"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemet & ankesat e qytetareve

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Problemet & ankesat e qytetareve

#1

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 1:52 pm

Qytetaret ne Shqiperi i vleresojne te pamjaftueshme masat e marra kunder korrupsionit ne administraten publike. Ne intervista me rastin e Dites Boterore kunder Korrupsionit, qytetare te moshave te ndryshme pohojne se ndeshin korrupsionin ne gjykata, ne spitale dhe ne shume fusha te tjera. Korrespondenti yne, Ilirian Agolli, bisedoi sot me disa banore te Tiranes dhe pergatiti kete material

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#2

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 2:00 pm

Ambiente të Spitalit i jepen me qira dhe pa konkurrim një kompanie të huaj private.





Nuk kuptoj: pse duhet te japim ne pronat tona ne kete menyre, kur vet qytetaret tane nuk kan kushtet e nevojshme?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#3

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 2:05 pm

Sipas nje sondazhi te kryer nga USAID-i perceptimi i shqiptareve eshte ende i larte per korrupisionin ne administraten shteterore.


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#4

Post by Adriana » Tue Sep 01, 2009 9:57 pm

Tirana e Re ditën e djeshme ka pasur probleme me energjinë elektrike. Sipas banorëve, problemet me dritat kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. "Nuk e dimë se çfarë problemi ka pasur, por dimë vetëm që jemi mjeruar gjithë ditën. Sepse çdo një orë apo 30 minuta energjia shkëputej, herë rrinte më gjatë pa ardhur, herë më pak. Nuk arrinim të bënim asnjë lloj pune. Normalisht duhet të ketë pasur ndonjë defekt", - sqaron një prej banorëve në pallatet e ashtuquajtura "Moskat". Ndërkohë që ankesa kanë pasur edhe shumë qytetarë të tjerë, pasi mungesa e energjisë u sjell probleme sidomos në pajisjet elektroshtëpiake, sepse nga shkëputjet e shpeshta ato dhe mund të dëmtohen. Por edhe sepse ushqimeve që rrinë në frigorifer u bën shumë dëm kur dritat herë vijnë e herë ikin, sidomos në këto temperatura të larta. "Jam me fëmijë të vogël në shtëpi dhe normalisht që me këto temperatura e kam të domosdoshme funksionimin e kondicionerit sepse duhet që të mbaj një ambient normal për fëmijën që të mos djersitet, sepse me këto viroza që qarkullojnë në vend ndihemi të kërcënuar", - tregon një tjetër banore e zonës. Ndërkohë që shqetësime ka edhe nga pronarët e dyqaneve apo bareve. "Frigoriferi shkrin menjëherë se temperaturat janë të larta. Ne tregtojmë dhe akullore e ëmbëlsira, normalisht që mungesa e energjisë nuk është ndonjë gjë pozitive. Kondicionerët nuk funksionojnë dhe normalisht që dhe klientët largohen, sepse kërkojnë ambiente të freskëta", - tregon një pronar lokali.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#5

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 5:39 pm

Kushtet higjieno-sanitare, mijëra nxënës nuk do shkojnë në shkollë





GJIROKASTËR - Ndërsa ka mbetur vetëm një javë nga nisja e vitit të ri shkollor 2009- 2010, kushtet e këqija që katër prej institucioneve arsimore në qytetin e Gjirokastrës ofrojnë, mund të çojnë në mbylljen e tyre. Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër kanë kryer inspektimet përkatëse në shkolla e konvikte dhe i kanë lënë një javë afat pushtetit vendor për përmirësimin e gjendjes; në të kundërt nuk do të lejohet që të hapen. Bëhet fjalë për shkollat 9- vjeçare "Koto Hoxhi", "Urani Rumbo" "Andon Zako Çajupi" dhe shkolla fillore "Së bashku".


Problemet kryesore kanë të bëjnë me mungesën e ujit dhe tualetet, elementë që për specialistët e higjienës rrezikojnë seriozisht shëndetin e nxënësve. Të gjitha mangësitë e vërejtura i janë paraqitur pushteti vendor nëpërmjet një relacioni, ku kërkohet marrja e masave të menjëhershme deri në datën 14 shtator, pasi në të kundërt nuk do të lejohet hapja e tyre. "Është e patolerueshme që në qytetin e Gjirokastrës shkollat të mos plotësojnë as kushtet më minimale të higjienës. Duhet të merren masa të menjëhershme, pasi nuk mund të rrezikojmë shëndetin e nxënësve", shprehen burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik.


Në shkollën "Koto Hoxhi", më e madhja në rrethin e Gjirokastrës, për 1030 nxënës ka vetëm 3 tualete në dispozicion, ndërsa uji është me orar. Tepër problematike situata veçanërisht e tualeteve paraqitet edhe në shkollën "Urani Rumbo", ndërsa shkolla fillore "Së bashku" është mbyllur disa herë gjatë viteve të kaluara dhe pavarësisht premtimeve për ndryshimin e gjendjes, ajo sa vjen e përkeqësohet. Për këtë vit, Bashkia e Gjirokastrës ka akorduar një fond prej 1.5 milionë lekësh për ndërhyrje në shkollat e kopshtet, çka vlerësohet si totalisht e pamjaftueshme. Deri tani në godinat shkollore janë kryer disa meremetime dhe lyerje e mjediseve.


Edhe gjatë viteve të kaluara, problemet e higjienës kanë qenë prezente në shkolla, kopshte e konvikte, ndërsa fondet për ndërhyrje në këto godina vit pas viti rrudhen.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#6

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 10:17 am

Përqindje e lartë e varfërisë së skajshme në Kosovë





Katër motra e vëllezër, fëmijë të njërës prej lagjeve të Prishtinës e kanë sajuar një kënd të vogël lojrash pranë disa barakave të vjetra të cilat thonë se janë shtëpitë e tyre.

Në atë vend ku në dimër ngrijnë e në verë duhet të durojnë të nxehtin, fëmijët mundohen të mos pranojnë realitetin në të cilin jetojnë.

Suela është motra më e madhe e cila sivjet hyn në klasë të dytë. Ajo rrëfen se dëshiron të ketë jo vetëm lojëra por edhe një shtëpi të vertetë ku mund të jetojë.

"Mua më ka thënë një shoqe që do të shkojmë në banesën time, do të luajmë me kukulla por ajo s’më ka marrë. Mua më mungon shtëpia, një shtëpi e mirë," thotë Suela.

Babai i katër fëmijëve, Xhavit Pacolli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai thotë për BBC-në se askush nuk kujdeset për gjendjen e familjes së tij. Ndihmat e vetme që përfiton i jepen nga Kryqi i Kuq i Prishtinës dhe ndihma sociale prej 70 eurosh.

"Një herë prej komunës i kam bërë tre ose katër kërkesa, me zor ka dalë inspeksioni, një fotografim e ka bërë dhe askush nuk më ka ardhur më në derë. Kam shkuar prapë, dy herë në muaj shkoj në Komunë, lajmërohem për sigurime dhe kërkesa, thërrasin sot ose nesër por askush nuk më ka ardhur në derë. Kur s’ke të ardhura për të blerë barnat, duhet të dalësh në rrugë të kërkosh punë, nëse nuk gjen punë duhet të kthehesh në shtëpi e të fillosh të qash, çfarë të bësh tjetër?"

Bashkëshortja e tij, zonja Mevlude Pacolli thotë se shtëpia në të cilën jeton nuk ka kushtet minimale për jetë. Dy dhomat e saj janë të pabanueshme për shkak të lagështirës e cila bëhet edhe më kërcënuese gjatë dimrit.

"Po pikon në të gjithë shtëpinë, kam frikë se i zë fëmijët, i kam katër fëmijë të vegjël, vetëm ankohem, jam e sëmurë, ankoj nga boshti kurrizor, nga unazat. Jam ftohur se dimri ka qenë shumë i fortë, tani e kam shumë të vështirë se fëmijët i kam të vegjël. Shkurt të të tregoj, jemi keq për një strehim," thotë zonja Pacolli.

Varfëria në Kosovë cilësohet të jetë një prej problemeve thelbësore të shoqërisë.

Statistikat flasin për një përqindje të lartë të varfërisë së skajshme e cila arrin në 15 përqind dhe papunësisë prej 50 përqind.

Varfëria nuk ka prekur vetëm popullatën shqiptare. Një prej komuniteteve që gjithmonë ka reaguar për gjendjen e mjerueshme në të cilën jeton është ai serb.

Radmilla Saviq është 90 vjeçe dhe jeton në Prishtinë e vetmuar dhe pa përkrahje. Ajo nuk dëshiron t’i bashkohet familjes së saj në Serbi, pasi siç thotë, nuk dëshiron të braktisë shtëpinë në të cilën ka jetuar për 70 vjet me rradhë.

"Unë nuk kam fëmijë, të gjithë njerëzit e mi janë në Serbi, ata më vizitojnë por më lënë prapë këtu. Jetoj vetëm me Zotin, burri më ka vdekur para dhjetë vitesh. Jam sëmurë dhe më dhembin këmbët. Ende mundem të kujdesem vetë për veten megjithëse një fqinj më ndihmon për t’u pastruar. Vetë përgatis ushqimin, një herë për 3 katër ditë, shpesh herë ha ushqim të thatë, me fqinjët jetoj mirë, shpesh më pyësim nëse më duhet diçka dhe unë për këtë jam e kënaqur," thotë zonja Saviq.

Një tjetër komunitet, ai rom, ashkali dhe egjiptas (RAE) konsiderohen si më të prekurit nga varfëria e skajshme. Të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për konsum të përditshëm dhe, siç thonë ata, detyrohen të kërkojnë lëmoshë.

Selvie Berisha thotë se kushtet e jetës së familjes së saj janë mjaft të rënda.

"Kur del djali të lypë, e marr një thes detergjent, 2.5 Euro, 3 Euro, bën vaki që e le veten pa bukë duhet me e marr një thes detergjent se duhet të lahesh… prapë, mundet të durosh pa bukë, pastërtinë duhet ta bësh… Kam një nuse, edhe ajo i ka katër fëmijë, ajo del të lypë me bebën saj, ajo nuk ka asnjë lloj ndihme.

S’di çfarë të të them, më kanë hequr nga ndihma sociale, m’i kanë kërkuar raportet e mjekut, ua kam dërguar, raportet e burrit të sëmurë ja kam dërguar, dokumentet e fëmijëve ua kam dërguar, pastaj më kanë refuzuar, më kanë thënë se je e aftë për punë," thotë zonja Berisha.

Ndonëse raportet e fundit të Bankës Botërore flasin ende për një shkallë mjaft të lartë të varfërisë në Kosovë, qeveria e vendit thotë se në Kosovë ka rënie të shkallës së varfërisë.

Këshilltari politik në Ministrinë e Mirëqenies sociale Behxhet Gaxhiqi thotë për BBC-në se ka rënie të numrit të kërkuesve për ndihmë sociale dhe sipas tij kjo ka ndodhur pas pavarësisë së vendit.

"Pas zgjidhjes së statusit të Kosovës janë zgjidhur disa probleme të cilat vërtetë kanë penguar zhvillimin ekonomik të vendit. Rritje graduale të varfërisë nuk kemi, por ekziston një parametër normal i kësaj gjendjeje, janë 184 mijë persona të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike.

Buxheti i cili ndahet çdo muaj për të gjitha kategoritë përfituese si fëmijët me aftësi të kufizuara, pensionistët, invalidët e luftës etj është mesatarisht mbi 2 milionë Euro. Ministria po harton një strategji ku shumë shpejt 80 përqind e problemeve sociale do të zgjidhen," thotë zoti Gaxhiqi.

Gjysma e popullsisë së Kosovës, e cila për dhjetë vjetë me rradhë ka shprehur optimizëm se shkalla e varfërisë së tyre do të ndryshojë, kanë mbetur të zhgënjyer nga premtimet e liderëve bërë në prag fushate. Ata thonë se përsëri do të jenë të pashpresë, përballë premtimeve të cilat sërish do i dëgjojnë këtë vjeshtë, në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në Kosovë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#7

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 12:05 pm

Gjyqësori në Kosovë është i korruptuar






Mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët lidhur me fenomenin e korrupsionit, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë, thonë përfaqësues të organizatave, që merren me luftimin e kësaj dukurie në Kosovë.
Megjithatë, sipas tyre, për shkak të mungesave në rrafshe të shumta, lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni vazhdon të jetë e kufizuar. Dukuria e korrupsionit vlerësohet të jetë njëra prej sfidave më të mëdha për institucionet kosovare. Raportet e fundit të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërkaq, tregojnë për një rritje të këtij fenomeni.

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër-korrupsion, Hasan Preteni, thekson se arsye e efikasitetit të dobët në luftën kundër korrupsionit, përveç faktorëve të tjerë, siç është infrastruktura ligjore, është edhe efikasiteti i dobët i gjykatave.

“Është një përgjegjësi më e madhe e gjykatave, jo vetëm ato që duhet të gjykojnë për veprimet e mundshme korruptive, mirëpo gjykatat në raport me Agjencinë Kosovare Kundër-korrupsion janë shumë neglizhente dhe nuk na raportojnë për rastet që i zgjidhin”. “Në anën tjetër, pretendohet që, pikërisht, gjykatat janë të përfshira në korrupsion. Në një anë nuk i zgjidhin problemet, e në anën tjetër, gjatë punës se tyre ka veprime të mundshme korruptive”, thotë Preteni.

Për rritjen e efikasitetit në këtë drejtim, Preteni pohon se duhet të kompletohet infrastruktura ligjore dhe të përshtatet me rrethanat kosovare, mandej të fuqizohen mekanizmat antikorrupsion si dhe të investohet në ngritjen e vetëdijes qytetare për luftë kundër korrupsionit. Një hulumtim për dukurinë e korrupsionit, i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë.

Zëdhënësi i Institutit Demokratik të Kosovës, Besnik Ramadanaj, shpjegon se: “Në rend të parë ankesat më të mëdha vijnë për sektorin e drejtësisë, pastaj vazhdojnë tek shërbimet e qytetarëve tek pronat, në arsim, ekonomi-çështjet e privatizimit". “Bazuar në këtë raport, KDI-ja më pas do të veprojë në kuadër të projektit me avokim, duke avokuar tek institucionet përkatëse që të përmirësojnë ato segmente ku janë gjetur raste të shumta të korrupsionit”.

Njëkohësisht, edhe raporti i fundit i Programit të Kombeve të Bashkuara, UNDP, raporton se gjykatat, Korporata Energjetike e Kosovës, prokuroria, Agjencia Kosovare e Privatizimit, spitalet dhe Qeveria radhiten ndër institucionet që janë më të përfshirat në korrupsion. Ndërkaq, ekspertët e çështjeve të sigurisë thonë se për ta luftuar korrupsionin, duhet të ekzistojë një guxim më i madh i institucioneve, të cilat merren me luftimin e këtij fenomeni.

Proceset që kanë të bëjnë me këtë, ata theksojnë se nuk duhet të mbesin vetëm të publikuara, por të përfundohen të gjitha procedurat. I të njëjtit mendim është edhe eksperti për çështje të sigurisë, Agim Musliu.

“Sipas asaj që publikohet është shumë pak, është pothuajse minore. Nëse zbulohet një korrupsion i 50 eurove dhe ai është i dyshimtë në një zyre administrative, nuk mund ta quajmë atë korrupsion, korrupsioni rrjedh prej burimeve të mëdha materiale, dhe ajo dihet ku është; në vendimmarrje, në ekzekutiv. Prej atyre buron gjithë problemi në Kosovë”, shpjegon Musliu.

Institucionet e Kosovës, ndërkaq, janë akuzuar disa herë se nuk po bëjnë sa duhet për ta parandaluar korrupsionin në shoqëri. Madje, edhe një nga institucionet më me renome ndërkombëtare, “Freedom House”, thotë se niveli i korrupsionit në Kosovë ende është i lartë, ndërsa nuk ka angazhim institucional për ta luftuar këtë. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës është zotuar për zero tolerancë ndaj dukurisë së korrupsionit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#8

Post by Sally » Sun Oct 18, 2009 10:14 am

Muzika e lartë, një stres për gjithë banorët



Banorët nuk janë kundër festimeve që bëjnë të rinjtë, por kërkojnë të respektohet një orar për veprimtarinë e lokaleve të natës.


Shumë prej banorëve të zonës së ish-bllokut vazhdojnë të ankohen për muzikën e lartë. Edhe pse koha e veprimtarisë së lokaleve është reduktuar në disa orë, zhurmat të krijuara nga muzika dhe lëvizjet e makinave vazhdojnë të mbeten shqetësimi për banorët e rrugës "Dëshmorët e 4 shkurtit".


Të moshuarit dhe fëmijët janë ata që i vuajnë më shumë pasojat. Të moshuarit e pyetur për shqetësimin që kanë nga zhurmat thonë se detyrohen të rrinë në një zonë më të qetë deri natën vonë dhe më pas të kthehen në shtëpi. Daniela Laze jeton në një apartament në Rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe sipas saj fundjava është një stres i vërtetë, pasi lokalet punojnë me orare më të gjata.


Ajo tregon se edhe kur janë ankuar për të mos lejuar muzikën e lartë gjatë natës, kanë hasur në burokracinë e institucioneve përgjegjëse për qetësinë dhe rendin në një qytet.


Keni pasur shqetësime nga muzika e lartë e lokaleve të natës?


Muzika e lartë po na lë fëmijët pa gjumë, se ne të rriturit tashmë jemi mësuar të rimë në shtëpi duke dëgjuar lloj-lloj zhurmash. Kjo më duket e pa tolerueshme për një kryeqytet. Muzika e lartë gjatë gjithë verës ka qenë një shqetësim për banorët e Rrugës "Dëshmorët e 4 shkurtit".


Tani sikur lokalet punojnë me një orar më të kufizuar, sepse para disa ditësh muzika dëgjohej deri në dy të natës. Këtu dëgjohet zhurma që vjen nga lokali "Metropolitan", që është disa metra larg apartamentit. Me sa dëgjova unë po festohej një ditëlindje dhe muzika ishte ngritur në kupë të qiellit.


Tani që ka filluar dhe shkolla mblidhen nxënësit e gjimnazeve dhe festojnë çdo natë ditëlindje apo dalin për qejf. Përveç muzikës së lartë dëgjoheshin dhe ulërimat e klientëve që po festonin. Po ky është vetëm një rast, këtu ndodhin shpesh festa që bëhen pa asnjë lloj kriteri.


Në të tilla raste mblidhen shumë të rinj dhe disa këngëtare që këndojnë dhe jashtë, kjo kthehet në një stres për ne banorët sepse duam të pushojmë. Edhe këta motorët e mëdhenj që përdoren nga të rinjtë bëjmë një zhurmë të bezdisshme.


Klientët e lokaleve duan të bëjnë gara me njëri-tjetrin pa e menduar se shqetësojnë banorët në ato orë të vona kur dalin nga lokali. Pastaj na shqetëson dhe mos ndërhyrja e policisë për të mos lejuar veprime të tilla. Këto ditë policia ka patrulluar vazhdimisht në këtë zonë, por nuk kam parë asnjë polic që të ndërhyjë për të mos lejuar pronarët e lokaleve që të bëjnë muzikë të lartë në lokalin e tyre.


Jeni ankuar për këtë?


Zhurmat kanë qenë një shqetësim i madh që kur janë hapur disa lokale nate në zonën e ish-bllokut. Po bëhet më shumë se pesë vjet që nuk kemi kaluar një natë të qetë nga zhurmat. Këtu është plot me lokale. Jemi ankuar, por nuk kemi zgjidhur gjë. Edhe kur ankohesh për qetësinë në një lagje apo në qytet, gjëja e parë që të pengon në institucionet tona është burokracia.


Ata persona apo institucione që e kanë për detyrë të na shërbejnë nuk i japin fund këtij problemi. Kështu që ne vetëm sorollatemi kot, sepse jemi të pa fuqishëm për të ndryshuar situatën.

Si mendoni se do të zgjidhet kjo situatë?


Kjo situatë duhet të marrë fund sa më shpejt sepse ne kemi blerë shtëpi për të jetuar të qetë dhe jo në mes të zhurmës. Fëmijët tanë prej kohësh nuk kalojnë një natë të qetë. Ne si banorë nuk jemi kundër festimeve që bëjnë të rinjtë, por të respektohet një orar, sepse këtu është një zonë e populluar dhe njerëzit duan të kalojnë natën të qetë. Ky sensibilizim që po bën gazeta juaj duhet të vazhdojë.


.................................

Banorët kërkojnë që lokalet që punojnë gjatë gjithë natës të zhvendosen aty ku nuk i dëgjon askush

Duam një ligj të ashpër për ndotjen akustike

Banorët që kanë zgjedhur të jetojnë në zonën e ish-bllokut, thonë se janë penduar që kanë blerë shtëpi në këtë pjesë të Tiranës. Kasemi jeton prej më shumë se shtatë vitesh në një apartament në Rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe si shumë banorë të tjerë gjatë gjithë verës zhurmat e kanë shqetësuar atë dhe familjen e tij.


Në një intervistë të shkurtër për "Shekullin", i moshuari tregon se detyrohet të rrijë në një vend të qetë deri sa të kthehet qetësia në lagjen ku banon. Në pallatin ku banon Kasemi janë larguar tre familje vetëm nga muzika e lartë e lokaleve të natës.


Dëgjohet muzikë e lartë në apartamentin ku ju banoni?


Muzika dëgjohet shumë. U bënë më shumë se pesë vjet që jetoj në një apartament këtu në Rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe muzika e lokaleve vazhdimisht na ka shqetësuar, sidomos gjatë verës.


Jam i moshuar dhe shkoj për të fjetur herët, por nuk më zë gjumi nga zhurmat që krijohen si nga muzika e lartë ashtu dhe lëvizjet e makinave. Ne erdhëm për të banuar në këto zonë para disa vitesh, sepse ishte vend i qetë, por tani është kthyer në një zonë shumë të zhurmshme.

Në pallatin ku banoj unë kanë ikur tri familje vetëm nga zhurmat dhe kanë blerë shtëpi diku nga periferia e Tiranës. Unë detyrohem dhe dal për ndonjë kafe deri vonë në një zonë më të qetë dhe pastaj kthehem në shtëpi.


Po gjatë këtyre ditëve është qetësuar situata?


Po bëhet një javë që lokalet e kanë kufizuar orarin e punës. Tani i kam dëgjuar të punojnë deri në orën 23:00 dhe disa raste pas kësaj ore.


E kam ndjekur çdo ditë gazetën tuaj dhe keni bërë një punë të madhe, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sensibilizohen si pronarët e lokaleve ashtu dhe policia që duhet të ndërhyjë.


Por shpresoj që të mos vazhdojë përsëri siç ka qenë para dy javësh, ku nuk guxoje të hapje dritaren sepse muzika ishte ngritur në kupë të qiellit.

Si mendoni se mund të zgjidhet kjo situatë?


Personalisht nuk jam kundër muzikës, por çdo gjë duhet të ketë një kufi. Kam jetuar dhe jashtë Shqipërisë, por kurrë nuk shqetësohen banorët siç ndodh këtu. Duhet që Parlamenti në një seancë më të afërt të miratojë një ligj shumë të ashpër për ndotjen akustike në qytet, sidomos në zonat që janë shumë të populluara.


Të këtë rregulla të qarta për punën e tyre si dhe për vendet ku ato duhet të punojnë gjithë natën. Një lokal që punon gjatë natës është i vendosur në periferi dhe nuk shqetëson njeri le të punojë pa ndërprerje. Ne nuk jemi kundër pronarëve të lokalëve, por jemi kundër muzikës së lartë në orët e vona.


...................
Policia e Rendit duhet të ndërhyjë sepse është ajo përgjegjëse për ruajtjen qetësisë

Të vihen gjoba ndaj lokaleve që nuk respektojnë oraret


Jo të gjithë lokalet kanë punuar 24 orë këto ditë. Një pjesë e mirë e tyre kanë ushtruar veprimtarinë e tyre deri në orën 23:00. Por shqetësuese për banorët vazhdon të mbetet zhurma e makinave dhe motorëve. Banorët e shikojnë si të pa mundur të jetojnë në të ardhmen në këtë zonë nëse nuk eliminohen të gjithë llojet e zhurmave.


A vazhdojnë lokalet të kenë muzikë të lartë gjatë natës?


Lokalet vazhdojnë këto ditë të punojnë gjatë natës, por jo me të njëtat ritme që punonin gjatë verës.


Tani muzika dëgjohet deri në 23:00 dhe pas kësaj ore ata pak klientë që rinë nëpër lokale nuk krijojnë shqetësime për banorët. Gjatë verës zhurmat këtu ishin të pa durueshme dhe banorët largoheshin nga shtëpitë e tyre për të pushuar në ndonjë vend të qetë.


Ajo që dua të them është se këtu tani është bërë një zonë që duhet t'u lihet bizneseve të veprojnë se banorët nuk gjejnë ndonjëherë qetësi. Këdo që të pyesësh të ankohet për zhurmat, si për muzikën ashtu edhe për lëvizjet e makinave dhe motorëve.


Jeni ankuar në ndonjë institucion për zhurmat?


Jemi ankuar të gjithë si banorë, por pronarët na kanë thënë që ne kemi dalë për të fituar. Edhe në policinë Bashkiake jemi ankuar shpesh dhe përsëri zhurmat nuk janë ndalur.


Në media kam lexuar se lokalet e natës kanë të drejtë të punojnë deri në orën dymbëdhjetë të natës, por këtu lokalet si në muajin korrik ashtu dhe në muajin gusht kanë punuar deri në pesë të mëngjesit. Unë nuk e di pse nuk respektohet orari i vendosur nga Bashkia. Jo më kot jemi quajtur si qyteti më i zhurmshëm sepse bizneset punojnë sipas qejfit të tyre, pa pyetur nëse shqetësohen banorët apo jo.


Shpresoni se do të zgjidhet ky problem?


Në qoftë se respektohet ligji po. Duhet të ndërhyjë dhe Policia e rendit, sepse ajo është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në publik. Duhet të vihen dhe gjoba ndaj lokaleve nëse nuk respektojnë oraret që janë të përcaktuar për veprimtarinë e tyre.


.............................

Pas ankesave dhe peticioneve përsëri lokalet luajnë muzikë me volum të lartë

Muzika na shqetëson, po ku të shkojmë

Muzika që luhet në lokalet e natës në të gjithë kryeqytetin është një shqetësim që vazhdon. Kush ka shtëpinë pranë tyre prej kohësh ka harruar se çfarë do të thotë një gjumë i qetë. Për të zgjidhur situatën banorët i janë drejtuar policisë së rendit dhe asaj bashkiake, por asgjë nuk është zgjidhur.


Pas telefonatave në polici ndodh që muzika pushon për ka kohë, për të rinisur sërish. Eva është zonjë që banon në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit". Në apartamentin e saj dëgjohet çdo natë muzika që vjen nga lokalet "Metropolitan" edhe "Lolipop".

Prej sa kohësh ju shqetëson muzika e lartë?


Që kur janë hapur lokalet e natës, kjo lagje nuk ka qenë e qetë ndonjë herë. Ne që kemi afër lokalet jemi më të shqetësuar. Gjithë verës lokalet këtu afër kanë pasur aktivitet dhe muzika nuk është ndërprerë. Muzika na shqetëson, po ku të shkojmë


Ku jeni ankuar për këtë?


Banorët e lagjes janë ankuar disa herë, por muzika ka vazhduar përsëri. Me sa di unë janë ankuar në polici, por prapë e njëjta gjë është. Banorët e pallatit kanë bërë dhe peticione, por nuk e di pse vazhdon të përsëritet e njëjta gjë.


..........................
Disa banorë nuk kanë më shpresa dhe preferojnë ta përballojnë situatën me humor

Po vrapojnë për në Europë


Mariana, banon në një apartament në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurti". Për të muzika e lartë që luhet në lokalet e natës është një sakrificë që duhet pranuar, nëse shqiptarët duan të ecin me ritmet e Europës. Pa dashur të japë emrin e plotë ajo pohon se prej gati një dekade lagja ku jeton nuk ka mbrëmje të qeta, për shkak të muzikës së lartë.


Sa kohë ka që ju shqetëson muzika që luajnë lokalet e natës?


Para 10 vjetësh nuk ka ekzistuar ky problem. Besoj se me futjen në NATO, duhet të përpiqemi të kapim ritmin e Europës, për çdo gjë. Zhurmat këtu dëgjohen shumë natën. Unë dëgjoj një karaoke që nuk e di kush e ka.


Tërë natën këndojnë këngë shqiptare, një stonaturë e gjallë. Dhe zëri nga oshëtimat e mbrëmjes dëgjohet deri në apartamentin tonë. Nuk po përmend këtu edhe zhurmat e motorave. Kur frenojnë ata na ngrin gjaku
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#9

Post by Sally » Sun Oct 18, 2009 10:22 am

"Zhurmat e makinave dëgjohen deri në mesnatë"





Shoferët u bien borive të makinave në çdo kohë

Ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Sigurisht që na shqetësojnë. Më problem janë zhurmat e makinave që qarkullojnë nëpër rrugë. Shoferët u bien borive në çdo kohë duke krijuar një rrëmujë të madhe. Edhe motorët që lëvizin me shpejtësi krijojnë shumë zhurmë të padurueshme.

Cilat orare janë më shqetësueset?


Deri në mbrëmje vonë ka zhurma. Me sa shoh unë janë shoferë të rinj që i bien borisë së makinës kot

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Mendoj se kjo ka të bëjë me kulturën, me edukatën e njerëzve. Shpresoj që situata do të ndryshojë një ditë


Mbi Ligjin nr. 9774, dt. 12.07.2007 "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis".


Z. Mësonjës, çfarë parashikon kuadri ligjor shqiptar mbi zhurmat?

Për mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, është miratuar dhe është në fuqi Ligji nr. 97 74, dt. 12.07.2007 "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", ligj i cili përcakton mënyrat e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma.

Sipas ligjit, cilat janë organet përgjegjëse për mbrojtjen nga zhurmat?
Ministria e Mjedisit është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga zhurmat, nëpërmjet përcaktimit të niveleve kufi dhe zbatimit të masave mbrojtëse. Pranë kësaj ministrie ngrihet Këshilli Teknik për Zhurmat (KTZH), si organizëm ndërinstitucional këshillimor për çështjet e zhurmës. Ministri i Mjedisit, në bashkëpunim me ministrin që mbulon rregullimin e territorit, miraton udhëzimin për kërkesat dhe rregullat për reduktimin e zhurmave në mjedis që në procesin e hartimit të planeve të rregullimit të territorit.
Pastaj Ministria e Shëndetësisë është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit nga ndikimet negative të zhurmës. Si dhe ministritë e linjës, në fushat dhe sektorët që mbulojnë, marrin masat përkatëse për mbrojtjen nga zhurmat.

Mendoni se është i plotë ky kuadër institucional?


Deri diku.. Ndoshta në Institutin e Shëndetit Publik duhet të krijohet sektori i zhurmave, si njësi bazë e referencës për matjen, monitorimin dhe vlerësimin e saj, sipas ligjit.

Po nga organet e qeverisjes vendore cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e qytetarit nga zhurmat, sipas ligjit?


Tre janë përgjegjësitë kryesore për këtë që pyesni. Sipas ligjit, organet e qeverisjes vendore, brenda juridiksionit të tyre: 1. Drejtojnë hartimin dhe zbatimin e planeve vendore të veprimit për zhurmën, të cilat miratohen nga këshillat e bashkive/komunave.


2. Kërkojnë nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari apo përdorin impiante dhe instalime që lëshojnë zhurmë, marrjen e masave parandaluese për respektimin e vlerës kufi të zhurmës. 3. U kërkojnë organeve të kontrollit të ushtrojnë kontroll, të bëjnë matje dhe të pezullojnë apo të mbyllin veprimtari, që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji.

Pra organet e qeverisjes qendrore apo vendore, personat fizikë e juridikë, që hartojnë apo miratojnë planet e rregullimit të territorit, zbatojnë kërkesat për reduktimin e zhurmës në mjedis... Përfshirë edhe veprimtaritë në katet përdhese?


Sigurisht.. Instalimi dhe funksionimi, në katet përdhese të ndërtesave të banimit, i veprimtarive të punimit të drurit, të metaleve, riparimit të pajisjeve e makinerive, i lokaleve të zhurmshme, i altoparlantëve e veprimtarive të tjera, të ngjashme me to, që lëshojnë zhurmë mbi nivelin kufi për mjediset e banimit, sipas nenit 18/4 i ligjit të lartpërmendur janë veprime të ndaluara.

Gjithnjë sipas ligjeve që kemi, a mund të na thoni cila është procedura konkrete e kontrollit dhe marrja e masave për ata që shkaktojnë shqetësime tek qytetarët?

Sipas ligjit, kontrolli për zbatimin e masave për mbrojtjen nga zhurmat, ushtrohet mbi: a) burimet e zhurmës, të veprimtarive të pajisura me leje mjedisore;


b) çdo burim zhurme në mjediset urbane të qyteteve dhe fshatrave, kur ka ankesë me shkrim; (rasti është për zhurmën në lokale që gazeta juaj e ka trajtuar gjerësisht këto ditë), c) objektet në ndërtim, rikonstruksion dhe para vënies në shfrytëzim;

ç) mjetet e transportit etj
Sa për organet e kontrollit, ligji thotë se kontrolli kryhet nga Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati Sanitar Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Punës, struktura përgjegjëse për kontrollin e mjedisit e bashkisë/komunës dhe Inspektorati i Kontrollit të Automjeteve.


Çfarë vendimesh ka të drejtë të marrë një grup kontrolli sipas ligjit?


Në mbështetje të kontrollit të ushtruar, grupi i kontrollit evidenton situatën dhe problemet, cakton masat dhe detyrat për rregullimin e gjendjes, ndëshkon me gjobë kundërvajtjet administrative dhe, sipas rastit, vendos mbylljen, ndalimin apo ndërprerjen e plotë ose të pjesshme të veprimtarisë.


Rezultatet dhe vendimi i kontrollit i njoftohen subjektit të kontrolluar dhe organit të qeverisjes vendore, në territorin e të cilit ndodhet veprimtaria e kontrolluar.
Një përmbledhje e vendimit të kontrollit vihet në dispozicion të publikut për një muaj, duke u depozituar në organin e qeverisjes vendore përkatëse.



Masat gjatë kontrollit

1. Gjatë kryerjes së kontrollit, grupi i kontrollit urdhëron:
a) kryerjen e matjeve të zhurmës së veprimtarive të personave fizikë apo juridikë, që përdorin burimin e zhurmës në një mjedis ku punojnë ose qëndrojnë njerëz;
b) zbatimin e masave të kërkuara për mbrojtjen nga zhurma;


c) ndalimin e përdorimit të ndërtesave, të reja apo të rikonstruktuara, derisa në to të zbatohen masat për mbrojtjen nga zhurma;
ç) ndalimin e përdorimit të burimit të zhurmës, derisa të jenë zbatuar tërësisht masat për mbrojtjen nga zhurma;


d) ndalimin e veprimtarive të zhurmshme, që prishin pushimin dhe qetësinë e natës, nëse këto nuk mund të arrihen duke zbatuar masat e marra;
dh) ndërprerjen e punës dhe të veprimtarive që lëshojnë zhurmë, nëse kanë filluar pa miratimin e organit përkatës se janë zbatuar masat e mbrojtjes nga zhurma.



Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 847 datë 29.11.2007 "Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të mjedisit" është konstatuar:
Zhurmat janë një problem urban. Burimet e tyre kryesore janë transporti, ndërtimet, industria dhe disa aktivitete tregtare si lokalet dhe klubet. Niveli maksimal i lejuar për zhurmat ne kryqëzime me fluks te madh lëvizje është 60-65 dB (decibel) ditën dhe 40-45 dB natën.


Në 6 nga 8 qytete te monitoruara për zhurmat ne vitin 2005 kapërcehet lehte niveli maksimal i lejuar. Gjate natës, norma maksimale e lejuar prej 45 dB kapërcehet vetëm ne Tirane me 32.2%, ne Durrës me 10% dhe ne Elbasan me 1%.


...............................



Do durojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër

Zonja e moshuar banon pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit", ajo tregon se për të dhe banorë të tjerë të kësaj zone, janë kthyer në një shqetësim të përhershëm makinat dhe zhurmat që ato krijojnë. Pa dashur të bëjë publik emrin e saj kjo zonjë ka treguar për "Shekullin" shqetësimet që i shkakton rrëmuja e trafikut që krijohet pranë shtëpisë së saj.


A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Zhurmat e makinave në orët e vona janë shumë shqetësueses, edhe zhurma që shkaktohet nga mbyllja e qepenave të lokaleve. Ato mbyllen njëra pas tjetrës dhe shkaktojë një zhurmë shumë të madhe. Ecja me shpejtësi e makinave apo zhurma e motorëve janë edhe këto shumë shqetësuese.

Jeni ankuar diku për këtë problem?


E ku të ankohemi. Kush të dëgjon sot apo të zgjidh problemin. S'kemi çfarë të bëjmë tjetër veçse të durojmë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#10

Post by Adriana » Sun Nov 08, 2009 11:09 am

Ekonomia e dobët, 48 % e të rinjve, s’duan të jetojnë në Shqipëri



“Zërat Rinor Shqiptar”, sondazh në 6 qarqet më të madha të vendit

Varfëria, papunësia dhe shkollimi mbeten problemet kryesore që ka sot vendi ynë. Për shkak të kushteve të këqija ekonomike, numrin e lartë të papunësisë dhe mungesës së shkollimit, një pjesë e mirë e të rinjve Shqiptar nuk duan të jetojnë në Shqipëri. Nga një sondash i kryer nga “Zërat Rinor Shqiptar”, rezulton se 48 për qind e të rinjve nuk dëshirojnë të jetojnë në Shqipëri. Kjo për shkak të kushteve të pa përshtatshme që ofron vendi ynë. Nëse, Shqipëria, do të përmirësonte situatën ekonomike, arsimi shqiptar, dhe nëse do të kishe vende punësimi, atëherë ajo, do të jetë vendi më i mirë për të jetuar. Të rinjtë nga anketimi i kryer preferonin të jetonin më shumë në Evropën Perëndimore si dhe në Amerikën e Veriut. Anketimi u krye për llogari të zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, nga Instituti për Zhvillimin e Kërkimeve dhe Alternativave (IDRA) si edhe nga një institut i kërkimit ndërdisiplinor dhe politikave publike. Projekti pati gjithashtu mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Drejtorive Arsimore rajonale. Anketimi u zhvillua në formën e intervistave të drejtpërdrejta me të rinjtë, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt rastësore.


Fenomeni

Disa nga përgjigjet e të rinjve të intervistuar kanë qenë pothuajse të njëjta. Të gjithë kanë në fokus mungesën e punësimit, pasi mbaron një shkollë të lart. Ata kanë bërë të ditur se Shqipëria është shumë nuk të jepe asnjë mundësi për të punuar mbasi mbaron shkollën. “Nëse këtu në Shqipëri mbaron një universitet, diploma nuk të hyn në punë për asgjë. Por, edhe nëse ka ndonjë të ri që ka hyrë në ndonjë punë, atëherë ai merr një rrogë qesharake, e jo siç mund të paguhej në vendet perëndimore”, kanë pohuar shumica e të rinjve të intervistuar. Një tjetër problem i të rinjve të intervistuar ishte edhe ekonomia shumë e dobët. Sipas tyre, niveli ekonomik në vendin tonë është shumë i ulët. “Këtu duhet të punojnë 4 persona të një familjeje, për të marrin, rrogën e një personi që punon jashtë Shqipërisë. Atëherë, perse të mos të kërkojmë për të rendur jashtë vendit?”, pohon Albina Kalemi, një tjetër e intervistuar. Ndër të tjera, sipas saj, edhe rinia shqiptare ka fajet e veta, pasi nuk është shumë e shtyrë për të punuar, por më tepër e dhënë të qëndrojë në kafene. E, për më tepër, e kanë më të lehtë të mbahen nga familja se sa të dalin e të kërkojnë një punë e të vetëm bahen, ka shtua më tej e intervistuara Albina Kalemi.


Studimi

Qëllimi i këtyre grupeve ishte të merrnin informacion dhe të pasuronin interpretimin e të dhënave të mbledhura. Sondazhi kombëtar i rinisë do t’i shërbejë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për të ngritur një sistem referimi të dhënash për gjendjen e të rinjve në Shqipëri. Për më tepër, sondazhi duhet të përdoret si një mjet advokimi, për të ndikuar në qëndrimet dhe veprimet e shumë vendimmarrësve për të pasur politika më të mira në interes të fëmijëve dhe të të rinjve. Studimi i kryer nga shtatori i vitit 2008 deri në hushtin e vitit 2009. Por synimi i këtij studimi, përveçse reflektonte pikëpamjet e të rinjve, si dhe atë të fëmijëve shqiptarë, ishte edhe dhënia e një vështrim të pazakontë në mendimet dhe ndjenjat e tyre. Prej kësaj, ka rezultuar se dëshirat e tyre për t’u bërë dikush në jetë kanë qenë, si mjekë (15 për qind), mësues (12 për qind) dhe futbollistë (12 për qind), ndërsa ata që nuk shkojnë në shkollë duan të bëhen biznesmenë. Shumica e të rinjve janë dakord që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, duke thënë se kjo gjë do të sillte zhvillim ekonomik (60 për qind) dhe liri për të lëvizur në vendet e tjera (45 për qind). Anketimi u zhvillua në formën e intervistave të drejtpërdrejta me fëmijët dhe të rinjtë, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt rastësore, ashtu si shkollat dhe klasat në të cilët ato bënin pjesë. Sondazhi u zhvillua në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Korçë, Kavajë, Fier, Vlorë dhe Shkodër. Në Tiranë u krijuan edhe dy grupe të tjera, të fokusuara me të rinj që jetonin në zonën periferike.




Liri Mëhalla
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#11

Post by Sally » Sat Dec 26, 2009 11:26 am

Protestë në Kombinat, banorët zbukurojnë pemën me bidona




Tiranë – Banorët e Kombinatit kanë zgjedhur mënyrë interesante për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike në këtë zonë.
Ata kanë krijuar një pemë, të cilën e kanë zbukuruar me bidona plastik ujit. Banorët së bashku me deputetin e zonës Saimir Tahiri kanë ngritur këtë pemë në ditën e Krishtlindjeve dhe në prag të Vitit të ri për të shprehur në këtë formë protestën e tyre për mungesën e ujit dhe energjisë elektrike në këtë lagje të kryeqytetit.

Deputeti Tahiri nënvizoi se dhe qytetarët e Kombinatit kanë të drejtë njësoj si Kryeministri i vendit të festojnë.
“Sot është festë për të gjithë. Fatkeqësisht banorët e Kombinatit kanë dy arsye për të festuar më pak se të tjerët, dhe kjo sepse ju mungojnë dritat, ju mungon energjia elektrike dhe uji. Është kjo arsyeja pse edhe pemën e Vitit të Ri këtu në Kombinat e kemi dekoruar simbolikisht me bidonë uji bosh”, u shpreh ai.

Ai shtoi se “dhurata më e mirë që mund t’ju bëjë Kryeministri dhe qeveria banorëve të Kombinatit është të përmbushin detyrimin e tyre, për t’i sjellë ujë dhe drita këtyre qytetarëve që e meritojnë të festojnë të barabartë dhe të jetojnë të barabartë me të njëjtat kushte si edhe Kryeministri i vendit.”
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#12

Post by Sally » Sat Dec 26, 2009 12:19 pm

Ja si pergjigjet pala tjeter e qeveris per ""Protestë në Kombinat, banorët zbukurojnë pemën me bidona""

http://www.gazeta55.net/index.php?kat=p ... ulli=10314

Nuk jam aspak dakord qe per tju shmangur gjendjes reale (((qe jemi te gjithe ne dijeni qe ne vendin tone mungesa e ujit te pishem dhe te energjise elektrike ka vite qe rradhitet ne listen e problemeve))), dhe qeveria ne fuqi nuk duhet te shprehet qe keto po i perrallis PS (E.Rama), po duhet te gjej nje rrugezgjidhje te ketij problemi.
Nuk jam ne kundershtim qe dhe PS (E.Rama) mund te shfrytezoj keto protesta te banoreve per te 'perforecuar' protestat e tyre ((( nje gje te tille do vepronte dhe PD, po te mos kishte fituar))), po ama nese PD nuk do qe E.Rama te shfrytezoj keto protesta atehere le ti vihen punes per tju shmangur ketyre protestave, dhe jo cdo protest qe ben populli te gjejn vetem nje pergjigje ( i ben E.Rama ose i ben S.Berisha), se ne fund te fundit as PS-te dhe as PD-ke ne keto 20 vjet kurr nuk kan marr masa dhe rrugzgjidhje te plote per kete problem kaq te rendesishem qe eshte uji i pishem dhe energjia elekrike.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#13

Post by Sally » Mon Feb 22, 2010 5:58 pm

Mbyllet shkolla e fshatit, prindërit apel për fëmijët
BURREL/ HASAN PASHA

Reforma e fundit në sektorin e Arsimit ka krijuar shumë probleme në Qarkun e Dibrës. Diku nxënësit protestojnë për rikthimin e mësuesve në vendet e tyre të punës, ka shkolla që janë mbyllur për shkak të largimit të mësuesve, ndërsa disa arsimtarë i janë drejtuar gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me zyrat arsimore të rretheve Mat, Bulqizë e Dibër. Shkolla e ciklit të ulët Urxallë në komunën e Derjanit është mbyllur duke larguar nga puna mësuesin që jepte mësim në klasat kolektive. Kjo ka bërë që 15 nga 17 nxënësit e kësaj shkolle të udhëtojnë 3-4 kilometra për të frekuentuar shkollën në fshatin Dukagjin ose në Derjan. Ndërkohë dy nxënësit e tjerë nuk kanë asnjë mundësi fizike të ndjekin mësimin në këto shkolla. Vëllezërit Erges e Jurgen Merra, nxënës të klasës së katërt dhe të dytë prej dy javësh nuk kanë mundësi të vijojnë shkollën, pasi shkolla që ndodhej në qendër të fshatit është mbyllur. Prindërit e tyre, Bilal e Lume Merra dhe kryetari i fshatit Besim Toçi kanë trokitur në zyrën arsimore të rrethit dhe kanë kërkuar një zgjidhje. Në prononcimin e saj për gazetën "Panorama" nëna e dy fëmijëve të lënë pa mësim tregon për fatin e djemve të saj.

Përse fëmijët tuaj nuk mund të frekuentojnë mësimin në shkollën tjetër?
Fëmijët e mi janë të sëmurë, madje trajtohen nga shteti me pension invaliditeti. Ata janë të pamundur fizikisht të udhëtojnë gjatë. Shkollën e kishin afër dhe çdo ditë i dërgoja atje së bashku me burrin, duke i transportuar me krah. Deri para dy javësh shkolla fillore vazhdonte normalisht. Larguan nga puna mësuesin F.Çurana dhe na njoftuan se shkolla është mbyllur. Mbyllja e shkollës na ka shqetësuar shumë. Disa nga nxënësit kanë pasur mundësi dhe udhëtojnë çdo ditë për në shkollat e fshatrave të tjerë, kurse ne e kemi të pamundur një gjë të tillë. Burri është invalid, edhe dy fëmijët i kam të sëmurë. E kam të pamundur t'i dërgoj në fshatrat e tjerë dhe as tek njerëzit e mi. Ata kanë nevojë vazhdimisht për kujdes prindëror.

Ku jeni ankuar dhe ç'përgjigje keni marrë?
Kam udhëtuar një ditë me furgon nga Urxalla së bashku me burrin dhe dy fëmijët e sëmurë për Burrel dhe jam ankuar në zyrën arsimore të rrethit. U kam kërkuar zyrtarëve të arsimit të rihapet shkolla aty ku ishte, së pari për fëmijët e mi të sëmurë dhe së dyti edhe për nxënësit e tjerë të fshatit. Ne si prindër kërkojmë rikthimin e mësuesit me të cilin fëmijët kanë mësuar prej vitesh. Nuk mund të pranojmë që fëmijët të mbeten pa shkollë. Po të ketë një mjet transporti ne do të financonim me para borxh për shkollimin e fëmijëve. Djali i madh, Ergesi e mbylli klasën e tretë me të gjitha dhjeta.

Po gjendja juaj ekonomike cila është?
Siç e shihni. Shtëpia vite më parë mu shemb dhe gati na zuri të gjithëve brenda. Burri dhe dy fëmijët trajtohen nga shteti si invalidë, por paratë që marrim nuk mjaftojnë as për ilaçe. Unë dal në pyll, pres dru dhe përpiqem t'i shes për të mbajtur familjen. Jemi në një gjendje mjaft të rëndë. Do t'i lutesha Ministrisë së Arsimit të mundësonte rihapjen e shkollës në qendër të fshatit. Nuk dua që fëmijët e mi të vuajnë aq sa ne prindërit. Ata nuk kanë faj dhe nuk mund të mbeten pa shkollë dhe të rrojnë në këtë gjendje të rëndë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#14

Post by Sally » Sat Apr 17, 2010 8:29 pm

Shpëtoni fëmijët!



Të dashur prindër! Shpëtoni fëmijët... nga edukatorët dhe... edukatoret! E pabesueshme, por vjen dita që të lëshohen paralajmërime të tilla. Eksperienca vetjake më dha këtë mësim; eksperienca e hidhur e disa dhjetëra prindërve në Gjirokastër më thotë: kujdes!


E për të hyrë tamam-tamam në temë, po ju rrëfej pjesën time në një histori me shumë viktima dhe me tre-katër autorë ideatorë, realizues, përgjegjës dhe përfitues. Im bir gjashtëvjeçar ka gëzuar dhe gëzon shëndet të plotë mendor, zhvillim e bukuri të pazakonshme fizike, pra dhuratë e çmuar e trashëgimisë gjenetike dhe e bujarisë së Zotit.


Megjithatë, im bir, (jo vetëm ai!!) prej tre vitesh që ishte në kopshtin publik "Cicërimat", (Gj...) në listat e Vasil Mukës (deri para dy muajsh drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore), hartuar në bashkëpunim me drejtoreshën Tefta Zhulla, me psikologen Anila Caca, figuron te lista fiktive e ... fëmijëve me të meta mendore. (!!)


Këto lista, (top sekret prindërve), janë për projekte me përfitime të majme për aplikuesit, mbështetur financiarisht nga fondacione bamirësie dhe donatorë të ndryshëm.


Rastësisht e mësova këtë prapaskenë të pistë çiçikovësh: nuk mu besua. Takoj si çdo ditë drejtoreshë Teftën, mohoi, gënjeu, aludoi emra njerëzish me pushtet në Tiranë, për të më zmbrapsur, me sa duket, për të më demoralizuar. Këmbëngula me ditë të tëra. E vërteta doli: u ballafaquam me drejtorin aktual të Drejtorisë Arsimore Rajonale, z. Arian Pano, dhe me edukatoret e djalit.


Pyet drejtori: cila ka qenë gjendja mendore, emocionale dhe fizike e Ardian Graçit? Fjalët e Teftës: E shkëlqyer. Pyes unë: Pse e ke vënë prej tre vjetësh në ato lista? Tefta: me urdhër të Anila Cacës.


Cila është kjo Anila? - Psikologe pranë drejtorit Muka. - Pse nuk më ke njoftuar asnjëherë, për asgjë nga këto? Pse? Pse? Acarohet debati. Unë bëj kallëzimet e duhura në prokurori. E gjer sa drejtësia ta thotë fjalën e saj me drejtësi (nëse...nëse e thotë ashtu...) le të vazhdojmë.


U përpoqa fillimisht ta zgjidhja me urtësi këtë problem madhor, institucionalisht dhe me drejtësi, sigurisht, por pa zhurmë mediatike, pa jehona dhe deformime zanore, për arsyen se, le ta them hapur: të gjitha miqësitë dhe ndihmesat e mia politike kanë qenë djathtas, djathtas, djathtas.


Kështu e nisa me drejtorin e përgjithshëm aktual, na dëgjoi me vëmendje, u indinjua me drejtoreshën më tepër se unë, "veprime të llahtarshme", më tha kur zbrisnim duke dalë, "do t'ua tregoj unë vendin që tani".


Dhe një orë më vonë, thërret gjithë drejtoreshat e kopshteve dhe, zgërdhishëm, zgërdhishëm, zgërdhishëm i porosit: kujdes ore, këtej e tutje, me marifet, me marifet. Pra, një anekdotë më tepër.


Stafi i tij, drejtoreshat, psikologet, ortakëria, mbledhje të përditshme në kopshte, terror psikologjik me edukatoret, situata qe e patolerueshme, padrejtësia kish arritur kulmin, poshtërsia kish nxjerrë krye papritur: si e mori vesh babai i Ardianit, po babait të Katerinës kush mund t'i ketë thënë? Kërcënon Tefta: kush tregoi që unë i grisa dokumentet?


Kush! Dhe finalja: çdo gjë e kam bërë me urdhër nga lart, nuk më bën dot gjë askush, as ligji, as qeveria, as ju, as ata të tjerët...d.m.th., as ne, prindërit nuk mund t'i kërkojmë llogari... (!!)


Të dashur lexues. Ky është episodi më i freskët në ditarin tim. Jam vetëm njëri nga 20-25 prindërit gjirokastritë, prandaj mora mundimin të shkruaj, jam vetëm njëri prej tyre, prandaj dëshpërimin e kam të madh, dhimbjen, po ashtu.


Nuk e di çfarë ka ndodhur e po ndodh në qytete të tjera, me të tjerë drejtorë dhe drejtoresha të improvizuar prej kriteresh intime, informale. Të paktën sot kur shkruaj për tim bir dhe për moshatarët e tij, nuk ia lejoj dot vetes përgjithësimet, arsyetimet induktive, retorikën e kërkuar.


Si çdo fëmijë me prindërit e tij edhe im bir, para se të flejë na detyron të stërlexojmë bashkërisht librat e ilustruar: përralla, tregime, dituri nga natyra, nga historia, gjëegjëza, poezi humoristike.


Sot... Po nesër, kur t'ia tregojmë këtë histori reale me vampirë të mesditës a do ta besojë vallë? A mund të besohen histori të tilla?! Kjo varet nga ardhmëria e specieve të pështira dhe monstruoze në sistemin tonë arsimor-edukativ, shkollor dhe parashkollor.


Nëse krijesa si këto do të vazhdojnë të jenë të pranishme e të plotfuqishme, do të vazhdojnë të shtohen, të diktojnë e të shumëzohen, atëherë rrëfimi im do të tingëllojë i panevojshëm, demode. Por, a duhet pritur deri atëherë?! A duhet ta lëmë dinjitetin dhe fatin e fëmijëve tanë në duar të tilla? T'i shpëtojmë fëmijët tanë! Nga kush më parë?! Dhe si, vallë?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet & ankesat e qytetareve

#15

Post by Sally » Sun Jul 25, 2010 9:54 am

Plaga e korrupsionit në Kosovë
Tani kur një pjesë e popullatës vuan për bukë derisa pjesa tjetër s'ia di skajin pasurisë, ëndërra për një Kosovë me prosperitet ku secili do të jetojë i barabartë ka mbetur diku larg.


Megjithëse motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupsionit", faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë perpjekjet për luftimin e tij ndërsa, aksionet e EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa përjashtim.

Mehmet Krasniqi nga Vranoci i Pejës, inxhinjer i papunë, hyn në një dyqan i dërmuar nga lodhja e vapa. Ai gjithë ditën punon si traktorist, megjithëse në rrethana normale ai përket krejt diku tjetër. „Kam diplomuar në vitin 1986 e tash punoj si traktorist!”-pohon Krasniqi i zhgënjyer.

Dhe, ky zë rëndohet edhe më shumë, kur dihet se nëpërmjet tij shpërthen revolta e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të pafuqishëm të ndryshojnë realitetin rreth vetes. Tash, kur një pjesë e popullatës vuan për bukë derisa pjesa tjetër s´ia di skajin pasurisë, ëndërra për një Kosovë me prosperitet ku secili do të jetojë i barabartë ka mbetur diku larg. Sepse, krahas papunësisë enorme, gjëndjes së rëndë ekonomiko-sociale e varfërisë së skajshme, fenomeni i korrupcionit ngulfat të sotmen e vret shpresen e qytetarëve të Kosovës për një të ardhme më të mirë. Prandaj, shfryn inxhinjeri i papunë, Krasniqi, duke iu rikthyer punës me traktor në vapën që djeg, shfryn: “Kurrë s´ka me pas ditë ma t´mira n´këtë Kosovë. Jo, përderisa hajnat, rrugaqët e t´korruptuarit janë n´pushtet. ”
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”