Harta Etnike
Posted: Sat Dec 03, 2011 7:46 pm
'Harta Etnike', Osmani: 'Jo standarte të dyfishta'
Pas deklaratave të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që vizatojnë grafite në mur me harta të shteteve të mëdha e që cenojnë tërësinë territoriale të vendit dhe jo edhe ndaj atyre që vizatojnë hartën e Maqedonisë së Madhe, sot ka reaguar eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu. Ai thotë se përcaktimi i Jankullovskës që të dalë në mbrojtje vetëm të rasteve me hartat e Maqedonisë së Madhe është i gabuar dhe jo-kushtetues pasi edhe pretendimet e Maqedonisë ndaj territoreve tjera siç ishte rasti me hartën e Maqedonisë së Madhe gjatë fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski me rastin e shënimit të 20 vjetorit të pavarësisë duhet të gjykohet pasi shkel kushtetutën e vendit në pjesën ku thuhet se nuk lejohen pretendime ndaj shteteve fqinje. “Kushtetuta e Maqedonisë është e qartë pasi pas miratimit të saj në vitin 1991, në vitin 1992 u bënë ndryshimet e para të kushtetutës me propozim të presidentit të atëhershëm me të cilën me dispozita të veçanta theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje. Në këto dy akte në këto dy veprime, nuk ka fare dallime, edhe nuk mundet assesi për njërën palë të trajtohet si vepër e rëndë penale dhe të iniciohet procedurë penale me ato aktakuza të cilat fare nuk mund të qëndrojnë dhe nuk i kanë në brendi ato kushte objektive dhe subjektive për të ekzistuar vepra penale, nxitje e urrejtjes dhe ajo vlen edhe për ata përpiluesit e hartës por edhe për këta që shpalosin në një mënyrë tjetër d.m.th atë aktivitet dhe atë politikë”, tha Osman Kadriu – ekspert juridik. Ndërkohë, rikujtojmë se dje Ministrja e Brendshme Jankullovska arsyetoi shpalosjen e hartës së Maqedonisë së Madhe në shesh pasi ajo nuk përbën ndonjë rrezik për Maqedoninë, duke mos llogaritur se shkel kushtetutën e vendit.”
Ministrja - Me çka Maqedonia cenon integritetin e saj, me hartë që nuk është dhe nuk pretendon territorin tonë ?
Gazetari – Jo, jo, fjalën e kam tek standardet e dyfishta d.m.th njëra hartë është gjykuar...
Ministrja - Ajo ka pretendime territoriale ndaj vendit tonë dhe normalisht që do gjykohet.
Gazetari – Atëherë në hartën tjetër, ne kemi pretendime ndaj shteteve tjera?
Ministrja - Atëherë le të paraqesin shtetet tjera dhe me siguri nëse maqedonasit në Prespë të Vogël shpalosin një hartë të atillë, policia shqiptare do të ngrejë padi dhe unë tani gjykojë sipas ndonjë logjike, ose në Greqi, nëse shpaloset një hartë e atillë, grekët të paktën janë shumë rigoroz pasi deri më tani kemi pasur shumë shembuj të ngjashëm nga ata....
Debatet rreth standardeve të dyfishta u përhapën pas ngritjes së 4 padive penale kundër aktivistëve të ‘Ilirycum Libertas’, të cilët kishin vizatuar hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës në ditën e shënimit të pavarësisë së Shqipërisë.
shikoni videon: http://alsat-m.tv/lajme/vendi/102643.html