Ribashkim Kombëtar Shqiptar
Posted: Mon Jan 28, 2013 9:08 am
Mbledhësit e nënshkrimeve për Ribashkim Kombëtar që sot janë në terren
Qendra Kombëtare e Informimit i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar, u njoftua se në organizim të tij do të pyeten qytetarët e moshës madhore të Kosovës se a duan që shteti i tyre(lexo: Republika e Kosovës) t’i Ribashkohet Republikës së Shqipërisë? Njerëzit që do të dalin në terren për t’i pyetur qytetarët-shtetasit e Kosovës lidhur me Ribashkimin e Kosovës Historike me Shqipërinë Londineze, do t’i marrin nënshkrimet e tyre sipas deklarimit të lirë të tyre, dhe pasi të mbushen listat me nënshkrime të atyre që duan Ribashkimin Kombëtar Shqiptar.
Të njëjtat lista do të përcillen me shkresën përkatëse-përcjellëse për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të veprojë në harmoni me kërkesën e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Nëpërmjet të nënshkrimeve të qytetarëve-shtetasve të Republikës së Kosovës,(shih në foto faqja e listës së parë si edhe fotoja e dytë lista për nënshkrime) Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar i kërkon Kuvendit të Kosovës që ta futë në rend dite kërkesën e qytetarëve –shtetasve të Republikës së Kosovës për Ribashkim Kombëtar Shqiptar. Fillimisht Ribashkimi të ndodhë ndërmjet të Kosovës Historike dhe Shqipërisë Londineze e më vonë, respektivisht me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e demokracisë nëpër vendet tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, edhe ata të kenë mundësi që t’i ribashkohen shtetit Shqiptar.
Tashmë kjo nismë e jona e paralajmëruar në evenimentin kushtuar 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Morinë, më 28 nëntor të vitit 2012, nisi rrugën për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve –shtetasve të Kosovës dhe të mërgatës shqiptare duke filluar prej Amerike deri te shteti më i afërt me Kosovën, thotë Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Nënshkrimet do të mblidhen nga qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës që i kanë +18 vite moshë
Siç merret vesh nga z. Ibush Hetemi, pyetja që do t'u shtrohet qytetarëve - shtetasve të Republikës së Kosovës se a dëshironi që të Ribashkohet Kosova Historike me Shqipërinë Londineze është një lloj referendumi, kështu që Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë për këtë çështje ngase kjo kërkesë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm që Kërkesa e jonë dhe e qytetarëve-shtetasve të Kosovës të mos biem ndesh me Kushtetutën e Kosovës, lidhur me kërkesën tonë.
Kërkesa jonë nuk është Bashkim Kombëtar sepse bashkimi nuk është i lejuar në bazë të Kushtetutës Neni 3 al. 1 e Kushtetutës së Kosovës.
Pra siç po shihet ne po kërkojmë diçka që nuk është e sanksionuar me asnjë nen të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Derisa nuk bëhet fjalë për Ribashkim në kushtetutën e Republikës së Kosovës, deputetët e parlamentit të Kosovës e kanë lehtë të debatojnë për këtë kërkesën tonë dhe në fund të merren aso lloj vendimesh për ta hapur procedurën për jetësimin e kësaj kërkese, thotë z. Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Qendra Kombëtare e Informimit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar(qkiefbksh)