C'fare po ndodh ne Shkoder...Faji i shiut, apo i shtetit?
Posted: Thu Dec 02, 2010 8:42 am
C'fare po ndodh ne Shkoder...Faji i shiut, apo i shtetit?
Kater intelektuale te njohur shkodrane, Mahir Hoti, Gezim Uruçi. Lindita Bushati dhe Majlinda Angoni flasin per situaten kritike te krijuar nga permbytjet, cfare po ndodh ne Shkoder dhe nese faji per gjendjen eshte e motit, apo e shtetit
Prof. Dr. Mahir Hoti, president i "Forumit Ndërkufitar te Liqenit të Shkodrës"
Situatën e krijuar e vlerësoj si të jashtëzakonshme, ku një pjesë e lagjeve të qytetit, si ajo tek ish-zooteknika, Xhabije, Asajëm e Bahçallëk, si dhe zona e Nënshkodrës është nën ujë. Kjo ka ardhë nga reshjet disaditore dhe shkarkimet e detyruara nga liqenet e hidrocentraleve. Ndryshe nga muaji janar i këtij viti, ku situata u krijua nga shkarkimet jograduale dhe në kohën e duhur të ujërave të tepërt nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin, tani situata është ndikuar nga reshjet e gjata, pra rrjeti ujor jashtë kaskadës. Në këto kushte imponohen shkarkime që e rëndojnë problematikën.
Për mendimin tim, shkak janë masat e pamarra sistemuese në këta 20 vjet, ku ka pasur vetëm disa zgjidhje pjesore në zonën e Lezhës dhe disa ndërhyrje modeste në argjinaturën e Dajçit gjatë këtij viti. Nuk janë marrë masa si thellimi apo zgjerimi i lumenjve aty ku ka ndërtime që e kanë ngushtuar shtratin normal. Është për të ardhur keq që bëhet alarm kur ka ndodhur dhe nuk merren masa përpara. Në këtë situatë, nuk mund të bëhen sistemime hidrologjike, pasi është një situatë e tejskajshme. Sot merren vetëm masa të karakterit social - ekonomik, për të evituar dëmet në njerëz dhe sa është e mundur në gjënë e gjallë apo banesat. Lumi Buna që unë e kam vëzhguar dhe sot, lëviz tepër ngadalë, jo lirshëm, sepse e pengon Drini dhe shtrati i cenuar nga mbimbushjet natyrale dhe njerëzore. Përrenjtë tek mbushin liqenin dhe ky e shtyn Bunën që nuk ka mundësi të derdhë në det normalisht. Lumi Moraça, që është furnizuesi kryesor i liqenit, sipas matjeve të bëra, sjell 3,5 herë më shumë se normalja, që është 190m3 ujë në sekondë. Kjo sjell fryrjen e vërshimit dhe të përrenjve që jemi mësuar t'i shohim më së shumti vetëm zhavorre, si Përroi i Thatë apo ai i Banushit që sjellin efekte negative.
Ka ndikuar dhe rrjedhja e ujit nga shpatet e maleve ku ka shatërvanë uji që kalojnë në mbingopje dhe sifonët shpërthejnë. Duhet të kihet parasysh se muajt nëntor-dhjetor kanë sasinë më të madhe të reshjeve vjetore, 30 % të totalit të reshjeve vjetore ndodh në këto dy muaj. Dihet se reshjet në rajonin e vendit tonë janë të çrregullta, kemi shumë reshje në zona të veçanta, më shumë se është normalja, ndërsa ka zona ku ato mungojnë 3-4 muaj.
Ka dhe një bilanc negativ që shfaqet këtë herë, kemi luhatje temperaturash që shkaktojnë shkrirje të menjëhershme të borës që bie, që nuk shkrihet gradualisht dhe ngadalë, por njëherësh dhe kjo nuk është karakteristike për pellgun ujëmbledhës të Shkodrës, por që në këtë rast mbingopet.
Dua të theksoj një fakt që më bën përshtypje. Nuk ka matje të sasisë së reshjeve ditore apo vjetore. Jepen të dhëna për temperaturën, madje dhe në rajon e më gjerë dhe nuk jepen për reshjet. Në zonën e Nënshkodrës ka pasur 11 stacione metereologjike për matjen e temperaturave dhe reshjeve. Por sot nuk ka, janë prishur dhe kanë mbetur vetëm disa segmente të vogla të institutit të hidrometereologjisë, i cili iu bashkangjit gjeoshkencave në universitetin politeknik, në kuadër të shkrirjes së akademisë së shkencave dhe institutive shkencore. Ka pësuar dëmtime struktura matëse. Të gjitha këto shkaktojnë probleme në nyjen hidrografike të Shkodrës, probleme që po shfaqen qartë gjatë këtij viti.
Gëzim Uruçi, speleolog
Duke qenë njohës i alpeve shqiptare, them se puset e rrugët nëntokësore karstike janë të bllokuara. E kam vërejtur dhe gjatë verës në disa shpella, si tek Maja e Harapit etj. Nuk ka ndodhur që liqenet nëntokësore në shpellat e alpeve ilirike, rrugët nëntokësore, të kenë qenë aq të mbushura. Ato nuk ka qenë e mundur të akumulohen dhe ndodhen të pashkarkuara, pasi kapaciteti i tyre karstik nuk i përballon. Uji nuk rrjedh në rrugë tokësore, por shpërthen e rrjedh me fuqi nga shpatet, dhe ky ujë nuk ka ku shkon, nuk ka vend ku të akumulohet dhe gërryejnë shpatet e maleve dhe më pas dëmtojnë brigje, ura etj. Shihet mbushja e depozitave nëntokësore që nuk mbajnë më, veç shpërthejnë dhe sjellin vërshime. Këto nuk janë në dorën e njeriut. Hapësira ujore e rajonit ruan një potencial të madh hidrik të alpeve ilirike. Këto luajnë rol të madh në furnizimin e liqeneve, lumenjve, përrenjve.
Lindita Bushati, biologe
U bënë disa ditë që në zonën e Nënshkodrës dhe disa lagje të qytetit mbretëron uji që ka sjellë probleme të shumta, përfshirë dhe qarkullimin normal. Zona e Shkodrës njihet si zonë me rrezikshmëri ujore dhe në këtë rast mendoj se ka ndodhur mbingopja e liqenit të Shkodrës, i cili nuk thith më dhe uji del në pjesën e fillimit të qytetit. Si biologe, përveç dëmeve që shkakton tek ata që jetojnë këtu, e shoh të dëmtuar dhe gjallesën e liqenit që po shteron, ndërsa bimësia e tij dëmton kalimin. Kjo zonë njihet si problematike, por kushtet atmosferike të pazakonta të këtij viti, reshjet e stërzgjatura e kanë rënduar situatën dhe kanë dhënë alarmin. Por, ndonëse problemi është i njohur në vite, këto përmasa janë alarmante. Ka një shtab emergjence që po merret me menaxhimin e situatës dhe kjo kërkon gatishmëri dhe potenciale të mëdha. Thuhet se një situatë e tillë ndodh një herë në 100 vjet, por gjatë këtij viti ajo u përsërit disa herë.
Majlinda Angoni, biznesmene
Një situatë e tillë nuk mbahet mend. Janë dukuri të papara, lëvizje temperaturash që sjellin dëborë në male e shkrirje të menjëhershme të tyre, vërshime përrejsh që ndodhin rrallë. Shteti po përpiqet që të menaxhojë atë që po ndodh, edhe pse duhej të ishte menduar që më parë për infrastrukturën, në ndërhyrjet në argjinatura, hidrovore, në moslejimin e ndërtimeve në shtratin e lumenjve që e ndryshojnë rrjedhën e tyre, pra, të kishte një menaxhim më të mirë të territorit. Ajo që po ndodh nuk ndalet, shpresohet që pasojat të jenë të përballueshme e jo të rënda.
1 herë në 100 vjet apo 100 herë në vit?
Se çfarë po ndodh në Shkodër mund të shihet fare mirë në foto apo në filmimet, por edhe mund të kuptohet nga fjalët e vetë banorëve të kësaj zone. Se sa është fajtor shteti për atë që po ndodh, mjafton të dëgjosh krerët e tij duke folur dhe duke shpjeguar se sa të aftë kanë qenë për të shmangur një situatë të tillë që ka nisur që prej 2 janarit të këtij viti dhe që ende vijon.
Më 13 janar të këtij viti, në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër dhe në takimet e tij me banorët e zonave të përmbytura, kryeministri Berisha theksoi:
Situatën e paprecedentë
- Edhe një herë dua t'i rikthehem përmasave të motit, të cilin të gjithë observatorët më seriozë të vëzhgimit të motit dhe përmbytjeve, cilësuan si shkak reshjet e mëdha, cilësuan si intensitet, atë të shkallës së dytë që përsëritet më rrallë se 1 herë në 100 vite.
- Reshjet e papara dhe shkrirja në janar në 24 orë e borës së të gjithë masivit të Alpeve, krijoi një situatë të paprecedentë.
Ndihmën për çdo banor
- Pra, u ndala në këto raste për të treguar se pasojat janë të thella, por unë jam sot në Shkodër, bashkë me qeverinë, për të garantuar çdo qytetar të këtij rrethi dhe këtij qyteti, se qeveria do të zhdëmtojë dhe askërkujt nuk duhet t'i rëndojë dhimbja e mallit të dëmtuar, sepse ne do ta kompensojmë atë një për një.Për ne rëndësi vendimtare ka shpëtimi i i jetëve njerëzore dhe, mundësisht, gjësë së gjallë.
Programet pas kalimit të situatës
- I parë dhe kryesor është operacioni i shpëtimit dhe ndihmës, por secila ministri, në kuadrin e emergjencës, duhet të bëjë me shpejtësi programet e planet e post emergjencës. Të mos harrojmë se kjo zonë nuk është shkretëtirë, por një nga zonat më pjellore, më të pasura të tokës shqiptare dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme rehabilitimi tërësor i saj, infrastruktura e gjithanshme, shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, kanalizimet çdo gjë.
Thellimin e lumit Bunë
- Dhe ne do të bëjmë gjithçka, si me thellimin e Bunës, një projekt ndër më të kushtueshmit dhe më madhështorët për vendin; me by-passin që nuk do të jetë më një rrugë e zakonshme, por do të jetë një argjinaturë e ngritur për t'ju mbrojtur nga liqeni dhe çdo gjë tjetër, që ujërat të jenë mrekullia e Shkodrës dhe të mos shndërrohen në përmbytje dhe fatkeqësi
Ngritjen e argjinaturave
- Duhet të studiojmë edhe njëherë argjinaturën e Dajçit që është më kryesorja, të Anës Malit, të Obotit dhe kudo, sikundër një studim urbanistik duhet të bëhet, ku të përcaktohet se nuk duhet të ndërtohet aty ku rreziku është i madh. Të shihen të gjitha këto së bashku dhe ta shndërrojmë këtë fatkeqësi natyrore në sfida të mëdha për të zgjidhur.
Mashtrimin që i është bërë Shkodrës
- Shkodra ka një shpirt të pamposhtur dhe thelbi i shpirtit të saj qëndron në një raport të vetëm dhe kryesor të njeriut të qytetëruar dhe ky është raporti me të vërtetën. Ata që duan t'i servirin Shkodrës trillime dhe mashtrime, duhet ta dinë se qyteti ka një epitet për ta "sherr budallë"
Në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër më 30 nëntor 2010, kryeministri Berisha theksoi:
Herën e parë në histori që Valbona del jashtë parashikimeve
- E vërteta është se prurjet e Alpeve tejkaluan çdo lloj parashikimi, pasi Valbona, nuk ka pasur ndonjëherë në histori prurje prej 1500 m3 kub në sekondë dhe pastaj këto masa kanë qenë prurje të lumenjve të tjerë, Kiri po kështu nga ana e tij. Kësaj here ishte liqeni me burimet dhe prurjet që vazhdoi rritjen pandërprerë të nivelit.
Fuqia e shtetit për evakuim
- Parashikimet sinoptike, ashtu siç i ndiqni vetë nuk janë dhe aq të favorshme, por ne kemi mundësi të plotë të kalojmë pasojat e ujërave të shumta që mund të shtohen gjatë ditëve që vijnë dhe që në fakt nuk janë të pakta sepse edhe sot lumenjtë e Alpeve, nga Valbona deri në Përroin e Thatë janë në rritje të ndjeshme, duke shtuar edhe Drinin, por i kemi të gjitha kushtet, forcat e rendit, forcat e ushtrisë, forcat e emergjencës civile, duke nxjerrë këtu të gjitha ekipimet e nevojshme, automjetet, varkat, transformatorët, pompat të instalohen dhe kalojnë të gjitha në gatishmëri.
Askush nuk do të ndihet i braktisur
Ndërkohë, Shkodra problematikën e madhe e ka në Nënshkodër, por dhe në zona të tjera që përballen me vështirësi serioze. Duke ardhur këtu nga Boga më vjen një mesazh. "Jemi në një situatë shumë të vështirë" ndaj dhe ne duhet të jemi të gatshëm që aty ku është emergjenca, aty të jemi edhe ne. Nuk mund që askush të ndihet i braktisur në këtë situatë, përkundrazi i kemi të gjitha mundësitë që t'i gjendemi çdo familjeje, kudo që ndodhet ajo dhe ta ndihmojmë.
Fryrja e liqenit, si asnjëherë tjetër
Prej dy muajsh ka një shi që nuk pushon ditë e natë. Jemi në kushtet e fryrjes së liqenit të Shkodrës si asnjëherë tjetër, edhe në krahasim me një vit më parë. Jemi në kushtet e çmendurive të lumenjve, që rrethojnë qytetin e Shkodrës. Asnjë qytet tjetër, asnjë pjesë e rajonit të Ballkanit si pjesa e Shkodrës nuk është e vendosur në mënyrë të tillë, që të gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit të derdhen në këtë pjesë të basenit të Shkodrës.
Kjo është historia e Shkodrës
Me sa duket kjo kohë do të vazhdojë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur pasi kjo situatë e rënduar do të vazhdojë edhe për një kohë të caktuar. Kjo situatë ka ndodhur gjithmonë në Shkodër, kjo është historia jonë. Shteti është në këmbë për të mbështetur me të gjitha nevojat familjet në vështirësi, në komunat në vështirësi