
Pasi e quan Berishen nje pushtetar qe e merr pushtetin ne menyre jo demokratike, sundon me dhune dhe qe kerkon te privatizoje shtetin:
ne menyre paradoksale, ben thirrje pikerisht per protesta te panderprera(duke nenkuptuar protesta si ajo e 21 Janarit), te dhunshme(duke i krahasuar me nje pyke), duke perdorur dy standarte ne gjykim, protesta qe edhe pse do te destabilizonin vendin, do te shkateronin ekonomine dhe imazhin e Shqiperise, cilesohen demokratike prej ti. Ai shfaqet ne deklaraten e tij dhe me radikal se vete opozita, duke na kujtuar thirrjet si ato te 97-s per "Revolucionin demokratik te vonuar":Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja
Pyka nxirret me pykë, thotë fjala e urtë. Por nuk zgjidhen problemet me Berishën me fjalë të tilla. Me Berishën duhet të bësh një politikë të vendosur. Unë përkrah protestat, që janë një mjet demokratik. Në Shqipëri PS nuk di të bëjë protesta. Bëhen një ditë, pastaj pas një jave, pas një muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nënvizuar Qose.
Më tej ne menyre donkishoteste, ai ka kritikuar edhe qëndrimin e gjithe faktorit ndërkombëtar, i cili sipas tij nuk dëshiron forcimin e institucioneve shqiptare, nuk duan stabilitetin e Shqiperise, por kontrollin e tyre,njesoj sic bente Enver Hoxha.
Ndërkombëtarët nuk duan institucione të forta në Shqipëri, por duan udhëheqës të fortë që të jenë servilë dhe të bëjnë atë që kërkojnë ata”, ka thënë Qose, i cili ka rekomanduar edhe opsionin që zgjidh situatën në Shqipëri.
Pastaj ai ben thirrje, qe mos te degjohen nderkombetaret qe prerazi, jane shprehur qe ata nuk jane ne favor te zgjedhjeve te parakohshme, duke i sfiduar ata, ne nje kohe qe Shqiperia tashme eshte pjese e skemave qe fuqite e medha luajne dhe nuk mund te ndjeki nje politike sfiduese, ndaj aleateve te saj.
Duhet të shkohet në zgjedhje. Edhe këtu më cudit Evropa”, ka shtuar Qosja