"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Deshton prokuroria e njeanshme shqiptare.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Deshton prokuroria e njeanshme shqiptare.

#1

Post by Tomorr » Sat Feb 12, 2011 11:58 pm

Pasi morri ne pyetje 6 oficeret me te medhenj te Gardes: Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku dhe vuri ne pranga njerin prej tyre Alfred Ahmetcenaj, ajo liroi menjehere pese prej tyre dhe gjykata e nxori te pavlefshme ndalimin e te gjashtit.
Kjo tregon, se nxitimi i prokurorise per ti ndaluar ata menjehere pas 21 Janarit, ishte i qellimshem dhe prokuroria ishte pale me PS.

Miranda
Junior Member
Junior Member
Posts: 3
Joined: Thu Sep 30, 2010 1:03 am
Gender: Female

Re: Deshton prokuroria e njeanshme shqiptare.

#2

Post by Miranda » Sun Feb 13, 2011 1:04 am

Po cflet ti ore po prokuroria arestoi sot kater gardiste te tjere pasi liroi ate Alfredin.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Deshton prokuroria e njeanshme shqiptare.

#3

Post by Zeus10 » Sun Feb 13, 2011 9:09 pm

Miranda wrote:Po cflet ti ore po prokuroria arestoi sot kater gardiste te tjere pasi liroi ate Alfredin.
Miranda, sic e ke shkruajtur dhe vete, ata jane 4 gardiste TE TJERE dhe jo ata, per te cilet prokuroria nxitoi te leshonte urdhrat e ndalimit.
Persa i perket atyre te 6-ve, ata u dorezuan, u ndaluan, ju pergjigjen pyetjeve dhe ishte vete prokuroria qe i liroi:
Mbrëmjen e djeshme, në datën 8 shkurt 2011, ora 18.00, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u dorëzuan Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku, efektivë të Gardës së Republikës. Menjëherë mbas dorëzimit, policia gjyqësore e Drejtoprisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ka zbatuar për të gjashtë personat, urdhrat e prokurorit, të datës 22 janar 2011, për ndalimin e tyre, duke i vënë ata në dispozicion të prokurorit.

Të gjashtë të ndaluarit iu nënshtruan marrjes në pyetje nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kjo procedurë vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të datës 09.02.2011.

Në përfundim të kësaj procedure, si dhe në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit, nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku.

(/BalkanWeb)


Me vone, Prokuroria arrestoi nje prej tyre, por ai u lirua prej GJYKATES, duke provuar, qe prokuroria jo vetem qe nuk perfaqson me AKUZEN E SHTETIT, por ajo eshte vene ne sherbim te partive dhe kjo eshte gjeja me e rende, qe mund ti ndodhi nje institucioni kaq te rendesishem te shtetit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mendi
Regular Member
Regular Member
Posts: 68
Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
Gender: Male

Re: Deshton prokuroria e njeanshme shqiptare.

#4

Post by Mendi » Mon Feb 14, 2011 5:40 pm

Lajm nga top-channel:
Gardistet, lirohet edhe një tjetër
14/02/2011 14:10

Gardistet, lirohet edhe një tjetër
Me një solidaritet ushtarakësh që fillimisht ra në sy në dyert e policisë se Tiranës, oficerë të gardës ishin të pranishëm edhe në gjykatë gjatë njohjes se katër gardistëve të arrestuar me masën e sigurisë, të shpallur në mungesë për ta nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa.
Tre prej tyre, Sadik Cela, Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli do të qendrojnë në qeli me 30 ditë burg. Ndërsa kolegu i tyre, komandanti Agron Malaj u la me detyrim paraqitje, pasi vetë prokurorët u tërhoqën nga akuza e tyre pasi sipas fakteve të sjella në sallë nga organi i akuzës, ky gardist nuk rezulton të ketë qëlluar me armë zjarri atë ditë.
Gjykata kërkoi që kamerat të filmonin pak caste e më tej të boshatisnin sallën, së bashku me oficerët e gardës që ishin të pranishëm jashtë ambjenteve të gjykatës herët në mëngjes.
Për gardistët e arrestuar e që do qendrojnë në burg me afatin e 30 ditëve, prokuroria pretendon se pas marrjes së dokumentacionit për planvendosjen e gardistëve në kryeministri, ata ishin pjesë e grupit të zjarrit, por akuza ende nuk ka sqaruar se cfarë konkretisht dyshohet të kenë kryer ata gjatë demonstratës së 21 janarit.
Nënoficerët Sadik Cela, Agron Malaj, Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli ishin të pranishëm në sallë, por mësohet se gjatë seancës me dyer të mbyllura ata nuk kanë thënë asgjë tjetër përvec pohimit të gjeneraliteteve.
Për ta kanë folur avokatët mbrojtës. Me masen e 30 ditëve burg për ta, gjykata i ka lënë afat prokurorisë të sjellë prova apo me saktë ekspertizën e armëve të tyre, njëra prej të cilave hetuesit dyshojnë se mund të ketë qëlluar mbi të ndjerin Aleks Nika, që ndërroi jetë në Turqi.
Në dalje të seancës, avokati Marash Ibraj tha se prokuroria nuk ka prova dhe se të dyshuarit mbahen në qeli duke shkelur të drejtat e njeriut.
“Ata njerëz janë prangosur vetëm sepse kanë bërë detyrën. Dhe gjëja më skandaloze është se gjykata i lë detyrë prokurorisë që brenda 30 ditësh të vërtetojë në janë armët tona ato që kanë shkaktuar vdekjet. Në asnjë shtet në botë nuk ndodh që i pandehuri të qëndrojë në burg derisa të gjendet prova”, deklaroi Ibraj.
Kur katër nënoficerët e njësisë speciale, apo sic i quan prokuroria të grupit të zjarrit, hynë në gjykatë, aty ishte i pranishëm në mbështetje të tyre edhe majori Alfred Ahmetcenaj, për të cilin gjykata dha të shtunën masën e sigurisë detyrim paraqitje, sërish me të njëjtin argumentim, atë të gjetjes së provave nga ana e prokurorëve.
I vetmi që është në burg pa afat është majori Agim Llupo, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash.
Vendos ne Facebook8
http://top-channel.tv/artikull.php?id=204020&ref=fp

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Deshton prokuroria e njeanshme shqiptare.

#5

Post by Zeus10 » Mon Feb 14, 2011 6:37 pm

Me masen e 30 ditëve burg për ta, gjykata i ka lënë afat prokurorisë të sjellë prova apo me saktë ekspertizën e armëve të tyre, njëra prej të cilave hetuesit dyshojnë se mund të ketë qëlluar mbi të ndjerin Aleks Nika, që ndërroi jetë në Turqi.
Në dalje të seancës, avokati Marash Ibraj tha se prokuroria nuk ka prova dhe se të dyshuarit mbahen në qeli duke shkelur të drejtat e njeriut.
“Ata njerëz janë prangosur vetëm sepse kanë bërë detyrën. Dhe gjëja më skandaloze është se gjykata i lë detyrë prokurorisë që brenda 30 ditësh të vërtetojë në janë armët tona ato që kanë shkaktuar vdekjet. Në asnjë shtet në botë nuk ndodh që i pandehuri të qëndrojë në burg derisa të gjendet prova”,
Kjo eshte me gjithe mend e papranueshme, ti heqesh lirine individit derisa te mbledhesh prova per ta bere fajtor. Jo vetem mungese profesionalizmi, por veprim i qellimshem, per arsye djallezore: " Dekurajimi i gardes, ne rast perseritje sulmi".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”