Page 1 of 1

Heshtje e jonë letargjike

Posted: Fri Apr 13, 2012 10:26 pm
by Adriana
“Dija e injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare”
Faik Konica

Nga Fahri Xharra
13.04.2012

Pse Faik Konica ishte i tillë si e njohim ne në letrat tona?

Sepse i përkiste gjakut të fisëm shqiptar. Bartte krenari tipike të themeltë, sepse e vishte kostumin e qenies së tij të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore, si rrallëkush i kohës së tij. (Dr. Ledri Kurti)
Pse Konica apo pse nuk e ndjekim rrugën e Konicës që të mos heshtim, të mos shtrohemi e të bashkohemi? Ai na thoshte se rruga që shpie në nderë, në arritje e shpëtim nuk është e shtruar me lule por me therra/gjemba, dhe se një ditë do të dalim të rritur në sytë e botës. A jemi rritur sa duhet? A e kuptuam se për të arritur në kulm arrihet i grisur, i përgjakur, i djersitur e i lodhur? Trëndafilat, dafinat, ujit e ftohët dhe shtrirja e ëmbël gjinden në kulm dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, por se bie i vdekur nga të lodhurit dhe me vetëdijen e plotë se i hape një udhë të re popullit.

Për të zhvilluar temën e titulluar mu deshtë patjetër të thirrem në Faik Konicën, kur kërkonte: Ndryshim në themel! A është edhe sot e nevojshme, e domosdoshme e menjëhershme për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare, e cila nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para njëqind vjetëve? A mos është mendja edhe e intelektualit të sotëm një rreth i mbyllur, me një mendim dogmatik të thatë dhe të pa jetë? A mos po e kemi mendjen e frikshme të zhytur në mediokritet?

Si mundemi të flemë aq pa brenga (intelektualët) dhe të mos i kundërvihemi një të keqeje nga e kaluara e cila po na gërryen edhe sot? Pse heshtim dhe nuk i zbardhim planet e të kaluarës për zhbërjen tonë nga ata që edhe sot vetëm se po i rifreskojnë planet e tyre ,me të dhëna më të dhe metoda më të sofistikuara?

Edhe sikur të shkruanim për çdo ditë nga një libër dhe të mundohemi ta bindim botën se atë që e kanë thënë serbet për ne, nuk është e vërtetë, nuk ia dalim dot. Ata aq shumë kanë punuar por edhe sot punojnë në atë drejtim dhe duke e krahasuar me “punën” tonë apo më mirë të them heshtjen tonë e kemi të pamundur çdo lloj përgënjeshtrimi. E bota i beson librit!


Planet e serbëve për shfarosjen tonë, bartjen tonë nga tokat tona janë shumë të hershme. Por ata nuk i bënin vetëm. E kishin mikun, i kishin miqtë të cilëve iu ndihmonin. E ne ende nuk po dimë ta zgjedhim mikun. Përplasemi sipas nevojave ditore, individuale, klanore dhe kurrsesi të ndalemi dhe të rrokemi me të vërtetin. Po, po me mikun e vërtetë!

Na ende pyetemi se a me Stambollin apo Brukselin?

“Arnautët ishin gjithmonë përfaqësuesit e denjë të çrregullimeve dhe të mos përgjegjësisë ndaj shtetit. Të tillë i njihnin edhe të krishterët (Europa, F.Xh.) e edhe Turqit. Gjatë historisë dhe në gojëdhëna, në të kaluarën dhe të tashmen për banorët e Maqedonisë, Serbisë së vjetër dhe në Sanxhak, Shqiptari ishte sinonim i dhunuesit dhe i dhunës dhe i rrëmbimit. Ata ishin të tillë edhe në kohë të luftës e edhe në kohë të paqes.”( Jovan N. Tomić O Arnautima u staroj Srbiji i Sandžaku, 1913). Pra botës i shpjegohej për një popull të pa denjë për Europë.
“Islamizimi i shqiptarëve nuk ka filluar me ardhjen e tyre në tokat serbe. Islamizimi i shqiptarëve fillon me të madhe pas vdekje së Skënderbeut. Një pjesë e madhe e tyre ikën në Italinë e Jugut dhe të tjerët duke marrur përfitime nga turqit filluan ti popullojnë tokat serbe” ( po aty).


Si u albanizuan dhe u muhamedanizuan serbet ortodoks në vitet 1737?

A nuk ju duke kjo një pyetje që i kalon të gjitha normat e një shkrimi historik apo dokument diplomatik, e shkruar po në atë libër? Dhe këto pyetje bota i ka pranuar, e ne kemi heshtur dhe heshtim edhe sot.
“U mundova -thot Jovan N. Tomiqi në librin tim që me fakte dhe argumente të tregoj se si erdhi deri te albanizimi dhe muhamedanizimi i serbeve, këndej kufirit me Shqipërinë”. “Në Sanxhak nuk ka pasur kurrë Shqiptarë, as me ardhjen e turkut, e as në shekullin XVI, por as në atë të XVII. Në shekujt e përmendur banorët e atyshëm, përveç një numri të vogël turqish ishin kryesisht Serbët, serbët e fesë muhamedane dhe më shumë të asaj ortodokse. Por gjuha e tyre si e myslimanëve si e ortodoksëve ishte serbishtja. Kufiri etnografik me Shqipërinë ishte larg nga Sanxhaku. Ai (kufiri) as në shek. XVI nuk mbërrinte deri të Drini i Bardhë. Dukagjini nuk ishte në përbërje të Shqipërisë. Tek në shekullin XVII, kufiri lëvizi këndej por pa e kaluar Drinin. Në Lumë dhe në nahijen e Gjakovës, banorët ishin serbë dhe flitshin serbisht….( ?) Ardhja e Arnautëve në Sanxhak (rreth vitit 1700) nuk ndikoj në numrin e shqiptarëve në Shqipëri sepse teprica e popullit të saj i gjeti kushtet më të mira për jetë në Sanxhak. Pse erdhën ata aty? Sepse popullata serbe e vendit ishte në luftë me turqit” ( po aty).


Pra në kohën e konferencave të Londrës, Parisit, Versajit, aty ku duhej të diskutohej ndarja e (trojeve shqiptare) jonë në copëza, atëherë duhej një arsyetim për marrjen e tokave tona; sepse ato “ishin të tyre”. E ne, i kishim esatpashat, haxhiqamilat që me ndihmën e Turqisë e kërkonin kthimin e dumbabës.
Serbët e albanizuar sa ishin në numër? Sipas Samarxhiqit (1989), në fund të shekullit XIX –të në Kosovë ishin rreth 30-40 përqind të “Arbanasve” me origjinë sllave; kurse Mladenoviqi (1989) e rritë numrin në dy të tretat e banorëve shqiptarë të Kosovës që ishin me origjinë serbe, kurse studiuesi Veselin Gjuretiq (1992), e përmbyllë numrin e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80%.
Edhe udhëpërshkruesi Gopçeviq e kishte zhvilluar tezën e Shqiptarëve si Serbë të albanizuar si dhe praninë e “Kripto-serbëve” apo “serbëve të mëshefur” (Përvetësim i pa skrupullt i një kombi të tërë). Ai thotë se kombësia arbanase nuk ekziston, sepse “Arbanasit” në të vërtetë janë “Shkipetarët”, sepse Arbanas mundet me qenë edhe serbi edhe turku edhe greku.
Por, të gjitha këto që u thanë më lartë shkruheshin si në kohën kur neve turku nuk na lejonte shkollën por edhe më vonë kur ne mësuam shkollë për nuk dinim të shkruanim, se kishim probleme tjera. Ne nuk reagonim në kohë të duhur.

Marrëveshjet, për bartjen e popullsisë myslimane (shqiptare) nga tokat “serbe” u muarrën qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe, paralagje e Stambollit, me ç’rastë qeveritë Ruse, Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që myslimanët (pra shqiptarët) duhen të shpërngulën “orë e më parë”. Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh.
Myslimanët e Serbisë mund të rrinin në vatrat e tyre, me këto kushte:
- që t`i kthehen besimit stërgjyshor dhe nëse jo të mbesin
-serb të besimit mysliman dhe nëse jo, atëherë
- duhen të shpërngulën nga Serbia. Dhe drashkoviqët e millosheviqët rrihnin gjoks karshi Europës, se për të qenë Serbia e tillë i kishte sakrifikuar 400.000 “serb”.(1998)



Kur ne, do të bartim krenari tipike të themeltë?
Kur do e veshim kostumin e qenies sonë të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore?
Apo po rrehim ujë në havan?

Re: Heshtje e jonë letargjike

Posted: Fri Apr 13, 2012 11:25 pm
by Adriana
Vertete nje artikull .....
Pasojat politike te kesaj propagande i kane vuajtur dhe i vuajne emigrantet shqiptare edhe sot ne europen shtrige.
Me invesitme dhe prezantime gjate dhjetravjecareve Shqiperine dhe shqiptaret i kane paraqitur si gogol.
Kur i flet per serbet europes i dhemb shpirti, edhe pse ne media bejne sikur u kan vene ''kushte'' ato kumblla te thata le ti hajne vet europianet.
Me kujtohet ne shkolle, kishim nje serbe, dhe nje e me dy pyesnin ate si ishte situata ne serbi ( edhe pse ne lajme nje dite me pare shikonim gjygjin LIVE nga Den Haag qe u behesh serbeve per krimet e bera, ata nuk i merrnin ato krime fare parasysh ).


Jemi nje nder kombet me te vjeter ne europe dhe po kjo europe na ka trajtuar si placke ne shekuj edhe tani.