"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Femijet vrases te prinderve vrases.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Femijet vrases te prinderve vrases.

#1

Post by Tomorr » Wed Feb 16, 2011 2:19 am

Bijtë vrasës të deputetëve të PS, nga djemtë e Ruçit e Dades tek ai i Xhuvanit, drejtësia palë me vrasësit


Luiza Xhuvani dorëzo vrasësin dhe mandatin!


Imuniteti i deputetit të prindërve të tyre ka shpëtuar shumë prej fëmijëve "kriminelë" nga marrja e një dënimi nga institucionet e drejtësisë. Vrasja vetëm pak ditë më parë e një të riu 26-vjeçar nga djali i një deputeteje të Partisë Socialiste nuk është një rast sporadik në historinë 20-vjeçare të demokracisë në vend. Duke përfituar nga njohjet që prindërit e tyre kanë me avokatë, prokurorë e gjykatës shumë nga fëmijët e deputetëve socialistë janë të lirë të vrasin, të plagosin, të mbajnë armë dhe të mos dënohen nga institucionet e drejtësisë. Rastet kanë qenë të shumtë si ai i djalit të Gramoz Ruçit në vitin 2004, asokohe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, si dhe deputet, që plagosi me armë zjarri të riun Artur Ceka me dy plumba. Edhe pse ekspertiza përcaktoi se Ceka ishte qëlluar nga Ruçi ndërhyrjet e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së e nxorën djalin e tij të pafajshëm, duke rrëzuar akuzat për vrasje në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje. Një tjetër rast dhe i përsëritur për disa herë ka ndodhur edhe me dy djemtë e deputetes Arta Dade. Alban dhe Besnik Dabulla të dy bashkë dhe në kohë të ndryshme janë akuzuar nga organi i akuzës për plagosje me armë zjarri në më shumë se një herë. I pari Alban Dabulla në vitin 2002, ku pas një sherri banal për gërvishtjen e makinës pranë Kopshtit Botanik në Tiranë me një pistoletë "TT" ka qëlluar mbi 23-vjeçarin Gentian Bruzi. Ashtu si fati i djalit të Gramoz Ruçit influenca e ish-ministres së Kulturës së asaj kohe dhe e ëma e të akuzuarit Alban Dabulla, ai u la i lirë nga drejtësia shqiptare. Ndërsa djali tjetër i deputetes Arta Dade, Besnik Dabulla, këtë vit plagosi rëndë nipin e ish-kryeministrit të fundit të diktaturës Adili Çarçani. Dabulla e ka qëlluar me armë zjarri Edrin Lufin, i cili menjëherë u shoqërua në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore. Por, vendimi skandaloz i gjykatës e dënoi djalin e deputetes Dade me vetëm arrest shtëpie, megjithëse akuza ndaj tij ishte plagosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani, vrau me tre plumba në mes të Tiranës 26-vjeçarin Alfred Musabelliu dhe mbahet i fshehur nga deputetja socialiste për t'i shpëtuar policisë, që është vënë në kërkim të tij. Autori i këtij krimi, është 22-vjeçari Kostandin Xhuvani i cili është djali i Luiza Xhuvanit. Këto janë disa nga rastet më të bujshme ku fëmijët e deputetëve, duke përfituar nga njohjet e prindërve të tyre i kanë shpëtuar dënimit të merituar nga drejtësia shqiptare. Akuzat e ngritura kundër tyre janë hedhur gjithmonë poshtë si shkak i influencës që prindërit kanë me prokurorë, avokatë apo gjykatës. Vendimet skandaloze apo fshehjet e fakteve kundër, i kanë dhënë gjithmonë fëmijëve të deputetëve socialistë një mesazh të vetëm, vrisni se ligjet nuk janë bërë për ju, por për njerëzit e thjeshtë.


Ledio Ruçi 1 shkurt 2004


Ledio Ruçi djali i Gramoz Ruçit në vitin 2004 qëlloi mbi Artur Cekën, por influenca e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së së asaj kohe detyroi gjykatën të gjente çelësin për të deklaruar të pafajshëm djalin e Ruçit, për dy akuza, atë të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje". Që në fillim, në seancën gjyqësore, nga ana e avokatit u tha se Ledio Ruçi natën e ngjarjes nuk ka patur armë dhe gjatë zënkës ka mbetur i plagosur. Pikërisht ky ka qenë edhe arsyetimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për djalin e Gramoz Ruçit. Mosgjetja e armës dhe plagosja e Ledio Ruçit bën që gjykata të hedhë poshtë të gjitha pretendimet e organit të akuzës për deklarimin e tij fajtor. Pra, sipas gjykatës, natën e ngjarjes në pab pas zënkës banale nuk ka mbetur i plagosur vetëm Artur Ceka, por edhe Ledio Ruçi, i cili për një kohë të gjatë iu nënshtrua mjekimit në spital. Përfaqësuesi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor të Ledio Ruçit dhe dënimin e tij me një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja. Vetë djali i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga seancat gjyqësore. Është përfaqësuar nga avokati Ali Meta. Në mesin e muajit korrik dosja mbërriti në gjykatë. Ledio Ruçi u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë. Për një periudhë kohe ai ishte në spital i ruajtur nga forcat e policisë. Por pas përmirësimit të shëndetit, u la i lirë. Ndërkohë hetimet vazhdonin. U hetua e më pas u gjykua për dy vepra jo pak të rrezikshme për shoqërinë, "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje". Grindje banale. Kështu do ta klasifikonte fillimin e sherrit midis Ledio Ruçit dhe disa djemve të tjerë që mbetën të dëmtuar, organi i Prokurorisë në konkluzionet përfundimtare. Por nga kjo grindje banale, sherri u përhap. Sharjet dhe fyerjet midis të dëmtuarve dhe Ruçit, sipas akuzës, kanë ardhur si pasojë e ngacmimit të një vajze. Akuzat sipas Prokurorisë ishin "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".


Djali i Luiza Xhuvanit


Djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani, vrau me tre plumba një qytetar dhe mbahet i fshehur nga deputetja socialiste për t'i shpëtuar policisë që është vënë në kërkim të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në datë 12 shkurt në mëngjes rreth orës 08.00 në rrugën "Ali Visha" pranë Qytetit "Studenti" në Tiranë. Autori i krimit, 22-vjeçari Kostandin Gjergj Xhuvani ka qenë me viktimën dhe dy të rinj të tjerë, kur ka nisur sherri mes tyre. Sipas burimeve, pas sherrit mes katër të rinjve, Xhuvani ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi 26-vjeçarin Alfred Musabelliu, duke e lënë të vdekur në vend. Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë. Policia që shkoi menjëherë në vendngjarje, pas kryerjes së hetimeve paraprake bëri të ditur se, autori i vrasjes së 26-vjeçarit Alfred Musabelliu, është 22-vjeçari Kostandin Gjergj Xhuvani, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, policia ka arrestuar dy të rinjtë, Albi Zela, 23 vjeç dhe Donald Ymeri, 22 vjeç, të dy nga Tirana. Por ai që nuk është arrestuar është djali i deputetes socialiste, i cili mbahet i fshehur për t'i shpëtuar kështu drejtësisë.


Djemtë e Arta Dades


Alban Dabulla 18 nëntor 2002

Djemtë e deputetes Arta Dade kanë qenë protagonistë disa herë në grindje banale dhe plagosje me armë zjarri, por asnjëri prej tyre nuk u dënua për akuzat e ngritura. Në nëntor të vitit 2002 në afërsi të Kopshtit Botanik Alban Dabulla njëri prej djemve të Dades ka qëlluar me armë zjarri një të ri nga Tirana. Gjithçka ka ardhur pas një fërkimi të makinave "Benz" të personazheve kryesore dhe kanë mjaftuar pak çaste që 25-vjeçari Dade të nxirrte pistoletën "TT" dhe t'ia zbrazte në trup 23-vjeçarit Gentian Bruzi, po nga Tirana. Ndërsa i plagosuri me dy plumba është shtrirë tek gomat e makinës së tij, i mbytur në gjak, me shpejtësi skëterrë është larguar në drejtim të paditur autori, që sipas dëshmive të marra ishte djali i ish-ministres së Kulturës, Arta Dade. I lënduari me dy plumba, Bruzi, është dërguar drejt Spitalit Ushtarak me urgjencë. Plumbat i ka marrë në brinje që të dy, ndërsa gëzhojat janë marrë në cilësinë e provës materiale. Autori nuk ka lënë provë tjetër përveç këtyre. Burime të policisë thanë pas ngjarjes se shkaku i grindjes ka qenë një fërkim midis dy autoveturave që ka denigruar deri në debate me fjalor rruge e më pas në plumba pistolete. Por, Alban Dabulla nuk u dënua për këto akuza.


Besnik Dabulla 5 janar 2011

Besnik Dabulla është djali tjetër i deputetes Arta Dade, i cili është bërë protagonist i plagosjes me armë zjarri të Edrin Lufit nipit të ish-kryeministrit të fundit të sistemit diktatorial. Për këtë ngjarje të ndodhur në janar të këtij viti në një deklaratë për shtyp, policia tha se, Besnik Dabulla, djali i deputetes Dade, është konfliktuar me Edrin Lufin, nipin e Adili Çarçanit. Dabulla e ka qëlluar me armë Edrin Lufin, i cili ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Burimet pranë policisë pohuan se Besnik Dabulla dhe Edrin Lufi kanë qenë duke darkuar në ambientet e lokalit "Liburn" në rrugicat e ish-Bllokut, në pronësi të Besnik Dabullës. Bashkë me ta ka qenë edhe nipi i Enver Hoxhës, Shkëlzen Hoxha. Këto burime thanë se Besnik Dabulla është konfliktuar me Edrin Lufin dhe Shkëlzen Hoxhën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur Lufin. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar djalin e deputetes Dade, Besnik Dabulla. Por këto fakte nuk kanë mundur dot influencën e deputetes socialiste dhe Gjykata e Tiranës dha masën me "Arrest shtëpie" për Besnik Dabullën. Dabulla u përfshi në një konflikt, ku la të plagosur shtetasin Edrin Lufi, 34 vjeç, nipin e kryeministrit të fundit komunist të Shqipërisë Adil Çarçani. Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg për Besnik Dabullën, ndërsa avokati i këtij të fundit paraqiti një deklaratë ku i plagosuri Edrin Lufi, shprehej se kishte marrëdhënie të mira me Besnik Dabullën.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Femijet vrases te prinderve vrases.

#2

Post by erix77 » Wed Feb 16, 2011 4:36 pm

Kjo eshte me te vertete shqetesuese sepse askush nuk duhet te jete mbi ligjin,drejtesia duhet te veproj njesoj mbi te gjithe.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Femijet vrases te prinderve vrases.

#3

Post by Patush » Fri Feb 25, 2011 3:28 am

Korrupsioni, PD kufizon imunitetin e deputetëve. Nënshkruajnë demokratët

Pas dështimit në përpjekjet për të gjetur kompromisin në Parlament, për të siguruar 84 vota për ndryshimin e Kushtetutës, lidhur me kufizimin e imunitetit të deputetëve, maxhoranca e lë atë në mënyrë vullnetare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë firmosur dje një deklaratë, sipas të cilës, secili prej tyre deklaron kufizimin e imunitetit për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv sipas Kodit Penal, pa pasur nevojë që kërkesa e Prokurorisë të votohet më parë në Kuvend. Ky vetëdeklarim i lënies së imunitetit do të hyjë në fuqi, pasi të mërkurën të miratohet një projekt-vendim, i iniciuar nga shumica në Parlament, “Për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale”. Ky vendim do të jetë aneksi 1 i Rregullores së Kuvendit.

Vendimi
Në nenin 1 të këtij drafti të paraqitur dje në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, thuhet se kufizimi i imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale do të bëhet për veprat që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv, sipas dispozitave që janë në Kodin Penal. “Për këto vepra penale, kufizimi i imunitetit të deputetit bëhet për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, për ata deputetë që deklarojnë me shkrim pëlqimin për kufizimin e imunitetit. Pëlqimi me shkrim depozitohet tek kryetari i Kuvendit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e legjislaturës, me përjashtim të rastit kur deputeti deklaron me shkrim tërheqjen e tij”, thuhet në projekt-vendim. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, fillimi i ndjekjes penale për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv, për të cilat është vendosur kufizimi i imunitetit, mund të bëhet, sipas propozimit të maxhorancës, jo më herët se 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të kryetarit të Kuvendit dhe deputetit që është subjekt hetimi nga Prokurori i Përgjithshëm. “Kryetari i Kuvendit, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit, vë në dijeni dhe i dërgon kërkesën dhe materialet shoqëruese Këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin si dhe deputetit ndaj të cilit fillon ndjekja penale, kur nga njoftimi rezulton shprehimisht se deputeti nuk është njoftuar sipas pikës 1 të këtij neni. Kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm në seancën më të parë plenare”, thuhet më tej në paragrafin e dytë të nenit 3. Përsa i përket legjislaturës aktuale, e cila ka nisur në shtator të vitit 2009 dhe përfundon përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, deputetët duhet të depozitojnë te kryetari i Kuvendit pëlqimin me shkrim për kufizimin e imunitetit brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. “Lista e deputetëve bëhet publike dhe i dërgohet së bashku me një kopje të vendimit Prokurorit të Përgjithshëm. Çdo ndryshim i mëvonshëm i kësaj liste, nëpërmjet dhënies së pëlqimit me shkrim për deputetë që nuk e kanë bërë atë ose tërheqjes së deklaratës, depozitohet tek kryetari i Kuvendit, bëhet publike dhe i njoftohet menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në nenin 6 të projekt vendimit.

Rastet e tjera
Drafti i propozuar nga maxhoranca përcakton në dy nga shtatë nenet e tij, rastet kur për ndjekjen penale të një deputeti nuk mund të zbatohet rregullorja e ndryshuar, por neni 118 i rregullores aktuale. Kështu, në nenin 2 të projekt-vendimit parashikohen disa masa, për të cilat lënia e imunitetit në mënyrë vullnetare nuk zbatohet. “Kufizimi i imunitetit, sipas nenit 1 të këtij vendimi, nuk i shtrin efektet mbi masat dhe veprimet proceduriale të mëposhtme: masat shtrënguese që shkaktojnë kufizim të lirisë së lëvizjes; kontrollin e personit; kontrollin e banesës ose së zyrës së deputetit; këqyrjen e personit; masën e arrestit”. Ndërkohë, në nenin 4 të tij thuhet se “në të gjitha rastet kur nevojat e hetimit dhe të ndjekjes penale nuk mbulohen nga kufizimi i imunitetit sipas pikës 1 të këtij ligji, ose kur deputeti nuk dorëzon ose tërheq pëlqimin me shkrim, atëherë Kuvendi vendos heqjen e imunitetit, sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit”. Adi Shkembi

Projektvendimi

PËR KUFIZIMIN E IMUNITETIT TË DEPUTETIT DHE KUSHTET PËR AUTORIZIMIN E NDJEKJES PENALE

Në mbështetje të nenit 78 pika 1 dhe të nenit 75 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

Neni 1
Kufizimi i imunitetit të deputetëve
1. Miratohet kufizimi i imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale, për veprat penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave të Kodit Penal.
2. Për këto vepra penale, kufizimi i imunitetit të deputetit bëhet për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, për ata deputetë që deklarojnë me shkrim pëlqimin për kufizimin e imunitetit. Pëlqimi me shkrim depozitohet tek Kryetari i Kuvendit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e Legjislaturës, me përjashtim të rastit kur deputeti deklaron me shkrim tërheqjen e saj.

Neni 2
Masat dhe veprimet proceduriale që nuk lejohen
Kufizimi i imunitetit, sipas nenit 1 të këtij vendimi, nuk i shtrin efektet mbi masat dhe veprimet proceduriale të mëposhtme:
a) masat shtrënguese që shkaktojnë kufizim të lirisë së lëvizjes
b) kontrollin e personit
c) kontrollin e banesës ose së zyrës së deputetit
d) këqyrjen e personit
e) masën e arrestit

Neni 3
Afati dhe procedurat e fillimit të ndjekjes penale
1. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, fillimi i ndjekjes penale për veprat penale të përcaktuara në nenin 1 të këtij vendimi, për të cilat është vendosur kufizimi i imunitetit, mund të bëhet jo më herët se 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të Kryetarit të Kuvendit dhe deputetit që është subjekt hetimi (kur qëllimi i hetimit e lejon) nga Prokurori i Përgjithshëm.
2. Kryetari i Kuvendit, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit, vë në dijeni dhe i dërgon kërkesën dhe materialet shoqëruese Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin si dhe deputetit ndaj të cilit fillon ndjekja penale kur nga njoftimi rezulton shprehimisht se, deputeti nuk është njoftuar sipas pikës 1 të këtij neni. Kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm në seancën më të parë plenare.

Neni 4
Heqja e Imunitetit
Në të gjitha rastet kur nevojat e hetimit dhe të ndjekjes penale nuk mbulohen nga kufizimi i imunitetit sipas pikës 1 të këtij ligji, ose kur deputeti nuk dorëzon ose tërheq pëlqimin me shkrim, atëherë Kuvendi vendos heqjen e imunitetit sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit.

Neni 5
Statusi i vendimit
Ky vendim bëhet pjesë e Rregullores së Kuvendit, si aneksi 1 i saj dhe është i hapur për nënshkrime nga deputetët gjatë gjithë Legjislaturës.

Neni 6
Zbatimi nga Legjislatura aktuale
Për legjislaturën aktuale deputetët depozitojnë tek Kryetari i Kuvendit pëlqimin me shkrim për kufizimin e imunitetit sipas nenit 1, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Lista e deputetëve bëhet publike dhe i dërgohet së bashku me një kopje të vendimit Prokurorit të Përgjithshëm.
Çdo ndryshim i mëvonshëm i kësaj liste, nëpërmjet dhënies së pëlqimit me shkrim për deputetë që nuk e kanë bërë atë ose tërheqjes së deklaratës, depozitohet tek Kryetari i Kuvendit, bëhet publike dhe i njoftohet menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm.

Neni 7
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në fletoren Zyrtare.

Kryetare
Jozefina Topalli
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”