Beograd: 116 vjet burg për njëmbëdhjetë shqiptarët e Preshevës
Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”. Pesë të dyshimtë janë liruar. Aktgjykimi u shpall nga Gjykata Supreme për krime lufte. Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”.
Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur “Bozhur 50” nuk është e vërtetë. Agush Memishi është denuar me 12 vjet burg, Samet Hajdari është denuar me 15 vjet burgim, Nazif Hasani me 13 vjet, Ahmet Hasani me 13 vjet, Burim Fazliu me 12 vjet, Selimon Sadiku me 12 vjet, Faton Hajdari me 10 vjet, Ferat Hajdari me 8 vjet, Kamber Sahiti me 8 vjet, Sadik Aliu me 8 vjet dhe Shefket Musliu me 5 vjet. “Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve”, ka thënë mbrojtja. Kryetarja e gjyqit Snezhana Nikoliq Garotiq ka thënë duke spjeguar vendimin se të denuarit kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në periudhë prej në fillim të muajit qershor deri në fund të muajit dhjetor 1999 duke përshkruar detajisht përdhunimin dhe torturimin e dëshmitarëve të mbrojtur C1 dhe C2. Gjyqi për krimet e luftës ka thënë se është i kënaqur me pjesën e denimit të gjykimit që iu është shqiptuar shumicës së pjestarëve të “grupit të gjilanit” mirëpo do të ankohet në vendimin që të lirohen nga akuzat 6 prej tyre, ka thënë për Tanjug zëdhënësi i gjyqit për krime të luftës Bruno Vekariq. “Drejtësia me këtë vendim është vetëm pjesërisht e kënaqur me faktin se çfarë ata kanë bërë. Dënimet e caktuara që ata kanë marrë janë vetëm një pjesë e satisfaksionit të viktimave” ka thënë Vekariq. Vekariq ka theksuar se ky gjykim ka qenë me një rrezik të madh si dhe gjyqi ka pasë një presion të madh duke patur incidente të shpesha që kanë ndodhur ndërmjet gjyqit dhe të akuzuarve. Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” nga të cilët shtatë janë në “arrati”, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti. Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 “i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona”. Nga akuza janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Alia, Shaqir Shaqiri, Idriz Alijajt, Ramadan Halimi që janë në arrati dhe Shemsi Nuhiu që është transferuar nga Zvicra në Serbi në maj të 2012.
"KosovaLindore.Com"
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Beograd: 116 vjet burg për njëmbëdhjetë shqiptarët
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Beograd: 116 vjet burg për njëmbëdhjetë shqiptarët
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Beograd: 116 vjet burg për njëmbëdhjetë shqiptarët
Dënime shqiptarëve si në kohën e Millosheviqit
Siç lajmërojnë mediat e shkruara e elektronike, Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, shqiptoi dënimin gjyqësor me 116 vite burg për 11 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga “drejtësia serbe” për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999 ndërsa 6 të tjerë u liruan.
Ky grup i cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, është akuzuar se ka bërë vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan. Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të vitit 2008, një në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa procedura gjyqësore ndaj tyre ka filluar në shtator 2009.
Këto akuza ishin montime të pushtetit serb, dhe këtë e bënin se, në atë kohë u duhej pushteti pushtetarëve nacionalist serbë, për justifikime politike të jashtme e të brendshme, ndërsa tani dënimi me 116 vjet sigurisht u duhet për të shantazhuar ndërkombëtarët e Kosovën në bisedimet e ardhshme të mundshme Kosovë- Serbi.
Zvarritja dhe rrëzimi i shkallës së parë tregon se ata nuk kishin argumente, se ata djem janë të pafajshëm, por me këtë pushteti serb pretendon se ata kanë bërë krime, por kjo është bërë vetëm pse ata janë shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë të mbajnë të tensionuar situatën në Kosovën Lindore, duke krijuar psikozën e largimit të qytetarëve shqiptarë nga trojet etnike të tyre dhe duke provokuar edhe ndonjë incident që ajo (Serbia), nesër të ketë edhe një alibi për ndonjë sulm tjetër apo burgosje tjera të shqiptarëve, duke paraqitur kështu para botës (ashtu siç dinë ajo) se ja, shqiptarët janë ata që po bëjnë vrasje, ata nuk e donë demokracinë, ata nuk e donë stabilitetin etj.
Prandaj “Vatra” kërkon që këta djem të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu siç kanë qenë gjithmonë, sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues millosheviqian duke bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë.
Edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të kërkojë më ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse i bënë dëm vetë Serbisë, popullit serb, më shumë se gjithë rajonit e shqiptarëve ashtu siç mendojnë Daçiçi e Nikoliqi.
SHOQATA ”Vatra” Gjilan