"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Cfare po ndodh ne maqedoni?!

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#1

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 10:01 am

Rrahja e 15 nxënësve shqiptarë në Shkup!!

Vetëvendosje e shqetësuar për incidentin e mbrëmshëm në Shkup!!

Ka nxitur reagimin edhe të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Në një komunikatë për shtyp, kjo lëvizje thekson se incidentet e fundit në Maqedoni, përbën një ngjarje shqetësuese. “Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pushtetarëve maqedonas, të Gruevskit e të partnerëve të tij shqiptarë”, thuhet në reagimin e ‘Vetëvendosjes’. ‘Faktor kryesor në mosmbajtjen e përgjegjësisë prej pushtetit maqedonas janë edhe përfaqësuesit e forcave politike shqiptare, të cilët të përçarë në luftën e tyre për të kapur një copë prej pushtetit që ofrojnë maqedonasit, nuk hezitojnë të bëjnë aleanca e koalicione në dëm të popullit shqiptar në Maqedoni, në dëm të interesave kombëtare e qytetare’, kritikon kështu lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti. Po ashtu Lëvizja ‘Vetëvendosje’ dënon heshtjen e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për këtë rast për mosangazhimin serioz në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#2

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 10:03 am

Nuk kanë pushuar incidentet gjatë 24 orëve të fundit në pjesë të ndryshme të Shkupit por edhe qytet tjera të vendit.


Thehen dyqanet e shqiptarëve në lagjen Gjorce Petrov, i vihet flaka urës së drurit në fshatin Llokë


Pas mesnate policia në lagjen Çairçankë të Shkupit ka arestuar disa të cilët në atë moment me gurë kanë sulmuar autobusin numër 57 që frekuenton në këtë lagje. Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit janë thyer xhamat e tre dyqaneve të shqiptarëve në lagjen Gjorgje 2 të Shkupit. Sipas pronarëve të shitoreve nga gjithsej 10 dyqane sa janë në këtë vend, persona të panjohur kanë demoluar vetëm dyqanet e shqiptarëve. Ata thonë se kjo nuk është hera në këtë lagje të pësojnë pronat e tyre dhe deri më tani asnjëherë nuk janë zbuluar sulmuesit.

“Deri sa nuk merr policia masa sikur duhet, dhe derisa zonja Jasnkullovska flet palidhje përmes ekraneve televizive tek ne nga 10 duqane të maqedonasve, këtu thehen vetëm duqanet e shqiptarëve.Nuk e di qka të bëjmë se kjo nuk është hera e parë sepse qe 10 herë të unë thehet dhe vjidhet duqani”, ka deklaruar njwri nga pronarwt e objekteve tw dwmtuara.

“Nuk e dimë se kushi ka thyer, por nuk e kanë për herë të parë, dy tre herë nuk e kemi paraqitur me qëllim që të mos bëhet më e madhe por këtyre u ka ardhur mirë dhe na i thejnë çdo herë edhe atë nuk ua thejnë të tjerëve por veq duqanet tona”, shprehet njw pronar tjetwr shqiptarw.

“Policia thotë se nuk e dimë, nuk jeni vetëm ju“, deklaroi pronari i dyqanit tw tret.

Në një tjetër incident po në këtë pjesë të qytetit I është vën flaka urës së drurit që lidhë fshatin Llokë të banuar kryesishtë me shqiptarë më lagjen e lagjen e Gjorgje Petrovit dhe Nerezit. Banorët shqiptarë dyshojnë se këtë akt ta kenë kryer persona të ardhur nga lagje tjera e jo fqinjët e tyre maqedonas me të coilët nuk kanë problem.

“Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2001 shumë herë dhe përsëri po ndodh. këto janë fëmijë nuk besoj se janë të mëdhenj sepse me maqedon që janë këtu afër kemi jetuar dhe jetojmë mirë, këto janë të ardhur prej larg special janë të dërguar prej diku, nuk janë të këtuhit", ka deklaruar pwr Alsat M njw banorw i fshatit Llokw.

Ndërsa në Tetovë pas mesnate një grup i të rinjëve shqiptarë në bulevardin ‘Iliria’ ka sulmuar dy maqedonas . Ka intervenuar patrolla policore që ka qenë në afëri dhe fatkeqsishtë ka pësuar edhe një polic I cili është lwnduar me thikë dhe është dërguar menjëher në spital. Gjendja e tij raportohet të jetë e mirë.

“ Polici fatmirësisht është në gjendje stabile shëndetësore. Bisedohet për një lëndim të lehtë trupor i cili është hospitalizuar dhe me siguri gjatë ditës së sotme dhe eventualishtë nesër do të mbetet në spital dhe më pas do të lëshohet në shtëpi. Gjendja momentale në qytet është stabile domethënë flitet për incidente të izoluara. Ne marim masa në kontinuitet në zbiulimin e personave të involvuara , posacërishtë rreth rastit të fundit I cili ndodhi rretrh orës 1 të mëngjesit”, ka deklaruar krueshwfi i SPB nw Tetovw Shefik Bajrami.

Ndërkohë nga policia në Tetovë kanë informuar se të gjithë pjesmarrësit në këtë incident tanimë janë arrestuar. Incidentet ndëretnike u shpeshtaun si pasojë e asaj që ndodhi të mërkuren në mbrëmje në autobusin numër 58, gjegjësishtë lagjen Kisella Vodë ku 20 persona të maskuar sulmuan nxënësit shqiptarë. 15 prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore disa u mbajtën në spital ndërsa pas përmirësimit të gjendjes së tyre ata tani gjenden në shtëpi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#3

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 10:11 am

Shkup: rrihet pesëmbëdhjetë-vjeçari në Internet kafe


Siç njoftojnë mediat maqedonase sot pasdite është rrahur edhe një pesëmbëdhjetë-vjeçar djalë nga një grup të rinj në një internet kafe në qendër të Shkupit.
Sipas policisë, djali u sulmua në një internet kafe “Enternet” rruga Orce Nikollov në lagjen e “Debar maalo”, rreth orës 17.
Menjëherë pas incidentit, policia në qendër arrestoi pesë të dyshuar të cilët u dërguan në stacionit policor në Qendër në Shkup.
Kurse djali i rrahur është dërguar në spitalin e qytetit në Shkup.
“Zhurnal” pret konfirmim të ngjarjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#4

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 10:18 am

Incidentet në Maqedoni, MPJ apelon për qetësi

Ministria e Punëve të Jashtme ka apeluar për qetësi dhe uljen e tensioneve në Maqedoni pas incidenteve të fundit. Në një deklaratë për shtyp MPJ ka shprehur keqardhje për incidentet e fundit në Shkup, dhe bëri thirrje që të mos keqpërdoren dhe të qetësohet gjendja.
“Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”thuhet në deklaratë.
MPJ gjithashtu ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe zbardhjen e incidenteve që autorët e dhunës të dalin para drejtësisë
“MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve”-përfundon deklarata.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#5

Post by Mallakastrioti » Sun Mar 11, 2012 10:33 am

Lista per Shqiperi natyrale deklaron se e gjithe histeria antishqiptare qe ka shperthyer ne maqedoni nuk ka qene e rastesishme. Ajo ka qene dhe vazhdon te jete e orkestruar nga Nikolla gruevski dhe bashkepuntoret e tij. Shqetesimi i Gruevskit u rrit shume kur gjate procesit te regjistrimit, mori te dhenat e pare sipas te cilave po regjistroheshin me shume shqiptare, bullgare dhe turq. I vene ne dijeni per shifrat e regjistrimit, Gruevski ndermorri nje akt te paprecedent, ai anulloi regjistrimin ne mes te procesit. Por nuk harroi te akuzonte edhe opoziten maqedonase LSDM se ajo kishte regjistruar 120 mije shqiptare me shume. Pas shifrave te regjistrimit, Gruevski u njoh edhe me te dhenat e Institutit me te madh ne Europe, Instituti per politika dhe siguri nderkombetare i cili furnizon me keshilla qeverine gjermane. Sipas te konkluzioneve te Insitutit, ne trekendeshin Kosove, Shqiperi, Maqedoni do te kete ndryshime kufijsh. Instituti shtronte vetem dilemen se keto ndryshime do te ndodhnin me dhune apo ne menyre paqesore. Gruevski beri edhe proven e fundit, pranoi qe te pranohet ne NATO me emrin e vjeter FYROM, por pergjigja e Rasmusenit ishte se: Eshte shume vone. Dhe pas ketyre ngjarjeve, filloi ne Maqedoni histeria antishqiptare neper stadiume, me krijimin e organizatave terroriste, me anullimin e 28 nentorit si feste zyrtare e shqiptareve, me vrasje shqiptaresh qe kulmoi me rrahjen makabre te 15 nxenesve shqiptare.

Qellimi i gruevskit, eshte jo te ruaje Maqedonine, por te mbaje sa me shume teritore shqiptare. I braktisur nga Brukseli dhe Uashingtoni, i inkurajuar nga poltika pasive shqiptare ne Shkup, Tirane dhe Prishtine, ai ka zgjedhur rrugen e ndarjes se Maqedonise, por duke terrorizuar shqiptaret qe neser te pranojne ndarjen sipas interesave te tij. Ne keto kushte, Lista per Shqiperi natyrale i ben thirrje Politikes se larte shqiptare ne Shkup, Tirane dhe Prishtine te unifikoje qendrimet e saj per te mbrojtur jo thjesht popullin shqiptar por edhe teritoret shqiptare. Sipas LSHN: Nje takim i krereve me te larte te politikes shqiptare ne Tirane, duhet te zhvillohet me urgjence, pasi tashme problemi i shqiptareve ne Shqiperine Lindore ne maqedoni, nuk eshte me pergjegjesi e BDI, apo PDSH etj, por e tere f aktorit poltik shqiptar.

http://www.shqiperianatyrale.com/index. ... &Itemid=18
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#6

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 10:37 am

Ekspertët: Incidentet të mos nënvlerësohen, institucionet mos lejojnë të dalin jashtë kontrollit


Incidentet ndëretnike të ditëve të fundit mund të dalin nga kontrolli dhe të marrin përmasa akoma më të mëdha nëse institucionet nuk reagojnë në kohë. Kështu vlerëson eksperti për çështje të sigurisë Vllado Popovski, i cili thotë se organet shtetërore urgjentisht duhet ti identifikojnë motivet dhe shkaqet e këtyre ngjarjeve, me qëllim që t’i çrrënjosin përpara se të vijnë në situatë të pakontrollueshme.

“Nëse nuk pengohen, nëse nuk vendoset kontroll mund të dëmtojnë sigurinë sepse drejtpërdrejtë e përkeqësojnë atmosferën ndëretnike, shkaktohet nervozë, dyshime, lind urrejtje, pasi incidentet janë me sulme, me pasoja tek të rinjtë, ngjarjet e tilla mund të shkaktojnë dëme në të gjitha shtetet jo vetëm tek ne. Luftërat civile ka filluar me sulme në rrugë. Prandaj mendoj se këto ngjarje duhet të merren si shumë serioze nuk duhet të zhvlerësohen, duhet të identifikohen motivimet, shkaqet. Arsye mund të ketë por duhet të vërtetohen shkaqet rrënjët, a ka dikush që i nxit”, deklaroi Vllado Popovski, ekspert i sigurisë.


Popovski edhe pse nuk deshi të spekulojë për faktorët që i shkaktojnë këto incidente, konsideron se pas këtyre ngjarjeve mund të ketë faktor më të mëdhenj që mund të vijnë nga qendrat brenda shtetit po edhe nga jashtë. Ndërkaq ish Ministri i Brendshëm Pavle Trajanov, tha se Ministria e Brendshme nuk duhet të ketë qasje selektive dhe të mos bëjë politike nga incidentet e fundit.
“Mendoj se përgjegjësia kryesore është tek partitë politike por edhe institucionet shtetërore, Ministria e Brendshme, të cilat duhet të marrin masa energjike që të pengohen ngjarjet e tilla. Qasja selektive për atë se kush ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, kush ka vepruar me dhunë ndaj kujt, mund t’i ashpërsojë gjendjen akoma më shumë në shtet. Prandaj duhet qasje jo-selektive, masa rigoroze dhe Ministria e brendshme të jap deklarata teknike dhe të mos bëjë politike nga ngjarjet”, tha Pavle Trajanov, ish ministër i brendshëm.
Madje ekspertët për çështje të sigurisë vlerësojnë se të gjithë aktorët e rëndësishëm në shoqëri duhet të marrin pjesë në parandalim e ngjarjeve. Sipas tyre në vend të parë partitë politike, sidomos liderët e tyre të bëjnë thirrje për qetësim të situatës, OJQ-të, bashkësitë fetare, të ndikojnë te prindërit, pasi fëmijët në të shumtën e rasteve i materializojnë qëndrimet dhe bindjet që kanë prindërit e tyre.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#7

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 3:33 pm

Halili fton shqiptarët në vetëmbrojtje


Nevzat Halili, kreu i Iliridës thotë se shqiptarët duhet të fillojnë të vetëmbrohen nga sulmet e siç theksoi ai ‘qeverisë vrastare të Maqedonisë’. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Iliridës, ku u diskutua për rrahjen e nxënësve shqiptar, vrasjen e dy të rinjve në Gostivar të cilët u propozua të shpallen dëshmorë dhe për incidentet tjera ndëretnike, Halili i bëri thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë institucionet shtetërore të Maqedonisë.
“Apeloj tek popullata shqiptare që të marrin të gjitha masat në drejtim të bojkotimit të institucioneve të qeverisë vrastare që vazhdojnë të tregtojnë me ekzekutuesit e vrasjeve dhe të fillojnë të mendojnë për vetëmbrojtje. Njoftojmë bartësit e Institucioneve kryesore të Maqedonisë si presidentin Gjorge Ivanov , kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ambasadat e SHBA-së, Shqipërisë dhe Kosovës që urgjentisht të intervenojnë në qetësimin e situatës në Maqedoni para se të jetë tepër vonë”, deklaroi Nevzat Halili, Kryetar i Republikës së Iliridës.
Halili gjithashtu ka kërkuar ndërhyrjen e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton për aktualizimin e çështjes së vetëvendosjes së shqiptarëve të Maqedonisë në përputhje me vullnetin politik të shqiptarëve te shprehur në referendumin e zhvilluar më janar të vitit 1992.
“Apelojmë tek sekretarja e Shtetit Hillari Klinton që urgjentisht ta aktualizoj çështjen e shqiptarëve, po ashtu apelojmë tek kryetari i komitetit shqiptar në kongresin e SHBA- ve, Eliot Engel, që të inicojë aprovimin e një rezolute për vetëvendosje të shqiptarëve dhe aprovim të institucioneve të Iliridës. Në këtë kontekst edhe një herë apelojmë tek zoti Avni Mustafaj dhe zoti kryetar i Ligës Shqiptaro Amerikane që të ndikojnë që çështja e funksionimit të institucioneve të Iliridës të legalizohet duke u bazuar në vullnetin politik të Shqiptarëve të 11 dhe 12 Janarit 1992”, tha Nevzat Halili, Kryetar i Republikës së Iliridës.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Iliridës për kryetar të Kuvendit është emëruar Rami Veliu ndërsa kryeministër Baki Sulejmani.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#8

Post by Adriana » Sun Mar 11, 2012 4:53 pm

FDBK: NIKOLLA GRUEVSKI PO I FRYEN ZJARRIT TË LUFTËS BALLKANIKE…!

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) më vëmendje të veçantë i ka ndjekur zhvillimet e kohëve të fundit në trojet etnike të Shqipërisë Lindore nën IRJM, vrajën e dy të rinjëve shqiptarë në Gostivar dhe edhe sulmin makaber mbi 15 nxënësit shqiptarë në Shkup nga bandat kriminale sllavo-maqedonase, të nxiturra nga Qeveria e serbofillit Nikolla Gruevski, dhe me këtë rast DEKLARON, sa më poshtë vijon:

1. Sllavo-maqedonasit, me në krye Kryemistrin e IRJM-së, serbofilin Nikolla Gruevski, po i fryejnë zgjarrit të luftës, luftë kjo që do të përfshinte gjithë Gadishullin Ballkanik.

2. Shqiptarët, historikisht nuk e kanë dashur luftën dhe as sot nuk e duan atë, por nëse (lufta) do t'iu imponohet nga sllavo-maqedonasit, ata do të dijnë ta fitojnë atë, luftën.

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) APELON të bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA etj…) të ndërhyjnë urgjentisht dhe të ndalojnë revanin shovenist të serbofilit Nikolla Gruevski, sa nuk është bërë tepër vonë, dhe sa nuk ka shpërthyrër zemrata mbarëpopullore shqiptare, jo vetëm në trojet etnike të Shqipërisë Lindore nën IRJM, por dhe edhe më gjërë…

Për Kryesinë Qendrore të Frontit Demokratik për Bashkim
Kombëtar(FDBK);

Zëdhënësia, Kristina RRASI
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#9

Post by Adriana » Mon Mar 12, 2012 10:51 am

Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë

Është shfaqur në Youtub një vide inçizim në të cilin dy persona të maskuar që e quajnë vetën pjestarë të një organizate të ashtuquajtur krishtere kërkcnojnë shqiptarët fëmijët e tyre dhe djegin flamurin kombëtarë shqiptarë. dy personat e maskuar në prapavijë kanë një flamur të zi me kryq të bardhë në të ndërsa derisa kërcnojnë njëri prej tyre mbanë në dorë thikë dhe më pasdjegin flamurin shqiptarë.

"Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse o musliman juve u ka ardhur fundi dhe fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”-thuhet mes tjerash në mesazhin me video që ka përcjellë organizata e krishterë në Maqedoni. Video në Youtube është vendosur me datën 1 mars.


You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#10

Post by Adriana » Mon Mar 12, 2012 11:09 am

Të marten protest para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë!!

Diten e marte me date 13 mars ne ora 12 : 00 Kuvendi i Patrioteve Civil, pjese perberese e Kuvendit Civil ne bashkepunim me UNIKOMB do te realizojne reagimin e pare konkret me nje proteste te madhe para ambasades te Maqedonise ne Tirane. Ngjarjet e fundit tronditese te dhunes ndaj shqiptareve ne Maqedoni nuk jane rastesi, ku nje jave me pare u vrane dy te rinjte nga nje polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonasit te paidentifikuar ende ndaj 15 nxenesve shqiptar, nxiti organizmin tone per te reaguar duke protestuar para kesaj ambasade kunder qellimit dhunues qe ju behet sistematikisht shqiptareve ne Maqedoni ! Nga njera policia maqedonase areston shqiptaret dhe mbeshtet terroristet e tyre. Poashtu thirja jone do te jete dhe per rikthimin e trevave shqiptare ne Maqedoni ne shtetin e tyre ame Shqiperi ! Ftojme te gjihe qytetaret shqiptar qe te bashkohen ne kete proteste paqesore per te treguar qe ne dime te mbrojme identitetin dhe dinjitetin kombetar te trasheguar nder shekuj !
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#11

Post by Adriana » Wed Mar 14, 2012 9:24 am

Reagojne disa te rinje nga BURRELI ...



..qeveritaret e shtetit fqinje reagun shpjet duke kerkuar nga pala shqiptare te ndeshkoj kete ngjarje:
Pas incidenteve të njëpasnjëshme ndëretnike në Maqedoni sot pati protesta në Tiranë dhe Burrel. Disa të rinj në Burrel reaguan ashpër, duke u mbledhur në qendër të qytetit, ku ndër thirrje për “Shqipëri etnikE”, ata i kanë vënë flakën flamuri maqedonas. Ndërkaq në Tiranë Tifozat Kuq e Zi dhe Kuvendi i Patriotëve protestuan para Ambasadës maqedonase.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, cila ka dënuar ashpër incidentin me djegien e flamurit maqedonas në protestën në qytetin Burrelit, si dhe parrulat me përmbajtje fyese gjatë protestës para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.
“Incidentet me karakter të tillë, të përcjella me parulla ofenduese dhe urrejtje, nuk shkojnë në të mirën e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit midis dy popujve”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.
Presim, thuhet në reagimin, që autoritetet shqiptare në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dënojnë këto incidente, të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve, si dhe të ndërmerren masa përkatëse për parandalimin e incidenteve eventuale të këtij karakteri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cfare po ndodh ne maqedoni?!

#12

Post by Sally » Fri Mar 16, 2012 8:57 am

Fundi i Maqedonisë megalomane
nga: Nga Halil Matoshi


Spiunët e Nikola Gruevskit motivojnë dhe nxisin incidente ndëretnike, veçanërisht duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër shqiptarëve etnikë për ta zhvendosur vëmendjen e publikut nga koncesioni që detyrohen t’ia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit



Maqedonia lehtësisht i shpëtoi aneksimit serb në vitet ’90 dhe mezi mbijetoi një konflikt të armatosur me shqiptarët vendas gjatë vitit 2001, gjendet para “një lufte” të tretë.

Kësaj herë më të dhimbshme.

Ajo do të detyrohet të presë degën mbi të cilën ka qëndruar këta 20 vjetët e fundit dhe mbi të cilën ka thurur melodramën e madhështisë së rreme dhe mburrjes deri në dalldi: Mitin për Maqedoninë antike dhe Aleksandrin e Madh.

Shkupi zyrtar me politikat e tij etnonacionaliste, duke ngjizur një shtet thuaja kishtar ortodoks dhe duke përjashtuar nga debati shtetin qytetar, po rrëshqet nga një lloj i ri i fashizmit (fashizëm kulturor), i cili do t’i kthehet si bumerang, duke e ndarë këtë shtet në rrafshin kulturor dhe qytetar, e pastaj edhe etnik dhe shtetëror.

Maqedonisë së tillë, turbofolklorike dhe me shikim mesjetar në të ardhmen po i kanoset një ogur i zi.

Ajo ka mundur të jetë dhe ka hala shanse të jetë një shtet binacional dhe dygjuhësor si një Belgjikë e Ballkanit. Mirëpo me hovet e tërbuara fashiste që po merr paria e Shkupit, po ia ndjellin këtij shteti fatin e ish-Jugosllavisë, shpërbërjes në entitete deri në zhbërje dhe aneksim nga fqinjët, nga Bullgaria dhe Shqipëria, pa e përjashtuar edhe involvimin e Greqisë dhe të Serbisë.

Në këtë sfond tejdukshëm vërehet se spiunët e Nikola Gruevskit motivojnë dhe nxisin incidente ndëretnike, veçanërisht duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër shqiptarëve etnikë, për dy arsye të kalkuluara.

Së pari, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut sllavo-maqedonas nga koncesioni që detyrohen t’ia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit dhe, së dyti, që përmes rrahjes dhe poshtërimit të shqiptarëve ta mobilizojë dhe homogjenizojë nacionalizmin maqedonas si kundërpërgjigje ndaj zërave që vijnë nga Sofja zyrtare, se shteti i Gruevskit dhe nacionalistëve të rinj rreth tij po i diskriminon bullgarët etnikë. Pra Gruevski mëton që ta rrisë patriotizmin maqedonas dhe t’i zbehë ndjenjat pro bullgare të shumicës prej tyre në kurriz të shqiptarëve.

Maqedonia e sotme (Shkupi zyrtar) nuk deshi, nuk diti dhe nuk po ia del tash e 20 vjet që të organizojë një shoqëri politike me bazë qytetare duke e deetnizuar shtetin, i cili, i tillë, pra qytetar, pati shans të mirë për mbijetesë, por shkurtpamësia e politikanëve maqedonas-sllavë po e shpie shtetin drejt gremine.

Skandalet me përmendoret dhe kryqet gjigante gjithandej, mësymja për të ngrehur kishë ortodokse mbi Kalanë e Shkupit gjatë vitit të kaluar dhe sidomos incidentet ndëretnike aktuale, të kurdisura nga shërbimet sekrete maqedonomëdha vetëm sa e shquajnë ksenofobinë dhe qasjen paranojake të maqedonasve ndaj tjetrit/të tjerëve dhe paaftësinë e kësaj etnie për të jetuar me të tjerët, duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm evropian.

Propozimi i Gruevskit për një Maqedoni veriore duket se nuk do ta kënaqë shtetin helen, që kërkon t’i mbajë për vete metarrëfimet antike, duke i hequr çdo të drejtë identifikuese me Maqedoninë antike politikës fashiste kulturore të klasës së re politike të Shkupit.

Politika megalomane por shkurtpamëse e Gruevskit realisht e ka dobësuar legjitimitetin horizontal dhe vertikal të shtetit duke e çuar vendin buzë konfliktit etnik.

Konfliktit i armatosur me shqiptarët vendas atje që pati shpërthyer në vitin 2001, sikur i këndelli fashistët e rinj të Shkupit se me shqiptarët ose duhet partneritet në shtet ose ndarje finale, mirëpo pasoi grindja për emrin e shtetit me fqinjin helen që e nxori këtë shtet ballkanik nga binarët normalë të shtetndërtimit, për ta katandisur drejt abisit, në një luftë të re civile!?

Në rastin më të mirë, kreu i Shkupit zyrtar po e humb luftën brenda, sepse fare lehtë nacionalistët e konstruktuar në zyrat e shërbimeve inteligjente mund t’i dalin nga kontrolli duke shkaktuar trazira përmasash më të mëdha dhe për ta larguar gjithnjë e më shumë këtë shtet nga integrimet në NATO dhe BE, e në rastin më të keq, ish-Republikës Jugosllave Federale të Maqedonisë (FYROM) i kanoset shpërbërja.

Krijimi i një ambienti shumë përjashtues ndaj të tjerëve, sidomos ndaj shqiptarëve dhe tek moshat e reja nga vetë mekanizmat e shtetit maqedonas, historiografia e interpretuar ideologjikisht nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve përmes Enciklopedisë antishqiptare, fuqizimi i klerit ortodoks në shtet dhe mësymja e përvetësimi i trashëgimisë kulturore të një konglomerati popujsh që në këto hapësira kanë jetuar pranë njëri-tjetrit ndër shekuj, si dhe ekskluziviteti nacional i maqedonasve në mënyrë joracionale e ktheu drejtimin e shtetit nga rruga evropiane tek “rruga pa krye” etnonacionaliste.

Së këndejmi kreu i Shkupit ka fabrikuar një nacionalizëm të pamençur duke u përpjekur që të përvetësojë ikonografinë e mitit për Lekën e Madh, i cili, sot mund ta shembë vetë shtetin, sepse e ka të pamundur që të marrë atë që i është premtuar: Identitetin dhe madhështinë e dikurshme të Maqedonisë antike. Prandaj reaksioni mund të jetë i përmasave fatale dhe mund t’i kthehet si bumerang Shkupit zyrtar, që nuk ka lëshuar asnjë rast për t’iu vërsulur shqiptarëve etnikë, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut nga telashet e mëdha me Greqinë, pikërisht rreth ikonografisë antike që Shkupi e donte për vete.

Incidentet ndëretnike të këtyre ditëve, ndonëse Ali Ahmeti, partneri qeverisës i Gruevskit, nuk i sheh të motivuara politikisht por spontane, ato mbajnë erë të rëndë të kazanit ku gatuhet fashizmi, sipas shembullit të Slobodan Milosheviqit.

Në anën tjetër, mësymjet antishqiptare rrisin idenë tek qytetarët shqiptarë se jeta në shtetin e përbashkët me maqedonasit është “Mission impossible” dhe se ata duhet të kërkojnë rrugë të tjera për sigurinë dhe prosperitetin e tyre.

Konkludimi se shumica e shqiptarëve kërkon bashkimin në një shtet të vetëm shqiptar ende është vetëm një projeksion i dëshirave, në kuadër të metarrëfimeve etnonacionaliste të disa qarqeve ekstreme politike në Kosovë e Maqedoninë perëndimore, por edhe në Shqipëri. Pra, shqiptarët kanë dëshirë të bashkohen në një shtet unik shqiptar, ndoshta shumica prej tyre, por shpërputhja mes të dëshiruarës dhe të mundshmes në realpolitikë është e madhe. Mirëpo, nëse nacionalistët maqedonas dhe “braniteljat” që veten e quajnë MOS duan dominimin e shtetit, atëherë reagimi shqiptar do të ishte edhe më i papërmbajtur, gjë që do ta shpinte FYROM-in në histori.

Postulati se politika është art i së mundshmes është përjashtuar lehtësisht nga mendimi politik i Shkupit zyrtar, duke synuar krijimin e një kombi me mendje n’hava (rrënjë në antikitet!?) por në realitet, një komb i ri dhe i varfër.

Sapo Greqia mori infuzion nga BE-ja (mbi njëqind miliardë euro) për ta shpëtuar shtetin nga bankroti, Athina ktheu shigjetat sërish nga Shkupi.

Duke ua mohuar maqedonasve emrin dhe dekorin e Maqedonisë së Epirit.

Të zënë ngushtë dhe me bythë në diell, fashistët kulturorë të Shkupit të vetëdijshëm se kanë për ta harruar shpejt madhështinë e antikitetit të shpifur, iu vërsulen sërish shqiptarëve, për ta bërë më të lehtë fillimin e fundit të kësaj Maqedonie megalomane.

Respektimi i të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni si shtet i miqësisë qytetare mes dy etnive kryesore, sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, krijimi i një shteti modest me një vend po ashtu modest në historinë dhe gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht përqafimi i vlerave të përbashkëta evropiane, do ta shpëtonte këtë shtet nga çarja, kurse mësymja ndaj shqiptarëve që megjithatë ulën armët dhe pranuan shtetin e përbashkët me maqedonasit do ta falimentonte Maqedoninë veriore ose Republikën e Vardarit ditën për diell.

Maqedonia e deritashme, megalomane dhe e veshur me petkat e madhështisë së Lekës së Madh po jep shpirt!?

A do të ketë arsye të mjaftueshme në Shkup që kësaj kufome t’ia zërë vendin një shtet i ri dhe i drejtë për të gjithë?

Kjo është pyetje për një milion.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”