"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#1

Post by Phoenix »

Nga Át Zef Pllumi, ofm

[quoteem]Në vitin 1913, kur kje njoftë Shqipnia e pamvarun nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, Fuqitë e Mëdha menduen me i gjetë shtetit të porsakrijuem nji mbret. Mbas shumë këshillimesh e bisedimesh, prunë Princin Ëied, nga nji dinasti e njohun europiane. Ky mbret, për rrethana të turbullta të Shqipnisë, por edhe t’Europës, nuk e pati mbretnimin të gjatë në vend të vet.
Për arsye të traktateve të mshefta të fqinjëve tanë, mbas Luftës së Parë Botnore, pamvarësia e Shqipnisë u shtrue përsëri në tryezën e bisedimeve ndërkombëtare. Si përfun­dim, iu njoft edhe nji herë pamvarësia e iu caktuen edhe kufijt ndër të gjithë cepat. Me drejtësi o pa drejtësi, Fuqitë e Mëdha, deri sot, nuk i janë përgjegjë kurrkuj, e aq mâ pak shqiptarëve.
Kongresi i Lushnjes, dashtë e pa dashtë, u gjet para problemit të kushtetutës ose, siç quhej, të Statutit, d.m.th. të ligjit themelor të shtetit shqiptár. Mbreti, siç thamë, kishte ikë dhe nuk ia shifte gjasën me u kthye përsëri, ndonëse vetëm ai kishte legjimitet ndërkombëtar. Atëherë shqiptarët e ndanë mbretin katërsh, simbas besimesh: musliman, orto­doks, katolik e bektashian e e thirrën “Këshill i Naltë”. Kje nji zgjidhje praktike aso kohe.
Mbas Kongresit të Lushnjes u thirr Asamblea Kush­tetuese, e cila nuk pushoi shamatën as mbrendë as jashtë; kush thumbit e kush patkonit deri që u polarizuen dy rryma: Popullore e Opozitë; dy parti si ato që motit quheshin tarafe.
Atëherë u banë zgjedhjet politike, mbas të cilave shamata u ndez edhe mâ zí. Për me krijue nji kushtetutë të vetme shqiptarët nuk ranë kurrë nji mendje. Dikush thonte se vetëm ajo e Turkisë së vjetër e ban terbjet shqiptarin. Tjerët, demek mâ të hollë në politikë, thonin se, mos me i ra në sy për keq Europës edhe fqinjëve, duhej nji kushtetutë “frënge”, sa mâ antiklerikale, d.m.th. masonike. Kishte të tjerë që thonin: të bajmë nji kushtetutë shqiptare, që të jetë as turke as frënge. Thonin se doket tona i kemi pasë sikur t’ishim shtet, pa kenë shtet; ato nuk na i hoq turku për pesqind vjet e populli i mban e i nderon, prandaj ato t’i përpunojmë e t’i shqyrtojmë me ligjet europjane në daçim me ecë para.
Por kryesorja, që ndezte urat në zjarrin e shamatës e intrigave, ishte se secili taraf mendonte me xanë kolltuqet e nalta shtetnore, ato që bijshin shumë t’ardhuna në kuletë.
Pa dyshim se kje përfitimi personal nga kasa shtetnore ai krymb, ajo tejë që brejti e shkatërroi gjithë lamshin e politikës shqiptare që në fillimet e saj e deri sot. Sa herë të fillosh me e zhdërvjellë këtë lamsh, peni del i këputun, aq i shkurtë e i grimë, sa nuk del me thurë copën e nji flamuri kombëtar e jo mâ nji shteti. Shqipnia, ajo e pamvaruna, ajo e lira, ajo e përparuemja, ende sot, mbas 85 vjetësh të shpalljes së pamvarësisë, nuk âsht bâ ende ideal kryesor i ndonji lideri të politikës shqiptare, por âsht përdorë vetëm si parullë demagogjike.
Tue vazhdue në përmbledhjen e historisë së kushtetutës shqiptare, erdh puna që Asamblea Kombëtare e mâ vonë parlamenti shqiptár, që nga viti 1921 deri në 1925, përpos, “statutit” dhe “statutit me bazë të zgjerueme”, nuk ia duelën me qitë në dritë nji kushtetutë të vërtetë.
Vetëm kur kthej nga mërgimi në Serbi, Ahmet Zogu imponoi “Kushtetutën me President”, post të cilin e xuni ai vetë. Ky themeloi shtetin e parë shqiptár. Mâ vonë u kujtue se presidentat nuk janë për gjithnji, prandaj në vitin 1928 përpiloi Kushtetutën e dytë (o të tretë) me Monarki Konstitucionale e u shpall “Mbret i Shqiptarëve, Zog I”. Popullin e shkretë nuk e pyeti kush as për osh as për balosh, por bërtiti “rrnoftë!”. Megjithkëtë, regjimin e tij mund e quejmë mâ të mirin ndër të kqij.
Zogu mâ shumë se mbret kje nji diktator, i cili popullit i dha rregull, sigurí e qetësi, megjithëse nëpunsat ishin të padijtun e vendi i mbrapambetun. Populli shqiptár vazh­donte të jetonte me shumë doke të veta dhe si nën zâ mund fliste pa frikë se e shtjen kush në burg. Mbas nji periudhe 15-vjeçare ai iku me 7 prill 1939 e nuk u kthye ma.
Pushtimi i Shqipnisë prej ushtrive italiane nuk u kërkue prej qeverisë shqiptare, as prej popullit. Kushtetuta e ré e Shqipnisë nuk e ndërroj sistemin monarkik, por ndërroi dinas­tinë: atê të Zogollit me Savoiën italiane. Me thyemjen e ushtrive okupatore në shtator 1943, përsëri posti i mbretit u ndá ndër katër regjenta. Ndër të gjitha këto popullin nuk e pyeti kush as për osh e as për balosh, por gjithmonë bërtiti “rrnoftë!”
Më 24 maj 1944 Kongresi i partizanëve në Përmet deklaroi se ndërrojshin formën kryesore të kushtetutës tue hjekë monarkinë me grykën e pushkës.
Në dhetor të vitit 1945 u zhvilluen “zgjedhjet e para të lira politike” me nji parti të vetme.
Parlamenti i parë i partizanëve u shndërrue në Asamble Kushtetuese dhe me 11 janar 1946 shpalli “Republikën Popullore të Shqipërisë”. Kjo kushtetutë u përkthye o nga serbokroatishtja ose nga rusishtja, d.m.th. ishte pjekë dikund ndër furra të Kremlinit, si për të gjitha shtetet e Europës Lindore.
Rreth tridhetë vjet mâ vonë, kur pothuej e gjithë prona private ishte grabitë, shkatërrue, shtetëzue ose “kolektivizue”, Enver Hoxha tha të bâhej nji kushtetutë mâ e ré, që u thirr “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”. As këso here popullin shqiptár nuk e pyeti kush për osh as për balosh, por gjithnji bërtiti “rrnoftë!”.
Mbasi vdiqën gabrreçat e mëdhaj të komunizmit evro­lindor, vdiq edhe Hoxha në Tiranë. Në Shqipní u bâ zot shtëpie Ramiz Alia. Gjithkund në botën komuniste të Gorbaçovit filloi me fry nji erë e lehtë: antarët e partisë vetë kërkojshin aq lirí sa kur të folshin nën zâ mos t’u quejshin tradhtarë. Porsá u zgjidh pak këpuca e hekurt, që i mbante shtërnguet popujt, ajo nuk mund u lidh mâ e kështu mbrenda vitit 1989 u shemb muri i Berlinit e me atê e gjithë perandoria komuniste. Ramiz Alia u përpoq ta mbrojë Shqipninë “kështjellë të pathyeshme të socializmit në breg t’Adriatikut”, por nuk ia duel. Mblodhi Kongresin e Partisë, ku i ndërroi kapotën, i ndërroi emnin asaj dhe preku paksá ndonji nen të kushtetutës e u shpall “President” për me kryesue shtetin. Këtë Kushtetutë kemi gjithnji sot.
Mbas tetëdhetë vjet pamvarësie, më 1992, kje e para herë që nji kryetar shtetit shqiptár largohej me vullnet e si ligjisht prej postit.
Populli mendoi se me të vërtetë erdh demokracia e liria, por shumë shpejt u kuptue se na, nga izolimi i gjatë e vuej­tja e randë, e kishim humbë vështrimin e saktë të fjalëve “liri” e “demokraci”.
Parlamenti i rí shqiptár, i ndamë në dy tarafe që luftojshin mes vedit për interesa e privilegje, i njajtë si ai i viteve 1921-1924, filloi me bâ ligje parlamentare të cilat i quejti “paketë ligjesh kushtetuese”. Presidenti Sali Berisha pati shansin e madh këso here me e pajisë shtetin shqiptár me nji kushtetutë të vërtetë kombëtare, por e humbi busullën. Ai nuk desht ta kuptojë se partitë politike nuk janë ato që paraqesin në të vërtetë interesat kombëtare. Për popullin shqiptár ato janë si skuadra futbolli, të cilat kanë ndër stadiumet e ndryshme të vendit tifozat e vet, por populli tre milionësh âsht tepër larg këtyne lodrave të quejtuna lojna politike, ku sundojnë vetëm interesat e disa grupeve o klaneve. Presidenti, tue shpresue në prestigjin personal që kishte fitue, si dhe në besimin e popullit si nji demokrat i kulluem, e paraqiti ketë “projekt kushtetute” për miratim në referendum popullor. Nuk u muer vesht kurrë nëse ky “projekt kushtetute” ishte përkthim pseudo-perëndimor, neo-sovjetik apo neo-nazist. Nuk u kuptue se çdo komb ka veçantitë e veta në karakterin njerëzor e natyror, si dhe nivel të ndryshëm kulturor. Nuk âsht e thanun që nji ligj, sado i përkryem që të jetë, t’u përshtatet të gjithë popujve. Çka i shkon njanit për mbarë, tjetrin ndoshta edhe e damton. Nji shprehje e latinëve thotë: “Quod licet Jovi, non licet bovi” (“çka i lejohet Jovit, nuk i lejohet kaut”). Ajo kushtetutë na u paraqit si nji projekt ku njerëzit e urtë o të dijtun të kombit, apo edhe populli vetë, të mund të bâjshin vërejtjet e veta, por u paraqit ashtu toptan, siç u caktue nga nji parlament ku vendos nji parti politike. Kje e para herë në historinë e Shqipnisë që populli u pyet. Dhe ai e hodhi poshtë me përbuzje, mbasi ajo nuk kishte mbrendë as veçantitë, as interesat kombëtare.
Mjerisht politikanët shqiptarë nuk janë profesionistë të karrierës, por të zgjedhun të çastit e kështu, siç shifet, nuk e kanë të kjartë konceptin se ç’asht politika. Në profesionet e veta nuk ua vemë në dyshim kompetencat, por politikë nuk don me thanë gënjeshtër, dhe kur t’i prijsh popullit me deklaratat se do ta çojsh n’Europë, duhet edhe ta dijsh se ajo nuk i ka dyert e veta as tek Izetbegoviçi i Bosnjes, as te sulltani i Borneos, ku po troket. Pretendimi se flitet për projektimin e nji ure gjigande, që kalon mbi dy oqeane, âsht po e njajta parullë e politikës paraardhëse që bërtiste: “Shqipëria fener ndriçues”, dhe ndërkaq të dyja njisoj e izoluen Shqipninë nga bota; ajo e para me dhunë e rrethim, kjo e dyta dyer hapun me mashtrim.

2. Qeveria Demokratike dhe “shoqëritë rentiere” ose “skemat piramidale”

Me 30 mars 1991 u zhvilluen “zgjedhjet e para të lira”, ndër të cilat Partia Socialiste e Fatos Nanos (ish-Partia e Punës) fitoi rreth 70% të votave. Partia Demo­kratike e Sali Berishës muer pjesë në parlamentin e rí, pra i njofti legale zgjedhjet. Ndërkaq nuk i njofti populli shqiptár. Ky, i bashkuem rreth flamurit të sindikatave të pamvaruna, e shtërngoi Nanon me dhanë dorëheqjen dhe me zhvillue mbrenda vitit të tjera zgjedhje. U formue “Qeveria e Stabilitetit Kombëtar” me Ylli Bufin në krye.
Me 22 mars 1992 u zhvilluen “zgjedhjet e para të lira” ndër të cilat fitoi Partia Demokratike e Sali Berishës me mbi 60% të votave. U formue “qeveria e parë e mjekë­ve”. Këta kishin teprue si intelektualët mâ të pamvarun. Regjimi i Hoxhës këtyne u kishte lanë me i këqyrë hallet e popullit me nji vizion mâ human; disa bilè i kishte nxjerrë jashtë shtetit për specializim, mbasi ai vetë ishte i sëmundë e kishte nevojë për mjekë të mirë. Ndërsá intelektualët e tjerë duhej të mendojshin të gjithë me kokën gjeniale të Hoxhës. Ashtu letrarët e shkrimtarët, sado talent që të kishin, duhej t’i këndojshin atij; aq mâ tepër historianët, që do të shkruejshin e mësojshin “historinë legjendare”; edhe gjûhëtarët e shkretë, që do të bâjshin rregulla drejt­shkrimi në atê kallëp që u kishte pregatitë ai, përndryshe do të quheshin “reaksionarë”, mbasi gegët katolikë përfa­qësojshin “reaksionin”; sa për juristët, ata të gjithë ishin të zgjedhun nga familje xhelatësh dhe xhelatë do të baheshin; parulla në fuqi: “drejtësia në shërbim të popullit”. Sa për ekonomista, ata pregatiteshin si llogaritarë koopera­tivash ose, në rastin mâ të mirë, shefa ndërmarrjesh nacionale; planet e zhvillimit ekonomik të vendit i hartonte Partia.
Mos të çuditemi, prandaj, që intelektualët mâ liberalë të dalun nga shkollat komuniste ishin mjekët. Kishte prej tyne që e kaluen jetën edhe ndër burgje të tmerrshme. Në të vërtetë, mjekët duhen nderue si grupi mâ i zgjedhun i inteligjencies shqiptare në kohën e tiranisë, por... Por ata duhet të jenë të vetëdijshëm për njoftunitë që kanë, dhe jo me hî n’e huejën, ku dijnë pak ose aspak. Këtu kje nji gabim i madh. Tue marrë pushtetin, politikanët shqiptarë menduen se kishin fitue edhe dije të reja politike. Qeveria e mjekëve i dha aq lirí popullit, sa nuk e njofti mâ qeni të zonë. Lirí feje, lirí fjale, lirí ndërgjegje, lirí shtypi, lirí tregu, lirí... Populli rob shqiptár a ishte i pregatitun për aq lirí? Për këtë nuk e çau kryet kush. Liria e ndërgjegjes u kuptue se individi kishte të drejtë me përmbysë çdo ligjë morale e mos me iu bindë asnji ligje shtetnore. Kështu grupe mafioze të hueja gjetën terren të përshtatshëm për me organizue edhe në Shqipní grupe homologe për kontrabandën e drogës, të femnave, të fëmijëve, për prostitucionin dhe tregtinë e organeve trupore për transplantim. Tregu i vizave pushtoi të gjithë vendin. “Njeriu i ri” shqiptár, i dalun nga farka e kalitjes “të materializmit shkencor”, e gjet tash këtu te “fitimi”, te “parja” idealin e vet. Para këtij ideali materia­list u zhdukën të gjitha tjerat e nuk pati mâ atdhé, fé, as popull, as kulturë, as përparim, as dije e as art, as ndjenja njerëzore. Administratorët e rij të shtetit shqiptár menduen se kjo kje rrugë e mbarë.
Vetëm Tirana u mbush me tetë mijë kjoska. Këto u banë qendrat zyrtare të biznesit, madje të “politikës së re” shqiptare. Këtu u puqën si liderët e partive, si “pushtetarët” edhe “opozitarët”, këtu parlamentarët, këtu gazetarët e thashethe­meve, këtu kontrabandistat e këtu kriminelat, këtu bâhej korrupsioni i madh shkatërrues. Për t’u lëshue vend këtyne kjoskave u prishën parqet e natyrës dhe lulishtet zbukuruese të kryeqytetit. Kjoska u bâ simbol i lirisë demokratike shqiptare.
Në ketë situatë të bukur lirije u themeluen edhe “Firmat e mëdha rentiere” ose, si po thirren sot, “skemat pirami­dale”; vështimi i vërtetë i këtyne emërtimeve, i thanun shqip, âsht shoqata mashtruese.
Shembullin e parë të këtyne firmave e pruni në Tiranë “Iliria Holding SA” (Hajdin Sejdia) në vitin 1990-91 e cila, si kujtim të vogël, na la të hapun gropën e madhe në mes të Tiranës, simbol profetik që të tregonte se ku e mâ zí se aq do ta çonte popullin shqiptár nji “ekonomi” e tillë.
Këto firma u themeluen me dije e miratim të qeverisë, u mbështetën prej saj dhe iu bâ propagandë në RTV shqiptár; disa kjenë pjesëmarrëse edhe ndër delegacionet qeveritare ekonomiko-financiare, kulturore, madje edhe ushtarake, ndër shtete të hueja; veprimtaritë e tyne u inaguruen nga krenët e demokracisë; “Miss Europa” kje manifestimi mâ triumfal i këtyne firmave që nganjiherë u nënshkruen edhe si “fondacione bamirëse”; muerën pjesë aktive edhe në blemjen e objekteve të ndryshme shtetnore, por që pothuej të gjitha dergjen aty gjithnji pa shpresë rimëkambje të ndonji vepre industriale me vlerë.
Këto firma nuk muerën ndonji kontratë të madhe me qeverinë për rindërtimin e vendit, për të cilin, me sa u pa, nuk interesohej fort qeveria e mjekëve demokratikë. Kështu deri rrugët e qytetit u shkatërruen mâ zí se ato të katundeve; nuk u punue asnji urë, asnji qandër administrative shtet­nore, tash pesë vjet vendi mbet pa dritë, pa ujë, pa telefona, pa shërbime komunale, pa pyje, pa miniera, pa banesa, pa shkolla, pa institucione kulturore. Shqipnia u kthye jo vetëm politikisht e administrativisht, por edhe fizikisht në gjendjen e viteve 1921-1925, ndërsá buletinet statistikore të anuarëve ndërkombëtar raportonin se Shqipnia xente vendin e parë në progresin ekonomik mes shteteve ish-komuniste.
Por vepra mâ e madhe e këtyne fondacioneve ishte aku­mu­limi i të gjitha fitimeve e kursimeve personale të popull­sisë shqiptare, tue fillue që nga paret e ndyta, fitue me trafikun e drogës, me grabitjen e shitjen e femnave, e deri te kursimet e vogla të punëve robnuese të emigrantëve. Mbas nji periudhe korrektësie mashtruese, nji pjesë e madhe e shqiptarëve filloi të mendojë seriozisht se kapi­talizmi po ishte nji sistem ekonomik në të cilin çdo familje mund të jetojë pa punë, mjaft që t’i vendosë paret e veta ndër inkubatorët e këtyne fondacioneve. Kjenë shumë që shitën edhe shtëpitë e veta (të vogla) për me trefishue kursimet e kështu me jetue sot e me mendue për nesër. Pra, u duk nji shpikje e ré, nji sukses i madh i ekonomisë kapitaliste të demokracisë së ré shqiptare.
Ndokush hodhi fjalën e ngjalli dyshimin se ky veprim ishte riciklim paresh të ndyta, por Presidenti e siguroi popullin tue deklarue botnisht se parja shqiptare ishte “më e pastra në botë”.
Por ja që nuk ecë gjithmonë kungulli mbi ujë. Mashtrimi duel në shesh kur u fillue kontrolli i depozitave bankare. “Firmat rentiere”, “fondacionet bamirëse”, deklaruen fali­mentimin; ekonomija demokratike e fajdeve u shemb tue lanë duerthatë nji pjesë të madhe të popullsisë shqiptare. Ndonji nga krenët e mashtrimit u largue me pasaportë diplomatike në drejtim të panjoftun. Populli zbriti në rrugë e ndër sheshe me kërkue paret e veta. Partitë në opozitë gjetën çastin e përshtatshëm për t’i frye zjarrit dhe i banë thirrje popullit që të rrxohej qeveria. Kjo nuk gjeti ndonji rrugëzgjidhje të ndershme e as nuk pati kurajon e gjak­ftohtësinë për të dhanë dorëheqjen, por nxuer nga librat parimin dogmatik të Hoxhës: “partia gabon, por ajo vetë i qorton gabimet e në asnjë mënyrë nuk ia lëshon pushtetin në dorë armikut”. Presidenti deklaroi se kurrë nuk do të pranonte koalicion me socialistët.
Presidenti e muer mbi vedi nji pjesë të fajit kur u zotue publikisht se shteti do të paguante nga 56% deri në 65% të depozitave të popullsisë. Çdo politikan âsht njeri i gabue­shëm si gjithë të tjerët. Por gabimet e politikanit kanë pasoja të mëdha shoqnore dhe nuk kalohen me nji “pardon”. Çdo politikan i ndershëm, kur pranon gabimin, jep dorëheqjen dhe e liron vedin nga politika. Të mos hequnit dorë nga pushteti nga ana e politikanëve të dështuem e ndezi zjarrin edhe mâ shum. Partitë politike zbritën në sheshe për ta marrë pushtetin me çdo kusht. Populli i pezmatuem, se tashmâ kishte humbë çdo shpresë për me jetue pa punue, u çue në revoltë dhe në Vlonë e në Jug, mbas grevës, kapi armët. Parlamenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizoi forcat ushtarake. Me 9 mars Partia Demokratike e pranoi koalicionin me opozitën. Në pragun e nji lufte civile shteti shqiptár u shemb krejtësisht mbrenda pak orëve të datës 12 mars 1997, tue u zhdukë si krypa n’ujë qeveri, polici, ushtrí, forca të ndërhymjes së shpejtë, administratë, zyrë, banka etj. Vijonin me punue vetëm kjoskat! U shkatë­rruen depot e armëve, deri edhe burgjet; Shqipnia vendosi nji “rekord” të ri: u bâ i vetmi vend në botë pa burgje! Presidenti lëshoi kushtrimin e thirri me urgjencë forcat ushtarake t’Europës.
Pushteti demokratik i “mjekëve specialistë” e dërgoi Shqipninë në repartin e reanimacionit. Aty po vazhdon gjithnji, e pasigurt nëse ndihma e huej mund e shpëtojë nga katastrofa e përgjithshme. Politikanët partiakë shqiptarë mendojnë se nyjen gordiane të politikës së mbrendshme të Shqipnisë e kanë në dorë “zgjedhjet parlamentare”. Përsëri gabojnë.
Çelësi i vërtetë i të gjitha çashtjeve në politikën shqiptare âsht Ligji themelor i çdo shteti: Kushtetuta Kombëtare, e cila na ka mungue që në vitin 1913 dhe vazhdon të na mungojë.[/quoteem]

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=85869
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#2

Post by erix77 »

pse tani qe kemi kushtetute po pyesin shume mjeket dhe agronomet per berjen e shtetit,ata cfaredo ngjyre politike te kene perseri e kane mendjen per mbushjen e xhepave te vet.Per shqiperine nuk ju dhemb shume koka!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#3

Post by Arban Blandi »

E Premtë, 21 Janar 2011
Demonstrata para Kryeministrise 3 te vdekur

Image

[col]"Në mitingun e sotëm pati tre të vrarë. Është gjynah që të japësh jetën për këta. Po të isha në vendin tuaj e të kisha aq shokë sa ju, o shqiptarë, unë do t'i merrja për zverku jo nëpër institucione, por në shtëpitë e tyre dhe do t’i përzija me kuç e me maç nga ky vend njëherë e përgjithmonë. Bashkë me ta do të përzeja të gjithë ata që aspirojnë për t’u bërë si këta njerëz në këtë vend. Bashkë me ju do të vendosja për të mbyllur një herë e përgjithmonë politikën në këtë vend dhe do të mblidheshim për të ngritur këshilla popullore e të vinim në krye të punëve shërbëtorë të këtij vendi pa kurrfarë fuqie, pa kurrfarë parlamenti, kryeministrie, policie dhe SHISHi. Me rende si këto që kemi parë dhe jetuar, dhe ato që kanë qenë më parë, jeta e këtij populli kështu do të rrokulliset, ai do të mbetet një popull i shtypur e i nënshtruar, të cilën politika do ta marrë gjithmonë nëpër këmbë".|[/col]
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#4

Post by Kelmendi »

ah ..po si nuk ishte edi rama pran kryeministris kur snajperi epte zjarr ..edi rama fajtori i gjith lamshit ! smund ti pret zgjedhjet tjera
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#5

Post by Tomorr »

Edi Rama urdheron ish-strukturat kriminale te Sigurimit te Shtetit, per te vrare protestuesit, per te akuzuar me pas Berishen:



Përfundimisht Partia Socialiste është kthyer në një forcë politike mafiozësh, vrasësish dhe killerash spektakolar. Jo më larg se dje u vranë në mënyrë barbare 3 shtetas në protestën e organizuar para selisë së Kryeministrisë. Një video e shkarkuar në internet, në youtube jep me detaje shokuese se si një protestues bie pre e plumbave të qëlluar nga jo më larg se 10 cm prej tij. Në video paraqitet një situatë kaotike në momentin kur protestuesit shpartallojnë portën hyrëse për në ndërtesë, aty jepen imazhet e socialistëve të revoltuar dhe pikaset një prej tyre që bën lëvizje normale dhe pasi i afrohet një bashkë-protestuesi tjetër, bie në tokë në mënyrë të pakuptimtë. Nga pamjet, duket qartë se personi rreth të 50-ave me flokë të thinjur, mban në dorë një çadër dhe në momentin që i afrohet viktima bën lëvizjet e duarve dhe pa u menduar dy herë e qëllon atë në mënyrë barbare. Ky është një skenar i mirë-organizuar dhe i ushtruar denjësisht kohë më parë. Tmerr! Tmerr dhe vetëm tmerr. Kjo është ajo që na ofron sot Edvin Kristaq Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi dhe Gramoz Ruçi. Po na mësojmë jo vetëm se si të përgjojmë shokun dhe mikun, por edhe si ta vrasim atë, e gjithsesi faji t’i mbetet qeverisë. Edvin Kristaq Rama, wshtw një karikaturë, viktimë dhe shëmti e çdo socialisti të thjeshtë që i shkon pas çmendurisë së tij.
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#6

Post by Patush »

Me perqen deklarata e "mjekeve" te cilet thane se ishin qelluar me "snajpera", por ne fakt mediat nuk kane nevoje per deklarata ato thjeshte mund te krijojne deklarata te tilla dhe ti vulosin me prejardhje te posatshme qe ju nevoited atye. Ne qoftese ndokush kerkon identitetin e deklarate hedhesit ato thjeshte ju mbyllin gojen me preteksin se ajo deklarate eshte hedhur ne menyre "anonime" per asrye sigurime.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#7

Post by Phoenix »

Mjafton të lexosh 3 shkrimet me lartë për të kuptuar se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët në vazhdim. Dhe më vjen shumë keq për këtë.
Filmat hollivudianë me snaipera i kemi parë të gjithë, veçse nuk mendoja se kjo të ishte e vetmja përgatije profesionale e policisë shqiptare.
Dhe mos thoni pastaj se na e kanë fajin të tjerët. të huajt etj.
Cili shqiptar do të gëzohej nga vrasja e një shqiptari?
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#8

Post by erix77 »

o tomorr o malok jugu po tani ca do thuash kush i vrau protestuesit?http://www.balkanweb.com/TV/index.php?i ... alive=8735
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#9

Post by Phoenix »

erix77 wrote:
Vini re se ku shkon të shohi njëri nga 3 policët që ndodhen në djathtë, pranë murit të ndërtesës. Veshtrimi i tij, duke zgjatur kokën, bën të kuptohet mirë se nga cili drejtim erdhi plumbi!!
Sekondat 0:12-0:17!!!!!!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#10

Post by Arbëri »

erix77 wrote:o tomorr o malok jugu po tani ca do thuash kush i vrau protestuesit?http://www.balkanweb.com/TV/index.php?i ... alive=8735
Ngadal erix77 deri sa te zbardhet rasti , pasi qe jane videot e fotot eshte shume me lehte per te ardhur deri te e verteta , megjithse mediat tona ta bejne koken dhallt dhe nuk di kuj ti besosh ndaj edhe jemi ne kete gjendje .

Kshtu thote ana tjeter :

"Vrasjen e ben ky me floke te thinjura:



dhe pasi viktima bie, ben disa hapa me avash deri ke djali pshtetur ke ajo shtylla betoni e portes,ku dhe flokethinjuri zgjate pak doren e majte,dhe ai djali me te mare dicka nga ai(revolen?). ia mbath vrapit." (kopje )

Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#11

Post by erix77 »

dhe pasi viktima bie, ben disa hapa me avash deri ke djali pshtetur ke ajo shtylla betoni e portes,ku dhe flokethinjuri zgjate pak doren e majte,dhe ai djali me te mare dicka nga ai(revolen?). ia mbath vrapit." (kopje )
aty duket qarte kush qellon me automatik,nderkohe qe thinjoshi eshte me kurriz nga viktima dhe nuk ka asgje ne dore,po ashtu djali qe iken me vrap nuk merr asgje nga dora e thinjoshit qe skishte si ti jepte dicka kur duart i kish bosh,videoja eshte e qarte dhe kush ka sy mund ta shohe vrasesin,kush eshte i verbuar nga politika nuk do ta shohe te verteten.

Jo mor arber se nuk dua tia di se kush dore qelloi sepse per mua te dy si rama ashtu dhe berisha i kane lare duart me gjakun e shqiptarve dje ,por une nuk mundem te duroj keta fansat politike te njerit apo tjetrit qe jane gati per tu vrare me njeri tjetrin vec per nje fjale te kryetarit te tyre,sepse ne te vertete jane keta idiote qe ju japin pushtet ramave dhe berishave,jane keta militante te semure qe po e djegin shqiperine prej 20 vjetesh.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#12

Post by Phoenix »

Prokuroria urdhër arresti për 6 punonjës të gardës! N24
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#13

Post by Zeus10 »

erix77 wrote:aty duket qarte kush qellon me automatik,nderkohe qe thinjoshi eshte me kurriz nga viktima dhe nuk ka asgje ne dore,po ashtu djali qe iken me vrap nuk merr asgje nga dora e thinjoshit qe skishte si ti jepte dicka kur duart i kish bosh,videoja eshte e qarte dhe kush ka sy mund ta shohe vrasesin,kush eshte i verbuar nga politika nuk do ta shohe te verteten.

Jo mor arber se nuk dua tia di se kush dore qelloi sepse per mua te dy si rama ashtu dhe berisha i kane lare duart me gjakun e shqiptarve dje ,por une nuk mundem te duroj keta fansat politike te njerit apo tjetrit qe jane gati per tu vrare me njeri tjetrin vec per nje fjale te kryetarit te tyre,sepse ne te vertete jane keta idiote qe ju japin pushtet ramave dhe berishave,jane keta militante te semure qe po e djegin shqiperine prej 20 vjetesh.
Une do thosha qe aty duket qarte, qe levizjet e "thinjoshit" pas renjes se viktimes, jane aq te dyshimta, sa mund te thuhet me nje siguri relative qe ai eshte vrasesi.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#14

Post by erix77 »

po cfare thua o Zeus ,me vjen keq se per ty kam shume respekt por edhe ti nje militant po don te behesh?Po saliu e pranoi vete qe ata i vrau garda kurse ju mundoheni ta mbuloni diellin me shoshe,ju mund ta akuzoni thinjoshin per organizator te turmes por ai smund te jete vrasesi sepse duart e tij jane bosh.Levizjet e tij jane te cuditshme por nuk jane levizjet e nje vrasesi.Mos u mundoni kot te hidhni mjegull sepse pamjet e tregojne qarte qe plumbat jane qelluar nga polici i gardes.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#15

Post by Zeus10 »

erix77 wrote:po cfare thua o Zeus ,me vjen keq se per ty kam shume respekt por edhe ti nje militant po don te behesh?Po saliu e pranoi vete qe ata i vrau garda kurse ju mundoheni ta mbuloni diellin me shoshe,ju mund ta akuzoni thinjoshin per organizator te turmes por ai smund te jete vrasesi sepse duart e tij jane bosh.Levizjet e tij jane te cuditshme por nuk jane levizjet e nje vrasesi.Mos u mundoni kot te hidhni mjegull sepse pamjet e tregojne qarte qe plumbat jane qelluar nga polici i gardes.
Nuk mund ta vazhdoj diskutimin keshtu.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”