"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shteti shqiptar tregon dinjitet

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#31

Post by petritkola » Thu Aug 26, 2010 9:47 pm

Juve e dini qe egziston Deklarata Origjinale e Pavarsise se Shqiperise?

edhe kjo eshte pjese e historise tone dhe une e kam pare.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#32

Post by Zeus10 » Thu Aug 26, 2010 11:44 pm

petritkola wrote:Juve e dini qe egziston Deklarata Origjinale e Pavarsise se Shqiperise?

edhe kjo eshte pjese e historise tone dhe une e kam pare.
Padyshim, por ne po bejme thirrje per revizionim te historise se lashte dhe mesjetare, sepse ne kohen e pavaresise ishim ndoshta kombi me i perhumbur ne Europe.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#33

Post by petritkola » Fri Aug 27, 2010 6:55 pm

Dinjiteti, cili dinjitet?

Përmet, pamjet e rralla, si zhvarrosin plakat “ushtarët” grekë




PERMET-Pamje të rralla e tronditëse që dëshmojne si nisi për herë të parë puna për krijimin e varrezave të ushtareve greke në Shqipëri.
Ky proces ka nisur në fshatin Panarit të Përmetit ne fillim te viteteve ‘90. Edhe pse në të kane marre pjese edhe zyrtare greke, zhvarrimi i kryer ka qenë tërësisht jo profesional e mbi të gjitha ç'njerëzore, gjithcka në prani të fëmijëve.
Pamjet e rralla tregojne se një plake gërrmon tokën me thonj duke nxjerrë prej andej kafkën e një njeriu e me pas të tjera eshtra qe vendosen mbi një flamur grek. Në kockat e mbledhura ne flamurik grek plaka hedh me pas një dorë dafinash. Gjithcka zhvillohet në prani në të konsulli grek të Gjirokastrës, Kakusis i cili në nisje të procesit të zhvarrimit deklaron.
‘"Me prezencën tuaj, ju faktoni se Greqia nuk harron. Këtu janë vrarë 8500 ushtarë. Ka ardhur koha që këto varreza të organizohen për të mos qenë ca andej dhe ca këtej" .
Por, ajo e cudit më shumë dhe le pa fjale kedo qe sheh keto pamje tronditese është prania e disa femijeve, qe shohin keto skena të zhvarrimit, xhiruar në fshatin Panarit te Permetit. Ato janë filmuar nga televizioni grek ET1 dhe janë pjesë e një dokumentari të realizuar rreth kësaj çështjeje.

Në këto pamje shfaqet befas edhe klarinetisti i mirenjohur Laver Bariu, që "vajton" me klarinetë të rënët e ushtrisë greke. I ulur përballë një varri të improvizuar, ku dallohet një kryq, një qiri i ndezur, një flamur grek dhe disa kurora lulesh, Laver Bariu luan me klarinetën e tij melodinë e famshme të filmit "Gjeneral gramafoni".
Gjithcka qe vihet re ne kete ceremoni eshte sa e cuditshme aq dhe e frikshme dhe c’njerezore nderkohe qe gjatë zhvarrimit nuk ka patur as edhe një ekspert mjeko-ligjor qoftë edhe një prokuror. Ndërkohë që në të tilla procese, prezenca e tyre është e sanksionuar me ligj. Nga ana tjetër kockat merren me lopata e grushta nga varrëmihset plaka dhe në mungesë të theksuar respekti ndaj viktimave hidhen në makabritet mbi flamurin grek. E ne mungese te eksperteve apo prokurorëve askush nuk mund të thote nese varrëmihset plaka po nxjerrin realisht eshtra ushtarësh grekë dhe jo eshtra shqiptarësh.
Tre vjet më parë, prokuroria shqiptare ndërmori një hetim të gjerë mbi të ashtuquajturin skandali i Kosinës. Ne ate kohe kohe u faktua me prova se në këtë fshat të Përmetit u zhvarrosën eshtra fëmijësh, femrash, madje edhe skelete pleqsh nga mosha 60 deri në moshën 80 vjeç, për të cilat u pretendua se iu përkisnin ushtarëve grekë të rënë në këtë zonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(d.b/TvNews24/BalkanWeb)
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#34

Post by alfeko sukaraku » Fri Aug 27, 2010 7:16 pm

Zeus edhe Mallakastrioti:

Zgjidhini rojtaret e kulles se barit ne menyre qe te mos provokojn e te shkaterrojn forumin.

Forumi duhet te jete i hapur edhe jo me censure kalamanjesh.

Mos ju jepni celsa shkaterrimtarve.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#35

Post by petritkola » Fri Aug 27, 2010 7:24 pm

Mendoje se mendimi i antarit (kush do qofte ai) munde te kundershtohet (sulmohet), por jo anetari personalisht.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#36

Post by Patush » Fri Aug 27, 2010 7:25 pm

Permbajuni temes dhe hidhni ankimet qe keni ne temat e duhuna perndryshe do te perjashtoheni per arsye ofendimi ndaj meje "shkaterrimtareve"!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#37

Post by petritkola » Fri Aug 27, 2010 7:40 pm

Peqe Aga, por ne duhet ti bejme iso mendimit te gabuar te Zeusit qe ai mos ndjehet i sulmuar.

C'munde te na thoni juve dhe Zeusi per tentativen e deshtuar te faljes e truallit shqiptar ne favor te Greqise bere nga Berisha.

Ku eshte dinjiteti dhe interesi shqiptar ketu?

Ku eshte dinjiteti dhe interesi kur Berisha e shpall Himaren greke?

Ku eshte dinjiteti dhe inetersi shqiptar kur nano e shpall Beogradin kryeqytet te Dardanise?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#38

Post by Zeus10 » Fri Aug 27, 2010 7:52 pm

Pasi bisedova me moderatorin rame dakort qe te leme rruge te lire diskutimit, ndersa per tju pergjigjur pyetjes tende, mendoj se po, Berisha ka bere ca levizje politike te dyshimta, qe une nuk jam ne gjendje te flas per motivin.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#39

Post by Mallakastrioti » Fri Aug 27, 2010 7:57 pm

Pershendetje Petrit Kola dhe mire se na erdhe ne Forum.Meqenese jam nje nder "agallaret" edhe une doja te te pyesja:Perveç aftesive te tua qe di gjera teje "sekrete" lidhur politikaneve tane,ke ndermend qe edhe temen e Historise Boterore ne kete forum ta politizosh e te na thuash qe politikanet shqiptar kane gisht ne te?
Eshte nje shprehje e urte nga anet e mia:"Kur se ke zanat mos dil hoxhe ne fshat"---Je i lutur tu permbahesh temave dhe ne se ke deshire flit per Salira e Ramira e Nanira ne temat perkatese per politiken.
Image

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#40

Post by Arta » Fri Aug 27, 2010 8:12 pm

Me falni keni te drejte, duhet ta vendosja tek tema perkatese! Shpresoj mos ta mbyllni kete teme, meqe sipas Patushit e paska hapur "Porta e Larte"!!!!


Ky eshte shteti i papergjegjshem, ku eshte bere si "Hani i Bagdatit" e nuk ka pike kontrolli! Ky eshte shteti me pa prestigj qe kam pare ndonjehere! Ky eshte shteti i cili ka lene jetim popullin e vet e vin i merr bota si te gjallet edhe te vdekurit!
Dhe me ne fund te vijne ne mend vargjet e Pashko Vases, "O Moj Shqyp...ni"!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, (Janullatosi me shoqeri)
Për me ju damun me ju vorfnue! (me te varfer se dije, se sot nuk keni as dinjitet)
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër, (me bekimin e qeverise bejne si te duan te hujat)
Me ju turpnue me grue e motër, (pse a nuk eshte arritur kjo?)
E për sa pare qi do t'fitoni, (a nuk i ka katandis njerezit te marrin pensione)
Besën e t'parëve t'gjith e harroni, (Besa e sotme per disa eshte paraja)
Baheni robt e njerit t'huej, (Edhe nenen e baben e lene, per tu bere pak te huaj)
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

Cfare te ben injorancia, se njerezit nuk marrin vesh se c'bejne, po qeveria ku eshte, apo i ka marr leket e nuk i intereson?
Megjithate disa mendojne qe shteti yne ka ""dinjitet"", siduket nuk e dine kuptimin e kesaj fjale!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#41

Post by petritkola » Fri Aug 27, 2010 8:25 pm

Mallakstrioti,

Mendoje se kjo eshte teme politike, dhe postimi im eshte ne vendin e duhur.

Mendoje se tardhetia duhet te quhet hapur, sic eshte tradheti dhe jo te cilesohet veprim i dyshimt.

Ne jo vetem qe nuk kemi dinjitet me keta te shitur por sic vete koha po e tregon neve jemi te rrezikuar te zhdukemi. Mos harro se ishin vetem dy deklarata (USA, Turqi) qe na shpetuan ne vitin 1997,sepse te shiturit tane ne sherbim te serbit e grekut na zhduken dhe do na mbetej ne dore vetem studimi i juaj per historine.

Ne politiken boterore plehrat jane plehra, kjo vlen per politikanet tane.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#42

Post by petritkola » Sat Aug 28, 2010 12:11 am

Berisha ishte i pari qe njofi Maqedonin pa i vene asnje kusht ne dobi te shqiptareve atje.

Ku eshte dinjiteti dhe interesi shqiptar?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#43

Post by Zeus10 » Fri Dec 17, 2010 1:09 pm

Makineria serbe e propagandes intensifikon aksionin, per te zhvendosur vemendjen nga krimet serbe dhe per tjau faturuar ate shqiptareve:
Akuzat e Marti, Del Ponte: Të nisin hetimet për trafikun e organeve




BUENOS ARIES- Ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte bën apel për fillimin e hetimeve penale për personat e dyshuar si të përfshirë në trafikun e organeve.

Reagimi vjen një ditë pas zbulimit të detajeve të raportit të raportuesit të Këshillit Europian Dick Marti, në të cilën akuzohen liderët kosovarë përfshirë këtu dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për trafik organesh njerëzore dhe krime të tjera në përfundim të konfliktit në Kosovë.

Raporti, i miratuar dje në unanimitet në Këshillin Europian duket se i jep të drejtë pretendimeve të ish-kryeprokurores së Hagës të botuara në librin e saj “Gjuetia” në lidhje me trafikun e organeve të robërve serbë në veri të Shqipërisë.

Për Del Ponte e cila aktualisht është ambasadore e zvicrës në Buenos Aires “janë argumentet në librin ‘Gjuetia’ të cilët quan në këtë hetim”.

“Në pranverën e 2008 tërhoqa vëmendjen me historitë e besueshme të mbledhura nga prokuroria e Hagës rreth sekuestrimeve, dhe zhdukjeve të personave në Kosovë në 1999, dhe mbi disa të dhëna se disa viktimave, të këtyre rrëmbimeve ishin vrarë në kuadër të një trafiku organesh. Këto deklarata të raportuara në librin tim të kujtimeve “Gjuetia” ishin mbështetur në dëshmi të besueshme dhe të verifikueshme, të cilat ishin mbledhur gjatë një misioni në territorin e republikës së Shqipërisë nga hetuesit e Hagës dhe misioni i Kombeve të bashkuara në Kosovë UNMIK, në prezencë të një prokurori të qeverisë shqiptare”- thekson Karla del Ponte në intervistën e saj të parë ekskluzive për faqen online sëissinfo.ch.

Në takimin e zhvilluar me gazetarët e të mërkurën pasdite në Buenos Aires, ( detajet e raportit të Martit u zbuluan të martën nga the Guardian) ambasadorja zvicerane në Argjentinë shprehu një përzierje ndjenjash mes shqetësimit dhe kënaqësisë përballë këtij raporti.
“Jam e tronditur dhe thellësish e pikëlluar nga rezultatet e prezantuara në këtë raport paraprak dhe nga fakti se heqja e organeve- domethënë, vrasja e qëllimshme e të burgosurve me një qëllim të caktuar për ti hequr organet për fitim- është organizuar nga anëtar të nivelit të lartë të UCK-së, përfshi këtu dhe persona të cilët sot kanë pozita të larta në qeverinë e atij vendi”- thotë gjykatësja.

Del Ponte vë në dukje heshtjen e autoriteteve kosovare dhe shqiptare në lidhje me deklaratat e paraqitura në librin e saj Gjuetia dhe flet për “një ngurrim të medias dhe autoriteteve përgjegjëse për ti ndjekur ato”
“Autoritetet e Kosovës dhe qeveria e prokuroria e Shqipërisë nuk kanë kanë kryer asnjë kontroll mbi deklaratat që janë bërë në librin tim. Dhe tani mohojnë akuzat e rënda që përmban raporti i Këshillit Europian”- nënvizon ish kryeprokurorja e Hagës.

Jo vetëm kaq ambasadorja është e “tronditur” nga zbulimet e raportit, i cili argumenton se provat e mbledhura gjatë misionit të prokurorisë së Hagës dhe EULEX në Shqipëri, së bashku me disa prova të tjera janë shkatërruar për shkak të neglizhencës dhe pa u vënë në dijeni dhe dhënë miratimin nga Prokuroria e Hagës.

“ I lutem BE, SHBA dhe shteteve të tjera të interesuara, dhe OKB ti sigurojë EULEX dhe Shqipërisë të gjithë mbështetjen politike dhe materiale të nevojshme për të nisur hetimet penale dhe ndjekje penale për të gjithë personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në këto krime”. apelon Karla del Ponte.

Për Karla del Ponte është e qartë që bota ka nevojë për një sistem më të mirë për t’i siguruar organe të shëndosha të sëmurëve të cilët u duhet të mbijetojnë. “Por shtrembërimi i trafikut të organeve njerëzore, dhe refuzimi i njerëzve për të besuar se kriminelët janë në gjëndje të vrasin njerëz të pafajshëm me qëllim heqjen e organeve të tyre për ti shitur, reflekton, ndoshta, ngurrimin e medias dhe të gjyqësorit për të nxjerrë në dritë këto probleme dhe ngurrimi i autoriteteve përgjegjëse për ti ndjekur ato.”

Gjithashtu i lutem të gjithëve të intesifikojnë përpjekjet për të zhvilluar dhe zbatuar aftësitë e nevojshme për zbatimin e ligjit dhe çrrënjosjen e trafikut të paligjshëm të organeve, sidomos "heqja e organeve' nga qeniet njerëzore kundër vullnetit të tyre”.

“Le të sigurojmë që akuzat e KE të kthehen në një thirrje derisa komuniteti ndërkombëtar të bëjë atë që duhet për të zgjidhur këtë problem” mbyll intervistën e saj ambasadorja zvicerane.

(Intervisten e Karla del Ponte mund ta lexoni ne http://www.swissinfo.ch/ita/politica/Ko ... d=29041646)
Del Ponte akuza Shqipërisë
17/12/2010 13:30

Pas akuzave të Dick Marty për tregti organesh nga UCK-ja dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, ish-prokurorja e Gjykates Nderkombetare te Krimeve te Luftes ne Hage, Carla del Ponte eshte rishfaqur me kerkesen per hapa juridike dhe nje deklaratë qe prek drejtpërdrejt Shqipërinë.(UPDATE)
Pas akuzave të Dick Marty për tregti organesh nga UCK-së dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, ish-prokurorja e Gjykates Nderkombetare te Krimeve te Luftes ne Hage, Carla del Ponte eshte rishfaqur me kerkesen per hapa juridike dhe nje deklaratë qe prek drejtpërdrejt Shqipërinë.

"Kjo e fundit pengoi hetimet fillestare", i tha Del Ponte agjensise gjermane te lajmeve DPA. "Hetimet për këto çështje penale duhet te zhvillohen medoemos,- kembengul ajo, - por nuk duhet te kryhen nga autoritetet e Kosovës apo ato te Shqipërisë".

"Ata që tani thanë se të gjithë janë të pafajshëm", tha ish kryeprokurorja, aktualisht ambasadore e Zvicres ne Argjentine. Vetem EULEX-i, mund te marre pjese sipas saj ne hetime, por edhe ai duhet pergatitur per kete pune. Dicka mjekesore kishte ndodhur, sipas Del Pontes. Pas perfundimit te punes ne krye te Gjykates se Krimeve te Luftes, mesova e tronditur se ishin zhdukur dëshmi për heqjen eventuale të organeve.

"Ka patur prova gjaku,- rrefen Del Ponte,- shami, fotografi dhe gjëra të tilla të ngjashme nga shtëpia e verdhë në Rribe në veri te Shqiperise. Për ne ishte atëherë e qartë se në ate shtëpi kishte ndodhur diçka. Hetimet fillestare te gjykates mbeten ne vendnumero, per shkak se Shqipëria nderpreu bashkëpunimin. Veç kësaj dëshmitarë nuk kishin pranuar të dëshmonin. Ata kishin frike, thote del ponte, sepse ishin vrare disa nga dëshmitarët tanë potenciale. Dyshimet e saj Del Ponte i pati publikuar për herë të parë në një libër të botuar në vitin 2008, dyshime te cilat qeveria e Shqipërisë dhe pala kosovare i kritikuan ashper si te pabaza.

Kryeprokurori serb per krimet e luftes, Vladimir Vukcevic pretendon nderkohe se mund te shkoje pertej raporti te Dick Marty-t me provat e reja qe disponon per kete ceshtje. Vukcevic tha ne nje konference per shtyp ne Beograd se i di emrat e personave te perfshire, por nuk deshiron t'i beje publike.

"Me hetimin tone kemi perparuar edhe me shume nga sa shkruan Dick Marty ne raportin e tij.Kemi emra, qe per momentin nuk dua t'i permend", tha Vukcevic.

Vukcevic ju referua edhe perpjekjes per bashkepunim me palen shqiptare.

"Tre vjet me pare, u perpoqem te punonim me koleget tane shqiptare, krijuam kontakte direkte me ta, ka qene janarin e 2008-tes persa me kujtohet. Tentuam te bashkepunonim me ta per te hetuar mbi trafikun e organeve njerezore", shtoi ai.

Zyrtari i larte shpjegoi me pas se ketij bashkepunimi i kishte dhene fund ministri shqiptar i drejtesise. Prokuroret serbe treguan permes nje video-projektori edhe foto nga ajri te zonave ne Shqiperi ku dyshohet te jene mbajtur te burgosurit serbe.

Te gjithe ne mbrojtje te UCK-se
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#44

Post by Phoenix » Fri Dec 17, 2010 5:12 pm

Fatkeqësisht ka filluar dëbora dhe dimri i ftohtë! Evropa mbahet me gaz dhe nuk e ka për gjë ta shesë Shqipërinë, siç ka bërë gjithmonë.
Kam frikë se po bën në mënyrë të fshehtë të njëjtën gjë.
Sa për akuzat, ja të shohim pak këtë filmin
.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shteti shqiptar tregon dinjitet

#45

Post by ALBPelasgian » Fri Dec 17, 2010 5:18 pm

Zeus10 wrote:Makineria serbe e propagandes intensifikon aksionin, per te zhvendosur vemendjen nga krimet serbe dhe per tjau faturuar ate shqiptareve:

Te gjithe ne mbrojtje te UCK-se
Po te ishte politika e Tiranes dhe e Prishtines e misheruar me vlera nacionaliste s'besoj qe puna do te vinte ne nje pike te tille sa te vihet ne pikepyetje morali i paster i luftes clirimitare te shqiptareve.
Mirepo, politikat e Tiranes dhe Prishtines kane deshtuar ne nje pike. Per te arritur prestigjin ne syte e nderkombetareve, politikanet e Prishtines (sidomos) ngritjen ne politike ua mundeson distancimi nga lufta clirimtare duke e paraqitur ne menyre false veten e tyre si 'njerez te moderuar'. Me vone keta politikane (e kam fjalen prape per ata te Prishtines) u mpleksen keqazi ne skema tmerrsisht kriminale e mafioze. Autoritetet e huaja sakaq ua mblodhen dosjet secilit politikan duke i bere te shantazhuar dhe te degjueshem. Ndryshe i burgoste.

E keqja me e madhe eshte permes ketyre tipave (qe dikur ishin njerez qe luftonin per clirim, pra mbanin uniformen e ushtarit per clirimin dhe bashkimin e trevave shqiptare ne nje shtet unik) po iu mundesohet qarqeve antishqiptare ta satanizojne, perulin dhe kriminalizojne luften e paster shqiptare per clirim e bashkim.

E kam verejte nje fenomen te trishte (qe m'duhet t'i kushtoj nje trajtese me te gjate) sa i perket qendrimit te te huajeve ndaj krimeve te Serbise.
Fajin kolektiv te Serbise mundohen ta individualizojne. P.sh s'u denua dhe as nuk u sanksionua fare Serbia per gjenocidin qe beri ne Kroaci, Bosnje e Kosove. Kurrfare kushti apo kufizimi nuk iu vendos asaj. Madje u ledhatua dhe iu krijuan lehtesira (psh liberalizimi i vizave, etj). Serbine duan ta amnistojne prej fajit te saj kolektiv duke e individualizuar fajin: duke i denuar vec e vec ca kriminele, por duke mos e denuar Serbine.
Ne nderkohe "krimet individuale" (qe ne te shumten e rasteve jane fabrikuar) te "shqiptareve ndaj serbeve" perpiqen t'i kolektivizojne duke e insinuar tere shqiptaret ne Ballkan. Me nje fjale, luften e drejte clirimtare te shqiptareve e nivelizojne me luften pushtuese te Serbise gjenocidale. Tentohet te krijohet nje baraspeshe me cdo kusht.

Propaganda antishqiptare e qarqeve te huaja (me frymezim prej Rusise e Serbise) mbase do te neutralizoheshin sikur shteti i Kosoves te sillej ne harmoni me vlerat dhe interesin kombetar. Cka nenkupton kjo?
Kjo nenkupton qe edhe ne Preambulen Kushtetuese duhet te referencohet lufta e UCK-se si perpjekje per clirim dhe bashkim me Shqiperine ame. Kjo nenkupton qe lufta e UCK-se te nderohet ne menyre shteterore (dhe jo per perfitime miope partiake sikunder po ndodh). Merreni me mend sa skandaloze: edhe 10 vite pas perfundimit te luftes se pergjakshme n'Prishtine s'ka nje memorial qe t'i perkujtoje viktimat qe i shkaktoi agresori me emrin Serbi!

Shembulli yne duhet te jete Kroacia. Ja si e trajton ajo luften e saj clirimtare:
In Croatia, the war is referred to as the Homeland War (Croatian: Domovinski rat) or Greater-Serbian aggression (Croatian: Velikosrpska agresija).[18][19] In the Serbian language, the phrase War in Croatia (Serbian: Rat u Hrvatskoj) is the most common name.
Ne nderkohe shprehje te tilla n'Kosove s'figurojne. Madje ka perpjekje cinike nga ana e medies dhe disa qarqeve te caktuara (te yshtura prej te huajeve) qe perpiqen luften clirimtare ta zhgradojne duke e quajtur 'konflikt'.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”