"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Masakrohen 5 Maqedonas.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#121

Post by Mallakastrioti » Fri May 11, 2012 10:38 pm

Zeus10 wrote:Kam te njejtin mendim, vetem individe te caktuar, kryesisht te rinj, qe dhe mund te jene paguar dhe genjyer e bartnin ate flamur ne krahe dhe per cudi ata nuk qendronin ne mes te turmave, por ekspozoheshin ne krye te saj, per tu fokusuar mire nga kamerat.

Kur organizon protestat organizatoret zakonisht jane ata qe duhet te jene te kujdeshem qe protesta mos te marri ngjyra te tjera. Por besoj se ne protesten e pare organizatoret dolen prej xhamise. E pra ndoshta duhet qe shqiptaret e Maqedonise te nisin "dialogun" me hoxhallaret luftenxites dhe radikal qe ushqejne radikalizmin e shkretetirave. Nuk ka justifikim per çka na pane syte. Proteste shqiptare me flamuj paçavure te nje forme jetese tjeter quajtur "zombie"
Image

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#122

Post by Sally » Fri May 11, 2012 10:47 pm

Mallakastrioti wrote:
Zeus10 wrote:Kam te njejtin mendim, vetem individe te caktuar, kryesisht te rinj, qe dhe mund te jene paguar dhe genjyer e bartnin ate flamur ne krahe dhe per cudi ata nuk qendronin ne mes te turmave, por ekspozoheshin ne krye te saj, per tu fokusuar mire nga kamerat.

Kur organizon protestat organizatoret zakonisht jane ata qe duhet te jene te kujdeshem qe protesta mos te marri ngjyra te tjera. Por besoj se ne protesten e pare organizatoret dolen prej xhamise. E pra ndoshta duhet qe shqiptaret e Maqedonise te nisin "dialogun" me hoxhallaret luftenxites dhe radikal qe ushqejne radikalizmin e shkretetirave. Nuk ka justifikim per çka na pane syte. Proteste shqiptare me flamuj paçavure te nje forme jetese tjeter quajtur "zombie"

Edhe ne protesten e sotme qe andej dolen ....

Menduh Thaçi: Mos iu bashkëngjitni protestave

Shkup, 11 maj - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka ftuar shqiptarët që të mos të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për sot pas faljes së namazit të xhumasë nëpër xhamitë në Maqedoni.

“Do t’i lus të gjithë shqiptarët që të mos iu bashkëngjiten protestave të sotme për shkak se nuk i dimë organizatorët. Nuk guxojmë të futemi në avantura, nuk guzojmë t’i lidhim punët e aspektit etnik dhe religjioz. Ne asnjëherë nuk kemi pasur probleme religjioze, por etnike po”, tha Thaçi.

Ai gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në konferencën e Forumit të të rinjve të PDSH-së në Tetovë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#123

Post by Gardhi i Ondrrave » Sat May 12, 2012 12:07 am

erix77 wrote:Mire qe na i percaktoi gardhi kriteret e te qenit shqiptar se spo e merrnin vesh kush eshte e kush jo.
Nuk i percaktoj un, i percakton historia, atdhetaria, gjykimi i shnoshe, qi kta arabo-turkmenistana kan hum prej kohet!! veq kur te fillojn me djeg flamujt europjan, mahe mend, hapi tjeter per hoxhallart nostalgjik te perandoris anadollake asht me djeg flamurin e Skenderbeut dhe cfare ai perfaqsote..por pasha Zotin, nase kjo dit dot vij, sepse dot vij, pos kam ardh prej kurbetit me u ba nji Breivik i dyte, ma mallkoft gjini i nans....

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#124

Post by Rina » Sat May 12, 2012 5:40 am

Sally wrote:
Rina wrote:Nuk jane shqipet e Maqedonise qe dalin me ate flamur, jane individe te caktuar


Atehere le te djegin keta individe me vend te hoxhave.

Rreth 5-mije shqiptare ne proteste nuk mund te ndalojne keta individ?!

(deri me dje shanin pjesen tjeter qe merrnin pencionet nga greku, pa rrushin rrushin dhe u poqen, gjeten pune! )
Po pse nuk ngriteshit atehere ju ne nje proteste masive kunder atyre qe merrnin pensionin apo edhe ta digjinit ate qe ndersen keto dukuri qe sa kohe ne Shqiperi, p.sh Janullatosin. Pse nuk po ngriteni ju ne nje proteste masive kur tere kohen po cenohet sovraniteti i Shqiperise nga grupe te tilla! se te gjithe po i shajne edhe keta !

Nuk jane muslimane aty vetem shqiptaret ka edhe tjere. Sdihet kush fshihet prapa tyre dhe besoj qe shqiptaret e Maqedonise e dine me mire se ne kete. Ata duhet permes formave tjera ti hekin keta radikalet e jo duke djegur flamuj dhe duke ndersyer konflikte te reja madje dhe me grupet etnike tjera. Se lehte e ke te flasesh ti qe nuk jeton nen trysnine shteterore te sllaveve dhe lehte e kam une tani. Le ta djegin me se pari tjeret! Ngrituni ju ne protesta te rruga e Kavajes dhe digjeni keta flamujt fetare, luftoni keta radikalet me mjekrra e mandej tjeret mund ta ndjekin shembullin tuaj. Se rrushi duke e pare rrushin piqet apo jo?

P.S. Problemi nuk eshte te shqiptaret e Maqedonise, eshte tek mungesa e klases politike qe i kane lene ata njerez ne meshire te kalbesinave sllave, qe e perkrahin kete elementin ekstrem fetar ne Maqedoni. Ato protesta do te duhej te ishin organizuar nga partite politike qe i kane ne pushtet apo nga ndonje levizje qytetare.
Last edited by Rina on Sat May 12, 2012 6:10 am, edited 2 times in total.

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#125

Post by Rina » Sat May 12, 2012 5:58 am

Rinia shqiptare: Na njollosën protestën

Një grup të rinjsh shqiptar nga Shkupi dhe qytetet e tjera në Maqedoni, përmes një letre kanë reaguar ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që kanë keqpërdorur protestën, duke implikuar flamujt dhe thirrje fetare, raporton INA.

"Ne jemi të vetëdijshëm se ka grupe të caktuara që dëshirojnë të njollosin këto protesta me karakter kombëtar. Kemi grupe të caktuara sociale të implikuara në aspektin fetar dhe që janë verbëruar pas qëllimeve dhe idealeve të tyre fetare dhe kjo i jep shkas që maqedonasit të na njollosin në forma tjera dhe duke i dhënë kahje protestës se ka qenë për qëllime fetare dhe jo kombëtare", thekson grupi i të rinjve shqiptarë nga Shkupi.

Sipas tyre, individë të caktuar kanë udhëhequr një pjesë të turmës dhe kanë bartur altoparlant, duke bërë thirrje fetare dhe duke shenjëzuar po ashtu me simbole fetare.

"Ne nuk dijmë se cilat janë problemet tona fetare dhe kush po ndalon. Problemi është kombëtar dhe në të ardhmen duhet të ketë organizim nga forcat progresiste të të rinjve që kanë taban kombëtar dhe dijnë të artikulojnë kërkesat kombëtare dhe të ngrenë zërin kundër diskriminimit dhe dhunës në Maqedoni", apelojnë të rinjtë.

Janë grupe fetare dhe sekte të ndryshme në Maqedoni që shpeshherë janë inflirtuar në qarqet politike dhe synojnë vendosjen e çështjeve fetare para atyre kombëtare.

Grupi i të rinjve shqiptarë ka apeluar që në të ardhmen shqiptarët të protestojnë me flamurin e shenjtë kombëtar dhe plisin e bardhë. /albeu.com/

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#126

Post by Rina » Sat May 12, 2012 6:03 am

Kumanovë, protestë e shkurtër vetëm me flamuj kombëtar


Një numër i vogël i protestuesve kanë protestuar në Kumanovë, edhe atë rreth 300 persona, mirëpo ato u shpërndanë pas një marshimi të shkurtër dhe moslejimit për të shkuar drejt qendrës së qytetit.

Parullat që u dëgjuan ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht janë kombëtare “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqipëri etnike”, “Jankullovska është vrasëse”.

Ndërsa në duar mbajnë flamuj të Evropës dhe atë shqiptar. Pas disa minutave turma u shpërnda në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e protestës dhe shumë policë janë stacionuar në disa pika që konsiderohen si kritike. (INA)

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#127

Post by Patush » Sat May 12, 2012 7:14 am

Enver Robelli.

Lojtarë në terren të huaj






Të tjerët i bien tupanit, shqiptarët vallëzojnë dhe rrezikojnë të fundosen. Këtë e tregojnë sidomos zhvillimet në Maqedoni, ku feja përzihet në politikë dhe kështu diskreditohet angazhimi për respektimin e të drejtave kombëtare

“Një nga simbolet më përcaktuese të identitetit kombëtar është kapuçi. Po e ndërrove atë, me automatizëm, e ndërron edhe identitetin kombëtar. Bie fjala, nëse një shqiptar do të pranonte ta mbulonte kokën me kapuçin serb, ‘shajkaçën’ do të identifikohej nga të tjerët si serb dhe, anasjelltas, nëse një serb do ta mbante plisin e bardhë, pa dilema do të perceptohej si shqiptar. Prandaj, këto mundësi hipotetike nuk ndodhin në realitet, pos në skena teatrore ose në filma ku kostumografi, përmes veshjes, e identifikon përkatësinë etnike të personazheve. Mirëpo, çuditërisht, këto parime nuk vlejnë për huazimet nga popujt e tjerë. Shumë shqiptarë nuk janë të vetëdijshëm se kapuçat që i mbajnë, terllëqet e famshme, u takojnë popujve semitikë, arabo-hebrenjve” – Arben Xhaferi në librin “Në Tetovë, në kërkim të kuptimit”



Të fillojmë me një supozim dhe një pyetje njëkohësisht: a mund të jetë manipulim i pushtetit maqedonas? Të arrestosh me bujë dhjetëra shqiptarë nën akuzën se janë autorë të vrasjes makabre të pesë maqedonasve mund të ketë efekt në politikën e brendshme. Të aludosh se pesë maqedonas u vranë nga fundamentalistët myslimanë të trajnuar në Pakistan dhe Afganistan – kjo mund të bëjë jehonë ndërkombëtare. Dhe bëri: të gjitha agjencitë e lajmeve dhe pothuaj të gjitha gazetat perëndimore njoftuan për arrestimet në Maqedoni. Për Qeverinë e Maqedonisë arsyetimi i vrasjeve me prapavijën fundamentaliste islamike është mirëseardhës: vrasja nuk kualifikohet si ballafaqim ndëretnik (maqedonas kundër shqiptarëve dhe anasjelltas), por si sulm i qarqeve ekstremiste islamike, të cilat mund të jenë të inspiruara nga jashtë.

Ç’bën vaki pastaj? Dalin shqiptarët për të kërkuar kinse të drejta kombëtare dhe për të protestuar kundër arrestimeve në Maqedoni, por nuk kanë asnjë kërkesë të logjikshme politike. Në vend të tyre çirren “Allahu-Akbar” dhe “Shqipëri Etnike”. Valëvitin flamuj arabë dhe aty-këtu, sa për sy e faqe, ndonjë flamur kombëtar. Protestojnë kundër shtypjes nga shteti maqedonas me flamuj të xhihadit. Nuk bartin plisa, por kryesisht kapuça piratësh dhe beduinësh. Në të ashtuquajturën protestë të Shkupit pjesëmarrësve u mungonin vetëm ibrikët dhe legenët për avdes! Në protestën e ardhshme me siguri vjen edhe Shefqet Krasniqi nga Prishtina, kanakari i qarqeve ekstremiste islamike. Atë edhe policia serbe e kishte lejuar të shkojë në Preshevë për t’u folur shqiptarëve për fenë, por jo për atdheun! Për fat të keq në trenin e popullizmit fetar kacavirren edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë. Përzierja e fesë në politikë dhe anasjelltas si dhe zbritja e kërkesave politike në mesazhe fetare vetëm mund të çojë ujë në mullirin e propagandës nacionaliste maqedonase.



Karnavali i Shkupit



Jo pak shqiptarë në Maqedoni duhet ta pyesin veten në mos janë duke luajtur në terren të huaj me këso protestash me elemente karnavali. Edhe nëse dëshmohet se arrestimet e fundit janë një montazh i autoriteteve të Shkupit, shqiptarët duhet të hapin një debat kritik mbi rolin destruktiv të elementëve fetarë islamikë në mesin e tyre. Shumica e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në viset e tjera të banuara me shqiptarë në Ballkan nuk kanë rënë pre e joshjeve fundamentaliste. Por nuk mund të mohohet se një pakicë gjithnjë e më agresive përpiqet të imponojë agjendën e saj të prapambetjes. Disa i këndojnë Bin Ladenit, të tjerët propagandojnë sheriatin dhe luftojnë vlerat demokratike perëndimore, teologë me mendësi beduinësh japin leksione për mospërdorimin e Facebook-ut, të tjerët synojnë të marrin nën kontroll xhami dhe me falangat e tyre religjioze të diktojnë se kush është mysliman i vërtetë e kush jo. Në vitin 2010 në xhaminë e Isa Beut në Shkup madje u përleshën fizikisht grupe besimtarësh. Në këtë batërdi ishin të involvuar edhe politikanë, të cilët në mungesë të programeve cilësore për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve besimin e masës synojnë ta fitojnë me anime ndaj grupeve të caktuara fundamentaliste.



Ndihma e një çetniku



Sot pothuaj në të gjitha viset shqiptare në Ballkan mungojnë teologë islamë, të cilët janë mendjehapur, të gatshëm për të përqafuar ligjet e shtetit laik. Edhe ata pak imamë liberalë gjenden nën presionin e radikalëve. Në Kosovë ende nuk janë zbuluar personat që rrahën teologun Xhabir Hamiti, i cili prej vitesh ka tërhequr vëmendjen se feja nuk bën të keqpërdoret për qëllime politike. Shoqëritë që heshtin ndaj krimeve dhe bashkëjetojnë me krimin zor se mund ta gjejnë rrugën e paqes. Keqpërdorimi i religjionit, i secilit religjion, paraqet rrezik sidomos për shoqëritë shumëkonfesionale. Shqiptarët në Ballkan janë shoqëri shumëkonfesionale. Gjatë historisë ka pasur shumë shembuj të teologëve islamë që luftën për të drejta kombëtare e kanë parë si prioritet, sepse pa atdhe nuk ka as fe. Por në shoqëritë shqiptare është heshtur edhe për disa rrëshqitje makabre të teologëve islamë. Disa edhe pas fundosjes së Perandorisë Osmane kërkonin kthimin e “babës Sulltan”, të tjerët hidhnin poshtë alfabetin me shkronja latine të miratuar në Manastir, duke e diskualifikuar si “alfabet të të pafeve”. Sot mund të duket e pabesueshme, por pas Kongresit të Alfabetit në Manastir më 1908 fushatën kundër shkronjave latine ndër shqiptarë e mbështeti edhe Organizata e serbëve osmanë me seli në Shkup! Nën drejtimin e prijësit çetnik Radenkoviq dhe me miratimin e xhonturqve atëbotë në Kosovë dhe Maqedoni u themeluan degë për të luftuar alfabetin latin dhe për ruajtjen e alfabetit arab. Janë të njohura rastet kur hoxhallarë analfabetë shërbyen me djallëzi në procesin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi në vitet 50-të.



Këmbët në legen



Ku jemi një shekull më vonë? Ende duke mbajtur këmbët në legen, duke u flladitur në përralla dhe duke valëvitur flamuj të huaj për qëllime të huaja. Madje në pikë të ditës disa shqiptarë mund të ekzaltohen me lajme të rrejshme se si, ta zëmë, kryeministri turk Erdogan paskësh thënë se vendi i tij do të mbështesë shqiptarët në angazhimin për krijimin e një shteti etnik shqiptar. Priti pastaj komentet shkumëzuese të budallenjve shqiptarë të stolisura me lavdërime për kthimin e Turqisë në Ballkan si dalëzotëse e kombit mysliman shqiptar! Kështu me përralla jetohet më lehtë; të plotësosh standarde evropiane, të ndërtosh shtet funksional është pak më vështirë. Turqia vërtet është fuqi rajonale, vërtet ekonomia e saj sot është ndër më të fuqishmet në botë, por do të duhen dekada derisa ky vend të bëhet model edhe i demokracisë. Nëse shqiptarët kanë kohë të presin derisa Stambolli të bëhet Bruksel, atëherë është mirë që tani t’i nxjerrin nga trapazani nargjiletë dhe të shpresojnë se bëhet mirë, se vjen dikush dhe na i vë punët në terezi. Deri atëherë edhe Sali Berisha mund ta përsërisë refrenin se turqve u pëlqejnë gratë shqiptare. Nëse e zbresim në humor këtë deklaratë, atëherë mund t’ia kujtojmë kryeministrit të Shqipërisë se edhe Silvio Berlusconit i pëlqejnë femrat shqiptare. Kështu i pati thënë Berishës publikisht në Romë vetë Berlusconi: “Saliu më ftoi që të vija në Shqipëri. Por ka vetëm një kusht që unë të vij në Shqipëri. Socialistët deri më tani nuk më kanë prezantuar asnjë vajzë të bukur. Nëse ai ma prezanton një, atëherë unë vij që nesër në Shqipëri”.

Kur bëhesh vetë gaz i botës, pse të presësh respekt nga të tjerët. Kjo vlen edhe për atë grusht protestuesish në Shkup që politikën e ngatërrojnë me fe, xhaminë me sallë parlamenti dhe Kuranin me Kushtetutë.



robelli@bluewin.ch
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#128

Post by Patush » Sat May 12, 2012 7:43 am

Deklarate e Forumit te te Rinjve Muslimane (Rreth ngjarjeve te fundit)
10.05.2012, 10:45am (GMT)

Deklarate e Forumit te te Rinjve Muslimane



Forumi i te Rinjve Muslimane po ndjek me shqetesim zhvillimet islamofobike ne Kosove dhe Maqedoni, dhe solidarizohet me vellezerit tane shqiptare muslimane te Maqedonise te cilet jane keqtrajtuar nga pushtetaret sllave-ortodokse.



Kete dite te Xhuma, ne i apelojme te gjithe vellezerve tane muslimane, qe te dalim dhe protestojme ne Shkup kunder islamofobise ortodokse dhe katolike. I apelojme vellezerve tane muslimane qe nga Dibra e deri ne Shkup qe diten e Xhuma te dalin te protestojne me flamuj turq, te Arabise Saudite, Jemenit, Libise, Amerikes, dhe te gjithe vendeve muslimane. Ne proteste duhet ti kerkojme Turqise qe te nderhyje ne Maqedoni dhe ti shpetoje muslimanet shqiptare nga persekutimi katolik dhe ortodoks.



Ne protesten e dites se xhuma, i apelojme protestueseve qe te vejne takije arabe, callma si ato te Rugoves, dhe grate te vendosin shami dhe ferexhe. I apelojme laikeve-katolike kroate si Enver Robelli, Veton Surroi apo turqve te Tetoves si Arben Xhaferri dhe Menduh Thaci qe ti bashkangjiten protestes sone, duke vene plisa te bardhe ne koke dhe duke i mbuluar grate e tyre me ferexhe.



Ne protestes e dites se Xhuma, sllogani yne do jete :



Jo Ortodoksise!

Jo Katolicizmit!

Jo Jankullovskes!

Jo Nene Terezes!

Jo Skenderbeut!

Jo Pjeter Bogdanit!


Jo Islamofobise!





Po Islamit!

Po sulltan Muratit!

Shqiperi Islamike!

Jo BDI, JO PDSH, PO PARTI ISLAMIKE!

Po Erdoganit!

Po hixhabit!


Liri ! Demokraci!





Forumi i Te Rinjve Muslimane



Peje

http://www.besimtari.com/islam/index.ph ... ticle=1362



Po shtrohet rruga per nje lufte kundra Shqiptareve ne pergjithesi, sigurishte qe kjo lufte te filloje duhet qe ne fillim imazhi i Shqiptareve te prishet!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#129

Post by ALBPelasgian » Sat May 12, 2012 8:33 am

E tmerrshme! Nje fanatizem i tille, cuditerisht eshte shfaqur ne momente te rendesishme historike per t'i dhene nje nuance fetare rrjedhave te pergjithshme. Nje analogji e tille eshte ne kohen e Lidhjes Shqiptare, kur sherbimet 'intilegjente' te kohes te Otomaneve aktivizonin sekte te perndezura fetare. Por asokohe Lidhja u dha nje pergjigjje te merituar, por cila do te jete pergjigjja e momentit te pikerishem historik? Me parti te tilla (si ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni), te cilat jane vecse filiale te agjencive perendimore te intilegjences, zor se i vihet kufiri te thana ketij bastardimi.

Parulla te tilla si 'Jo Skenderbeu', 'Jo Pjeter Bogdani, 'Po flamujve te vendeve arabe' rrezikojne te krijojne nje vater turkomanie ne Maqedoni, e cila nuk do te rrezikoje aske me shume sesa shqiptaret. Per arsyen e thjeshte se termet 'shqiptar' dhe 'turkoman' jane ekskluzivisht te kundert. Asnje lloj bashkjetese midis tyre s'eshte i mundur, anipse nje tufe kretenesh sot e kesaj dite pretendojne se i bejne favor shqiptarizmes duke hyre ne komunitete 'vellazerore' orientale ose duke shpikur 'lidhje gjaku'. Raporti i ketyre dy entiteteve eshte nje konflikt i amshueshem, mbijetesa e te cileve varet nga fitorja e njerit ose tjetrit.

Shqiptaret duhet te jene te vetedijshem te forces se tyre per te bere ndryshime. Ata duhet te kuptojne se mbijetesa e Maqedonise varet kryekeput nga vete vullneti i tyre per ta shkaterruar ose mbajtur ne jete. Shqiptaret duhet ta kuptojne se jane nji zingjir i pashkeputshem i se kaluares historike ne Maqedoni, ku ata gjithehere kane qene percaktues te rrjedhave historike. Nuk ka nevoje qe te kete inferioritet per t'u kompensuar me dogma orientale apo cfaredoqofshin ato.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#130

Post by bardus » Sat May 12, 2012 10:43 am

Askush nuk ma mbush dot mendjen se gjendja e shqiptareve ne Maqedoni eshte e njejte me kete spektakel te shemtuar fetar qe po shohim keto kohet e fundit.Ne cdo manifestim jane 10 apo 15 vete me flamuj ne arabisht dhe rrijne ne krye apo afer kamerave te tv qe te jene sa me te dukshem dhe krijojne fasaden e rreme te pelqyeshme per ata qe duan ta shfrytezojne per reklamen e shqiptarit radikal islamik.Shqiptaret e Maqedonise te pakten ata qe une njoh nuk kane aspak ndryshim me ata te trevave te tjera persa i perket fese.Po te shohim protestat e meparshme te para 2 vjeteve shqiptareve atje sensi etnik dhe patriotik mbizoteronte ne cdo qytet .
Kush fiton nga kjo situate.Natyrisht,maqedonet ne kuadrin e spastrimeve etnike te trojeve shqiptare sidomos te atyre ne komunitetet e perzjera.Nga njera ane kisha maqedone qe nxit urrejtjen ,nga ana tjeter pushteti maqedon qe krijoi krejt keto makinacione, qe per hir te se vertetes duhet te themi qe jane te shkelqyera nga ana profesionale..
Krijimi i figures se shqiptarit radikal islamik ka qene nje enderr e maqedoneve qe kur behej lufta ne Tetove ne 2001 dhe 11 vjet me vone u realizua.Gjithe ngjarjet e fundit si vrasja e 2 shqiptareve ne mes te qytetit,rrahja e nxenesve dhe vrasja e 5 maqedoneve jane pjese e nje skenari qe po ekzekutohet shkalle shkalle me perpikmeri,fale kjo e dhe klases politike shqiptare dhe hoxhallareve dallkauke qe vazhdojne te cojne uje ne mulli te maqedoneve.Ne arrestimin e te dyshuarve per vrasjen e 5 maqedoneve pame edhe nena dhe motra shqiptare qe nevojiteshin per kopertinen e ngjarjes sepse kishin shamija ne koke dhe i jepte besueshmeri para shikuesve boterore se po luftojne terrorizmin islamik.Perkrah Jankullovkes qendronte me paftyresi edhe zevendesi i saj shqiptar i partise BDI qe per cudi as qe ju shkon ndermend te dalin nga koalicioni bashkeqeverises .
Pas ketyre protestave maqedonet fituan licencen e dhunes dhe nen masken e luftes kunder terrorizmit islamik duhet te presim ngjarje edhe me te shemtuara ndaj shqiptareve dhe se kane nje "aresye" te forte justifikimi ndaj botes tashme te sensibilizuar me terroristet.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#131

Post by ALBPelasgian » Sat May 12, 2012 11:18 am

Nje postim i shkelqyer nga Bardus, te cilit nuk i heq as edhe nje presje.

Bardus, ne postimin e meparshem une iu referova te ashtuquajturve 'Forum i te Rinjve Muslimane' te cilet cerdhen, thuhet, se e paskan ne Peje. Une asnjehere s'e ve ne dyshim qe ndjenja kombetare vazhdon te mbizoteroje gjithandej Maqedonise shqiptare, prej Kumanoves e gjer ne Megjitli, fshati me jugor shqiptar ne Pellagoni. Shperhapja e prozelitizmit fetar nuk duhet pare si nje shperthim qe ka rrenjet ne 'ndergjegjen fetare' te popullsise, por ne imponimet nga jashte, te cilat kane gjetur terren te pershtatshem ne kohen kur pjesa shqiptare e Maqedonise lengon nga varferia, deshperimi dhe përcarja e llahtarshme. Nje hise e fajit shkon edhe per Tiranen dhe Prishtinen, te cilet asnjehere nuk i dolen krah shqiptareve te Maqedonise. Politikanet ne Tirane e Prishtine aktivizohen vetem atehere kur duhet te bejne thirrje per qetesi dhe durim, shenja keto te qarta te kompleksit te inferioritetit.

Eshte e padurueshme qe me te interesuara per Maqedonine jane Sofia, Athina e Beogradi sesa Prishtina e Tirana. Keto te fundit kane cdo te drejte per rivendikim ndaj Maqedonise, por ne te njejten kohe, ato heqin vullnetarisht dore ne emer te miqesive te mira qe kane me agjencite e huaja perendimore.

Infiltrimi i nje grupi prej 10-15 vetesh ne nje proteste masive shtron nevojen e ngutshme te krijimit te nje palce kurrizore, ne kuptimin e organizimit politik i cili do t'i jepte nje ngjyrim politik e kombetar gjerave. Vazhdimi i infiltrimit te grupeve te tilla vetem sa krijon stereotipe te rrezikshme edhe brenda botes shqiptare, duke shtuar edhe me hasmerite nder-shqiptare. I kam degjuar komentet neper portale virtuale te te rinjeve injorante si nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina, te cilet pa kurrfare skrupulli thoshin se shqiptaret e Maqedonise jane 'turkomane', 'radikale fetare' e gjepura te tjera.

Ata harrojne me apo pa qellim se pikerisht ne qytetet shqiptare te Maqedonise, ne cdo shtepi e lagje ka me shume flamuj kuqezi tek valviten sesa ne krejt Kosoven e Shqiperine. Por duke anashkaluar stereotipet negativizuese, une prapseprape shoh shprese me shume se kurre me pare ne kuptimin qe shqiptaret me shume se kurre me pare po solidarizohen me njeri-tjetrin. Kjo ende s'eshte ne nivelin e deshiruar, por krahasuar me vite me pare eshte dukshem me mire.

E rendesishme eshte qe te krijohet nje bashkim shpirteror qe gjen shprehje ne solidaritetin e interesave te pëerbashketa shqiptare!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#132

Post by bardus » Sat May 12, 2012 11:24 am

Albpelasgian ,mos me keqkupto , nuk e kisha me postimin tend vetem desha te bej nje pasqyrim pak larg emocioneve qe na zgjojne keto ngjarje .

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#133

Post by Zeus10 » Sat May 12, 2012 12:38 pm

Eshte mese e qarte, se skenare te turpshem pergatiten nga antishqiptaret, ne rastin konkret serbo-maqedonet, por dhe islamiket pa etni shqipfoles, per te diskretituar, njollosur shqiptaret. Po une jam i sigurte qe kjo do tu kthehet si bumerang atyre, sepse shqiptaret do behen me te ndergjegjshem per rreziqet qe ju kanosen nga perqafimi i te huajes dhe sidomos i fondamentalisteve mes tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

60 deri 70 numri i sllavo maqedonasve ne proteste

#134

Post by Patush » Sat May 12, 2012 4:44 pm

Me brohoritje nacionaliste dhe jo në numër të madh, një grup prej 60 deri 70 adoleshentësh u mblodhën para qeverisë për të protestuar, ashtu siç kishin njoftuar më parë ‘kundër islamit radikal në Maqedoni’. Të shqetësuar nga prania e ekipeve të gazetarëve, askush prej tyre nuk dëshironte të fliste para kamerave për qëllimin e tubimit. Në vend të përgjigjes, ata lëshuan vetëm fyerje dhe kërcënime për mediat. Disa nga kameramanët dhe foto-reporterët u penguan që të kryenin punën e tyre.
Para disa ditësh kryeministri Gruevski bëri apel që, ndonëse protestat janë e drejtë demokratike, çdo kush duhet të ketë kujdes për përgjegjësinë e vet. Një qëndrim të njëjtë ai e përsëriti edhe sot.
“Sa u përket protestave do të jepja komentin e njëjtë që dhashë para disa ditësh kur kishte protesta një grup tjetër, i përkatësisë tjetër fetare ose etnike”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i RM-së.
Dje për shkak të aksionit “Monstër” dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë afër Smillkovcit, në Shkup Kumanovë dhe Tetovë u mbajtën protesta të shqiptarëve. Demonstruesit paralajmëruan se janë të revoltuar nga disa parti politike shqiptare, që, siç thanë ata, legjitimuan fyerjet ndaj popullit shqiptar. Petar Bllazhevski



http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... ItnKVpUHWU

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/131635.html
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#135

Post by Zeus10 » Sat May 12, 2012 5:15 pm

Shiheni pak me vemendje kete proteste:

http://www.youtube.com/watch?feature=en ... 1jJLa9O0-A

Ne krye jane trushplaret muslimane qe therrasin Allahu ekber, ne ate gjuhe bastarde dhe pastaj vijne djelmoshat shqiptare, qe therrasin Shqiperi etnike. Dy realitete qe nuk duhet te ishin bashkuar ne nje, sepse perjashtojne njera-tjetren.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”