Page 1 of 1

Shkupi dhe projekti Skënderbeu

Posted: Mon Oct 04, 2010 9:39 pm
by Adriana
Duke filluar nga dita e sotme kane filluar debatet publike në lidhje me sheshin 'Skënderbeu' që pritet të ndërtohet në një pjesë të Shkupit të banuar me shumicë shqiptare. Projekti, ende në fazën e konceptimit, ka hasur në mbështetje tek shqiptarët, por dhe në kritika sidomos të opozitës maqedonase e cila argumenton se qeveria po nxit ndarjen në baza etnike.



Re: Shkupi dhe projekti Skënderbeu

Posted: Mon Oct 04, 2010 9:45 pm
by Arbëri
Kete shesh po e ndertojne si revanshizem i shkupit 2014:

Qe edhe ashtu asnje figure nuk u takon sllaveve , dhe vet populli i tyre ne shumice nuk e ndien Leken e Madh sikur te vetin .

Re: Shkupi dhe projekti Skënderbeu

Posted: Mon Oct 04, 2010 10:08 pm
by Arbëri
kompensim i projektit Shkupi 2014.
Sheshi “Skënderbeu” në debat publik për të marrë vlerësimin e qytetarëve

Komuna e Çairit hapi dyert për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të japin vlerësime apo sugjerime por edhe të informohen për projektin e ri të sheshit “Skënderbeu”. Brenda dy muajve të ardhshëm nga ora 12-14 do të organizohen debate publike, kurse arkitektët, hartues të kësaj zgjidhjeje ideore çdo ditë do të jenë prezent për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të qytetarëve por edhe për të marrë sugjerime apo kritika edhe nga ana e ekspertëve, para se të kaloj projekti në fazën ideore. Kryetar i Komunës së Çairit sot edhe njëherë hodhi poshtë dilemat se projekti i ri është kompensim i projektit Shkupi 2014.
“Në asnjë moment nuk duhet që këtij projekti t’i jepen dimensione të politikës ditore. Ky projekt ka të bëjë me zhvillimin e Çarshisë, me revitalizimin e Çarshisë, me krijimin e hapësirës së lirë, me vizionin tonë ndaj urbanizimit të kësaj pjese të qytetit...” , tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Ndërkohë zv/ kryeministri Ademi u bëri thirrje edhe institucioneve dhe komunave të tjera që projektet e rëndësishme për qytetarët para realizimit fillimisht t’i nënshtrohen debatit publik.
“Është njëri nga shembujt më të mirë se si duhet të zhvillohet një projekt i cili është i rëndësisë së veçantë për Komunën dhe qytetarët e saj. Jepet mundësia që qytetarët nëpërmjet shpjegimeve që do të marrin nga arkitektët, ekspertët nëpërmjet sugjerimeve dhe vërejtjeve për të njëjtin projekt të arrihet projekti më i mirë i mundshëm. Shpresoj se ky shembull do të përcillet edhe nga institucionet dhe komunat tjera”, deklaroi Abdylaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë.
Nga ana tjetër edhe pse ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Mileska, ajo nuk ishte e pranishme në ditën e parë të shpalljes së debatit publik .Nga Ministria e Kulturës nuk bëjnë të ditur për arsyet e mos pjesëmarrjes së saj.