"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Masakrohen 5 Maqedonas.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#76

Post by Gardhi i Ondrrave » Sat May 05, 2012 9:21 pm

Mallakastrioti wrote: Gardhi...se çfare bejne njerezit brenda xhamise apo kishes apo sinagoges apo tempujve budiste, jane punet e tyre dhe deri ne ate pike qe ngelen perbrenda vendeve te kultit, nuk besoj se sjellin probleme ne shoqeri. Problemi qendron kur kerkohet te nxirret jashte ajo fryme me imponim apo ne menyre demonstrative. Kjo eshte shqetesuese. Njerezit kane te drejten e tyre te besojne ku te duan dhe si te duan, gjithmone ne respektimin e bindjeve te tjetrit.
Nuk besoj se shqiptaret po krijojne lidhje shpirterore me popuj te larget, pasi nje manifestim mori nje ngjyre tjeter ne kundershtim siç duhej te ishte realisht dhe ketu pergjegjesite duhet ti gjejme edhe tek vetja jone shume here.
Lidhur lajmit qe po qrakullon lart e poshte qe gjasa Erdogan na paskesh bere nje deklarate te tille, jo vetem nuk eshte shume diplomatike qe te jete e vertet, por ne se websiti qe ka sjell kete lajm "sensacional", lajm i cili me teper i ngjan thashethemeve dhe jo lajmeve te mirefillta, do kishte sjelle burimin e informacionit. Ne se Erdogan do kish bere nje deklarate te tille shtypi i Athines dhe Beogradit do kishte shkruar gati per nje jave vetem per kete gje. E pra asgje nuk eshte shkruar dhe mbi te gjitha nuk besoj se Erdogan te kete thene diçka te tille, pasi kjo eshte shpallje lufte pike se pari (ushtria eshte ne gadishmeri etj..) si dhe nuk mendoj se Erdogani do dergonte trupa ushtarake te ndihmonte shqiptaret,pasi do te thote te plasi nje lufte te permasave te pakontrollueshme.
Por jo mor i dashtun se Islami shqiptare asht fe e politicizume e cila asht ne qender te debatit identitare komtare shqiptare dhe qi asht tuj lujt nji rol parsor pe te ardhmen e tij, ne NUK DUHET me e trajtu thjesht si çashtje e liris fetare personale sepse ne shqiptart nuk e kena ket lluks!!!! ne nuk jena komb perendimor ne nivelin e Frances apo Gjermanis qi e konsiderojn multireligjozitetin si pun private, per ne asht çashtje jetike e identitetit kultunore komtare. Nuk mujt me ken kaq indiferent! Mbasanej perse i diskreditoni tana lajmet qi japin gazeta si "propagande", kush ju ka dhan nji autoritet te tille?? Maheni vesht dhe syt hapun dhe gjykoni me asnjiansi!!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#77

Post by Patush » Sun May 06, 2012 1:31 pm

“Hapi i pare ne likuidimin e nje populli eshte te fshini kujtesen e tij. Shkaterroni librat e tij, kulturen e tij, historine e tij. Atehere vini dike te shkruaje libra te rinj, te krijoje nje kulture te re, te shpike një histori te re. Para se te kaloje shume kohe kombi do te harroje se çfare eshte dhe çfare ka qene”.

Milan Kundera
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#78

Post by Patush » Sun May 06, 2012 1:53 pm

Si funksionon aleanca turko-maqedonase kundër shqiptarëve në Tetovë dhe në IRJM?

Strategjitë dhe projektet publike e sekrete antishqiptare në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë asesi të marin fund. Madje kohëve të fundit janë duke u shtuar me elementë cilësisht të ri e më të fuqishëm. Janë duke u krijuar aleanca nga më të ndryshmet e më të çuditshmet që kanë për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve të këtushëm. Vazhdon me intensitet të përshpejtuar ritmi i asimilimit dhe deshqiptarizimit të shqiptarëve në Pollog. Në këtë strategji terroriste për uljen e numrit të shqiptarëve janë bashkuar nacionalizmat sllavo-maqedonas dhe nacionalizmi primitiv i vonuar në histori turk. Goditja kundër shqiptarëve është e koordinuar në mënyrë perfekte në mes këtyre dy nacionalizmave. Mjerisht, qarqet vendimmarëse politike të shqiptarëve të këtushëm janë duke i realizuar në praktikë planet djallëzore antishqiptare që i planifikojnë kuzhinat e Ankarasë dhe Shkupit.



Në vazhdim do të japim një përshkrim të shkurtër me fakte konkrete e të pamohueshme se çështë duke ndodhur në disa sfera të jetës me shqiptarët në Fyrom, të cilët gjenden nën një kryqëzatë të frikshme nacionaliste turke dhe maqedonase bashkë. Kjo analizë sipërfaqësore dhe e shkurtër e disa veprimeve të nacionalizmit turk ndër ne, e tregon qartësisht intencën dhe seriozitetin me të cilin qeveria apo segmente të caktuara nacionaliste të qeverisë së këtij vendi në bashkëpunim me sllavomaqedonasit i ka hyrë dhe është duke e realizuar këtë projekt të tmershëm antishqiptar.



1. Agresioni kulturor antishqiptar në median publike dhe private



TVM (televizioni publik maqedonas), emeton 4 orë në ditë program në gjuhën turke duke i përvetësuar në bazë të përqindjeve të popullsisë tre orë nga programi në gjuhën shqipe. Kjo pasi 800,000 mijë shqiptarë kanë 12 orë program në gjuhën e tyre kurse më pak se 30,000 mijë gjoja-turq realizojnë 4 orë program ditor në mongolisht. Kjo edhepse TVM paguhet dhe financohet nga paratë e taksapaguesve të këtij vendi të cilët janë 40% shqiptarë dhe vetëm 0,5% pseudo-turq!!!



Pjesë e strategjisë terroriste për asimilimin kulturor të shqiptarëve është edhe emitimi i pesë filmave turqisht në televizionin antikombëtar ALSAT, si dhe ofrimi i shumave të mëdha financiare nga ambasada turke për çdo television i cili do të shfaqë filma në këtë gjuhë.

Maqedonasit etnikë duke qenë të përkatësisë fetare ortodokse si dhe duke bërë pjesë në familjen e madhe gjuhësore sllave pa asnjë lidhje me aziatikët turkfolës, nuk rrezikohen në identitetin e tyre nacional nga këto filma turqisht. Goditjen më të madhe dhe kryesore nga këto filma turqisht e ka komuniteti shqiptar i cili duke qenë në krizë identitare shfaq tendencën e deshqiptarizmit dhe asimilimit në turq.

Këtu punën e vet makiaveliste e bën shteti sllavo-maqedonas i cili i diskriminon shqiptarët dhe i favorizon në mënyra të ndryshme ata shpirtshitur shqiptarë që shpallen si turq. Në fillim edhe ne patëm menduar se kemi të bëjmë me një logjikë të thjeshtë të kërkesave të audiencës së gjerë apo logjikës së ekonomisë së tregut në shfaqjen e këtyre filmave të shumtë në gjuhën turke. Por na habiti shumë kërkesa e ministrit turk të kulturës që të shfaqen filma turk në hapësirën kulturore shqiptare. Këtu na lindën dyshime serioze. Çne ndërhyrja e njeriut të politikës turke në sferën private të filmit në televizionet e një vendi të huaj!?



Gazetat në gjuhën shqipe janë shndërruar në ndihmësit kryesorë në fushatën për deshqiptarizimin e shqiptarëve. Në çdo vend të civilizuar dhe demokratik, media është në ballë të luftës për mbrojtjen e interesave të komunitetit të cilit i takon. Në Maqedoni, media shqipe është në ballë të luftës për shkatërrimin e shqiptarëve dhe ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare. Gazetat tona janë të mbushura me propagandë kulturore turke e aspak me propagandë aktive shqiptare.



2. Goditja antishqiptare në arsimin publik dhe privat



Goditja kryesore kundër shqiptarëve është koncentruar në arsim, e cila është më e rrezikshme pasi ka të bëjë me fëmijët që paraqesin ardhmërinë e çdo kombi. Arsimi kombëtar dhe kultura kombëtare janë shtyllat bazë ku qëndron një shtet modern, një komb modern, një shoqëri moderne. Në qytetet shqiptare të Shkupit, Strugës, Gostivarit, dhe së fundmi ka përpjekje edhe në Tetovë është hapur një shkollë private e quajtur “Jahja Kemal”, në të cilën nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhë turke si dhe i mësojnë lëndët histori kombëtare dhe gjeografi në gjuhët turke!!! Në këtë shkollë është e detyrueshme festimi i festave kombëtare turke kurse ato shqiptare as që përmenden. Në këto shkolla nxënësve që e mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe vetëshpallen si turq etnikë, shkollimi u jepet falas.

Njëkohësisht shkolla të këtilla private bullgare, sërbe apo greke nuk ka në FYROM. Qeveria maqedonase ka marë masa të fuqishme që të mos lejojë asesi hapjen e shkollave publike apo private bullgare, sërbe dhe greke pasi ato rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve etnikë. Nga ana tjetër pjesa shqiptare e qeverisë në FYROM as që i kupton këto fenomene kombëtare dhe është duke e mbushur vendin me shkolla turke që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shkatërrimin identitar të shqiptarëve të këtushëm.

Nga ana tjetër, kemi informacione të shumta të përfituara në rrugë operative për ekzistencën dhe funksionimin i një morie të shkollave private ilegale në gjuhën turke në Tetovë. Inspektorati i arsimit duhet urgjentisht me ndihmën e policisë të bëjë kontrolle dhe të zbulojë shkollat ilegale që janë duke i turqizuar fëmijët shqiptarë. Shkollat ilegale gjithkund në botë e minojnë sigurinë kombëtare dhe çdo shtet normal mer masa ligjore që të pamundësojë funksionimin e tyre.

Inspektorati i arsimit të bëjë një kontroll dhe të mbikëqyrë punën në medresenë e Tetovës, pasi kemi informata të besueshme se atje në thyerje të qartë të ligjit mbi arsimin fillor ligjërohet në gjuhën turke për fëmijët shqiptarë, si dhe të njëjtët detyrojnë fëmijët shqiptarë që të mësojnë dhe recitojnë lutjet fetare në gjuhën turke.

Në Shkup, një shkollë tërë u është marë shqiptarëve nga policia sllavo-maqedonase dhe u është dhënë bastardëve dhe aptaridëve që flasin turqisht duke formuar artificialisht në vend të shkollës shqipe “LIRIA”, shkollën turke “TEFEJUZ”.

Në shkollën fillore Brastvo-Migjeni në Tetovë, organet shkollore kanë lejuar hapjen e një paraleleje me mësim në gjuhën turke, edhepse në atë zonë nuk jeton asnjë turk i vetëm etnik. Inspektorati të ndërhyjë urgjentisht atje dhe të sqarojë këtë budallallëk që nuk ndodh as te fiset zulu të Afrikës.

Në një përsëritje të çuditshme të rastit, është hapur paralele turke në gjimnazin e Dibrës. Në Dibër as ka pasur në të kaluarën, as ka sot dhe as që ka për të pasur ndonjëherë turq etnikë. Po për kë është hapur kjo paralele?

Në shkollën fillore “Istikball” të Tetovës, të cilën e kanë hapur komunistët sërbë në vitet 50 për të turqizuar shqiptarët që ti përzënë më lehtë në Turqi, sot vazhdohet me mësimdhënien në këtë gjuhë, edhepse aty nuk ka turq etnikë dhe numri më i madh i atyre që mësojnë sot turqisht janë romë apo ciganë. Të mbyllet urgjentisht kjo strofkullë epidemike antishqiptarizmi në Tetovë.

Në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtajn” edhepse askush nuk dëshiron të mësojë në paralele turke, vazhdon të mbahet e hapur paralelja turke e promovuar nga jugosllavët duke i detyruar shqiptarët në shekullin e XXI që të mësojnë apo shkollohen në një gjuhë tjetër!!!



Në USHT, i themeluar me gjakun dhe paratë e shqiptarëve të varfër, janë shpeshtuar vizitat e kota në Turqi të segmenteve të ndryshme apatride që janë punësuar kohëve të fundit aty. Vizitat e shpeshta në Turqi të delegacioneve të USHT kanë për qëllim korruptimin e elementeve të caktuara në mënyrë që të përhapet gjuha turke edhe në këët tempull të shenjtë për shqiptarët në Maqedoni.

Në USHT është inauguruar së fundmi edhe katedra e teologjisë e cila dominohet nga spiunë dhe antikombëtarë që me gjithçka mund të kenë lidhje, vetëm me islamin si fe e pastër dhe humane jo.

Së shpejti me financime nga Turqia pritet të hapet edhe katedra e turkologjisë, për të cilën nuk ka fare nevojë pasi në Tetovë nuk ka turq etnikë. Për kë do hapet kjo katedër, kush do të studiojë aty dhe në cilën gjuhë do të studiojë?

Në hyrje të derës së USHT qëndrojnë fotografitë e katër studentëve dëshmorë që ranë në mënyrë që këtu të mësohet në gjuhën shqipe. Tani mbi gjakun e tyre banditë të koruptuar pseudopolitikanë e pseudoprofesorë të instalojnë gjuhën turke!!! Kjo është çmenduri. Kjo është tradhti. Kjo është vdekje për shqiptarët.

Në këtë Universitet kohëve të fundit janë punësuar me vendime të plota pune një numër i madh i personavë të paaftë profesionalisht dhe për më tepër që skanë lidhje me shqiptarë e shqiptarizëm dhe që e mbajnë veten të etnisë turke. Të largohen me urgjencë bastardët dhe apatridët nga USHT e themeluar dhe legalizuar me gjakun e shqiptarëve. Ku ishin këta bastardë e apatridë turkofilë në vitin 1994, kur populli shqiptar u përlesh duarthatë me policinë sllavo-maqedonase dhe ra dëshmori i kombit Abdyselam Emini?



3. Sferën publike



Në sferën publike vërehet një shtim i panevojshëm dhe krejtësisht absurd i vizitave të zyrtarëve shqiptarë në Azi. Në qytetin e Gostivarit në një votim unanim të këshilltarëve komunalë intelegjentë sllavë dhe këshilltarëve të çoroditur, gjysëmanalfabetë dhe të koruptuar shqiptarë është zyrtarizuar gjuha turke. Kështu Gostivari shqiptar mer tipare turke duke ndikuar në uljen e umrit të shqiptarëve të atjeshëm si dhë bllokimin e aspiratave euro-integruese të shqiptarëve në përgjithësi.

Punësimi i shpejtë dhe pa asnjë kriter në dikasteret e ndryshme të administratës publike i një numri të madh të njerëzve që mbahen si turq etnikë duke u përfshirë në kuotat e caktuara për punësimin e shqiptarëve etnikë. Shqiptarët që luftuan, dhanë jetën, u masakruan, u përdhunuan, u dogjën për së gjalli, të varfër e të shtypur historikisht nuk luftuan që të punësohen në administratën shtetërore bastardët që mohojnë publikisht gjuhën shqipe dhe kombësinë e tyre shqiptare.



Hapja e konsullatës turke në Ohër dhe Manastir e ka vënë në vështirësi elementin etnik shqiptar atje, duke kontribuar fuqishëm në turqizimin e përshpejtuar të tij.

Janë kërcënuar privatisht dhe në raste edhe publikisht individë patriotë apo shoqata që përpiqen ta mbrojnë interesin shqiptar.

Janë shpeshtuar ndërhyrjet arogante vend e pavend të ambasadës turke në punët e brendshme të shqiptarëve e deri në rishkrimin e historisë kombëtare shqiptare nga pseudohistorianë sipas parametrave falsifikues të histriografisë së okupatorit turk.



4. Në kulturë



Ka disa vite që ka filluar një furtunë e vërtetë nacional-ekstremiste për përvetësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare nga elementet turke si dhe shërbetorët e tyre të këtushëm.

Bëhen përpjekje që në komunën e Tetovës dhe në përgjithësi në IRJM, objektet fetare islame të ndërtuara gjatë kohës së okupimit otoman si dhe ndërtesa tjera të kësaj periudhe të natyrës profane të emërtohen si turke, pra si ndërtime kombëtare turke, duke mohuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë praninë shqiptare në këto troje në kohën kur janë ndërtuar të njëjtat. Kjo i shkon përshtati propagandës sllave e cila gjithashtu e mohon prezencën shqiptare në mesjetë duke u shprehur për kishat si maqedonase kurse xhamitë si turke. Po monumentet mesjetare të shqiptarëve etnikë ku janë?



Nuk ka objekt kulti nga e kaluara e fesë islame e cila nuk përvetësohet dhe nuk shpallet me automatizëm si pjesë e trashëgimisë kombëtare turke. Xhamitë, teqetë, kullat e ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë për nevojat e besimtarëve shqiptarë gjatë kohës së okupimit turk shpallen si xhami turke. Kapakun politik këtij përvetësimi fashizoid të kulturës kombëtare shqiptare ia vuri Ahmet Davutogllu, i cili në vizitën e tij në xhaminë e larme në mes të Tetovës u tha mikpritësve të tij shqiptarë se xhamia e larme “është xhami turke”. Në qytete tjera të FYROM-it ministri turk foli për kulturë turke. Askund nuk përmendi kulturën islame. Çdo xhami që vizitoi në Fyrom e shpalli për turke duke e nacionalizuar kështu në mënyrë të padrejtë tashëgiminë e ndërtuar nga shqiptarët e këtushëm gjatë shekujve të errët të okupimit primitiv aziatik.



Në komunën e Qendër-Zhupës në Dibër ku banojnë shqiptarë të sllavizuar myslimanë që pushteti okupator sllavo-maqedonas i quan “maqedonas myslimanë”, u ndërtua shtëpia dhe u falsifikua prejardhja familjare e Ataturkut. Me një të rënë të lapsit, shtëpia ku ai lindi u shpall “etnike turke”, kurse banorët shqiptarë të asaj komune u shpallën për turq etnikë. Gjithë kjo me iniciativën e Elizabeta Kamçeva Milevskës dhe ambasadorit turk.

Në dy qytete shqiptare janë hapur konsullata turke duke ndikuar kështu në uljen e numrit të shqiptarëve të Manastirit dhe Ohrit, të cilët të gjendur nën thundrën e egër të shovinizmit sllav, priren drejt turqizimit në këto qytete të shenjta shqiptare.



Një numër i disa bastardëve (apatridëve) nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë shkolluar me para të agjenturës shtetërore në shkolla të ndryshme në Turqi. Të njëjtët pasi janë kthyer në Tetovë dhe vise tjera shqiptare, janë punësuar në mënyrë eksprese në sektorë kyç të shoqërisë, si në arsim, në spitale, në institucione të ndryshme shtetërore. Një pjesë kanë mision dhe janë instruktuar qartë të veprojnë në kuadër të institucioneve që paguhen dhe mbahen me paratë e shqiptarëve të varfër kundër interesave të po këtyre shqiptarëve.





5. Sektori civil – OJQ



Në fushën mjaft të ndjeshme dhe fragjile të sektorit civil, veprojnë një shumësi e organizatave “jo-qeveritare” turke të cilat kanë për mision shkatërrimin e kulturës shqiptare, gjuhës shqipe dhe ngushtimin e hapësirës territoriale të shqiptarëve në akordancë të plotë me planet gjenocidale antishqiptare të nacionalizmit sllavo-maqedonas.



Investimet e organizatës shtetërore TIKA e cila është një shoqatë që ka në programin e saj si pikë numër 1: përhapjen e gjuhës turke jashtë Turqisë, janë plotësisht në këtë drejtim.

Përveç TIKA-s, në Tetovë funksionojnë edhe disa organizata me emra të çoroditur joshqip si Kalkan, Ensar, Skofia, e disa tjera që punojnë drejtpërsëdrejti për zhdukjen dhe turqizimin e qytetarëve shqiptarë të Tetovës. Kërkojmë nga organet policore që të kryejnë kontrolle në këto organizata dhe të zbulojnë dhe bëjnë publike punën kriminale të tyre në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën në fuqi të këtij vendi. Kërkojmë nga organet e specializuara për luftë kundër krimit ekonomik të vërtetojnë burimet e financimit të këtyre organizatave antishoqërore dhe antikombëtare dhe ti bëjnë të njëjtat publike, në mënyrë që opinioni i gjerë shqiptar të jetë në dijeni të veprimtarisë antishqiptare dhe kriminale të tyre, që ska të bëjë me parimet programore që ata i proklamojnë publikisht.



Është vërtetuar prania dhe veprimtaria agjenturore e disa organizatave tjera terroriste turke, të cilat manipulojnë me varfërinë e grave shqiptare duke i dërguar në vizita në Turqi dhe duke i detyruar ta mësojnë gjuhën turke, të flasin turqisht dhe të regjistrohen si turq etnikë në regjistrimin e popullsisë që pritet të mbahet vitin e ardhshëm këtu. Si target grup i kësaj organizate janë gra të varfëra, të pashkolluara, të papuna si dhe femra tjera me të cilat ndoshta edhe keqpërdorohet në forma tjera, të cilat duhet ti zbulojnë organet e specializuara për zbulimin e veprimtarisë dhe luftimin e agjencive të huaja të spiunazhit.



6. Në ekonomi



Një përpjekje e ethshme vërehet dhe ndjehet në fushën ekonomike. Zatën goditja kryesore antishqiptare nuk është koncentruar rastësisht në sferën ekonomike dhe arsimore. Një numër i kompanive me kapital shoqëror u janë plaçkitur biznesmenëve shqiptarë para syve dhe në mënyrë antiligjore nga kompani turke në bashkëpunim me qeveritarët sllavo-maqedonas. Të punësuarit në këto kompani as që vjen parasysh të jenë shqiptarë.

Zona e lirë ekonomike e Tetovës, një përallë 20 vjeçare e cila nuk është duke e realizuar asesi, ka rrezik të shndërohet në ekspedientin financiar të nacionalizmit turk në Pollog. Një zonë të tillë ka ndërtuar shovinizmi grek në qytetin e Gjirokastrës. Atje ekzistojnë një mori e bizneseve të mesme e të vogla me pronarë grekë etnikë nga Greqia. Të punësuarit shqiptarë në këto ndërmarje me pronarë grekë në Gjirokastër me automatizëm kanë ndëruar përkatësinë e tyre etnike për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. Duke qenë se shovinizmi grek dhe shovinizmi turk i përdorin metodat identike të punës, në jemi të sigurtë që kushtëzimet e njëjta do të përdoren edhe në zonën e lirë ekonomike të Tetovës nëse kjo u jepet biznesmenëve me përkatësi etnike turke.

Kushtëzimet e këtilla tashmë janë vërejtur gjatë aplikimeve për punësim në bankën Ziraat në Shkup, Tetovë e Gostivar si dhe në Aeroportin e Shkupit. Ziraat banka fare publikisht i kushtëzon kredikërkuesit shqiptarë me ndryshim të përkatësisë etnike si dhe krediton individë, biznesmenë, nxënës dhe studentë që e mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe shpallen si turq etnikë.

Kushtëzimet etnike nacionaliste janë vënë re në mbishkrimet e shitoreve që tregtojnë arin në qytetin e Tetovës. Çdo shitore e këtillë ka vënë mbishkrimin e vet edhe në gjuhën turke. Shihet qartë se dikush kushtëzon me përdorim të gjuhës turke këta tregtarë si dhe një numër të farmacistëve të cilët poashtu fare pa nevojë kanë vënë mbishkrime turqisht në farmacitë e tyre.



Investimet e fundit në Tetovë – janë mafioze dhe antishqiptare. U jepen akces në shërbime dhe mallra të caktuara vetëm atyre individëve ose grupeve që flasin turqisht dhe mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare

Filialet e kompanive turke me urdhër të drejpërdrejtë të qeverisë turke u jepen taksativisht vetëm biznesmenëve që flasin turqisht dhe e mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare, kështu që biznesmenët shqiptarë mbeten në një konkurencë të egër jashtë ligjit dhe në mënyrë jolojale jashtë konkurencës pasi janë të shkelur si nga qeveria sllavo-maqedonase ashtu edhe nga segmente terroriste të qeverisë turke.



7. Në mbrojtje dhe siguri



Një bashkëpunim i fuqishëm dhe i frytshëm turko-maqedonas vërehet në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Qeveria dhe Armata turke që në fillimvitet 90 janë sponzori vendimtar dhe kryesor në trajnimin, shkollimin dhe pajisjen e armatës fyromiane me material ushtarak.



Në vitin e kobshëm 1997 kur shqiptarët në Gostivar dhe Tetovë luftonin duarthatë për mbrojtjen e simbolit të tyre nacional, qeveria dhe ushtria turke me procedurë të përshpejtuar furnizuan policinë sllavo-maqedonase me automjete të blinduara të cilat u përdorën menjëherë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Gostivar, ku edhe mbetën të vrarë katër martirë të kombit. Qeveria turke e lavdëroi policinë dhe qeverinë maqedonase për këtë aksion terrorist antishqiptar.



Në vitin e tmershëm 2001, kur e gjithë makineria ekzistuese policoro-ushtarake sllavo-maqedonase ishte vërsulur në një sulm përfundimtar kundër qenies shqiptare këtu, ishte përsëri miku turk i cili nuk denjoi as këtë radhë të furnizojë armatën terroriste sllavo-maqedonase me autoblinda (hermelinë) duke shtuar aftësitë sulmuese dhe mbrojtëse të saj në luftë me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.



Marrëveshja e fundit (dhjetor 2010) në vazhdën e bashkëpuniumit të shkëlqyer turko-maqedonas ishte ndihma prej 1 milionë dollarësh amerikanë të cilën siç u shpreh Gruevski para ministrit turk të mbrojtjes ushtria sllavo-maqedonase do ta shfrytëzojë për shtimin e kapacitetit luftarak dhe ofensiv të saj.



Edhe njëherë shihet qartë se qeveria turke mbron interesat e saja kombëtare duke realizuar strategjitë kombëtare për zhvillim dhe aspak nuk i interesojnë shqiptarët “myslimanë” të Maqedonisë, pasi e ndihmon vazhdimisht forcimin e kapaciteteve ushtarake të forcave sllavo-maqedonase të mbrojtjes dhe sigurisë.



Ushtria dhe policia janë instrumente kyç në duart e shovinizmit sllavo-maqedonas për të mbajtur në kontroll territorin dhe për të terrorizuar në rast nevoje popullsinë shqiptare në vend. Turqia i financon, ushtron, shkollon dhe pajis me armatime moderne vdekjeprurëse 20 vite me rradhë këto forca ushtarako-policore sllavo-maqedonase. Kjo është një shenjë e qartë apo shembull shkollor për këdo se çka do të thotë çuarje para e agjendave nacionale apo realizim i interesit nacional përtej sentimenteve të mjegullta pseudo-fetare që disa trushpërlarë gjysëm analfabetë shqiptarë i kanë në lidhje me rolin e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare.


8. Ndërhyrje nacionaliste turke antislame në BFI



Ndërhyrjet nacionaliste dhe kundërislame në BFI ku në mënyrë krejtësisht anstiligjore, antislame, antishqiptare dhe antihumane është zyrtarizuar gjuha turke, kurse në Turqi me pesë milionë shqiptarë as që guxon dikush në Bashkësinë islame të atjeshme të mendojë të shprehet në një fjalë në gjuhën shqipe, e lëre më të zyrtarizojë bashkësia islame e këtij vendi gjuhën shqipe. Këtu kemi të bëjmë me standarde të dyfishta e me një politikë nacionaliste tjetërsuese e cila nuk ndalet as para fesë paqësore islame duke e keqpërdorur atë për asimilimin e shqiptarëve.

Janë botuar një numër i madh i librave fetarë në gjuhën turke, kur dihet se këtu nuk ka turq etnikë. Shtrohet pyetja logjike për kë i boton dhe kujt ia dedikon BFI këta libra turqisht, kur besimtarët i ka mbi 99% shqiptarë që flasin shqip. Sikur të ishin arabisht edhe do të ishim pajtuar disi, por pse turqisht?



Në kalendaret fetare të Ramazanit apo edhe festave të tilla si Bajrami me urdhër të BFI është shtuar gjuha turke. Pse është shtuar gjuha turke? BFI meret me politikën e rujatjes së gjuhës turke apo me punët e zotit? Kjo puna e zyrtarizimit të turqishtes në Bashkësinë fetare islame të FYROM-it i ngjan shumë punës së zyrtarizimit të greqishtes në Kishën ortodokse të Janullatosit në Shqipëri.



Në organizimet e ndryshme që i organizon BFI për nder të festave të ndryshme e ka të obligueshme që gati gjysmën e programit ta bëjë në gjuhën turke dhe ajo e bën këtë në një veprim eklatant antishqiptar, edhepse besimtarët që ajo u shërben janë të gjithë shqiptarë etnikë.



9. Vërejtje përfundimtare



Në këtë mënyrë plotësohet rethi vicioz i përbërë nga këta rrathë koncentrikë.



1. Shkolla fillore në gjuhën turke e cila do të turqizojë familjet edhe ashtu në shumicë apatride e qytetarëve të Tetovës.

2. Shkolla e mesme- kolegji e cila do ti formësojë këta fëmijë si turq etnikë pa dijet elementare për kulturën, gjeografinë , historinë dhe vlerat e tyre kombëtare.

3. Banka e cila do të kreditojë ato familje të cilat do ta regjistrohen si turke dhe do të vetëshpallen si të tilla.

4. Dhe më vonë këta fëmijë të turqizuar do të bëhen përfaqësues të ndërmarjeve turke të cilat kanë investuar në zonën e lirë ekonomike të Tetovës. Ata do të kenë përparësi gjatë punësimit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët do të shërbejnë si robër të bardhë, si robër për të kryer punë fizike dhe si material gjenetik për të shtuar numrat e turqve etnikë.

5. Krah për krahu me fuqizimin financiar do të vijë edhe dominimi dhe uzurpimi i pushtetit mediatik, i cili do të ndikojë që përfundimisht edhe pushteti politik me kalimin e kohës të bjerë në duart e elementeve qartësisht antikombëtare dhe apatride.



Pra në një formë tjetër do të përsëritet situata e kohës së komunizmit kur në ndërmarjet shoqërore të Tetovës me 90% popullsi shqiptare punonin 95% punëtorë maqedonas, romë dhe disa tradhtarë e puthadorë të sojit “turk”, si dhe në pushtet ishte instaluar një pakicë e shqiptarëve të ndershëm të cilët i shërbenin me besnikërinë e qenit regjimit okupator jugosllav. Kjo është një politikë neokolonialiste dhe neoimperialiste e cila nuk duhet lejuar të zbatohet në Tetovë dhe në pjesët tjera të banuara me shqiptarë në këtë banana republikë ish jugosllave.

Sipas Franc Fanonit “vendet europiane e kanë aritur unitetin e tyre kombëtar në çastin kur borgjezitë kombëtare kanë përqëndruar në duart e tyre shumicën e pasurive”(shih F.Fanon “Të mallkuarit e botës”, Rilindja, faqe 86). Tek ne rrezikohet të ndodhë tërësisht e kundërta e unitetit dhe kohezionit kombëtar: të formohet dhe është duke u formuar një elitë drejtuese, një borgjezi moderne apatride turkofone e cila do ta shkatërojë identitetin kombëtar të shqiptarëve të këtushëm.



Të gjithë këto veprimtari turke për dobësimin dhe uljen e numrit të shqiptarëve të këtushëm dhe prodhimin e ritjen artificiale të minoritetit të paqenë – inekzistent turk, bëhen me lejen, me dijen, me inkurajimin dhe në bashkëpunim të plotë me qarqet më të zeza të nacional-ekstremizmit antishqiptar sllavo-maqedonas.



Gjithë kjo veprimtari dhe strategji terroriste për uljen e numrit të shqiptarëve etnikë realizohet me dijen dhe me pjesëmarjen aktive të qarqeve të caktuara shqiptare sot pjesë e pushtetit sllavomaqedonas. Duket qartë se këta pseudopolitikanë që ushtrojnë funksione të larta politiko-shoqërore te shqiptarët në Maqedoni janë të koruptuar totalisht, të kapur nga shtete dhe agjentura të huaja të cilat i detyrojnë të realizojnë agjenda antishqiptare.



Duke i pasur parasysh këto veprime si dhe shumë lëvizje e aksione tjera që ne nuk mund ti paraqesim këtu publikisht, i bëjmë thirje asaj pjese të klasës politike shqiptare të pakapur akoma nga agjenturat e huaja, qeveritarëve të sotëm shqiptarë në veçanti, organeve të specializuara shtetërore për luftë kundër terrorizmit dhe agjenturave ndërkombëtare, shoqërisë civile, akademikëve, gazetarëve, opinionit publik si dhe popullit shqiptar në këtë vend, që të bashkohen dhe si një trup i vetëm ti bëjmë ballë rrezikut të madh që i kanoset në këtë kohë të rëndë në të cilën gjendet. Nëse nuk ndërmeret aksion i vetëm, i shpejtë, unik dhe vendimtar sot, pasojat do ti vuajnë gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve tanë. Të mos na mallkojnë pasardhësit tanë. Të mos na mallkojë historia. Të veprojmë sa kemi kohë dhe mundësi. Të punojmë gjithë bashkë në formësimin ideologjik të masave të gjera popullore që nuk e kuptojnë çka fshihet prapa këtyre veprimeve politike, ekonomike, kulturore turko-maqedonase. Të bashkuar të dalim fitues përballë nacionalshovinizmave të huaj që duan të na bëjnë varrin ne shqiptarëve.

http://www.illyricumlibertas.org/2010/1 ... e-ne-irjm/
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#79

Post by gtcc1 » Sun May 06, 2012 2:22 pm

Eshte gabim qe ne shqiptaret te trajtojme fene ne baza teorike, sikur ne te ishim amerikan apo anglez; kjo qeshtje duhet diskutuar ne baza praktike. Jemi nje pupull qe ende nuk kemi zgjedh qeshtjen kombetare, e kjo ndashta ka shume te bej me divegjencat fetare qe kemi, ani pse kemi pase nje far harmonie. Jetojme ne Evrope. Me kujtohet nje rast, tash i vone, kur ne Kosove ishte gjendja shume e acaruar me Serbin, e ne te njejten kohe u beshin demostrata ne kerkim te nje xhami jete madhe ne qender te Prishtines. Cka te mendojne tjeret per kete. E kjo ne nje kohe kur evropjanet kontrollojne fatin e shqiptarve. Feja si thoni duhet te mbetet nje qeshtje personale, por ne Ballkan e kalon kete vije. Ne te kaluaren feja nuk kishte rreje te forta, dhe nuk mundi te zevendesoj traditen shqiptare dhe kjo e mbajti shqiptarin disi si unik. Politika qe sa kohe ka qene te afirmoj shqiptarin si 'modern', ne realitet kerkes e kohes, dhe pervoja tregon se e kaluara shqiptare eshte ne shkatrim e siper. Ku do te perfundoje shqiptari? Ka nje rruge delikate, dhe roli e rreziqet nga fete nuk duhet nenqmuar. Eshte mire te perkrash te “drejten personale”, por feja e extremistve nuk njeh kete te drejte. Gardhi flet per extremistet.

tomaras
Member
Member
Posts: 41
Joined: Sat Jun 05, 2010 11:25 am
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#80

Post by tomaras » Mon May 07, 2012 12:19 am

Patush wrote:“Hapi i pare ne likuidimin e nje populli eshte te fshini kujtesen e tij. Shkaterroni librat e tij, kulturen e tij, historine e tij. Atehere vini dike te shkruaje libra te rinj, te krijoje nje kulture te re, te shpike një histori te re. Para se te kaloje shume kohe kombi do te harroje se çfare eshte dhe çfare ka qene”.

Milan Kundera
Patush, ky paralajmërim i Kunderës, nuk âsht edhe aq paralajmërues! Mâ shumë mund të thuhet që âsht përshkrim i asaj që ka ndodhë. Themeluesit e këtij civilizimi të cilllin po e jetojmë mâ s'pari e kanë bâ këtë veprim që Kundera e vendon n'rrafsh hipotetik, ndashta për arsye pragmatike. Pasuesve të civilizimit të përparshëm, që ishte civilizim i bazuar në drejtësinë hyjnore ua prenë kokat e shquara tue i lanë pa udhëheqës. Librat ua dogjën dhe i lanë pa kujtesë, tue shkrue histori të reja në të cillat të gjithë popujt që ishin bartës dhe pasues të civilizimit të parë të njerëzimit, që nga pellazgët, etruskët e të tjerët që nuk mund të shkriheshin në doktrinat teozofike të civlizimit të ri u shpallën popuj mitik, me nji fjalë inekzistent tue i vendosun a zhvendosun spas interpretimeve arbitrare të fakteve të tyre aty ku deshtën dhe në distancën historike që deshtën. Të njëjtin veprim kryen edhe ndaj pasuesve të të njejtit civilizim në kontinentin amerikan, mâ pak se 500 vjet mâ parë, tue masakrue dhe shkatrrue gjithshka n'emën të civilizimit të ri, dhe tue shpallë poashtu popuj mitikë ata popuj që krijuan ato vlera të mrekullueshme civilizuese.
Mirëpo rrenat e tyne me kâmb të gata kanë nisë me dalë për fushe, kështu që gjithshka do të del n'dritë t'Diellit. Sepse rrenat e kanë veç nji problem, për dallim nga e vërteta, nuk mund të thuhen dy herë njësoj, kurse tue qenë rrena ato duhet të përsëriten shumë shpesh në mënyrë që ta zanë vendin e dëshiruem. Dhe në këtë proces përsëritjesh gjinden edhe kundërthânjet e tyne, gjâ që njerëzit e urtë veç kanë fillue t'i theksojnë.

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#81

Post by Patush » Mon May 07, 2012 12:29 am

tomaras wrote:
Patush wrote:“Hapi i pare ne likuidimin e nje populli eshte te fshini kujtesen e tij. Shkaterroni librat e tij, kulturen e tij, historine e tij. Atehere vini dike te shkruaje libra te rinj, te krijoje nje kulture te re, te shpike një histori te re. Para se te kaloje shume kohe kombi do te harroje se çfare eshte dhe çfare ka qene”.

Milan Kundera
Patush, ky paralajmërim i Kunderës, nuk âsht edhe aq paralajmërues! Mâ shumë mund të thuhet që âsht përshkrim i asaj që ka ndodhë. Themeluesit e këtij civilizimi të cilllin po e jetojmë mâ s'pari e kanë bâ këtë veprim që Kundera e vendon n'rrafsh hipotetik, ndashta për arsye pragmatike. Pasuesve të civilizimit të përparshëm, që ishte civilizim i bazuar në drejtësinë hyjnore ua prenë kokat e shquara tue i lanë pa udhëheqës. Librat ua dogjën dhe i lanë pa kujtesë, tue shkrue histori të reja në të cillat të gjithë popujt që ishin bartës dhe pasues të civilizimit të parë të njerëzimit, që nga pellazgët, etruskët e të tjerët që nuk mund të shkriheshin në doktrinat teozofike të civlizimit të ri u shpallën popuj mitik, me nji fjalë inekzistent tue i vendosun a zhvendosun spas interpretimeve arbitrare të fakteve të tyre aty ku deshtën dhe në distancën historike që deshtën. Të njëjtin veprim kryen edhe ndaj pasuesve të të njejtit civilizim në kontinentin amerikan, mâ pak se 500 vjet mâ parë, tue masakrue dhe shkatrrue gjithshka n'emën të civilizimit të ri, dhe tue shpallë poashtu popuj mitikë ata popuj që krijuan ato vlera të mrekullueshme civilizuese.
Mirëpo rrenat e tyne me kâmb të gata kanë nisë me dalë për fushe, kështu që gjithshka do të del n'dritë t'Diellit. Sepse rrenat e kanë veç nji problem, për dallim nga e vërteta, nuk mund të thuhen dy herë njësoj, kurse tue qenë rrena ato duhet të përsëriten shumë shpesh në mënyrë që ta zanë vendin e dëshiruem. Dhe në këtë proces përsëritjesh gjinden edhe kundërthânjet e tyne, gjâ që njerëzit e urtë veç kanë fillue t'i theksojnë.
Kur njiri citon duhet te rrespektoje regullat e citimit, pak randesi ka Milan Kundera, ajo qe thote nuk hedhet poshte!


Nuk do i futem kontinentit Ameriakn dhe gjenocidin qe ti flet, jetoj ne kete kontinet dhe e di civilizimin qe indianet kete kan ndertuar dhe ndertojne lol! Rrofte parja e taksa paguesve qe i mbajne ne pllame te dores!

Gjithe te mirat
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#82

Post by Gardhi i Ondrrave » Mon May 07, 2012 5:57 pm

Patush wrote:“Hapi i pare ne likuidimin e nje populli eshte te fshini kujtesen e tij. Shkaterroni librat e tij, kulturen e tij, historine e tij. Atehere vini dike te shkruaje libra te rinj, te krijoje nje kulture te re, te shpike një histori te re. Para se te kaloje shume kohe kombi do te harroje se çfare eshte dhe çfare ka qene”.

Milan Kundera
Fjal te shejta Patush!!

Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#83

Post by Gardhi i Ondrrave » Mon May 07, 2012 6:11 pm

gtcc1 wrote:Eshte gabim qe ne shqiptaret te trajtojme fene ne baza teorike, sikur ne te ishim amerikan apo anglez; kjo qeshtje duhet diskutuar ne baza praktike. Jemi nje pupull qe ende nuk kemi zgjedh qeshtjen kombetare, e kjo ndashta ka shume te bej me divegjencat fetare qe kemi, ani pse kemi pase nje far harmonie. Jetojme ne Evrope. Me kujtohet nje rast, tash i vone, kur ne Kosove ishte gjendja shume e acaruar me Serbin, e ne te njejten kohe u beshin demostrata ne kerkim te nje xhami jete madhe ne qender te Prishtines. Cka te mendojne tjeret per kete. E kjo ne nje kohe kur evropjanet kontrollojne fatin e shqiptarve. Feja si thoni duhet te mbetet nje qeshtje personale, por ne Ballkan e kalon kete vije. Ne te kaluaren feja nuk kishte rreje te forta, dhe nuk mundi te zevendesoj traditen shqiptare dhe kjo e mbajti shqiptarin disi si unik. Politika qe sa kohe ka qene te afirmoj shqiptarin si 'modern', ne realitet kerkes e kohes, dhe pervoja tregon se e kaluara shqiptare eshte ne shkatrim e siper. Ku do te perfundoje shqiptari? Ka nje rruge delikate, dhe roli e rreziqet nga fete nuk duhet nenqmuar. Eshte mire te perkrash te “drejten personale”, por feja e extremistve nuk njeh kete te drejte. Gardhi flet per extremistet.
Ma vjen mire qi e ke kuptu plotsisht thelbin e problemit qi jam tuj paraqit..desha me shtu. Ne nji ven me identitet komtar te damtum si Shqipnia, fet kan nji tendenc natyrale me shku drejt radikalizimit, mase ne nji koh ma t'gjat, sepse jan njarzit qi dun me mrojt me çdo kusht at gja qi ne syt e tyne perfaqson vlerat dhe idealet qi i diferencion ata prej "tjetrit", ne ket rast anmiku sllavo-grek kaur!! Nga pikpamja psikollogjike asht proces i kuptusham, por ne jeten shoqnore ka pasoja tmerrsisht te rrezikshme.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#84

Post by erix77 » Mon May 07, 2012 6:59 pm

Ne nji ven me identitet komtar te damtum si Shqipnia
Po boll me idiotesira or shok se le nam
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#85

Post by bardus » Mon May 07, 2012 7:23 pm

Demostrata e sotme ne Tirane.

Image
Image

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#86

Post by Patush » Mon May 07, 2012 8:16 pm

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#87

Post by erix77 » Mon May 07, 2012 8:35 pm

ueeeh paska muslimane edhe ne struge!?!?!?!?!?!?!?!?

A me te lumte o Patush se paske zbuluar Ameriken...
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#88

Post by Patush » Mon May 07, 2012 8:47 pm

Si e ke Chechenin Erix, i plaset kujte per te apo thjeshte ka mete ne meshiren sllavo ruse?

Oh te keqen po mua nuk me besdisin sjelljet e tyre more erix thjeshte acarohem kur ato vetequhen Shqiptare dhe i pasqyrojne ato veprime si pjese e Shqiptarise!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#89

Post by Gardhi i Ondrrave » Mon May 07, 2012 8:50 pm

Erix idiotsina je tu fol ti..hapi i here syt dhe shiko realitetin sepse nuk jan "musulmane" shqiptart qi thrrasin Allahu ekber, jan njarz te smur!! Nase ti kto imazhe i qun normalitet athere je po aq i smur si ata!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#90

Post by erix77 » Mon May 07, 2012 9:01 pm

Te pelqen apo ste pelqen ty myslimanet Allahu ekber therrasin.Nqs dikush therret allahu akbar sipas teje qenka i semure ,merre me mend cfare mund te jene ca tipa si ju qe urrejne shqiptarin vetem pse beson nje zot tjeter nga i yti.
Si e ke Chechenin Erix, i plaset kujte per te apo thjeshte ka mete ne meshiren sllavo ruse?
Une interesohem vetem per Shqiptarine nqs nuk e ke kuptuar.
Qe je rracist e kam kuptuar me kohe por meqe e hape kete muhabet (pa lidhje fare) mua nuk ma ndjen per cecenine edhe pse kur vritet ndonje rus andej nuk mund te them se me vjen keq.

Sipas ju integralisteve katolike vetem ata qe besojn tek papa jane shqiptare kurse myslimanet,orthodokset,bektashinjte jane vetem antishqiptare pa identitet.
Pika qe sju bie te kish ngelur shqiptaria ne doren tuaj sot do ishim shuar si fare.
Erix idiotsina je tu fol ti
E kuptoj qe ndonjehere e humb arsye dhe flas idiotesira por une ne asnje menyre nuk pranoj te thuhet se vendi im eshte me identitet te demtuar aq me keq nga dikush qe e mban vetem per Shqiptar.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”