"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Plot 1 mijë euro është gjoba që çdo shqiptar në Mal të Zi duhet të paguajë nëse paraqitet në publik me flamurin kombëtar shqiptar, pa pasur paraprakisht një leje nga autoritetet përkatëse. Ky është propozimi i Komisionit për Rendin dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi, i cili pritet të kalojë për miratim në Parlament në ditët në vijim.
Sikurse është mësuar, ligjvënësit malazezë kanë formuluar një projektligj, sipas të cilit “çdo individ apo subjekt që paraqitet në publik me simbolet e një tjetër shteti, pa leje paraprake nga organet kompetente, që në këtë rast është policia, duhet të paguajë një gjobë rreth 1000 euro”. Një prej themeluesve të Forumit Demokratik për Integrim, Vasel Camaj, tha se me këto veprime që po ndërmarrin pushtetarët malazezë, pozita e shqiptarëve në këtë shtet është e pakënaqshme. “Banorëve të Malësisë nuk u jepet e drejta për vetëqeverisje (Komunë të Plotë), e drejta për përdorimin e flamurit si simbol kombëtar dhe e drejta për mandatet e garantuara në Parlamentin e Malit të Zi. Gjoba prej 1000 eurosh është një diskriminim racist i politikës zyrtare të Malit të Zi, të cilët e kanë më se të qartë vendosmërinë e shqiptarëve në këtë vend për të ruajtur dhe ngritur lart flamurin e tyre kombëtar. Por gjoba është fyerje ndaj tyre, pasi kjo politikë diskriminuese kërkon që përmes masave të tilla të poshtërojë shqiptarët në këtë vend, duke i zhvlerësuar totalisht nga vlerat e tyre kombëtare, nga mbrojtja e identitetit dhe karakterit kombëtar në këtë vend”, ka pohuar Camaj, sipas të cilit këto masa vinë në vitin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar.
Zanafilla e kësaj situate daton më 2 nëntor të vitit që sapo kaloi, kur u miratua një projektligj në lidhje me organizimin territorial të Malit të Zi, duke ndaluar përdorimin e simboleve kombëtare, dhe në mënyrë rigoroze ligjore përdorimin e flamurit shqiptar. Për të kundërshtuar këtë projektligj dhe çështje të tjera që shqetësojnë shqiptarët në Mal të Zi, si një pakicë e konsiderueshme brenda këtij shteti, në ditët e fundit të vitit që u mbyll, ata zhvilluan një tubim paqësor në qendër të zonës urbane të Tuzit, në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ata u shprehën kundër projektligjit më të fundit që ndalon mbajtjen e flamurit shqiptar, akuzuan për plaçkitje të tokave shqiptare, (shfrytëzimin dhe përfitimin nga prodhimet në zonën shqiptare), si dhe kalimin e komunës Tuz nga komunë urbane në komunë me status të plotë të pavarur nga Podgorica.
“Me flamurin shqiptar në duar dhe me parullat: “Mos ma prek flamurin”, “Ndal plaçkitjeve të tokave” dhe me këngë patriotike në sfond, protesta e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi i dha një sinjal të fortë jo vetëm qeverisë malazeze, por dhe faktorit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, shqiptarët e Malit të Zi presin një ndihmë të madhe nga Shqipëria, atdheu mëmë i tyre. Nuk është normale që qeveritarët e shumtë shqiptarë të interesohen më tepër për pushime në bregdetin malazez apo në pikat turistike malore, e të mos interesohen fare për fatin e rreth 40 mijë shqiptarëve autoktonë, të cilët edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë, ashtu si edhe në shumë përvjetorë të tjerë do jenë vetëm”, është shprehur Besnik Gjonaj, një nga përfaqësuesit e këtij Forumi Demokratik.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Shqiptarët e Malit të Zi shtypen, Enver Hoxhaj rehaton malazezët e Kosovës
Në një kohë kur parlamenti i Malit të Zi propozon marrjen e vendimeve që cenojnë të drejtat e manifestimit të identitetit kombëtar shqiptar, e kur 1000 euro është çmimi që çdo shqiptar në Mal të Zi duhet të paguajë, nëse paraqitet në publik me flamurin kombëtar shqiptar, Ministri Enver Hoxhaj, thuajse nuk jeton në këtë kohë, deklaron se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi.
Enver Hoxhaj në takim me Milan Roçen, ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi, të mërkurën në Podgoricë ka vlerësuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Rregullimi i statusit të malazezëve në Kosovë është një nga kushtet që ka Podgorica për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën.
Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se, përderisa popullatës shqiptare që jeton në Mal të Zi u cenohen të drejtat elementare njerëzore dhe kombëtare, Qeveria e Kosovës nuk ka as të drejtë morale e as kombëtare që të dalë me deklarata për marrëdhënie të shkëlqyera e as me premtime se do të akomodohet komuniteti malazez në Kosovë.
Qeveria e Kosovës nuk guxon të pranojë kushtëzime të tilla për “marrëdhënie diplomatike” kur të njëjtat terme dhe kushte nuk vlejnë për bashkëkombësit tanë. Tani është koha kur Qeveria duhet të kërkojë barazi e jo të zyrtarizojë marrëdhënie mbi shkeljen e shqiptarëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!