate zyrtare. C'fare do bejne njerezit, kur shteti i tyre nuk u mbron atyre dinjitetin, do ngrihen ta mbrojne vete, edhe pastaj popullit i jepet epiteti se bejne si "te pacilivizuar".

Hetuesit e KE udhëtonin në drejtim të fshatit Gurrë të Matit për të vërtetuar akuzat serbe për trafik organesh. Pasi u bllokuan për rreth dy orë nga banorët e fshatit, ata jane detyruar të kthehen mbrapsht. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, por nuk ka mundur të "çajë" rrethimin e banorëve për tu liruar rrugën hetuesve drejt "shtëpisë së damkosur". Pas kësaj hetuesit e KE, janë detyruar të largohen nga fshati Gurrë. PAMJET EKSKLUZIVE Version multimedial i ketij lajmi

MAT- Hetues të Këshillit të Evropës janë bllokuar për rreth dy orë nga banorë të fshatit Gurrë në Mat teksa ishin nisur për të hetuar akuzat e Serbisë në lidhje me trafikun e organeve, sipas tyre të kryer nga UÇK-ja.
Përfaqësuesit e KE-së me në krye kryesuesin e misionit, Dik Marti sot ne mesdite kanë hasur në bllokimin e banorëve të Gurrës të cilët kundërshtuan me forcë hyrjen në banesën në Gurrë ku sipas akuzave të qeverisë serbe aty janë kryer operacione me qëllim trafikun e organeve të kryer nga ushtarët e UÇK-së ndaj civilëve dhe ushtarëve serbë.
Banorët u kanë kërkuar të huajve dokumenta identifikimi, pasi dyshonin në atë cfarë komunikuan ata me gojë rreth qëllimit të ardhjes së tyre në fshat. Banorët u kërkuan hetuesve mandat për kontrollin që dëshironin të kryenin në banesën e dyshuar si dhe shoqërimin e prokurorëve të huaj nga një prokuror i Matit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, porse nuk ka mundur të "çajë" rrethimin e banorëve për tua liruar rrugën hetuesve drejt "shtëpisë së damkosur". Pas kësaj hetuesit e Këshillit të Evropës, të cilët udhëtonin me automjete te Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, kanë qenë të detyruar të largohen nga fshati Gurrë.
Keshtu hetuesit e KE jane kthyer neTirane pa mundur te kryejne misionin e tyre.

Akuzat e Del Pontes

Sipas akuzatorëve (qeveria serbe dhe Carla del Ponte) bëhet fjalë për serbë të Kosovës, të mbajtur të burgosur, që u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999.
Sipas këtyre burimeve një numër i pacaktuar trupash janë trafikuar në Shqipëri.
Gjykatësja Del Ponte në librin e saj “The Hunt” të botuar në Itali i mëshon këtyre rasteve. Për këtë qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër duke hedhur poshtë çdo akuzë.
“Disa hetues të UNMIK dhe gazetarë kanë zbuluar shtëpinë në Burrel (pikërisht banesa në fshatin Gurrë) ku bëheshin këto operacione”, bën të ditur gjykatësja Del Ponte.

“Hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura gjatë operacioneve si dhe shenja gjaku në muret e shtëpisë dhe në dysheme”, rrëfen ajo.
Më pas Del Ponte shton se këto hetime u mbyllën sepse po bëheshin gjithnjë e më të vështira, thuajse të pamundura.
Kosova dhe Shqiperia i kane kosnideruar akuzat e Del Pontes te pabaza.

(d.b/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#3

Post by Aulona » Thu Aug 13, 2009 3:26 pm

Ehhh more Z. Godo, po kush do ja njohi dinjitetin popullit tone!
Populli jone ka ngeluur si jetim qe ne 1990, ne nuk kemi qeveritar, por kemi vetem hjena te paprincip dhe shesin edhe lekuren e tyre, jo me vendin dhe principet e tij. Bravo atyre fshatareve qe ngrihen vete per te drejtat e tyre dinjtoze. Nje popull qe fle dhe qe pret nga qeveri si qeverite ne Shqiperi eshte vecese nje popull i vdekur.

Në një intervistë për News24, studiuesi i historise e njekohesisht Presidenti i Nderit i PR Sabri Godo ka reaguar në lidhje me akuzat e Serbise se ne Mat te Gurres jane trafikuar organe jetesore te serbeve. Godo u shpreh se "hetimet e KE janë me prapavijë politike" Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Pas akuzave të Serbisë për trafikun e organeve të qënieve njerëzore në Kosovë dhe përfshirjen e Shqipërise në të, studiuesi Sabri Godo fajësoi sot qeverinë shqiptare për mosreagim.
Në një intervistë për News 24, Presidenti i Nderit i Partisë Republikane Sabri Godo ka reaguar në lidhje me bllokimin që i bënë banorë të Gurrës në Mat hetuesve të Këshillit të Evropës pas pretendimeve e tyre për trafik organesh në një shtëpi në këtë fshat.
Godo është shprehur se hetimet e KE-së janë me prapavijë politike. “Qëllimi i këtij hetimi është të hidhet hija e dyshimit mbi dy vendet, Shqipërinë e Kosovën”, u shpreh ai.
Godo thotë se gjithçka që ndodhi në fshatin Gurrë, ku banorët bllokuan hetuesit e KE të hynin në fshat ishte provokim me prapavijë politike, ndërsa kritikon heshtjen e qeverisë shqiptare e cila sipas Godos po mban debatet e hapura në menyrë artificiale. Në këtë pikë Godo kërkoi nga qeveria që të reagojë në lidhje me debatin e çelur.
“Mosreagimi i qeverisë mban debatin e ndezur”, vijoi Godo, i cili gjithashtu shtoi se “me akte të tilla synohet ngadalësimi i njohjes së Kosovës”.
Në fund të fjalës së tij presidenti i nderit republikan tha se i mirëkuptonte banorët e Gurrës të cilët sipas tij reaguan sepse u akuzuan si bashkëpunëtorë në trafikimin e organeve.

Në një libër të ish-prokurores së Hagës Karla Del Ponte të titulluar “Gjuetia”, Del Ponte shprehet se gjate luftes ne Kosove, në Gurrë të Matit, në një banesë shqiptare, civilëve dhe ushtarakëve serbë u hiqeshin organet që më pas trafikoheshin. Prokuroria shqiptare ka hetuar për këtë fakt dhe ka dëshmuar se nuk ka asnjë provë që në banesë të jenë kryer të tilla krime. Para pak ditësh hetues të KE me kërkesë të Serbisë u nisën në drejtim të Gurrës për të kqyrur banesën, por u bllokuan nga banorët e fshatit për të hyrë në banesë me pretendimin se duhej një mandat kontrolli dhe shoqërimi të bëhej nga prokurorë shqiptarë.

(d.b/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#4

Post by Aulona » Tue Aug 18, 2009 7:44 pm

Banorët e fshatit Gurrë: Ti jepet fund akuzave për trafik organesh

Banorë të fshatit Gurrë në Mat kërkojnë me ngulm që ti jepet sa më shpejt zgjidhje çështjes së shumëpërfolur të akuzave për trafikun e organeve të ushtarëve serbë nga UÇK-ja në këtë fshat. Disa ditë pas përplasjes së banorëve të fshatit Gurrë me disa hetues të Këshillit të Europës, banorët e veçanërisht familja Katuçi e akuzuara kryesore kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë shqiptare. Version multimedial i ketij lajmi

MAT- Hetuesit e Këshillit të Europës u bllokuan për rreth 2 orë nga banorët e fshatit Gurrë në Mat, teksa ishin nisur për të hetuar akuzat e Serbisë në lidhje me trafikun e organeve, sipas tyre të kryer nga UÇK-ja në këtë fshat. Kjo ngjarje e ndodhur në datën 8 të këtij muaji që shkaktoi irritimin e majft banorëve u përcoll nga News24 përmes pamjeve Ekskluzive.

Çështja e shumë përfolur “Del Ponte” ka hasur shpesh në reagimin e banorëve dhe veçanërisht të familjes Kaluçi në banesën e së cilës janë hedhur akuza se kryheshin operacione për transplant organesh. Familja Katuçi përmes News24 duke i konsideruar këto akuza si të pavërteta kërkon drejtësi nga qeveria shqiptare.

“Ne jemi të pambrojtur nga shteti shqiptar. Nga drejtësia shqiptare kërkojmë që të zbardhet çështja dhe ne si familje të na jepet një dokument ku të tregoj se jemi të pafajshëm” – u shpreh djali i familjes Katuçi, Marsin Katuçi.

Planet e siguruara ekskluzivisht nga News24, flisnin qartë për reagimin që hasën përfaqësuesit e KE-së me në krye kreun e misionit Dik Marti mesditën e 8 gushtit ku u bllokuan nga banorët e Gurrës, të cilët kundërshtuan me forcë hyrjen në banesën ku sipas akuzave të qeverisë Serbe janë kryer operacione nga ushtarët e UÇK-së ndaj suhtarëve dhe civilëve serb me qëllim trafikun e organeve.

Banorët u kërkuan hetuesve mandat për kontrollin që donin të kryenin në banesën e familjes Katuçi, si dhe shoqërimin e tyre nga një prokuror i Matit. Situata nuk u arrit të zhbllokohej edhe pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa hetuesit e Këshillit të Europës të cilët udhëtonin me automjete të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë kanë qenë të detyruar të largohen nga fshati Gurrë pa mundur të kryejnë misionin e tyre. (a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#5

Post by Patush » Wed Aug 19, 2009 5:24 pm

Ne gjdo fjale ti hedh helm, i fute te gjithe ne rangun e Salise(atij qe ti ke inad gje qe nuk me interreson) nenqmon institucionet Shqiptare dhe gjithe njerezit e mire qe punojne brenda tyre.
Gjdo lajm te mire ti e kthen ne mjerim dhe helm.

Je komuniste interrnacionaliste e terbuar madje na shet dhe patriotizem, goxon te thuash se perpara 1990 neve nuk paskemi qene jetima, ne ate kohe kure serbi luante veglad 99%.
E po xhaxhi veri te gjithe ato krime dhe masakra ne popullin Shqiptar nuk i bani vete por kishte zagaret mendje shplare mbrapa tije, femijte e te cileve krenohen me punen e tyre.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#6

Post by Aulona » Wed Aug 19, 2009 5:51 pm

Patush wrote:Ne gjdo fjale ti hedh helm, i fute te gjithe ne rangun e Salise(atij qe ti ke inad gje qe nuk me interreson) nenqmon institucionet Shqiptare dhe gjithe njerezit e mire qe punojne brenda tyre.
Gjdo lajm te mire ti e kthen ne mjerim dhe helm.

Je komuniste interrnacionaliste e terbuar madje na shet dhe patriotizem, goxon te thuash se perpara 1990 neve nuk paskemi qene jetima, ne ate kohe kure serbi luante veglad 99%.
E po xhaxhi veri te gjithe ato krime dhe masakra ne popullin Shqiptar nuk i bani vete por kishte zagaret mendje shplare mbrapa tije, femijte e te cileve krenohen me punen e tyre.

Nqs kjo ishte drejtuar tek mua, merre dhe coji atje ku jane pak me te interesuar, dhe mos u bej shume trasparent, sespe po dukesh shume, sidomos edhe kur degjon njerezit vete se c'fare po thone. Megjithese mund te shikoj qe helmi nuk po te lejon ty, mbasi nuk te pelqen e verteta edhe kur e ke para syve.

Se c'fare jam une apo mendimesh kam une nuk te marr doren ty, ashtu sic edhe ti s'ke pse te me marresh doren mua. Ashtu si mua qe shpreh mendimin tim te lirshem, dhe vertet jo ate qe po me duket me komunist tek deisa te tjere, ka shume ketu qe nuk po mundesh dot tu kthesh pergjigje, mbase sepse vertet po themi ato qe shikojme gabim. Keto qe po them une te pakten per kete teme, po e thone edhe te tjere qe jane me afer qeverise, mbase po te degjosh pak me mire do ta kuptosh.

Keshtu qe vertet keto fjale qe keput ketu vertet nuk me ulin nivelin mua aspak, por vetes tende kur vjen ketu tu heqesh verejtje te tjerve te mabjne nivelin e ketij forumi me lart, kur per vete nuk po ben gje tjeter vecese po ja ul sa here qe po vjen te kontribosh.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#7

Post by Arbëri » Fri May 28, 2010 2:04 pm

Fundi i pretendimeve për trafikim organesh në luftën e Kosovës

Image

Për vite të tëra kanë qarkulluar histori lidhur me serbë të rrëmbyer dhe të vrarë për t'iu marrë organet në muajt që pasuan luftën në Kosovë.
Sipas disa burimeve (pranë secilit nga investigimet), tre hetime paralele të kryera nga hetuesit nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, nuk arritën të gjenin prova që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte trafikuar organet e personave të ndaluar.
Siç pretendohet, dhjetëra serbë të marrë robër ishin çuar në një shtëpi në qytetin e Burrelit nga qershori 1999 deri në maj 2000 dhe në mënyrë sistematike iu ishin marrë organet e trupit, për t'i shitur.
Këto pretendime janë të prezantuara në autobiografinë e ish- Kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, e botuar në 2008.
Por, pamundësia për të gjetur burimet origjinale dhe ndonjë provë të re që prej vitit 2004, tregojnë se kjo histori nuk ishte e mbështetur në fakte.
Raporti i Këshillit të Evropës, që pritet të botohet muajin e ardhshëm nga hetuesi, Dick Marty, pritet të përqëndrohet në kërkesat politike për qeveritë e përfshira, sesa në zbulimin e fakteve të reja.

Pengesat

"Është fakt që nuk ka asnjë provë për këtë çështje," thotë Matti Raatikainen, kreu i Zyrës për Krime Lufte të Misionit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX).
"Asnjë trup, asnjë dëshmitar. Të gjitha njoftimet dhe vëmendja e medias për këtë çështje nuk na kanë ndihmuar. Në fakt ato nuk i kanë ndihmuar askujt."
Problemi kryesor, tha ai, ishte që skandali i krijuar nga këto pretendime, kishte larguar vëmendjen nga puna që po bëhej për të gjetur eshtrat e 1861 personave që ende konsiderohen si të zhdukur nga lufta dhe ndëshkimi i vrasësve të tyre në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.
Në vitin 2009, një hetim special i BBC-së gjeti prova në qytetin e Kukësit për ekzistencën e kampeve të UÇK-së ku mbaheshin të burgosur.
Në fillim të majit, EULEX-i bëri edhe arrestimin e parë në lidhje me këtë çështje.

Matti Raatikainen

Kanë dalë gjithashtu hollësi se shqiptarë të dyshuar se nuk kanë qenë besnikë ndaj UÇK-së, janë marrë në pyetje në një hotel në Durrës dhe më pas janë transferuar në Kukës.
Zbulimet konstante në shtypin serb, se fakte të reja apo dëshmitarë të rinj kanë dalë lidhur me çështjen e pretenduar për trafikim organesh, kanë dalë të rreme, ose kanë qenë pa bazë.
Pas luftës në Kosovë gazetari amerikan, Michael Montgomery, kishte hasur ushtarë të UÇK-së që kishin transportuar të burgosur serbë dhe shqiptarë, të vdekur dhe të gjallë, përtej kufirit nga Kosova për në Shqipëri.
Tre nga shtatë burimet e tij, i referoheshin mundësisë për trafikim organesh dhe kanë identifikuar "shtëpinë e verdhë" pranë Burrelit.
Por, gazetari Montgomery nuk ka qënë i sigurt dhe e ka dorëzuar një përmbledhje të hulumtimit të tij tek Zyra e Personave të Zhdukur dhe Provave Mjekoligjore në Misionin e OKB-së në Kosovë.

Burime të zhdukura

Një ekip i OKB-së në Gjykatën e Hagës, i drejtuar nga Matti Raatikainen, e vizitoi "shtëpinë e verdhë" në shkurt të vitit 2004.
Në një prej dhomave të katit përdhesë, përmes një kimikati u zbulua se dyshemeja përmbante gjurmë të përhapura gjaku, të cilave nuk u dihej origjina. Familjarët nga ana e tyre dhanë shpjegime kontradiktore.
Në një vend ku hidhen mbeturinat u gjetën mjete që përdoren për ndërhyrje kirurgjikale.
Disa hetues kërkonin që të vazhdoheshin hetimet, kurse për të tjerët provat ishin shumë të pakta.
Argumenti më serioz ishte fakti që burimet origjinale të gazetarit Montgomery ishin zhdukur.
Njëri prej burimeve ishte vrarë, siç supozohet, në një rast që nuk kishte lidhje me hetimin, ndërsa të tjerët nuk mund të gjendeshin.
Madje edhe autoritetet serbe që i kanë bërë kaq shumë propagandë historisë së "shtëpisë së verdhë", sot kanë dyshimet e tyre.
Një burim nga Beogradi, që është i afërt me gjykatën për krime, thotë se ende beson se diçka ka ndodhur atje, por jo në shkallën që është sugjeruar dhe që ndoshta nuk ka fare lidhje me UÇK-në.

Varret masive

Duke marrë parasysh mungesën e fakteve, ekspertët sugjerojnë se Shqipëria do të kishte ndihmuar për ta hedhur poshtë këtë histori të dëmshme, sikur të ishte treguar më e hapur.
Raportuesi special i OKB-së, Philip Alston, tha në shkurt se "përpjekjet për të hetuar nuk kishin gjetur bashkëpunimin e duhur nga ana e qeverisë shqiptare".
Ai i bëri thirrje Shqipërisë që të prezantonte një propozim për hetim të pavarur dhe të bashkëpunonte me të vërtetë.
Fundi i 'përrallës' për trafikim organesh, siç e quan një hetues i EULEX-it, do t'i lërë prokurorët për krime lufte me shumë punë nëpër duar.
Në maj, u zbulua një varrezë masive në qytetin Rashkë në jug të Serbisë, ku u gjetën trupat e rreth 250 personave që besohet se janë shqiptarë të vrarë nga trupat serbe në Kosovë dhe që janë varrosur përsëri në fillim të qershorit 1999.
Dheu i kuq që ishte ngjitur me eshtrat, sipas disa dëshmitarëve okularë, sugjeronte se trupat ishin varrosur fillimisht në Drenicë në Kosovë dhe më pas ishin zhvendosur në Serbi për të zhdukur provat.
Prokurorët besojnë se ushtria serbe ishte përgjegjëse.

Vrasje për hakmarrje

Serbë të zhdukur janë gjetur edhe në Kosovë.
Zhvarrosja e 25 serbëve, viktima të UÇK-së, pritet të fillojë këtë vit në një minierë në Obiliq.
Kësaj miniere iu vu zjarri dhe ashensori që zbriste nëntokë u shkatërrua për të fshehur provat.
Përpjekjet për të gjetur viktima të tjera po duken të vështira.
"Kanë mbetur shumë informatorë potencialë," thotë Alan Robinson, një prej shefave të Zyrës për Personat e Zhdukur.
"Të tjerë njerëz që mund të dinë vendndodhjen e personave të zhdukur, nuk duan të flasin nga frika, apo për arsye se nuk kanë interes."
Sipas EULEX-it, 2,244 trupa janë identifikuar që prej vitit 2001.
Prej tyre 301 nuk ishin shqiptarë, që do të thotë se ishin serbë, romë apo të tjerë.
Rreth 228 trupa ishin të serbëve te zhdukur pas 10 qershorit 1999, në fund të luftës, gjatë kohës së vrasjeve për hakmarrje nga shqiptarët e Kosovës.
Në total rreth 13500 persona mendohet se janë vrarë gjatë konfliktit, ose menjëherë pas përfundimit të tij.
Hetimi i kryer nga Dick Marty prej Këshillit të Evropës mbi pretendimet për trafik organesh, pritet të publikohet në fund të qershorit.
Zhvarrosja e trupave në qytetin Rashkë pritet të fillojë në muajin gusht. /bbc/
http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/40719.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#8

Post by ALBPelasgian » Fri May 28, 2010 3:00 pm

Ashtu pra!
Per me teper, e qelbura Del Ponte duhet te shpallet zyrtarisht si person non-grata. Ajo e ka mbushur qysh moti kupen me vrerin e saj kundershqiptar. Permes, institucioneve te Hages ajo e keqperdor poziten e saj, duke e luajtur nje prokuror thellesisht anti-shqiptar. Qendrimi i saj pro-serb eshte vecse i deshmuar.

Shtriga plake c'prej 2000'tes e kendej ka hapur procese inkuizitive kunder luftetareve te UCK-se duke i akuzuar per krime lufte!!! Ajo edhe shpif duke e kriminalizuar luften e paster te UCK-se si nje sipermarrje trafikantesh te droges e organeve. Nderkohe, cuditerisht nuk gjen kohe qe te padise instancat shteterore serbe, te cilat ne plot raste i kane shfrytezuar edhe krematoriumet dhe furrnaltat e fabrikave metalurgjike per t'i asgjesuar shqiptaret e zene rob.

Nese, shqiptaret paskan trafikuar organe njerezore gjate luftes; shtrohet pyetja: ku e gjeten ate teknologji te persosur per transplantime organesh. Madje, ne nje fshat te humbur te Veriut. Teknologjia e transplantimit te organeve eshte veshtire e posedueshme edhe sot (ne 2010)...ndaj s'pi uje ky fare imagjinimi as ne librat trillere.

Poashtu, nese shqiptaret paskan trafikuar organe atehere perse c'prej 10 vitesh as Rusia, as Franca as shtetet sllave, as Greqia s'kane akuzuar shqiptaret per nje gje te tille!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#9

Post by Arbëri » Fri May 28, 2010 10:52 pm

ALBPelasgian wrote:Ashtu pra!
Per me teper, e qelbura Del Ponte duhet te shpallet zyrtarisht si person non-grata. Ajo e ka mbushur qysh moti kupen me vrerin e saj kundershqiptar. Permes, institucioneve te Hages ajo e keqperdor poziten e saj, duke e luajtur nje prokuror thellesisht anti-shqiptar. Qendrimi i saj pro-serb eshte vecse i deshmuar.

Shtriga plake c'prej 2000'tes e kendej ka hapur procese inkuizitive kunder luftetareve te UCK-se duke i akuzuar per krime lufte!!! Ajo edhe shpif duke e kriminalizuar luften e paster te UCK-se si nje sipermarrje trafikantesh te droges e organeve. Nderkohe, cuditerisht nuk gjen kohe qe te padise instancat shteterore serbe, te cilat ne plot raste i kane shfrytezuar edhe krematoriumet dhe furrnaltat e fabrikave metalurgjike per t'i asgjesuar shqiptaret e zene rob.

Nese, shqiptaret paskan trafikuar organe njerezore gjate luftes; shtrohet pyetja: ku e gjeten ate teknologji te persosur per transplantime organesh. Madje, ne nje fshat te humbur te Veriut. Teknologjia e transplantimit te organeve eshte veshtire e posedueshme edhe sot (ne 2010)...ndaj s'pi uje ky fare imagjinimi as ne librat trillere.

Poashtu, nese shqiptaret paskan trafikuar organe atehere perse c'prej 10 vitesh as Rusia, as Franca as shtetet sllave, as Greqia s'kane akuzuar shqiptaret per nje gje te tille!
Faqja e BBC : http://news.bbc.co.uk/2/hi/world/europe/10166800.stm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#10

Post by Zogu godites » Fri May 28, 2010 11:05 pm

Zeus10 wrote:Me ne fund, shteti shqiptar, i ka peplasur nje shuplake te fuqishme ne fytyre serbeve dhe te paguareve te tyre perendimore, sic eshte rasti i te të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, duke mos e lejuar te beje hetime ne territorin shqiptar, dhe per me teper duke i kerkuar "provat" e pretenduara nga qeveria serbe per gjoja trafikim organesh, ne menyre qe te jete vete prokuroria shqiptare dhe asnje tjeter qe mund te filloje hetimet ne territorin e RSH.
Kërkesa serbe e pabazuar në prova
Tirana zyrtare i ka komunikuar të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty se nuk mund të hetohet në Shqipëri mbi akuzat e Carla Del Pontes dhe autoriteteve të Beogradit rreth pretendimeve se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë.
“Të drejtën për të hetuar në territorin e Shqipërisë e ka vetëm Prokuroria shqiptare”, mësohet ti ketë thënë ministri i Drejtësisë Enekeljed Alibeaj, senatorit zviceran që kryeson grupin e hetimit në emër të Këshillit të Evropës, në takimin e zhvilluar në Tiranë.
“Unë refezoj të besoj se këto janë të vërteta, por do të na pëlqente që kjo çështje të hetohej”, i ka thënë Marty, ministrit shqiptar të Drejtësisë. Por përgjigja e Alibejt ka qenë se “unë refuzoj ti përgjigjem letër porosisë së Ministrisë serbe të Drejtësisë, pasi pretendimet janë pa bazë dhe nuk ka prova mbi këto akuza”.
Argumenti ka vijuar më tej kur ministri ka shpjeguar se “në asnjë rast shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime procedurale hetimore në territorin shqiptar. Hetimet mund të kryhen nga prokuroria shqiptare vetëm me kërkesë, letër porosi që vjen nga shtetet e huaja. Në këto raste prokuroria kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e çështjes”.
E njëjta bisede është zhvilluar pak a shume edhe me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani dhe me drejtues te Prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi zyrtar i institucioneve shqiptare rreth hetimit për akuzat e Carla del Pontes është ai i shprehur në një përgjigje qe i është kthyer Prokurorisë serbe në tetor të vitit 2008. Kjo kërkesë është paraqitur në formën e një akti të quajtur "Letër porosi" ku autoritetet e Beogradit kërkonin vënien në dispozicion të provave dhe dokumenteve. /Alsat/

Cfare flet or burre. Ky eshte shteti qe i shiti nafte Serbise per te vrare vellezerit tane kosovare.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#11

Post by alfeko sukaraku » Sat May 29, 2010 8:47 pm

Zogu godites wrote:

tjeter qeverria edhe tjeter shteti
-haha-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#12

Post by qiellikaltër » Thu Aug 19, 2010 8:18 pm

ALBPelasgian wrote:Ashtu pra!
Per me teper, e qelbura Del Ponte duhet te shpallet zyrtarisht si person non-grata. Ajo e ka mbushur qysh moti kupen me vrerin e saj kundershqiptar. Permes, institucioneve te Hages ajo e keqperdor poziten e saj, duke e luajtur nje prokuror thellesisht anti-shqiptar. Qendrimi i saj pro-serb eshte vecse i deshmuar.
Me ne fund po levizin guret edhe nga Haga:
Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Karla del Ponte, e cila dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet pas akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si edhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.
Gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe të dy prokurorëve kyçë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon. Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar. Ato kanë nisur pas akuzave lidhur me praktikat e aplokuara nga ekipi i hetuesve të saj në procesin ndaj Vojisllav Sheshelit, njërit prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 992
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#13

Post by Hymniarber » Thu Aug 19, 2010 8:28 pm

Heret a vone, do ndodhte qe kjo palaco te thyente diku koken.
Fere libenter homines id quod volunt credunt

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#14

Post by petritkola » Mon Aug 23, 2010 10:39 pm

A keni marre vesh per deklaraten e Metes per shpalljen e minoriteit serb ne Shqiperi?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#15

Post by alfeko sukaraku » Tue Aug 24, 2010 6:35 pm

petritkola wrote:A keni marre vesh per deklaraten e Metes per shpalljen e minoriteit serb ne Shqiperi?
c do gje munde te pritet nga nje njeri si ai.
na i posto ne se e ke.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”