"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Aleanca Kuqezi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#106

Post by Mallakastrioti » Thu Nov 01, 2012 10:09 am

Ai që qëlloi Dulen me vezë është pedagog dhe punonjës administrate. Nuk jam nga barkpangopurit e fushatave - thotë
31 tetor, 2012 - 22:10

E përditshmja MAPO ka intervistuar një nga ata që kanë qëlluar me vezë makinat e delegacionit grek që shkonte për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke në territorin shqiptar. Thotë që ai ka karkuar t’i ruhet anonimati sepse punon në administratën shtetërore dhe është pedagog i jashtëm në një universitet privat. Është personi që qëlloi katër herë kundër makinës së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, - editon MAPO. Vetë i intervistuari e prezanton veten dhe arsyet e veprimit të tij me fjalët:

“Unë jam çam nga ana e babit. Gjyshi dhe gjyshja ime (nga ana e babit) kanë lindur në Çamëri dhe kanë ardhur këtu në moshë fare të re. Gjyshi ka qenë (sepse tani nuk rron më) nga Vrohonai, fshat shumë afër Igumenicës, ndërsa gjyshja nga një fshat me emrin Nista, po afër Igumenicës. Nëse grekët duan që të qajnë ushtarët e tyre në Shqipëri, atëherë edhe ne duam që të shkojmë dhe të qajmë gjyshërit tanë në Çamëri. Boll më, me një shtet që i plotëson çdo tekë grekut. Duam reciprocitet. .. Unë personalisht kam dy punë, dhe të ardhurat e mia janë mjaft të mira. Si mendon ti, që një njeri si unë mund të “përdoret” ashtu siç thotë Dulja. Zoti Dule kujton se janë të gjithë si ata bark pa ngopurit, që përdor ai nëpër fushata..” A.N.

Image

(Burimi: Respublica)
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#107

Post by Arbëri » Thu Nov 01, 2012 8:35 pm

Reagon AK-Maqedoni: Nuk jemi si "Agimi i Artë"

Image

Aleanca KuqeZi - Maqedoni, reagon fuqishëm ndaj shkrimit me titull, "Agimi Kuq e Zi edhe në Manastir", gazeta e përditshme në gjuhën sllavo maqedonase, "Dnevnik", datë 01.11.2012, faqe 1, 2,3, në të cilën Aleanca KuqeZi krahasohet me Partinë fashiste greke "Agimi i Artë", si dhe jepen disa vlerësime dhe insinuata në lidhje me emra të përvetcëm që gjoja përfaqësojnë qëndrime e veprimtari të Partisë Aleanca KuqeZi.

"Së pari, Aleanca KuqeZi nuk vepron si Parti e regjistruar politike në Maqedoni. Ajo është Parti politike që është e regjistruar dhe vepron vetëm në Republikën e Shqipërisë. Aleanca KuqeZi vepron në Maqedoni si grup joformal i qytetarëve, studentëve, dhe të interesuarve të tjerë që ndajnë mendime të përafërta në lidhje me pozitën e komunitetit tonë në këtë vend. Së dyti, Aleanca KuqeZi, ka në programin e saj parime qytetare, demokratike e europianiste që nuk kanë asgjë të përbashkët me programin, ideologjinë dhe veprimet e Partisë "Agimi i Artë" në Greqi. Së treti, Aleanca KuqeZi respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, por vlerëson se komuniteti i dytë më i madh në vend, ai shqiptar ndodhet në pozita të palakmueshme diskriminimi nga regjimi maqedonas. Në këtë drejtim ajo ndan mendimin për barazi të plotë mes dy komuniteteve në Maqedoni nëpërmjet ndryshimeve pozitive kushtetuese, gjë që është plotësisht në pajtim me kërkesat e Komisionit Europian, bashkëjetesën në këtë shoqëri, frymën e miqësisë mes popujve dhe integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE", thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi, dega Maqedoni. /albeu.com/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#108

Post by Arbëri » Sun Nov 04, 2012 11:26 pm

Mediat shënjestrojnë Spahiun

Me titullin “Ekstremisti i djathtë shqiptar, që trondit Athinën”, gazeta më e madhe e së dielës në Greqi , “Proto Thema”, i kushton një faqe të plotë liderit të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#109

Post by Kelmendi » Mon Nov 05, 2012 12:18 pm

Nazistët grekë rrethojnë hotelin e takimit të aktivistëve të AK-së



Pavarësisht se Aleanca KuqeZi kishte lajmëruar për anulimin e takimit me aktivistët e saj në Athinë, ai është mbajtur ditën e djeshme. Në të kanë marrë pjesërreth137- 150 persona, pavarësisht se ekstremistët e Agimit të Artë prej tre ditësh e mbanin të rrethuar hotelin ku do të mbahej takimi.

Fillimisht ata kishin shkuar dhe kishin kërcënuar drejtuesit e hotelit grek, se do t’ja shkatërronin dhe digjnin atë, nëse do të lejonin mbajtjen e takimit nga ana e “nacionalistëve shqiptarë”, siç thoshin ata për aktivistët e AK-së.

Që në datën 2 nëntor në darkë , dhe deri në momentin e orës së takimit të AK-së , ata kishin bllokuar dhe rrethuar hotelin Stanley ku u mbajt takimi dhe në të gjithë gjatësinë e faqes së parme dhe të pasme të hotelit kishin vendosor flamuj partiak neofashist dhe flamuj kombëtar grek .

Gjithashtu, në sportelin e hotelit ishin disa pjesëtarë të këtij grupimi , duke mos lejuar të hyjë për tre dite askush i huaj në hotel . Këtë gjë e bënë me pretekstin se në hotelin në fjale , kanë qenë tre deputetë të tyre .

Gjatë takimit të AK-së, dhjetra prej tyre thërrisnin jashtë nacionalistët shqiptarë nga Greqia, si dhe thirrje të tjera antishqiptare.

Për shkak të ndonjë acarimi të mundshëm, para hotelit ka pasur forca të shumta policie, çka ka parandaluar ndonjë konfrontim të mundshëm.




http://www.gazetatema.net/web/2012/11/0 ... k-se-foto/

Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#110

Post by Kelmendi » Mon Nov 05, 2012 5:45 pm

Mediat maqedonase, sulm Aleancës KuqeZi: Agimi kuq e zi do të ndriçojë në Manastir


Image



Më poshtë gjeni shkrimin e gazetës maqedonase “Ahebhuk” mbi Aleancën KuqeZi dhe aktivitetin e kësaj lëvizje politike më 28 nëntor në Morinë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Më 25 nëntor të këtij viti, partia nacionaliste ekstremiste Aleanca KuqeZi nga Shqipëria, do të festojë në Manastir ditën e flamurit shqiptar dhe njëqind vjetorin e Pavarësisë, për të theksuar rëndësinë e këtij qyteti për shqiptarizmën e ndërlidhur me krijimin e alfabetit.

Sipas burimeve të “Dnevnik”, Aleanca për një periudhe më të gjatë kohore e ka matur Manastirin për të promovuar veten, dhe biles ka propozuar që Shqipëria të hapë aty konsullate.

Mirëpo këtë propozim nuk e ka realizuar asnjëherë ish- presidenti Bamir Topi, dhe për shkak të këtij konflikti ka refuzuar të jetë në krye të Aleancës.

Shumë analistë, me të cilët biseduam, mendojnë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Aleanca KuqeZi lehtësisht mund të bëhet kopje e Agimit të Artë grek, pasi kanë shume ngjashmëri në programe, dhe një diçka që është e pamohueshme – ata përpiqen për shtete të pastra etnike.

Edhe pse vlerësohej se do të ishin një meteor që do zhdukej shumë shpejt, duket se analizat fillestare për kuqezinjtë e Kreshnik Spahiut ranë në ujë, pasi ata po kalojnë çdo parashikim.

Aleanca për momentin u përfshi shumë mirë në hapësirën që e krijuan demokratët dhe socialistët (Berisha dhe Rama) dhe solli diçka të re në sferën politike në Shqipëri – nacionalizmin ekstrem.

Forca e tyre do të shihet në zgjedhje pranverën e ardhshme.

Si edhe djathtistët e tjerë radikale te Ballkanit, edhe Aleanca e ka folklorin e vet të njohur me ane të grupeve të tifozëve, por kane edhe zyra në gati çdo qytet më të madh ku jeton diaspora shqiptare.

Sa i takon Kosovës, është e qartë se lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca janë e njëjta gjë.

Së paku deri me tani ata nuk kanë për qëllim të formojnë partinë e tyre politike në Maqedoni, por bëjnë përpjekje që sa më shumë parti të futen në platformën e tyre shqiptaromadhe – thotë burimi ynë.



http://www.gazetatema.net/web/2012/11/0 ... -manastir/

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#111

Post by Arbëri » Tue Nov 06, 2012 5:25 pm

28 NENTOR TE GJITHE RRUGET TE COJNE DREJT MORINES !
Te gjith shqiptaret ku do ndodhen thyejne kufijt!



Kujdesuni te kontaktoni me kordinatorin ne qyteti tuaj!

"100 vjet pavarësi, festë e madhe kuqezi". Shqiptarët mblidhen në Morinë për të festuar mes shqiptarëve pavarësinë.
Grupi "Fisniket" I Xhamadanit Vija Vija, Gjergj Jorgaqi, Elhajda Dani, Aleksander Gjoka, Paro e shum te tjere..
Bashkohu dhe ti me festën kuqezi në kufirin Shqipëri-Shqipëri.

*Lista do te azhornohet ore pas ore me qytetet e tjera!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#112

Post by Zeus10 » Tue Nov 06, 2012 6:08 pm

Perse copezohen keshtu festimet, neper organizata e parti? Ne kemi nje shtet qe duhet te merret me organizimin e festimeve, sipas nje protokolli te caktuar, mos i percani keshtu shqiptaret. Une i gjykoj keto thirrje te gabuara dhe percarese.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#113

Post by bardus » Tue Nov 06, 2012 7:28 pm

Edhe une ashtu them,Shqiperia ka nje kryeqytet Tiranen dhe s`mund ta coptojme festen ca ne Vlore dhe ca ne Morine,pavaresisht se flamuri u ngrit ne Vlore, eshte Tirana qendra e Shqiperise ku festohen te gjitha festat pa perjashtim.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#114

Post by Arbëri » Tue Nov 06, 2012 11:06 pm

Mundet simpatizantet e AK te festojne ne MORINE , pse jo ?
Padyshim qe eshte Tirana kryqender dhe duhet festuar aty , por enderra e gjdo atdhetari ishte dhe eshte akoma ,thyerja e kufirit shiptaro-shqiptare, meqe gjysma e kombit tone jeton ne liri e tjetra gjysem ne roberi , prandaj ne kete feste qe festohen njehere ne 100 vite duhet dhene sinjale edhe ne MORINE (kufi) .
Nese nuk e bejne keta djem patriot , atehere kush dhe kure do behet ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#115

Post by Zeus10 » Tue Nov 06, 2012 11:35 pm

Arberi, kufiri me Kosoven u thye qe me 1999. Tani flamuri yne valevitet lirshem qe nga Mitrovica ne Sarande

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Aleanca Kuqezi

#116

Post by erix77 » Wed Nov 07, 2012 5:19 pm

ashtu thua ti por realisht kufiri egziston,nuk eshte kufi me grekun as me shulen e as me serbin por kufi me shqiptarin.

Nuk mjaftuan kufijte qe na vune te huajt por duhet qe te veme edhe vete kufij midis nesh.Turpi i turpeve!

Bravo ju qofte vajzave dhe djemve qe do te thyejne kufirin shqiptaro-shqiptar.Kombi do tju jete borxhli ne jete te jeteve.

P.s.Pavaresia eshte e te gjith shqiptareve dhe duhet te festohet kudo ne cdo qytet,cdo fshat edhe cdo vater shqiptari.Kush flet jo Vlora po Tirana,jo Prishtina por Shkupi,jo Durresi por Manastiri flet kot se koti.Nuk ka rendesi se ku 100 vjetori duhet te festohet nga te gjithe.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#117

Post by Arbëri » Wed Nov 14, 2012 9:29 pm

Ulqin (Mal i Zi)

Kreu i Alenacës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu mori pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Artizanëve në Krythë të Anës së Malit (video)

Image

Të shtunen , pranë ambjenteve të kompleksit "Lamiga" u organizua ceremonia e hapjes së Panairit të Parë Mbarëkombëtar të Artizanëve për nder të Ditës së Flamurit dhe 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar nga Shoqata e Artizanëve Shqiptarë. Idea për këtë organizimim i takon artizanit nga Ana e Malit, zotëri Ramiz Hajdarit.

Ne organizimin e panairit ndihmuan shoqata "Labeatet"e zonjës Luljeta Avdiu Cura, si edhe nuk mungoi përkrahja e Këshillit Nacional i Shqiptarëve.T ë pranishem ishin një numër i madh pjesëmarrësish, por edhe figura të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe politikës vendase si edhe asaj jashtë kufinjve, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Aleances Kuq e Zi, zotëri Kreshnik Spahiun i cili ju përgjigj ftesës së shoqatës së artizanëve për të qenë mysafir nderi në këtë panair.
Image
Fjalën përshëndetëse e mori zotëri Mehmet Bardhi, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe ish deputet, pastaj zotëri Hajredin Kovaçi, kryetar i komisionit për kulturë pranë KNSh-së si edhe kryetari i Aleances Kuq e Zi, zotëri Kreshnik Spahiu.
Ngjyra të bukura këti panairi i dhanë artizanët me punimet e tyre të cilët ndër vite me duart e tyre të arta kanë ndihmuar në ruajtjen e traditës dhe identitetit kombëtar e poashtu edhe djemtë e e vajzat e shkollës fillore "Bedri Elezaga"në Katërkollë të veshur me kostumet tradicionale vendase por edhe kostumet e trevave tjera shqiptare.
Image
Vend të merituar zënë edhe arsimtarët e po të njëjtës shkollë të cilët shoqëruan nxënësit e tyre në këtë panair.
Këngëtari nga Shqipëria Gjergji Jorgaqi përshëndeti të pranishmit me disa këngë, e në këtë rast nuk munguan as vallet.
Lidhur me qellimin e hapjes se panairit te pare artizanale ne Krythe theksohet se,nepermjet panairit synohet qe jo vetem te ekspozohen prodhimet artizanale tradicionale te zones, por dhe te ndikohet ne rritjen e vetepunesimit ne nje zone si Ana Malit, ku dihet se niveli i papunesise eshte shume i madh, duke e krahasuar dhe me ate te papunesise ne shkalle kombetare.
Dhe për fund,Per nje pjese te artizaneve, sot punimet e tyre me dore shihen si burim fitimi dhe kenaqesie, ndersa ne te ardhmen, prodhimet artizanale normalisht qe do te kene nje vlere me te madhe, ate te ruajtjes se nje tradite te mrekullueshme te rajonit të Anës së Malit dhe më gjërë. Shpresojmë se në të ardhen ky panair të shëndrrohet në traditë.
video: ttp://ulqini-online.com/index.php?option=com_content&view=article&id=2031:kreu-i-alenaces-kuq-e-zi-kreshnik-spahiu-mori-pjese-ne-panairin-mbarekombetar-te-artizaneve-ne-krythe-te-anes-se-malit-&catid=37:kulture&Itemid=100
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#118

Post by Arbëri » Fri Nov 16, 2012 6:54 pm

Korçë
Aleanca Kuq E Zi
AK vendos simbolet shqiptare,Turp që gjitha tabelat janë vetëm në Maqedonisht

Image Image

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar aksionin e radhës në komunën Liqenas të Korçës. Në komunën Liqenas jetojnë përfaqësues të komunitetit maqedonas dhe për rrjedhojë tabelat informuese në rrugët dhe institucionet e kësaj komune janë të shkruara në gjuhën maqedonase.

“Aleanca Kuq e Zi e konsideron të papranueshëm faktin që në tabelat informuese dhe institucionet në komunën e Liqenasit në qarkun e Korçës tabelat informuese në rrugë dhe institucione nuk përmbajnë gjuhën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, gjuhën shqipe. Pas konstatimit të këtij fakti aspak të drejtë dhe ligjor Aleanca Kuq e Zi u nis drejt komunës Liqenas për të vendosur në vendin e duhur dinjitetin e simboleve kombëtare,” thuhet në deklaratën e AK.

Dhjetëra aktivistë të AK kanë qarkulluar në komunën Liqenas dhe kanë vendosur në tabelat e rrugëve dhe institucioneve të kësaj komune simbolin kombëtar të Republikës së Shqipërisë si dhe tabelat “këtu është tokë shqiptare”.

“Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë fenomenin e asimilimit të simboleve kombëtare shqiptare në disa nga fshatrat e Korçës dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore kundrejt këtij fenomeni negativ ka sjellë zhdukjen e simboleve kombëtare nga tabelat informuese në rrugë dhe institucione. Aleanca Kuq e Zi zotohet përpara mbështetësve të saj dhe mbarë popullit shqiptar se do të udhëtojë në çdo qytet të Republikës së Shqipërisë për të vendosur simbolin kombëtar dhe dinjitetin e shqiptarëve në vendin e merituar dhe legjitim,” thekson deklarata e AK.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#119

Post by Arbëri » Wed Nov 21, 2012 6:37 pm

AK, padi penale Spiro Kseres .
AK ngjyros ministrine me me boje kuq e zi




Me tullumbace te mbushura me boje si dhe nje pankarte ku shkruhej "Spiune te Greqisë, ministra te Shqipërisë", Aleanca Kuq e Zi ka protestuar paraditen e se mërkurës para dyerve te ministrisë se Punes.
Aktivistet e saj kane akuzuar ministrin Ksera, se punon kundër interesave te qytetareve shqiptareve e ne favor te shtetit Helen, pasi sipas tyre, zoti Ksera, eshte takuar me deputetet e Agimit te Arte, te cileve u ka deklaruar se po punon per idene e Vorio-Epirit. Sipas Aleancës qeveria e sotme përbehet nga tre ministra greke dhe 13 filogreke, qe punojnë kundër interesave te vendit. Drejtues te kësaj force politike kane depozituar dhe nje kallezim penal ndaj ministrit Ksera, per dorezim te territorit, parashikuar nga nenet 208, 218 dhe 280 te Kodit Penal.

With ink-filled balloon and a placard that read "Greek spies, ministers of Albania", Red and Black Alliance protested Wednesday morning before the doors to the Ministry of Labour.
Its activists have accused Minister Ksera, it works against the interests of the Albanian citizens of the state in favor of Helen, as to them, Mr. Ksera, met with deputies of the Golden Dawn, who has stated that it is working on the idea of North Epirus. According to the Alliance today's government is composed of three Greek ministers and 13 filogreke, working against the interests of the country. Leaders of this political force have filed a criminal complaint against Minister Ksera, for submission to the territory, provided by articles 208, 218 and 280 of the Penal Code.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#120

Post by Arbëri » Thu Nov 22, 2012 12:25 am

Bashkohu edhe ti me te ......eshte koha !



Shqiperise i kishte munguar.....
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”