"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemet & ankesat e qytetareve

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#16

Post by Adriana » Wed Oct 27, 2010 8:02 am



Shqipëria ngjiti këtë vit 8 vende në klasifikimin e Transparency international mbi nivelin e perceptimit të korrupsionit në adminstratën publike. Në krahasim me një vit më parë Shqipëria kaloi nga 3.2 në 3.3 përqind, por megjithatë krahasuar me vendet e rajonit ajo lë pas vetëm Bosnjen dhe Kosovën. Sipas zyrës shqipare të Transparency International beteja kundër korrupsionit mbetet një sfidë për qeverinë parlamentin dhe institucionet e drejtësisë në vend.





Kosova, përfshihet këtë vit për herë të parë në klasifikim, renditet ulët, në vendin e 110 me vetëm 2.8 pikë. Sipas raportit Kosova ka pozitën më të keqe në Evropën Juglindore.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#17

Post by Sally » Mon Nov 22, 2010 7:45 am




12 femije nga fshatrat Gdhesht e Vrish te Kukesit bejne cdo dite mbi dy ore rruge ne kembe per te shkuar ne shkolle. Mungesa e nje automjeti per transportin, rrezikon jo vetem jetet e tyre por edhe qe femijet te humbasin shpesh oret e mesimit. Prinderit thone se edhe pas letres me te fundit derguar Ministrise se Arsimit, asnje mase nuk eshte marre per zgjidhjen e ketij problemi disa vjecar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#18

Post by Adriana » Tue May 31, 2011 10:14 am

Masakra e pyjeve në Vithkuq

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#19

Post by Sally » Tue Dec 13, 2011 12:20 pm


  Akses më të madh të librit në Tiranë, ka premtuar kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të bibliotekës së Shkollës në Universitetin Amerikan të Tiranës, Basha theksoi se Tirana dhe shoqëria shqiptare duhet të shkojë drejt realizimit të objektivave që cojnë drejt integrimit europian.  



Sa mire do ishte Z. L.Basha qe kete recete qe perdoret Ju ne tirane te perdoresh edhe ne shume shume zona rurale, sepse ''mesimi / studimi i nje femije fillon nga shtepia e tij'', dhe JO NGA TIRANA !!! Ne zonat rurale keni lene te qeverisin turqit dhe greket shkollat shqiptare!!

Do thuash Ti z.Basha qe pergjigjesh vetem per Tiranen, ate e dime, por edhe tirana nje dite duhet te punoj per zonat rurare se nga ato zona ka mbijetuar!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#20

Post by Adriana » Mon Jan 02, 2012 9:07 am

Ilaçet i blejmë ne, mjekët na tregojnë farmacinë


Tiranë- Nëse do të dëgjojmë vetëm deklaratat për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, do të mësojmë se në spitale tashmë ka ilaçe dhe paciantët nuk kanë nevojë ti blejnë. Por e vërteta është pikërisht në dhomën e pacientëve, të cilët, thonë se vazhdojnë ti blejnë ilaçet, e madje janë mjekët që u rekomandojnë edhe farmacinë se ku ti blejnë.
Kam qenë shtruar tek Nënë Tereza, kam kërkuar ilaçe sepse skisha mundësi financiare, por më thanë se skishte dhe u detyrova ti blija. Por ka raste kur edhe na i sjellin, varet nga mjeku gjithmonë, por në shumicën e kohës na sugjerojnë se në cilën farmaci të shkojmë – shprehet Elvana Jakini një paciente që po dilte nga QSUT-ja me recetën e ilaçeve në dorë.
Nuk ka ilaçe në spital, shko blije te farmacia poshtë- kjo është shprehja tipike e mjekëve për ti detyruar pacientët të shkojnë të blejnë edhe medikamentet bazë. Fëmijë, gra dhe të moshuar ankoheshin jo vetëm nga pagesa që duhej të bënin para se të hynin në spital por edhe nga pritja e gjatë, për shkak të hyrjes së pa radhë të personave të ndryshëm dhe shuma që duhej të paguanin për medikamentet në farmacitë e këshilluara nga mjekët.
Edhe age flutur nuk kishte, solla fëmijën 18 muajsh në orën nëntë të darkë me temperature, 40 dhe përveç se pagova që ta vizitojnë, pasi po s`pagove nuk të shef njeri me sy, por u detyrova te ikja për të blerë edhe age flutur aty ku na sugjeruan doktorët – shprehet Edmir Lloci, duke dalë nga dera e QSUT-së me fëmijën në krah.
Mungesa e dorezave, ageve, ampulave si dhe e shumë medikamenteve të tjera vazhdon të përbëjnë një shqetësim për të moshuarit të cilët janë të detyruar shpesh të mos i blejnë këto medikamentë për shkak të kostove të papërballueshme duke e lënë sëmundjen e tyre të agravohet.
Asgje nuk na japin, as edhe një paracetamol, apo age për të bërë një gjilpërë kur je me 41. Ilace ka, si ska, por këtu çdo gjë është e lidhur, se ska mundsi si te mungojne edhe aget – shprehet Nazmi Feza, i cili po hynte në spitalin e QSUT-së bashkë me bashkëshorten e tijë. Pyetjes se si ja bënte për të përballuar kostot e medikamenteve ai ju përgjigj: Epo tani mundohemi, kur ke vizitohesh, por kur nuk ke është më mirë të mos vish pasi duhet të blesh ilacet dhe ato kushtojnë, askush nuk të jep gjë, e vetmja gjë që marrim nga mjekët është këshilla se ku ti blejmë ilacet, asgje tjetër.
Mungesa e ilaceve në spitalin Nënë Tereza do vazhdojë të mbetet një problematikë në vazhdim nëse bëhen vetëm premtime dhe nuk ndërmerren veprime konkrete. Gjendje kjo që vë në rrezik jetën e shumë pacientëve nga pamundësia për të përballuar kostot e medikamenteve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#21

Post by Adriana » Wed Jun 06, 2012 8:32 am

Fushë Krujë, banorët bllokojnëaksin nacional: Jemi pa drita
06 Qershor 2012


FUSHE KRUJE- Rreth 1 mijë protestues nga fshati Nikël i Fushë-Krujës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën nacionale. Ata kanë kërkuar që Cez Shpërndarje t’u kthejë energjinë elektrike.

Sipas tyre është i patolerueshëm fakti që po qendrojnë pa drita prej rreth dy javësh. Përveç kësaj, protestuesit kanë kërkuar që t’u jepet dëmshpërblim për pajisjet që iu janë djegur pikërisht për faj të CEZ-it. “CEZ të na japë dëmsyhpërblimin për pajisjet elektroshtëpiake që na janë dëmtuar dhe të normalizojë rrjetin”, janë shprehur banorët e fshatit Nikël. Protestuesit u larguan me forcë nga policia për të liruar rrugën e bllokuar.


(ln.ns/shqiptarja.com)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#22

Post by Adriana » Tue Oct 15, 2013 5:12 pm

Kërkojmë pagesën e invaliditetit

Durrës - Në qytetin bregdetar të Durrësit, invalidët kanë dy muaj pa marrë pagesën mujore (gusht - shtator) të invaliditetit.
Kjo nuk është hera e parë që po ndodh, vitin e shkuar në prag të festave të fundvitit dhe në temperaturat e ftohta të dimrit gjithashtu mbijetuan nje situatë të vështirë duke protestuar jo vetëm në Durrës po nga veriu në jug të Shqipërisë.


Ja se cfare ndodhi vjet:




Korçë - Këtë fundvit, invalidët e Korçës kanë dalë për disa ditë në protesta, duke kërkuar t’u jepen pensionet, që nuk akordohen që prej disa muajsh
Durrës - Në qytetin bregdetar të Durrësit, invalidët kanë dy muaj pa marrë pagesën mujore të invaliditetit, duke e bërë më të zymtë këtë fundvit
Kukës - Më shumë se 2200 persona që mbajnë statusin e paaftësisë në Kukës, prej muajsh nuk marrin ndihmën ekonomike që jep shteti për mbijetesë
Lushnjë - Rreth 2 mijë persona, të cilët kanë fituar statusin e invalidit në Lushnjë, dolën në protestë, pasi prej katër muajsh nuk marrin pagesat.

Festat e fundvitit janë duke afruar, por edhe më keq se çdo vit, personat me aftësi të kufizuar nuk po marrin dot lekët e tyre, që u janë ndërprerë prej disa muajsh. Kjo i ka detyruar ata të dalin në protesta, pothuajse në të gjitha qytetet e vendit, me kërkesën e vetme, që t’u jepen paratë që u takojnë nga pensioni për invalidët. Situata problematike ka nisur prej disa muajsh, duke filluar që nga Elbasani, Korça, Vlora, Kukësi, ndërsa dje në protestë kanë dalë invalidë nga Lezha dhe Lushnja. Në vendin tonë përllogariten rreth 150 mijë invalidë të punës, ku sipas të dhënave, vetëm në Tiranë dhe Shkodër, mësohet se janë dhënë paratë e pensioneve.

Protestat

“Po hamë vetëm bukë me hudhra. Nuk kemi me çfarë të jetojmë”. Kështu është shprehur një nga dy mijë personat që kanë fituar statusin e invalidit në Lushnjë, të cilët prej katër muajsh nuk marrin pagesat e ndihmës. Ata kanë protestuar për shkak se nuk mund të blejnë as ilaçe, ushqime dhe s’mund të marrin disa shërbime shumë specifike. Ata po sorollaten nëpër zyrat e postës dhe institucioneve në Lushnjë, por pa marrë asnjë përgjigje deri sa janë detyruar të organizojnë edhe një protestë para nënprefekturës, duke kërkuar zgjidhjen e problemit. Mosmarrja e këtij pensioni, shumë nga këta të sëmurë i ka lënë pa ilaçe, duke rënduar dhe gjendjen fizike të tyre. Askush nuk u jep përgjigje invalidëve se përse pagesat e tyre janë vonuar dhe kur do t’i marrin ato.

Por, si invalidët e Lushnjës, protesta kanë organizuar edhe invalidët e Korçës. Për disa ditë radhazi, ata dalin në qendër të qytetit juglindor, për shkak të kushteve të këqija në të cilën ndodhen. Në prag të festës së fundvitit, invalidët e qytetit juglindor me pankarta në duar “Në prag të festave jemi pa bukë dhe me borxhe”, “Kërkojmë pagesën e invaliditetit”, “Qeveria të reagojë, ne nuk u ndahemi protestave”, i kanë bërë apel qeverisë që të mendojë për këtë shtresë të shoqërisë, e cila ka nevojë për mbështetje dhe përkrahje. Sipas protestuesve, ato nuk kanë para të paguajnë ilaçet dhe në këto ditë të ftohta mbeten në mëshirë të fatit. Kjo është protesta e dytë që invalidët e qytetit të Korçës kanë zhvilluar, pasi pak ditë me parë protestuan para prefekturës së qytetit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Elbasan, të cilët kanë qenë ndër të parët që dolën në protestë, apo në Kukës dhe Durrës, ku pati disa protesta, por që deri më sot nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Madje, në Durrës, para pak ditësh, një invalid tentoi t’i jepte fund jetës, me vetëmbytje në det, por fatmirësisht u pa në kohë dhe u parandalua.

Reagimet

Ndërkaq, presidenti i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, në një konferencë për shtyp shprehu shqetësimin për mosrealizimin e pagesave të aftësisë së kufizuar në një numër të madh komunash e bashkish. “Sundimi i ligjit në një shtet ligjor nuk lejon për asnjë çast shkeljen e së drejtës së fituar me ligj, veçanërisht kur kjo lidhet me pagesat e vetme e me karakter jetik. Ne paralajmërojmë të gjithë funksionarët e këtij shteti, të cilët në përmbushjen e funksionit të tyre publik kanë për detyrë realizimin e këtyre pagesave, se do të jenë objekt i kallëzimit penal për shpërdorim detyre e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, u shpreh Tafaj. Gjithashtu, ai u shpreh se edhe në rast se do të ketë një vendim pushimi nga ana e organit të akuzës, do të paraqitet ankim në gjykatë kundër këtij vendimi.

Hetimet

Me gjithë tentativat e invalidëve për të përfituar paratë e tyre, deri tani nuk është lëvruar asnjë fond. Në këto kushte, ankesat e personave me aftësi të kufizuara të katër rretheve kanë vënë në lëvizje Avokatin e Popullit, i cili ka kërkuar lëvrimin e fondit për këta persona dhe transparencë të plotë për arsyet e vonesës së pagesës mujore për një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare. Në një takim me invalidët e qytetit të Durrësit, avokati Igli Totozani dhe anëtarë të stafit të tij kanë dëgjuar ankesat e invalidëve që kanë të bëjnë kryesisht me problemet social-ekonomike, të rënduara muajt e fundit dhe nga mosmarrja pagesës mujore. Totozani tha për gazetën se institucioni që ai drejton ka nisur hetimet mbi situatën financiare që po kalojnë invalidët dhe hetimet kanë nisur për rastet në Durrës, Elbasan, Pogradec dhe Levan në Fier. Totozani tha se problemi qëndron në mosakordimin e fondeve për njësitë vendore dhe theksoi se transparenca mbi arsyet e problemit të krijuar është po aq e rëndësishme sa dhe lëvrimi i fondit për pagesat. Si institucion që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike ose të të tretëve që veprojnë për llogari të saj, Avokati i Popullit ka bërë dhe rekomandimet përkatëse për dikasteret përgjegjëse të situatës, po ndonëse ka nisur rekomandimet përkatëse pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për realizimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar, institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka marrë ende asnjë reagim prej tyre. Në Durrës invalidët kanë dy muaj pa marrë pagesën mujore të invaliditetit, duke e bërë më të zymtë këtë fundvit. Re. Rre.





Përplasja

Bashkitë hedhin fajin mbi Ministrinë e Financës: Nuk na japin përgjigje

Financat: Fondet u harxhuan për qejfe të njësive vendore

Pensionet e invalidëve kanë sjellë përplasje mes njësive vendore dhe Ministrisë së Financave, institucione të cilat hedhin akuza mbi njëra-tjetrën. Ministria e Financave thotë se njësitë vendore i kanë pasur të gjitha fondet në dispozicion, por mënyra se si janë menaxhuar, ka shkaktuar probleme me vonesat e shlyerjes së pagesave për invalidët. Si Ministria e Financave, ashtu edhe ajo e Punës, e cila kontrollon sistemin, nuk pretendojnë se kategoria në fjalë të mos ketë marrë fondet, por në rast se ka ndodhur, faji i mbetet pushtetit vendor, pra bashkive dhe komunave. Për vitin 2012, i gjithë buxheti i pushtetit lokal ishte rreth 29 miliardë lekë. Ky buxhet përbëhet në tri zëra të ardhurash. I pari, rreth 11.5 miliardë lekë, janë fonde që u kalojnë direkt njësive vendore nga qeveria (grant i pakushtëzuar). Këto para, njësitë mund t’i shpenzojnë sipas prioriteteve që kanë, pra u lihet atyre në dorë të vendosin. I dyti, janë grantet e kushtëzuara, 2.3 miliardë lekë, pra fonde të vendosura nga qeveria për pushtetin lokal, por që disbursohen vetëm me anë të projekteve të investimit dhe për shkak të konkurrencës me planet, jo të gjithë arrijnë t’i marrin. Zëri i tretë janë taksat, pra nga të ardhurat e krijuara nga vetë bashkitë dhe komunat (diferenca e mbetur). Ajo çfarë ka ndodhur me bllokimin e llogarive të bashkive lidhet me zërin e parë, atë të grantit, para të cilat njësitë, sipas Financave i kanë kthyer për rritje rrogash, shpërblime, dieta dhe udhëtime. Qeveria thotë se fondet i kanë kaluar njësive për invalidët, por janë përdorur për të tjera qëllime. Por, njësitë vendore shprehen që faji qëndron te Ministria e Financave. “Personat me aftësi të kufizuar në Durrës kanë dy muaj pa e marrë pagesën. Transferta e kushtëzuar për këtë kategori nuk ka ardhur nga qeveria. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Financave, por nuk është dhënë asnjë përgjigje, ndërkohë që të gjithë invalidët qëndrojnë në pritje të marrjes së kësaj pagese kaq shumë të nevojshme për ta dhe familjet, veçanërisht në këtë fundvit”, tha për gazetën Dorian Agolli, specialist i marrëdhënieve me median në Bashkinë e Durrësit. I njëjti reagim vjen edhe nga Bashkia e Lezhës. Sipas bashkisë, kjo vjen për shkak se Ministria e Punës ka akorduar fondet me vonesë për pagesën e tyre.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#23

Post by Adriana » Thu Oct 24, 2013 12:56 pm

Korçë, protestë për pagesat e invalidëve

Prej 3 muajsh një prej shtresave më në nevojë ajo me paaftësi fizike dhe invalidë punë nuk merr pagën e invaliditetit. Me dhjetëra familje, te cilat kane si te vetmen te ardhur KEMP-in kane protestuar para Prefektures se Korçes duke apeluar qe problemi i tyre te zgjidhet sa me shpejt. Vonesat e perseritura shpesh se fundmi dhe jetesa e veshtire i ak detyruar keta njerez qe te kerkojne ndihme ndersa paralajmerojne se nuk mund te perballojne as mjekimet e tyre dhe as jetesen. Ata kane pohuar se KEMP-i eshte e vetmja menyre jetese ndersa sorollatjet institucionale i kane bere qe te arrijne ekstremin e varferise dhe te zgjasin listat e borxheve neper dyqane.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#24

Post by Adriana » Wed Jan 13, 2016 8:41 am

Vlorë, Të përmbyturit e tetorit 2015:

Kane kaluar me shume se dy muaj nga permbytjet ne qytetin e Vlores, familjet e prekura ende kerkojme ndihme:





Permbytjet ne dy javet e para te vitit 2016:







Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”