"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Plani për “turqizimin” e Prizrenit

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#1

Post by land » Sun Apr 10, 2011 10:05 am

Selvije Bajrami | 09-04-2011 10:10 CET (E plotësuar) Frika se mos po humbin identitetin dhe po asimilohen si komunitet, turqit e Kosovës në fillim të procesit të regjistrimit të popullsisë kanë përdorur edhe rrugë joligjore me qëllim që përqindja e këtij komuniteti të rritet dhe të jetë shumë më e madhe sesa në fakt ekziston.

E tëra ka ngjarë në qytetin e Prizrenit, vend në të cilin komuniteti turk është më i pranishëm, madje edhe gjuha turke është mjaft e përdorur edhe nga ata që e cilësojnë vetën kosovarë apo pjesë e komuniteteve të tjera.

Nën organizimin e degës së Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prizren me në krye Xhemil Lumën dhe me përkrahjen e nënkryetarit të komunës së Prizrenit Orhan Lopar, sipas burimeve të gazetës, dy ditë para nisjes së procesit të regjistrimit, janë hapur tri zyra “për të informuar popullatën se si të bëhet regjistrimi”.

Zyrat të cilat janë hapur në lagjet “Kurillë”, “Terzi Mahallë” dhe “Ortakoll” të Prizrenit, sipas burimeve të gazetës kanë pasur të angazhuar punonjës të cilët kanë pasur obligim që të inkurajojnë popullatën për t’u regjistruar si turq dhe që të mos e humbin identitetin, por madje edhe të bindin persona të komuniteteve të tjera të regjistrohen si turq.

Burime brenda komunitetit turk në Prizren, i kanë thënë gazetës se iniciatorët e hapjes së këtyre zyrave kanë marrë donacione e fonde të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të komunitetit në lidhje me rëndësinë e këtij projekti.

“Qëllimi i projektit ka qenë ruajtja e identitetit dhe vërtetësia e pranimit të komunitetit turk në shifra reale”, ka thënë një zyrtar brenda komunitetit turk.

Zyrat të cilat janë hapur dy ditë para regjistrimit dhe atë pas takimeve e debateve të ndryshme që janë mbajtur, kanë pasur jetë vetëm një javë, ngase ato janë lajmëruar nga qytetarët tek organet kompetente dhe si të tilla janë mbyllur në ditën e katërt të procesit të regjistrimit në Kosovë, përkatësisht paraditen e 4 prillit.

Se ato zyra kanë ekzistuar nuk e mohon askush, por për veprimtarinë e tyre ka shumë interpretime.

“Nuk dihet kush i hapi”

Koordinatori dhe përgjegjësi për sensibilizim në Komisionin Komunal për regjistrim në Prizren, Nexhat Çoçaj, është i informuar se ato zyra janë hapur, por sipas tij janë mbyllur ngase kanë qenë në kundërshtim me nenin 15 të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Ky nen sipas tij, saktëson se kush është përgjegjës për informimin e popullsisë në gjithë Kosovën. As Komisioni komunal sipas tij, nuk ka të drejtë të bëjë fushatë e të shpërndajë pllakata ngase përgjegjësinë për sensibilizim e ka Komisioni qendror.

“Në ditën e parë dhe të dytë kemi qenë shumë të angazhuar për procesin e regjistrimit dhe në ditën e tretë jemi informuar nga qytetarët që janë hapur tri zyra. Ata na kanë informuar se zyrat që janë hapur kanë logon “Regjistrimi i popullsisë 2011”. Me të marrë vesh kemi alarmuar te Komisioni Qendror dhe ata na kanë sugjeruar që të punojmë konform ligjit”, ka sqaruar Çoçaj.

Por ai nuk komenton se cili ka qenë qëllimi i këtyre zyrave e madje as kush i ka hapur. Ndonëse në Prizren të gjithë e dinë se ato janë hapur në bashkëpunim me degën e partisë turke KDTP, Çoçaj e mohon një gjë të tillë.

“Sikur ta dimë se kush i ka hapur ato zyre, i kishim burgosur. Ata nuk janë nga KDTP ngase ato zyre nuk kanë pasur logon e partisë”, ka thënë më tej ai.

Por, zyrtarë brenda Komisionit komunal për regjistrim të cilët nuk pranojnë të flasin me emra e dinë qëllimin e hapjes së këtyre zyrave.

“Qëllimi ka qenë që të regjistrohen sa më shumë turq”, thotë një zyrtar komunal.

“Kemi bërë keq që i kemi mbyllë. Sikur t’i linim të hapura do ta dinim se kush po hyn e kush po del në ato zyra. Tash janë mbyllë dhe ne nuk mund t’i përcjellim shtëpi për shtëpi për të parë nëse po vazhdojnë ato fushata”, thotë një zyrtar tjetër brenda komisionit komunal.

Komunarët të përfshirë

Orhan Lopar, që është nënkryetar i Komunës së Prizrenit për çështje të komuniteteve, i angazhuar edhe në komisionin komunal për regjistrim, thotë se ai nuk ka të bëjë me këtë punë.

“Unë nuk kam të bëjë me këtë punë. Unë merrem vetëm me regjistrimin përkatësisht me regjistruesit dhe kontrollorët”, thotë Lopar teksa reagon kur i bëhet pyetja për lidhjen e tij me ata që kanë hapur zyrat në Prizren për të informuar komunitetin turk për regjistrimin.

“Unë e kam ditë që po hapen këto zyra dhe jam informuar nga dega e partisë në Prizren. Këto zyra janë hapur me qëllim që të mësohen njerëzit se si të regjistrohen”, thotë më tej Lopar. Ai pranon se këtë çështje e ka biseduar me kryetarin e degës së KDTP-së në Prizren, Xhemil Luma.

“Unë kam biseduar me Xhemil Lumën për këtë, mirëpo kanë qenë biseda jozyrtare”, sqaron më tej ai. Xhemil Luma në anën tjetër, në një bisedë për gazetën fillimisht mohon se KDTP-ja ka të bëjë me hapjen e këtyre zyrave për të cilat është folur se edhe kanë shpërndarë para tek individë vetëm të regjistrohen si turq.

“Nuk është e vërtet që na kemi shpërnda para. Është bërë propagandë këtyre ditëve në Prizren saqë edhe një qytetar që e takova më tha ‘pse i keni mbyllë zyrat se dëgjova që keni dhënë para”, bën me dije Luma, i cili më pas vërteton se ka qenë pjesë e planit për hapjen e zyrave. Por sipas tij, ato zyre nuk janë hapur për qëllime të manipulimit apo qëllime të këqija.

Derisa kërkon që të mos shkruhet në media për këtë çështje, ai bën me dije se zyrët kanë qenë të hapura në bashkëpunim me disa shoqata joqeveritare turke.

“Këto zyra nuk kanë pasur lidhje me regjistrimin, se regjistrimin e bën Qeveria e Kosovës dhe ne i besojmë këtij regjistrimi. Ajo ka qenë një tendencë për të ndihmuar në sensibilizimin e popullatës. Nëse dikush që dëshiron të regjistrohet nuk ka mjaft informata, ato zyre kanë qenë për t’iu ndihmuar”, ka bërë me dije Luma.

“Unë kam qenë i kyçur, por ju lutna që të bëni sa më pak zhurmë për këtë çështje

Këto zyra kanë qenë në bashkëpunim me shoqatat joqeveritare. Ju lutem që të keni mirëkuptim dhe kjo çështje të merr fund. Dijeni që ka qenë qëllim i mirë e jo siç po flitet”, përfundon Luma.

Fushatë edhe në Prishtinë

Thirrje për regjistrim të komunitetit turk në Procesin e Regjistrimit në Kosovë që ka nisur me 1 prill e që do të zgjasë deri më 15 prill, pjesëtarëve të komunitetit turk, i është bërë edhe në kryeqytet. Një javë para nisjes së procesit, nën organizimin e shoqatave turke është mbajtur një mbrëmje në njërin nga restorantet e kryeqytetit.

“Në atë mbrëmje fjalim ka mbajtur një turk i ardhur nga Turqia. Ai në fjalimin e tij ka kërkuar që regjistrimi të jetë sa më masiv me qëllim që numri i turqve në Kosovë të rritet”, ka sqaruar një pjesëtare e komunitetit turk, pjesëmarrëse në ahengun e organizuar në Prishtinë.

Komisioni i informuar

Për fushatën joligjore të turqve në Prizren është informuar edhe Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë më në krye Rifat Blajan. Ky i fundit, sipas zyrtarëve në Prizren ka qenë në takim në këtë qytet dhe pas vizitave që ka bërë ai, është bërë edhe mbyllja e zyrave. “Një gjë e tillë ka qenë kundërligjore, ngase në bazë të ligjit sensibilizimin e bën Enti Statistikor i Kosovës”, sqaron një zyrtar brenda Komisionit Qendror.

Pa rast në polici

Me gjithë se veprimtaria e zyrave të hapura në Prizren cilësohet të ketë qenë joligjore, për një çështje të tillë nuk janë lajmëruar organet e rendit. “Nuk kemi të iniciuar asnjë rast të kësaj natyre”, ka sqaruar togeri nga policia rajonale e Prizrenit, Vesel Gashi.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2304 ... prizrenit/
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford

land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#2

Post by land » Sun Apr 10, 2011 10:13 am

POOR ALBANIA, EVERYONE WANT A PIECE OF YOU



KOMBI JONE KA TRE ARMIQ HISTORIKE, TURQINE, GREQINE DHE SERBINE.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#3

Post by CERMENIKASI » Sun Apr 10, 2011 9:55 pm

Turku punon per interesin e vet
Greku punon per interesin e vet
Serbi punon per interesin e vet
Shqiptari NUK punon per interesin e vet!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3797
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#4

Post by Arbëri » Sun Apr 10, 2011 10:07 pm

Eshte per te ardhur keq kur degjon ne qytetin e vjeter shqiptar sikur Prizreni qe flasin gjuhen Turke nje pjese mjafte e madhe e popullates te PZ qe keto tre ditet e fundit edhe jam ketu .
Nuk kam pare ne bote njerez te bardhe qe quhen Turq pervetem se ketu qe edhe ashtu ate turqishten e kane te sakatume me shum fjale Shqipe .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3797
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#5

Post by Arbëri » Sun Apr 10, 2011 10:11 pm

Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 15 dhjetor 2010, disa shoqata turke në Turqi kishin organizuar udhëtimin e disa qytetarëve të cilët jetojnë në Stamboll, Bursa, Ankara, etj, e të cilët kanë shtetësi të Kosovës, që të vinin nga Turqia për në Kosovë, për të votuar në procesin zgjedhor në Kosovë. Dhe po ashtu kishin marrë rekomandimet që këta të votonin partitë minoritare turke në Kosovës.
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=op ... ulli=19448
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#6

Post by land » Mon Apr 11, 2011 6:58 am

Ju duket thjesht nje koincidence qe turqit dhe greket ne te njeten kohe kerkojne te reduktojne numrin e shqiptareve artificialisht?!
A nuk jane po keta turq qe nuk njohin asnje minoritet shqiptar ne turqi(kam fjalen per shqiptaret e kosoves te deportuar dhunshem nga ish jugosllavia)?!
A nuk jane po keta greke qe nuk njohin asnje minoritet shqiptar ne greqi?
A nuk ishin keta turq te qelbur, qe per 500 vjet gjate periudhes osmane ndaluan arsimin ne gjuhen shqipe, por lejuan gjuhen serbe dhe greke?!
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3797
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#7

Post by Arbëri » Fri Mar 08, 2013 5:37 pm

Asimilimi në komunën e Prizrenit
PËRSE SHQIPTARËT ASIMILOHEN…!?


Jo larg qytetit të Lidhjes Shqiptare Prizrenit, aty ku për herë të parë Abdyl Frashëri, nga Përmeti mblodhi 300 burra me zë, nga të gjitha trojet për të mbrojtur tokat shqiptare nga bimbashët dergut dhe zhupanet sllavojugor, që donin ta coptonin si hijena të uritura,shtrihet fshati Mamushë.
Nuk ka fshat tjetër në rrethinen e Prizrenit,që e ndan përmes lumbardhi përpos Mamushës të jetë asimiluar kaq kollaj. Mamusha, tani ka vetem 500 banorë,me 12,4 kilometer katror,me 90% turqë,9% shqiptarë dhe 1% te tjerë…
Shifra marramendese e alarmuese. Në vitin 1905, ne Prizren dhe rrethinë kanë ekzistuar vetëm 5 familje turke.
Shih për këtë shqiptarët që zbriten nga malet atje ku edhe “dreçi nuk ban vo”,nga trevat e Opojës,Vërrinit,Anadrinit,rrezecylenit,zbritën në “Sheher” dhe duke treguar veten se brenda natës u benë sheherli-”qytetar”,në shenjë krenarie,kurse per mua budallallek,fjalën e parë që e mesojnë është qyli që në përkthim do të thotë katunar.
Harrojnë këta shpirtshitur se katunar nuk eshtë ai njeri që jeton në katund,por katunar është ati qe i mungon kultura. Dhe fillojnë të flasin gjuhen turke, duke harruar se përplasen nëpër ca kodra të Prizrenit, që balta eshte deri në gju dhe çizmet i fsheh në therë dhe i nderron këpucët kur futën në sheher.
Me fjalë tjera Prizreni,është ndotur nga asimilues, të cilët përbuzën gjuhën, kombin,kulturën e elementeve shqiptare.
Në Mamushë “turqit” nuk piken nga qielli dhe nuk erdhën nga Anadolli,por ishin shqiptare që zbriten sic thash nga atje ku as djalli nuk bën ve. P.sh. Keni dëgjuar ju që turqit kane mbiemer Shala,Bytyci, Morina, Mazreku,Thaçi… Mbiemrat e tyre jane sic dihet, Ozil,Evren,Demirel,Karaoglu etj.etj.
Dhe, si eshte e mundur,që mban mbiemrat e fiseve dhe bajraqeve shqiptare të deklarohen turqë dhe të mos të dijnë një fjalë shqip. Kryetari i Mamushës është Arif Bytyq e jo Bytyçi. Shqiptarët që nga mesjeta kanë emigruar në shumë vende të Botës dhe kanë ruajtur identitetin,gjuhën, kulturën e tyre. Noli dhe Konica ishin në Amerikë dhe nuk u benë Xhon. Çajupi ishte në Egjipt dhe nuk u bë Hasan el Asad…
Shqiptarët që u dëbuan në Turqi sipas elaboratit famekeq të Vasa Çubriloviqit, me 1937, shumica prej tyre mbrojtën gjuhën dhe kombin shqiptar në zemër të Turqisë.
Sakaq, kur e vizitojnë Kosovën mysafiret nga Turqia,bashbakanët,nuk kanë qarë pa e vizituar Mamushën,bile-bile duke ndërtuar në kulturën turke edhe “namazcah”. Në ceremoni bëjne amin me tespi ne dorë… Madje dy vellezer të një nëne dhe të një babe, njëri vëlla është shkruar shqiptar kurse tjetri turk!
Dhe krejt në fund, është mirë që këta asimilues të ndërrojnë udhë sepse pa vatan nuk ka iman- pa atdhe nuk ka fe.
17 SHKURT 2O13 KU FLAMURI KUQ E ZI ËSHTË VETËM NË TARGAT E MAKINAVE NGA KUKËSI ! DITA E PAVARËSISË SIPAS KUSHTETUTËS AHTISARIT.
Image



Marre nga FB.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3797
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit

#8

Post by Arbëri » Fri Mar 08, 2013 5:41 pm

vijon..


Perse nuk verehen Turqit ne kete video te vjeter (PRIZREN) por vetem Shqiptaret ?!

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... VHbGOU_YY8
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”