"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Aleanca Kuqezi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#91

Post by Arbëri » Fri Oct 05, 2012 6:26 pm

“AK” bllokon Panaritin në aeroport: Tradhtar!

Image

Aktivistë të “Aleancës Kuqezi” bllokuan ministrin Panariti në sallën VIP të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke detyruar policinë që të ndërhynte në mbrojtje të tij.

Sipas aktivistëve, duke pasur parasysh takimin e fundit të Panaritit me ministrin e Jashtëm grek në Athinë dhe atë që u bisedua në këtë takim, ai duhet të shpallet një person i padëshiruar në Shqipëri dhe t’i pengohet hyrja në vendin tonë.

“Dorëzimi i territoreve është një tradhti kombëtare”, reagoi “Aleanca”, duke iu referuar marrëveshjes së debatueshme për çështjen e ujërave dhe deklaratave të bëra nga ministri për shqyrtimin e kësaj çështje nga komisione ekspertësh.

Duke iu referuar incidentit të vendosjes së flamurit kombëtar kokëposhtë në takimin me homologun e tij grek në Athinë, Dimitris Avramopulos, “AK” vlerësoi se “me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij, Panariti poshtëroi flamurin kombëtar”.

Në takimin e zhvilluar më parë gjatë javës, bëri bujë fakti se flamuri kombëtar i vendosur në konferencë për shtyp pas Panaritit, ishte i kthyer kokëposhtë.

Në një reagim gjatë së enjtes, Ministria e Jashtme Greke e konsideroi diçka të tillë një gabim protokolli, ndërsa në ndjesën zyrtare kërkohej që të mos lejohej një gabim i tillë të ndikonte në “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe”. /tch/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#92

Post by Adriana » Thu Oct 11, 2012 5:08 pm

Kreshnik Spahiu: 15 kuqezinjte e arrestuar do te jene neser oficeret qe do te arrestojne shtetasin Berisha.
Nga: Aleanca Kuq E Zi

Image

-waiting- Mos valle behet fjale per keta djem qe pak dite me pare u kisha folur?
viewtopic.php?p=35108#p35108
Adriana wrote:Per kete qeshtje shume here eshte folur, se nga investohen etj etj..... une personalishte ne shqiperi vura re vetem nje gje tjeter nga keta, qe mbajne te gjithe rinine nga pas te papune me duke u premtuar qe nese fitojne pushtet do ti sistemojne te gjithe me vende pune.
Eshte vertet nje mekat, e para te mbash rinine te papune ( behet fjala per djem te shkolluar, dhe nje pjese e mire nga shkolla ushtarake), dhe e dyta, si mund te permiresohet nje shqiperi nese cdo kush qe fiton pushtetin duhet te bej operacion-fshese ne vendet e punes.
Ne shqiperi ka hyre nje panik per kete, jane te pasigurt aty ku punojne, eshte shume e veshtire te jetosh pa e pasur te sigurt vendin e punes, te ardhurat e nje familje.


-Kush oficera, ata qe Kreshniku mban nga pas duke u premtuar pune, qe kan mbaruar ushtaraken?
-Po sikur Kreshniku te mos fitoj, ku do ushqehet ky brez?
-Pse e mesoni kete brez te gjej pune ne kete menyre?
-Po ata qe jane ne ato vende pune tani, a nuk jane populli yne?
-A nuk jane njerez te thjeshte?
-Kete quani demokraci?
-Deri kur ne shqiptaret do jemi viktimat e kesaj tradite?
-Le te supozojme qe Kreshniku do fitoj dhe keto djeme do fillojne pune, po sikur mbas kater vitesh Kreshniku te humbas keta djem do hidhen perseri ne rruge?
-A e dini ju qe ne shqiperi njerzia jeton pa shpresa per te ardhemen sepse puna e tyre nuk eshte e sigurt, por sot per neser?
-Kjo eshte menyre per te jetuar?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#93

Post by Sally » Thu Oct 11, 2012 10:10 pm

Adriana wrote:Kreshnik Spahiu: 15 kuqezinjte e arrestuar do te jene neser oficeret qe do te arrestojne shtetasin Berisha.
Nga: Aleanca Kuq E Zi

-ohno-

Nuk dime ku te lexojme ku te besojme, tani kane edhe probleme nga syte me duket. Ne facebook AK thote u arrestuan 15, ndersa mediat thone 5, por nderkohe qe thone pese kur japin emrat e te arrestuave dalin 7 :lol:

Gazetatema: Policët civilë rrëmbejnë pesë aktivistë të AK. Spahiu: Ata djem do jenë oficerët që do arrestojnë Sali Berishën


Të ndaluarit nga policia

Dorjan Bërdëllima

Bledar Bërdëllima

Fatjon Trezhnjeva

Visar Kola

Edison Pinja

Bojken Sula

Dejvi Karaboja


http://www.gazetatema.net/web/2012/10/1 ... ste-te-ak/
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#94

Post by Arbëri » Sun Oct 21, 2012 8:23 pm

[quoteem]Aleanca Kuq E Zi[/quoteem]
Si të ulet ndikimi grek në Shqipëri ?
Image

Rrugët sesi mund të ulet ndikimi grek në Shqipëri varet vetëm nga ne Shqiptarët. Deri më sot shqiptarët blejnë në Greqi edhe letrat që përdorim për të shkuar në tualet, duke mos përjashtuar ujin “Zagori” për të kaluar tek çimentoja, birra, makaronat e deri tek telefonia celulare që dy gjigandët që operojnë në Shqipëri ”Vodafonë” dhe ”AMC” janë me pronarë grekë.Bëra një listë më sipër me mallra që mbajnë vulën “Made in Greece” për të treguar sesa valutë Shqipëria çon në Greqi kur fare mirë këtë valutë mund ta çonin në Kosovë. Firma e cigareve greke ”COOPER” që shet një firmë shtetërore shet në Shqipëri duhan që shkon deri në tre milionë dollarë xhiro në vit. Të mos përmend këtu firmën” Karelia” që arrin deri në dhjetë milionë dollarë. Pra llogaria është fare të bëhet sesa euro shqiptarët janë duke i dhënë Greqisë. Shqipëria me një treg prej 3,8 milionë banorë që pompojnë në bankat greke miliona euro. I vetmi produkt shqiptar që shitet në Greqi sot është hashashi “Made in Albania”. Mos e merrni si reklamë, por në Kakavijë drejt Greqisë shkon vetëm hashah ose gur i gdhendur që është i pamundur të shkurtojë deficitin tregtar me Greqinë. Nuk vazhdoj më tej me të mirat që ne shqiptarët i kemi sjellë ekonomisë greke që nga ’92 e këtej, por sesi ekonomikisht duhet të forcohemi ne. Rruga Durrës-Kukës që e lidhë Shqipërinë me Kosovën, është pika kyçe që e lidhë Kombin Shqiptar. Pikërisht këtu unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur dhe gjëja më e mençur që ka bërë kombi ynë. Krijimi i kësaj arterie që është ndërtuar do të lidhë biznesin mbarë shqiptar mes Shqipërisë dhe Kosovës është dhe duhet të jetë primar. Shkurtimi i distancës së transportit të mallrave, ulja e kësaj kostoje të transportit dhe heqja e barrierave me Kosovën do ta çlirojë Shqipërinë jo vetëm nga ndikimi grek por edhe nga shtete të tjera. Nëse Shqipëria dhe Kosova do të shikohen si një treg i vetëm nga investitorë të huaj atëherë ky treg merrë një rëndësi akoma më të madhe. Sa më i madh të jetë tregu aq edhe më i lartë do të jetë interesi i kompanive të mëdha. Pra mendimi im është se çelësi është funksionimi i tregut të Shqipërisë dhe atij të Kosovës në një të vetëm. Le të ketë kufinjë politikë (deri në Ri-Bashkimin e trojeve etnike shqiptare), mjafton të mos ketë barriera nëpër dogana dhe të ketë një infrastrukturë të shëndoshë në dy anët e kufirit me rrugë automobilistike si edhe me hekurudhë. Vetëm kështu mund të ulet ndikimi grek në Shqipëri.
Faik KRASNIQI
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#95

Post by Arbëri » Mon Oct 22, 2012 5:59 pm

Ministri serb pritet me parullën: Kosova është Shqipëri

Image

Aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë pritur me protestë mbërritjen e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivan Mrkiç, në aeroportin “Nënë Tereza”.

Dhjetëra qytetarë, me në krye një parrullën ku shkruhej, “Kosovo is Albania” (Kosova është Shqipëri), i kanë dhënë mirëseardhjen ministrin të jashtëm serb.

AK ka shprehur qëndrimin se Shqipëria duhet të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo është vizita e parë e një diplomati kaq të lartë serb në Shqipëri, pas shmë vitesh dhe vjen si “kthim restoje" për vizitën e Ilir Metës në mars të vitit 2010, kur ai mbante postin e ministrit të Jashtëm dhe zv.kryeministrit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#96

Post by Arbëri » Mon Oct 22, 2012 10:29 pm

Aleanca Kuq E Zi
NE NESER DO TE PROTESTOJME.
ORA 9:30 TEK MINISTRIA E JASHTME


DO TE PROTESTOJME NESER E PERGJITHMONE NDAJ SHTETIT QE VRAU DHE PREU MOTRAT DHE VELLEZERIT TANE.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#97

Post by Arbëri » Sat Oct 27, 2012 8:11 pm

[quoteem]Kreshnik Spahiu[/quoteem]

Per here te pare "Vetvendosja" dhe Aleanca KuqeZi ne nje aksion te perbashket. Drejtuesit e AK & VV neser ora 08.30 ne Gryken e Kelcyres dhe Permet. Ejani ne barrikadat kuqezi kunder nazisteve helen.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#98

Post by bardus » Sun Oct 28, 2012 11:21 am

AK kundër Agimit të Artë

Aktivistët e Aleancës Kuqezi bllokuan kalimin në Urën e Dragotit në Tepelenë, për të penguar kalimin atje të përfaqësuesve të partisë së ekstremit të djathtë grek, Agimet e Arta.

Ishte lajmëruar se në ceremonitë që do zhvilloheshin në Këlcyrë të Përmetit do merrnin pjesë edhe aktivistët ekstremistë grekë për të përkujtuar ushtarët grekë të rënë në luftën italo-grekë.

Disa dhjetëra mbështetës të Aleancës Kuqezi u grumbulluan për disa orë në Urën e Dragotit për të protestuar ndaj “marshimit të fashistëve grekë", siç i etiketuan ata drejt territorit shqiptar, përfaqesuesit e ekstremit të djathtë grek "Agimi i Artë".

Protesta u mbajt ndërsa këtë fundjave mbahen ceremonitë përkujtomore në varret e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe Bularat. Protesta e paralajmëruar në vigjilje të ditës përkujtimore të luftës italo-greke ka qenë e qetë dhe e shoqëruar me simbole kombëtare. Ura e Dragotit dhe faqja e kodrës ishin mbuluar me flamuj kombëtarë, ndërsa e gjithë zona ishte siguruar me forca të shumta policie.

"Këta fashistë vijnë këtu në territorin shqiptar çdo vit, për të bërë pelegrinazh antishqiptar. Aleanca Kuqezi kërkon që të respektohet në kufi reciprociteti, ashtu si ndodh me çamët të ndodhë edhe me shtetasit grekë. Kuqezinjtë e Këlcyrës urdhërojnë që këta manifestues grekë, nëqoftëse nuk e bëjnë do të përballen me furinë e kuqezinjve të Këlcyrës", thotë Augen Xhaferraj, përfaqësues i AK-së në Këlcyrë.

Dita e “jo”-së që Greqia i ktheu Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore e që pasoi me luftën mes dy vendeve, por që u zhvillua në kufirin shqiptaro-grek, përkujtohet me ceremonitë në varrezat e ushtarëve grekë.

Në Këlcyrë është zhvilluar një nga betejat më të mëdha mes ushtarëve grekë dhe italianë dhe në këtë qytezë të vogël të rrethit Përmet nisin ceremonitë përkujtimore që përfundojnë në Bularat, ku ndodhet një varrezë e ushtarëve grekë.
http://youtu.be/4umnZRUhHfQ
-----

Imagjinoni cdo te bente shteti grek nese camet do te shkonin ne Cameri per te kujtuar njerezit e tyre te masakruar nga greket.

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#99

Post by CERMENIKASI » Sun Oct 28, 2012 9:22 pm

Hasmi ti mbjell qepët në kopshtin tond pa me e kuptue ti dhe ato binë mbas dy vjetësh , thojshin dikur.
Asht për të ardhë keq ngase vetë qeveria jonë i la grekët të ndërtojnë ato vorre dhe tashti ata vinë në vendin tonë sikur me qenë në shtëpinë e tyne.Mue më vjenë ma shumë inat prej tonve sesa prej atyne !!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#100

Post by CERMENIKASI » Sun Oct 28, 2012 9:40 pm

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosjes, PDIU-së dhe Klubit të Patriotëve të Rinj kanë qëlluar me gurë dhe vezë makinën e deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Raportohet se incidenti është shënuar pas disa deklaratave të deputetit Dule.
Ndërkaq mësohet se përfaqësuesit e partisë neonaziste greke janë larguar, dhe po ashtu edhe persona të tjerë që kishin mbërritur në Këlcyrë, menjëherë pas mbarimit të meshës.
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë rrethuar manastirin ku ndodhen përfaqësuesit e partisë Agimi i Artë.
Siç njofton AK, aktivistet e AK-së rrethojnë manastirin ku kanë hyrë përfaqesuesit e partise naziste “Agimi i Artë”.
***
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar edhe sot Urën e Dragotit në kufirin administrativ që ndan rrethin e Tepelenës me Përmetin, duke kundershtuar mbërritjen e deputetëve të partisë nacialiste greke Agimi i Artë, të cilët sipas AKZ vijnë në Shqipëri për të fstuar 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare ku nderohen të rënët e luftës.
Bashkë me aktivistët e AK-së sot janë bashkuar edhe ata të Vetëvendosjes nga Kosova si dhe të partisë PDIU.
Toka kuq e zi nuk mund të jetë kurrë Greqi, janë shprehur aktivistët e AK-së, duke dëshmuar mbrojtje përjetë të kufirit kuqezi.
Aktivistët e AK-se kundërshtojne mbërritjen e ekstremisteve grek Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e 970 ushtarëve grekë, të rënë në luftën Italo-Greke në territoret shqiptare, në jug të vendit.
Policia e Tepelenës dhe ajo rrugore, kanë qenë angazhuar maksimalisht për të shmangur ekseset e mundshme mes dy grupeve nacionaliste.
Nje dite me pare Sekretari i përgjithshëm i AKZ, Myslym Pasha, i pranishëm në tubim, u shpreh për gazetën “Panorama”, se manifestimi i AKZ, ka për qëllim t’u tregojë grekëve se duhet të festojnë në vendin e tyre. Një ditë më parë grekët kanë qenë në Sarandë, tani janë në Gjirokatër dhe nga momenti në moment do vijnë për të festuar në Manastirin e Këlcyrës”.
28/10/2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#101

Post by Mallakastrioti » Sun Oct 28, 2012 10:01 pm

Kur militantet partiak shqiptar ne vend te indinjoheshin per varret greke (fantazma) qe u ngriten ne territorin shqiptar, pra ne vend te ulerinin politikes shqiptare per kete skandal, e shihnin si diçka te thjeshte dhe jo problematike dhe t
hoshin "Nuk na prishin pune disa varre"....eh mor te mjere qe jeni kthyer ne disa njerez-zombie mbas politikaneve deshtak (pa dallim PS apo PD), e keni ndoshta nga padituria ku ajo Greqi ne themel te politikes se vet ka pikerisht "Ku eshte nje varr grek, aty eshte toke greke". Sot ishin dhjetra grek qe mesyne ne token shqiptare dhe ne benim sehir. Neser do jene mijra qe do tubojne deri sa te zyrtarizohet kjo çeshtje. Pra ky quhet Helenizim apo Greqizim. Ta gezojme festen e grekut atehere se mire na behet!
Ja si ulerijne qe "Vorio-Epiri eshte Greqi" ne Vularat, pra brenda territorit shqiptar! Ndoshta neser do bashkohen edhe militantet partiak shqiptar te tubojne bashke me ta...pra ta gezojme festen e grekut dhe le te behemi gati te kerkojme "autonomine e vorio-epirit" se greku paguan mire!
(Nuk i kuptova kurre shqiptaret ka thene nje personazh i rendesishem dhe ka patur te drejte)

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#102

Post by Arbëri » Sun Oct 28, 2012 10:32 pm


Aleanca KuqeZi ka zhvilluar sot një protestë kundër vizitës së grupeve neonaziste greke si dhe disa deputeteve të 'Agimit të Artë' në Këlcyre të Përmetit për të festuar sipas tyre festën e "Çlirimit të Republikës së Greqisë."

Image

Aktivistët e Aleancës Kuqezi bllokuan kalimin në Urën e Dragotit në Tepelenë, për të penguar kalimin atje të përfaqësuesve të partisë së ekstremit të djathtë grek, Agimet e Arta.

Ishte lajmëruar se në ceremonitë që do zhvilloheshin në Këlcyrë të Përmetit do merrnin pjesë edhe aktivistët ekstremistë grekë për të përkujtuar ushtarët grekë të rënë në luftën italo-grekë.

Disa dhjetëra mbështetës të Aleancës Kuqezi u grumbulluan për disa orë në Urën e Dragotit për të protestuar ndaj “marshimit të fashistëve grekë", siç i etiketuan ata drejt territorit shqiptar, përfaqesuesit e ekstremit të djathtë grek "Agimi i Artë".

Protesta u mbajt ndërsa këtë fundjave mbahen ceremonitë përkujtomore në varret e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe Bularat. Protesta e paralajmëruar në vigjilje të ditës përkujtimore të luftës italo-greke ka qenë e qetë dhe e shoqëruar me simbole kombëtare. Ura e Dragotit dhe faqja e kodrës ishin mbuluar me flamuj kombëtarë, ndërsa e gjithë zona ishte siguruar me forca të shumta policie.

"Këta fashistë vijnë këtu në territorin shqiptar çdo vit, për të bërë pelegrinazh antishqiptar. Aleanca Kuqezi kërkon që të respektohet në kufi reciprociteti, ashtu si ndodh me çamët të ndodhë edhe me shtetasit grekë. Kuqezinjtë e Këlcyrës urdhërojnë që këta manifestues grekë, nëqoftëse nuk e bëjnë do të përballen me furinë e kuqezinjve të Këlcyrës", thotë Augen Xhaferraj, përfaqësues i AK-së në Këlcyrë.

Dita e “jo”-së që Greqia i ktheu Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore e që pasoi me luftën mes dy vendeve, por që u zhvillua në kufirin shqiptaro-grek, përkujtohet me ceremonitë në varrezat e ushtarëve grekë.

Në Këlcyrë është zhvilluar një nga betejat më të mëdha mes ushtarëve grekë dhe italianë dhe në këtë qytezë të vogël të rrethit Përmet nisin ceremonitë përkujtimore që përfundojnë në Bularat, ku ndodhet një varrezë e ushtarëve grekë.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=244901
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#103

Post by Arbëri » Sun Oct 28, 2012 10:37 pm

Vetëm dajaku i del hak kësaj race të pistë ...

video : http://top-channel.tv/artikull.php?id=244948
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#104

Post by Arbëri » Mon Oct 29, 2012 4:40 pm

AK: Të bashkohemi në Morinë (kufiri , Kosove )

video , http://www.top-channel.tv/video.php?id=18288

Kreu i Aleancës Kuqezi denoncoi si akt tradhtie ndaj shtetit, qëndrimin një ditë më parë në territorrin shqiptar, të përfaqësueve të Agimit të Artë, të cilët shpallën qytetet etnike shqiptare, si djepin e helenizimit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#105

Post by CERMENIKASI » Mon Oct 29, 2012 8:56 pm

Ministria e Jashtme greke reagon pas pritjes që i bënë në Këlcyre anëtarët dhe simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi ekstremistëve të “Agimit të Artë” dhe pjesëmarrësve të tjerë në ceremonitë përkujtimore për nder të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një njoftim për shtyp, gjatë mbrëmjes së të hënës, zëdhënësi i kësaj ministrie, dënoi ashpër ngjarjet e së dielës dhe sulmin ndaj përfaqësuesve të Greqisë në ceremoninë përkujtimore.

Delavekuras shprehu shqetësimin e Athinës për sulmet që qarqet ekstremiste i bënë makinës së ambasadorit grek në Tiranë si dhe automjeteve të pjesëmarrësve të tjerë në meshën përkujtimore një ditë më parë në Këlcyrë.

“Gjatë ceremonive që u zhvilluan në Këlcyrë, grupe ekstremiste u përpoqën të pengojnë zhvillimin e ceremonive përkujtimore për të rënët e luftës. U desh ndërhyrja e policisë shqiptare për shmangien e përshkallëzimit të situatës. Ngjarje të tilla të paprecedent tentuan të pengojnë zhvillimin e ceremonisë dhe kërcënuan sigurinë e familjarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë greke në Këlcyrë. Duhet që përgjegjësit për ngjarjet e së dielës të marrin një mesazh të qartë se ky vendim shpreh vullnetin e dy popujve dhe qeverive tona, ndaj është i pakthyeshëm”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.
29/10/2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”