"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shtetësi shqiptare për të gjithë bashkëkombësit

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Shtetësi shqiptare për të gjithë bashkëkombësit

#1

Post by Sally » Wed Jul 03, 2013 5:14 pm

Shtetësi për çdo shqiptar, fillojnë sot procedurat


Tiranë, 3 korrik - Kreu i shtetit Sali Berisha ka njoftuar sot vendimin më të fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në hapësirën e Shengenit, me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë me zonën e Shengenit.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se nga ky proces përjashtohen shqiptarët e Kosovës, për të cilën deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me Bashkimin Europian.

“Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë. Pra me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që ofron bashkëkombësve të saj atë që të tjerët ia kanë ofruar vite me radhë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, të paqes dhe stabilitetit ku ata janë” tha Berisha.

Ndërsa e cilësoi këtë vendim si të drejtë por të vonuar, kryeministri theksoi se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht.


publikuar më 03.07.2013 në 11:57 nga Sh.L.


Last edited by Sally on Wed Jul 03, 2013 5:24 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shtetësi shqiptare për të gjithë bashkëkombësit

#2

Post by Sally » Wed Jul 03, 2013 5:18 pm

Ne lajmin e mesiper S.Berisha theksohet si kreu shtetit, dhe si kryeminster, lajmi eshte e dates 3 korrik, si edhe video eshte postuar me 3 korrik nga zhurnal.mk , te jet nje gabim e mediave apo... ?
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”