"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fshatra të zbrazura në Kosovë

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Fshatra të zbrazura në Kosovë

#1

Post by Adriana »

Rreziku nga mjetet shpërthyese dhe pamundësia e rindërtimit janë ndër arsyet kryesore që kanë bërë që edhe 13-të vjet pas luftës, fshatra të tëra të jenë të pabanuara. Banorët e tyre jetojnë në qendra të ndryshme.

Hazir Veseli 71 vjeç nga Kosharja e Gjakovës, fshat në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri punon sot rrethojën e një livadhi trearësh të shtëpisë në të cilen jeton si i zhvendosur tash 13-të vjet. E teksa fytyrëngrysur kujton kotësinë e përpjekjeve të tij rreth kësaj copë toke të paujitshme, prej së cilës rrallëherë merr frytin e mbjellur, në rrudhat e thella i lexohet nostalgjia e vazhdueshme për fshatin e lindjes në të cilin jetoi në begati. “Rruga o konë e zorshme deri atje, po jeta o konë e mirë. Prej muajit kur piqej qershia e deri sa binte bora, ke pas të gjtiha llojet e pemve. Uji akull. I kam pas pesë hektarë e 75 ar tokë. I mbajsha 200 copa dhen. A e din çfarë jete o konë?! Jam detyru me lanë tokë e shpi e me ardhë me u nguju qetu, se s´kam ku me shku kur serbët m´i kanë djeg dy shpiat rrafsh me tokë... Prej 40 shpive si jemi konë të tana me mbi tetë anëtarë, asnjë prej tyre nuk asht ma. Tash, te tanë të shkapërderdhur dikush ktu e dikush atje,“ rrëfen plaku 71 vjeçar, derisa rrudhat e ballit i thellohen gjithnjë e më shumë për fshatin e tij hambar, larg të cilit jeton në skamje tash 18-të vjet.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fshatra të zbrazura në Kosovë

#2

Post by Adriana »

Nga jeta në begati-në varfëri të plotë..


“Tash qe! N ´këtë shpi n´Baballoq, me këtë copë tokë pa ujë. Pa rrogë pa send. Tetë anëtarë jetojmë me 45 euro pension temin edhe dy djem më punojnë punëtor krahu ku të munden. Sot, ja, atje po punojnë! Jam afru te komuna e Gjakovës edhe n´Prishtinë. Kush s´asht interesu me m´ndihmu!”
Sipas kryetarit të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, pas një analize të bërë është konstatuar se të gjitha shtëpitë i përkisnin kategorisë së pestë të rrënimit. Ndërsa, donacionet për ndërtimin e shtëpive i mbajti larg territori i papastruar nga mjetet shpërthyese.
“Tani meqë nuk ka donacione dhe ne nuk kemi buxhet të mjaftueshëm të investojmë, e kemi shpallur zonë turistike dhe po shohim mundësinë e investimeve në atë fshat, për të mundësuar rikthimin e banorëve që fshati të frymojë sërish. Neve na gëzon fakti se veç filluar kthimi i tri-katër familjeve që kanë renovuar shtëpitë dhe kanë filluar të mirren edhe me bujqësi. Ndërsa, para dy ditësh kam pas një takim me një grup qytetarësh ku kemi diskutuar mundësitë për gjetjen e zgjidhjes. Por, edhe pse për sivjet s´mund të premtojmë për shkak të buxhetit, në vitin 2013-të në bashkëpunim me qeverinë dhe me mbështetjen e ndonjë donatori, ne do t´fillojmë rindërtimin e shtëpive atje, meqë sivjet po përfundon rruga dhe do të fillojë ndërtimi i varrezave të dëshmorëve”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fshatra të zbrazura në Kosovë

#3

Post by Adriana »

Të 40 shtëpitë e Koshares rrënoja që nga lufta...


Xhevat Ibraj edhe sot ka ardhur të vizitojë pronën e familjes së tij në Koshare. Shtëpinë e lindjes, qoftë ajo edhe gërmadhë, sepse dëshira e tij dhe e bashkafshatarëve për kthim mbeti e ngrohtë gjithnjë. “Interesimi për kthim ka qënë me të përfunduar lufta. Kemi parashtruar disa herë kërkesa presidencës, qeverisë, kuvendit qendror dhe kuvendit komunal të Gjakovës. Asnjëherë asnjë lloj përgjegje për rikthim në vatrat tona. Shumë bashkëfshatarë të mi jetojnë në kushte mizore nëpër qendra të ndryshme, përderisa ndërtojnë shtëpi për serbët për t´i lënë të zbrazta. Qe 13-të vjet pas luftës nuk është menduar fare për ne. E mendoj se është e drejtë jona, nëse duhet të trajtohemi qytetarë të barabartë si në të gjitha pjesët e Kosovës. Atje as territori s´është i pastruar mirë nga mbetjet e luftës dhe ende konsiderohet zone e minuar”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fshatra të zbrazura në Kosovë

#4

Post by Adriana »

Territori i minuar njëra nga arsyet e depopullimit


Sipas Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës, në vitin 1999 në Kosovë janë regjistruar 4,500 fusha që paraqesin rrezik për qytetarët, 114 prej të cilave kanë humbur jetën dhe 451 të tjerë janë lënduar. Ndërsa, Kosharja është vetëm njëri nga disa fshatra larg të cilave qëndrojnë banorët e tyre për shkak të territorit të papastruar ende nga mjetet e pashpërthyera nga bombarimet e NATO-s mbi caqet serbe.
Ahmet Sallova, shef i Qendrës për Deminim në kuader të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se: “Prej fillimit të operacioneve të deminimit, me 1999 janë pastruar mbi 47 milionë metër katrorë, ku janë gjetur dhe janë shkatërruar mbi 83 mijë mjete të ndryshme eksplozive. Mbesin edhe 57 zona të rrezikshme si dhe 44 zona të tjera të dyshuara, një pjesë e madhe e të cilave është e kontaminuar prej bombave kasetore, një pjesë prej minave antipersonale si dhe mjeteve te ndryshme eksplozive”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fshatra të zbrazura në Kosovë

#5

Post by Adriana »

Te gjithe kerkojme bashkim, te gjithe kerkojme demokraci, te gjithe kerkojme modernizim, PO VENDIN TONE KUR DO TA RINDERNTOJME?!

Cdo shtet mbas nje lufte, angazhohet i madh dhe i vogel per ta rindertuar ate, ndersa ne kemi vepruar ne te kunderten i kemi braktisur ato... deri kur qeveria e kosoves do merret vetem me ''brockulla'' dhe jo me vepra, le te bej nje organizim me ushtare per te pastruar keto zona te minuara, qe baballaret tane te rikthehen perseri, nuk mendoni qe edhe kete duhet ta kerkojme?! Nuk mendoni qe nuk duhet investuar vetem ne kryeqytete por edhe ne zonat rurale?! Varferia e nje shteti fillon pikerishte nga keto zona, ku mirembahet dhe prodhohet buqesija baza ushqimore e nje populli. Ndersa ne e kemi me te lehte ti blejme nga shtetet fqinje .......
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”