Zbulohet dokumenti i arrestimit të të birit të I. Qemalit
Posted: Sat Sep 22, 2012 10:17 pm
Zbulohet dokumenti i arrestimit të të birit të I. Qemalit
Historiani vlonjat, Fari Shaska, publikoi faksimilen e urdhrit të arrestimit
22 Sht 2012
Dokumenti i arrestimit në vitin 1946 të Qamil Bej Vlorës, djalit të Heroit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, vjen sot për herë të parë për publikun. Historiani vlonjat, Fari Shaska, që dhuroi faksimilen e urdhrit të arrestimit, thotë se, "e ka gjetur dokumentin origjinal në arkivat e kohës dhe mendon se publikimi do të shërbejë për të hedhur dritë për një moment shumë të rëndësishëm të jetës së pinjollit të Kryeministrit të parë të Shtetit të Pavarur Shqiptar.
Sipas Shaskës, Qamil Bej Vlora, djali i fundit i Ismail Qemalit dhe njëkohësisht i vetmi mes fëmijëve të tij, që qëndroi në Shqipëri, u arrestua për një armë pistoletë antike, pronë dhe kujtim i të atit të tij, që ai e ruante si një send mjaft të çmuar. "Ishte një pistoletë me dorezë fildishi që Qamili e ruante si kujtim nga babai i vet, por që strukturat e regjimit komunist që u instalua pas luftës, e përdorën për të burgosur pinjollin e familjes së famshme të Vlorajve, djalin e Ismail Qemalit", thotë Shaska.
Kishin kaluar vetëm dy vjet pas çlirimit të vendit dhe vendosjes së regjimit komunist, kur Qamil Bej Vlora, punonjës i shërbimeve diplomatike të Ministrisë së Jashtme, do të përballej me kapriçot e sistemit të ri. Gjatë kontrollit që i ishte bërë në banesë, atij iu gjet edhe pistoleta e cila shërbeu si pretekst për futjen e tij në qeli. Arrestimi i Qamil Vlorës, 51 vjeçar, fëmijës së fundit të Ismail Qemalit, i vetmi prej tyre që kishte zgjedhur për të jetuar në Atdheun e vet, do të bëhej përmes një urdhri ose në terminologjinë e kohës "Letër rreshtimi", të Prokurorisë së Gjykatës Ushtarake të Tiranës me nr.protokolli 418, të datës 10 dhjetor të vitit 1946. . Siç tregon edhe faksimilja e dokumentit të arrestimit, që shoqëron këtë shkrim, Prokurori P.H. urdhëronte "rreshtimin e tij për një kohë të pacaktuar në burgun ordiner të Tiranës". Në kuadrin ligjor të kohës, me këtë akuzë, 51 vjeçari Qamil Vlora, cilësohej "sabotator i pushtetit", çka e çoi atë pas hekurave të burgut, ku do të mbahej për dy vjet. Shaska, thotë se, Qamil Vlora, kishte qenë punonjës në strukturat e Ministrisë së Jashtme dhe arrestimi i tij do të shënonte ngjarjen e dytë të ngjashme në jetën e vet, pas akuzës që ju bë në vitin 1932 nga ish Mbreti Ahmet Zogu, që e akuzonte atë si pjesëmarrës në "Organizatën e Fshehtë të Vlorës", një komplot që synonte rrëzimin e tij. Gjatë qëndrimit në burg Qamil Bej Vlora do të sëmurej nga tuberkulozi, çka do t’i shkaktonte vdekjen pak vite më pas, në 1950, në moshën 55 vjeçare.