"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ribashkim Kombëtar Shqiptar

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Ribashkim Kombëtar Shqiptar

#1

Post by Sally » Mon Jan 28, 2013 9:08 am

Mbledhësit e nënshkrimeve për Ribashkim Kombëtar që sot janë në terren

Qendra Kombëtare e Informimit i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar, u njoftua se në organizim të tij do të pyeten qytetarët e moshës madhore të Kosovës se a duan që shteti i tyre(lexo: Republika e Kosovës) t’i Ribashkohet Republikës së Shqipërisë? Njerëzit që do të dalin në terren për t’i pyetur qytetarët-shtetasit e Kosovës lidhur me Ribashkimin e Kosovës Historike me Shqipërinë Londineze, do t’i marrin nënshkrimet e tyre sipas deklarimit të lirë të tyre, dhe pasi të mbushen listat me nënshkrime të atyre që duan Ribashkimin Kombëtar Shqiptar.

Të njëjtat lista do të përcillen me shkresën përkatëse-përcjellëse për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të veprojë në harmoni me kërkesën e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Nëpërmjet të nënshkrimeve të qytetarëve-shtetasve të Republikës së Kosovës,(shih në foto faqja e listës së parë si edhe fotoja e dytë lista për nënshkrime) Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar i kërkon Kuvendit të Kosovës që ta futë në rend dite kërkesën e qytetarëve –shtetasve të Republikës së Kosovës për Ribashkim Kombëtar Shqiptar. Fillimisht Ribashkimi të ndodhë ndërmjet të Kosovës Historike dhe Shqipërisë Londineze e më vonë, respektivisht me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e demokracisë nëpër vendet tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, edhe ata të kenë mundësi që t’i ribashkohen shtetit Shqiptar.
Tashmë kjo nismë e jona e paralajmëruar në evenimentin kushtuar 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Morinë, më 28 nëntor të vitit 2012, nisi rrugën për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve –shtetasve të Kosovës dhe të mërgatës shqiptare duke filluar prej Amerike deri te shteti më i afërt me Kosovën, thotë Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Nënshkrimet do të mblidhen nga qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës që i kanë +18 vite moshë

Siç merret vesh nga z. Ibush Hetemi, pyetja që do t'u shtrohet qytetarëve - shtetasve të Republikës së Kosovës se a dëshironi që të Ribashkohet Kosova Historike me Shqipërinë Londineze është një lloj referendumi, kështu që Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë për këtë çështje ngase kjo kërkesë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm që Kërkesa e jonë dhe e qytetarëve-shtetasve të Kosovës të mos biem ndesh me Kushtetutën e Kosovës, lidhur me kërkesën tonë.
Kërkesa jonë nuk është Bashkim Kombëtar sepse bashkimi nuk është i lejuar në bazë të Kushtetutës Neni 3 al. 1 e Kushtetutës së Kosovës.
Pra siç po shihet ne po kërkojmë diçka që nuk është e sanksionuar me asnjë nen të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Derisa nuk bëhet fjalë për Ribashkim në kushtetutën e Republikës së Kosovës, deputetët e parlamentit të Kosovës e kanë lehtë të debatojnë për këtë kërkesën tonë dhe në fund të merren aso lloj vendimesh për ta hapur procedurën për jetësimin e kësaj kërkese, thotë z. Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.

Qendra Kombëtare e Informimit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar(qkiefbksh)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ribashkim Kombëtar Shqiptar

#2

Post by Sally » Fri Sep 20, 2013 8:40 am

Shqiptaret kerkojne Ribashkim Kombëtar, po cfare deklarojne politikanet e sotem per kete qeshtje?
Ja disa nga titujt e lajmeve te fundit:

Nishani: Shqipëria krah i fortë i Kosovës.



Nenkuptojme dy-shtete, dhe jo ribashkim.

Rama i jep “besën” Kosovës: Bashkim doganor mes dy shteteve shqiptare

.

Bashkimi doganor-nuk eshte bashkim kombetar !

Vendimi i qeverisë për foton, Meta: Simbol bashkimi.



Nje e me dy perdorin keto simbole si parrulla per karigen tyre, te paktemen te lene te qet simbolet ( heronjte, rilindasit, luftetaret ) tane.


Jahjaga: Ideja e bashkimit kombëtar i takon shekullit të kaluar.



-eek-

Jahjaga: Nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por vetëm ura të bashkëpunimit mes dy shteteve.



E njejta deklarate qe beri deputeti gjerman vjet (por kjo po na e thote ne shqip ).
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Ribashkim Kombëtar Shqiptar

#3

Post by Mollos » Fri Sep 20, 2013 5:49 pm

Jahjaga paska folur me mire nga te gjithe. -bravo-

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”