Themelohet Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
Themelimi i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave është miratuar me një vendim të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Akademia e themeluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar ka zgjedhur shkrimtarin e njohur Ismail Kadare President Nderi i saj për jetë. Ndërkaq, juristi i njohur Ksenofon Krisafi është presidenti i parë i këtij institucioni dhe si zëvendës të tij janë zgjedhur fizikanti Alajdin Abazi, doktor Isuf Kalo (i njohur ndryshe si mjeku i Enver Hoxhës), sopranoja Inva Mula, ndërsa sociologu e ish-ambasadori Fatos Tarifa mban postin e sekretarit Shkencor.
E ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), e cila dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në SHBA, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Anëtarët e kësaj akademie marrin përsipër të shërbejnë pro bono me njohuritë dhe talentet e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t’i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standarteve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.
Anëtarët
Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë 33, prej të cilëve 26 janë shqiptarë ndërsa pjesa tjetër të huaj dhe anëtar nderi. Të vendosur sipas rendit alfabetik anëtarët e saj janë:
fizikanti Alajdin Abazi,(Maqedoni); mjeku Panajot Boga; inxhinierja Luljeta Bozo; ekonomisti Adrian Civici; kompozitori Limoz Dizdari; biologu Dhimitër Dhora; fizikanti Përparim Fuga; historiani Romeo Gurakuqi; arkeologu Gëzim Hoxah; sopranoja Ermonela Jaho; shkrimtari Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij shkrimtare Helena Kadare; mjeku Isuf Kalo; juristi Ksenofon Krisafi; gjuhëtari Xhevat Lloshi; regjisori Piro Milkani; sopranoja Inva Mula; matematikani Mina Naqo; matematikani Llukan Puka; historiani nga Kosova Skënder Riza; fizikanti Marenglen Spiro; piktori Sali Shijaku; sociologu Fatos Tarifa; skulptori Thoma Thomai; historiani Pëllumb Xhufi dhe inxhinieri Aleksandër Xhuvani. Ndërkohë anëtarë nderi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në themelimin e saj janë këto personalitete: mjeku nga Zvicra Jean-Philippe Assal; sociologu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amitai Etzioni; sociologu nga Anglia Lord Anthony Giddens; filozofi nga Franca Pierre Hassner; gazetari dhe shkrimtari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Peter Lucas; gjuhëtari nga Italia Mateo Mandala dhe filozofi serb Obrad Savi.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
Forumi i pare i Akademis Shqiptare te Artit dhe te Shkencave
“Ngociata të reja me Greqinë, u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë”
Akademia Shqiptare e Artit dhe e Shkencave ka mbajtur forumin e parë të sajin, një muaj pas krijimi të saj mbi realitetet dhe sfidat e sotme të shoqërisë shqiptare të shndërruar në një çështje të gjithëdiskutuar e kundërshtuar si dhe ë planë të paër ishte dhe marrëveshja e kufirit detarë me Greqinë, ku ndër të tjerash studiuesi Krisafi pohoi: “Të dhënat që dolën nga kabllogramet dhe nga informacionet e tjera të publikuara pas nënshkrimit të marrëveshjes, vërtetuan zyrtarisht se marrëveshja shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës, u pranua në mënyrë të pashpjegueshme nga udhëheqja shqiptare dhe u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë profesionale nga grupi negociator shqiptar. Rezulton që negociatat kanë qenë thuajse formale dhe me një konspiracion thuajse të pajustifikueshëm. Kufiri shqiptaro-grek duhet riparë, por nuk duhet të preket kufiri shtetëror dhe kufiri shtetëror është kufiri që ndan ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale mes dy vendeve”.
Akademia Shqiptare e Artit dhe e Shkencave është themeluar një muaj më parë e ka si President Nderi Ismail Kadarenë.
Sigurisht që tematika e diskutuara në këtë forum ishin të shumta, duke përfshirë dhe reformën në sistemin shëndetësor, atë arsimor dhe sfidat e ekonomike të vendit.
Por, ajo çka spikati më shumë e dominojë diskutimet në forum, ishin analizat dhe referimet e fuqishme të studiuesit Ksenofon Krisafi, i cili me të drejtë mund të pyeste e të analizonte, se ç’duhet bërë në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Kuvendit për kufirin zyrtar me Greqinë?
Ndaj për studiuesi Krisafi, negociatat mes dy vendeve janë domosdoshmëri.
Mandej ai theskoi: “Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009, nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkopetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”.
“Ngociata të reja me Greqinë, u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë”

Akademia Shqiptare e Artit dhe e Shkencave është themeluar një muaj më parë e ka si President Nderi Ismail Kadarenë.
Sigurisht që tematika e diskutuara në këtë forum ishin të shumta, duke përfshirë dhe reformën në sistemin shëndetësor, atë arsimor dhe sfidat e ekonomike të vendit.
Por, ajo çka spikati më shumë e dominojë diskutimet në forum, ishin analizat dhe referimet e fuqishme të studiuesit Ksenofon Krisafi, i cili me të drejtë mund të pyeste e të analizonte, se ç’duhet bërë në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Kuvendit për kufirin zyrtar me Greqinë?
Ndaj për studiuesi Krisafi, negociatat mes dy vendeve janë domosdoshmëri.
Mandej ai theskoi: “Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009, nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkopetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
